Shendetesi

‘Bashkimi bën fuqinë’/ Ja efektet pozitive që ka në trupin tonë kura me hudhër dhe limon

A e dinit se shprehja: “Bashkimi bën fuqinë” merr jetë edhe në kuzhinë?

Në artikullin e mëposhtëm do të lexoni efektet pozitive që ka në trupin tonë kura me hudhër dhe limon.

Vlerat e kurës me hudhër dhe limon Kura me limon dhe hudhër është efikase në eliminimin e depozitave të yndyrës në organizëm. Këto përbërës ulin kolesterolin e keq dhe pakësojnë numrin e triglicerideve në gjak. Limoni dhe hudhra parandalojnë trombozën dhe ulin tensionin e gjakut. Së bashku ato përmirësojnë funksionet e mëlçisë dhe aftësinë e saj për të pastruar gjakun. Për më tepër, limoni me hudhrën përmirësojnë funksionin e veshkave dhe qarkullimin e gjakut. Sistemi imunitar është më i fortë ndërkohë që hudhra dhe limoni parandalojnë radikalet e lira. Qelizat janë më të mbrojtura dhe plot gjallëri falë antioksidantëve që gjenden tek limoni dhe hudhra.

Kjo kurë duhet përdorur në këto raste

Kura pastruese rekomandohet për të parandaluar sëmundjet ose për të pastruar organizmin. Ajo duhet shfrytëzuar një herë në vit. Kjo kurë është shumë e dobishme nëse vuani nga problemet e mëposhtme:

Mbipesha • Ishemia • Sinoziti • Sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes • Dhimbjet e kokës • Artriti • Reumatizma • Gastriti • Hemorroidet • Problemet me shikimin dhe dëgjimin • Anemia

Përbërësit: Për kurën me limon dhe hudhër ju nevojiten: 4 limonë 4 thelpinj hudhër 3 litra ujë të zier të ngrohtë Zgjidhni limonë organikë që të përdorni agrumen me gjithë lëkurë të pastër dhe të paprekur nga pesticidet.

Përgatitja: Qëroni hudhrat, merrni 4 thelpinj dhe ndajini thelbinjtë në gjysma. Lajini limonët me ujë të bollshëm dhe prijini në copa të vogla Hidhini në një enë me ujë të ngrohtë të zier paraprakisht, dhe të gjithë masën ndajeni në kavanozë qelqi. Mbyllini kapakët dhe futini në frigorifer për tre ditë. Më pas kullojeni lëngun dhe futeni sërish nëpër kavanozë në frigorifer.

Si ta konsumoni Në ditët e para duhet të merrni nga një lugë gjelle, gjysëm ore përpara çdo vakti. Nëse nuk vini re ndonjë efekt anësor atëherë duhet ta rrisni dozën në dy lugë e më shumë deri sa të arrini të konsumoni 50 ml tre herë në ditë. Kjo kurë duhet të zgjasë për 40 ditë. Kjo kurë është pastruese dhe në ditët e para mund të përballeni me simptoma si sekrecione ose dhimbje koke. Këto simptoma janë normale sepse tregojnë se trupi po largon toksinat. Sugjerohet që çdo kurë ose trajtim, natyral ose jo të ndërmerret duke u shoqëruar me mbikqyrjen e mjekut. Ky sugjerim është thelbësor nëse vuani nga sëmundjet e mësipërme apo jeni duke marrë medikamente specifike.

‘Bashkimi bën fuqinë’/ Ja efektet pozitive që ka në trupin tonë kura me hudhër dhe limon Read More »

Mosha ideale për t’u bërë nënë

Organizmi i grave lejon që ato të bëhen nëna që në momentin kur i vjen cikli për herë të parë e deri në periudhën e menopauzes. Pra, vitet e riprodhimit përfishihen mesatarisht gjatë periudhës 12-51 vjeç.

Natyrshëm, fertiliteti ulet me kalimin e viteve, ndërkohë që shtatzanitë në moshë të madhe kanë rrezikshmë. Ekspertët thonë se koha më e mirë për të mbetur shtatzanë është midis fundit të 20-ave dhe fillimit të 30-ave. Ky interval moshe shoqërohet me rezultatet më të mira si për nënën, ashtu edhe për fëmijën. Një studim përcaktoi moshën ideale për të lindur një fëmijë të parë si 30.5 vjeç.

Sidoqoftë, mosha është vetëm një faktor që mund të ndikojë në vendimin për të mbetur shtatzënë. Njerëzit duhet gjithashtu të marrin parasysh faktorë si: gadishmëria emocionale apo gjendja financiare. Në fund të fundit, për secilën grua, koha se kur lindin është unike.

Si ndikon mosha në fertilitet?

Gratë lindin me rreth 2 milionë vezë, numri i të cilave bie me kalimin e viteve. Deri në moshën 37 vjeç, ju do të keni rreth 25.000 vezë dhe deri në moshën 51, do të keni 1000 vezë. Kjo mund të duket përsëri si “shumë vezë”, por “cilësia e vezëvë gjithashtu ulet me kalimin e viteve”.

Rreziku juaj për zhvillimin e kushteve shëndetësore që mund të ndikojnë negativisht në pj ellori, si endometrioza dhe sëmundja e tubave, gjithashtu rritet me kalimin e moshës. Për shkak të këtyre faktorëve, fertiliteti fillon të bjerë gradualisht rreth moshës 32 vjeç. Duke filluar midis 35 dhe 37, fillon të bjerë më shpejt. Faktorë të tjerë ndikojnë reduktimin e shanseve për të mbetur shtatzënë si: duhani, trajtime të kancerit me rrezatim apo kimioterapia, infeksioni pelvik etj.

Thënë kjo, nuk mund të thuhet se është e pamundur që një grua të lindë në moshën 40+ apo edhe 50+. Modelja Naomi Campbell u bë nënë për herë të parë në moshën 50 vjeçare

Mosha ideale për t’u bërë nënë Read More »

Zbuloni tre mitet e ushqimit që nuk duhen besuar kurrë

Regjimi ushqimor mbetet një temë e rëndësishme për dietologët.
Shpeshherë mund të përballemi me “mitet e ushqimit”, ku sipas të cilave të konsumosh më pak do të thotë të biesh në peshë, por jo gjithnjë kjo metodë për t’u dobësuar është e shëndetshme.

Në këtë artikull do të gjeni tre mite rreth ushqimit nga të cilat duhet të hiqni dorë.

Pesha ulet kur ulen kaloritë

Llogaritja e kalorive është një nga kapat kyç të uljes së peshës dhe kjo është e vërtetë, por jo gjithçka. Tek pesha jo e duhur e një personi mund të ndikojnë shumë faktorë si të brendëshëm ashtu dhe të jashtëm. Këtu futen problemet me hormonet, medikamentet e ndryshme që mund të merrni, sëmundjet si tiroidet apo problemet me tretjen. Në raste të tilla edhe në mbani një dietë me kalori strikte me gjasë nuk do të arrini rezultatet e dëshiruara. Kaloritë nga ana tjetër janë të nevojshme për trupin pasi janë burimi i energjisë që trupi merr nga ushqimet për të funksionuar në mënyrë të shëndetshme. Kështu që para se të mbani dieta strikte mos hiqni dorë nga ushqimi, sigurohuni që të merrni të gjithë ushqyesit e duhur, konsultohuni me një dietolog dhe përshtatjuni trupit tuaj.

Ushqimet me yndyrë nuk janë të shëndetshme

Ky është një tjetër pohim që me siguri e keni dëgjuar shpesh, por në disa raste edhe mund të evitohet. Jo të gjitha ushqimet me yndyrë janë të dëmshme edhe nëse përmbajnë një sasi të lartë të saj.Yndyra e mirë është e nevojshme për trupin në mënyrë që të zhvillohet në mënyrë të shëndetshme. Sipas ekspertëve dietat me 0 yndyrë apo me shumë pak yndyrë shpesh lidhen me probleme të metabolizmit. Një trup me nivele shumë të ulëta yndyre në gjak ka më shumë mundësi të jetë rezistent ndaj insulinës dhe triglicerideve. Yndyra e mirë është e nevojshme edhe për të humbur në peshë.

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës

Kjo e vërtetë qëndron sidomos për më të vegjëlit, por jo domosdoshmërisht edhe për të rriturit. Sipas studimeve , ngrënia e mëngjesit në një orë më të vonë të ditës ose ngrënia e drekës pak më herë se zakonisht mund t’ju sjellë disa benefite. Së pari, do të humbisni kilogramë më lehtë pasi trupi juaj do të dj egë më shpejt kaloritë e marra gjatë ditës se mëparshme. Gjithashtu do të keni më shumë lehtësi në konstollin e sheqerit në gj ak dhe do të ulni rre zikun e sëmundjeve dhe inflamacionit.

Megjithatë edhe kjo mënyrë duhet të shihet në varësi të regjimit tuaj ushqimore. Mund edhe të zgjidhni të konsumoni mëngjes dhe darkë në një orë më të hershme të ditës e më pas ta lini trupi tuaj të pastrohet duke tretur kaloritë. Mbani në mendje që këto metoda janë të këshillueshme vetëm për të rriturit, pasi fëmijët dhe adoleshëntët sugjerohen të konsumojnë të treja vaktet në mënyrë që të marrin energji e të zhvillohen.

Zbuloni tre mitet e ushqimit që nuk duhen besuar kurrë Read More »

Zbuloni se përse duhet t’i konsumoni sa më shumë karrotat

Karrota ka të paktën 5000 vjet që rritet mbi Tokë, por asnjë nuk e di kohën e saktë se kur kjo perime u shfaq për herë të parë. Sot karrota renditet mes frutave më të shëndetshme, të cilat çdo dietolog i rekomandon të konsumohen sa më shpesh.

Në këtë artikull do të gjeni disa arsye, se përse duhet t’i konsumoni sa më shumë karrotat.

Fibrat që përmban karrota

Një racion me karrota të prera përmban 3.6 gramë fibër e cila mban stomakun dhe arteriet të pastra. Në këtë mënyrë shmanget rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare, kolesterolit të lartë, konstipacionit dhe hemoroideve. Fibra rregullon sheqernat në gjak dhe është e dobishme për të humbur në peshë.

Vitamina A dhe Beta Karoteni

Karrotat janë ndër burimet kryesore të vitaminës A. Një racion me karrota ofron 1,069 mikrogramë të kësaj vitamine, duke tejkaluar dozën e nevojshme prej 700 mikrogramë për femrat dhe 900 mikrogramë për meshkujt. Vitamina A është e domosdoshme për shëndetin e syve, lëkurës, dhëmbëve dhe kockave. Ajo u vjen në ndihmë qelizave për t’u rritur normalisht. Beta karoteni ndihmon të parandalojë problemet shëndetësore të nxitura nga mosha, si sëmundjet koronare.

Vitamina K

Një racion me karrota ofron 16.9 mikrogramë të vitaminës K ose 20% të dozës së rekomanduar ditore. Vitamina K luan një rol thelbësor në mbarëvajtjen e qarkullimit të gjaku dhe shëndetit të kockave.

A rr ezikojmë nëse konsumojmë shumë Beta Karoten?

Ngrënia e sasive të mëdha të Beta Karotenit nuk ju vë në rrezik nga një mbidozë e mundshme e vitaminës A. Organizmi di vetë të rregullojë sasitë e nevojshme të beta karotenit që ka nevojë. Megjithatë, nëse konsumoni sasi të mëdha karoteni, do të përballeni me një zverdhje të lëkurës. Nga ana tjetër është shumë e vështirë ta teproni me ngrënien e karrotave apo edhe perimeve të tjera. Sa i përket karrotës, ju mund të konsumoni një ose dy në ditë.

Mos e hiqni lëkurën e karrotës

Lëkura e karrotës përmban gjysmën e antioksidantëve që gjenden tek kjo perime e nëntokës. Karrotat pasi t’i lani mirë gatuajini me avull ose hajini të pagatuara, duke i përfshirë në sallata ose lëngje frutash.

Zbuloni se përse duhet t’i konsumoni sa më shumë karrotat Read More »

Pasojat e al kolit në trup/ Nga zvogëlimi i trurit deri tek p roblemet me mëlcinë

Mjaftojnë vetëm 35 sekonda pasi të keni konsumuar alkool, që ai të shkaktojë ndryshim të gjendjes emocionale dhe hu mbje të ekuilibrit.
Ja cilat janë disa nga pasojat e konsumimit të tepruar të alkoolit.

Nëse pini shumë alkool për një kohë të gjatë, ai mund të ndikojë në mënyrën se si duket dhe funksionon truri juaj, shkruan AgroWeb.
Qelizat e tij fillojnë të ndryshojnë dhe madje bëhen më të vogla. Pra, nëse konsumoni sasi të mëdha alkooli për një periudhë të gjatë kohore, truri juaj mund të zvogëlohet. Kjo do të ketë efekte të mëdha në aftësinë tuaj për të menduar, mësuar dhe mbajtur mend gjërat.
Duke qenë se alkooli përshpejton lëvizjen e ushqimit nëpër zorrë, me shumë mundësi ju do të përjetoni një irritim të zorrëve. Kjo është arsyeja pse konsumi i tepërt i alkoolit mund të çojë në diarre, gjë e cila mund të kthehet në një problem kronik nëse konsumoni alkool rregullisht.

Gjithashtu alkooli duke qenë se relakson muskujt në ezofag, mund t’ju shkaktojë ndjesi urthi. Mëlçia juaj përpunon pothuajse të gjithë alkoolin që ju konsumoni dhe gjatë këtij procesi, ajo trajton shumë toksina. Konsumi i tepërt i alkoolit, me kalimin e kohës, rrit sasinë e yndryrnave në këtë organ. Kjo kufizon rrjedhjën normale të gjakut dhe qelizat e mëlçisë nuk marrin atë që u nevojitet për të mbijetuar.
Kjo gjëndje çon në shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme, të tilla si Cirroza.

Pankreasi prodhon insulinë dhe enzima të tjera tretëse, që ndihmojnë zorrët të përpunojnë ushqimin. Al kooli mund ta dëmtojë këtë process duke lënë toksina në brendësi të pankreasit dhe në këtë mënyrë të shkaktojë inflamacion. Me kalimin e viteve, kjo mund të shkaktojë dë mtime serioze në pankras, i cili nuk do të jetë më në gjendje të prodhojë insulin, duke çuar kështu në diabet.

Ndodh që kur e tejkaloni masën e konsumit të alkoolit, mund të përjetoni pr obleme me ritmin e zemrës. Por kur abu zimi zgjat për një kohë të gjatë, atëherë ky shqe tësim mund të bëhet kronik.
Konsumi i tepërt i alk olit për vite me rradhë, mund të dobësojë muskujt e zemrës. Për këtë arsye zemra nuk mund të pompojë gjak në mënyrën e duhur, gjë e cila ndikon në çdo pjesë të trupit tuaj. Dobëson sistemin imunitar.
Alk ooli bën që trupi juaj të mos mund të prodhojë mjaftueshëm qeliza të bardha, të cilat duhen për të lu ftuar bakteret. Kjo është arsyeja që 24 orë pasi keni konsumuar alkool, të jeni më të rre zikuar ndaj sëmundjeve.

Pasojat e al kolit në trup/ Nga zvogëlimi i trurit deri tek p roblemet me mëlcinë Read More »

Infarkte në mosha të reja/ Kardiologu shqiptar: Mos e neglizhoni këtë shenjë

Në vitet e fundit është vënë re ulja e moshës së pacientëve që kalojnë infarkt. Kardiologu Leonard Simoni thotë se ka pasur edhe pacientë 30 apo 35 vjeç.

Sëmundjet e zemrës sipas tij gjithmonë e më shumë përkeqësohen nga temperaturat e larta.

“Ne kemi parë infarkte edhe në mosha të reja dhe mosha e infarktit ka rënë, krahasuar me vitet e kaluara. Pra kemi parë infarkte edhe në moshat, 30 apo 35 vjeç.”

Stili i jetesës është një nga faktorët kryesor të shfaqjes së këtyre sëmundjeve. Mjeku Simoni radhit edhe problemet me kolesterolin dhe diabetin si shkaktar të rëndësishëm të këtyre shqetësimeve.

“Ushqimet e thata me shumë yndyrë, nga njëra anë dhe me pak perime apo fruta sidomos gjatë verës, marrja e shtuar e dhjamërave, gjalpit ndikon në shfaqjen e hershme të sëmundjes ishemike. ”

Shenja që tregon se mund të jesh i rrezikuar nga sëmundjet e zemrës është dhi mbja e gjoksit.

“Çdo njeri që ka dhimbje gjoksi, ose i shfaqet sforcim në ecje, apo në lëvizje duhet të drejtohet te mjeku.”

Mjeku kardiolog këshillon konsumimin e një diete të mirë dhe kryerjen aktiviteteve fizike.

“Një stil jetese i shëndetshëm përfshin aktivitetin fizik deri në 30, 45 minuta në ditë. Rekomandojmë dietën mesdhetare,”- tha mjeku për RTV Ora.

Sëmundjet më të shpeshta të zemrës gjatë verës dhe temperaturave të larta janë ato ishemike dhe insensa kardiake.

Infarkte në mosha të reja/ Kardiologu shqiptar: Mos e neglizhoni këtë shenjë Read More »

Variantit ‘Delta’ në Shqipëri/ Vendimi i Komitetit të Ekspertëve mbi kufizimet e lëvizjeve

Tashmë është pranuar zyrtarisht përhapja e variantit DELTA në Shqipëri. Megjithatë, pavarësisht kësaj, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të mos i ndryshojë masat e izolimit, duke i lënë ato në fuqi.

“Komiteti Ekspertëve mendoj se pavarësisht se është evidentuar dysimi i fortë për prezencën e variantit DELTA. Masa e mbrojtja nuk ka nevojë që të ndryshojnë. Pavarësisht nga qarkullimi i variantit delta e një karakteristikat është i lartë, mbrotja është e njëjtë si të gjithë variantet e tjera”, tha kryetarja e Komitetit, Rakacolli, e cila kërkoi që shqiptarët të bëjnë sa më shumë vaksinat anti COVID.

Mbajta e Maskave në ambientet e mbyllura. Ora policore do të vazhdojë nga ora 24:00-06:00 të mëngjesit dhe orari i muzikës deri në 23:00

Variantit ‘Delta’ në Shqipëri/ Vendimi i Komitetit të Ekspertëve mbi kufizimet e lëvizjeve Read More »

Do rimbyllet vendi në shtator nga Covid?/ Përgjigjet Tomini

Në portale kanë qarkulluar lajme për një rimbyllje në shtator, por zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini thotë se çdo masë vendoset në bazë të situatës epidemiologjike.

“Sigurisht që deri në këto momente Shqipëria ka mbajtur nivelin e masave të moderuara dhe cdo gjë është kryer në varësi të situatës epidemiologjike, indikatorëve, pozitivitetit, e njëjta linjë do mbahet edhe në vijim edhe përkundrejt Deltës që parashikohet të su ndojë qarkullimin.

Cdo element përkundrejt masave shrenguese varet në varësi të prezencës së Deltës, agr esivitetit, e indikatorëve matës. Janë masa që ndryshojnë, situata është dinamike. Parasahikimet janë të gjitha parashikime asgje s’është e sigurt përkundrejt situatës epidemiologjike, ekspertë ndërkombëtarë s’janë të sigurt kundrejt parashikimeve, jemi duke ndjekur të njëjtën linjë e rekomandim si gjithë shtetet e botës”, në një intervistë në News24.

Do rimbyllet vendi në shtator nga Covid?/ Përgjigjet Tomini Read More »