Shendetesi

Çaji freskues i barbarozës , mrekulli në shije dhe vlera për shëndetin

Barbaroza është një bimë e bukur mjaft popullore, e njohur si Mbretëresha e Kopshteve.

Ajo është një lule që rritet në krahinat e jug perëndimit të Ballkanit dhe veçanërisht Shqipërisë.

Në Shqipëri gjendet edhe me emra të tjerë si hidërsha ose nishadër. Ajo është përdorur shumë edhe si erëz për t’i shtuar shije reçelërave dhe ëmbëlsirave.

Barbaroza është pjesë e familjes botanike Geranium që përmban 200 varietete bimësh dhe lulesh. Megjithatë, AgroWeb.org ju tregon se vetëm Barbaroza (Pelargonium graveolens) mund të konsumohet nga të gjitha simotrat e saj.

Barbaroza arrin të luftojë inflamacionin, përmirësojë shëndetin e veshkave, çlirojë nga dhimbjet, ulë nivelin e stresit, forcojë sistemin imunitar dhe të lehtësojë tretjen.

Gjethet e bimës janë përdorur gjithashtu me tepricë në mjekësinë popullore. AgroWeb.org ju tregon se gjethet e dhe lulet e thara të bimës ngjyrë rozë përdoren për një çaj që ka një aromë të veçantë.
Vlerat shëndetësore që ka Barbaroza
Largon stresin:Barbaroza ka ndikim në sistemin nervor dhe reputacioni i këtyre aftësive ka kapërcyer breza të tërë. Çaji që mund të prodhoni nga gjethet e barbarozës është i shijshëm por edhe qetësues.

Vlerat e çajit shumëfishohen falë përbërësve dhe substancave organike që kanë një ndikim në sistemin endokrinal dhe ulin faktorët që shkaktojnë ankth dhe stress.

Pini një çaj barbaroze kur jeni të stresuar dhe shpejt do t’ju përmirësohet humori.

Lufton inflamacionin:Një nga përdorimet më të shpeshta të barbarozës është ai kundër inflamacionit në organizëm.

Nëse ju dhembin gjymtyrët, muskujt ose keni inflamacion të brendshëm në stomak ose në sistemin kardiovaskular, një gotë çaj barbaroze largon barrën e rëndë të inflamacionit nga trupi juaj.

Heq dhembjet:Barbaroza është përdorur prej vitesh kundër dhembjeve të kokës dhe atyre të tjera.

Nëse vuani nga dhembjet kronike ose migrenat, çaji i barbarozës arrin të çlirojë endorfinën dhe të heqë dhembjen shumë shpejt.

Mbron shëndetin e veshkave:Shkencëtarët akoma janë duke studiuar mbi efektin kimik të përbërësve të barbarozës dhe ndikimin e tyre në shëndetin e veshkave.

Por ata nuk kanë dyshim, që çaji i barbarozës stimulon nxjerrjen e lëngjeve. Ai ndihmon në largimin e kripërave të tepërta, yndyrnave dhe ujit nga trupi.

Si rrjedhojë, veshkat janë më të çliruara dhe funksionojnë më mirë

Ndihmon sistemin imunitar:Barbaroza lufton bakteret dhe mykun. Rrjedhimisht është e mrekullueshme kundër ftohjeve, virozave dhe gripit.

Përgatisni çaj me gjethet dhe do të arrini të largoni nga trupi bakteret, forconi imunitetin dhe shëroheni më shpejt.

Tretja:Nëse vuani nga ngërçet, fryrjet ose tretja problematike, pirja e çajit të barbarozës është mënyra më e lehtë dhe më pa dhimbje për të kuruar këtë problem.

Substancat organike që gjenden tek çaji zbusin inflamacionin, eliminojnë bakteret dhe kthejnë në normalitet sistemin tretës.
Çaji i Barbarozës dhe Përgatitja
Është shumë e rëndësishme që të mbani mend që vetëm barbaroza ngjyrë rozë me aromë trëndafili mund të konsumohet nga njeriu.

Në shumicën e rasteve Barbaroza gjendet në formën e gjetheve të thara, të plota apo të shtypura në çdo farmaci ose dyqan organik gati për çajin tuaj. Por njëlloj mund ta merrni edhe nga bimët e kopshteve tuaja.

Një lugë çaji me lulet dhe gjethet e thata të bimës janë të mjaftueshëm për një kupë çaji. Këtë mund ta pini të ngrohtë ose të ftohtë, si edhe të shoqëruar me pak mjaltë.

Shtypni një grusht lulesh dhe gjethesh të thara dhe vlojini për 5 minuta në ujë. Dy kupa me çaj të tillë në ditë mjaftojnë për të përfituar vlerat e mësipërme./AgroWeb.org

Çaji freskues i barbarozës , mrekulli në shije dhe vlera për shëndetin Read More »

Ja bima më efikase kundër nervozizmit dhe depresionit

Nga Shenasi Aliu

Njeriu jeton dhe fle gjumë mbi apotekën më të pasur në botë, por fatkeqësisht shumë pak e përdor dhe e shfrytëzon për nevojat e veta!

HYPERICUM  PERFORATUM  (lat.)

JOHANNISKRAUT  (gjer.)

KANTARION  (kro.)

BALÇ, MAKTH I EGËR, LULE GJAKU,          LULE BASAMI  (shq.)

PREJARDHJA: lule gjaku e ka prejardhjen nga Europa edhe ate konkretisht nga Ballkani, kurse tani është e përhapur dhe gjendet edhe në Afrikën veriore dhe Azinë perendimore. Bima është e njohur që nga kohërat e lashta, për cilësinë dhe ndikimin në përmirësimin e gjendjes shpirtërore dhe fiziologjike. Në kohërat e lashta është besuar se; bima është një mbrojtës i mirë nga djalli dhe shpirtërat e këqijë dhe është varur para çdo porte hyrëse të çdo familje.

PËRSHKRIMI: lule gjaku rritet në madhësinë deri në 1m. Emërin LULE GJAKU e ka marrë nga ajo se; nëse i fërkojmë me dorë petalet e kësaj bime, atëherë dora ngjyroset me ngjyrë të kuqe apo ngjyrë gjaku. Karakteristikë e kësaj bime është se gjethet dhe petalet janë të pajisur me vajëra. E veçantë tjetër është se petalet i ka me ngjyrë të verdhë shkëlqyese, të cilat në vetvete përmbajnë pigmentin me ngjyrë të kuqe. Gjethet dhe petalet përmbajnë një materie  të quajtur HYPERICIN, e cila është përgjegjëse e drejt për drejtë kundër depresionit. Gjithashtu bima është e pasur me vaj eterik dhe me anti-oksidante të njohura me emërin FLAVONOIDE.

VENDBANIMI: kualiteti i bimës për të qenë në nivel, kushtet optimale për rritje dhe zhvillim janë dielli dhe klima e nxehtë. Toka duhet të jetë e kullueshme dhe e terur. Vendi ku unë jetoj, pra malet e Karadakut janë të popullura mjaft mirë me këtë bimë e cila është e kualitetit të lartë, por fatkeqësisht pak shfrytëzohet nga popullata vendase.

KULTURA: bima shumohet përmes farërave, bimën fillimisht e mbjellim në saksi ku i hedhim ca fara, në stinën e dimërit. Ndërkaq, rasatin e mbjellim në tokë në pranverën e vonë, në një distancë 25X25 cm. Për të pasur efekt bima toka duhet plehëruar me pleh organik, në munges të këtij ushqimi mund ta plehërojmë edhe me pleh artificial.

VJELJA APO KORRJA: bimën mund ta vjelim apo korrim në kohën kur mirë ka lulëzuar, mund ta korrim në një gjatësi 15 deri në 20 cm dhe e lidhim për tharje në formën e kuqetës së luleve. Lulet dhe gjethet mund ti fusim në vaj ulliri për konservim.

EFEKTI SHËRUES: bimën mund ta përdorim në formën e çajit për disa javë radhazi kundër nervozës dhe depresionit.

Çaji përgatitet në këtë formë: në një tas prej 3 dl, i hudhim dy lugë kafeje petale dhe gjethe të kësaj bime, e ziejmë 3 – 5 min, e kullojmë dhe e konsumojmë çajin e nxehtë.

Lule gjaku e përmirëson dukshëm qarkullimin e gjakut dhe është pastrues i mirë i lukthit dhe zorrëve. Gjithashtu është edhe pastrues i mirë i enëve të gjakut.

KOZMETIKË: meqenëse bima njihet edhe për efektin anti-septik dhe kundër ndezjeve, atëhere vaji i nxjerrur nga kjo bimë mund të përdoret edhe në terapinë ujore apo ndryshe e quajtur HIDRO TERAPI, ku i hudhim ca pika vaj eterik të kësaj bime në një vaskë (kadë), qëndrojmë 30 min. Kjo terapi është efikase në pastrimin e lëkurës, i jep shkëlqim asaj dhe e bënë të butë lëkurën. Sidomos preferohet tek ata të cilët e kanë lëkurën të acaruar. Nëse hedhim vetëm petalet në vaskë atëherë uji merr ngjyrë të verdh në të kuqe, e cila po ashtu ka ndikim dhe bënë pastrimin e lëkurës.

PËRGATITJA E TINKTURËS: i marrim 125 gr, petale të kësaj bime i hudhim në një kavanoz dhe i mbulojmë me vaj ulliri, i lëmë të qëndrojnë 6 javë në një vend me diell. Përzierjen e kavanozës e tundim për çdo ditë. Nëse vaji ka marrë ngjyrën e kuqe, atëherë i ka thithur materiet e nevojshme të bimës, e kullojmë dhe e mbushim në shishe me ngjyrë të errët, vajin e lëmë të qëndroj në teperaturë dhome. Çdo ditë e konsumojmë nga një lugë gjelle në lukth të zbrazët 4 deri në 6 javë. Kjo kurë është tejet efikase, forcon psiqikën dhe i jep organizmit forcën e duhur, zbutë dukshëm depresionin dhe nervozën.

   

Ja bima më efikase kundër nervozizmit dhe depresionit Read More »

Nuk është barishte, por një mrekulli që natyra na mbjell në bahçe

Fjalën ‘Portulaca oleracea’ mund të mos e keni dëgjuar ndonjëherë, ama këtë bimë e keni parë me mijëra herë, në bahçen tuaj, nëpër ara, në rrëzat e xhadeve, madje është aq bujare sa ndonjëherë mbin edhe në vazot e luleve për të na thënë: ‘Ja ku jam, më përdor edhe ti që s’ke një bahçe’. Ky është burdullaku që ne s’ia kemi ditur vlerat dhe shpesh e kemi shkulur si bar të keq për të mos i marrë lëndët ushqyese luleve ose perimeve pranë të cilave mbin. Po përse duhet ta mbledhim gjithmonë këtë bimë?

Çdo pjesë e kësaj bime është e ngrënshme—lulet, gjethet, kërcelli, madje dhe farat. Për shkak të shijes pak të thartë e të kripur, shtimi i burdullakut në sallatën tuaj i jep asaj më shumë shije asaj. Është shumë e ushqyeshme dhe rritet fare lehtë në oborrin tuaj, ndonjëherë pa u përpjekur fare.

Burdullaku ndihmon kundra ngrënies dhe peshës së tepërt

Gjethet dhe kërcejtë e burdullakut janë mishtore, çka do të thotë që janë shumë të pasura me ujë dhe fibra. Kjo është arsyeja pse konsumimi i burdullakut është një ide e mirë nëse doni të hiqni ca kile. Kjo bimë ju siguron ndjesinë e ngopjes dhe nuk ju lejon të hani më tepër se duhet. Burdullaku është një aleat shumë i mirë i rënies në peshë nëse kombinohet me ushqime të tjera të shëndetshme dhe aktivitet të rregullt fizik.

Ndihmon në reduktimin e riskut të atakut dhe infarktit në zemër

Acidet yndyrore Omega-3 të cilat gjenden me shumicë tek burdullaku, janë shumë të dobishme për sistemin kardiovaskular. Këto yndyra të shëndetshme ndihmojnë në zvogëlimin e kolesterolit të keq dhe parandalojnë depozitimin e tyre së bashku me pllakëzat në muret e arterieve. Kjo rezulton në uljen e presionit të gjakut që është diçka pozitive për zemrën tuaj. Konsumimi i burdullakut mund të ndihmojë në uljen e shanseve të sëmundjeve të zemrës, goditjeve në zemër dhe në tru falë sasive mbreslënëse të acideve yndyrore omega-3!

Konsumi i rregullt i burdullakut mund t’ju mbajë larg osteoporozën

Osteoporoza është një gjendje që karakterizohet nga prirja e kockave për të pasur fraktura. Diçka e thjeshtë si shtimi i burdullakut në dietën tuaj mund t’ju ndihmojë në betejën me osteoporozën dhe ndërlikimet e saj me kalimin e kohës. Kjo sepse kjo perime nuk përmban vetëm kalcium, por edhe minerale të tjera të rëndësishme për kocka të forta. Ajo përmban edhe mangan, magnez dhe hekur. U bën mirë gjithashtu dhëmbëve tuaj.

Ndihmon në shëndetin e syve dhe për një lëkurë të shëndetshme

Falë përmbajtjes së lartë të vitaminës A, burdullaku ndihmon kundra turbullimit të shikimit. Kjo për arsye se vitamina A është një antioksidant që mbron retinën e ndjeshme nga dëmtimi. Për më tepër, burdullaku përmban shumë vitaminë C dhe për këtë arsye, duke e përfshirë atë në dietën tuaj, mund të parandaloni shfaqjen e vijave të holla dhe rrudhave në fytyrë. Vitamina C e pranishme tek kjo bimë gjithashtu promovon shërimin e shpejtë të plagëve dhe ndihmon kundra disa sëmundjeve të lëkurës.

Konsumi i burdullakut ndihmon në zvogëlimin e shanseve për kancer

Antioksidantët janë molekula të fuqishme të cilat ndihmojnë për të shtyrë procesin e plakjes. E dinit që janë gjithashtu shumë të dobishëm në mbrojtjen e qelizave nga radikalet e lira, duke ulur kështu shanset e prekjes nga kanceri. Ka shumë fruta dhe perime shumë të pasura me antioksidantë që luftojnë kancerin. Një nga më të lirat dhe më të aksesueshmet është burdullaku.

Këto janë vetëm disa nga vetitë e dobishme të burdullakut. Gjithsesi, nëse vuani nga gurët në veshka, reduktoni konsumin e tij, sepse përmban acid oksalik në sasi të larta. Nëse dëshironi të ulni nivelet e acidit oksalik të tij, ziejeni para se ta konsumoni!/lajmejavore

Nuk është barishte, por një mrekulli që natyra na mbjell në bahçe Read More »

STUDIM – Rreziku nga Alzheimeri më i lartë te gratë me shumë fëmijë

Rreziku nga Alzheimeri mund të rritet 70% te gratë që kanë pesë ose më shumë fëmijë, sipas një studimi.

Një studim, në të cilin kanë marrë pjesë 3.500 gra të moshës mbi 60 vjeç në Korenë e Jugut dhe Greqi, ka treguar se mundësitë tek gratë që lindin pesë ose më shumë fëmijë të vuajnë nga Alzheimeri në pleqëri mund të jenë 70%.

Në studim është parë se gratë që nuk vuajnë nga demenca dhe kanë më shumë se pesë fëmijë kanë rezultuar më të pasuksesshme në testet konjiktive, krahasuar me gratë që kanë më pak se pesë fëmijë.

Studimi gjithashtu ka treguar se gratë që kanë përjetuar një apo dy shtatzëni të paplota kanë shumë më pak gjasa për të zhvilluar Alzheimerin sesa gratë që nuk kanë qenë kurrë shtatzënë.

Neuropsikiatri Ki Woong Kim nga Universiteti Kombëtar i Seulit, tha se rritja në masë të madhe dhe rënia e menjëhershme e estrogjenit dhe hormonit të stresit te gratë mund të jenë shkaktarë të rritjes së rrezikut të Alzheimerit, gjendje kjo që mund të ndikojë negativisht në aktivitetet e trurit.

Sipas Raportit Botëror të Alzheimerit për vitit 2016, në botë 47 milionë njerëz vuajnë nga demenca./atsh

STUDIM – Rreziku nga Alzheimeri më i lartë te gratë me shumë fëmijë Read More »

Zbulohet bima që mund të bëjë mrekulli me rastet e kancerit

Blushwood (Hylandia dockrillii), që në shqip mund të përkthehej si druri i kuqërremtë, është zbuluar së fundmi që mund të ketë veti të jashtëzakonshme shëruese, sidomos kundër tumoreve.

Këto bimë janë kultivuar në veri të Kuinslendit, në Australi në kuadër të një studimi dhe kërkuesit janë mahnitur nga rezultatet e deritanishme.

Për këtë eksperiment janë përdorur 300 kafshë të cilave iu shkaktuan në mënyrë artificiale tumore të qafës dhe të lëkurës (melanoma), dhe në 75% prej tyre është arritur një shërim i plotë pas trajtimit me ekstraktin e kokrrave të kësaj bime.

Sipas të dhënave të shkencëtarëve, te asnjëra nga këto kafshë tumori nuk është rikthyer pas mjekimit.

Kështu, ata kanë dalë në përfundimin se përbërësi që gjendet në kokrrat e kësaj bime, vret qelizat e tumorit, rregullon qarkullimin e gjakut dhe e nxit sistemin imunitar që ta zbërthejë pjesën e mbetur të tumorit.

Kërkuesit shkencorë thonë konsumimi i kësaj bime nuk ka asnjë efekt anësor. I vetmi problem qëndron në faktin që kjo bimë është shumë e vështirë që të kultivohet jashtë Kuinslendit verior./njekomb

Zbulohet bima që mund të bëjë mrekulli me rastet e kancerit Read More »

Dieta me dy numrat misteriozë brenda, e njohin dhe e përdorin shumë VIP-a

Ajo është dieta që e përdorin njerëz të njohur të artit dhe sportit. Përbëhet nga vetëm 2 numra që në dukje janë misterioz, 16 dhe 8.

Ata nuk janë numra magjikë, por intervale kohe në harkun e 24 orëve të ditës ku lejohet ose jo të hani.

Por cili është parimi i kësaj diete? I thjeshtë!

Thjesht nuk duhet të numërosh kaloritë e komplikuara, të peshosh ushqime apo të rrish pa ngrënë.

Natyrisht, të hash në mënyrë të moderuar, duke eliminuar sheqernat dhe pijet alkoolike dhe duke kufizuar karbohidratet dhe yndyrat. Ajo që ka rëndësi është momenti i ditës kur merret ushqimi, dhe mund të hani brenda një intervali prej 8 orësh, ndërkohë që agjëroni pjesën e mbetur të kohës.

Parimi që e bën të funksionojë këtë dietë është në faktin se agjërimi për një num,ër të mjaftueshëm orësh ndez metabolizmin hormonal, duke provokuar konsumin e yndyrave të depozituara, duke rregulluar prodhimin e insulinës. Avantashi i këtij regjimi, këshilluar mes të tjerëve nga Avid Kingsbury, trajen personal i shumë yjeve të Hollviudit, është në faktin se rënia në peshë nuk ndikon në masën e dobët muskulore, e cila mbetet e paprekur. Masa e yndyrës, digjet në mënyrë efikase duke prodhuar energji, duke patur dhe një efekt detoks./korrieri

Dieta me dy numrat misteriozë brenda, e njohin dhe e përdorin shumë VIP-a Read More »

Të gjitha sekretet për një nxirje të përsosur; Kujdes mos synoni të merni ngjyrë…

Për të gëzuar plotësisht të gjitha këto përfitime ju duhet të dini se si t’i ekspozoheni me masat e duhura paraprake. Le të shohim disa këshilla të rëndësishme për rrezitjen.

1) Ekspozim gradual

Mos e ekspozoni veten shumë gjatë në dy ose tre ditët e para. Në fillim, mos merrni më shumë se tre të katërtat e një ore rreze në ditë (20 minuta në diellin e fortë). Përtej këtij kufiri, nuk prodhohet melaninë tjetër.
Nxirja sipërfaqësore e ditëve të para është për shkak të melaninës që vihet menjëherë në dispozicion, por është e destinuar të zhduket shpejt. Vetëm pas një jave apo më shumë, fillon të formohet ngjyrë e qëndrueshme.
Këshillë: pas ditëve të para, kohëzgjatja e ekspozimit mund të rritet gradualisht, pa harruar sigurisht mbrojtjen e duhur.

2) Mbrojtja
Qoftë në varësi të fototipit (lëkurës, flokëve, syve), klimës, sezonit apo qëndrimit, nëse keni dyshime zgjedhni një mbrojtje të lartë.
Këshilla: aplikoni produktet solare para se të dilni, që nga mëngjesi, dhe rinovoni aplikimin shpesh, sidomos në rast të djersitjes intensive dhe pas çdo dushi të zgjatur. Aplikoni produktin solar edhe në lëkurë të errët dhe nëse tashmë keni një ngjyrë të bukur, ndoshta duke reduktuar faktorin e mbrojtjes.

3) Kohët dhe oraret
Kohët më të mira për të ekspozuar veten për një nxirje të shëndetshme janë në mëngjes deri në 11 dhe pasdite pas orës 15:00. Shmangni orët nga 12 në 15 pasi në këtë kohë të ditës, rrezatimi diellor është në kulmin e intensitetit të tij ( dhe rreziku i dëmtimit të lëkurës!), nëse nuk doni të bëni pa të, mbrojeni veten me produkte me një faktor të lartë mbrojtës.
Këshilla: mos i ekspozoni fëmijët nën moshën 3 vjeç në diell gjatë orëve të rrezatimit intensiv (në fund të fundit, ata nuk duhet të tregojnë ngjyrën e tyre tek kolegët e tyre kur të kthehen!). Në të vërtetë, lëkura mban gjurmët e të gjitha rrezeve të marra gjatë fëmijërisë dhe si pasojë sa më e madhe sasia, aq më i madh është rreziku i paraqitjes së tumoreve në moshë madhore.

4) Nuk ka parfume në diell
Për të parandaluar sensibilizimin e lëkurës dhe reagimet alergjike nga rrezitjet, mos vendosni parfume ose ujëra për trupin me bazë alkooli para se të ekspozoni veten në diell. Nëse po merrni medikamente këshillohuni me mjekun tuaj.

5) Lëvizja
Këshilla: bëj banja dielli duke ecur ose duke luajtur. Në këtë mënyrë, rrezatimi diellor shpërndahet homogjenisht në të gjithë trupin, metabolizmi mbetet aktiv dhe nxirja juaj do të jetë uniforme.

6) Rreze nuk marrin vetëm në plazh
Nëse vendosni të qëndroni jashtë për një udhëtim me biçikletë, një shëtitje, sport ujor ose ndonjë aktivitet tjetër, gjithmonë është e këshillueshme që të mbroni veten me një trajtim me kremra solarë.
Këshilla: kushtojini vëmendje rrethanave që rrisin rrezikun ose zvogëlojnë perceptimin e rrezikut, si lartësia, qielli me re, sipërfaqet reflektuese (bora, rëra, uji), era e freskët.

7) Mbrojtja në të gjitha mënyrat
Dielli nuk sjell vetëm nxirjen në lëkurë: mund të jetë i dëmshëm për sytë.
Këshillë: vishni kapele dhe syze dielli me lente të miratuara, të cilat mund të filtrojnë UVA dhe UVB (etiketa CE). Mbroni fëmijët me një t-shirt të thatë: një t-shirt I lagësht nuk I filtron rrezet UV.

8) Thahuni
Efekti pasqyrues i pikave favorizon goditjen e diellit dhe zvogëlon efektshmërinë e produkteve mbrojtëse edhe nëse reziston ndaj ujit dhe mund të nxisë djegien nga dielli dhe dehidratimin. Pra, është mirë të thaheni tërësisht pas çdo dushi për të marrë një nxirje pa probleme.

9) Në fund të ditës
Bëni një dush me ujë të freskët për të hequr gjurmët e kripës së detit (ose klorin nëse keni qenë në pishinë). Përfundoni duke përdorur më pas një produkt pasekspozimi(doposole): pas ekspozimit, lëkura duhet të hidratohet gjithmonë për ta mbajtur atë elastike dhe për të mbajtur ngjyren më gjatë.
Këshillë: kujdesuni për flokët duke I trajtuar dhe mbrojtur me produkte të përshtatshme

10) Kujdes ndaj dietës
Nuk duhen lënë pas dore edhe këshillat ushqyese për një rrezitje të përkryer.
Ushqimet e pasura me vitamina janë në gjendje t’i sigurojnë lëkurës një hidratim të duhur: vitamina C (speca, agrume dhe kivi), E (vezë dhe brokoli), A-beta-carotene (perime me pulpë të kuqe ose të verdhë, karrota) japin një ngjyrë më të artë..
Pini shumë ujë dhe shpesh. Dielli dehidraton trupin tonë thellë.
Këshilla: kushtojini vëmendje të moshuarve, të cilët kanë një ndjenjë të etjes së reduktuar dhe fëmijëve të vegjël, të cilët kanë nevojë për më shumë ujë dhe rregullim më pak efektiv të temperaturës së trupit./biovita.com

Të gjitha sekretet për një nxirje të përsosur; Kujdes mos synoni të merni ngjyrë… Read More »

Qëndrimi jashtë ul rrezikun nga diabeti

Qëndrimi në ambient të hapur mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit të tipit 2, sëmundjeve të zemrës, presionit të lartë të gjakut dhe madje edhe stresit, pohon një raport.

Të dhënat nga pothuajse 300 milionë njerëz u analizuan si pjesë e rishikimit të studimeve ekzistuese që përfshinin në përfitimet e supozuara të natyrës.

Studiuesit shpresojnë se zbulimi – i cili mbështet vitet e hulumtimeve – do të nxisë mjekët që të rekomandojnë pacientët të shpenzojnë më shumë kohë në hapësira të gjelbra.

Shkencëtarët e Universitetit të Anglisë Lindore studiuan të dhëna nga 20 vende, përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA-në, për të ardhur në konkludim.

Ata gjithashtu vlerësuan efektin e natyrës te njerëzit në Australi, Evropë dhe Japoni. ‘Hapësira e gjelbër’ u përkufizua si tokë e hapur, e pazhvilluar me vegjetacion natyror, si dhe hapësira të gjelbra urbane, të tilla si parqet dhe gjelbërimi i rrugëve.

Ekipi krahasoi shëndetin e njerëzve me qasje të vogël në hapësira të gjelbra me atë të njerëzve me sasinë më të lartë të ekspozimit. Caoimhe Twohig-Bennett, autore kryesore e studimit, pranoi se nuk janë të sigurt se çfarë shkakton përfitimet e gjetura.

“Kalimi i kohës në natyrë sigurisht na bën të ndihemi më të shëndetshëm, por deri më tani ndikimi në mirëqenien tonë afatgjatë nuk është kuptuar plotësisht.

Qëndrimi jashtë zvogëlon rrezikun e diabetit të tipit II, sëmundjeve kardiovaskulare, vdekjes së parakohshme dhe lindjes së parakohshme, dhe rrit kohëzgjatjen e gjumit”, tha ajo./alsat

Qëndrimi jashtë ul rrezikun nga diabeti Read More »