Shendetesi

Ky përbërës largon dhimbjen e kokës në vetëm pak çaste/ Ylli Merja zbulon sekretin

Migrena shkaktohet nga mungesa e qarkullimit normal të gjakut në tru, kjo pasi ngushtimi i arterieve dhe venave bën që truri të mos furnizohet normalisht me gjak dhe oksigjen dhe kjo jep dhimbje të kokës.
Arsyet e migrenës janë të shumta, por akoma nuk është vërtetuar shkaku i vërtetë dhe kura e saj.

Migrena është një sëmundje e trashëgueshme e mund të stimulohet nga ndryshimi i mënyrës së jetesës si: Ndryshimi i ajrit, ujit dhe mënyra e të ushqyerit.

Ndryshimet hormonale shkaktojnë fillimin e dhimbjes së kokës, prandaj një numër i madh individësh, që vuajnë nga migrena, janë femrat dhe adoleshentët.

Vaji i sinapit dhe vaji i mentes kanë efekte qetësuese dhe rregullojnë qarkullimin e gjakut që shkon në tru.
Pjesë shumë e rëndësishme është edhe mënyra e të ushqyerit, pasi sa më shëndetshëm të hani, aq më pak shfaqet migrena. Gjithashtu, gjumi është tepër i rëndësishëm, jo vetëm për mirëfunksionimin e trurit, por për gjithë organizmin.

Kur fillon dhimbja e kokës duhet të konsumoni sa më shumë lëngje, sidomos çajrat janë shumë të këshillueshme, pasi zgjerojnë enët e gjakut, dhe veprojnë si qetësues natyral të trurit.

Një çaj shumë efektiv për dhi mbjet e kokës përgatitet kështu: në 2 litra ujë zieni 2 minuta 1 lugë mente, 1 lugë bar blete, 1 lugë borzilok, 1 lugë rozmarine, 1 lugë lule basani, 1 lugë mendër si dhe 1 lugë murriz lule ose frutë.

Konsumoni 3-4 gota çaj në ditët kur keni dhimbje koke.

Pas kësaj duhet të konsumoni 10-20 fije shafrani në ditë, pasi ky përmban antioksidantë të fuqishëm, grupin e vitaminave B1, B2 dhe B6 që janë ushqyes të trurit, dhe piko krocine dhe krocinine të cilat veprojnë si qetësues të trurit dhe largojnë radikalet e lira në organizëm.

Ky përbërës largon dhimbjen e kokës në vetëm pak çaste/ Ylli Merja zbulon sekretin Read More »

Ja si të largoni erën e keqe të këmbëve

Sidomos në momentin kur hyni në dhomë dhe të gjithë të pranishmit mbajnë hundët me dorë. Këmbët marrin erë për shkak të baktereve të shumta që pëlqejnë vendet që janë të lagështa dhe të ngrohta.
Këmbët marrin erë për shkak të baktereve të shumta që pëlqejnë vendet që janë të lagështa dhe të ngrohta. Këto baktere rriten dhe ushqehen me djersën dhe qelizat e vdekura të lëkurës, duke prodhuar erën e keqe të këmbëve.

Fatmirësisht, ju nuk keni pse të jetoni me këtë problem. Kjo sepse ka disa kura fantastike me të cilat mund të hiqni qafe erën e keqe të këmbëve. Aplikoni ndonjë nga këto kura dhe do nuk do të turpëroheni më:

Soda e bukës

Një nga deodorantët më të mirë natyral është soda bukës. Ajo mund të përdoret për qëllime të ndryshme, dhe një ndër to është për largimin e erës së keqe të këmbëve. Në një legen të vogël përzieni një lugë gjelle sodë buke dhe një litër ujë të ngrohtë. Zhytni këmbët për rreth 15 deri 20 minuta, dhe më pas i thani tërësisht. Është mirë që të spërkasni pak sodë buke tek këpucët për të vrarë bakteret.

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës është e dobishme për shpëtimin nga era e keqe e këmbëve pasi ajo krijon një mjedis acid, në të cilin bakteret nuk mund të mbijetojnë. Në një legen hidhni uthull molle dhe ujë, me raportin 1:2, dhe i lini aty për rreth gjysmë ore. Më pas i thani mirë këmbët pasi të vishni çorapet dhe këpucët.

Çaji i Zi

Çaji i zi ka veti antibakteriale që vrasin mikrobet që shkaktojnë erë në këmbë. Ai mbyll gjithashtu poret dhe bën që këmbët të djersitin më pak. Mjafton të zieni 2 qese me çaj në 3 filxhanë ujë. Më pas hidheni në një legen të vogël dhe shtoni disa litra ujë për të ftohur ujin. Vendosini këmbët në të për rreth 15-20 minuta.

Çaji i xhenxhefilit

Për shkak të vetive të tij antibakteriale si dhe aftësisë për të neutralizua toksina, xhenxhefili është kura perfekte për largimin e erës së keqe nga këmbët. Prisni një gjysmë rrënje xhenxhefil. Hidheni në ujë dhe lëreni të shkrihet për disa minuta. Sapo të ftohet, lagini këmbët me të.

Kripë të trashë

Dihet tashmë se kripa ka veti antibakteriale dhe ndihmon për heqjen qafe të erës së keqe të këmbëve. Në një legen hidhni ujë të ngrohtë dhe disa lugë gjelle kripë të trashë. Futni të dyja këmbët në të dhe mbajini aty për rreth 10-15 minuta. Më pas i thani mirë këmbët me një peshqir.

Ja si të largoni erën e keqe të këmbëve Read More »

Çfarë duhet të dimë për linë e majmunit dhe kujdesi që duhet të tregojmë ndaj këtij virusi

Në ditët e sotme krahas Covid-it që është rikthyer fuqishëm duke rritur numrin e të infektuarve, një
tjetër alarm po ngrihet nga OBSH-ja dhe është pikërisht Lija e Majmunit, duke e shpallur edhe
emergjencë globale.

Për më shumë mbi këtë virus na informon prof.dr.Arben Pilaca, mjek infeksiolog pranë spitalit Hygeia.
Lija e majmunit është një virus që e ka origjinën nga kafshët e egra dhe që ndonjëherë transmetohet
edhe te njerëzit.

Ky virus fillimisht u shfaq në ato të ashtuquajtura territoret e veta, siç janë vendet e Afrikës qendrore dhe perëndimore, por përhapja e këtij virusi jashtë këtyre territoreve, pra edhe në vende që nuk mendohej se mund të shfaqej, si në Europë, Amerikë, Kanada, Azi, nëe rreth 70 shtete (afërsisht 16,000 të infektuar), të cilat kanë sinjalizuar prezencën e këtij lloj virusi, duke bërë që ky virus tashmë të konsiderohet si infeksion epidemik. Prandaj nisur nga vlerësimi i situatës OBSH-ja ju ka bërëthirrje të gjithë shteteve të shtojnë kujdesin karshi këtij virusi.

A ka mbërritur ky virus në Shqipëri?

Deri më tani në Shqipëri nuk kemi asnjë rast të infektuar nga ky virus, por kjo nuk do të thotë qe ne nuk duhet të marrim masa me qëllim që të jemi të përgatitur për mënyrën sesi duhet të sillemi në rast se ky virus do të shfaqet edhe në vendin tonë.

Kur duhet të fillojmë të fillojmë të shqetësohemi, pra cilat janë ato shenja që duhet të jenë kambanë
alarmi?

Dy janë gjërat që duhet të kemi parasysh, të ndajmë personat që janë të dyshuar se janë prekur dhe ata
që janë të konfirmuar si të tillë. Rekomandimet e OBSH-së janë të qarta, pra të dyshuar konsiderohen
ata persona që kanë patur kontakt apo kanë ardhur nga zona që konsiderohen si vatra të këtij virusi, dhe në këto raste, pavarësisht nëse kanë apo jo shenja, rekomandohet që këta persona duhet të
vetëizolohen për 21 ditë. Ndërsa në raste kur personat manifestojnë edhe shenja të tipit kruarje, irritime në lëkurë (pucrra apo çarje), temperaturë, ethe dhe lodhje atëherë ata duhet të paraqiten menjëherë pranë institucioneve shëndetësore me qëllim që të testohen nëse janë ose të prekur nga ky lloj virusi.

A është ky virus jetëkërcënues?

Përsa i përket këtyre lloj infeksionesh që kanë prejardhjen nga kafshët dhe transmetohen te njerëzit nuk kemi shumë eksperiencë, por nga rastet që kemi deri më tani mund të themi që nuk kemi patur raste që janë jetë kërcënuesenë, pra nuk kemi të dhëna që kemi të bëjmë më një virus të rrezikshëm.
Një ditë më parë Komisioni Europian miratoi vaksninën Imvanex, vaksinë që dikur është përdorur për
linë e zezë, kjo me qëllim për të përmirësuar gadishmërinë mbrojtëse të vendeve kundër këtij virusi.
Pra kemi të bëjmë me një vaksinë që në vendin tonë është përdorur deri në vitin 1980 kundër Lisë së
Zezë. Mund të themi që kemi ngjashmëri midis këtyre dy sëmundjeve duke qenë se po përdoret e
njëjta vaksinë? Lija e zezë dhe lija e majmunit kanë afërsi pra deri diku konsiderohen të të njëjtës familje, prandaj edhe personat që dikur kanë qenë në kontakt, pra janë vaksinuar për linë e zezë janë më të mbrojtur nga Lija e Majmunit rreth 80-85%, pra personat që kanë bërë këtë vaksinë preken pak ose aspak nga ky virus dhe ky është një lajm i mirë. Pra nuk jemi përpara një situate krejtësisht të panjohur siç ishim në rastin e Covidit, pra duhet t’I ndajmë, me Linë e majmunit nuk kemi të njëjtën shpejtësi dhe mënyrë transmetimi sic kishim me Covidin, Lija e majmunit ndryshe nga Covidi kërkon një kontakt të ngushtë fizik me personin apo kafshën e infektuar, apo kontakt me mjetet që janë prekur nga të infektuarit, por, gjithësesi mund të themi që ekspertët janë akoma në studim e sipër të këtij lloj virusi, për të kuptuar më mirë mënyrën dhe shkallën e infektimit që ky virus ka te njerëzit.

Çfarë duhet të dimë për linë e majmunit dhe kujdesi që duhet të tregojmë ndaj këtij virusi Read More »

Identifikohet rasti i parë me virusin e rre zikshëm, 30% e të prekurve vd esin, simptomat…

Një virus vde kjeprurës, që shkakton vde kjen e 30% të personave të infektuar duke u shkaktuar gj akderdhje nga sytë, është raportuar në Spanjë, pasi një burrë u shtrua urgjentisht në spital.

Burri në qytetin Leon, në veriperëndim të Spanjës, u diagnostikua me ethe hemorragjike Kr ime-Kongo (CCHF) pasi u pickua nga një rriqër.

Burri ndodhet në spital, ndërsa autoritetet thanë se ai ndodhet në gjendje të qëndrueshme, edhe pse sëmundja paraqet rrezikshmëri të lartë.

Simptomat e virusit përfshijnë ethe, dhimbje, marramendje, ndryshime të humorit, konfuzion dhe gjakderdhje, veçanërisht të syve dhe në lëkurë.

Shenja e infeksionit shpesh paraqitet papritur dhe shumë prej të infektuarve vde sin brenda dy javësh nga diagnoza.

Virusi u zbulua për herë të parë në Kr ime në vitin 1944 dhe është endemik në Afrikë, Azi, Lindjen e Mesme dhe Ballkan.

Identifikohet rasti i parë me virusin e rre zikshëm, 30% e të prekurve vd esin, simptomat… Read More »

A duhet të pimë ujë kur zgjohemi? Shkenca jep përgjigjen

Pirja e ujit ka përfitime të rëndësishme për shëndetin tonë të përgjithshëm, sipas drejtoreshës së lartë të kërkimit klinik global dhe të ushqyerjes në WW, Michelle Cardel. “Ndihmon funksionimin e trupit tonë, duke rregulluar siç duhet temperaturën e trupit, por edhe të gjithë procesin e tretjes, në të njëjtën kohë duke forcuar ndjeshëm trurin tonë ”.
Edhe nëse jeni pak i dehidratuar, deri në 2%, mund të përjetoni simptoma si dhimbje koke, marramendje, nervozizëm, vështirësi në përqendrim dhe më shumë, sipas hulumtimeve. Uji përbën 60% të peshës së trupit tonë dhe të qëndruarit të hidratuar gjatë gjithë ditës është i rëndësishëm për shëndetin dhe mirëqenien tonë të përgjithshme, përfundojnë shkencëtarët.

Duke e nisur ditën duke pirë ujë, ne ndihmojmë trupin tonë të hidratohet pa probleme dhe të mos detyrohemi të pimë shumë ujë papritmas drejt fundit ose në mes të ditës kur kuptojmë se deri në atë moment kemi pirë vetëm kafe.

“Pirja e ujit kur filloni ditën parandalon dehidratimin. Duke ndjekur një rutinë mëngjesi, ju përvetësoni qëndrime më të mira ndaj trupit tuaj dhe pjesës tjetër të ditës. Thjesht duhet të dini se nuk ka asnjë sasi magjike uji që duhet të pini çdo mëngjes”, përfundon Cardel.

Fillimi dhe mbarimi i ditës me ujë është mënyra më e mirë për t’i dhënë vetes një kujtesë mirëqenieje. Gjithashtu ju ndihmon të ndiheni më të gjallë pasi rrit ndjeshëm nivelet tuaja të energjisë. Sipas ekspertit, “ngjyra e urinës suaj është ajo që tregon se sa ujë ka nevojë trupi juaj për t’u hidratuar”.

Edhe pse uji është i mirë për t’u konsumuar në mëngjes, ekspertët shpjegojnë se ai nuk ofron ndonjë gjë shumë specifike, siç thuhet shpesh. Nuk ju ndihmon të humbni peshë apo të digjni kalori. Ai hidraton dhe mbron trupin, por ka disa kufij të dallueshëm midis asaj që është mit dhe asaj që është e vërteta kur fjala rrotullohet rreth elementit më të rëndësishëm në jetën tonë.

A duhet të pimë ujë kur zgjohemi? Shkenca jep përgjigjen Read More »

Ja çfarë rre zikoni nëse e pini kafen para ngrënies së mëngjesit

Nëse gjëja e parë që bëni menjëherë pas zgjimit është të pini kafe, bëni mirë ta rishikoni këtë zakon.

Edhe pse mund të jetë e vështirë të filloni ditën pa kafen e mëngjesit, pirja e saj para se të hani mëngjes mund të çojë në disa pasoja mjaft serioze, duke përfshirë nivelet e larta të sheqerit në gjak d he ankthin e fortë.

Disa arsye pse nuk duhet pirë kafja pa ngrënë mëngjesin si fillim.

Ndikon në rritjen e sheqerit në g jak

Gjëja e parë me të cilën trupi juaj bie në kontakt në mëngjes është kafeja, ajo mund të rrisë nivelet e sheqerit në gja k me 50%. Por kjo nuk do të thotë që ju duhet të hiqni dorë nga pijet tuaja të dashura. Studimet kanë treguar se ju mund ta përmirësoni këtë efekt të dëmshëm nëse thjesht hani mëngjesin tuaj në fillim dhe më pas pini kafe.
Mund të përjetoni ngërçe në këmbë

Çfarë mund të ndodhë nëse e pini kafen para mëngjesit

Një filxhan kafe menjëherë pasi zgjoheni, mund të jetë një sabotim i të gjitha përpjekjet tuaja për të bërë një gjumë të mirë. Për shkak se kafeina rrit nivelet e sheqerit në gjak, mund të çojë në ngërçe në këmbë që mund t’ju mbajnë zgjuar gjatë natës.

Mund të thajë lëkurën tuaj

Kafeja është një diuretik i fuqishëm, që do të thotë se mund t’i bëjë udhëtimet tuaja në tualet shumë më të shpeshta. Edhe pse herë pas here shijimi i filxhanit të kafesë nuk do të çojë në dehidratim serioz, gjithsesi bën që trupi juaj të humbasë lëngje dhe është e rëndësishme të pini mjaftueshëm ujë gjatë gjithë ditës. Nëse nuk pini aq lëngje sa humbisni, kjo mund të ndikojë në lëkurën tuaj, duke e bërë atë të thahet.

Mund të ndjeni ankth të fortë

Kur zgjohemi, kortizoli ynë, i njohur gjithashtu si një hormon stresi, është në nivelin më të lartë. Nëse e pini kafenë para se të hani mëngjes, kafeina mund të përplaset me kortizolin, duke bërë që trupi juaj të përjetojë edhe më shumë stres. Është më mirë të prisni rreth një orë pasi të zgjoheni për të pirë filxhanin tuaj me kafe dhe sigurohuni që të hidratoni para se ta konsumoni atë.

Ja çfarë rre zikoni nëse e pini kafen para ngrënies së mëngjesit Read More »

Nëse nuk dëshironi ta kaloni gjithë verën të he lmuar, refuzoni këto 5 ushqime ‘të rr ezikshme’

Gjatë periudhës së verës duket se rre ziku i helmimit është më pranë nesh. Të gjithë duhet të tregojnë kujdesin e duhur ndaj ushqimeve që konsumojnë pasi me rritjen e temperaturave rriten dhe mundësitë që ushqimet të prishin metabolizmin.

Fëmijët dhe moshat e treta janë më të riskuar ndaj këtyre problemeve, por vlen të theksohet që çdokush që konsumon ushqimet e mëposhtme mund të përballet me simptomat e helmimit. Nuk mjafton që frutat, perimet të jenë të freskëta e të lara mirë, por muajt e verës ushqimet përgjithësisht rekomandohen të konsumohen të gatuara.

Pjatave të mëposhtme bëni mirë t’u thoni JO, në rast se nuk dëshrioni të përfundoni të helmuar

1.Frutat e detit krudo, ostriket e papërgatitura

2.Perimet e parpërgatitura e të paketuara në qese duhen shmnagur.

3.Mishit me gjak duhet t’i thoni jo në verë, nëse nuk dëshironi të përfundoni në spital

4.Në rast se vezët i preferoni të pagatuara, duhet të filloni t’i skuqni apo t’i zieni në mënyrë që të ulni riskun ndaj helmimit

5.Jo vetëm në stinën e verës, por gjatë gjithë vitit qumështi duhet të jetë i pastërizuar në të kundërt mund të helmoheni.

Nëse nuk dëshironi ta kaloni gjithë verën të he lmuar, refuzoni këto 5 ushqime ‘të rr ezikshme’ Read More »

Kujdes/ Nëse shihni një mish të tillë, hidheni menjëherë, dëmton rëndë shëndetin tuaj 

Mund të keni konsumuar një mish të ngjashëm pa e kuptuar, por nëse hasni sërish në diçka të ngjashme, hidheni pa u menduar!
Ajo që pamë në videon e mëposhtme është përtej nesh dhe mendimi se disa njerëz bëjnë diçka të tillë dhe më keq as që duam të na shkojë në mendje. Fatkeqësisht, shumë kompani dhe restorante e bëjnë pikërisht këtë me mishin e tyre.

Rezultati përfundimtar quhet “biftek Frankenstein” dhe jo pa arsye.Janë copëza mishi që janë “ngjitur” së bashku për të krijuar një biftek të rremë.

Duhet të theksojmë se konsumimi i mishrave të ftohta dhe konsumimi i mishit të kuq janë kancerogjene.

Kujdes/ Nëse shihni një mish të tillë, hidheni menjëherë, dëmton rëndë shëndetin tuaj  Read More »