Problematika

Pas rritjes së çmimeve, ‘Bordi’ del me njoftim zyrtar: ‘Sa ditë do të jetë i njëjtë’

Bordi i Transparencës në datë 21 mars 2022, në mbledhjen e tij të radhës, vendosi:
Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 216 lekë/litër, dhe nënproduktit benzinë për periudhën 22 mars-23 mars 2022, të jetë 199 lekë/liter.

Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 22 mars -23 mars 2022, të jetë 221 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 22 mars-23 mars 2022, të jetë 211 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gaz për periudhën 22 mars-23 mars 2022, të jetë 93 lekë/litri.
Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 22 Mars, ndërkohë që mbledhja e ardhshme e këtij Bordi do jetë ditën e Mërkurë, datë 23.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ.

Pas rritjes së çmimeve, ‘Bordi’ del me njoftim zyrtar: ‘Sa ditë do të jetë i njëjtë’ Read More »

Rriten sërish çmimet e orizit dhe vajit të lulediellit, ja sa shkojnë…

Rriten sërish çmimet e orizit dhe vajit të lulediellit. Nga 170-180 lekë për kg që u tregtua javën e kaluar orizi Gold Blu i kompanisë Teuta këtë javë çmimi arrin 185 deri 195 lekë (rritja 9%).
Rritje ka shënuar dhe orizi i markës “Scotti” nga 190 lekë javën e kaluar arrin në 200 lekë/kg.

Ndërsa nuk ndalet në tregun e pakicës rritja e çmimit të vajit. “Floriol” nga 330 lekë për litër që ishte javën e kaluar sot çmimi është 370 lekë, rritje 12%. Importuesit e produkteve të orizit dhe vajit pohojnë se nuk kanë kryer furnizime të reja për muajin, por presin që furnizimet e reja të jenë më të shtrenjta.

“Kompania nuk ka ndryshuar çmimin e shitjes të orizit. Çmimet për orizin “Gold Blu” vazhdojnë të jenë 170 deri 180 lekë për kg. Jemi duke shqyrtuar ofertat për furnizimet e reja. Nuk pritet që çmimet të jenë të njëjta me furnizimet e mëparshme.

Arsyeja kryesore është rënia e ofertës në tregjet e huaja. Kjo situatë nisi që në maj të 2021, duke shënuar ofertën më të ulët në 10 vjeçarin e fundit. Oferta ka shënuar rënie në Europë. Furnizimet nga tregjet aziatike do të jenë më shtrenjtë, pasi tarifat e transportit janë shumë të larta, nga shtrenjtimi i naftës”, pohon znj. Junis Uruçi nga kompania “Teuta”.

Sakaq më herët edhe drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Erbiron” që tregton vajin “Floriol” pohoi se nuk ka nisur furnizimet e reja. Për muajin prill furnizimet e kompanisë do të jenë me çmim 2,8 euro për litër nga 1,8 euro që ishte për muajin mars.

Tregtarë të tjerë të vajit nënvizuan se 10 ditë më parë çmimi i furnizimeve në tregjet e huaja ishte 340 lekë për litër, ndërsa për këtë javë çmimi i shumicës ishte 430 lekë për litër. Pritet që në tregun e pakicës të reflektohet një çmim deri 500 lekë për litër.

Blerjet nga paniku, konsumatorët rrisin rezervat

Për shkak të panikut të rritjes të mëtejshme të çmimeve dhe mungesës të furnizimeve, konsumatorët kanë rritur ndjeshëm rezervat ushqimore familjare. “Kërkesa për oriz në këtë periudhë ka qenë jashtëzakonisht e lartë.

Kjo është ndikuar nga paniku i konsumatorit për çmimet dhe mungesës të furnizimeve. Nuk ka vend për panik. Furnizimet me oriz nuk do të mungojnë”, thekson znj. Uruçi nga kompania “Teuta”.

Edhe për administratorin e kompanisë PDF shpk që ka ekzkluzivitetin e prodhimit dhe tregtimit the vajit “Olim” z. Aredi Sado konsumatori i ndikuar edhe paniku i rritjes të çmimit krijoi depozita vjetore vaji në shtëpi, ndërkohë që konsumi mesatar i vajit të lulediellit është 1 litër për frymë në muaj.

“Kjo shkaktoi deformim të zinxhirit tregtar. Edhe nëse do të këtë furnizime më vaj luledielli nga mbingopja e tregut shitjet do të bien 50%”, pohon ai./ Monitor

Rriten sërish çmimet e orizit dhe vajit të lulediellit, ja sa shkojnë… Read More »

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me biznese: ‘Mund të vijë momenti të mos ketë fare naftë’

Kryeministri Edi Rama ka realizuar një bashkëbisedim me biznese për paketën e rezistencës sociale, ndërhyrjet e qeverisë dhe efektet e krizës ndërkombëtare në ekonomi.

Ai gjithashtu paralajmëroi mungesën totale të naftës, varësisht zhvillimeve që do të ndodhin në të ardhmen.
“Ajo fatura që ju vjen juve është një mburojë e padukshme në faturë dhe fatura e ardhshme do të ketë dhe mburojën aty që të gjithë shqiptarët ta dinë se ata muaj po paguajnë shumë më pak se çmimi real.

Nuk kemi ndërmend të ngremë taksë, të vëmë TVSH, ju e keni zero. Nuk kemi ndërmend të ngremë taksa mbi individët, përkundrazi. Për Qershorin do ta bëjmë zero taksën për pagën, që i bie 13 për qind.

Nga tani 32 mijë deri në 40 mijë lekë do ta bëjmë zero tatimin mbi taksën. Do të përgjysmohet taksa për ata që e kanë mbi 500 mijë lekë rrogën. Për ne kriza është problem për të gjithë se l ufta nuk vjen për të sjellë gëzim, as qetësi, por këtë dhi mbje koke në radhë të parë duhet ta qetësojmë për ata që fitojnë më pak.

Të gjithë ata që përdorin linjën urbane nuk do të paguajnë çmimin e rritur. 36 milionë dollarë direkt për indeksim pensionesh dhe 200 milonë dollarë për mburojën financiare për çmimin e energjisë.

Ndërkohë që edhe ne, që nga unë i pari të gjithë funksionarët e shtetit që kanë vetura, do të paguajnë nga xhepi i tyre mbi 50 për qind të shpenzimit për naftën. Mbi 50 për qind dhe unë do të paguaj vetë nga xhepi, edhe ministrat edhe kështu do të mësohemi të kursejmë. Të mos na duket çudi kur të na thonë se duhet të kursejmë. Pr oblemi më i madh është se çfarë vjen mbrapa.

Ne kemi vendosur një tre mujor, se çfarë vjen pas tre muajsh ne nuk e dimë, a bie vala e kr izës apo jo?! Dhe pro blemi më i madh është ka apo s’ka. Mund të vijë momenti që nuk ka naftë. Një problem është çmimi, tjetri është ta gjesh”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me biznese: ‘Mund të vijë momenti të mos ketë fare naftë’ Read More »

Sa do të zgjasë kr iza? Kryeministri Rama: Po zgjati mbi 3 muaj…

Në takimin me furnizuesit e karburantit, ku njoftoi masat për mos rritjen e çmimit, kreu i qeverisë Edi Rama kërkoi mirëkuptimin e tyre për masat e ndërmarra, pasi sic u shpreh e gjithë bota ndodhet në gjendje lufte.
Rama: O sot o kurrë! Nuk rre zikon të mbeteni pa bukë, por dikush nga ju ka sot detyrimin që për një, dy ose 3 muaj, se po zgjati është histori tjetër, duhet të ndajë mendjen që do rezistoni dhe nuk do fitoni.

Besoj që kjo është mundësi e artë që të shpë laheni komplet nga cdo mëkat i jetës dhe të riktheheni kur me ndihmën e Zotit gjërat të normalizohen.

Sa do të zgjasë kr iza? Kryeministri Rama: Po zgjati mbi 3 muaj… Read More »

Kryeministri Edi Rama: Qeveria do administrojë furnizimin e naftës!

Kryeministri Rama flet për masat që po merr qeveria për mbajtjen nën kontroll dhe uljen e çmimeve.
Rama u shpreh se brenda 24 orëve do të ketë akt normativ dhe se qeveria do të administrojë furnizimin me naftë. Rama: Duhet të shohim si të kompensojmë fermerët. Kemi vendosur naftë pa taksa, të ardhurat plus ne do i kthejmë përsëri tek ata që janë më në nevojë sot dhe përdorin transportin publik.
Nuk jemi të gjithë njësoj. Për të mos u zgjatur këtu se planin e masave siç e kemi thënë do e kemi gati në fund të javës. Sot jemi këtu për çfarë do të bëjmë me naftën. Ju duhet të jeni të vetëdijshëm se i përkisni asaj pjesë që duhet të bëjë sakrificë. Është shumë e thjeshtë. Duhet të ndihmoni. Kjo nuk është koha për të fituar por për të rezistuar. Nuk mund të ndodhi që ju të fitoni, asnjë gjë më shumë sesa të mbështesni popullin shqiptar, do të kalojmë brenda 24 orësh një akt normativ dhe qeveria do të hyjë në administrimin e furnizmit.

Kryeministri Edi Rama: Qeveria do administrojë furnizimin e naftës! Read More »

Nafta arrin 230 lekë, rritet 3 herë brenda dy ditësh: Në bursa mbetet njësoj

Çimimi i naftës ka shënuar një tjetër rritje të shtunën duke arritur nivele rekord të papara ndonjeherë në tregun vendas.
Në pikat kryesore të tregtimit me pakicë si Gega, Kastrati dhe Alpet, nafta po tregtohet me 230 lekë për litër.

Kjo është rritja e tretë brenda dy ditëve. Vetëm të mërkurën nafta tregtohej me 192 lekë, pra është rritur me 38 lekë.

Rritja e parë u reflektua kur nafta arriti 110 dollarë për fuçi në bursat ndërkombëtare dhe e dyta kur arriti 118 dollarë për fuçi.

Ndonse nafta në bursa u ul lehtë një ditë më parë, në 113 dollarë dhe më pas u ngjit sërish në 118 dollrë për fuçii, në Shqipëri ajo vijoi të rritej dhe gjatë ditës së sotme.
Aktorët e tregut pohojnë se është krijuar një sit uatë e jashtëzakonshme për shkak të krizës Ukrainë-Rusi dhe tashmë në diskutim nuk është më çmimi, por sigurimi i produktit.

Nafta në bursat ndërkombëtare është rritur për shkak të situatës në Ukrainë, duke rritur në nivein më të lartë në gati 9 vjet.

OPEC ka deklaruar se pavarësisht situatës do të vazhdojë të mbajë të njëjtin nivel prodhimi sipas marrëveshjes së dakordësuar më parë edhe para ko nfliktit në Ukrainë.

Në fillim të muajit shkurt nafta u rrit për herë të parë këtë vit në tregun e brendshëm, duke reflektuar si shtrenjtimin e saj në bursa, ashtu dhe fillimi i zbatimit të një takse të re, që parashikon indeksimin e akcizës me inflacionin, që sipas doganave kishte një efekt prej 1.33 lekë për litër pa TVSH.

Që nga viti 2021, çmimi i naftës është rritur tetë herë, duke arritur në rreth 200 lekë aktualisht.

Në krahasim me nivelin e ulët prej rreth 148 lekësh, që arritën gjatë periudhës së pandemisë, nafta në vend është shtrenjtuar me 92 lekë për litër, ose rreth 55%.

Aktualisht nafta në vend ka kapur niveleve rekord historike prej 230 lekë për litër, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej 190 lekësh që u arrit në periudhën 2008-2009, kur ari i zi në bursa i kaloi 140 dollarë për fuçi.

Ndërsa aktualisht në bursa, nafta tregtohet me 90 dollarë për fuçi, por rritja e taksave mbi këtë produkt që nga ajo kohë ka bërë që karburanti në tregun vendas të tregtohet më shtrenjtë.

Aktualisht taksat mbi naftën arrijnë në 120-130 lekë për litër, pas shtrenjtimit të fundit (nga akciza, rilicencimi, skanimi, markimi), ose mbi 40 lekë më shumë se 10 vite më parë. Monitor

Nafta arrin 230 lekë, rritet 3 herë brenda dy ditësh: Në bursa mbetet njësoj Read More »

Aida Shtino ngre ala rmin në vend: E keni mendjen te Ukraina, në Durrës ka hyrë një rrymë shumë e rr ezikshme

Teksa në çdo cep të botës po flitet për lu ftën, edhe në mediat shqiptare nuk mungojnë detaje dhe zhvillimet e fundit.

Por gazetarja Aida Shtino ka bërë një reagim e al armuar në profilin e saj në Facebook.

Ajo shprehet se duhet të kemi më shumë vëmendjen në vendin tonë duke treguar se të rinjtë po kryejnë r ituale sa tanike të rrez ikshëm për jetën në varrezat e Durrësit.
Statusi i plotë:

Se ju ka ngelur mendja tek Ukraina dhe ajo qe ndodh aty, por doja tiu pyesja a dini gje per ri tualet sat anike qe behen ne varr ezat e Durresit…???

A jeni ne dijeni se ne Shqiperi ka hyre nje rr yme shume e rre zikshme , qe po rekruton te rinjte tane ne rit uale te tilla…?

Apo cna duhet ne, si thoni larg eshte Durresi kemi me afer Ukrainen…

A me qe ra fjala, sot e pate foton e rradhes se Zelenskit , kete here doli me gruan, se duhej te dinim edhe me ke eshte martuar…

Kujdesuni per femijet tuaj po e perseris , jo me larg se tre dite u k apen disa te rinj qe kryenin rituale sa tanike te rre zikshme per jeten e tyre dhe jo vetem !!!

Aida Shtino ngre ala rmin në vend: E keni mendjen te Ukraina, në Durrës ka hyrë një rrymë shumë e rr ezikshme Read More »

Burri rrëfen dr amën e jetës: ‘E kapa gruan me tjetrin në shtëpinë time’

Është 68 vjeç, dhe gjendet mes 4 rru gësh, i mohuar nga partnerja e një jete dhe 2 fëmijët e tij. Faik Korra nga Elbasani ishte pjesë e emisionit me “Zemër të Hapur” për të bërë një apel.

Në vitin 1976 ai u dashurua me një vajzë, për të cilën do kundërshtonte këdo e do ta merrte për bashkëshorte. Por kjo dashuri e madhe do të pasohej me disa episode tra dhtie që sollën kon flikte, të cilat do t’i çonin edhe para uniformave blu.

Pas shumë faljesh e përpjekjesh për të he dhur pas gjithçka, në vitin 2018 ndodhi e papritura. Ai e ka pi bashkëshorten në shtëpinë e tyre me dikë tjetër. Prej atij viti ai qëndron jashtë banesës i papranuar nga ish-bashkëshortja dhe 2 fëmijët, të cilët e mbajnë larg me vendime gj ykatash e urdhra mbrojtje.

Rrëfimi:
Faik Korra: Çështja ime është në gjy katën e apelit, jam rrugëve, unë jam 70 vjeç, jam drejt va rrit, kam nevojë për një kafe, për një fjalë të ngrohtë, nuk jam unë për të dashura unë. Ata nuk e meritojnë të jenë fëmijët e mi, më kanë tërhequr 12 metra zv arrë. Rreth vitit ‘76 u martova me mblesë, në atë kohë kam qenë usht arak. E donim njëri-tjetrin. Po në këtë vit u martuam dhe lindi fëmija i parë. Shpesh asaj kohe dëgjoja shumë për gruan, fjalë që thoshin njerëzit. Në ‘82 pasi lindi djali tjetër e ka pa në një tradhti tjetër. Ishte brenda shtëpisë time me një tjetër. Është e faktuar kjo edhe në dë shmitë e gjy katës.

Para se ta merrja për nuse unë nuk pyeta për të se çfarë njeriu ishte dhe mblesi që më njohu nuk më tregoi asgjë. Prindërit e mi nuk e kanë dashur, por unë përderisa rashë në dashuri vendosa ta marr. Asaj kohe njerëzit flisnim lart e poshtë. Unë nuk i vura re llafet, nuk pata ndier që ajo të më largonte se po ta kuptoja do të ndahesha. Me kalimin e viteve ajo më ka tr adhtuar me disa njerëz. Në një parcelë pjeshkash e kishin ka pur me një tjetër dhe motrat e mia dhe babai im më thanë se e kanë k apur me dikë dhe ishin zë në dhe e kishin larguar. Kjo më doli para me fëmijë dhe thotë që më kanë dhu nuar motrat e tua.

Kjo atëherë e de noncoi këtë dashnorin sikur ky e ka pi me forcë. Të gjitha këto janë të shënuara në dokumente të gj ykatës. Pastaj unë kërkova div orcin dhe fëmijët një e mori ajo dhe një unë. Por më vonë për kushtet ekonomike të saj dhe djalit e rimora prapë dhe të gjithë më br aktisën vëllezër, motra dhe prindërit e mi. Shoqëria edhe asaj kohe të gjithë më gjy konin. Në 2004 ne bëmë një ndarje fiktive për të fituar një hyrje më të madhe. Kjo nuk u arrit, në 2018 unë siç kthehesha nga puna , atë ditë rreth orës 11 u ktheva në shpi dhe derën ma hapi një burrë. Nuk ju thash asnjë fjalë as asaj as atij, por ju thash që largohu nga shtëpia ime.

Aty u div orcova sërish, asaj kohe djali ishte i martuar me fëmijë dhe më tha pse e nda ve mamin, edhe unë i tregova se e ka pa me filanin. Ajo reagoi që më deshi qejfi që shkova, sepse ne jemi të ndarë ligjë risht. Mbas 2018 unë shoqërohem me një shoqe me të cilën nuk kam marrëdhënie por thjesht e kam shoqe dhe pi kafe me të. Nuk kam pasur kurrë një marrëdhënie tjetër, as para martese as pas martese.

Ish gruaja më thoshte se je alko olist, i çme ndur. Ka thënë që sikur unë e kër cënoj atë për ta vr arë. Ajo dhe fëmijët më kanë dhu nuar to rturuar, më pre sin dritat dhe ujin. Isha me Covid 19 dhe ata më lanë duke vd ekur. Ata marrin ha kun e nënës dhe nuk më duan. Shkojnë në gjy katë e marrin urdhër mbrojtje që unë të mos afrohem në shtëpi.

Burri rrëfen dr amën e jetës: ‘E kapa gruan me tjetrin në shtëpinë time’ Read More »