Shendetesi

‘Mund të çojë në infeksion truri dhe vdekje’/ Shpërthimi i fruthit në vendin tonë, apeli i mjekut: E vetmja mënyrë për shmangien e tij është vaksinimi

Ditët e fundit Europa është duke u përballur me përhapjen e fruthit, ku raste të shumta janë regjistruar edhe në vendin tonë.

Mjeku pediatër Kujtim Ibrahimi në një intervistë për median, tha se fruthi mund të shmanget përmes kryerjes së vaksinës, e cila sipas tij shpesh herë shmanget nga prindërit e fëmijëve me frikën se ajo mund të shkaktojë autizëm.

Më tej mjeku ka theksuar se fruthi mund të fatal, pasi mund të sjellë komplikacione tepër të rënda që mund të shkojnë deri në infeksion truri ose vdekje dhe vaksinimi ajo është e vetmja mënyrë për shmangien e virusit dhe garantimin e shëndetit të fëmijëve.

“Ka mjaft refuzime të bërjes së vaksinës së fruthit me aludimin se ajo mund të shkaktojë autizëm, por kjo nuk është e provuar. Çdo fëmije i vaksinuar është i mbrojtur përjetë nga fruthi. Fëmijët e pavaksinuar rrezikojnë të përballen me komplikimet e fruthit, që janë tepër të rënda.
Jemi përballur me situata shumë të vështira, ka pasur infeksion të trurit që është edhe rasti më i rëndë që shkakton vdekje ose probleme të rënda neurologjike. Ky virus përhapet përmes pështymës, ajrit dhe kjo ndodh kur këta fëmijë shkojnë në vende me grumbullime njerëzish.

Të gjitha statistikat tregojnë se të sëmurët me fruth janë të pavaksinuar. Vaksina e mbron fëmijën nga këto komplikime. Që të gjithë ata që nuk kanë bërë vaksinën e fruthit duhet ta bëjnë atë”, u shpreh ai.

‘Mund të çojë në infeksion truri dhe vdekje’/ Shpërthimi i fruthit në vendin tonë, apeli i mjekut: E vetmja mënyrë për shmangien e tij është vaksinimi Read More »

Mjeku Alimehmeti ngre alarmin: Ja kur përdoret antibiotiku…

Mjeku Ilir Alimehmeti ka ngritur alarmin sa i takon marrjes së antibiotikëve pa recetë mjeku.
Ai tha se antibiotiku është për të luftuar infeksionet që janë në trup, të cilat i konstaton mjeku, por shtoi se jo domosdoshmërisht është një gjë e tillë kur kemi temperaturë.

Sipas mjekut, është e rëndësishme që antibiotikun ta marrim vetëm me referim të mjekut dhe jo këshillat e farmacistëve, komshinjve apo internetit.

“Antibiotiku përdoret kur thotë mjeku. 1 e 3 e shqiptarëve e merr pa recetë. Kur mjeku të viziton sheh baktere dhe në atë moment po. Antibiotiku lufton infeksionet, nuk ul temperaturën. Temperatura nuk është infeksion domosdoshmërisht, mund të jetë edhe virozë. Këshillat dhe antibiotiku nuk merret as nga farmacisti, as nga komshiu dhe as nga këshilla në internet”, tha Alimehmeti.

Mjeku Alimehmeti ngre alarmin: Ja kur përdoret antibiotiku… Read More »

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Mëngjesi është vakti më i nevojshëm për të gjithë ne. Ai i jep trupit tonë një shtysë dhe me menunë e duhur, mund të përmirësojë shëndetin tonë.

Por çfarë ndodh kur ne e anashkalojmë mëngjesin?

Ju po e privoni trupin tuaj nga lëndët ushqyese thelbësore

Mëngjesi është një vakt i mirë për të marrë lëndët ushqyese të nevojshme për trupin tuaj. Fibrat, vitaminat dhe elementët gjurmë që ju ndihmojnë të kaloni ditën janë disa nga ato substanca që çdo organizëm ka nevojë. Pra, nëse nuk hani mëngjes, atëherë me siguri nuk merrni elementët e nevojshëm dhe për rrjedhojë, në planin afatgjatë, shëndeti juaj do të ndikohet.

Metabolizmi juaj nuk zgjohet

Ekspertët thonë se mëngjesi ju ndihmon të digjni më shumë kalori. Është vakti i parë që trupi merr pas gjumit, kështu që zgjon edhe metabolizmin e tij. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që automatikisht do të digjni më shumë kalori.

Fillojnë dëshirat për ushqime jo të shëndetshme

Mosngrënia e mëngjesit mund të shoqërohet me zgjedhje jo të shëndetshme, si ëmbëlsirat ose ushqimet me shumë yndyrë. Nuk duhet të harroni se organet dhe kockat tuaja duhet të ushqehen siç duhet në mënyrë që të funksionojnë mirë. Me një mëngjes të mirë, pra, do t’u jepni atyre atë që u nevojitet për të qenë të shëndetshëm, por gjithashtu do të mbani të qëndrueshme nivelin e sheqerit në gjak dhe për këtë arsye nuk do të bini kokë e këmbë në katrahurë.

Kortizoli rritet

Nëse kjo ndodh, atëherë do të shfaqet rezistenca ndaj insulinës dhe si rezultat do të jeni të uritur gjatë gjithë ditës. Prandaj, një mëngjes i ekuilibruar është mënyra më e mirë për të nisur ditën dhe për ta vazhduar atë pa u ndjerë të lodhur dhe të uritur.

Nivelet e aciditetit rriten

Nëse stomaku juaj nuk ka ushqim për t’u përpunuar, atëherë acidi i tij do të ngrihet lart në muret e zonave të afërta dhe në fyt dhe kështu do të ndjeni urth dhe gulçim.

Shpesh do të keni dhimbje koke dhe marramendje

Nëse nuk keni energjinë trupin tuaj, truri do të reduktojë funksionimin e qelizave të trurit dhe kjo do t’ju shkaktojë dhimbje koke të forta dhe marramendje për disa orë.

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm Read More »

Grip dhe Covid, rastet në rritje

Qarkullimi i njëkohshëm i gripit, koronavirusit dhe virozave të tjera respiratore po shton nga java në javë fluksin e pacientëve që kërkojnë ndihmë pranë qendrave shëndetësore.

“Ndonëse infektimet me Covid-19 kanë ardhur në rritje përgjatë këtyre ditëve të janarit, po dominojnë rastet me grip. Sipas ISHP-së Rreth 20% e mostrave të dyshuara me grip rezultojnë pozitiv në një javë.”

Strukturat shëndetësore thonë se kjo është një situatë e pritshme për stinën.

“Mjeku i familjes mesatarisht kryen mbi 25 vizita ditore me shenja ta ndryshme. Shenjat më të shpeshta janë ethe, temperaturë, kollë, dhimbje veshi.”

Në një kohë kur gripi dhe Covid-19 shfaqin shenja të ngjashme, mjekja kërkon nga pacientët që të jenë të kujdesshëm që në shfaqjen e simptomave të para.

“Nuk duhet neglizhuar asnjë simptomë, sepse kjo çon në një komplikacion më të shprehur. Fëmijët e vegjël, personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit janë më të rrezikuarit.”

Covid-19 ka prekur kryesisht grupmoshën aktive, ndërsa virozat kanë prekur thuajse të gjithë.

“Dhe te grupmosha pediatrike dhe te grupmosha e rritur, pothuajse fluksi është i njëjtë dhe i shtuar këto ditë.”

Shmangia e ambienteve të mbyllura, konsumimi i sa më shumë lëngjeve dhe frutave mbeten këshillat parësore që japin bluzat e bardha.

Grip dhe Covid, rastet në rritje Read More »

Shënohet viktima e parë nga gripi në vend

Një 71-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e gripit këtë të martë. I moshuari ka humbur jetën në Spitalin Infektiv të QSUT-së në Tiranë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ai vuante dhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar më shumë nga gripi.

Me vdekjen e 71-vjeçarit, shënohet fatkeqësisht viktima e parë në vendin tonë si pasojë e gripit.

Shënohet viktima e parë nga gripi në vend Read More »

Kredi për shtëpi me 0% interes, shpallen 85 mjekët e parë përfitues! Ministrja Koçiu: Së shpejti hapet faza e dytë e aplikimeve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka njoftuar se 85 mjekë janë shpallur përfituesit e parë nga programi i kredive për shtëpi me 0% interes. Ajpo bëri me dije se do të ketë një tjetër fazë aplikimesh për t’u dhënë mundësi atyre që nuk mundën të aplikojnë në fazën e parë.

TIRANË- 85 mjekë janë përfituesit e parë nga programi i kredive për shtëpi me 0% interes. Qeveria e njoftoi nismën për policët, mjekët dhe pjesëtarët e forcave të armatosura në gusht të vitit të kaluar (2023) ndërsa deri më tani, nga ky program kanë përfituar 92 efektivë policie të cilëve u është pranuar aplikimi.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, nëpërmjet një postimi në facebook, bëri me dije se së shpejti do të hapet faza e dytë e aplikimeve për t’u dhënë mundësi mjekëve që nuk arritën të aplikojnë në fazën e parë.

Në një vizitë që kryeministri Edi Rama zhvilloi në banesën e njërit prej efektivëve që përfitoi kredi për shtëpi me interes 0%, tha se programi do të zgjerohet edhe më tej duke rritur kuotat e punonjësve të administratës publike të cilët mund të përfitojnë.

Kredi për shtëpi me 0% interes, shpallen 85 mjekët e parë përfitues! Ministrja Koçiu: Së shpejti hapet faza e dytë e aplikimeve Read More »

Situata alarmante në Europë! Viruset mbushin spitalet, mjeku italian: Gripi më i keq i 20 viteve të fundit

Rastet me viruse të gripit dhe infeksione të tjera virale të frymëmarrjes janë në rritje

Autoritetet shëndetësore në vendet evropiane janë në gatishmëri të shtuar për shkak të “koktejit” të viruseve, pasi së bashku me qarkullimin e koronavirusit.

Rastet me viruse të gripit dhe infeksione të tjera virale të frymëmarrjes janë në rritje. Tashmë ka një të mbingarkesës nëpër spitale, si në periudhën e pikut të rasteve të koronavirusit, ndërkohë që në disa zona po rikthehen edhe masat, si përdorimi i detyrueshëm i maskave në vende publike.

Situata në Itali

Urgjencat dhe repartet në spitalet italiane janë nën presion për shkak të rritjes së rasteve me grip. Sipas të dhënave të organeve kompetente, ka një rënie të numrit të rasteve me koronavirus. Megjithatë, diagnozat e gripit me komplikime të sistemit të frymëmarrjes dhe rastet me pneumoni vazhdojnë të rriten, jo vetëm tek pacientët e moshuar.

Javën e fundit rastet me Covid-19 ranë me 16%, por sipas shumë profesorëve të virologjisë, kjo rënie mund të jetë për shkak të numrit më të ulët të analizave të kryera gjatë pushimeve. Që do të thotë se mund të shënohet një rritje e re në ditët në vijim.

Sa i përket urgjencës spitalore, shumica dërrmuese e pacientëve me simptoma dhe komplikime të ngjashme me gripin janë qytetarë të moshuar. Nga Milano në Romë dhe Napoli, pritja për t’u vizituar tek një mjek disa herë i kalon katër orë.

Matteo Bassetti, shefi i sëmundjeve infektive në Spitalin San Martino në Xhenova, theksoi se ky është gripi sezonal më i keq i 20 viteve të fundit, për sa i përket shkallës së transmetimit. “I kishim paralajmëruar italianët, por shumë prej tyre preferuan të ishin të shurdhër”, shtoi Bassetti, duke iu referuar drejtpërdrejt atyre që nuk donin të vaksinoheshin.

Sipas shifrave të fundit, më shumë se një milion italianë janë infektuar me grip, ndonëse kulmi i rasteve, i cili pritet ndoshta brenda javës së ardhshme, ende nuk është regjistruar.

Situata në Spanjë

Pesë rajone spanjolle kanë njoftuar rivendosjen e masës për përdorimin e detyrueshëm të maskave në institucionet shëndetësore, pas një rritje të ndjeshme të rasteve të COVID-19 dhe gripit gjatë periudhës festive.

Në rajonin e Valencias shkalla e infeksioneve të frymëmarrjes u rrit në 1,501 raste për 100,000 banorë midis 26 dhjetorit dhe 1 janarit. Krerët e autoriteteve shëndetësore në Valencia rekomanduan që qytetarët që shfaqin simptoma, si dhe profesionistët shëndetësorë dhe të afërmit dhe miqtë në dhomat e pritjes, të mbajnë maska.

Situata alarmante në Europë! Viruset mbushin spitalet, mjeku italian: Gripi më i keq i 20 viteve të fundit Read More »

Ekipi i grup shpëtimit malor surprizon fëmijët në QSUT

Një surprizë e bukur ka gëzuar fëmijët e vegjël të shtruar në Spitalin Pediatrik në QSUT, në Tiranë.

Ekipi i Grup Shpëtimit Malor të Shqipërisë, u ka dhuruar fëmijëve dhurata në një mënyrë të veçantë.

Të veshur me kostumin e Babagjyshit, ata realizuan zbritje me litarë dhe u dhuruan fëmijëve dhurata nga dritarja.

Ekipi i grup shpëtimit malor surprizon fëmijët në QSUT Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com