Shendetesi

Rivendoset drejtësia e munguar për një farmaci, Rama: Detyrën kam bërë

Kryeministri Edi Rama mori sot një tjetër mesazh mirënjohjeje nga qytetarët, për zgjidhjen e problemit dhe rivendosjen e drejtësisë në vend.

Në mesazhin drejtuar kryeministrit Rama, drejtuesit e një farmacie shprehin mirënjohjen ndaj autoriteteve shëndetësore për zgjidhjen e rastit të tyre ndërsa shprehen të gatshëm të kontribuojnë në përmirësimin e sektorit farmaceutik në Shqipëri.

“Përshëndetje z. Kryeministër! Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin, por nuk mund të mos ju falënderoj për atë çfarë bëtë për ne. Me siguri nuk e mbani mend rastin tonë, por në vija të përgjithshme ishte rasti i një farmacie, që prej gati 1 viti endej sa andej këndej për të gjetur të drejtën. Falë interesimit tuaj, znj, Manastirliu dhe këmbënguljes së drejtoreshës së FSDKSH znj. Dëgjoni, drejtësia u rivendos. Më lejoni të shfrytëzoj këtë rast për t’ju uruar suksese në punën tuaj të palodhur dhe në çdo rast mbetemi në dispozicion të kontribuojmë në përmirësimin e sektorit farmaceutik në Shqipëri duke vënë në jetë sado të mundemi dijet dhe eksperiencën e fituar në Itali. Faleminderit”, thuhet në këtë mesazh.

Duke i uruar suksese e mbarësi, Kryeministri Edi Rama u shpreh: “detyrën kam bërë dhe më vjen mirë që është zgjidhur problemi”./atsh

Rivendoset drejtësia e munguar për një farmaci, Rama: Detyrën kam bërë Read More »

Shtatori, muaji i ndërgjegjësimit për sëmundjet malinje të gjakut/ Ekspertët: Njohja e simptomave, rritje e jetëgjatësisë

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik zhvilluan një diskutim në mjediset e Fakultetit të Mjekësisë për kancerin e gjakut, në kuadër edhe të shtatorit, që njihet si muaji kundër kancerit të gjakut.

Gjatë takimit të zhvilluar, ekspertë theksuan rëndësinë e rritjes së ndërgjegjësimit të popullatës mbi sëmundjet malinje të gjakut.

“Le të luftojmë së bashku për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës mbi këto kancere me qëllim që të rrisim jetëgjatësinë dhe cilësinë e jetës së pacienteve me kancerët e gjakut në sajë të trajtimeve me të mira e më aktuale. Të gjithë bashku ne mund ta mundim kancerin”, – bëjnë apel ekspertët e ISHP-së.

Shtatori është muaji i ndërgjegjësimit mbi kancerin e gjakut. Gjatë këtij muaji, synohet rritja e ndërgjegjësimit si dhe ofrimi i mbështetjes për ata që vuajnë nga kjo sëmundje. /atsh

Shtatori, muaji i ndërgjegjësimit për sëmundjet malinje të gjakut/ Ekspertët: Njohja e simptomave, rritje e jetëgjatësisë Read More »

Rënia e qerpikëve paralajmëron probleme shëndetësore

Shpeshherë shohim që na bien qerpikët ose kemi një rrallim të tyre, dhe nuk u kushtojmë vëmendje pasi mendojmë se është diçka normale. Por kjo gjë mund të paralajmërojë probleme shëndetësore.

Arsyet më poshtë tregojnë se diçka nuk shkon mirë me shëndetin tuaj apo me kujdesin e fytyrës:

Alopecia. Rënia e qerpikëve mund të vijë nga alopecia ose një tjetër sëmundje autoimune. Kjo gjendje pengon rritjen e flokëve në trupin, kokën ose fytyrën tuaj. Mjekët besojnë se kjo sëmundje bën që trupi të sulmojë folikulat e qimeve.

Sëmundjet kronike inflamatore. Të ngjashme me alopecinë, sëmundjet kronike inflamatore janë rastet kur trupi “sulmon” veten.

Problemet me tiroiden. Tiroidja kontrollon prodhimin e hormoneve të trupit, por ndonjëherë niveli më i lartë apo i ulët i tyre shkakton jo pak probleme. Si hipotiroidizmi ashtu edhe hipertiroidizmi shkaktojnë këtë problem.

Inflamacion i gjendrës së lotit. Bllokimi i gjendrave të lotit çon në një inflamacion kronik të folikulave të qerpikëve, duke bërë që këto të fundit të bien. Në rastin e parë që vëreni skuqje, lëngëzim të syve, ndjeni djegie apo kruarje, trajtojeni problemin në kohë para se të bëhet shkak për shqetësime të tjera.

Zakonet e këqija të bukurisë. Kur pastroni grimin nga sytë mos ushtroni forcë kur përdorni pambukun, sepse kjo gjë dëmton rrënjët e qerpikëve duke nxitur rënien e tyre. /atsh

Rënia e qerpikëve paralajmëron probleme shëndetësore Read More »

Organizata Botërore e Shëndetësisë akrediton laboratorin e Fruth-Rubeolës në ISHP

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka akredituar laboratorin e Fruth-Rubeolës në Institutin e Shëndetit Publik.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu duke theksuar se certifikimi është standard, standardi garanton cilësi.

“ Lajm i mirë akreditimi i plotë i laboratorit të Fruth-Rubeolës në Institutin e Shëndetit Publik nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Pas një procesi të gjatë supervizimi, me rikonfirmimin e mostrave në laborator reference, rezultatet kanë dalë 100% të përputhshme”, thekson ministrja.

Me akreditimin e plotë të laboratorit të ISHP-së, thekson Manastirliu, garantohet hapi i parë i diagnozës së saktë të këtyre sëmundjeve të rrezikshme.

“Edhe një hap përpara drejt përmirësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore”, thekson ministrja. /atsh

Organizata Botërore e Shëndetësisë akrediton laboratorin e Fruth-Rubeolës në ISHP Read More »

Kolesteroli i lartë, super ushqimet për ta korrektuar

Kolesteroli i lartë mund të çojë në sëmundje koronare të zemrës, e cila është shkaku më i madh i sulmeve në zemër.

Kolesteroli mund të ulet duke bërë ndryshime dietike, siç është zvogëlimi i yndyrës së ngopur, por duke përfshirë edhe ushqimet e tjera në dietën tuaj.

Super ushqimet e mëposhtme do ju ndihmojnë të ulni kolesterolin e lartë:

Ushqime soje. Ushqimet e sojës janë plot me proteina, vitamina dhe minerale, dhe janë me pak yndyrë të ngopur.

Arrat. Arrat janë të pasura me proteina, vitaminë E, magnez dhe kalium, dhe përmbajnë sterole natyrale të bimëve dhe ushqyesve të tjera bimore që ndihmojnë në mbajtjen e trupit të shëndetshëm dhe largimin e sëmundjes.

Tërshëra dhe elbi. Tërshëra dhe elbi janë të pasura me një lloj fibre të quajtur beta glucan – që mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit. Kur beta glukani konsumohet, ajo formon një xhel që lidhet me kolesterolin dhe bile në zorrë. Kjo ndihmon në kufizimin e sasisë së kolesterolit që absorbohet nga zorrë në gjak.

Fruta dhe perime. Fruta dhe perimet janë të pasura me vitamina dhe minerale dhe kimikate bimore të cilat ju ndihmojnë të qëndroni të shëndetshëm dhe parandaloni sëmundjet. Ato përmbajnë pak ose aspak yndyrë dhe janë gjithashtu të lartë në fibra, disa prej të cilave mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit.

Ushqime të pasura me yndyrë të pangopur. Zëvendësoni ushqimet e larta në yndyrna të ngopura me ushqime të larta në yndyra të pangopura, të tilla si vajra bimore, avokado, arra dhe peshk. /atsh

Kolesteroli i lartë, super ushqimet për ta korrektuar Read More »

Omega-3 përmirëson trajtimin e depresionit

Nuk është e provuar që tabletat e magnezit mund të jenë të dobishme për shëndetin mendor, ndërsa konfirmohet efikasiteti i shtesave Omega-3 si një trajtim plotësues kundër depresionit, janë konkluzionet e bëra nga Instituti i Kërkimit Shëndetësor i Universitetit të Sidnejit Perëndimor.

Studimi, i udhëhequr nga docenti Jerome Sarris dhe sapo i botuar në revistën ”World Psychiatry”, analizoi të dhënat e më shumë se 10 mijë njerëzve me çrregullime të shëndetit mendor, të mbledhura përmes provave rastësore.

“Nuk ka prova bindëse se magnezi ndihmon në trajtimin e çdo çrregullimi mendor. Megjithëse mungesa e magnezit ka tendencë të jetë më e zakonshme te njerëzit me gjendje psikiatrike, nuk vërtetohet se minerali është i dobishëm për trajtimin”, përfundon Sarris.

Përkundrazi, ka prova më të forta mbi përdorimin e omega-3 për trajtimin e depresionit.

Përdoren në kombinim me antidepresantët dhe janë më efektive sesa ilaçet të vetëm.

Disa studime tregojnë gjithashtu se ka përfitime modeste në trajtimin e simptomave të çrregullimit të deficitit të vëmendjes, por jo në trajtimin e skizofrenisë ose kushteve të tjera./atsh

Omega-3 përmirëson trajtimin e depresionit Read More »

Kryen me sukses transplantin e veshkës, Manastirliu viziton 27 vjeçaren: Financim 100% nga shteti

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar një 27–vjeçare nga Tirana, e cila para një muaji ka kryer me sukses transplantin e veshkës falas. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Manastirliu ka ndarë lajmin e mirë për Megin, e cila ishte diagnostifikuar që në lindje me probleme të theksuara renale.

“Kalvari i vuajtjeve për 27 vite me rradhë për Megin dhe familjen e saj, ka marrë fund! Sot më tregoi se nuk e besonte kur e telefonuan për t’i thënë që është gati për ndërhyrjen pa pagesë dhe përputhshmëria me motrën që i dhuroi veshkën ishte e plotë. Fatmirësisht çdo gjë ka shkuar mirë dhe ditë pas dite Megi po i kthehet jetës normale, si bashkëmoshataret e saj”, shkruan Manastirliu.

Nga Janari 2019, 16 pacientë kanë kryer transplantin e veshkave falas në spitalet jopublike, me financim 100% nga shteti. Që prej fillimit të financimit të paketës së transplantit të veshkave falas në 2015, kanë kryer transplantin 79 pacientë. /atsh

Kryen me sukses transplantin e veshkës, Manastirliu viziton 27 vjeçaren: Financim 100% nga shteti Read More »

Planifikimi i koronarografisë, ulet me tri javë në rang vendi

Për rastet e planifikuara, radha e koronarografisë është ulur në rang vendi në 3 javë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thekson se për urgjencat kardiake, shërbimi jepet 24 orë në shtatë ditë Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

“Punë e shkëlqyer e ekipit mjekësor në Shkodër ku po ofrohet shërbimi i koronarografisë për rajonin e veriut.4 qendrat e hemodinamikës në vend kanë mundësuar shërbimin në kohë, në cilësi, afër vendbanimit, falas për qytetarët”, -thotë Manastirliu.

Më tej, ministrja nënvizon se “për rastet e planifikuara, radha e koronarografisë është ulur në rang vendi në 3 javë”./atsh

Planifikimi i koronarografisë, ulet me tri javë në rang vendi Read More »