Shendetesi

Këto janë arsyet se pse uji i ftohtë është i dëmshëm për shëndetin

E dimë se është verë dhe bën vapë, por sërish edhe në këtë stinë duhet të kujdesemi për shëndetin. Uji i ftohtë vërtet që shijon shumë në këtë periudhë, por edhe e dëmton shëndetin tonë. Më poshtë do të listojmë disa nga arsyet se pse nuk duhet të konsumojmë ujë të ftohtë në verë. Është e vështirë t’i shmangemi pijeve të ftohta, por duhet ta bëjmë për të mirën tonë.

  1. Kur pijmë ujë të ftohtë, ne ngadalësojmë qarkullimin e qakut në të gjithë aparatin tretës, pasi dihet që në mjedis të ftohtë, vazat e gjakut ngushtohen, pra bëjnë atë që njihet si vazokonstriksion.
  2. Ushqimet që ne konsumojmë, ndërkohë që pijmë edhe ujë të ftohtë, nuk na shërbejnë aspak si burim energjie. Përkundrazi, energjia që sigurojmë prej tyre, nuk shkon për përballimin e aktivitetit tonë të përditshëm, por për të rregulluar temperaturën tonë të brendshme.
  3. Uji i ftohtë pakëson sasinë e mukusit të sekretuar përgjatë aparatit tretës, gjë që bën të mundur dobësimin e sistemit imun dhe prekjen më të lehtë prej infeksioneve bakteriale, apo virale në traktin gastrointestinal.
  4. Ushqimet që ti konsumon, ndërkohë që pi edhe ujë të ftohtë, metabolizohen më ngadalë në trup. Ky ngadalësim i metabolizmit mund t’ju çojë shumë lehtë edhe në shtim të peshës suaj.
  5. Rënie të lehtë të temperaturës trupore. Qëllimin pse ne e konsumojmë në verë ujin e ftohtë, e arrijmë më së miri, por rënia e temperaturës sonë trupore na çon shumë lehtë në shpenzim të energjive tona të brendshme, të cilat mund t’i përdornim për aktivitetet tona të përditshme. / bota.al

Këto janë arsyet se pse uji i ftohtë është i dëmshëm për shëndetin Read More »

Pluhuri i Trëndafilit të Egër Largon Dhimbjen e Reumatizmës në 90 Përqind të Rasteve

Në Shqipëri, rastet e pacientëve që vuajnë nga reumatizma janë në rritje duke prekur edhe moshat nën 30-vjeç. Shkak është stili i keq jetesës dhe kequshqyerja.

Reumatizma është një sëmundje që ka të bëjë me dëmtimin e kyçeve të trupit, të cilat në çdo lëvizje të trupit shkaktojnë dhimbje.

Mjekët deklarojnë se një regjim i dobët ushqimor dhe mungesa e aktivitetit fizik janë dy faktorët kryesorë që sjellin problemet me kyçet.

Shumë studime të mirënjohura mjekësore, të cilave i referohet AgroWeb.org kanë dalë në përfundimin se përdorimi i trëndafilit të egër në formën e pluhurit apo pudrës redukton në 90 % rastet e dhimbjeve nga reumatizma.

Trëndafili i Egër konsiderohet si një nga bimët medicinale më të mira përsa i përket lehtësimit të dhimbjeve të Reumatizmës duke ndikuar në shëndetin e kockave dhe forcimin e tyre.

AgroWeb.org sjell më poshtë një kurë efikase, fort të vlerësuar nga mjekët për largimin e dhimbjeve nga reumatizma.

Pluhuri i Trëndafilit të Egër – Përgatitja dhe Doza Ditore

Pluhurin e trëndafilit të egër mund ta gjeni në farmaci si suplement, në dyqanet organike por mund ta përgatisni edhe vet.

Mjafton që të keni një sasi të konsiderueshme trëndafilash të egër, të cilët duhet të jenë të thatë.

Shtypini ato fort në një havan guri (enë e posaçme guri për të bluar erëza)dhe më pas kalojini në një sitë kuzhine për të përftuar pluhurin.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, doza ditore e rekomanduar për përdorimin e pluhurit të trëndafilit të egër është 5 gramë në ditë.

Rekomandohet që të përdoret për 1 deri në 3 muaj dhe mund ta konsumoni të shkrirë në një gotë me pak ujë ose direkt duke e gëlltitur.

Megjithatë përdorimi i trëndafilit të egër pluhur për reumatizmën si dhe doza e tij nuk duhet marrë pa u konsultuar më parë me mjekun.
Çfarë Tregojnë Studimet?
Nga një eksperiment i zhvilluar në Britaninë e Madhe nga Institutiti Për Kërkimet Shkencore ndaj Sëmundjeve Reumatizmale, të dhënat e të cilit i disponon AgroWeb.org ka rezultuar se pacientët me osteoporozë, tre javë pas përodrimit të suplementeve me trëndafil të egër patën një përmirësim të dukshëm në reduktimin e inflamacionit të kyçeve dhe dhimbjeve të tyre.

Bazuar në këto rezultate, ekspertët rekomanduan përdorimin e suplementeve të trëndafilit të egër pluhur për pacientët që vuajnë nga artriti për një periudhë 1 deri 3 mujore.

  • Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Pluhuri i Trëndafilit të Egër Largon Dhimbjen e Reumatizmës në 90 Përqind të Rasteve Read More »

Qendra Shëndetësore Verore Zvërnec

Qendra Shëndetësore Verore Zvërnec , ky është numri  0688066410 ku duhet të telefononi për të kërkuar ndihmë mjekësore në situata kritike të jetës .

Autoambulanca është e stacionuar pranë Qendrës Shëndetësore Verore Zvërnec për të përballuar të gjitha rastet e sëmundjeve të papritura dhe aksidenteve të ndryshme në plazhin e Zvërnecit.

Aktivitete gjatë gjithë sezonit turistik për të garantuar shërbim me cilësi aty ku janë pushuesit ,përgjatë gjithë vijës bregdetare.
Ekipi multidisiplinar i DRSH Vlorë në bashkëpunim me stafin e Qendrës Shëndetësore Verore Zvërnec ,Kryqin e Kuq dega Vlorë demostruan tek pushuesit teknikat e dhënies së ndihmës së parë për përballimin e urgjencave gjatë situatave kritike të jetës.

Në kë aktivitet, ju ofruan pushuesve :
● Matje të frekuencës kardiake
● Matje të glicemisë
● Matje të Tensionit Arterial ku u konstatuan 4 raste me krizë Hipertensive të cilat u trajtuan  pranë Qendrës Shëndetësore Verore Zvërnec.

Sensibilizuan çdo pushues për rëndësinë e testimit dhe këshillimit të HIV -AIDS-it  pranë zyrës së VCT-së së DRSH Vlorë.

Qendra Shëndetësore Verore Zvërnec Read More »

Dieta me vezë të ziera, do të humbisni 10 kg në 2 javë

Kërkoni që të humbisni peshë? Më poshtë po ju paraqesim një dietë që për 2 javë ju mund të humbisni 10 kilogramë. Por ka disa rregulla të tjera që ju duhet t’i dini:

Nuk ka ushqime të konservuara. Asnjë pije me sheqer apo alkool. Kripë dhe sheqer në ushqime me limit.

Ja menuja për dietën dy-javore:

Java 1

E hënë

Mëngjesi: 2 vezë të ziera dhe 1 agrume sipas deshires.
Dreka: 2 patate te ëmbla dhe 2 mollë.
Darka: 1 pjatë e madhe me sallatë dhe mish pule.

E martë

Mëngjesi: 2 vezë të ziera dhe 1 agrume.
Dreka: Perime jeshile dhe sallatë pule.
Darka: Një sallatë perimesh, 1 portokall dhe 2 vezë të ziera.

E mërkurë

Mëngjesi: 2 vezë të ziera dhe 1 agrume.
Dreka: Djathë me pak yndyrë, 1 domate dhe 1 patate te ëmbël.
Darka: Sallatë dhe pule.

E enjte

Mëngjesi: 2 vezë të ziera dhe 1 agrume.
Dreka: Fruta.
Darka: Sallatë pule dhe pak perime ne avull.

E premte

Mëngjesi: 2 vezë të ziera dhe 1 agrume.
Dreka: perime të ziera dhe 2 vezë.
Darka: sallatë dhe peshk i pjekur në skarë.

E shtunë

Mëngjesi: 2 vezë të ziera dhe 1 agrume.
Dreka: Fruta.
Darka: Pule dhe perime ne avull.

E diel

Mëngjesi: 2 vezë të ziera dhe 1 agrume.

Dreka: Sallatë domate, perime ne avull dhe pule.

Darka: perime ne avull.

Java 2

E hënë
Mëngjesi: 2 vezë dhe 1 agrume.
Dreka: sallatë dhe pule.
Darka: 1 portokall, sallatë dhe 2 vezë.

E martë

Mëngjesi: 2 vezë dhe 1 agrume.
Dreka: 2 vezë dhe perime ne avull.

Darka: sallatë dhe peshk i pjekur në skarë.

E mërkurë

Mëngjesi: 2 vezë dhe 1 agrume.
Dreka: sallatë dhe pule.
Darka: 1 portokall, sallatë perimesh dhe 2 vezë.

E enjte

Mëngjesi: 2 vezë dhe 1 agrume.
Dreka: perime ne avull, djathë me pak yndyre dhe 2 vezë.
Darka: sallatë dhe pule.

E premte

Mëngjesi: 2 vezë dhe 1 agrume.
Dreka: Një sallatë me sardele.
Darka: sallatë dhe 2 vezë.

E shtunë

Mëngjesi: 2 vezë dhe 1 agrume.
Dreka: sallatë dhe pule.
Darka: Fruta.

E diele

Mëngjesi: 2 vezë dhe 1 agrume.

Dreka: perime ne avull dhe pule.
Darka: E njëjta gjë si për drekë.

A e vëreni se sa e thjeshtë është? Kjo dietë nuk ka pothuajse asnjë karbohidrat, dhe kjo është një nga arsyet pse funksionon.

Dieta me vezë të ziera, do të humbisni 10 kg në 2 javë Read More »

Vaji i kokosit kremi ideal për fytyrë të shëndetshme

Vaji i kokosit është një rigjenerues i mrekullueshëm për fytyrën. Ai përthithet shpejt dhe nuk është i yndyrshëm. Në temperaturë ambienti ai është i ngurtë, por kur bie në kontakt me duart shkrihet menjëherë. Para se të bini në shtrat, lani fytyrën dhe në lëkurë gjysmë të lagësht, aplikoni vajin. Lëreni të veprojë për 5 minuta, dhe pastaj fshini atë që ka mbetur në sipërfaqe.
Për zonën rreth syve, përdorni vetëm pak pika dhe ato, do t’ju ndihmojnë të parandaloni rrudhat. Duke vepruar gjatë natës, do të vëreni se në mëngjes do të zgjoheni të freskëta.

Një sasi e vogël e vajit të kokosit ju ndihmon të zbutni e të hiqni grimin më lehtësisht. Fshini butësisht lëkurën me vaj kokosi, duke e aplikuar me lëvizje në formë rrethore. Për të hequr mbetjet e tij, përdorni pambuk dhe kjo metodë natyrale nuk do t’jua irritojë lëkurën, – shkruan Living. Pas dushit, aplikoni vaj kokosi në të gjithë trupin. Ai do t’jua zbutë lëkurën dhe do ta bëjë atë më të freskët. Përzieni sasi të barabarta vaj kokosi dhe sodë buke, pastaj shtoni disa pika vaj esencial menteje. Në këtë mënyrë, keni përftuar një pastë dhëmbësh në kushte shtëpie.

Buzët mund të plasariten në çdo sezon. Vetitë kurative të vajit të kokosit ndihmojnë në ushqyerjen e tyre, sigurojnë një mbrojtje nga rrezet e diellit dhe më e rëndësishmja, është i sigurt për t’u konsumuar.

Në një tigan që nuk ngjit, hidhni 2 lugë vaj kokosi, 2 lugë dyllë të pastër dhe 1 lugë gjelle gjalpë Karite. Ngrohini përbërësit derisa të shkrihen dhe masën e përftuar ruajeni në një enë qelqi. Më pas, vendoseni në ngrirje për 6 orë e në fund, është gati për ta përdorur. Vaji i kokosit është një mbrojtës natyror dhe ilaç kundër djegieve nga dielli. Vaji i kokosit është qetësues. Pasurojeni atë duke shtuar disa pika vaj livande dhe vaj mente për të kuruar ftohjet apo ngërçet muskulore ose edhe për të bërë masazh.

Përdoreni në formë maske për flokët dhe ata do të jenë shumë më të shëndetshëm. Për një pastrim sa më të thellë të fytyrës apo trupit dhe për të hequr qelizat e vdekura prej saj, kombinojeni vajin me sheqer kokosi apo kafe oarganike. Nëse fëmija juaj ka skuqje, vendosini pak vaj kokosi rreth zonës së prekur për të shmangur ënjtjen, kruajtjen apo djegien.

Vaji i kokosit kremi ideal për fytyrë të shëndetshme Read More »

Fiq Të Thatë Me Vaj Ulliri, Kura 40 Ditore E Shëndetit

Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat që vijnë nga një kurë e thjeshtë dhe shumë e shëndetshme.

Bëhet fjalë për përzierjen e vajit ekstra të virgjër të ullirit me fiqtë e thatë.

Kjo kurë 100% natyrale këshillohet të konsumohet kundër sëmundjeve dhe problemeve të cilat AgroWeb.org i sjell më poshtë.
Problemet Shëndetësore që Trajton Kura me Fiq të Thatë
Konstipacion,

Hemorroidet,

Problemet me stomakun,

Anemi,

Kolesterol të lartë,

Bronshit,

Azmë,

Probleme me fertilitetin
Vlerat Shëndetësore Të Fiqve Të Thatë
Fiqtë, të thatë dhe të freskët kanë efekt laksativ në organizëm sepse janë shumë të pasur me fibër dietike.

Këto fruta janë shumë efikasë për rënien në peshë.

Fiqtë janë një alternativë e shkëlqyer për trajtimet terapeutike të njerëzve që janë alergjikë ndaj produkteve të bulmetit.

Këto fruta janë një burimet më të pasura bimore të kalçiumit.

Fiqtë e thatë janë jashtëzakonisht të pasur me antioksidantë.

Studimet më të fundit që AgroWeb.org disponon konfirmojnë se konsumi i vetëm 2 fiqve të thatë në ditë, ofron përmirësim të ndjeshëm të sasive të antioksidantëve në organizëm.

Fiqtë përmbajnë edhe sasi të mëdha të kaliumit.

Ky mineral është i dobishëm për rregullimin e tensionit të gjakut dhe funksioneve të tjera të organizmit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org prania e acideve yndyrore omega-3 dhe omega-6 ndihmon në parandalimin e atakut në zemër dhe mirëmbajtjen e tensionit të gjakut.

Fiqtë janë të mirë edhe për njerëzit që vuajnë nga veshkat.

Nëse keni gurë në veshka, zieni 6 fiq të thatë dhe konsumoni lëngun çdo ditë për një muaj.

Prania e vitaminës C tek fiqtë zbardh lëkurën e fytyrës dhe i jep asaj shkëlqim dhe shëndet.

Fiqtë janë të këshillueshëm edhe për problemet me gjumin sepse përmbajnë tryptophan.

Për më tepër, vitamina B6 tek fiqtë vjen në ndihmë nëse vuani nga të përzierat e mëngjesit.
Receta e Fiqve Me Vaj Ulliri
40 fiq të thatë

Vaj ulliri (aq sa për të mbuluar fiqtë që do të futen në kavanoz)

Kavanoz qelqi
Përgatitja:
Futini fiqtë në një kavanoz qelqi dhe mbusheni me vaj ulliri.

Mbylleni kapakun dhe lëreni kavanozin në një vend të freskët dhe të errët për 40 ditë.

Gjatë këtyre ditëve, fiqtë do të përthithin vajin e ullirit.

Konsumoni nga një fik përpara çdo vakti. /AgroWeb.org

  • Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Fiq Të Thatë Me Vaj Ulliri, Kura 40 Ditore E Shëndetit Read More »

Një çaj për të rritur kujtesën, zvogëluar stresin, bën që pagjumësia të zhduket, siguron energji, përmirëson qarkullimin dhe nervat

Jaji Jasmine ka kohë që përdoret në Kinë që nga antikiteti. Ajo ka vetitë qetësuese që favorizojnë rimëkëmbjen e shumë pabarazive emocionale që shqetësojnë mendjen.

Është efektive në luftimin e pagjumësisë dhe vepron si një qetësues natyror duke reduktuar stresin dhe duke përmirësuar gjendjen shpirtërore.

Është nxitës sepse stimulon organet seksuale femërore duke shmangur dhimbjet menstruale. Aktivizon qarkullimin e gjakut dhe ju jep energji. Përveç kësaj, ajo favorizon tretjen.

Ky çaj rregullon energjinë e trupit, pasi në kohëra të ftohta mban qëndrueshmëri të temperaturës dhe në të ngrohtë, rregullon temperaturën për të qenë diuretik. Rekomandohet të pini një gotë në ditë pas drekës për një javë.

Si ta përgatisni:
Në një tenxhere shtoni 5 gjethe jasemin, një degë rozmarinë dhe lërini për 10 minuta. Pasi kanë marrë një valë hiqeni nga zjarri dhe ëmbëlsoheni me pak mjaltë.

Mos shpenzoni në ilaçe të shtrenjta. Ato natyrore janë gjithmonë më të mira./java

Një çaj për të rritur kujtesën, zvogëluar stresin, bën që pagjumësia të zhduket, siguron energji, përmirëson qarkullimin dhe nervat Read More »

Gra, më në fund shkenca konfirmon se cila është mosha më e mirë për të lindur fëmijë!

Mosha ideale kur një grua duhet të ketë fëmijë është një temë e përfolur. Shumë gra shtyjnë shtatzëninë për arsye të ndryshme si psh. duan një jetë të re pa angazhime, të zhvillojnë karrierën e tyre ose të udhëtojnë me bashkëshortin e tyre para se të fillojnë një familje. Të gjitha këto arsye janë në kundërshtim me shumë teori që pretendojnë se mosha ideale për të pasur fëmijë është gjatë të 20-ve.

Por, këto teori po ndryshojnë dhe po zhvillohen. Tani shkencëtarët po thonë diçka të ndryshme nga ajo që gjithkush ka dëgjuar më parë.

Cila është mosha ideale?

Në kundërshtim me besimin popullor, një studim i udhëhequr nga Dr. John Mirowsky, një sociolog në Universitetin e Teksasit, zbuloi se koha e përkryer që gratë të bëjnë fëmijë është mosha 34 vjeçare.

Disa fakte:

Eksperti i Shëndetit të Grave tha se gratë duhet të kenë fëmijë në moshat 34 dhe 35 sepse disa zona të trupit mund të zhvillojnë sëmundje ose kushte shëndetësore gjatë një gruaje 20-vjeçare. Në moshën 34 vjeç, trupi i një gruaje është në gjendje optimale për t’u përgatitur dhe për të mbajtur një fëmijë të shëndetshëm me kohë të plotë.

Dr. Mirowsky po ashtu vë në dukje se gratë duhet të jenë të kujdesshme për të pasur fëmijë në fund të viteve ’30. Ndërsa trupi femëror plaket, shanset për të marrë sëmundje të caktuara dhe komplikime të sistemit riprodhues rritet.

Psikologë të tjerë po kontribuojnë për të riafirmuar teorinë e Dr. Mirowsky: Gratë 34-35 vjeç në përgjithësi kanë një marrëdhënie të qëndrueshme me partnerin e tyre, një sasi ideale të energjisë dhe vitalitetit, kanë arritur një nivel të caktuar të profesionalizmit dhe janë mjaft të pjekura për të rritur në mënyrë efektive një person tjetër. Të gjitha këto përvoja e bëjnë mesin e viteve 30 një kohë optimale për të lindur një fëmijë.

Në tërësi, është mirë dhe inkurajohet të kesh fëmijë në të 30-at tuaj. Vetëm mos harroni, sjellja e një personi të ri në këtë botë është një vendim që ndryshon jetën që nuk duhet të merret lehtë. Planifikoni përpara që të jeni gati për momentin që vendosni të bëheni./lajmejavore

Gra, më në fund shkenca konfirmon se cila është mosha më e mirë për të lindur fëmijë! Read More »