Problematika

“Ju kam dhj*rë mu në shqiponjën që bëni me kryqëzimin e duarve”

Nga Mentor Kikia

Dashuria për Shqipërinë nuk tregohet duke bërë shqiponjën me duar Edi Rama lëshoi dy batuta, të shtunën në Vlorë, ndërsa fliste për turizmin, të cilat unë dua ti risjell:

“Në drejtim të pastërtisë, kemi bërë përparime. Nga shumë pis, tani jemi pis”. “Ju që e doni këtë vend, mos e tregoni dashurinë vetëm kur luan kombëtarja, por duke mos e ndotur atë”.

Qeveria e Ramës do të ikë duke mbajtur të njëjtat përgjegjësi dhe të njëjtat dështime në gjetjen e një zgjidhjeje për problemin e mbetjeve.

Por sot dua të merrem me njerëzit. Këto foto i bëra këtë të dielë në Dajt. Shumë njerëz i frekuentojnë lëndinat e parkut. Kaq shumë kishte sa çdo ngastër hapësirë dukej si një mjedis feste. Tymi i zgarave dhe aroma e mishit të pjekur shpërndaheshin ngado.

Por pisllëku ishte i pranishëm, po ashtu, ngado, në çdo cep. Ishin mbetje të vjetra, të një viti më parë ndoshta, e të javëve të fundit.

U largova pa pritur fundin e gostisë, pasi nuk do të doja ti shikoja shfrytëzuesit e natyrës të largoheshin njëri pas tjetrit duke lënë aty kanaçet e birrave, qeset e qymyrit, letrat, bidonat e ujit e pampersat e fëmijëve.

Pikërisht! Ju kam dhj… mu në shqiponjën që bëni me kryqëzimin e duarve.

Mu në britmat nacionaliste më flamuj kuqezi e në nervin atdhetar që ju preket kur ju shajnë edhe një futbollist shqiptar në Zvicër.

Tregojeni dashurinë për këtë vend, duke e respektuar atë, duke e ruajtur e mbajtur pastër. Askujt nuk i kushton asgjë, që mbeturinat që prodhon ti fusë në një qese e ti zbresë në qytet me makinë. Ja me sa pak bëhesh atdhetar!

“Ju kam dhj*rë mu në shqiponjën që bëni me kryqëzimin e duarve” Read More »

“Fëmijë të fshehtë, seks me punëtoren, lek në kumar… Disa histori divorci nga Gjykata e Tiranës”

Nga Entela Resuli 

Nëse vëzhgojmë rastet e divorceve në gjykatën e Tiranës, mund të themi se aty mund të gjenden tema  për t’u bërë filma në… Bollivud.

Papunësia, tradhtia, ekonomia e dobët, arsimimi dhe mungesa e objektivave apo synimeve janë disa nga shkaqet që çojnë çiftet drejt ndarjes.

Ne kemi shfletuar disa vendime gjykate nga të cilat mësojmë edhe shkaqet që i kanë çuar çiftet drejt ndarjes. Po ju sjellim disa prej tyre,  shkëputur nga materialet gjyqësore:

1-Pas divorcit zbulon se gruaja e kishte tradhtuar dhe… fëmija e fundit nuk ishte i tija

Një 54-vjeçar banues në Tiranë, në momentin që i drejtohet togave të zeza me kërkesën e zgjidhjes së martesës, kishte 5 fëmijë. Këtu shumë gjëra ndryshuan gjatë rrugës.

Në vendimin që mban datën 12.03.2015 thuhet se, paditësi A. B. ka qenë i martuar me shtetasen F. B., nga martesa e tyre kanë pasur 5 fëmijë. Pas përfundimit të çështjes së divorcit, gjykata ka vendosur që fëmijët t’i lihen nënës për rritje, ndërsa babai i është dhënë e drejta e takimit të tyre si dhe detyrimin për të kontribuar nga ana ekonomike.

Por çfarë ndodhi? Gjatë kohës që çifti ishte në procedura për zgjidhjen e martesës, A. ka vënë re disa veprime të bashkëshortes së tij dhe shoqërimin e saj me një person tjetër, gjë që e bëri atë të dyshonte për një lidhje mes tyre që mund të kishte nisur më parë se të bëhej zgjidhja e martesës.

Nisur nga këto dyshime dhe për të provuar me fakte hamendësimet e tij, ai kërkon bërjen e analizave të ADN-së për djalin e vogël. Nga konkluzionet e analizave rezultoi që fëmija nuk është i tij.

Dhe nuk përfundon me kaq. 54-vjeçari i ndodhur para një fakti të tillë, i lënduar për atë që vërtetoi, kërkoi kundërshtimin e atësisë së fëmijës, ndërkohë, i lindën dyshime edhe për vajzën, që mund të mos ishte e tija. Pas u bënë analizat edhe për B. rezultoi se vajza ishte fëmija biologjik i paditësit A. B.

Mbas këtij përfundimi babai kërkoi pushimin e çështjes me objekt kundërshtimin e atësisë për fëmijën për vajzën, 15 vjeç.

Nga kjo histori 54-vjeçari doli i divorcuar dhe… me një fëmijë më pak.

2-Ngritën një biznes familjar, kur isha në pritje të fëmijës së tretë, ai lidhet me një nga punëtoret…

D. dhe S. D. kanë 22 vite martesë, por kjo nuk i ka penguar që t’i japin fund lidhjes së tyre, nga e cila kanë 3 fëmijë të rritur.

Nga vendimi i gjykatës së Tiranës që mban datë 09 nëntor 2015 mësojmë se, është bashkëshortja ajo që ka kërkuar zgjidhjen e martesës.

Ata kanë lidhur martesë në vitin 1994. Kanë tre fëmijë të datëlindjeve 1994, 1997, 2010. Sipas bashkëshortes, që në fillim martesa ka pasur probleme, por që janë kaluar për hir të fëmijëve. Paditësja ka deklaruar se ata hapën një biznes të përbashkët duke punësuar në të edhe njerëz.

Në kohën kur gruaja ishte në pritje të fëmijës së tretë dhe qëndronte regjim shtrati bashkëshorti i saj kishte krijuar lidhje jashtëmartesore me një punëtore, që ishte marrë në punë nga të dy. Më vënien në dijeni të këtij fakti fillojnë grindjet mes tyre. Për këtë situatë paditësja kërkoi dhe ndihmën e prindërve, por nuk u arrit gjë.

Ai vazhdon historinë me punëtoren e vetë ndërsa gruaja e tij nuk ka mundësi të shkojë të punojë për këtë fakt. Gruaja deklaron se dhe pse kanë gati dy vjet që nuk janë më bashkëshortë, ai vazhdon të përdorë dhunë ndaj saj dhe ndikon negativisht te fëmijët pasi u plotëson çdo gjë nëpërmjet lekut duke i vënë kundër saj.

E gjithë kjo histori ka bërë që pas 22 vitesh martesë, sot, me vendim gjykatë, ky çift është i ndarë, ndërsa burri vazhdon jetën i lumtur me punëtoren.

3-Shiti shtëpinë dhe i la në kumar… borxhlinjtë kërkonin lekët

Problemi i veseve, sidomos i kumarit është një tjetër shkak që çon familjet drejt shkatërrimit. Ky është rasti i këtij çifti, i cili është martuar në 1996 dhe janë prindër të dy fëmijëve adoleshentë, vajzën 18 vjeç dhe djalin 16. Ka qenë bashkëshortja që i është drejtuar gjykatës me kërkesën për zgjidhje martese. Vendimi mban datën 9 mars 2015.

Sipas rrëfimit të paditëses A. Sh. deklaruar në vendimin e gjykatës së Tiranës, thuhet se:

“Me D. jam njohur në vitin 1994 dhe kemi lidhur martesë në vitin 1996. Nga martesa jonë kemi dy fëmijë, vajzë dhe djalë. Në fillim të martesës kemi qenë mirë bashkë. Më pas atij iu desh të largohej për në Itali për punë.

Pas kthimit ishte i papunë për pothuajse tre vite. Më pas gjeti punë në administratën publike, në këtë kohë unë kuptova që ai luante shumë kumar. Arsyeja që jam këtu për divorc është sepse ai luan dhe ka futur në borxh familjen për shuma vërtet të mëdha.

Personat që ky i kishte borxh erdhën të kërkonin paratë në shtëpi. Ne shitëm një shtëpi për të blerë një më të madhe dhe ai lekët i la në bixhoz. Ne kemi ndenjur te shtëpia e prindërve të mi. Ai pastaj nuk e pranonte më një gjë të tillë dhe u largua.

Tani unë kam 2 vite që jetoj pa të. Fëmijët i kam mbajtur unë. Që nga kjo periudhë nuk kam pasur më kontakte. Fëmijët më kanë thënë që ai jeton me të atin. Ai për herë të fundit me mua ka kontaktuar në Nëntor 2014. Marrëdhënia me fëmijët nuk është e mirë pasi ai nuk interesohet fare për ta. Ai është i papunë. Më shumë është i pirë, sepse unë e kam në lagje dhe e shoh”- shkruhet deklarata e gruas në vendimin e gjykatës. Sot ky çift është i ndarë dhe fëmijët qëndrojnë me nënën e tyre.

Nuk më donte vjehrra, burri dilte me femra të tjera

Në këtë histori është gruaja që kërkon divorc, e cila rezulton të jetë dy vite më e madhe se bashkëshorti i saj. Gruaja, Sh. K. (1979) dhe I. K. (1981). Vendimi me numër 1547 mban datën 2 mars 2015. Ka qenë bashkëshortja e cila ka treguar në gjykatë historinë e saj. Sipas 37-vjeçares gjithçka ka filluar në vitin 2002.

“Jemi njohur me I. në Greqi, u dashuruam. Vitin e parë kaluam mirë. Të dytin ai tregoi veten dhe linte gjithçka që kishim në kumar. Kisha shumë probleme me vjehrrën sepse sillej shumë keq me mua. Nuk më pranoi si nusen e saj që në fillim. Me shumë probleme i shtymë 10-12 vite, deri tani sa nuk mendoj që ia vlen më. Ai, njerëzit e mi nuk i donte fare. U futëm në konflikte shumë të mëdha me familjen time derisa nuk shtyhej më dhe arritëm deri te ndarja. Ndarja jonë ka ndodhur ne Greqi. Unë jetoj atje me motrën. Djali rri me bashkëshortin. E takoj kur ai del nga shkolla. Me djalin i kam shumë të mira marrëdhëniet, ai më do shumë. Kërkimet e mia në thelb kanë faktin se marrëdhënia ime me I. është tronditur për shkak të konflikteve me të dhe vjehrrën. Bashkëshorti pinte dhe linte lekë në bixhoz. Ai dilte dhe me femra të tjera. Për këto arsye kërkoj që fëmijën ta mbaj unë”- mbyll rrëfimin dhe argumentin e parë, zonja.

Ndërsa bashkëshorti i pyetur nga gjykata, ka rënë menjëherë dakord për zgjedhjen e martesës dhe ka kërkuar që fëmijën ta mbajë vetë për shkak të kushteve që i ka krijuar. Edhe gjykata kështu ka vendosur, divorcin e prindërve dhe lënin për rritje dhe edukim të fëmijës 11 vjeç, të atit.

4-Ai ndryshoi, filloi të vinte vonë në shtëpi dhe kishte probleme me… kumarin

Ndodh ndonjëherë që pavarësisht se dukesh sikur shkon mirë me bashkëshortin, pasi kalojnë disa vite, kupton se ke mospërputhje karakteri.

Kjo i ka ndodhur edhe këtij çifti, prindër të dy fëmijëve, djali 12 dhe vajza 10 vjeç. Vendimi mban datën 13 shkurt 2015 dhe është bashkëshortja ajo që i drejtohet gjykatës me objekt padie zgjidhje martesë.

Në vendim tregohet nga E. se në fillim të dy kishin një marrëdhënie shumë të mirë, ndanin interesa të përbashkëta dhe kishin komunikim të shkëlqyer me njëri-tjetrin. Në vitin 2003 vjen në jetë djali i tyre R. dhe në vitin 2005 vjen në jetë vajza.

Të dy ishin prindër të përkushtuar ndaj fëmijëve dhe kishin një jetesë të qetë familjare. Më pas në fillim të vitit 2012 E. deklaron se sjellja e S. filloi të ndryshojë. Ai ishte më neglizhent ndaj familjes dhe kthehej në shtëpi në orare të vona. Kjo gjë u bë shumë e dukshme dhe problematike.

Gjithashtu E. pohon se të ardhurat që bashkëshorti i saj sillte në shtëpi ishin shumë të pakta në këtë periudhë dhe familja kishte probleme me pagesat e shkollave të fëmijëve duke qenë se ata studiojnë në shkollë private. Me vonë ajo mori vesh se bashkëshorti i saj kishte probleme me kumarin dhe aty shpenzonte të ardhurat që fitonte. Shumë shpejt ajo zbulon se ai kishte borxhe shumë të mëdha financiare për shkak të kumarit dhe personat të cilët u detyrohej para S. filluan të vinin dhe t’i kërkonin paratë të gruaja.

Për këto arsye ajo, në shtator të viti 2013 vendosi t’i jepte fund marrëdhënies së saj duke larguar bashkëshortin nga shtëpia. Për hir të fëmijëve ata kanë ruajtur marrëdhënie pozitive, por, me vendim gjykatë tashmë janë të divorcuar dhe fëmijët qëndrojnë me nënën e tyre”.

5-Në Greqi ishin mirë, sa erdhën në Shqipëri, u ndanë

Vendimi që kemi në dorë mban numrin 1459. Nëna e dy fëmijëve i është drejtuar gjykatës me kërkesë për divorc.

M. ka paditur S. M. Në shpjegimet e saj pala paditëse ka pohuar se marrëdhëniet e tyre kane qenë shumë të mira, pasi janë martuar kanë shkuar së bashku në Greqi, aty kanë jetuar e punuar si emigrantë. Janë bërë me tre fëmijë, tre vajza. Për 13 vite kanë jetuar një jetë të qetë familjare, deri para dy vjetësh kur ata u kthyen në Shqipëri. Në Tiranë në zonën e Kombinatit ata kanë një shtëpi të ndërtuar prej tyre me kontributin e punës së përbashkët. Sipas bashkëshortes, përpara një viti kane filluar konfliktet sepse të ardhurat që kishin fituar në Greqi mbaruan dhe papunësia ishte problem i madh për të dy. S. nuk gjeti dot punë. Aty kanë lindur edhe debatet mes tyre pasi për rritjen dhe shkollimin e fëmijëve duheshin lekë. Në këtë kohë S. është larguar nga banesa dhe pas një kohe të gjatë ai nuk është kthyer. Në këto kushte, e ndjerë e braktisur, bashkëshortja ka kërkuar zgjidhje martesë, kërkesë e cila është aprovuar nga gjykata më datën 26 shkurt 2015.

Këto janë disa nga historitë e ndarjeve që mësojmë në Gjykatën e Tiranës botuar nga DITA. Fëmijët mbeten viktimat kryesore të këtyre dramave familjare.

“Fëmijë të fshehtë, seks me punëtoren, lek në kumar… Disa histori divorci nga Gjykata e Tiranës” Read More »

Defekt i madh në Tiranë, gjysma e kryeqytetit pa energji elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se për shkak të një defekti në linjën e OST do ketë kufizime në disa zona të Tiranës. OSHEE bën më dije se po punohet për riparimin e defektit dhe për furnizimin me energji nga linja të tjera.

Zonat pa energji elektrike: Kodër Kamëz, Paskuqan, Babrru, Rruga Siri Kodra, Laprakë, Rr Mine Peza, Lagj Allias, Bathore, Rruga e Dibres, Rruga 5 Maji, Rruga Niko Avrami, Rruga Ferit Xhajko.

“Për shkak te një defekti që dyshohet të jetë në linjën e OST, kanë mbetur pa energji disa fidera te nënstacioni Rajonal në Tiranë. Brigadat e avarisë së OSHEE janë në terren dhe sapo kanë vendosur në pune nënstacionin. Punohet për dhënie energji nga linja te tjera me qellim furnizimin me energji se pari objekteve te rëndësisë se veçantë siç janë spitalet. Zonat qe furnizohen nga ky nënstacion janë; Koder Kamez, Paskuqan, Babrru, Rruga Siri Kodra, Laprake, Rr Mine Peza, Lagj Allias, Bathore, Rr e Dibres, Rr 5 Maji, Rr Niko Avrami, Rr Ferit Xhajko. Per konsumatorët familjare do te jepet furnizim me skema alternative deri ne riparimin e defektit”- thuhet në njoftimin e OSHEE.

Defekt i madh në Tiranë, gjysma e kryeqytetit pa energji elektrike Read More »

E dini ku jetoni dhe çfarë ushqimesh konsumoni? Bllokohen çokokrem, makarona e peshk ton me insekte

Një sasi prej 33 ton produkte të skaduara janë bllokuar sot nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Këto produkte i përkisnin subjektit “In Food”, në dy 2 magazina, një në Shkozë dhe 1 në Rinas. Në njoftimin e AKU-së, thuhet se subjektit iu gjetën brenda produkteve ushqimore, prani insektesh, dhe mungesë të kushteve higjieno-sanitare. AKU i ka vendosur subjektit në fjalë edhe një gjobë prej, 1 milionë lekë të reja.

Njoftimi i plotë i AKU-së:

Në kuadër të kontrolleve për produkte të skaduara, AKU ka evidentuar një subjekt i cili do të shpërndante në treg 33 ton produkte me afat të kaluar. Gjatë kontrollit të ushtruar nga trupa inspektuese e AKU-së, rezultoi se subjekti “IN FOOD” shpk kishte 2 ambiente(magazina) në Shkozë dhe Rinas ku ruante produktet me qëllim shpërndarjen në treg.

Konkretisht, në magazinën e parë me adresë në Shkozë u konstatuan kushte higjeno-sanitare të papërshtatshëm si dhe 24 ton produkte me afat përdorimi të kaluar të cilat ruheshin në të njëjtin ambient me produktet e rregullta.Për më tepër në produktet (makarona) të cilat ishin brenda afatit të përdorimit u gjendën prani të insekteve gjë që sjell rrezikshmëri të sigurisë ushqimore 1.çokokrem 400 gr X 11313 copë/ sasi 4525 kg 2. cokokrem 800 gr X 9839 copë/sasi 7871 kg 3. makarona 500 gr X 10203 copë/sasi 5101 kg 4. lëng frutash 0.2 l X 25289 copë/sasi 5077 kg 5. konfleks 250 gr X 5700 copë/sasi 1435 kg

Ndërsa në magazinën që posedonin në Rinas, u konstatuan 8.8 ton produkte të skaduara. 1. Peshk Ton e Markës Perios 1200gr x6858 copë/sasi 8,229 kg 2. Biskota Hop Te Embla 1200gr x298copë/sasi 357 kg 3. Biskota Hop Te Kripura 1200gr x213 copë/sasi 255kg

Veç të tjerash subjekti “IN FOOD” shpk nuk ka përmbushur detyrimin ligjor sipas nenit 24/1 të ligjit të ushqimit, ku duhej të njoftonte menjëherë AKU-në që këto produkte kishin kaluar afatin e përdorimit.  Për sa më sipër ndaj subjektit është marrë masë administrative gjobë 1.000.000 lekë, bllokim të produkteve me destinacion asgjësim si dhe mbyllje të menjëhershme të aktivitetit.

Ndërkohë AKU do të vijojë verifikimet e mëtejshme duke kërkuar bashkëpunim edhe me instancat e drejtësisë për një kontroll më të detajuar ndaj këtij rasti. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën sërish thirrje edhe operatorëve të biznesit ushqimor që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para – produkte shtazore dhe jo shtazore duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara dokumentacion të plotë veterinar e fiskal – pasi është një detyrim ligjor i tyre përveçse përbën një masë tepër të rëndësishme për sigurinë ushqimore të klientëve të tyre .Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Ky aksion vjen në vazhdën e një sërë kontrolleve nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Ditën e djeshme, AKU ka bllokuar disa tonë miell, pasi ishte nën nivelin e lejuar të proteinës. Çdo sasi sekuestrohen sasi të mëdha lëndësh ushqimore të hedhura në treg, duke ngritur edhe njëherë alarmin se çfarë po hanë shqiptarët, dhe se sa të sigurta janë produktet që blihen çdo ditë./korrieri

E dini ku jetoni dhe çfarë ushqimesh konsumoni? Bllokohen çokokrem, makarona e peshk ton me insekte Read More »

Kapet skafi me 55 kg marijuanë. Në pranga një italian dhe një shqiptar.(Detajet)

Kapet në Itali një skaf me 550 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria. Lënda narkotike kap vlerën e 5 milion eurove. Skafi më drogë u kap në Brindisi, pas një operacioni të zhvilluar nga policia shqiptare dhe Guardia di Finanza e Pulias.

Ndërsa në pranga kanë rënë një shqiptar dhe një italian. Trafikantët e arrestuar janë të moshës 29 dhe 33 vjeç.

Njoftimi i policisë së shtetit:

Policia e Shtetit dhe forcat policore italiane në veçanti Guardia di Finanza e Pulias kane finalizuar nje tjeter operacion duke goditur tentativen per trafik narkotikesh drejt Italise.

Autoritetet arrestuan 2 trafikantet, nje shtetas italian me iniciale Ë.F. dhe shtetasi shqiptar me iniciale V.B.

Ne Brindizi u kap dhe sekuestrua skafi me te cilin u tentua te trafikohej droga, si dhe 550 kg marijuane.

Aktivizuar edhe ne kete rast bashkëpunimi tashmë i konsoliduar operativ dhe informativ me autoritetet e Policise shqiptare nëpërmjet nuklit të kufirit detar të Guardia di Finanza dhe zyrës së ndërlidhjes së Policisë shqiptare në Itali.

Kapet skafi me 55 kg marijuanë. Në pranga një italian dhe një shqiptar.(Detajet) Read More »

Po na vrasin edhe përmes bukës! Bllokohen 55 tonë miell gruri nga Kosova e Serbia, ja arsyeja

Në kuadër të masave të përforcuara për sigurinë e cilësinë ushqimore të produkteve që importohen, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar dhe bllokuar një ngarkesë prej 55 ton “miell gruri”.

Trupa inspektuese e DRAKU, Kukës gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Morinë evidentuan 2 subjekte të cilët do të fusnin në Republikën e Shqipërisë produktin “miell gruri” me origjinë nga Kosova dhe Serbia.

Konkretisht, për ngarkesën 30 ton “miell gruri” nga Kosova me nr.loti 06, pas analizave të kryera nga laboratori i DRAKU, Durrës ky produkt rezultoi me nivelin e proteinës më të ulët se ai i deklaruar në dokumentacion dhe më i ulët se norma e lejuar për prodhim buke. Konkretisht sipas ekzaminimeve laboratorike niveli i proteinës rezultoi të ishte 11.37 % , 11.44% dhe 11.5%, ndërkohë që në fletë analizën që shoqëron produktin, niveli i proteinës është shënuar 12.08% kurse në ambalazhin e produktit është max 13%.

Ndërsa për ngarkesën 25 ton “miell gruri” nga Serbia produkti nuk kishte përputhshmëri me dokumentacionin shoqërues. Pra, raport analiza nuk ka nr.loti, date prodhimi/skadimi që ta lidhi me produktin 25 ton miell gruri. Për më tepër niveli i proteinës së deklaruar në raport analize(12.74%) është i ndryshëm nga ai që shënohej në ambalazh të tyre (9.5%).

Menjëherë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri bllokimi e ngarkesës me sasi 55 ton bazuar legjislacionit në fuqi dhe do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë. AKU thekson se do të jetë gjithmonë në mbështetje të konsumatorit me qëllim garantimin e Sigurisë Ushqimore./korrieri

Po na vrasin edhe përmes bukës! Bllokohen 55 tonë miell gruri nga Kosova e Serbia, ja arsyeja Read More »

Shqipëria po shuhet, raportet tregojnë sa banorë do ketë në 2030

Organizata e Kombeve të Bashkuara e renditi Shqipërinë në grupin e dhjetë vendeve që ka pësuar plakjen më të shpejtë të popullsisë gjatë periudhës 2000-2011, në Raportin e Plakjes Globale 2017.
Faktorët e keqkombinuar nga emigracioni dhe rënia e lindjeve bashkë me indiferentizmin për të përballur pasojat, do ta bëjnë të vështirë tranzicionin e popullatës

Disa sektorë si bujqësia dhe fasoni kanë nisur të vuajnë mungesën e krahut të punës, ndërkohë që popullsia e vendit është futur në një proces të shpejtë plakje. Divizioni i popullsisë në Kombet e Bashkuara e renditi Shqipërinë si një ndër dhjetë vendet me procesin më të shpejtë të plakjes së popullsisë gjatë periudhës 2000-2011. Numri i të moshuarve mbi 60 vjeç është shtuar me 7.3% në këtë periudhë. Shqipëria renditet e teta në botë pas SHBA-së, Japonisë, Guadalupe, Maltës, Martinique, Koresë së Jugut dhe Curaçaos për plakjen e shpejtë në rang global në vitet në vijim.

Në vitin 2017, shqiptarët mbi 60 vjeç këtë vit ishin 93 mijë më shumë në numër se në vitin 2011 kur u bë Censusi i fundit. Kjo grupmoshë tani zë 19% të gjithë totalit të popullsisë nga 15.4% që ishte në vitin 2011. Në vitin 2030, sipas projeksionit të Kombeve të Bashkuara, popullsia mbi 60 vjeç do të jetë 26.6% të totalit të popullsisë sipas projeksioneve normale, pa goditje të forta të emigracionit.

Në disa vende në zhvillim, ndër to edhe Shqipëria, popullsia po plaket me shpejtësi me ritme më të shpejta se sa kishte ndodhur në vendet e tjera të zhvilluara. Për shembull, në Francë, plakja e popullsisë kërkoi 115 vjet, në Suedi 85 vjet, Australi 73 vjet dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës 45 vjet. Në këto vende, gjatë këtyre viteve, popullsia mbi 60 vjeç u rrit nga 7 në 14%.

Në vendet që sot janë në tranzicion, ky proces ka ndodhur në më pak se 23 vjet. Projeksionet tregojnë se për Brazilin dhe Kolumbinë, dyfishimi i numrit të të moshuarve do të kërkojë vetëm 22 vjet. Kjo qasje e re e popullsisë po prodhon një tranzicion të ri demografik për këto vende që do të duhet të përshtaten shumë shpejt me një strukturë të re popullsie.

Sot vendet në zhvillim do të duhet të përshtaten shumë shpejt me situatën në një kohë që ato kanë të ardhura për frymë shumë më të ulëta se sa vendet e zhvilluara kur u përballën me këto sfida. Numri i shteteve me moshë të re popullsie ka rënë dukshëm me kalimin e kohës. Ndërsa në vitin 2017 numëroheshin 39 shtete që kishin rreth 5% të popullsisë mbi 60 vjeç, në vitin 2050, vetëm Nigeria do të ketë në popullsinë e saj persona mbi 60 vjeç vetëm 5% të totalit.

Lindjet e shumta më 1950, më shumë pleq më 2020

Vendet që kanë përjetuar një baby boom gjatë viteve 1950-1960 do të ketë ritme të forta të plakjes së popullsisë gjatë dekadës në vijim, në kushte kur numri i lindjeve ka rënë. Në Shqipëri, indeksi i fertilitetit ishte 6.8 lindje për grua në vitet 1960, ky raport ra në 2.1 lindje për grua në vitin 2001 dhe në 1.7 në vitin 2011. Indeksi sintetik i fekondimit (ISF) i cili tregon numrin mesatar të fëmijëve që pritet të lindë një grua në moshë riprodhuese, shënon, 1,48 fëmijë për vitin 2017.

Kjo do të thotë se në 100 femra, pritet të lindin 148 fëmijë, nëse normat e lindshmërisë sipas grupmoshave janë ato të vitit referues, 2017. Sipas INSTAT, ky indeks është nën normën e zëvendësimit, 2,1 fëmijë për grua, që do të thotë se një çift nuk arrin të zëvendësojë veten. Lindshmëria ka rënë për grupmoshat 20 – 24 vjeç dhe 25 – 29 vjeç, ndërsa për grupmoshat më të vjetra ka pësuar rritje të lehtë.

Për shkak të lindjeve të mëdha në vitet 1960, numri i personave të moshuar në Shqipëri do të rritet me shpejtësi në dekadën në vijim Në të kundërt, në Suedi, pjelloria totale ishte vetëm 2.2 lindje për grua në 1950-1955, dhe popullsia e vjetër aktualisht po rritet më ngadalë se sa në Shqipëri, me një normë mesatare vjetore prej 1.1% gjatë 2010-2015.
Për shkak se normat e fertilitetit në mesin e shekullit ishin të larta, mbi pesë lindje për grua në Shqipëri, normat e rritjes së popullsisë në moshë të vjetër do të jenë shumë më të larta se në Europë, ku pjelloria në vitet 1950-1955 tashmë kishte rënë nën tre lindje për grua shumë vende.

Faktorë të kombinuar keq

Ndërsa rënia e pjellorisë dhe rritja e jetëgjatësisë janë nxitësit kryesorë të plakjes së popullsisë globalisht, migrimi ndërkombëtar ka kontribuar gjithashtu në ndryshimin e strukturave të moshës së popullsisë në Shqipëri, thotë raporti i OKB-së. Por gjithashtu migracioni ndërkombëtar mund të ngadalësojë procesin e plakjes në vendet që po përjetojnë flukse të mëdha të pritjes së emigrantëve, pasi emigrantët kanë tendencë të jenë në moshë pune.

Në vendet me popullsi në plakje, pritja e emigrantëve mund të jetë zgjidhja më e shpejtë për ruajtjen e balancave në strukturat e popullsisë. Rezervat e refugjatëve nga Afrika dhe Lindja e Mesme shihen si zgjidhje. Në vitin 2015, plakja e popullsisë u citua si një shqetësim i madh për 20 vitet në vijim, teksa shumë vende të zhvilluara që po përjetojnë plakjen e popullsisë po lehtësojnë procedurat për emigrantët.

Por ndërkohë, Shqipëria po përjeton njëkohësisht edhe plakje të popullsisë, edhe rritje të nivelit të emigracionit, teksa nuk ka politika për stimulimin e lindjes, as për frenimin dhe ikjen jashtë, teksa nuk bëhet fjalë për stimulimin e pritjes së të huajve si emigrantë. Një hartë e publikuar nga OKB së fundmi tregonte se në vitin 2015, rreth 1.12 milionë shqiptarë, të lindur në Shqipëri, jetojnë në vende të tjera. Tre janë destinacionet kryesore: Italia me 450 mijë shqiptarë, Greqia me 440 mijë dhe Shtetet e Bashkuara me 80 mijë. Në Gjermani dhe Kanada ka nga 20 mijë emigrantë secili dhe në Mbretërinë e Bashkuar, 10 mijë.

Sipas Censusit të fundit të INSTAT (2011), rezidentë në Shqipëri janë rreth 2.86 milionë banorë, çka nënkupton se ata që kanë ikur jashtë përbëjnë tashmë 40% të atyre që banojnë në vend. Ritmet e rritjes së popullsisë janë shumë të ulëta, për shkak të rritjes së moshës mesatare (që ka arritur rreth 37 vjeç) dhe përshpejtimit të emigracionit, sidomos vitin e fundit.

Emigracioni i forcës së kualifikuar të punës ka ndikuar shumë negativisht në rritjen e ekonomisë së vendit. Një studim i Departamentit të Europës në FMN, ka gjetur se gjatë periudhës 1995-2012, emigracioni ka pasur efekt negativ me 18% në PBB e vendit. Kjo humbje ishte më e larta se në vendet e tjera të rajonit, me shkak emigracionin. Dëmi më i madh, sipas FMN, është krijuar nga emigrimi i forcës së kualifikuar të punës. Humbjet më të larta në PBB, me rreth 16%, i ka krijuar ikja nga vendi i forcës së kualifikuar të punës, në raport me emigrantët që kanë pasur aftësi të ulëta.

Ashtu si për lindshmërinë, të rinjtë janë nxitësit kryesorë të migracionit, të brendshëm dhe ndërkombëtar. Heqja e barrierave ndaj emigracionit, trazirat sociale në vitet 1990, papunësia e lartë dhe mundësi më të mira për punë dhe studime jashtë vendit gjenerojnë një fluks të vazhdueshëm emigracioni më së shumti drejt Greqisë dhe Italisë. Censusi i vitit 2011 tregoi që emigracioni ka qenë faktori më i rëndësishëm për humbjen neto të popullsisë me 269 mijë persona, ndërmjet vitit 2001 dhe 2011, të shprehur në përqindje si 8.8% e popullsisë në vitin 2001.

Gjatë kësaj periudhe vlerësohet që 482 mijë shqiptarë kanë ikur nga vendi. Ashtu siç ndodh zakonisht në migracion, grupmosha që u përfshi më shumë në përvojën e migracionit është ajo e të rinjve të rritur. Numri total i të rinjve që kanë emigruar në periudhën ndërmjet censuseve 2001-2011 vlerësohet 225 mijë persona dhe grupmosha 20-24 vjeç dhe 25-29 vjeç ka më shumë emigrantë sesa çdo grupmoshë tjetër. Por fenomeni është kthyer fuqishëm dy vitet fundit. Megjithatë, arsyet ekonomike për emigracionin mbizotërojnë ende mes grave dhe burrave. Në Censusin e vitit 2011, këto janë përcaktuar si arsyet kryesore për 74% të të rinjve që kanë ikur nga shtëpia për të shkuar jashtë shtetit.

Raporti i varësisë në përkeqësim
Kombet e Bashkuara raportojnë se plakja e popullsisë është nxitur nga rënia e lindjeve, rritja e jetëgjatësisë. Kjo nënkupton se popullsia e globit pret të jetojë më gjatë, ndërkohë që do të ketë më pak fëmijë të rritur si burime të mundshme për të mbështetur plakjen tonë. Raporti i varësisë globale më 2017 ishte 100 persona në moshë punë për 74 persona pensionistë.

Në Europë në vitin 2017, kishte 30 persona të moshës 65 vjeç, ose në 100 persona në moshë pune dhe raporti i varësisë së pleqërisë është parashikuar të rritet ndjeshëm në rajon, duke arritur 53 në vitin 2050. Po ashtu, Amerika e Veriut pritet të shohë rritje të mprehtë të raportit të varësisë së pleqërisë, Raporti i varësisë së pleqërisë pritet të rritet në Azi dhe në Amerikën Latine më shumë se dyfishi nga 14 në 2017, për të arritur 34 në vitin në vitin 2050. Ky raport do të rritet me ngadalë në Afrikë.

Në Shqipëri, skenari i rritjes së mesme sipas INSTAT nënkupton 30 të moshuar për 100 të rritur në moshë pune në vitin 2031. Nëse plakja e avancuar ndodh kur raporti i varësisë të të moshuarve kalon atë të të rinjve, atëherë fillimi i saj në Shqipëri mund të pritet përpara vitit 2025.
Popullsia e Shqipërisë, jo vetëm që do të plaket, por strukturat e plakjes parashikohen të ndryshojnë në të ardhmen. Deri në vitin 2011, plakja nxitej nga tkurrja e brezave të lindur d.m.th plakje në bazë të piramidës: raporti i varësisë të të rinjve pësoi rënie nga 53 fëmijë për 100 të rritur në moshë pune në vitin 1989 në 32 fëmijë në vitin 2011.

Deri tani, varësia e të moshuarve ka qenë e kufizuar, megjithëse ajo është dyfishuar nga 8 në 16 individë për 100 të rritur në moshë pune përgjatë 2000-2011. Varësia e të rinjve parashikohet të bjerë me një ritëm të ngjashëm krahasuar me rritjen e varësisë të të moshuarve deri në vitin 2021 (një rënie deri në 25 të rinj dhe një rritje deri në 23 të moshuar për 100 të rritur në moshë pune respektivisht, sipas skenarit të rritjes mesatare). Në dekadën e dytë të projeksioneve, tendenca e varësisë të të rinjve varet nga skenari, me një tendencë stabilizimi ose të një rënieje të lehtë. Tendenca në rritje e varësisë të të moshuarve do të intensifikohet kur brezat e foshnjave të lindura gjatë gjeneratës baby-boom të fillojnë të arrijnë moshën e pensionit në vitet 2020.

Rritet numri i personave që jetojnë vetëm
Raporti i Kombeve të Bashkuara zbuloi se në Shqipëri, sipas të dhënave që i referohen deri në vitin 2009, 13% e të moshuarve mbi 60 vjeç jetonin vetëm, teksa raportohen se rreth 60% e të moshuarve jetojnë me fëmijët dhe pjesa tjetër rreth 30% jetojnë me bashkëshortin ose bashkëshorten. Mirëpo raportet mund të kenë ndryshuar shumë në këto tetë vite, kur më shumë persona të moshuar jetojnë vetëm. Kombet e Bashkuara vërejnë se personat që jetojnë vetëm në rang global janë rritur shumë.

Disa të dhëna nga Instituti i Shëndetit Publik zbulojnë se në Tiranë dhe në rrethe të tjera të vendit, tregojnë se më shumë se 2/3 e të moshuarve janë të sëmurë apo vuajnë nga një sëmundje kronike, ndërkohë 1/3 e tyre raportojnë se vuajnë nga më shumë se një sëmundje apo problem shëndetësor. Vetëm 12% e të moshuarve raportojnë se nuk kanë pasur nevojë për të përdorur shërbimet shëndetësore gjatë pesë viteve të fundit.

Numri i të moshuarve që përdorin shërbimet shëndetësore parësore përbën pothuaj gjysmën e tyre dhe prirja është drejt rritjes. Gjithashtu, të moshuarit konsumojnë pothuaj gjysmën e barnave mjekësore, ose më shumë se trefishin krahasuar me të sëmurët e moshave të tjera. Nga 530 mijë të moshuar, të regjistruar tek Mjeku i Familjes, rreth 405 mijë përdorin shërbimet e financuara nga skema e sigurimeve shëndetësore. Rreth 160 mijë janë përfitues të rregullt 1 – 4 recetave në muaj, që mesatarisht kapin vlerën e 252 milionë lekëve në muaj.

Sëmundjet kronike më të shpeshta të raportuara mes të moshuarve shqiptarë, janë sëmundjet kardiovaskulare me rreth 60%, diabeti me rreth 20%, të ndjekura nga sëmundjet gastrointestinale, sëmundjet kronike të mushkërive dhe artriti reumatid. Në vendin tonë, ende nuk është studiuar në mënyrë të përshtatshme prevalenca e problemeve të shëndetit mendor si neurozat dhe demencat. Pothuajse 70% raportojnë të kenë pasur probleme me sigurimin e medikamenteve të rekomanduara nga mjeku. Popullsia globale mbi moshën 60 vjeç arriti në 962 milionë në 2017, dy herë më shumë se në vitin 1980, kur kishte 382 milionë persona të moshuar në mbarë botën.

Numri i të moshuarve pritet të arrijë në vitin 2050, në pothuajse 2.1 miliardë. Globalisht, numri i njerëzve mbi 80 vjeç po rritet edhe më shpejt se numri i përgjithshëm i të moshuarve. Projeksionet tregojnë se numri i njerëzve mbi 80 apo më shumë në mbarë botën do të rritet më shumë se trefish midis 2017 dhe 2050, duke u rritur nga 137 milionë në 425 milionë. Dy të tretat e njerëzve të moshuar në botë jetojnë në vendet në zhvillim, ku numrat e tyre po rriten më shpejt se në rajonet e zhvilluara. Globalisht, gjatë viteve 2010-2015, gratë tejkaluan meshkujt me një jetëgjatësi mesatare prej 4.6 vjetësh.

Drejt “shuarjes”
Sipas projeksioneve të OKB-së, shekulli në të cilin jetojmë do të mbyllet me rezultate fatale të popullsisë së vendit, sipas projeksioneve të reja të Departamentit të Popullsisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, të publikuara në faqen zyrtare të këtij institucioni ndërkombëtar. Duke marrë në konsideratë ecurinë e popullsisë vetëm në normat bruto të lindjeve (norma e fertilitetit) sipas të gjithë skenarëve, Shqipëria do të ketë ulje të popullsisë së saj.

Varianti pesimist parashikon që në vitin në 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë banorë. Ndërsa skenari normal parashikon që Shqipëria të popullohet me vetëm 1 milionë e 600 mijë banorë. Skenari optimist që parashikon emigracion zero dhe ecuri normale të normave të fertilitetit parashikon që popullsia e vendit deri në vitin 2100 të jetë 2 milionë e 800 mijë banorë, nga rreth 2,9 milionë që numërohen afërsisht aktualisht.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka rishikuar me përkeqësim treguesit e popullsisë së Shqipërisë për këtë vit në krahasim me një vit më parë. Në vitin 2017, OKB parashikoi që në vitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë 1,754,540 banorë, me një rënie prej 1.2 milionë personash nga popullsia aktuale (2.9 milionë) sipas portalit të OKB, ndërsa sipas projeksioneve të rishikuara të këtij viti, popullsia e Shqipërisë në vitin 2100 do të jetë 1,6 milionë banorë ose 100 mijë pak se projeksionet e vitit të kaluar./monitor

Shqipëria po shuhet, raportet tregojnë sa banorë do ketë në 2030 Read More »

Ja 20 institucionet që prej 26 vitesh mashtrojnë e grabisin pronat dhe detyrojnë shqiptarët, të “dynden” në Strasburg

Përgjimi “Biba-Bianku”, nuk provon vetëm faktin e rëndomtë, që shtetarët dhe politikanët shqiptarë bëjnë pazare në interes të pasurimit e sundimit të tyre, por provon së pari, skenarin e grabitjes dhe (mos)kthimit të pronave.

Denar Biba shkoi në Strasburg, ashtë si dhe të tjerë “suflerë e sekserë” para tij, të dërguar prej pushtetit të PD e LSI, për të bllokuar kthimin dhe dëmshpërblimin e pronave, mbasi pjesë e grabitjes së tyre, janë edhe vetë ata, mbi të cilat kanë ngritur ferma, fabrika, hotele, biznese e saraje luksoze.

Ata ndërhyjnë në Strasburg, sepse atje kanë depozituar ankim-kërkesat për drejtësi, mijëra shqiptarë, viktima të grabitjes së pronave nga shteti, shtetarët, politikanët dhe familjarët e tyre, nga bosët e krimit, oligarkët e nga turma barbarësh, të lidhur me politikën, të mbrojtur me ligje speciale (legalizimi).

Procesi i (mos)kthimit të pronave në Shqipëri, nuk është “paaftësi qeveritare”, por është skenar i përbashkët i klasës politike, që po zbatohet prej 26 vitesh, nga të gjitha pushtetet majtas e djathtas, duke miratuar, rrëzuar e ndryshuar qëllimisht, ligje, vendime, udhëzime e formularë, si marifet vonese, lodhjeje, shpenzimesh e vërdallisje me gjyqe pa fund.

Ndaj dhe pronarët e grabitur, vazhdojnë të “dynden” në Gjykatën e Strasburgut, mbasi në Shqipëri, janë 20 institucione kushtetuese, që duhet të njohin, legjitimojnë, sigurojnë, garantojnë e kthejnë pronën, por që tallen, mashtrojnë e krijojnë terren për grabitjen e saj…

Institucionet shtetërore, të grabitjes dhe (mos)kthimit të pronave

Qeveria, Parlamenti, Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit të Pronave, Këshilli Rregullimit të Territorit, Arkiva e Shtetit, Hipoteka, Gjykata e Faktit, Gjykatat e Apelit, Prokuroria, Avokatura e Shtetit

Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese, Shërbimi Përmbarimor Gjyqësor, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjeve të Pronave Publike, Komisioni e Pronave në Komunë e Bashki, Agjencia e Inventarizim-Transferimit të Pasurive të Paluajtshme, ALUIZNI, Komisioni Qeveritar i Tokës pranë Prefektit, Komisioni Verfikimit të Pronës në Këshillin e Qarkut, Enti Kombëtar i Banesave

Ja 20 institucionet që prej 26 vitesh mashtrojnë e grabisin pronat dhe detyrojnë shqiptarët, të “dynden” në Strasburg Read More »