Shendetesi

Denoncimi/ Shkarkohen menjëherë nga detyra 2 punonjës të Shërbimit Onkologjik në QSUT

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka pezulluar dhe shkarkuar menjëherë nga detyra 2 punonjës të Shërbimit Onkologjik pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, shtetasit me iniciale P.Ç dhe E.H., dhe e ka dërguar çështjen për ndjekje s në organet kompetente, pas denoncimit në një emisionin investigativ.

Sipas ministres Ogerta Manastirliu, reagimi vjen i menjëhershëm pasi “jemi në krahun e çdo qytetari që denoncon”.

“Kushdo që shkel ligjin dhe rregullat, baltos punën e një komuniteti profesionistësh, mjekësh dhe infermierësh si dhe dëmton raportin e besimit mjek-pacient, do të marrë ndërshkimin e merituar”, tha Manastirliu. Sipas saj, askush në sistemin shëndetësor publik nuk duhet të shpërdorojë detyrën dhe besimin e dhënë për t’u shërbyer qytetarëve.

“Po investojmë e punojmë çdo ditë për sistemin tonë shëndetësor. Po investojmë në përmirësimin e kushteve të punës, në rritjen e pagave për personelin mjekësor, në teknologji e pajisje, që të garantojmë për qytetarët e pacientët kujdes shendetësor cilësor”, shtoi ministrja, duke theksuar se raste si ky jo vetëm turpërojnë armatën e mjekëve dhe infermierëve të nderuar, që punojnë e sakrifikojnë ditë e natë per t’u kujdesur për ju, por dhe pengojnë përmiresimin e sistemit.

“Ndaj, asnjë hezitim për të denoncuar”, përfundoi Manastirliu.

Emisioni “Stop” ka denoncuar mbrëmjen e sotme pagesa nën dorë të marra nga dy shtetasit për të mundësuar hyrjen pa radhë në pavionin onkologjik dhe për të bërë rreze. atsh

Denoncimi/ Shkarkohen menjëherë nga detyra 2 punonjës të Shërbimit Onkologjik në QSUT Read More »

Si ta luftoni ankthin dhe sresin me këtë pije magjike

Limonada e livandos është një nga mjetet më të njohura dhe më të përhapura natyrore.

Në mesin e shumë përfitimeve të saj ajo gjithashtu ka për qëllim reduktimin e ankthit dhe stresit dhe trajtimin e migrenës.

Mes të gjitha esencave vaji i livandës është një nga karakteristikat më të fuqishme dhe karakteristikat e saj të larta e ngrenë atë në një ilaç natyral ekselent.

Vaj esencial livando gjithashtu ka përfitime medicinale. Ai ka treguar se redukton depresionin, përmirëson pagjumësinë dhe lehtëson dhimbjet e trupit gjatë punës.

Lëngu i limonit, nga ana tjetër, ndihmon fillimisht për të arritur një nivel të mirë të hidratimit dhe gjithashtu parandalon formimin e problemeve të veshkave, veçanërisht infeksioneve lokale.

Si të përgatitni limonadën e livandës

Përbërësit: 1 filxhan mjaltë organik me origjinë jo-industriale, 12 gota uji, 1 pikë vaj esencial livando organike për përdorim të ushqimit (alternativisht 1 lugë gjelle livando të thatë organike) 6 limon të shtrydhur.

Procedura: Përzierni të gjithë përbërësit. Lereni të ftohet në frigorifer. Nëse është e nevojshme, shtoni më shumë ujë ose mjaltë.

Si ta luftoni ankthin dhe sresin me këtë pije magjike Read More »

Dënime me burg për dhunën ndaj mjekëve dhe në stadiume

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, goditja e sportistëve, trajnerëve, arbitrave, ndërmjetësve sportivë, mjekëve do të dënohet me burg.

Kështu theksoi sot kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

“Dhuna është një fenomen që ka vijuar të jetë shqetësim për njerëzit në krye të detyrës, politika fatkeqësisht në vend që ta luftojë dhunën me forcën e shembullit të saj e ka stimuluar atë, duke krijuar një klimë infektive. Domosdoshmëria për një përgjigje të prerë ligjore mbi dhunën ndaj të zgjedhurve e funksionarëve publikë që nga salla e parlamentit deri në çdo metër katror të Shqipërisë”, – nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “dhunën ndaj punonjësve të policisë, që nga kundërshtimi me forcë i forcave të policisë deri tek prekja me gishtin e vogël të uniformës blu, dhuna ndaj bluzave të bardha, dhuna në aktivitete sportive në fushat e futbollit ku në vend të jepen shfaqjet e përbotshme të edukimit dhe argëtimit shoqëror jepen në vijimësi shembujt më të shëmtuar të dhunimit që shkon përtej fushës dhe futet në çdo shtëpi, do të adresohet pa asnjë ekuivok në paketën e re të ndryshmeve në Kodin Penal”.

Sipas tij, parashikimet aktuale në Kodin Penal siç tregojnë qartë gjithë këto fenomene edhe krahasimet me vende të BE nuk e garantojnë mjaftueshëm reagimin e domosdoshëm ndaj akteve të dhunës.

“Dispozita përkatëse për dënimin e këtyre fenomeneve ose ka mangësi ose janë fare të lehta ose nuk ekzistojnë. Ka nevojë të thuhet qartë e të përsëritet me këtë ndërhyrje sporti i goditjes së sportistëve të trajnerëve, arbitrave, ndërmjetësve sportive dhe gjithë opinionit publik përmes këtyre goditjeve do të dënohet me burgim”, – theksoi Rama.

Kryeministri tha se “prekja e vijave të bardha të fushave të aktivitetit sportiv do të konsiderohet prekje e kapërcimit te vijës së kuqe të ligjit.

Për të gjitha ata që kanë nevojë për argumente, Rama tha se “ndëshkimet në Kodin tonë Penal në këtë paketë janë shumë më të buta sesa ndëshkimet e një vendi kampion të të drejtave të njeriut siç është Britania e Madhe. Në Britani këto shtrëngime i kthyen arenat e dhunës në arena futbolli”.

Kryeministri Rama foli edhe për neglizhencën në trajtimin mjekësor.

“Neglizhenca në trajtimin mjekësor, e cila kur rrezikon jetën e personit mund të kalojë sikur s’ka ndodhur asgjë, ndërsa kur shkakton vdekjen e personit nuk mund të mos i përgjigjet domosdoshmërisht për të penalizuar autorët. Nga ana tjetër paketa adreson edhe kërkesën e hershme të komunitetit për dekriminalizim të mjekimit të pakujdesshëm në raport me pasojat”, – tha Rama./atsh

Dënime me burg për dhunën ndaj mjekëve dhe në stadiume Read More »

Obeziteti dëmton trurin dhe zvogëlon materien gri

Obeziteti ka pasoja edhe në tru.

Në fakt, niveli i lartë i dhjamit në trup lidhet me diferenca të formës dhe strukturës së trurit, përfshirë edhe rënie të volumit të materies gri.

Këtë zbulim e ka bërë një studim i kryer nga “Leiden University Medical Center”, në Holandë, dhe i publikuar në revistën shkencore “Radiology”.

Edhe kërkime të mëparshme kanë lidhur obezitetin me rritjen e rrezikut për dobësimin e aftësive njohëse dhe shfaqje të problemeve mendore, duke sugjeruar se kjo sëmundje shkakton ndryshime në tru.

“Kemi zbuluar se të kesh nivele të larta dhjami të përhapur në tru lidhet me zvogëlimin e volumit të strukturave të rëndësishme në tru, përfshirë atë të materies gri që ndodhet në qendër të trurit”, thekson A. Dekkers, autorja kryesore e këtij studimi./atsh

Obeziteti dëmton trurin dhe zvogëlon materien gri Read More »

Shenjat që tregojnë se reaksioni alergjik është jashtë kontrollit

Shpesh ndodh që t’i neglizhojmë apo t’i përshkruajmë si një gjendje tjetër ndryshimet në lëkurë të cilat shfaqen si rezultat i reaksionit alergjik. Bllokimi i hundës jo gjithmonë është një simptomë e gripit, ajo mund të jetë edhe shenjë e alergjisë së patrajtuar.

Ja cilat janë shenjat të cilat tregojnë se reaksioni alergjik është jashtë kontrollit.

Rrathët e errët poshtë syve

Rrathët e errët poshtë syve dhe përlotja e syve, janë gjithashtu shenja të cilat tregojnë se keni alergji. Rrathët e errët poshtë syve shfaqen për shkak të kruajtjes së syve për një kohë të gjatë. Simptoma të tilla si kruarja, teshtima, rrufa (rrjedhja e hundës) dhe lotimi i syve, mund të kontrollohen me anë të histaminës. Në rast se merrni terapi dhe nuk ndjeni asnjë përmirësim apo zhdukje të simptomave, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.

Bllokimi i kronik i hundës
Bllokimi i hundës që shfaqet kur jeni të sëmurë apo me grip, zakonisht zgjat një deri në dy javë. Nëse simptomat nuk kalojnë dhe zgjasin për një kohë më të gjatë, atëherë është e mundur që të kemi të bëjmë me reaksion alergjik. Gjatë periudhës së reaksionit alergjik, mukoza e hundës trashet dhe sekreton sasi më të mëdha të sekretit. Kjo mund të shkaktojë presion mbi sinuset duke sjellë shfaqjen e dhimbjes së kokës. Ilaçet për reduktimin e bllokimit të hundës do t’i lehtësojnë simptomat për një farë kohe. Për trajtimin e duhur të simptomave duhet të konsultoheni me mjekun alergolog.

Frymëmarrja e shoqëruar me zhurmë
Zhurma gjatë frymëmarrjes (fishkëllima) zakonisht lidhet me astmën, por mund të jetë edhe shenjë e reaksionit alergjik. Zhurma apo fishkëllima karakteristike në kraharor shfaqet si pasojë e kalimit të ajrit nëpër rrugët e frymëmarrjes. Zakonisht një gjendje e tillë kërkon reagim të menjëhershëm. Nëse keni një simptomë të tillë, drejtohuni menjëherë tek mjeku juaj.

Kruarja e lëkurës
Kruarja e lëkurës zakonisht shfaqet nëse keni një lëkurë të thatë. Por, në rast se kruarja zgjat për një kohë më të gjatë dhe në rast se është e shoqëruar me skuqje/ekzemë, atëherë është e mundur që edhe kjo të jetë një shenjë tjetër e reaksionit alergjik. Shkaktar për shfaqjen e këtij reaksioni shpesh mund të jetë sapuni, detergjenti, kontakti me kafshët, etj.

Problemet me përqendrimin
Kruarja, bllokimi i hundës dhe irritimi i lëkurës mund të ndikojnë në reduktimin e përqendrimit. Nëse vëreni se nuk mund të përqendroheni ndaj ndonjë detyre apo angazhimi të veçantë, konsultohuni te mjekun në lidhje me ndryshimin e terapisë.

Lodhja
Alergjia mund të ndikojë në reduktimin e energjisë. Për një kohë shumë të shpejtë, simptomat mund të shkaktojnë çrregullim të cilësisë së gjumit, gjithashtu ndikojnë në sistemin imunitar, gjë e cila shkakton lodhje. Shkaktar për ndjenjën e lodhjes mund të jetë edhe përdorimi i antihistaminës. Konsultohuni me mjekun tuaj në rast se lodhja zgjat për një kohë të gjatë. /atsh

Shenjat që tregojnë se reaksioni alergjik është jashtë kontrollit Read More »

Disa hapa për kocka të forta në çdo moshë

Kocka të forta dhe trup në formë janë dy elementë kryesorë të një jetese të shëndetshme. Me kalimin e moshës, njeriu humbet gjithnjë e më shumë nga dendësia kockore.

Një gjë e tillë mund të nxisë ose përshpejtojë sëmundjen e osteoporozës e cila manifestohet me fraktura që më pas shkaktojnë paaftësi fizike tek njeriu.

Sipas ekspertëve lajmi i mirë është se osteoporoza apo reumatizma nuk është një pjesë e pandashme e plakjes dhe nëpërmjet disa hapave të caktuar, njeriu mund të mbajë kockat të shëndetshme e të forta.

Ja gjithçka që ju nevojitet që të përkujdeseni për kockat pavarësisht moshës.

Kalçiumi dhe Vitamina D

Kalçiumi është shumë i rëndësishëm për kockat ndërsa vitamina D ndihmon në përthithjen maksimale të tij.

Këto ushqyes përbëjnë shtyllat kryesore të një skeleti të shëndetshëm e të fortë.

Ekspertët rekomandojnë që të rriturit të marrin 1,000 mg kalçium në ditë ndërsa gratë pas menopauzës duhet të marrin 1,200 mg kalçium në ditë.

Sa i përket vitaminës D, të rriturit kanë nevojë për 600 njësi ndërsa të moshuarit mbi 70 vjeç kanë nevojë për 800 njësi.

Ushqyerja e Duhur

Kalçiumi dhe vitamina D nuk janë të mjaftueshme për ruajtjen e shëndetit të kockave.

Roli i tyre plotësohet falë ushqyerjes së duhur me fruta, perime, arrorë, fara, yndyrna të shëndetshme e drithëra të plota. Këto të fundit janë shumë të pasur me ushqyes të dobishëm për kockat.

Sa i përket perimeve, rekomandohet që të zgjidhni nga të gjithë ngjyrat, që nga barishtet e gjelbra deri tek specat e kuq. Një regjim shumëngjyrësh garanton ushqyes të larmishëm për kockat.

Aktiviteti Fizik

Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm për shëndetin e kockave. Ushtrimet më efikase janë ato që përfshijnë peshat por jo tepër të rënda. Njerëzit që kanë pësuar fraktura duhet të shmangin kërcimin, ngjitjen e shkallëve etj. /atsh

Disa hapa për kocka të forta në çdo moshë Read More »

Këtë pranverë, kushtojini rëndësi ngjyrave të ushqimeve

Me ardhjen e pranverës shpërthejnë ngjyrat dhe dëshira për t’u ndjerë më të lehtë dhe në formë.

Dhe në këtë pjesë një rol të rëndësishëm luan ushqimi i sezonit pranveror.

Pikërisht ngjyrat e ushqimeve i dërgojnë trupit tonë një mesazh të rëndësishëm për ato ushqime për të cilat kemi nevojë dhe na ndihmojnë të përforcojmë sistemin imunitar, të mbrojmë sistemin kardiovaskular si dhe të mos shtojmë në peshë.

E kuqja, ngjyra e pasionit. Ushqimet e kuqe janë të pasura me likopen, një përbërës që i bën mirë lëkurës dhe sipas studimeve mund të parandalojë forma të ndryshme të tumoreve. Ushqimet e kuqe janë aleatë të mirë për t’u mbrojtur nga sëmundjet kardiovaskulare.

Ushqimet me ngjyrë të bardhë ndihmojnë të luftoni hipertensionin, arteriosklerozën si dhe të mbani nivelet e duhura të kolesterolit.

Ngjyra jeshile, ushqimet me këtë ngjyrë pastrojnë gjakun dhe përmirësojnë shëndetin e zemrës.

E verdha ngjyra e dritës, lidhet me stomakun. Mos ju ndani vajit të ullirit ekstra të virgjër dhe mjaltit. Ushqimet me ngjyrë të verdhë janë armët e duhura kundër plakjes.

Ngjyra blu, ushqimet me ngjyrë blu janë idealë për sëmundjet kardiovaskulare dhe mirëfunksionimin e sistemit urinar. Ushiqmet me betakaroten ndihmojnë lëkurën dhe ju ndihmojnë të keni shikim më të mirë.

Në mëngjes pini një lëng portokalli ,do t’ju japë energji. Nëse doni të luftoni lodhjen besojini ushqimeve të kuqe dhe të verdha. /atsh

Këtë pranverë, kushtojini rëndësi ngjyrave të ushqimeve Read More »