Shendetesi

Fruthi shumë pranë, mjeku Alimehmeti thirrje prindërve: Vaksinoni fëmijët

Që nga 5 dhjetori, ka pasur një rritje të madhe të fëmijëve të prekur nga fruthi, duke u kthyer në një alarm në Europë dhe Azi, ndërkohë që numrat vijojnë të rriten, mjeku Ilir Alimehmeti, ka bërë thirrje që të gjithë t’i kushtojnë rëndësi.

Në një intervistë televizive, ai ka thënë se prindërit duhet t’ia bëjnë fëmijëve dhe të mos ndikohen nga fjalët që qarkullojnë se mund të shkaktojë autizëm.

Mjeku mori shembull brezin e vjetër, i cili e kishte të detyrueshëm që të vaksinohej në shkolla, ndërkohë numri i të prekurve me spektin autik ishte më i ulët.

Sakaq, Alimehmeti theksoi se periudha që përhapet fruthi më shpejt është dimri, prandaj të gjithë duhet të bëjnë kujdes.

“Në radhë të parë ajo ka qene një vaksinë e detyrueshme. Brezi ynë e ka bërë në shkollë, vinin dhe na e bënin. Mirëpo, tani fëmijë ka shumë më pak sepse ka shumë më pak lindje.

Kjo vaksina e fruthit u lidh me autizmin në atë kohë. Një paper që u hodh poshtë, u rrëzua. Nuk po i hyj anës teknike. E provoi Danimarka. Në 40 vjet më pas janë bërë studime në çdo shtet të mundshëm dhe nuk u gjet gjë. Brezi jonë e kanë bërë të gjithë. Sa ke parë persona të spektit autik te ne? Ne kemi një rritje së fundmi. Ndërkohë, nga krahu tjetër kemi një zbritje drastike të numrit të vaksinimit. E thënë ndryshe nga ç’mund të pritej. Qyteti ka më shumë se fshati, ndërkohë fshati e bën më shumë vaksinën. Me një logjikë të thjeshtë e kupton. Ndotja ambientale duket se është problematika më e madhe. Mund të ketë dhe problematika të tjera, por ne kemi 40 vjet dhe nuk po e gjejmë. Rumani para dy javësh shpalli dy mijë raste.

E vetmja rrugë për t’u përballur me fruthin, është të përballesh me vaksinimin. Deri më thotë fruthi është virusi më i transmetueshëm dhe këtë e ka thënë shkenca.

Në dimër është koha ku mund të shpërthejë fruthi. Ne nuk jemi akoma shumë në të ftohtë, por dimri është periudha që mund të përhapet më shumë”, shprehet mjeku Alimehmeti.

Fruthi shumë pranë, mjeku Alimehmeti thirrje prindërve: Vaksinoni fëmijët Read More »

Stomatologu: E dallojmë kur pacienti pi drogë, heroina i shkatërron dhëmbët

Stomatologu Besnik Sadikaj tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se e dallojnë kur një pacient pi drogë pasi heroina i shkatërron dhëmbët.

Ai sqaroi se konsumatorët e drogës kanë një prishje të dhëmbëve në atë gradë sa nuk i ndjejnë më dhe i vetmi moment kur paraqiten te stomatologu është kur nuk konsumojnë dot më ushqim.

“Drogë, duhan, alkool, të gjitha dallohen. Fillon një dëmtim shumë i madh i dhëmbëve kur pi drogë dhe problemi është që kjo lloj kategorie nuk e ndjen problemin e ftohjes së dhëmbit që është sensori i parë i njeriut kur një prishje fillon të avancojë, nuk ndjejnë as prishjen e dhëmbit sepse janë gjithë kohën të mbidozuar në drogë dhe kur vijnë që paraqiten në klinikë vijnë vetëm sepse nuk hanë dot bukë,” – u shpreh Sadikaj.

Stomatologu: E dallojmë kur pacienti pi drogë, heroina i shkatërron dhëmbët Read More »

Kolla mund të jetë një simptomë e sëmundjes së zemrës: Kur duhet të shkoni te mjeku

Edhe pse kolla e herëpashershme është një fenomen krejtësisht normal, një kollë që nuk largohet për një kohë të gjatë mund të jetë shenjë e një problemi të caktuar shëndetësor, duke përfshirë edhe problemet e zemrës

Sipas klinikës Mayo, një kollë konsiderohet akute nëse zgjat më pak se tri javë dhe kronike nëse zgjat më shumë se tetë javë.

Shkaktarët më të shpeshtë janë kryesisht ftohja, gripi, alergjitë, astma apo bronkiti.

Megjithatë, ka edhe disa sëmundje të tjera ku kolla është një nga simptomat e para dhe një ndër to janë sëmundjet e zemrës.
Edhe pse shumica e njerëzve e injorojnë atë, mjekët paralajmërojnë se duhet të vizitoni një mjek nëse kolla zgjat më shumë se tri javë ose bëhet më intensive me kalimin e kohës.

Si të kuptoni se kolla mund të jetë shenjë e sëmundjes së zemrës?

Ka disa shenja që tregojnë këtë. Nëse shfaqen simptoma të tilla si shqetësime në gjoks, marramendje, gulçim ose vjellje së bashku me një kollë që nuk largohet për një kohë të gjatë, mjekët thonë se mund të jetë një sëmundje e zemrës.
Mjekët shpjegojnë se ekzistojnë dy lloje të arrestit kardiak, i majtë dhe i djathtë. Kur ka një bllokim në anën e majtë, gjaku, si dhe i gjithë lëngu, tërhiqet në mushkëri, duke shkaktuar gulçim dhe kollë. Në shumicën e rasteve, kolla është e lagësht, nuk largohet me kalimin e kohës dhe shumë shpesh ka edhe mukozë rozë.

Kolla mund të jetë një simptomë e sëmundjes së zemrës: Kur duhet të shkoni te mjeku Read More »

Virozat e vjeshtës/ Mjeku Kalo paralajmëron qytetarët: Jo vetëmjekim, kujdes me antibiotikët

Mjeku Tritan Kalo ka dhënë disa këshilla për qytetarët, të cilët mund të preken nga virozat e stinës së vjeshtës.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Kalo thotë se qytetarët nuk duhet të marrin ilaçe në farmaci pa u konsultuar paraprakisht me një mjek.

Ai deklaron se duhet pasur kujdes me përdorimin e antibiotëve, pasi shprehet se ata nuk janë antiviralë.

Mjeku thekson se në asnjë rast nuk duhet bërë vetëmjekim, teksa thekson se përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve ul efektshmërinë e tyre për shkak të rritjes së rezistencës bakteriale.

Këshillat e mjekut Tritan Kalo:

Javë të mbarë bashkëkombas brenda dhe jashtë trojeve arbërore… Rikujtesë… Vjeshta bashkëshoqërohet përpos infeksioneve të tjera stinore virale apo bakteriale, edhe me prekje të shpeshta të tonsilave/anginave apo bajameve sikundër i njeh ato populli… Luhatjet e temperaturave e rikthimet në bankat e shkollave me shtimin e kontakteve të përditëshme jetësore, e mundësojnë shfaqjen dhe përhapjen e këtij infeksioni… Mos vraponi direkt në farmaci për të filluar mjekimin e tyre pa u konsultuar paraprakisht me një mjek… Në mbi 70% të tyre, infeksionet tonsilare janë të origjinës virale, çka nuk e justifikon aspak fillimin e një antibakteriali/antibiotiku në kësi rastesh… Antibiotikët nuk janë antiviralë…

Nëse do të kemi të kombinuara tre elementë: 1- temperaturë e lartë mbi 38 gradë celcius, 2- prania e pusit/qelbit mbi tonsila, dhe 3- rritjen e gjëndrave limfatike nën nofulla, të ndjeshme në prekje, bëhet e justifikueshme fillimi i një antibiotiku… Meqënëse streptokokët janë shkaktarët e tyre më të shpeshtë, një antibiotik i familjes së madhe të beta-laktaminave e cefalosporinave është i mjaftueshëm… Ka rëndësi kohëzgjatja e marjes së këtij antibiotiku, prej jo më pak se 7 ditë, por jo më shumë se 10 ditë e bashkëshoqëruar me probiotikë, ulës të temperaturës (alternimi i Paracetamolit me Ibubrufen), dezinfektantë të fytit (aerosole Jodex, Golapiol, etj.), vitaminoterapi (Vitaminë B komplex, C, etj.)…

Marrja vend e pavend e antibiotikëve/antibakterialëve sidomos këto vitet e fundit gjatë pandemisë së Covid-19, ka favorizuar uljen e efektshmërisë së tyre për shkak të rritjes së rezistencës bakteriale… Antibiotikët janë “një thesar i rëndësishëm i njerëzimit” në betejat e tij kundër infeksioneve bakteriale, ndaj duhet bërë shumë kujdes me një thesar të tillë të kaqvlertë… Jo vetëmjekim…

Virozat e vjeshtës/ Mjeku Kalo paralajmëron qytetarët: Jo vetëmjekim, kujdes me antibiotikët Read More »

3-vjeçari vdiq në spital! Vjen reagimi i parë i vajzës së doktorit

Ina Xhaxho, vajza e mjekut Roland Xhaxho në klinikën e së cilës u krye ndërhyrja dentare e 3-vjeçarit, Brian, i cili humbi jetën ka reaguar. Stomatologia në një postim në rrjetet sociale kërkon që të merren informacione të sakta për anamnezën e fëmijës, dhe të mos gjykojnë pa e ditur arsyen e ndarjes nga jeta të 3-vjeçarit. “Prisni ekspertizën me besoni, prisni edhe pak une ketu jam nese kam bere dicka gabim prap ketu jam”, shkruan Xhaxho, ndërsa theksoi se i ka dërguar ankesë “Urdhrit të Stomatologëve” për të pasur kujdes për informacionet që dalin në emrin e saj.

Postimi i Ina Xhaxhos

Pershendetje doja tiu beja me dije qe une asnje here nuk kam qene e kontaktuar nga urdhri stomatologeve, as me email as me telefon. Presidentit qe perdor Facebook per lajmërime zyrtare I kam derguar leter ANKESË (nga avokati im) ne email per te zbatuar me përpikmeri cdo gje, te jete i kujdesshem per informacionet ne emrin tim sepse ne te tilla raste ka marre permasa te medha. Une jam ne pritje te kaloj 7 dite zie per ate familje. Une sjam as media as joq une jam mjeke si te gjithe ju.
Ndaj ju mik koleget e mi une jam ketu ne Shqiperi ku cdo dite jam prane krenarisë time pran atij qe me ka mesuar te jem e qete te ndihmoj e te kryej profesionin tim me dinjitet me protokolle, jam prane babait tim. Ju gjykoni si te doni por merrini info te sakta jo portalesh per anamnezen e femijes, per gjendjen e tij, kur te dali pra fleta e daljes nga ne, ecurin e SAKTE ne QSUT prisni ekspertizën me besoni. Mos gjykoni ju pa ditur pse! Faleminderit me respekt Dr. INA ХНАХНО

3-vjeçari vdiq në spital! Vjen reagimi i parë i vajzës së doktorit Read More »

Reagon QSUT për vdekjen e foshnjës në Tiranë: Familjarët u informuan për komplikacionet, fëmijës iu dha…

Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka reaguar zyrtarisht ditën e sotme lidhur me rastin e foshnjës që ndërroi jetë tragjikisht ditën e djeshme.

Në reagimin e spitalit thuhet se edhe gjatë ndërhyrjes së kryer ndaj fëmijës, edhe pas operacionit, përkujdesja e mjekëve ka qenë maksimale dhe i është dhënë shërbimi i nevojshëm, duke u ndjekur me shumë kujdes nga ekipi reanimator i QSUT-së.

Sipas tyre familjarët janë informuar edhe përpara ndërhyrjes për komplikacionet e mundshme post operatore, për gjendjen e patologjisë së lindur dhe atë të fëmijës përpara ndërhyrjes dhe se mjekët kanë marrë aprovimin e tyre për kryerjen e ndërhyrjes.

Reagimi i plotë:

SQARIM I EKIPIT TË SHËRBIMIT TË KARDIOKIRURGJISË

Nisur nga disa publikime në disa media online për rastin e fëmijës B.D që fatkeqësisht humbi jetën si pasojë e komplikacioneve që shoqërojnë anomali të rënda të sëmundjeve të zemrës tek një i porsalindur, shërbimi i Kardiokirurgjisë së QSUT, sqaron se:
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” çdo ditë mban mbi supe misionin jetëshpëtues për dhjetëra mijëra qytetarë që vijnë nga gjithë Shqipëria, por edhe nga trevat përreth. Ndër vite janë trajtuar me shumë sukses mbi 1300 raste të pacientëve të vegjël.
Edhe gjatë ndërhyrjes së kryer ndaj fëmijës B.D, edhe pas operacionit, përkujdesja e mjekëve ka qenë maksimale dhe i është dhënë shërbimi i nevojshëm, duke u ndjekur me shumë kujdes nga ekipi reanimator i QSUT-së.
Familjarët janë informuar edhe përpara ndërhyrjes për komplikacionet e mundshme post operatore, për gjendjen e patologjisë së lindur dhe atë të fëmijës përpara ndërhyrjes. Mjekët kanë marrë aprovimin e tyre për kryerjen e ndërhyrjes.
Ndjejmë të nevojshme të theksojmë se asnjë pjesëtar i stafit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk është kontaktuar për të dhënë shpjegime për rastin në fjalë, në mënyrë që rasti të pasqyrohej i balancuar në opinionin publik.
Ndaj, duke marrë parasysh pasaktësitë në publikimet mediatike, theksojmë se puna e këtij shërbimi kombëtar jetëshpëtues, minimumi duhet të trajtohet i verifikuar dhe duke marrë parasysh të gjitha detajet e rastit në fjalë.
QSUT është dhe do të mbetet adresa e përditshme e problematikave të tyre shëndetësore dhe nuk i meriton në asnjë rast komentet keq informuese nga askush.

Reagon QSUT për vdekjen e foshnjës në Tiranë: Familjarët u informuan për komplikacionet, fëmijës iu dha… Read More »

Rreziku i acidit urik në organizëm, nutricionistja Hyrida Basha: Ja cilat ushqime na ndihmojnë ta largojmë

Shkaktar i shpeshtë i artritit është teprica e acidit urik në organizëm. Kur veshkat nuk e bëjnë mirë punën e vet dhe nuk mund ta eliminojnë gjithë thartirën e urinës nga organizmi, ajo kristalizohet dhe shtresohet rreth nyjave dhe çon deri në fillim të procesit inflamator.

Acidi urik i lartë në gjak është një formë e artritit. Është e lidhur me dietën, në veçanti me mbikonsumin e mishit, prodhimeve të detit dhe alkoolin. Dieta duhet të jetë mjaft strikte nëse nuk kombinohet me ilaçe.

Dieta që rekomandohet për të ulur acidin urik konsiston në një plan të ekuilibruar dhe të shëndetshëm, për të parandaluar edhe sëmundje kronike të ndryshme.

E ftuar në Vila24 nutricionistja Hyrida Basha na tregoi disa produkte ushqimore të Neranxi-t të cilat do ju ndihmojnë të largoni nga organizmi acidin urik.

“Personat të cilët kanë tepricë të acidit urik në trup, patjetër duhet të ndryshojnë mënyrën e ushqimit. Ushqimi patjetër duhet të jetë i bazuar në pemë dhe perime të freskëta. Frutat e detit, mishi, alkooli dhe sheqeri i përpunuar çojnë deri në rritje të thartirës së urinës në trup. Ndërsa fasulet syzeza, thjerrëzat, gjalpi kikirikut, çaj rozmarinës, arrat e brazilit do ju ndihmojnë ta largoni nga organizmi.
Mos harroni të pini sa më shumë ujë. Është mirë të konsumohen edhe lëngje natyrale” – tha Basha.

Rreziku i acidit urik në organizëm, nutricionistja Hyrida Basha: Ja cilat ushqime na ndihmojnë ta largojmë Read More »

‘Tetori Rozë’, Zonja e Parë e Shqipërisë: ‘Moment për reflektim! Bashkë edhe në këtë sfidë të jetës’

Zonja e Parë e Shqipërisë, Armanda Begaj, i bashkohet “Tetorit Rozë” , në ndihmë të grave dhe vajzave që vuajnë nga kanceri i gjirit si pjesë e përpjekjes mbarëbotërore të sensibilizimit për kujdesin shëndetësor. Në njw mesazh të posaçëm, Zonja Begaj e vlerëson këtë muaj, si moment për reflektim, ndërgjegjësim dhe solidaritet.

“Gjatë 31 ditëve të tetorit, secili nga ne të ketë një moment reflektimi për çfarë do të thotë të jetosh normalisht në çdonjërën nga 365 ditët e vitit pas diagnostikimit me kancerin e gjirit”, tha ajo.

Zonja e Parë e Shqipërisë inkurajon gjithkënd të ndajë informacionet, eksperiencat dhe përjetimet në përballimin e sfidës së vështirë.

“Eksperiencat janë unike për këdo, por të gjithë besojmë se për të përqafuar plotësisht jetën duhet gjetur dëshira për t’u informuar, kuraja për t’u diagnostikuar, forca për ta pranuar vetë e ndarë me të tjerë, optimizmi për ta kuruar kancerin e gjirit, por mbi të gjitha energjia për t’u përfshirë në aktivitete dhe marrëdhënie që sjellin gëzim e kënaqësi, që rrisin cilësinë e jetës”.

Ajo gjithashtu nxit shoqërinë të angazhohet për të ndihmuar në lehtësimin e vuajtjes dhe kapërcimin e kësaj sprove.

“Me gjithë vështirësitë për të kuptuar sfidat specifike me të cilat duhet të përballen, nënat, bashkëshortet, motrat, bijat e miket, të gjithë ne, familja e miqtë, të jemi mbështetësit më të mirë që ato të sfidojnë frikën, ankthin dhe madje edhe zemërimin pas dignostikimit me kancerin e gjirit apo të çdo lloji tjetër dhe të nisin një jetë normale të re”.

Zonja Begaj e mbyll mesazhin e saj me apelin: Të gjithë bashkë edhe në këtë sfidë të jetës!

Përgjatë “Tetorit Rozë”, Zonja e Parë e Shqipërisë, do të angazhohet në disa nisma ndërgjegjësimi për gratë dhe vajzat. Për të dytin vit ajo është pjesë e fushatës së sensibilizimit, për kontrollin mjekësor të gjirit.

‘Tetori Rozë’, Zonja e Parë e Shqipërisë: ‘Moment për reflektim! Bashkë edhe në këtë sfidë të jetës’ Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com