Shendetesi

Efektet shëndetësore të ndryshimit të orës

Ndryshimi i orës ka efekte të pafavorshme shëndetësore që mund të zgjasin për disa muaj nga momenti i hyrjes në fuqi dhe për këtë arsye duhet të shfuqizohet, sipas katër studiuesve të Universitetit të Vanderbiltit dhe Universitetit të Pensilvanisë, shkruar në një editorial në revistën ”Jama Neurology”.

‘’Ndryshimi i orës, mund të shoqërohet me një rrezik të shtuar të sulmeve në zemër dhe iktuseve dhe ul gjumin mesatarisht me 15-20 minuta në ditët pas hyrjes në fuqi të tij. Këto efekte mund të rrisin edhe rrezikun e aksidenteve rrugore’’, theksuan autorët e studimit.

Për disa tema më të brishta, artikulli përmend fëmijët me autizëm, ku efektet negative mbeten me javë dhe madje muaj.

“Njerëzit mendojnë se një tranzicion prej një ore nuk është asgjë, se ai mund të kapërcehet brenda një dite, por ajo që ata nuk e kuptojnë është se ora e tyre biologjike nuk është më e sinkronizuar me dritën’’, shpjegon Ann Malow, një nga autorët.

”Nuk është një orë dy herë në vit, është një keqpërdorim i orës biologjike për tetë muaj në vit. Kur flasim për ndryshimin e orës dhe marrëdhënien me dritën natyrale, flasim për ndikime të thella me orën biologjike , të rrënjosura mirë në tru, dhe për këtë arsye ka ndikime në funksionet e trurit si energjia ose gatishmëria”, thekson ajo./atsh

Efektet shëndetësore të ndryshimit të orës Read More »

Check-up falas, më shumë se 411 mijë qytetarë kanë kryer kontrollin mjekësor bazë në 10 muaj

Më shumë se 411 mijë qytetarë kanë kryer kontrollin mjekësor bazë në 10 muajt e parë të 2019, ose 12% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Aktualisht ka dyfishim të qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë që nga viti 2015, kur nisi ky program kombëtar për shëndetin e popullatës dhe parandalimin e sëmundjeve.

Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me shifrat e kontrollit mjekësor bazë të kryera nga qytetarët në janar-tetor 2019.

“411,503 qytetarë kanë kryer check up falas këtë 10 mujor të 2019. Më shumë se 12% më shumë krahasuar me 10 mujorin 2018”, thekson Rama.

Vitet e fundit ka ndryshuar qasja e qytetarëve që vijnë tek mjeku i familjes jo vetëm kur kanë problematika me shëndetin, por për kontrollin mjekësor periodik dhe këtë e tregojnë të dhënat. Ka një ndërgjegjësim në rritje të qytetarëve pasi vihet re se këtë vit ka një rritje të qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë në qarqet Kukës, Dibër, Berat dhe Gjirokastër.

Të dhënat tregojnë se në rang kombëtar 26,2% e qytetarëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë kanë vlera të larta të Kolesterolit (yndyrna të larta) që rrezikojnë të preken nga probleme të enëve të gjakut, zemrës dhe trurit nëse nuk ndryshojnë stilin e jetesës.

Në rang kombëtar 14,5 % e qytetarëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë janë pre-diabetik ndërsa 8,6 % janë me diabet.

Në rang kombëtar 13,4 % e qytetarëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë janë anemikë; 6,73 % e qytetarëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë rezultojnë me rritje të vlera të larta të enzimave të mëlçisë.

Janë zbuluar nga Kontrolli Mjekësor Bazë 400 raste me forma të ndryshme të leucemisë, të cilat janë ndjekur në kohë.

Prej prillit 2015 zbatohet në të gjithë vendin programi i kontrollit shëndetësor bazë pa pagesë për të gjithë shtetasit rezident të grupmoshës 35-70 vjeç. Përveçse qytetarët e kanë përfituar falas këtë shërbim shëndetësor, kontrolli mjekësor bazë ka ndikuar edhe në uljen e kostove të trajtimit të tyre, duke ulur invaliditetin dhe mortalitetin nga sëmundjet jo të transmetueshme./atsh

Check-up falas, më shumë se 411 mijë qytetarë kanë kryer kontrollin mjekësor bazë në 10 muaj Read More »

12% më shumë qytetarë kryen Kontrollin Mjekësor Bazë krahasuar me 2018

Në vetëm dhjetë muaj të këtij viti, 411,503 qytetarë kanë kryer kontrollin mjekësor pa pagesë.

Shifrat u bënë publike nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila ka bërë apel për kontroll falas për të gjithë qytetarët ndërmjet moshës 35-70 vjeç. Sipas ministres, aktualisht ka dyfishim të qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë që nga viti 2015, kur nisi ky program kombëtar për shëndetin e popullatës dhe parandalimin e sëmundjeve.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, të dhënat tregojnë se në rang kombëtar 26.2% e qytetarëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë kanë vlera të larta të kolesterolit që rrezikojnë të preken nga probleme të enëve të gjakut, zemrës dhe trurit nëse nuk ndryshojnë stilin e jetesës. Në rang kombëtar 14.5 % e qytetarëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë janë pre-diabetik ndërsa 8.6 % janë me diabet.

Në rang kombëtar 13.4 % e qytetarëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë janë anemik, 6.73 % e qytetarëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë rezultojnë me rritje të vlera të larta të enzimave të mëlcisë. Janë zbuluar nga Kontrolli Mjekësor Bazë 400 raste me forma të ndryshme të leuçemisë, të cilat janë ndjekur në kohë.

Prej Prillit 2015 zbatohet në të gjithë vendin programi i kontrollit shëndetësor bazë pa pagesë për të gjithë shtetasit rezident të grupmoshës 35-70 vjeç. Përveçse qytetarët e kanë përfituar falas këtë shërbim shëndetësor, kontrolli mjekësor bazë ka ndikuar edhe në uljen e kostove të trajtimit të tyre, duke ulur invaliditetin dhe mortalitetin nga sëmundjet jo të transmetueshme. /atsh

12% më shumë qytetarë kryen Kontrollin Mjekësor Bazë krahasuar me 2018 Read More »

Kura popullore për sëmundjet e zorrëve

Sot shkenca dhe mjekësia ka bërë të mundur që të evitohen ose të shërohen shumë sëmundje të përhapura, të trupit dhe të mendjes, duke bërë një jetë të shëndetshme.

Një rol të rëndësishëm luan ndjekja e disa rregullave të thjeshta të dietës dhe shëndetit. Sëmundjet e aparatit tretës shpesh si shkak kryesor kanë një regjim ushqimor dhe një ushqim të papërshtatshëm.Por jo vetëm kaq. Mjaft prej tyre mund të arrinin të parandaloheshin falë një ushqyerje të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Ndërkohë, shkenca ka arritur, falë studimeve të ndryshme, që të tregojë se mjekimi nëpërmjet ushqyerjes së përshtatshme (terapia mjekësore popullore) përmirëson cilësinë e jetës dhe kursen shpenzime për kujdesin mjekësor.

Por çfarë është një ushqyerje e përshtatshme dhe e ekuilibruar? Të gjitha këto sqarohen në suplementin e fundjavës në “Tirana Observer”, një sërë recetash të mbështetura në mjekësinë moderne, por aq sa dhe në atë popullore, për të kuruar sëmundjet që prekin aparatin tretës, punën e zorrëve.

Trupi ynë ka nevojë për pushime periodike dhe kjo përfshin edhe organet tonë të tretjes. Dieta është mënyra e vetme për t’i lënë të pushojnë këto organe jetësore. Është e nevojshme të mësohet një teknikë sa më e përshtatshme për një dietë efikase dhe pa rreziqe, si edhe “sekrete” të tjera për një shëndet të mirë. Studimet e bëra kanë treguar efektet pozitive të bimëve dhe ushqimeve në shëndetin tonë, të efektshme kundër sëmundjeve të stomakut, aparatit tretës, zorrëve e shumë të tjera.

Ndërsa më poshtë, radhiten disa këshilla dhe receta me bimë e ushqime, të cilat janë të njohura për efektet e tyre kundër të gjitha sëmundjeve më të shpeshta që rrezikojnë punën e zorrëve dhe aparatit tretës. Këto e shumë të tjera në një suplement prej pesë faqesh, një strategji e vërtetë për një jetë të shëndetshme.

Kurat popullore për sëmundjet e zorrëve
Sëmundjet e zorrës, që prekin si funksionin sekretor, ashtu edhe atë lëvizës të këtij organi, mund të jenë pasojë e ndryshimeve lokale në mbulesën e mukozave dhe neuroreflektore (me anën e nervave) dhe humorale (me anën e substancave që gjenden në gjak).

Ndryshimet kryesore që vihen re në këtë trakt mund të përmblidhen si: në pakësimin ose shtimin e sekretimit të gjëndrave të zorrës, që ndikon në procesin e tretjes dhe të thithjes së substancave të ndryshme nga zorrët; në pakësimin ose shtimin e lëvizjes (peristaltikës) së zorrës si pasojë e ndryshimeve nervore ose muskulore në to; në çrregullimet nga parazitët ose mikroorganizmat, të cilët mund të shkaktojnë këto gjendje patologjike: tretje të ushqimit me vështirësi të shoqëruara me grumbullimin gazesh, meteorizëm; acarim, katar të mbulesës mukozë të zorrës të shoqëruar me dalje jashtë të shpeshta ose me heqje barku, diarre, kapsllëk (konstipacion) të shoqëruar me dhembje të anës së majtë ose të djathtë të barkut, zhvillim të parazitëve dhe të mikrobeve, të cilat dëmtojnë mukozën, helmojnë organizmin me produktet e tyre jetësore ose shkaktojnë mahisjen (inflamacionin) e mbulesës mukoze, që shoqërohet me dhembje, heqje barku ose kapsllëk.

Mahisja ose pezmatimi i zorrës së hollë (enteriti)
Mund të shkaktohet menjëherë ose pas një kohe të gjatë nga agjentë të ndryshëm patologjikë. Ajo shoqërohet me dhembje, heqje barku, fryrje të zorrëve nga gazrat dhe çrregullime të tjera. Në këto raste është e domosdoshme dieta dhe përdorimi i barnave që pastrojnë zorrën, sepse ato ndihmojnë në shpejtimin e shërimit. Në mjekimin e mahisjes së zorrës së hollë ndihmojnë bimët që përmbajnë mucilagje e pektina, si mollët e grimcuara hollë dhe çajrat e ngrohta në vend të ujit, që përgatiten me tërshërë, oriz, karotë, salep, elb, etj. Por bimët, nga të cilat fitohen çajrat kundër enteritetit, duhet të përmbajnë para së gjithash, taninë, të cilat me efektin e tyre rrudhës lidhen me shtresën proteinike të mukozës duke formuar një cipë mbrojtëse.

Ato jo vetëm që mbrojnë zorrën, por edhe ulin pezmatimin, duke ngushtuar enët e gjakut. Gjithashtu, shfrytëzohen edhe bimët me vajra të etershme e me substanca azulenike që kanë veti të efektshme kundër pezmatimit (antiinflamator). Në mjekësinë popullore dhe shkencore takojmë një radhë bimësh, të kombinuara ndërmjet tyre ose jo, për mjekimin e enteritetit, si: ftoi, mushmolla, thana, kulumbria, gështenja, boronica, arra, bar pezmin njëmijë fletësh (bishtamithi), trëndafili i egër, hudhra, luleshtrydhja, bargjaku, manaferra, mendra, trumza, sherbela, shega, vidhi, tërfili i livadheve, etj.

Mahisja e zorrës së trashë (koliti)
Mahisja e mukozës së trashë mund të shkaktohet gjithashtu menjëherë ose pas një kohe të gjatë. Ajo mund të shoqërohet me heqje barku, diarre, e cila shpesh kthehet në kapsllëk. Diarreja shpesh është me shkumë, e cila në raste më të theksuara, del e përzier me gjak me pjesë të patretshme ushqimi dhe me copëza nga mukoza e zorrës. Ndryshe nga koliti i menjëhershëm akut, forma e zgjatur kronike është proces që mjekohet me vështirësi dhe ngadalë. Dieta edhe në këtë sëmundje ka rëndësi të veçantë dhe si rregull, duhet përdorur ushqimi i lehtë që asimilohet shpejt dhe që nuk formon shumë celulozë.

Mjekimi i kolitit bëhet, në radhë të parë, me bimë mjekësorë që përmbajnë taninë me veprim antiseptik (fenole dhe polifenole), me bimë me esenca që kanë veprim antiinflamator dhe ato me mucilagje dhe pektina. Çajrat që përdoren për mjekimin e kolitit duhet të merren për një kohë të gjatë, për një efekt më të mirë. Një lloj çaji duhet të zëvendësohet herë pas here me një lloj tjetër. Çaji mund të përzihet me lëngje frutash për të rregulluar shijen e tij. Për mjekimin e kolitit ka dhënë rezultate të mira kura me bar majasëlli (Teucrium polium), e cila vazhdon 20 ose 30 ditë. Bari i majasëllit jep gjumë.

Heqja e barkut (diarreja)
Diarreja është dukuri që sjell shumë sëmundje akute apo kronike, prandaj suksesi i mjekimit të saj lidhet ngushtë me mënjanimin e shkaktarit. Nganjëherë diarreja kalon shpejt dhe lehtë, duke respektuar regjimin e dietës dhe përdorimin e kurës përkatëse. Vëmendja e veçantë i duhet kushtuar diarresë dhe barkut të fëmijëve të moshës së gjirit gjatë verës, të cilët disa herë janë vdekjeprurës për ta.

Marrja e lëngjeve duhet të konsiderohet si një masë e rëndësishme mjekimi, veçanërisht në formën e çajrave bimorë që përmbajnë, për shembull: mendër, kamomil, çaj kinez, mollë, etj; dhe shumë bimë të tjera që përmbajnë taninë, mucilagje e pektina, ndërmjet të cilave vendin e parë e zënë sythat (majat e kërcejve) dhe gjethet e manaferrës, boronica, hithra, lulebasani, bargjaku, rigoni, hudhra, thana, sherbela, bar pezmi, bishtamithi, kulumbria, vidhi, shega, etj. Përvoja ka treguar se edhe kurat popullore kanë dhënë rezultate të shkëlqyera në shërimin e shumë sëmundjeve.

Disa prej kurave të përgatitura me bime mjekësorë përdoren edhe për shërimin e sëmundjeve të barkut. Mjekët rekomandojnë që në dietën e përditshme të mos mungojnë asnjëherë ushqimet e pasura me hekur, si mish, peshk, shpretkë, vezë, perime, fruta, etj.

Kapsllëku (konstipacioni)
Edhe kjo dukuri është pasojë e ndikimit të faktorëve të ndryshëm në organizëm. Kapsllëku vjen si pasojë jo vetëm e sëmundjeve të zorrës së trashë, por edhe e organeve të veçanta dhe të organeve në tërësi. Shpesh ai shkakton lindjen e migrenës dhe të dhembjeve të kokës, dobësi të përgjithshme, shqetësime dhe vështirësi e dhembje në bark, etj. Respektimi i regjimit dietetik duke marrë ushqim të pasur me celulozë (barishte) dhe duke bërë lëvizje, gjimnastikë, ecje të gjata dhe shëtitje në ajër të pastër është faktor që parandalon lindjen e kapsllëkut.

Për të luftuar kapsllëkun mund të përdoren bimë të ndryshime që përmbajnë glukozite antrakinonike, siç janë drunakuqi, pastaj bimë me mucilagje si mëllaga, liri, kulumbria, etj; të cilat jepen të vetme ose të kombinuara në formë çaji. Kundër kapsllëkut arrihen rezultate të mira edhe duke përdorur komposto kumbullash, lëng lakre të shtrydhur, lakër turshi, etj.

Në rast se dhembjet e barkut bëhen të shpeshta, mjekët këshillojnë përdorimin e frutave të freskëta që përmbajnë vitaminë C, e cila ndihmon në absorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse pimë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrim dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit.

Sëmundjet kronike
Të gjitha sëmundjet kronike dhe vdekjeprurëse që mund të të kapin në çdo pjesë të trupit, duke gjetur pikat më të dobëta e delikate sigurojnë fitoren në qoftë se nuk merr masat paraprake e parandaluese, për ta larguar atë sa më tutje të jetë e mundur. “Dielli i sistemit tonë të aparatit të tretjes është mëlçia.

Mëlçia është gjëndra më e madhe e njeriut, me një peshë mesatare prej afro 1.5 kilogramë e cila punon me durim dhe me ngulm. Ajo dezintoksikon (heq e lufton vreret, helmet që ne marrim nga ushqimet dhe nga pijet). Mëlçia ka gjithashtu një aftësi tepër të veçantë që të vetërigjenerohet nëse ajo bën “një pushim”. Mos merrni 2 muaj lëndë (substanca) helmuese dhe mëlçia juaj do të jetë krejt e re.

Sëmundjet e zorrëve
Produktet ushqimore paraqesin faktor të rëndësishëm në bartjen e sëmundjeve ngjitëse të zorrëve. Rëndësi më të madhe kanë produktet me prejardhje shtazore, që mund të paraqesin mjedis ideal jo vetëm për qëndrimin e agjentit, por edhe për shumimin e tij. Vera llogaritet si stinë në të cilën numri i sëmundjeve ngjitëse të zorrëve rritet. Nga ky grup i sëmundjeve më të shpeshta janë: enterokoliti akut (zemra), helmimi me ushqim, dizenteria, hepatiti virusal A, salmonelozat, etj.

Sipas numrit të të infektuarve, sëmundjet e zorrëve zënë vendin e parë në rangimin e sëmundjeve infektive. Arsyet për shfaqjen e këtyre sëmundjeve mund të jenë të ndryshme, por në të shumtën e rasteve janë agensët infektivë si bakteret, viruset dhe parazitët. Megjithatë shkaqet e infektimit mund të jenë edhe kimike, nutritive, metabolike dhe psikogjene. Këto sëmundje shfaqen gjatë gjithë vitit, por dukshëm më shpesh hasen në muajt e verës.

Shkaqet e sëmundjeve të zorrëve dhe trajtimet bimore
Fryrja, kapsllëku dhe dhimbja e barkut janë çrregullime gjithmonë e më të shpeshta, që shpesh shfaqen në mënyrë të alternuar dhe kapriçoze. Por cilat janë shkaqet dhe trajtimin e këtyre problemeve me produkte bimore parafarmaceutike. Shkaqet janë të shumëfishta dhe të shumta, por me marrjen e rregullt të fibrave prebiotike dhe lëngjeve të frutave të veçanta, mes të cilave edhe kivi arrihen rezultate mjaft pozitive.

Shkaqet më të shpeshta të problemeve të zorrës si: fryrja e barkut, kapsllëku, diarreja, dhimbja e barkut kur janë përjashtuar sëmundje të organeve janë zakonet e këqija të të ushqyerit, dieta hipokalorike dhe me pak skorie, marrja e pakët e lëngjeve, stresi, koliti nga sindroma e zorrës së irrituar dhe aktiviteti i pakët fizik.

Shpesh emëruesi i përbashkët i këtyre çrregullimeve është disbioza që do të thotë çrregullim i florës mikrobike të zorrës. Mirëqenia e zorrës varet drejtpërdrejtë nga flora bakteriale e zorrës, e cila nga ana e saj, për të qëndruar aktive dhe e gjallë ka nevojë për fibrat prebiotike.

Fibrat
Fibrat prebiotike treten nga kafshët barngrënëse por jo nga njeriu, sepse njeriut i mungojnë enzimat në gjendje për t i tretur. Ato nuk përdoren nga njeriu dhe vlera e tyre kalorike është zero, por janë të domosdoshme për mbijetesën e florës bakteriale, e cila përmban enzimat e nevojshme për t i tretur. Bakteret asimilojnë fibrat dhe kjo sjell rritje të biomasës njëkohësisht dhe rritje të prodhimit të metaboliteve të rëndësishme, ku mund të përmendim acetatin, propionatin, butiratin.

Këto të fundit, përveçse përbëjnë një burim energjie për epitelin e zorrës janë dhe shumë të nevojshëm, sepse ndihmojnë metabolizmin e yndyrnave, karbohidrateve duke kontrolluar gliceminë si dhe duke ulur përqendrimin e acideve yndyrore të lira dhe kolesterolit. Përveç kësaj janë edhe burim studimi në lidhje me efektin e tyre potencial në qetësimin e gjendjeve inflamatore të zorrës si dhe në parandalimin e kancerit.

Në sindromën e zorrës së irrituar, diarreja vjen si rezultat i rritjes së peristaltikës së zorrës, që shpesh varet nga një rritje jo normale e florës patogjene (bakteret dëmtuese). Fibrat prebiotike me efekt të dyfishtë realizojnë rivendosjen e florës normale bakteriale dhe në këtë mënyrë ato ndërhyjnë drejtpërdrejtë mbi funksionin e zorrës.

Veprimi
Veprimi i tyre fortësohet nëse shtohet marrja e drejtpërdrejtë e baktereve prebiotik. Fibrat prebiotike thithin ujin dhe rrisin masën e feçeve që sjell një rritje të shtrirjes së murit të zorrës duke favorizuar një zbrazje të zorrës. Përveç kësaj në mënyrë indirekte rrisin biomasën e baktereve që përkthehet në rritje të masës së feçeve. Masa e feçeve në fakt varet nga fibrat, lëngjet dhe mikroflora intestinale dhe jo vetëm nga sasia e fibrave vegjetale dhe lëngjesh të futura me dietë, por edhe nga masa e baktereve dhe metabolizmit të fibrave nga ana e baktereve.

Shtimi i masës së fibrave prebiotike të marra me anën e dietës është kura parësore që duhet bërë kundër sëmundjeve të zorrëve. Por duhet patur kujdes, sepse jo të gjitha fibrat janë prebiotike dhe jo çdo lloj fibre është e këshillueshme. Për shembull: në zorrën e irrituar duhen zvogëluar ato fibra që janë të patretshme si dhe ato në formë xheli apo me zinxhirë të gjatë, pasi shpesh japin fryrje të barkut.

Fibrat preboitike me zinxhir të shkurtër fortësojnë dhe mbajnë florën normale bakteriale të zorrës, sepse janë substraktet e preferuara nga ato. Fibrat me zinxhirë të shkurtër fermentohen komplet nga organizmat e zorrës, nuk japin fryrje dhe gazra si dhe janë të përshtatshme si në trajtimin e kapsllëkut ashtu dhe të diarresë. Ato nxisin thithjen e magnezit, kalciumit, me avantazh të dukshëm për sa i përket të ushqyerit. Ndërsa përsa i përket magnezit, ai ka veprim pozitiv mbi lëvizshmërinë e zorrës.

Përgjigja më e mirë ndaj dismikrobismit të zorrës është marrja nga jashtë në rastet e çrregullimeve të fibrave dhe prebiotikëve, të cilat nuk janë gjë tjetër përveçse mikroorganizma të inkapsuluar, shumë të nevojshëm për funksionimin e mirë të zorrës dhe të tretjes në përgjithësi. Duhet patur parasysh që efektiviteti i tyre maksimal arrihet kur shoqërohen me sasinë e domosdoshme të proteinave dhe mineraleve.

Vitaminat

Për një mirëqenie totale dhe të përhershme është e domosdoshme të shoqërohet marrja e prebiotikëve me marrjen e komplekseve të vitaminave B. Ky kombinim është ideal për të rriturit. Tek fëmijët, përveç të tjerave duhet shtuar vitamina C. Ato janë shumë ideale, sepse ndihmojnë në rritjen e imunitetit, në mbrojtjen nga infeksionet, nga parazitët, në mbajtjen e zorrës të shëndoshë, në përmirësimin e tretjes dhe në rregullimin e zakonit të jashtëqitjes.

Kurse personat, të cilët kanë çrregullime dhe intolerancë ndaj ushqimit dhe përbërësve të veçantë kanë nevojë për një suport në prebiotikë, fibra, vitaminat B9, B12 dhe E. Kjo ndihmon në rritjen e tolerancës dhe zhdukjen e ankesave tek këta persona. Tek personat, të cilët kanë probleme me zakonin e jashtëqitjes kur udhëtojnë dhe preken nga diarreja e udhëtarit kombinohen me xhinxher dhe vitaminat B1, B6.

Dieta

Kombinimi është ideal për të mbajtur përherë në formë veten dhe organizmin si dhe që të jeni gjithmonë të shëndetshëm pavarësisht nga vendi ku ndodheni dhe ushqimi që përdorni. Çrregullimet e florës bakteriale japin ndikime jo vetëm në zorrë por edhe në organet fqinj me të. Një problem i cili është shumë i shpeshtë dhe prezent në shumë persona është dhe infeksioni urinar, ku përgjegjës janë bakteret patogjene, të cilat ndodhen në zonën e perineumit(përfshin komplet zonën nga anusi deri në pubis).

Këto baktere në rastet e dismikrobizmave jo vetëm që rriten në numër por rrisin edhe shanset për të dhënë infeksione. Në këtë rast për një mirëqenie dhe kurim të plotë shtohen vitamina C dhe boronica. Të gjitha këto kombinime mund t i gjeni në treg nën emrin ferzym.

Sëmundjet e zorrëve
Produktet ushqimore paraqesin faktor të rëndësishëm në bartjen e sëmundjeve ngjitëse të zorrëve. Rendësi me të madhe kanë produktet me prejardhje shtazore, që mund të paraqesin mjedis ideal jo vetëm për qëndrimin e agjentit, por edhe për shumimin e tij. Vera llogaritet si stinë në të cilën numri i sëmundjeve ngjitëse të zorrëve rritet. Nga ky grup i sëmundjeve më të shpeshta janë: enterokoliti akut (zemra), helmimi me ushqim, dizenteria, hepatiti virusal A, salmonelozat, etj.

Sipas numrit të të infektuarve, sëmundjet e zorrëve zënë vendin e parë në rangimin e sëmundjeve infektive. Arsyet për shfaqjen e këtyre sëmundjeve mund të jenë të ndryshme, por në të shumtën e rasteve janë agenset infektive si bakteret, viruset dhe parazitet. Megjithatë shkaqet e infektimit mund të jenë edhe kimike, nutritive, metabolike dhe psikogjene. Këto sëmundje shfaqen gjatë gjithë vitit, por dukshëm më shpesh hasen në muajt e verës. Sëmundjet ngjitëse të zorrëve veçanërisht janë të shpeshta tek foshnjat dhe tek fëmijët e moshës parashkollore, duke përbërë mbi 60 për qind të sëmundjeve ngjitëse të zorrëve në përgjithësi.

Sëmundje më e shpeshtë ngjitëse e zorrëve është enterokoliti akut, zemra që dominon ndaj sëmundjeve të tjera me gjithsej 70 për qind të rasteve. Sëmundjet ngjitëse të zorrëve përcillen nëpërmjet ujit, ushqimit dhe kontaktit të drejtpërdrejtë. Uji ka rol të rëndësishëm në shfaqjen dhe përcjelljen e sëmundjeve ngjitëse të zorrëve. Produktet ushqimore paraqesin faktor të rëndësishëm në bartjen e sëmundjeve ngjitëse të zorrëve. Rëndësi më të madhe kanë produktet me prejardhje shtazore, që mund të paraqesin mjedis ideal jo vetëm për qëndrimin e agjentit, por edhe për shumimin e tij.

Mënyra e tretë e përcjelljes së sëmundjes ngjitëse të zorrëve është nëpërmjet kontaktit. Kjo mënyrë është shumë e shpeshtë dhe e pranishme dhe mund të shkaktohet nëpërmjet kontaktit direkt dhe indirekt.

Molla
Molla është një nga frutat që ndihmon ata që kanë probleme me tretjen e ushqimit. Këshillohet ngrënia e një kokrre molle 3 herë në ditë para buke, për 5 ditë me radhë. Të hash 2 kokrra mollë në ditë, pengon infarktin e miokardit dhe gëlqerosjen e enëve të gjakut. Gjithashtu konsumimi i këtij fruti ndihmon ata persona që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut si dhe të gjithë ata që vuajnë nga sëmundja e migrenës.

Ky frut është shumë i mirë për ndalimin e dhimbjeve të saj. Nëse i sëmuri sulmohet nga krizat e migrenës, duhet të konsumojë patjetër një kokërr mollë. Për shkak se përmban substanca të shumta minerale, këshillohet kundër inflamacionit të zorrës, reumatizmës dhe gurëve në veshka. Një mollë e ngrënë në mëngjes, ndikon mirë në pastrimin e dhëmbëve dhe eliminon thartirën e tepërt në gjak.

Shega
Lëngu i shegës përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon toksinat (helmet) e organizmit. Ai (lëngu i portokallit) i jep freski mendimit të njeriut. Lulet e shegës përmbajnë taninë dhe kanë veti rrudhëse e tonike; ato rekomandohen në dhimbjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara (shpëlarje të gojës) kundër ënjtjes së bajameve dhe acarimeve të mishrave të dhëmbëve.

Shega kuron:
Sëmundjet e stomakut
2- Sëmundjet e zorrëve
3- Dhimbjet e barkut
4- Hemorroidet
5- Ënjtjen e bajameve
6- Acarimin e mishrave të dhëmbëve

Si përgatitet çaji
Merren 20-30 gramë lule shege në një litër ujë dhe vihen të zihen për gjysmë ore. Nga ky çaj merren 2-3 gota çaji në ditë. Edhe lëvozhga e frutave të shegës ka veti regjëse. Lëvozhga e thatë, para se të përdoret, duhet të vihet në ujë për disa orë që të zbutet. Çaji i lëvozhgave të shegës përdoret kundër diarreve, si dhe për luftimin e krimbave parazitarë të zorrëve. Lëvozhga e frutave të shegës lufton me sukses amebat, të cilat e dobësojnë shumë organizmin, e veçanërisht te fëmijët.

Për këtë merren lëvozhgat e një kokrre shege, vendosen në një enë prej balte dhe zihen në gjysmë litri ujë derisa të mbetet gjysma e sasisë së ujit. Pasi ftohet lëngu, pihen dy gota likeri në ditë, një në mëngjes e një në darkë, gjithmonë para buke, për 10-15 ditë. Pa përdorur tjetër ilaç, organizmi do të çlirohet nga amebat.

Manaferra
Frutat e manaferrës përmbajnë sheqerna, vitaminë C, karotinë, vitaminë E, acide organike, pektinë etj. Po ashtu, edhe gjethet e saj janë të pasura me vitaminë C, acide organike, lëndë tonike dhe aromatike. Në fara ndodhet vaji yndyror në masën deri 12%. Të gjitha pjesët e bimës kanë veti mjekësore shumë të mirë. Qysh në lashtësi janë përdorur nga njeriu pjesët e bimës, si gjethet e majat, për të bërë çajra kundër sëmundjeve të aparatit tretës.

Manaferra kuron:
1- Ul temperaturën
2- Ataket kardiake
3- Diabetin
4- Astmën
5- Tretjen e ushqimeve

Si përgatitet çaji i manaferrës
Merren 6-10 gramë gjethe dhe zhyten në një gotë me ujë të valuar, duke i lënë aty për 10 minuta. Gjatë ditës pihen 1-2 gota të tilla, në gjendje të vakët. Ky infuz (ose i përgatitur në formë çaji) rekomandohet të pihet në rastet kur personi ndien djegie në stomak e në zorrë, në raste thartirash, diarresh, si dhe në formë gargarash (shpëlarje e gojës dhe e grykës), kur ka djegie në gojë, në fyt, në mishrat e dhëmbëve. Për diabetin merren dy duar me gjethe e maja manaferre, pastrohen, shtypen dhe vihen të zihen në një litër ujë.

Nga lëngu i kulluar, i sëmuri merr tri herë në ditë nga një filxhan para buke. Përfundime të mira japin edhe frutat e manaferrës, të cilat mund të konsumohen të freskëta, si dhe në formë çaji me verë: merren 150-200 gramë fruta manaferre, zihen në një gotë të mbushur me verë. Nga lëngu i prodhuar merren çdo ditë 1-2 gota të vogla, në gjendje të ngrohtë. Frutat e manaferrës shuajnë etjen, përdoren nga të sëmurët me diarre kronike, me dhimbje në kyçe, me infeksione në veshka e në fshikëzën e urinës, me kollë etj.

Hudhra
Përmban kripëra të kalciumit sulfurit dhe hekurit. Është efikase kundër baktereve dhe viruseve, sidomos ndaj tifos së zorrëve, difterisë, kolerës, influencës dhe kërpudhave. Lëngu i hudhrës është mjet shumë i shkëlqyer dezinfektues të apceset, plagët dhe djegiet e lëkurës si dhe shpejton rritjen e qimeve të flokëve. Është shumë interesante dhe hudhra ruan vetitë e saja edhe pas zierjes.

Karrota
Është perime i pazëvendësueshëm për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gramë është ilaç efikas të reuma dhe gihiti (sasi e rritur e thartirës urike në gjak). Nëse vuani nga anemitë (pagjaksia) karota në periudhë rekord e rregullon ngjyrën e gjakut. Rregullon tretjen në lukth, duke aktivizuar qelizat parietale të tij, e njëherit rrit peristaltikën e zorrëve, por njëherit është efikas të diarreja (shkuarja e barkut). Shërbehemi me karotë nëse vuani nga sëmundjet e fshikës biliare, tëmthit dhe mëlçisë, ngasë rregullon tajitën e tëmthit.

Yndyrat
Janë bazë në shumë procese të organizmit dhe janë një formë e përqendruar e energjisë. Marrja e tepruar e yndyrave, mund të çojë në dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i palmës, vaji i arrës së kokosit, dhjamërat e kafshëve, vezët, peshku, arrat, kanë yndyra të tretshme. Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm në një dietë të shëndetshme, ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin e tretës, ndalojnë kapsllëkun, ndihmojnë funksionimin e zorrëve (parandalojnë shqetësimet në to), apendicitin, sëmundjet e zemrës. Drithërat janë shumë të pasura me fibra.

Trumëza ndihmon organet e tretjes
Është ekaspektorans i mirë dhe spazmolitik i lehtë. Ka edhe veprim bakteriologjik. Përdoret si bar për shërimin e organeve të tretjes, si edhe ndodhet si përbërës i shumë çajrave tjera.

Kamomili multifunksional për shëndetin
Përdoret kundër dhembjeve dhe shtrëngimeve, inflamacioneve të lëkurës dhe mukozës së gojës, fytit, hundës, syve, po ashtu për rregullimin e tretjes së ushqimit, pastrimin e rrugëve urinare nga jashtë dhe brenda, kundër hemorroideve.

Mendra qetëson muskujt gjatë tretjes
Përdoret si spazmolitik (kundër ngërçeve dhe shtangimeve në lukth e organe tjera), pastaj për qetësimin e shtangieve të muskujve sidomos në organet e tretjes etj.

Fiku i dobishëm për aparatin tretës
Të gjithë të dhënat e mjekësisë arrijnë në të njëjtin përfundim. Fiku është i domosdoshëm për të vënë në punë aparatin tretës dhe i jep nxehtësi trupit. Për këtë arsye rekomandohet përdorimi i këtij fruti përgjatë gjithë kohën e sezonit të tij. Kryesisht tek personat që kanë probleme me gjakun, tek fëmijët, si dhe tek problematikët e stomakut.

Qitro ndihmon në tretjen e ushqimi
Është një frut me origjinë greke, në pamje të parë ngjan me portokallin, por ka një shije më të athët se agrumi tjetër i ngjashëm. Ky lloj fruti, i cili e ka kohën e vet në vjeshtë, ndihmon veçanërisht në tretjen e ushqimit. Gjithashtu pakëson rrjedhjen e gjakut nga mishi i dhëmbëve, si dhe shëron ftohjen dhe bën të mundur stabilizimin e kolesterolin.

Pankreasi
Është një gjëndër në bark që lëshon një lëng tretës (lëngun pankreasor) në zorrën dymbëdhjetëgishtore, përmes një ose më shumë tubëzave dhe prodhon edhe disa hormone të rëndësishme, duke përfshirë edhe insulinën. Pankreasi është një organ në formë pyke, me gjatësi rreth 14-20 cm, gjerësi 4 cm, shpesh 1.5-2cm dhe 65-80 gramë i rëndë (tek gratë peshon pak më lehtë) dhe ka ngjyrë të kuqërremtë ose të përhirtë kur është në fazën e veprimtarisë së dendur prodhuese.

Ai gjendet pas shtyllës kurrizore. Për shkak të vendosjes së thellë, pankreasi nuk është i lehtë i kapshëm nga vëzhgimet mjekësore dhe sëmundjet e tij janë në përgjithësi të rënda dhe të vështira. Sëmundjet më të shpeshta janë: Ndezje (pankreasi i thjeshtë, nekrotik ose hemorragjik)

Këshilla rreth sëmundjes së zorrëve
1-Përdorimi i alkoolit është një ndër faktorët kryesorë për dëmtimin e pankreasit.
2-Mbipesha shkakton gjithmonë çrregullime në organizëm dhe dëmtime të pankreasit.
3- Daunil (i njohur në Shqipëri) është ilaçi që stimulon pankreasin, duke rritur në këtë mënyrë sasinë e insulinës që derdhet në gjak.
4-Prej dëmtimit të pankreasit shkaktohen ndezje (pankreatit i thjesht, nekrotik ose hemorragjik), tumoret, cistet, diabeti dhe gurët në veshka, tëmth etj.

Apandesiti
Apandesiti është infektimi një pjese shtojce të zorrës se trashë. Shfaqët me tepër tek fëmijët, por ndodh edhe tek të rriturit. Tek kafshët apandesiti luan një rol të madh në shpërbërjen dhe tretjen e ushqimeve me burim bimor. Tek njeriu kjo pjese është e panevojshme dhe mund të jetojmë pa të pa asnjë lloj problemi.

Çfarë e shkakton apandesitin? Mund të shkaktohet nga një infeksion ose nga diçka që bllokon (për shembull mbeturina jashtëqitje të forta). Nuk dihet qartë se përse ndodh infeksioni por një teori është që bakteri që gjendet normalisht në rrugët e tretjes pushtojnë muret e apandesitit, si rezultat i dobësimit të sistemit mbrojtës se trupit dhe shkakton infeksion.

Cilat janë simptomat e Apandesitit
Fëmijët zakonisht përshkruajnë një dhimbje të madhe në qendër të barkut që herë vjen dhe herë ikën. Më vonë dhimbja zhvendosët në krahun e djathtë poshtë të barkut dhe keqësohet. Të sëmurët kanë humbje oreksi dhe ndonjëherë vjellin por këto vjellje nuk janë të mëdhaja. Mund të jenë të zënë kaps ose mund të kenë diarre. Fëmija mund të ketë temperaturë të lartë dhe mund të ketë një gjuhë të thatë, një fytyrë të këputur, rri shtrirë pa lëvizur dhe merr frymë jo plotësisht për shkak të dhimbjes.

Ndonjëherë simptomat nuk janë të rregullta dhe sa herë që ka dhimbje të forta në bark duhet konsideruar mundësia e apandesitit – kontaktoni mjekun menjëherë. Diagnoza fillestarë mund të gabohet lehtë dhe gjysma e atyre personave që janë operuar nuk kanë patur apandesit. Mund të ngatërrohet me helmin nga ushqimi, enjtja e gjëndrave të limfës në bark dhe infeksionet e rrugëve urinare.

Si mund të mjekohet apandesiti
Në qoftë se fëmija juaj ka dhimbje të mëdha, mos i jepni asgjë për të ngrënë dhe për të pirë por kontaktoni menjëherë mjekun. Ndërhyrje urgjentë kirurgjike është e nevojshme (apendektomi) për të hequr apandesitin para se të çahet. Në qoftë se çahet lëngje të infektuar përhapen në bark gjë e cila sjell në infektimin e cipës së barkut dhe mund të sjellë shumë probleme të mëvonshme si për shembull mosbërjen e fëmijëve tek femrat.

Në qoftë se apandesiti nuk trajtohet mund të sjellë vdekjen. Të sëmurëve u jepen antibiotikë, qetësues dhe lëngje intravenare. Fëmijët bëhen mirë disa ditë pas operacioni por ndodh që ka infeksione të mëtejshme dhe në qoftë se jeni të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve pas operacionit duhet të bëni kontroll tek mjeku menjëherë.

Evitoni dhimbjet e barkut
Përdorni ushqime të pasura me hekur. Mish, peshk, shpretkë. Vezë, perime, fruta. Fruta që përmbajnë vitaminë C etj. Kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrin dy orë para ose pas ushqimit. Hurmat janë tepër efikase për të trajtuar dhimbjet e barkut.

Sëmundjet e zorrëve dhe depresioni
Ekspertët kanadezë njoftojnë se sëmundjet inflamatore të zorrëve janë të lidhura me depresionin. Shpeshtësia e depresionit dhe disa formave të çrregullimeve anksioze, është e lartë te individët të cilët kanë ndonjë sëmundje inflamatore të zorrëve, siç është sëmundja Chrone ose koliti ulceroz.

Shkencëtarët nga Universiteti i Manitobas pohojnë se është i shpeshtë depresioni dhe çrregullimet e disponimi te sëmundjet inflamatore të zorrëve. Sipas tyre, është e rëndësishme që kjo gjendje të përshkruhet te të gjithë pacientët, ngjashëm sikurse artriti ose ekzantema e lëkurës, pasi që disponimi i keq ndikon negativisht në kualitetin e jetës, ngjashëm sikurse ndonjë sëmundje.

Sëmundja e zorrës së hollë
Mjekët zakonisht rekomandojnë që ushqimi me bazë drithërash shumë fëmijëve duhet t’u jepet kur ata mbushin 6 muaj, por për foshnjat që rrezikohen nga sëmundja celiak 6 muaj mund të jetë shumë vonë. Mjekja Jill Norris thotë se njerëzit me sëmundje celiak kanë një organizëm të papërballueshëm ndaj ushqimeve që përmbajnë proteine gluten e cila gjendet në drithëra. Kur ata hanë ushqime me përmbajtje gluten, sistemi i tyre imunitar reagon duke dëmtuar zorrën e hollë.

Mjekja Norris dhe kolegët e saj pranë universitetit të Kolorados morën në shqyrtim 1 mijë e 500 foshnje të rrezikuar nga sëmundja celiak. Këto foshnje kishin një histori familjare të kësaj sëmundjeje ose të diabetit të tipit 1, ose nga analizat e gjakut doli se ata kishin gjasa të prekeshin nga sëmundje ceilac. Shkencëtarët ndoqën zhvillimin shëndetësor të këtyre fëmijëve për rreth 4 vjet, duke u njohur edhe me dietën e tyre ushqimore.

Ajo vazhdon të thotë se gjatë studimit u vu re se fëmijët që morën ushqim me përmbajtje gluteni gjatë 3 muajve të parë të jetës, rrezikoheshin 5 herë më shumë për t’u prekur nga sëmundja celiac, krahasuar me foshnjat që ushqim të këtij lloji nuk filluan të merrnin deri sa arritën moshën 4 deri në 6 muaj. Edhe foshnjat që filluan të merrnin gluten pas 6 muajve rrezikoheshin nga sëmundja.

Vaji i hudhrës
Hudhra gjen një përdorim të gjerë në sëmundjet e aparatit tretës (stomak-zorrë); ajo qetëson spazmat (ngecet) e zorrëve, dezinfekton aparatin tretës dhe vret ose ndalon zhvillimin e mikrobeve patologjike që sjellin çrregullime në veprimtarinë e aparatit tretës. Ndihmon në normalizimin e prodhimit të lëngjeve tretëse dhe shton prodhimin e tëmthit. Përdoret kundër parazitëve të zorrëve (kundër oksiureve); ndihmon në zhdukjen e gazeve.

Në sajë të jodit që përmban, hudhra përdoret për uljen e tensionit (të ngritur të gjakut), kundër sklerozës (dëmtim të artereve të mëdha e mesatare që karakterizohet nga grumbullimi i kolesterolit dhe materialit lipoid në shtresën e brendshme të tyre); përdoret edhe kundër shtrëngimeve të zemrës. Hudhra përdoret edhe në sëmundje të aparatit të frymëmarrjes.

Vajrat eterike, duke u eliminuar nëpërmjet frymëmarrjes, nga njëra anë vrasin mikroorganizmat që ndodhen në rrugët përkatëse dhe, nga ana tjetër, ndihmojnë në nxjerrjen e gëlbazës. Në sajë të antibiotikëve që përmban, hudhra përdoret edhe për parandalimin e infeksionit dhe për mjekimin e plagëve të infektuara./T.O/

Kura popullore për sëmundjet e zorrëve Read More »

Si ta largoni stresin për 2 minuta

“Ju nuk duhet ta lini stresin të vazhdojë gjatë. Ai mund të ketë efekte që të çojnë deri në humbje kujtese”, kështu shprehet profesori Alberto Oliverio. Ai sugjeron disa ushtrime që secili mund ti bëjë me veten, për tu larguar sadopak nga situatat që na zhysin në errësirë.

Kohëzgjatja 2 minuta

Të shtrirë ose të ulur në kolltuk, filloni të merrni frymë ngadalë, përmes hundës, në mënyrë të rregullt dhe të thellë. Përqendrohuni në gjoksin tuaj, duke e shtypur sa të mundni dhe pastaj duke çliruar sa më shumë ajër që keni thithur. Duhet përdorur diafragma dhe të ndjeni barku që shtrihet dhe ngrihet kur ju merrni frymë.

Kohëzgjatja 5 minuta

Mbyllni sytë dhe përfytyroni sikur jeni në një mjedis të qetë: jeni vetëm në një plazh pa njerëz ose në një lëndinë me lule. Merrni frymë ngadalë dhe përpiquni të mënjanoni çdo lloj mendimi për të mbetur vetëm me ndjesitë që vijnë nga mjedisi ku ju jeni zhytur: një erë e lehtë, oshëtima e dallgëve, jehona e zërit të pulëbardhave, cicërimat e zogjve, apo aroma e luleve. Mbajini gjatë këto ndjesi, ndërsa përqendroheni tek frymëmarrja, muskujt do të qetësohen.

Kohëzgjatja 10 minuta

Të shtrirë ose ulur në kolltuk, mbyllni sytë dhe merrni frymë thellë dhe ngadalë. Tani përqendrohuni në ballin tuaj dhe përfytyroni se do të shkarkoni tensionin e muskujve. Përqendrohuni tek muskujt e fytyrës, duke shkarkuar tensionin e tyre. Duke vazhduar me frymëmarrjen e ngadalshme dhe të rregullt, përpiquni të çlironi tensionin muskulor të qafës, të shpatullave, të krahëve dhe të duarve. Pastaj çlironi muskujt e barkut, shpinës, pjesën poshtë barkut, kofshët dhe këmbët, derisa të arrini tek gishtat e këmbëve.

Këto janë vetëm disa ushtrime, por metodat dhe teknikat e qetësimit janë të shumta: joga, për shembull të bën të përgjegjshëm për trupin tënd dhe të shtyn në një kontroll të fizikut dhe të mendjes përmes ushtrimeve në një kompleksitet në rritje. Disa prej tyre janë të lehta për t’u kryer dhe mund të kuptohen dhe të kryhen edhe pa ndihmën e një eksperti.

Si ta largoni stresin për 2 minuta Read More »

Pse duhet Vitamina C ,rëndësia për shëndetin

Vitamina C shkurton kohëzgjatjen e sëmundjes, forcon sistemin imunitar dhe shërben si antioksidant kundër radikaleve të lira.

Prania e saj është e rëndësishme në të mirë të sistemit imunitar, kundër sëmundjeve të zemrës, problemeve me shtatzaninë, sëmundjeve të syve dhe rrudhave të parakohshme.

Ajo mbështet rritjen normale të trupit, zhvillimin e tij dhe përthithjen e hekurit. Organizmi i njeriut nuk mundet të prodhojë apo ruajë vitaminën C. Kjo e bën marrjen e kësaj vitamine nga ushqimet, një nevojshmëri të madhe.

Sa ju nevojitet
Meshkujt: 90 miligramë në ditë

Femrat 75 miligramë në ditë, (përveç femrave shtatzënë dhe nënave që ushqejnë me gji)

Femrat shtatzënë: 85 miligramë në ditë

Nënat që ushqejnë me gji: 120 miligramë në ditë

Duhanpirësit: 35 miligramë më shumë se doza e rekomanduar më lart.

Sasia maksimale që njeriu mund të marrë nga kjo vitaminë është 2000 miligramë në ditë.

Ajo që është e rëndësishme që lexuesit e AgroWeb.org të dinë, është se një regjim i shëndetshëm ushqimor ofron sasi të përshtatshme të vitaminës C.

Ushqimet më të pasura me Vitaminë C
Për shumë njerëz, një portokall, një racion me luleshtrydhe, speca të kuq apo brokoli, ofron një dozë të mjaftueshme të vitaminës C.

Specat janë burim shumë i mirë i vitaminës C. Duhet t’i përfshini në regjimin tuaj ushqimor.

1 gotë me lëng portokalli ofron 93 mg vitaminë C.

1 gotë me lëng qitro ofron 70 mg vitaminë C.

1 kivi ofron 64 mg vitaminë C.

Gjysëm racioni me brokoli ofron 51 mg vitaminë C.

Gjysëm racioni me luleshtrydhe ofron 49 mg vitaminë C.

Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org shenjat që jep trupi kur mungon vitamina C

Vitamina C dhe stresi
Stresi është i pashmangshëm gjatë ditës.

Ai nxitet nga një sërë faktorësh, ngjarjesh dhe mendimesh.

Mungesa e vitaminës C i shumëfishon këto faktorë nxitës të stresit, jo vetëm në frekuencë por edhe në përmasë.

Njerëzit që kanë mungesa të vitaminës C shpalosin sjellje të ngjashme me depresionin, ndihen më të lodhur dhe pa energji.

Probleme me dhëmbët
Vitamina C i mban dhëmbët dhe mishrat e tyre të shëndetshëm.

Mungesa e kësaj vitamine shkakton erozion dhe rënie të dhëmbëve.

Sistem të dobët imunitar
Mungesa e vitaminës C krijon një handikap në sistemin imunitar.

Jo vetëm që organizmi sëmuret shpesh, por edhe shërimi dhe rikuperimi është më i vështirë.

Një sistem i dobët imunitar e ka më të vështirë të mposhtë infeksionet dhe bakteret.

Plogështi

Anemia prek me qindra shqiptarë.

Plogështia është një prej simptomave të saj që vjen si pasojë e niveleve të ulëta të hemoglobinës.

Mungesa e vitaminës C shkakton anemi dhe probleme me prodhimin e qelizave.

Shtim në peshë
Mungesa e vitaminës C rrit masën dhjamore në organizëm.

Kjo ndodh sepse trupi resht së përdoruri yndyrnat si burim energjie./AgroWeb

Pse duhet Vitamina C ,rëndësia për shëndetin Read More »

Manastirliu bën check up-in, dyfishohet numri i qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka kryer mëngjesin e sotëm kontrollin mjekësor bazë periodik pranë qendrës së saj shëndetësore në Tiranë, ku u shpreh se vetëm gjatë 10 muajve të këtij viti, 411 mijë qytetarë kanë kryer check up-in.

“Ka ndryshuar qasja e qytetarëve që vijnë tek mjeku i familjes jo vetëm kur kanë problematika me shëndetin por për kontrollin mjekësor periodik dhe këtë e tregojnë të dhënat. Këto 10 muaj janë më shumë se 411 mijë qytetarë që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë, ose 12% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe që nga viti 2015 kur nisi ky program, janë kryer 1.4 milionë kontrolle mjekësore”, tha Manastirliu.

Aktualisht ka dyfishim të qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë që nga viti 2015, kur nisi ky program kombëtar për shëndetin e popullatës dhe parandalimin e sëmundjeve.

Duke theksuar se ka një ndërgjegjësim në rritje të qytetarëve pasi vihet re se këtë vit ka një rritje të qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë në qarqet Kukës, Dibër, Berat dhe Gjirokastër, Manastirliu u shpreh se rezultatet që ka prodhuar kontrolli mjekësor bazë janë shumë të rëndësishme për parandalimin e sëmundjeve, uljen e invaliditetit dhe mortalitetit nga sëmundjet kronike.

Të dhënat tregojnë se në rang kombëtar 26,2% e qytetarëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë kanë vlera të larta të Kolesterolit (yndyrna të larta) që rrezikojnë të preken nga probleme të enëve të gjakut, zemrës dhe trurit nëse nuk ndryshojnë stilin e jetesës. Në rang kombëtar 14,5 % e qytetarëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë janë pre-diabetik ndërsa 8,6 % janë me diabet.

Në rang kombëtar 13,4 % e qytetarëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë janë anemikë; 6,73 % e qytetarëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë rezultojnë me rritje të vlera të larta të enzimave të mëlçisë.

Janë zbuluar nga Kontrolli Mjekësor Bazë 400 raste me forma të ndryshme të leucemisë, të cilat janë ndjekur në kohë.

Prej prillit 2015 zbatohet në të gjithë vendin programi i kontrollit shëndetësor bazë pa pagesë për të gjithë shtetasit rezident të grupmoshës 35-70 vjeç. Përveçse qytetarët e kanë përfituar falas këtë shërbim shëndetësor, kontrolli mjekësor bazë ka ndikuar edhe në uljen e kostove të trajtimit të tyre, duke ulur invaliditetin dhe mortalitetin nga sëmundjet jo të transmetueshme. /atsh

Manastirliu bën check up-in, dyfishohet numri i qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë Read More »

47 mijë ndërhyrje kirurgjikale me siguri të lartë, 7,3% më shumë se një vit më parë

Në dhjetë muaj, 47 mijë pacientë kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale me standarde dhe siguri të lartë falë sterilizimit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se në vitin 2019 janë kryer 7,3 % më shumë ndërhyrje të kompleksitetit të lartë krahasur me një vit më parë.

Referuar shifrave, ministrja thotë po ashtu se janë kryer 12 % më shumë ndërhyrje kirurgjikale të kompleksitetit të mesëm krahasuar me 2018.

“47 mijë pacientë kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale me standarde të larta, me siguri të lartë. 7.3 % më shumë ndërhyrje të kompleksitetit të lartë së një vit më parë. 12 % ndërhyrje kirurgjikale të kompleksitetit të mesëm më shumë se një vit më parë.
9 centrale sterilizimi janë investuar në spitalet rajonale të vendit. Më shumë se 90 mijë sete instrumente kirurgjikalë përdorin mjekët tanë kirurgë”, -tha Manastirliu.

Ajo ka thënë se asnjë qytetar nuk është ankuar për marrjen e shërbimit në kohë dhe me cilësi.

Më herët, ministrja Manastirliu ka thënë se më shumë se 194 mijë ndërhyrje kirurgjikale në 153 salla operacionesh të sterilizuara janë realizuar me standardet më të larta që prej fillimit të sterilizimit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë infeksionet spitalore janë ulur me dy herë, duke shtuar se falë investime në spitalet rajonale sot qytetarët mund të kryejnë ndërhyrje të suksesshme afër vendbanimit pa qenë nevoja të vijnë deri në Tiranë.

Pjesa më e madhe e mjeteve të përdorura deri tani në QSUT apo edhe spitale të tjera i përkisnin viteve ’70./atsh

47 mijë ndërhyrje kirurgjikale me siguri të lartë, 7,3% më shumë se një vit më parë Read More »