Shendetesi

Bimët mjekësore që pastrojnë stomakun dhe pankreasin, si t’i përdorni

Cilësia e jetës varet nga funksioni tepër i përpiktë i trupit dhe organeve. Por kjo nuk është gjithmonë e lehtë.

Ndonjëherë një regjim i gabuar ushqimor mund të shkaktojë jo vetëm inflamacion por edhe të nxisë akumulimin e toksinave.

Sipas te dhënave pankreasi është një prej organeve që vuan më shumë pasojat e toksinave. Ky organ është përgjegjës për prodhimin e acideve të stomakut që mundësojnë tretjen e ushqimeve që hamë.

Pankreasi prodhon insulinë dhe ndihmon të rregullojë nivelin e sheqerit në gjak. Falë tij, njeriu arrin të shmangë diabetin.
Bimët Mjekësore Për Shëndetin E Stomakut dhe Pankreasit
Çaji Jeshil
Çaji jeshil është një antioksidant natyral.

Konsumi ditor i tij përmirëson shëndetin e stomakut dhe pankreasit.

Ky çaj përmban një substancë të njohur si EGCG që parandalon formimin dhe shumimin e qelizave tumoriale.

Çajin jeshil e gjeni në supermarkete dhe farmaci.

Gjysëm luge çaj jeshil pluhur ziejeni në një gotë ujë. Pini një gotë në ditë. Personat me tension të ulët duhet të kenë kujdes me sasinë.
Çaji I Jamballit
Çaji i jamballit është i pasur me substanca që mbajnë nën kontroll glukozën në nivel qelizor.

Ato luftojnë inflamacionin dhe shërojnë pankreasin.

Sipas të dhënave, ky çaj rekomandohet edhe për rezistencën ndaj insulinës.

Një lugë çaji gjethe jamballi ziejeni në një gotë ujë. Pijeni një gotë në ditë për rreth 20 ditë.
Çaj Rozmarine Dhe Sherebele
Çaji i kombinuar i të dy bimëve mjekësore përkujdeset për shëndetin e pankreasit.

Ai qetëson muskujt dhe nxit gjumin.

Rozmarina në veçanti lufton inflamacionin dhe pastron pankreasin.

Zieni një tufë rozmarinë me pesë gjethe sherebele, shtoni mjaltë dhe pijeni rregullisht çdo ditë për rreth një muaj.
Gjembgomari
Çaji i gjembgomarit përmba silimarinë, një substancë që ndihmon në shërimin dhe rimëkëmbien e mëlçisë dhe pankreasit.

Kjo substancë shërben si antioksidant dhe stimulon zhvillimin e qelizave të reja të mëlcisë dhe pankreasit.

Gjembgomari zakonisht bëhet pjesë e shumë terapive bimore pastruese për organet.

Zieni një lugë gjelle me gjethe të thara gjembgomari në një çajnik me ujë.

Pasi të ketë zier, lëreni mënjanë të ftohet dhe çajin mund ta pini pas vakteve.

Gjembgomarin mund ta konsumoni edhe si kapsulë në një sasi prej 450 mg, por vetëm nëse rekomandohet nga mjeku.Agro web

Bimët mjekësore që pastrojnë stomakun dhe pankreasin, si t’i përdorni Read More »

Sipas mjekëve nefrologë, 10,6% e shqiptarëve janë të prekur nga dëmtime të …

Rastet e pacientëve që paraqiten me probleme të veshkave në vendin tonë, si duket, janë gjithnjë e në rritje. Shtimi i rasteve me sëmundjet e veshkave janë një kambanë alarmi për sistemin tonë shëndetësor.

Sipas mjekëve nefrologë, 10,6% e shqiptarëve janë të prekur nga dëmtime të veshkave, deri në mosfunksionim të tyre.

Myftar Barbullushi, shef i shërbimit të nefrologjisë shprehet për TCH:

“Kur themi probleme të veshkës e kemi fjalën jo për infeksione apo probleme të tilla, por dëmtime serioze deri mosfunksionim i veshkës. 1380 pacientë bëjnë hemodializë, 50 janë transplantuar”.
Mjeku Barbullushi sqaron se shkaku i sëmundjeve të veshkave lidhet me një sërë faktorësh: si rritja e rasteve me diabet, hipertensioni dhe kequshqyerja.

Alarmi i ngritur nga mjekët nefrologë ka mbledhur në një konferencë, profesorë të njohur të nefrologjisë nga Greqia dhe Italia, për të gjetur një zgjidhje si ky problem mund të parandalohet që nga mjeku i familjes.

Kurimi i kësaj sëmundjeje ka kosto të lartë. Një person që bën dializë ka një kosto deri në 20 000 euro në vit.

Në kuar të kësaj nisme, në nëntor pritet që të nisë një kurs për mjekët e familjes me qëllim që të mësojnë se si t’i kapin në kohë sëmundjet e veshkave

Sipas mjekëve nefrologë, 10,6% e shqiptarëve janë të prekur nga dëmtime të … Read More »

Përse duhet të konsumojmë rukola, vetitë e pabesueshme të tyre

Rukola konsiderohet një nga ushqimet me më shumë vlera ushqyese që mund të hani. Rukola nuk ka qenë shumë e njohur për shqiptarët, gjë e cila ka ndryshuar vitet e fundit. Ajo është e pasur me shumë kalcium, Vitaminë A, Vitaminë C, Vitaminë K dhe hekur. Përmban  gjithashtu folat, kalium, beta-karoten, si dhe antioksidantë të tjerë.

Rukola përmban lëndë ushqyese të cilat e ndihmojnë trupin për të menaxhuar peshën, uljen e presionit të gjakut, përmirësimin e shikomit dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit. Folati që ndodhet te rukola mund të ndihmojë gratë shtatzëna për të zvogëluar rrezikun e lindjes së foshnjave me defekte.

Gjithashtu mund të rrisë pjellorinë mashkullore, të parandalojë osteoporozën, të përmirësojë diabetin dhe performancën atletike duke zvogëluar sasinë e oksigjenit të nevojshëm gjatë stërvitjes. Rukola mund të forcojë kockat, të përmirësojë cilësinë e lëkurës, të forcojë funksionet e trurit dhe të nxisë sistemin imunitar.

Duhet patjetër ta shtoni në dietën tuaj. Duhet të keni kujdes, kur ta pastroni duhet të hiqni çdo gjethe të verdhë. Merrni gjethet e gjelbra, vendosini në një tas me ujë për të hequr papastërtitë. Pasi ta thani mirë mund ta gatuani në receta të ndryshme. Mund ta përdorni në makarona ose si sallatë.

Përse duhet të konsumojmë rukola, vetitë e pabesueshme të tyre Read More »

Krimi i trefishtë, Elvana Gjata në gjendje të rënduar, dëshmon se…

Policia shoqëron këngëtaren e njohur Elvana Gjata. Gjata u mor në pyetje në ambientet e policisë së Tiranës.

Ajo ka dhënë në polici dëshminë e saj, ndërsa ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.

Dyshohet se këngëtarja shumë e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar ka qenë shkak i sherrit që solli një të vrarë dhe dy të plagosur mbrëmë në Bllok.

Këngëtarja ishte në shoqërinë e të dashurit të saj, një biznesmen i njohur kur disa persona, miq të Ervis Martinit e kanë ngacmuar duke provokuar sherrin dhe më pas palët kanë nxjerrë armët duke sjellë kasaphanën që ndodhi.

Krimi i trefishtë, Elvana Gjata në gjendje të rënduar, dëshmon se… Read More »

Kura me sherebelë, mjaltë dhe spec djegës / Për fytin, kollën dhe gripin

Kur temperaturat kanë luhatje drastike, gjithmonë shoqërohen me raste në shtim të të prekurve me grip dhe me të ftohur.

Grupmoshat më të prekura janë fëmijët dhe të moshuarit.

Në të tilla raste, shpesh antibiotikët nuk janë zgjidhje pasi kanë edhe efekte anësore.

Pas këshillimit me mjekun dhe mjekimeve përkatëse sipas simptomave, gjithmonë kurat natyrale janë ideale për të mposhtur virozat.

Ndaj AgroWeb.org ju këshillon një përzierje shumë efikase për të qetësuar kollën, për të ringjallur organizmin dhe për më shumë energji.

Mjalti dhe sherebela janë dy dhurata të natyrës, që së bashku përbëjnë një superfuqi kundër virozave.

Në Shqipëri sherebela është një bimë me shumë rëndësi.

Natyra na ka bekuar me këtë bimë medicinale endemike, duke e pasur me bollëk kryesisht në zonën e Malësisë së Madhe.

Sherebela gjendet edhe në malësi të tjera të vendit të Veriut dhe të Jugut, aq sa dhe e eksportojmë në shumë vende të botës.

Sipas burimeve të AgroWeb.org, sherebela shqiptare është shumë e kërkuar në Shtetet e Bashkuara, Francë dhe Gjermani, për shkak të vlerave unike.
Përbërësit

30 gramë gjethe të thata sherebele
Një majë luge piper i kuq djegës
3 gota ujë
Mjaltë, mundësisht mjaltë lulesh
Lëng limoni, sipas dëshirës

Mënyra e përgatitjes

Përzieni sherebelën, piperin dhe ujin në një enë. Vendosini në zjarr për vlim, pastaj ulni pak nxehtësinë dhe ziejini derisa uji të përgjysmohet.
Më pas hiqeni nga zjarri dhe lereni të ftohet pak. Shtypni gjethet e sherebelës brenda çajit, në mënyrë që të nxirrni sa më shumë lëng prej tyre. Më pas kullojeni.
Shtoni mjaltë për shije dhe lëngun e limonit. Pas ftohjes vendoseni në frigorifer dhe pini nga 1-2 lugë gjelle ose më shumë sipas nevojës për qetësimin e dhimbjes së fytit për kollën dhe për infeksionet në rrugët e frymëmarrjes.

Për të mos u neglizhuar
Çaji i sherebelës këshillohet të mos përdoret tek gratë shtatëzëna.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, sasi të mëdha të sherebelës mund të shkaktojnë rrahje të shpeshta të zemrës.

Nëse vuani nga diabeti, përdoreni vetëm me këshillimin e mjekut./AgroWeb.org

Kura me sherebelë, mjaltë dhe spec djegës / Për fytin, kollën dhe gripin Read More »

Pse Duhet dë hani kos në mëngjes / Vlerat fantastike për shëndetin

Kosi është një nga ushqimet e bulmetit më të konsumuara nga shqiptarët.

Ai nuk bëhet kurrë i mërzitshëm sepse mund të kombinohet në mënyra e shije të ndryshme.

Kosi mund të hahet me të ëmbla dhe të kripura, në mëngjes, drekë apo edhe darkë për një vakt të lehtë.

Kosi është i pasur me kalium, kalçium, magnez, vitaminë B2 dhe B12.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për vlerat befasuese të ngrënies së kosit në mëngjes ose pas tij.
Sistemi Tretës
Kosi përmirëson tretjen dhe konsumi ditor i tij veçanërisht në mëngjes, mbron sistemin tretës nga toksinat dhe bakteret.

Ai qetëson sistemin e rënduar nga inflamacioni dhe dëmet e shkaktuar prej tij.
Imuniteti
Kosi ka aftësinë të mbrojë imunitetin dhe ta bëjë atë më të fortë.

Imuniteti është më i fortë sepse kosi përmban minerale të dobishme si zinku, magnezi dhe seleniumi.
Tensioni I Lartë I Gjakut
Sipas të dhënave të AgroWeb.org kaliumi tek kosi ndihmon në eliminimin e kripës së tepërt nga organizmi.

Në këtë mënyrë, kosi ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe shëndetin e zemrës.
Infeksionet
Kosi është veçanërisht një aleat i grave sepse parandalon mykun dhe infeksionet në organet gjenitale.

Kosi përmban lactobacile, baktere që frenojnë rritjen e infeksioneve dhe mykut.
Kockat
Një filxhan me kos përmban 275 mg kalçium.

Për këtë arsye nëse e konsumoni që në mëngjes, u keni dhënë kockave forcën e duhur.
Bakteret E Këqija
Kosi përmban probiotikë që eliminojnë mikro-organizmat nga sistemi tretës.

Nëse vuani nga fryrjet në stomak ose diarea, është e këshillueshme që të hani kos që në mëngjes.
Kos Pas Aktivitetit Fizik
Proteina tek kosi i jep muskujve amino acidet që u duhen për tu rimëkëmbur pas një aktiviteti të caktuar fizik.

Pas këtij të fundit, energjia e trupit është në rënie dhe kosi e rikthen atë.
Alergjitë
Foshnjet e grave shtatzëna që konsumojnë kos rregullisht, janë më pak të prekur nga alergjitë, thotë një studim mbi rolin e kosit.

Sipas studimit, të cilit i referohet AgroWeb.org fëmijët që ushqehen me kos rregullisht janë më pak të rrezikuar nga infeksionet dhe alergjitë.
Rënia Në Peshë
Kosi përmban pak kalori. Për më tepër, falë konsumit të tij, qelizat e yndyrës prodhojnë më pak kortizol, gjë që e nxit organizmin humbasë më shumë kilogramë.
<Kaviteti
Kosi i mbron dhëmbët nga kaviteti.

Ai përmban acid laktik që i mbron mishrat e dhëmbëve nga mbetjet ushqimore dhe bakteret./AgroWeb.org

Pse Duhet dë hani kos në mëngjes / Vlerat fantastike për shëndetin Read More »

Çfarë i Ndodh Organizmit Nëse Hani Shegë Në Mëngjes

Shega është një nga ushqimet më të shëndetshme për organizmin.

Antioksidantët tek shega mbrojnë shëndetin e zemrës dhe luftojnë radikalet e lira që shkaktojnë dëmtim të rëndë qelizor.

Shega është një frut që rekomandohet për uljen e tensionit të gjakut dhe kolesterolit të keq.

Ajo gjithashtu parandalon sëmundjet si anemia dhe diabeti.

Shega ndihmon të mbani nën kontroll problemet e moshës siç janë rrudhat dhe u jep njerëzve një lëkurë mjaft rinore plot shkëlqim.

Ky frut i parajsës lufton simptomat e depresionit sidomos tek gratë.

Nga ana tjetër, shega ndihmon me tretjen. Ajo e mban sistemin tretës të shëndetshëm për shkak të nivelit të lartë të fibrave.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ngrënia e një shege çdo ditë është alternative e duhur për të marrë fibër sepse një frut plotëson 45% të dozës së rekomanduar ditore.

A Mund Të Hahet Shega Me Stomak Bosh?
Shumë njerëz e hanë shegën me stomak bosh megjithatë organizmi i çdo individi është krejt unik.

Në stomak gjenden miliarda mikroorganizma.

Numri dhe lloji i tyre është në varësi jo vetëm të organizmit por edhe ndërveprimit me ushqimet.

Për më tepër, stili i ushqyerjes, shëndeti, metabolizmi e të tjerë kanë një rol ndikues në përthithjen e vlerave të shegës.

Ky rregull vlen sidomos për rastet kur ajo konsumohet me stomak bosh.

Ekspertët rekomandojnë që njerëzit që e hanë shegën me stomak bosh duhet të tregohen vigjilentë ndaj efekteve të mundshme anësore.

Vigjilenca është e nevojshme sepse efektet anësore mund të shfaqen dy deri në tre ditë pas ngrënies.

Për këtë arsye, rekomandohet që njerëzit që duan ta hanë shegën me stomak bosh duhet ta nisin këtë traditë me hapa të ngadaltë.

Shega si edhe shumë fruta të tjera përmbajnë shumë sheqer.

Për pasojë, diabetikët duhet të tregojnë shumë kujdes me shegën dhe sasinë e konsumuar./AgroWeb

Çfarë i Ndodh Organizmit Nëse Hani Shegë Në Mëngjes Read More »

Qeverisë nuk i shpëtojnë as farmacitë, ja çfarë kanë planifikuar

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka deklaruar në formë të prerë se nuk do të ketë asnjë tolerim për farmacitë dhe farmacistët që japin barna pa recetën e mjekëve.

Teksa ka folur në një interpelancë online në kuadër të “Platformës së Bashkëqeverisjes”, ministrja theksoi se prej dy javësh është ngritur një Task-Forcë, e cila sipas saj, ka detyrë të inspektojë kushtet e tregtimit të barnave, deri te shitja në farmaci.

“Platforma bashkëqeverisjes do na ndihmojë për ta bërë punën më mirë, 1424 ankesa kanë marrë përgjigje në 11 muaj. E vlerësojmë shumë këtë ankesë në platformë, ku denoncohen raste dhe bëhet e mundur edhe marrjen e informacionit”,tha Manastirliu.

Ministrja iu është përgjigjur ankesave të farmacistëve dhe qytetarëve në lidhje me problemet që hasin në përditshmëri.

Shitjen e barnave pa recetë, do ishte mirë për ne që këta farmaci të ndalonin shitjen e tyre, do vijoni ta ndiqni këtë shqetësim?

“Të gjitha pyetjet tuaja kanë të bëjnë me paketën integruese të kontrollit të shëndetit. Kushtet e tregtimit të barnave pa recetë, është një denoncim, i cili erdhi në platformë. Kjo solli një shqetësim për ne. Do ketë kontroll barnash, por edhe mënyrën se si shpërndahen dhe tregtohen. Kjo do bëhet përmes inspektimit të depove farmceutike dhe farmacive. Ndaj ne kemi ngritur një task forcë, e cila është ngritur prej dy javësh. Kjo është e përbërë me specialistë të fushave. Në mbajmë përgjegjësi për kontrollin, por edhe përdorimin e ilaçeve pa recetë. Kemi marrë 47 masa janë marrë në 97 rate të kontrolluara, Nuk do të tolerojmë, për këtë jam e bindur para jush, Nuk do të tolerohet asnjë person, që dëmton qytetarët duke dhënë barna pa recetë. Të gjitha barnat e tjera, duhet të jepen me përshkrimin e mjekëve. Task forca do të jetë periodikisht në terren kushtet, kontrollet, në mënyrë që ne të garantojnë siguri”, shtoi Manastirliu.

Qeverisë nuk i shpëtojnë as farmacitë, ja çfarë kanë planifikuar Read More »