Shendetesi

Rreziku i obezitetit mund të parashikohet që në lindje

Një test gjenetik është në gjendje të parashikojë rrezikun e obezitetit që në lindje.

Ai funksionon në sajë të algoritmeve që përpunojnë informacion nga më shumë se dy milionë variante gjenetike që ndikojnë në Indeksin e Masës së Trupit, sipas një kërkimi shkencor të udhëhequr nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets dhe Universiteti i Harvardit, i botuar në revistën ”Cell”.

Testi llogariti saktësisht rezultatet e rrezikshmërisë së obezitetit për më shumë se 300 000 individë dhe qëllimi është të ndihmojë në parandalimin e problemeve me terapitë më efektive.

Bazuar në të dhënat e studimit mbi obezitetin, botuar në revistën ”Nature” në vitin 2015, analiza tregoi se disa njerëz janë më shumë në rrezik ndaj obezitetit sesa të tjerët.

“Rezultati është i lidhur me diferencat minimale të peshës në lindje, por efektet fillojnë të duken qartë që në fëmijërinë e hershme dhe bëhen gjithnjë e më të theksuara me kalimin e viteve’’, shpjegon Sekar Kathiresan, një nga autorët e studimit.

“Në rastin e obezitetit, një dietë e ekuilibruar dhe aktivitet fizik mund të kundërveprojë ndaj predispozicionit gjenetik”, shton ai./atsh

Rreziku i obezitetit mund të parashikohet që në lindje Read More »

Vitaminat e domosdoshme për lëkurë dhe flokë të shëndetshme

Vitaminat janë esenciale për të gjithë trupin, ato ndihmojnë për të mbajtur lëkurën dhe flokët e shëndetshëm.

Me ndryshimin e sezonit, është mirë të fillosh me vitamina, për mirëqenien e organizmit dhe të trupit.

A, B, D, E: këto janë disa nga vitaminat e rëndësishme për lëkurën dhe flokët. Nëse C është thelbësore për produktet e ndriçimit të bukurisë, vitaminat e tjerë gjithashtu kryejnë funksione themelore. Duke pasur parasysh ndryshimin e sezonit dhe ardhjen e motit të mirë tani është mirë të njihni vitaminat se cilat duhet ti përdorim dhe funksionin e tyre.

Vitamina A

Nëse doni të keni një lëkurë të bukur duhet vitamina A. Ajo kryen një veprim themelor antioksidues dhe mbrojtës qelizor kundër dëmtimit të plakjes, zbut rrudhat dhe lufton pikat e errëta në lëkurë. Vitamina A riparon lëkurën kur ajo irritohet, kontrollon ekuilibrin e duhur të prodhimit të sebumit dhe ndihmon në rindërtimin e qelizave të dëmtuara, prandaj është thelbësore për të gjitha produktet detoksifikuese dhe hidratuese në mbrëmje.

Vitamina B

Thonjtë që thyhen, flokë të errët e pa jetë që këputen, kjo arsye mund të jetë mungesa e vitaminës B. Kjo vitaminë e veçantë është paraardhësi i një familje të madhe, grupi i B me saktësi, secila me funksionin e vet të veçantë. E pranishme në disa ushqime, kjo vitaminë është e rëndësishme kur doni të riktheni shëndetin dhe vitalitetin në flokë dhe thonj. Në veçanti, B6 dhe B8 zvogëlojnë stresin oksidativ që gjithashtu shënohet në kulm, sepse stimulojnë sintezën e proteinave, në këtë rast keratin. Prandaj është një grup i vitaminave esenciale sidomos gjatë ndryshimit të sezonit, një periudhë në të cilën në veçanti flokët janë nën stres.

Mos harroni B3: ajo përforcon barrierën e lëkurës në mënyrë të tillë që lëkura të mbajë hidratimin duke larguar papastërtitë dhe ndotësit. Gjithashtu zvogëlon praninë e hiperpigmentimit inflamator, të tilla si puçrra fytyre, duke siguruar kështu një fytyrë të freskët e të pastër.

Vitamina D

Vitamina D = dielli. Mungesa e vitaminës D mund të shkaktojë disa sëmundje, prandaj prania e saj në trup është e rëndësishme. Dhe, kur nuk është e mjaftueshme, një nga zgjidhjet është që të ekspozoni veten në diell. Studimet e kohëve të fundit në fakt kanë treguar se rreth 80-90% e vitaminës së akumuluar sintetizohet falë diellit, pastaj, pas sintezës, kjo shpërndahet në tërë organizmin.

Kjo është arsyeja pse skandinavët kanë një mangësi të vitaminës D për shkak të shumë orëve të errësirës. Bazë mbi të gjitha në nivel mjekësor, niveli i tij në fakt parandalon osteoporozën dhe disa forma të kancerit. Vitamina D stimulon gjithashtu zhvillimin e seratoninës, hormon i lumturisë, kështu që kur jemi në diell ndjejmë një ndjenjë të mirëqënies.

Vitamina E

E quajtur “vitamina e rinisë”, është një aleat shumë i rëndësishëm në luftën kundër rrudhave dhe shenjave të mimikës, në mënyrë që të jetë një përbërës i rëndësishëm i kremrave dhe serumeve antiplakje. Ajo gjithashtu forcon barrierën e lëkurës, kjo është dhe arsyeja pse ajo është e përfshirë edhe në kremrat pas diellit pasi ndihmon në largimin e formimit të strijave dhe të djegurave të lëkurës nga dielli. /atsh

Vitaminat e domosdoshme për lëkurë dhe flokë të shëndetshme Read More »

Trumza, “fabrikë” e fuqishme terapeutike për shëndetin

Trumza është një “fabrikë” e fuqishme terapeutike, e cila mund të përmirësojë shëndetin tonë të përgjithshëm dhe të sigurojë përfitime të shumta për shkak të përmbajtjes së lartë të mineraleve, të tilla si kalcium, hekur dhe kalium, dhe në sajë të veprimit të saj antioksidant.

Trumza rregullon presionin e gjakut, heq kolitet dhe bronkitet, nxit prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, heq lodhjen kronike, lufton astmën, pezmatimin e fytit, marramendje dhe simptomat e lupus, dhimbjet muskulare, artritin reumatik dhe probleme të lidhura me tiroidet.

Ajo mund të shtohet në ushqimin tonë, ose ju mund të përgatisni një çaj sipas një recete të thjeshtë, ju keni nevojë për një pjesë të vogël të trumzës (të freskëta apo të thata), 250 ml ujë dhe një lugë çaji mjaltë. /atsh

Trumza, “fabrikë” e fuqishme terapeutike për shëndetin Read More »

Ushqimet që konsumojmë gabim çdo mëngjes

Mëngjesi është një nga vaktet më të rëndësishme në organizmin e një individi.

Nga dietologët rekomandohet që të marrim sa më shumë energji, duke përdorur ushqimet e duhura.

Por ”Healthline” ka publikuar se cilat janë disa nga ushqimet, të cilat nuk rekomandohen të konsumohen sapo keni nisur ditën.

Drithërat: Të gjithë priremi drejt konsumimit të sa më shumë drithërave në mëngjes. Por kur ato shoqërohen me mjaltë, çokollatë dhe çokokrem, niveli i sheqerit rritet.

Kjo bën që të mos rekomandohen për përdorim në mëngjes.
Buka: Të gjithë kemi tendencën që të ushqehemi sa më shumë në mëngjes, duke i shtuar vaktit tonë sa më shumë kalori.

Prandaj gjithçka çfarë hamë e shoqërojmë me bukë. Por përdorimi i saj çon drejt shtimit të kilogramëve. Për këtë dietologët nuk e rekomandojnë konsumimin e saj.

Kos me fruta: Ndoshta frutat mund të jenë bio, por ato kanë sheqer në përbërjen e tyre. Prandaj nuk rekomandohet që kosi të konsumohet i përzier me fruta.

Qumështi: Shpesh priremi të pimë një gotë qumësht çdo mëngjes dhe ky është një ndër ritualet më të zakonshme të shumëkujt. Por ky është një gabim shumë i madh, sipas ekspertëve qumështi do shumë të tretet. /atsh

Ushqimet që konsumojmë gabim çdo mëngjes Read More »

Gratë plaken 3,8 vite më vonë se burrat

Truri i grave plaket më ngadalë dhe, për të njëjtën moshë, është të paktën tre vjet më i ri se truri i burrave, sipas një studimi në Universitetin e Uashingtonit dhe i botuar në revistën e Akademisë Kombëtare të Shkencave të Shteteve të Bashkuara, PNAS.

Rezultati është bazuar në vrojtimin e trurit të 205 personave dhe mund të shpjegojë pse gratë kanë tendencë të jenë më pak të prekshme sesa meshkujt ndaj sëmundjeve neurodegjenerative që lidhen me moshën.

Karburantet kryesore të trurit janë sheqernat dhe dihet mënyra se si kjo ndryshon me kalimin e viteve, ndërsa shumë pak dihet për dallimet metabolike midis meshkujve dhe femrave.

“Po fillojmë të kuptojmë se faktorë të ndryshëm që kanë të bëjnë me seksin ndikojnë në plakjen e trurit dhe në cenueshmërinë ndaj sëmundjeve neurodegjenerative”, theksoi koordinatori i studimit, Manu Goyal.

“Duke analizuar metabolizmin e trurit mund të kuptojmë disa nga dallimet që shfaqen midis burrave dhe grave, teksa bëhemi më të vjetër”, theksoi Goyal.

Dallimi u gjet në të gjitha moshat, duke filluar nga mosha 20 vjeç.

“Nuk është truri i njerëzve që rritet më shpejt. Në fakt, burrat arrijnë moshën madhore rreth tre vjet pas grave dhe kjo diferencë vazhdon gjatë gjithë jetës”, shpjegon Goyal.

“Ne ende nuk e dimë kuptimin e këtij zbulimi, por mendoj se kjo mund të jetë arsyeja pse gratë janë më pak të ndjeshme ndaj plakjes, sepse truri i tyre është në të vërtetë më i ri”, përfundoi Goyal./atsh

Gratë plaken 3,8 vite më vonë se burrat Read More »

Mungesa e baktereve te zorrët shkak për depresion

Mungesa e disa baktereve specifike te zorrët mund të jetë shkak për çrregullime depresive tek individët, sipas studimit të botuar në revistën ”Nature Microbiology” që përfshinte dy mostra prej mbi 1 000 individë të ekzaminuar.

Udhëhequr nga Jeroen Raes e VIB-KU Leuven, në Belgjikë, studimi gjeti se dy lloje të baktereve, Coprococcus dhe Dialister, janë vazhdimisht në nivel të ulët në zorrët e njerëzve që vuajnë nga depresioni, dhe për këtë arsye një grup i ekspertëve kanë lidhur veprimtarinë e disa baktereve të zorrëve me shëndetin mendor, në veçanti aftësinë e baktereve për të prodhuar një substancë të ngjashme me ‘dopaminën’ (edhe një neurotransmitter lidhur me ndjenjën e kënaqësisë).

Ekspertët kanë studiuar më parë gjenomën e baktereve të zorrëve të 1 054 personave të përfshirë në projektin ‘’Flemish Gut Flora Projekt’’ dhe më pas e përsërisnin analizën në një mostër të dytë prej 1 062 individësh që i përkisnin projektit hollandez ‘’LifeLinesDEEP”.

Në mostrat e ekzaminuara ka pasur edhe pacientë të prekur nga çrregullime depresive. Në të dyja rastet studimet zbuluan dallimet në përbërjen e gjenomit të zorrëve të individëve të diagnostikuar me depresion në krahasim me subjektet e kontrollit të shëndetshëm.

Gjatë zbulimit shumëllojshmëria e llojeve të baktereve në zorrë të personave që vuajnë nga çrregullime depresive ishte më e pakët sesa e atyre pa çregullime./atsh

Mungesa e baktereve te zorrët shkak për depresion Read More »

Apeli i ISHP-së: Prindër, vaksinoni foshnjet sipas kalendarit

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë apel këtë të martë për vaksinimin e popullatës.

ISHP u drejtohet sidomos prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit, si dhe udhëzimeve të këtij institucioni për grupet më të rrezikuara.

Grupmosha më e prekur prej kësaj sëmundjeje infektive janë foshnjet nën dy vjeç, që përbëjnë rreth 45.1 për qind e rasteve të konfirmuara, pjesa më e madhe e të cilave në kryeqytet.

Por, ISHP-ja thekson se duhet të vaksinohen edhe të rriturit që nuk janë vaksinuar ndaj fruthit, apo që nuk kanë marrë dy doza të vaksinës.

“Vaksinimi ndaj fruthit, – thuhet në deklaratën e ISHP-së, – është mbrojtja më e mirë për ta parandaluar atë dhe komplikacionet që vijnë prej tij. Për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritje të numrit të rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, vaksinimi bëhet edhe më i rëndësishëm për të parandaluar përhapjen e fruthit”. /atsh

Apeli i ISHP-së: Prindër, vaksinoni foshnjet sipas kalendarit Read More »

Duhanpirja, faktor kryesor i kancerit të mushkërive në 80% të rasteve

Rreth 80% e rasteve të diagnostikuara me kancer të mushkërive kanë si faktor kryesor duhanpirjen.

Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë në Vlorë ishin sot pranë të moshuarve për të rritur ndërgjegjësimin mbi eleminimin e faktorëve të rrezikut për kancer të mushkërive si dhe për të sensibilizuar çdo qytetar mbi rëndësinë e konsultës me mjekun e familjes nëse vëren ndonjë nga simptomat e mundshme.

Por, cilat janë disa nga simptomat alarmuese?
-Kollë që përkeqësohet me kalimin e kohës
-Kollë me gëlbazë,gjak prezent
-Dhimbje të vazhdueshme kraharori
-Vështirësi në frymëmarrje,humbje zëri
-Dhimbje koke,dhimbje kockash
-Lodhje më tepër se zakonisht
-Humbje në peshë apo humbje oreksi
-Infeksione të përsëritura pneumoni,bronkit

“Kanceri mund të prekë çdo njeri në mënyra të ndryshme,por secili ka fuqinë për të vepruar dhe për të marrë masa në reduktimin e impaktit të sëmundjes tek individët,familjet dhe komunitetet”, thuhet në apelin e drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë në Vlorë. /atsh

Duhanpirja, faktor kryesor i kancerit të mushkërive në 80% të rasteve Read More »