Shendetesi

Lëngu i qepës , zgjidhja ideale për pastrimin e organizmit

Lëngu i qepës është një pije jo shumë e përhapur dhe me shumë gjasë e padëgjuar.

Ky lëng ka një përdorim tërësisht mjekësor falë vlerave të jashtëzakonshme që ka për shëndetin e njeriut.

Me siguri, idea e të pirit një lëng të tillë as nuk iu vjen ndërmend por nëse vuani nga problemet me rrugët e frymëmarrjes, ai do të bëhet aleati juaj më i çmuar.

Nëse shqetësoheni për shijen apo aromën, këtë çaj mund ta kombinonin me kanellë dhe mollë për më shumë vlera.

Vlerat e lëngut të qepës janë të shumta.

Ai përmban fibër, vitaminat B6, C, flavonoidë, kalçium, magnez, kalium, selenium dhe fosfor.

Përfitimet Shendëtësore Të Lëngut Të Qepës

Lëngu i qepës mund të përgatitet duke zier qepën në ujë (4 kokrra qepë mesatare për 2 litra ujë) dhe më pas të pasurohet me produkte të tjera.

Lëngu i Qepës Për Pastrim

Përbërësit e qepës ndihmojnë vitaminën C që të largojë toksinat e dëmshme nga organizmi.

Amino acidet e këtij lëngu ndihmojnë nxjerrjen sa më të shpejtë të substancave të dëmshme nëpërmjet urinës.

Shëndeti i Zemrës

Sipas të dhënave të AgroWeb.org konsumi i lëngut të qepës ndihmon në parandalimin e mpiksjes së gjakut, një nga arsyet kryesore të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.

Ky lëng ndihmon në uljen e ndjeshme të kolesterolit, një armik i njohur i zemrës.

Diabeti

Lëngu i qepës luan një rol të rëndësishëm në trajtimin e diabetit.

Sipas tënave të cilave i referohet AgroWeb.org mineralet që përmban ky lëng përmirësojnë aktivitetin e insulinës në largimin gradual të sheqernave nga gjaku.

Së dyti, flavonoidët tek lëngu i qepës ulin nivelin e lartë të glukozës në gjakun e njerëzve të prekur nga diabeti i tipit 2.

Kolla

Përmbajtja e sulfurit tek lëngu i qepës ndihmon në shpërbërjen e sekrecioneve dhe lehtëson kollën.

Kësisoj ky lëng rekomandohet shumë kundër sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes.

Azma

Lëngu i qepës shërben për të parandaluar dhe trajtuar probleme si azma sepse është i pasur me flavonoidë.

Ai qetëson muskujt e rrugëve të frymëmarrjes.

Imuniteti

Pirja e rregullt e lëngut të qepës i bën mirë imunitetit.

Ai është i pasur me vitaminë C, e cila lufton bakteret dhe virozat.

Nëse jeni sëmurë dhe pini lëngun e qepës, do të vëreni se shërimi do të jetë më i shpejtë.

Tretja

Falë fibrës, lëngu i qepës e bën tretjen me të lehtë dhe më të mirë.

Fibra përmirëson lëvizjen e zorrëve dhe nxit rritjen e baktereve të mira.

Pesha Trupore

Flavonoidet tek lëngu i qepës përmirësojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në djegien e yndyrnave të tepërta.

Në këtë mënyrë, konsumi i vazhdueshëm i lëngut të qepës pengon shtimin në peshë.

Flokët Dhe Lëkura

Vitamina C tek lëngu i qepës stimulon formimin e kolagjenit ndërsa vitamina E shmang dëmtimin nga ekspozimi ndaj radikaleve të rrezeve ultra vjollcë.

Mineralet nga ana tjetër janë shumë efikasë në parandalimin e akneve dhe në forcimin e flokut.

Vlera Të Tjera Të Lëngut Të Qepës

Lëngu i qepës është i mirë kundër gripit, dhimbjeve të barkut, për dendësinë kockore, cilësinë e gjumit, dëshirën seksuale, dhe shëndetin e dhëmbëve.

Si Ta Përgatisni Lëngun E Qepës

Qepën duhet ta zieni me gjithë lëkurë në një çajnik për 5 minuta. (1 kokërr qepë për 1/2 litër ujë ose 2 kokrra qepë për 1 litër ujë)

Mund ta ndani në copa ose ta zieni të plotë.

Pas zierjes, mund të shtoni mjaltë dhe limon për të përmirësuar shijen dhe të pini menjëherë një gotë. Pjesën e mbetur mund ta ruani në frigorifer dhe ta konsumoni ditën tjetër./agroweb

Lëngu i qepës , zgjidhja ideale për pastrimin e organizmit Read More »

600 persona me aftësi të kufizuar përfitojnë karriget me rrota falas

Personat me aftësi të kufizuar përfitojnë karriget me rrota falas, falë mbështetjes financiare të ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu shpërndau në Shkodër karriget me rrota për 22 persona me aftësi të kufizuar.

“Kjo është një ndihmë konkrete që tashmë jepet nga shteti për personat me aftësi të kufizuar. Karriget me rrota janë të përshtatura sipas nevojës për çdo person dhe vetëm në Shkodër ne ju kemi dhënë mundësinë 120 personave me aftësi të kufizuar të kenë karrige me rrota të personalizuara për t’ja dalë vetë në përditshmëri”, tha Manastirliu.

Në të gjithë vendin, rreth 600 persona me aftësi të kufizuar do të përfitojnë çdo vit karrige me rrota falas, të prodhuara në punishten “Mirësia”, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Me financimin e Ministrisë u bë e mundur garantimi i vijimit të punës së përshtatjes së karrigeve me rrota për personat me aftësi të kufizuar. Deri tani, me mbështetjen e këtij shërbimi janë pajisur rreth 700 persona me aftësi të kufizuara me karrige me rrota./atsh

600 persona me aftësi të kufizuar përfitojnë karriget me rrota falas Read More »

Krim mjekësor/ KLSH kërkoi asgjësimin e 378 mijë ilaçeve të skaduara, QSUT i rifuti në përdorim, me blerje false

Mbaheshin 3 vjet stok në depo e nuk u jepeshin spitaleve, vjedhja 1.6 miliardë lekë
Një skandal me përmasa krim mjekësor-njerëzor, me pasoja të rënda për shëndetin e pacientëve, rezulton të jetë zbuluar nga KLSH në fund të vitit 2017 dhe është konstatuar përsëri prej saj, para 1 muaji, pas lënies së detyrave për zbatim (nuk janë zbatuar).

Skandali i zbuluar, ka lidhje me 146 nijë e 863 medikamente të skaduara, me vlerë 382 milionë lekë, të mbajtura stok në depon farmaceutike të QSUT, qysh prej vitit 2014 kur janë blerë, duke mos u përdorur, të blera me tender jo për nevoja të QSUT, por për t’u bërë “nder” bizneseve private të ilaçeve, ndërkohë që ato kanë pasur kohë përdorimi deri në qershor 2015 dhe tetor 2016.

Ky skandal është mbajtur “sekret” nga QSUT dhe Ministria e Shëndetësisë, duke bërë edhe “rifreskime letrash të blerje-magazinimit” të tyre, për të fshehur skandal-krimin dhe vjedhjen, që lidhet me shëndetin e pacientëve, por dhe me vlera të mëdha financiare, të zhvatura në formë “tendera-qokash”, me blerje ilaçesh me shumicë mbi planifikimin vjetor, tek firmat private klienteliste, biznese ose të lidhura me shefat e mjekësië shqiptare.

Skandali thellohet më tej, kur mëson se për 40% të sasisë dhe emërtesave të këtyre ilaçeve, kanë pasur nevojë emergjente pavionet, por nuk u janë dhënë nga drejtoria e QSUT, pa harruar faktin (sipas KLSH), që dyfish abuzim sasisor e 3 fish financiar është bërë me ilaçet donacione, të cilat nuk u janë dhënë spitaleve nën refrenin mashtrues “nuk ka” megjtihëse ishin gjendje, por janë mbajtur stok në depot e QSUT edhe pa inventor, sasi e cila është 234 mijë e 405 medikamente, në vlerën 1. 2 miliardë, 339 mijë e 026 lekë.

Sipas raportit të KLSH, blerja e barnave zë rreth 45% (rreth 4 miliardë lekë) të buxhetit vjetor të QSUT dhe nga ana tjetër, flitet për mungesë të theksuar ilaçesh në spitale, ndërkohë që niveli i barnave të skaduar vijon të shtohet nga viti në vit, mbasi drejtoria e QSUT dhe Ministria e Shëndetësisë nuk i hapin depot, duke bërë pazare të pista, që duhen hetuar me imtësi nga anti-krimi ekonomik-financiar, mbasi ka efekte të mëdha negative në administrimin e fondeve, për barna dhe materiale mjekësore.

Hetimet nisura lidhur me këtë skandal të ialçeve që nuk u jepen pacientëve, por mbahen qëllimisht stok, kanë si informacion paraprak, një tjetër skandal të bërë nga drejtuesit e QSUT dhe Ministria e Shëndetësisë.

Ata jo vetëm nuk i kanë asgjësuar këto 378 mijë ilaçeve të skaduara, siç është lënë detyrë urgjente nga KLSH, por gjersa ato nuk janë më në depot e QSUT dhe nuk ka protokoll të filmuar asgjësimi, siç e detyron ligji, ekziston dyshimi i plotë se këto ilaçe të skaduara janë shitur e janë rifitur në përdorim brenda spitalevee të QSUT dhe nëpër spitalet e farmacitë private, me “letra të reja” furnizimi, plan-shpërndarje nëpër spitale dhe shit-blerje nëpërmjet tenderëve, duke mos harruar që bëhet fjalë, për 1.6 miliardë lekë, të paguara dy herë nga taksat e shqiptarëve, për të “vrarë” shëndetin e shqiptarëve./Pamfleti

Krim mjekësor/ KLSH kërkoi asgjësimin e 378 mijë ilaçeve të skaduara, QSUT i rifuti në përdorim, me blerje false Read More »

Perimet në mëngjes – Pse duhen patjetër për shëndetin

Mëngjesi i mirë është gjysma e punës, ndaj edhe perimet duhen ngrënë në mëngjes.

Të dhënat shkencore provojnë që nëse shtoni perimet në mëngjes, do të keni plotësuar shumicën e rekomandimeve për një shëndet më të mirë.

A do të donit ta nisnit ditën plot ankth dhe stres? Me siguri jo!

Po të marrim në konsideratë faktin që një përqindje mjaft e ulët e shqiptarëve hanë shumë pak perime, atëherë duhet të gjejmë motivimin e duhur që të shtojmë dozat e ushqimeve të shëndetshme.
Vlerat e perimeve për mëngjes
Ngrënia e perimeve në mëngjes është mjaft e thjeshtë, e lehtë dhe e shijshme.

Vende të ndryshme të botës i kanë perimet pjesë të pandarë të mëngjesit.

Francezët për shembull hanë rregullisht kastravecë, domate dhe ullinj në mëngjes.

Në Spanjë, hanë sallatë perimesh në mëngjes.

AgroWeb.org rekomandon fort përvetësimin e kësaj tradite edhe në regjimin ushqimor të shqiptarëve.
Më poshtë do të gjeni disa receta të cilat do t’ju vijnë në ndihmë për të ngrënë sa më shumë perime në mëngjes
Brokoli me vezë të skuqur

Në fillim zjejmë për 10 minuta brokolit e ndara në lule të vogla.

Më pas në tigan hedhim dy lugë gjelle me vaj ulliri, e lëmë pak të nxehet dhe më pas hedhim vezët sy.

U hedhim pak kripë dhe i lëmë të skuqen pak apo shumë sipas preferencës.

Krepa me miell misri me spinaq dhe djathë të bardhë

Brumin e krepave e përgatisni me miell misri në vend të miellit të grurit.

Për mbushjen e nje krepe, në një tigan hidhni një grusht me spinaq.

Lëreni në zjarr sa të avullojë uji, hidhini pak kripë, vaj ulliri dhe thërrime djathi dhe mbushni krepën.

Omletë me spinaq dhe avokado

Grini një grusht me spinaq, gjysmë avokado të prerë në kubikë.

Hidhni në një tas dy vezë, pak kripë dhe rrihini fortë. Më pas shtoni spinaqin dhe avokadon dhe përzjejini bashkë.

Vendosni një tigan në zjarr. Hidhni pak vaj ulliri dhe shtroni omletën në tigan. Lëreni të skuqet mirë nga njëra anë dhe më pas kthejeni nga ana tjetër.

Vezë dhe spinaq

Grini një grusht me spinaq.

Vendosni një tigan në zjarr. Hidhni spinaqin e grirë hollë dhe lëreni sa të avullojë uji, hidhini më pas pak vaj ulliri, kripë dhe hidhni vezët sy që të skuqen.

Lulelakër të skuqur me vezë

Në fillim zjejmë për 10 minuta lulelakrat e ndara në lule të vogla.

Më pas në tigan hedhim dy lugë gjelle me vaj ulliri, e lëmë pak të nxehet dhe më pas hedhim lulelakrat dhe vezët sy.

U hedhim pak kripë dhe i lëmë të skuqen pak apo shumë sipas preferencës.

Ju mund të përzieni të gjithë perimet që ju pëlqejnë dhe të angazhoheni në krijime të reja në kuzhinë./AgroWeb.org

Perimet në mëngjes – Pse duhen patjetër për shëndetin Read More »

2000 vjet na e mbajtën fshehur! Lëngu që lufton diabetin dhe vonon plakjen

Tani eshtë koha kur thanat, frutat e vogla me ngjyrë të kuqe pushtojnë tregjet. E nëse jeni nga ata që nuk e preferojnë shijen e thartë, ne kemi një zgjidhje: shurupi i thanave, recetën e së cilit do ta ndajmë poshtë me ju.

Përbërësit: 1 kg thana; 2 litra ujë; 300 gr sheqer (ose më pak/shumë, në varësi të shijes suaj).

Receta dhe përgatitja: Ne fillim lani thanat. Në enën ku do të përgatisni shurupin shtoni ujë dhe sasinë e thanave. E lini në nxehtësi maksimale derisa të fillojë të vlojë dhe më pas shtoni sheqerin.

Pastaj e lini për rreth 30-45 minuta të ziejë derisa uji të ulë volumin e tij, pra nga 2 litra në 1,5 litra. Gjatë kësaj kohe e përzieni nga pak shurupin.
Fikni sobën dhe e lini shurupin e thanave të ftohet paksa. Më pas mund ta servirni dhe ta shijoni!

Ja vlerat e frutit të thanës: Përmban rreth 9% sheqer, acide organike, vitaminë C. Lufton plakjen. Ka veti antioksiduese. Kuron sëmundjet kardiovaskulare dhe diabetin./korrieri

2000 vjet na e mbajtën fshehur! Lëngu që lufton diabetin dhe vonon plakjen Read More »

Vetëm me një përbërës shpëtoni nga thembrat e çara

Thembrat e çara janë një shqetësim i vërtetë, sidomos në stinën e nxehtë, kur këmbët ekspozohen më shumë, me sandale dhe shapka.

Por ekziston një zgjidhje fare e thjeshtë, e cila mund të praktikohet në shtëpi dhe që ka në bazë vetëm një përbërës.

Bëhet fjalë për miellin e tërshërës, i cili në sajë të përbërjes që ka, e bën lëkurën më të hidratuar dhe kompakte.

Ndër të tjera, ka edhe veti antinflamatore dhe antioksidante, të cilat janë shumë të mira për shëndetin e përgjithshëm të lëkurës.

Hidhni një filxhan çaji me miell tërshëre në një enë dhe mbusheni me ujë të vakët.

Në të mund të shtoni disa pak vaj esencial livandoje, ose në pamundësi pak vaj ulliri.

Futini këmbët për 15-30 minuta në ujë dhe masazhojini thembrat ngadalë.

Në fund me një limë për thembrat pastrojini dhe do të shikoni që këmbët tuaja do të jenë si të një bebeje. Një veprim të tillë, këshillohet që ta praktikoni një herë në javë./njekomb

Vetëm me një përbërës shpëtoni nga thembrat e çara Read More »

Pse një gjarpër simbol i mjekësisë? Zbulojeni njëherë e mirë

Imazhi i gjarpërit përreth një shkopi është i njohur në fushën e mjekësisë. Këtë simbol pothuajse secili e ka parë në paketimet farmaceutike si dhe në spitale. Mirëpo, ne e dijmë që kafshimi i gjarpërit është helmues dhe shpesh-herë vdekjeprues, prandaj ky simbol në shikim të parë duket si një montim jo i përshtatshëm për mjekësinë. Megjithatë, emblema e lashtë e gjarpërit përreth shkopit ka një histori. Ekzistojnë dy versione që e sqarojnë simbolin e mjekësisë.

Sipas mitologjisë shkopi simbolizon shkopin e “zotit” madheshtor Hermes i cili ishte njeri me krah, ishte një lajmëtar ndërmjet Zotit dhe njerëzve. Thuhet se Hermes ishte edhe mjek i udhëtarëve dhe për shkak se në atë kohë, mjekët udhëtonin në distanca të mëdha në këmbë për të vizituar pacientët e tyre duhet ta kishin një shkop, shkruan rtv21.tv.

Më heret përreth shkopit ishin dy shirita të bardhë, por më vonë ata u zëvendësuan me gjarpërinjtë që lidhet me historinë e Hermesit, i cili ka treguar se me anë të shkopit i ka ndarë dy gjarpërinjë luftarak dhe kështu kanë mbetur gjarpërinjtë rreth shkopit në harmoni të balancuar. Një tjetër përshkrim gjithnjë sipas mitologjisë tregon se Asklepi, i cili ishte ishte një gjysmëperendi greke e mjekësisë, kishte mundësi për t’i shëruar të sëmurët dhe për t’i sjell njerëzit e vdekur përseri në jetë; edhe ky kishte një shkop me gjarpër përreth.

Te grekët gjarpërinjtë konsideroheshin si të shenjtë dhe helmin e tyre e përdornin për shërim. Helmi i gjarpërinjve është menduar të jetë sherues dhe shihej si simbol i rilindjes dhe ripërtëritjes, prandaj edhe ka mbetur simboli i mjekësisë me një gjarpër rrotull një shkopi./lajmifundit

Pse një gjarpër simbol i mjekësisë? Zbulojeni njëherë e mirë Read More »

Qendrat Shëndetësore në gatishmëri të plotë, 13 000 pushues të vizituar

Qendrat Shëndetësore Verore kanë pritur që nga nisja e sezonit veror 13 000 pushues që kanë shfaqur probleme shëndetësore, teksa 211 shtetas janë shpëtuar nga rreziku i mbytjes.

Shifrat u bënë publike në pasqyrimin javor të punës së qeverisë, ku fal treguesit të shifrave vihet re puna dhe angazhimi i lartë i rojeve bregdetare në terren, si dhe qendrave shëndetësore të cilat janë në gatishmëri të plotë për të pritur pushues që shfaqin probleme shëndetësore.

26 qendrat shëndetësore verore janë në shërbim të pandërprerë përgjatë të gjithë vijës bregdetare dhe në zonat me turizëm malor deri në mesin e muajit shtator, duke ofruar kushte dinjitoze për pushuesit e shumtë vendas dhe të huaj që frekuentojnë Shqipërinë gjatë sezonit turistik./atsh

Qendrat Shëndetësore në gatishmëri të plotë, 13 000 pushues të vizituar Read More »