Shendetesi

Investime për transformimin e spitaleve të Fierit dhe Vlorës

Rreth 163 mijë pacientë janë përfitues të drejtpërdrejtë të investimit që ka transformuar spitalin rajonal të Fierit.

Për këtë spital janë parashikuar investime edhe për përmirësimin e urgjencës së kardiologjisë dhe njësisë së kimioterapisë.

Me një investim prej 600 mijë eurosh është transformuar edhe spitali rajonal i Vlorës. Spitalit i është shtuar edhe shërbimi i hemodializës dhe pajisje moderne të sterilizimit.

Investimi ka prekur edhe maternitetin si dhe spitalin e fëmijëve pediatrinë.

Ndërsa shumë shpejt do të nisë rehabilitimi i urgjencës, reanimacionit qendror si dhe rindërtimi i poliklinikës së Vlorës./atsh

Investime për transformimin e spitaleve të Fierit dhe Vlorës Read More »

Afër Detit Afër Mbretit – Të Mirat E Ujit Të Kripur Për Organizmin

Lista e përfitimeve shëndetsore që vijnë nga uji i kripur i detit është thuajse e pafundme.

Deti na thërret gjithnjë, dhe ndikimi i tij në shëndetin dhe mirëqenien tonë është pjesë e pritshmërive tona.

Ai përmirëson humorin dhe shëndetin.

E vetmja gjë që uji i detit nuk bën dot për ne, është të hidratojë organizmin.

Por nëse bëjmë një listë me të mirat dhe të këqijat, deti do të na befasojë.

Uji i kripur mund të veprojë si një kurë natyrale.

Ai stimulon trupin dhe ushqen ndjesinë e mirëqenies të cilën lundruesit e dallgëve e njohin mjaft mirë.

Një nga shprehjet më të bukura popullore është “Afër Detit Afër Mbretit”.

Të gjithë e pranojmë njëzëri se të jetuarit në zonat bregdetare, ndjesia e mirëqenies është më e pranishme.

Mesatarisht, uji i detit përmban 3.5 përqind kripë (klorid sodium).

Për një litër ujë merrni 35 gramë kripëra, por edhe sasi të ndryshme të magnezit, sulfatit dhe kalciumit.

Ndonëse kjo nuk është e pranuar shkencërisht, terapia e ujit të kripur apo algave, baltës rënore, leshterikëve përdoret për problemet me lëkurën.

Uji i kripur ofron përfitime të tjera befasuese

Uji i detit pastron lëkurën

Kripërat minerale bashkëpunojnë me diellin për të rigjeneruar lëkurën.

Si rrjedhojë, probleme si psoriaza, aknet, lupusi e të tjerë mund të kurohen lehtësisht me ujë të kripur.

Uji i detit forcon sistemin imunitar

Numri i qelizave të kuqe të gjakut rritet me 5 deri në 20 përqind pas notit ose banjës në det.

Numri i qelizave të bardha të gjakut rritet akoma më shumë.

Uji i detit është një kurë fantastike për njerëzit që kanë një sistem të dobët imunitar dhe nivel të lartë të sheqernave në gjak.

Uji i detit ngadalëson zhvillimin e reumatizmës

Uji i detit dhe aktiviteti fizik janë elementët kryesorë të kurës ideale kundër dhimbjes së kockave e muskujve.

Për persona që vuajnë nga artriti, uji i detit sugjerohet si një trajtim ndihmues.

Mineralet që gjenden në ujin e detit lehtësojnë qarkullimin e gjakut duke qetësuar dhimbjet.

Uji i detit largon ankthin

Duke qenë se uji i detit është i pasur me magnez, ai ka aftësinë të qetësojë mendjet dhe shpirtrat e trazuar.

Njerëzit që preken shpesh nga stresi, duhet të shkojnë në plazh, dhe të qëndrojnë pranë detit sepse uji i tij ka vlera qetësuese medicinale./njekomb

Afër Detit Afër Mbretit – Të Mirat E Ujit Të Kripur Për Organizmin Read More »

Gabimet që ju plakin më shpejt , cfarë duhet të shmangni

Plakja është një proces natyral të cilin njeriu nuk e eviton dot.

Megjithatë, njeriu dhe zgjedhjet e tij mund të ndikojnë në mënyrën e plakjes.

Ushqyerja e keqe, duhanpirja, ekspozimi në diell dhe aktiviteti fizik luajnë një rol të fortë në jetëgjatësinë e njeriut, shkëlqimin e fytyrës së tij, plakjen e shëndetshme dhe funksionet e trurit.

Janë pikërisht zgjedhjet që bëjmë çdo ditë që mund të çojnë në degradimin e trurit.

Sipas studimeve të cilave i referohet AgroWeb.org konfirmohet se të qenit mbipeshë ose obezë mund ta plakë trurin me të paktën 10 vjet.

Ndaj nëse dëshironi të jetoni gjatë e të plakeni shëndetshëm kini kujdes nga këto gabime që mund të jeni duke bërë aktualisht.
Ngrënia E Mishit
Studimet kanë zbuluar një lidhje të fortë mes ngrënies së mishit dhe vdekjes së parakohshme.

Ndërkohë, njerëzit që hanë më shumë fruta dhe perime kanë 15 përqind më pak gjasa të vdesin para kohe.

Njerëzit që hanë mish janë më pak të prirur të hanë fruta dhe perime.

Rrjedhimisht ata marrin më pak antioksidantë dhe ushqyes të vlefshëm.Jeta Pasive
Të qëndruarit ulur për disa orë është shumë e rrezikshme.

Të ulurit për të paktën 8 orë në ditë rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme me 60 përqind.

Ecja me një shpejtësi mesatare për të paktën një orë ul rrezikun e vdekjes së parakohshme me 40 përqind.
Ëmbëlsirat Dhe Të Gazuarat
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, pijet e gazuara dhe ëmbëlsirat shkatërrojnë proteina të rëndësishme që janë përgjegjëse për paraqitjen rinore të lëkurës.

Sheqernat nxisin inflamacionin që është vatra e shumë sëmundjeve të rrezikshme.
Çaji Jeshil
Çaji jeshil është i dobishëm në shkrirjen e yndyrnave të akumuluara dhe në përmirësimin e funksionit të mëlçisë.

Pirja e rregullt e këtij çaji ndihmon në shmangien e vdekjes së parakohshme, ishemisë dhe sklerozës.
<Drithërat E Bardha
Të gjithë drithërat me ngjyrë të bardhë nuk janë të pasur me fibër dhe ushqyes dhe në thelb janë një version ndryshe i sheqerit.

Orizi i bardhë, buka e bardhë, makaronat, picat e të tjerë prishin ekuilibrat e baktereve në stomak.

Për një jetë më të gjatë duhet të zgjidhni drithëra me ngjyrën dhe përmbajtjen e tyre të plotë e natyrale.
Gjumi
Gjumi është një përbërës kritik i të gjithë rimëkëmbjes së organizmit.

Mungesa e tij shkakton mbipeshë, depresion, diabet të tipit 2, tension të lartë të gjakut dhe sëmundje të zemrës.
Shumë Pak Peshk
Peshqit janë ushqim i domosdoshëm për jetëgjatësinë.

Ato janë të pasur me acide yndyrore omega-3 që luftojnë inflamacionin dhe mbrojnë trurin.

Gabimi i mos të ngrënit peshk rregullisht 2 herë në javë, u kushton disa vite jetë.
Stresi, Alkoli Dhe Kafja
Sipas të dhënave të AgroWeb.org stresi rrit nivelet e kortizolit që ngadalëson metabolizmin dhe nxit rritjen në peshë.

Kafja nga ana tjetër ndërhyn jo vetëm në cilësinë e gjumit por edhe në kohëzgjatjen e tij.

Pirja e tepërt e alkolit dhe e pijeve të tjerë të gazuar dëmton qelizat dhe zhbën punën e antioksidantëve.
Yndyrnat Dhe Të Skuqurat
Yndyrnat trans që gjenden tek margarina dhe produktet e skuqura e dehidratojnë lëkurën duke nxitur shfaqjen e rrudhave.

Inflamacioni që shkaktojnë këto yndyrna nxit shfaqjen e sëmundjeve koronare dhe diabetit.

Të skuqurat nga ana tjetër nxisin praninë e radikaleve të lira në organizën.

Këto organizma janë fajtorë për plakjen jo të shëndetshme.
Ekspozimi Në Diell
Ekspozimi i lartë dhe i pambrojtur në diell nxit jo vetëm rrudhat por shkakton dëme të konsiderueshme në lëkurë dhe në paraqitjen tuaj.

AgroWeb.orgju këshillon të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime të stinës për të përfituar maksimalsisht nga vlerat e tyre ushqyese dhe për të qëndruar të shëndetshëm gjithashtu./AgroWeb.org

Gabimet që ju plakin më shpejt , cfarë duhet të shmangni Read More »

Si të shuani dhimbjet e barkut dhe stomakut , metodat natyrale në kushtet e shtëpisë

Dhimbjet e stomakut janë të forta, këputëse dhe bezdisëse.

Ato shkaktohen kryesisht nga stresi, konstipacioni, ushqimet pikante ose edhe sëmundjet e zorrëve.

Në rastet kur shkaku nuk është një problem madhor, dhimbja e barkut dhe stomakut mund të kurohet dhe trajtohet mjaft mirë edhe në kushtet e shtëpisë. Lexoni më poshtë këshillat nga AgroWeb.org
Dhimbjet E Barkut Si Pasojë E Stresit
Duke qenë se lidhja mes stomakut dhe trurit është e fortë, shpesh stresi shoqërohet me dhimbje në stomak.

Kjo dhimbje mund të largohet shpejt nëse bëni ecje ose frymëmarrje të thellë.
Dhimbjet E Barkut Si Pasojë E Konstipacionit
Nëse dhimbjet shfaqen në pjesën e poshtme të barkut, atëherë me siguri po vuani nga konstipacioni.

Ky problem mund të zgjidhet duke ngrënë kumbulla të thata, komposto kumbulle ose suplemente magnezi.
Shtrëngime Në Stomak
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, shtrëngimet në stomak mund të largohen shumë lehtë duke përdorur çajin e nenexhikut ose duke pirë ujë të ngrohtë me gjethe menteje.

Për më tepër ju mund të mbani kompresa të ngrohta mbi stomak për 20 minuta.

Në këtë mënyrë qarkullimi i gjakut do të përmirësohet dhe muskujt do të relaksohen.
Të Përzierat
Nëse keni dhimbje barku dhe të përziera, atëherë kafshoni dhe përtypni xhenxhefil.

Nëse kjo nuk ju pëlqen, atëherë AgroWeb.org ju rekomandon që xhenxhefilin mund ta konsumoni si çaj.

1 cm xhenxhefil të prerë në feta ziejeni në një gotë ujë.
Diarea
Diarea shkaktohet nga disa patogjenë që kërkojnë të dalin nga organizmi sa më parë.

Hidratimi është thelbësor për shmangien dhe largimin e diaresë.

Kura më e mirë e diaresë është pirja e ujit dhe lëngjeve.

Një prej tyre që mund ta bëni në shtëpi ka të bëjë me përzierjen e një luge çaji me sheqer dhe një maje luge me kripë në pak ujë. Tretjen e tyre e ndani në katër gota me ujë dhe e pini gjatë ditës.
Dhimbjet E Barkut Pa Shkak
Nëse keni shtrëngime dhe dhimbje pa arsye, atëherë përpiquni të bëni masazh të barkut duke bërë 10 deri në 20 lëvizje rrethore.

Për më tepër, përqendrohuni tek frymëmarrja.

Merrni frymë duke numëruar deri në tre, mbajeni frymën duke numëruar deri në tre dhe nxirreni frymën nëpërmjet gojës duke numëruar deri në katër.

Një teknikë e tillë do të rrisë sasinë e oksigjenit në organizëm dhe do të përmirësojë qarkullimin e gjakut./AgroWeb.org

  • Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi:U.S. National Library of Medicine

Si të shuani dhimbjet e barkut dhe stomakut , metodat natyrale në kushtet e shtëpisë Read More »

Pesë arsye të forta pse duhet të hani bukë Të thekur

Buka e thekur është pjesë e pandashme e një mëngjesi të shijshëm dhe të shëndetshëm.

Ajo shijon shumë nëse lyhet me pak gjalpë të shkrirë ose akoma më mirë me vaj ulliri.

Por vlerat e bukës së thekur shkojnë përtej shijes së mirë të saj.

Këto vlera shumëfishohen pikërisht gjatë thekjes.
Buka e Thekur Për Diabetikë
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, buka e thekur ka dy vlera të mëdha për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

Ajo ul nivelin e indeksit të glicemisë dhe sasinë e yndyrnave tek buka.
Indeksi i Glicemisë
Normalisht, njerëzit që vuajnë nga diabeti, ose ata që përpiqen të bien në peshë, nuk duhet të konsumojnë bukë.

Por gjatë thekjes, indeksi i glicemisë tek buka ulet.

Kjo do të thotë se buka ka një efekt më të vogël tek niveli i sheqerit në gjak.
Yndyrnat
Buka përmban një sasi të konsiderueshme yndyrnash.

Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se thekja ul përmbajtjen e yndyrnave të buka dhe e bën atë më të lehtë për organizmin.
Tretja
Buka e thekur u vjen në ndihmë njerëzve që vuajnë nga problemet e tretjes.

Buka e thekur, banania, orizi dhe salca e mollës janë produktet më të rekomanduara kundër diaresë.
Më Shumë Energji
Buka e thekur është e pasur me niseshte, e cila ofron shumë energji.

Kjo e fundit është e domosdoshme kur organizmi kërkon të përpunojë ushqyesit.
Të Përzierat
Kombinimi i një gote me qumësht dhe një fete bukë të thekur me pak gjalpë ose vaj krijon një trajtim efikas kundër të përzierave.

Megjithatë, një trajtim i tillë nuk rekomandohet nëse jeni prekur nga virozat, sepse produktet e bulmetit nuk ndërveprojnë mirë në organizëm gjatë kësaj sëmundjeje.

Buka më e shëndetshme që rekomandohet, sipas të dhënave të AgroWeb.org është ajo e përgatitur me drithëra të plota.

Një bukë e tillë është e pasur me ushqyes dhe vlerat e saj rriten gjatë thekjes./AgroWeb.org

Pesë arsye të forta pse duhet të hani bukë Të thekur Read More »

Kujdes, ministria apel urgjent njerëzve: Mbrohuni nga këto rreziqe gjatë Verës

Duke theksuar rreziqet që i kanosen njerezve gjatë Verës, Ministria e Shendetesise ka menduar te beje nje apel per qytetaret qe te mbrohen nga pickimet dhe kafshimet.

Ne rast pickimi, thote se duhet dezinfektuar zonw me një antiseptik!

“Vijon procesi i dezinsektimit👉 për një sezon turistik të sigurtë👍
Deri tani janë kryer mbi 40 dezinsektime nga veriu në jug, pranë zonave turistike dhe urbane dhe procesi do të vijojë deri në mbylljen e sezonit turistik në muajin Shtator”, shkruan Ministria.

Ja keshillat e tjera/korrieri

Kujdes, ministria apel urgjent njerëzve: Mbrohuni nga këto rreziqe gjatë Verës Read More »

Fëmija 11-muajsh gëlltit monedhën, në rrezik jete, apel i pediatrit: Vigjëloni fëmijët

Një fëmijë 11-muajsh ka rrezikuar jetën mbrëmjen e shkuar teksa ka kapërdirë një copë metalike që dyshohej nga prindërit si një monedhë leku ose një bulon metalik.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në lagjen numër 13 në plazhin e Durrësit, ku ishte nëna e para që konstatoi problemin në rrugët e frymëmarrjes me fëmijën e saj 11 muajsh.

Fëmija është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit, ku i është dhënë ndihma e parë nga mjekët pediatër. Ata kanë konstatuar pas një ekoje të kryer një trup të huaj në barkun e fëmjës.

Vogëlushi është dërguar në spitalin e pediatrisë së Tiranës për mjekim të specializuar .

“DurrësLajm” kontaktoi me shefin e pediatrisë, mjekun Fatmir Shahini, i cili tha se rastet e incidenteve të tilla janë të shumta në qytetin e Durrësit.

“Një vogëlush në Durrës erdhi për herë të dytë brenda një viti, pasi kishte gëlltitur një send të huaj. Në fillim kishte gëlltitur lekë, ndërsa në rrugët e frymëmarrjes i gjetëm një copë letër .

Tek një fëmijë tjetër në hundë i gjetëm një kokërr fasule”, thotë mjeku.

Mungesa e vëmendjes maksimale nga ana e prindërve tek të vegjlit mund të sjellë pasoja fatale nëse kalojnë sende të huaja në rrugët e frymëmarrjes.

Mjeku tha se si pasojë e mungesës së vëmendjes, kalimi i trupave të huaj në gojë nga ana e fëmijëve  mund të sjellë pasoja fatale. Mjekët e pediatrisë së Durrësit, rastet e vështira kur konstatohen trupa të huaj në stomakun e fëmijëve, i dërgojnë në pediatrinë e Tiranës.

Fëmija 11-muajsh gëlltit monedhën, në rrezik jete, apel i pediatrit: Vigjëloni fëmijët Read More »

Stina e Manaferrave Marramendëse Shqiptare – Vlerat Dhe Vetitë E Rralla Për Organizmin

A imagjinohet vera pa manaferra? Të ëmblat manaferra që të shkrihen në gojë janë një frut fantastik i të njëjtës familje si mjedra.

Manaferrat rriten në mbarë Mesdheun, ndërkohë që në Shqipëri, njerëzit i gëzohen mbledhjes së manaferrave së freskëta në fundin e pranverës dhe gjatë gjithë stinës së verës.

Në Shqipëri, shumica e manaferrave rriten në gjendje të egër në natyrë, por kërkesa e lartë në tregje ka shërbyer si shtysë për rritjen e tyre në ferma bujqësore.

Rritja e manaferrës është kthyer në një investim të zgjuar dhe interesi për kultivimin e këtij fruti është mjaft i lartë.

Disa ferma shqiptare, nga Divjaka në Devoll, kanë filluar kultivimin e manaferrave duke shfrytëzuar eksperienca të ngjashme në Itali dhe shërbejnë si fillesa të mbjelljes së manaferrave në vend.

E vërteta është manaferra në fakt nuk është vetëm një frut.

Çdo manaferrë ka në vetvete 80 – 100 kokrra të vogla të sistemuara në formë rrethore.

Manaferrat kanë një shije të ëmbël dhe pak të thartë që i bën ato perfekte për t’u kombinuar me sallatat apo lëngjet e plota të frutave.

Ato mund të konsumohen me fruta, salca apo edhe me produktet e mishit.

Manaferrat mund të shijohen edhe veçmas (pa e tepruar) ose me ëmbëlsira.


Manaferra mund të ruhet shumë lehtë
Mjafton ta lani dhe ta ruani në një enë qelqi hermetike në frigorifer.

Në këtë mënyrë ajo do të zgjasë për disa muaj me rradhë.
Vlerat ushqyese të manaferrave
Manaferrat plot lëng janë një nga frutat më popullore të verës.

Kur kanë një ngjyrë të errët kjo tregon se manaferrat kanë në përmbajtjen e tyre shumë antioksidantë.

Kjo substancë ndihmon për të mposhtur plakjen, tumoret dhe sëmundje të tjera.

Ky frut nuk ka asgjë mangut sa i përket vlerave shëndetësore.

Eshtë e pasur me vitamin A, E, K dhe B, me fibër, antioksidantë dhe flavonoidë që garantojnë një shëndet të mirë.

Megjithatë që të përfitoni këto vlera mos harroni që manaferrat duhet të konsumohen në gjëndjen e tyre natyrale ndonëse edhe ngrirja i ruan vlerat.

Manaferrat janë të pasura me bioflavonoidë dhe vitaminë C .  Një filxhan me manaferra përmban 62 kalori.

Manaferrat na ndihmojnë edhe në ruajtjen e një paraqitje më të re të lëkurës.

Konsumimi për një kohë të gjatë i manaferrave e mban trurin në formë e rrjedhimisht ne jemi të qartë në mendime dhe kemi një kujtesë të mirë.

Manaferra ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit intestinal dhe çliron nga hemorroidet.
Gjethet e bimës së manaferrës
Edhe gjethet e manaferrave kanë gjetur përdorim të gjërë për të trajtuar inflamacionin në mishrat e dhëmbëve por edhe fytin e lënduar.

Tanina të cilën e përmendëm më lart, që gjendet edhe tek gjethet është mjaft efektive për higjenën orale.

Gjethet mund të bëhen çaj si çajrat e tjerë bimorë.

Shijen e gjetheve mund të mos e pëlqejnë të gjithë sepse është pak e hidhur ndaj mund të shtoni mjaltë ose ëmbëlsues të tjerë. /AgroWeb.org

Stina e Manaferrave Marramendëse Shqiptare – Vlerat Dhe Vetitë E Rralla Për Organizmin Read More »