Një vajzë nga Oklahoma, 15 vjeçe, v diq nga një mbid ozë ilaçesh pasi bëri një ‘sfidë virale’ në TikTok.
Adoleshentët marrin sasi të mëdha të ilaçeve, përmes kësaj loje vr asëtare.
Chloe Marie Phillips, nga Blanchard i SHBA, vdiq në orët e para të mëngjesit të 21 gushtit.
Ajo vdiq pasi piu mbid ozë kundër alergjisë “Benadryl”.
“Kjo duhet të ndalet”, shkroi pas ngjarjes tragjike Janette Sissy Leasure, halla e madhe e Chloe, teksa e tëra familja e vajzës është tronditur.
Loja e rrezikshme e TikTok është bërë modë, teksa adoleshentët inkurajojnë njëri-tjetrin për të marrë dhe pirë shumë si sfidë mes tyre.
Në maj, ne Texas, tre adoleshentë u shtruan në spital për të njëjtën arsye.
Benadryl është emri i markës së ilaçit difenhidraminë që jepet pa recetë.
Mbidoza e lartë mund të çojë në sulm në zemër, goditje në tru, kriza, dëmtim të trurit dhe vdekje.
Janette Sissy Leasure, halla e madhe e Chloe, postoi një mesazh tani të fshirë në Facebook, duke u kërkuar familjeve të jenë në gatishmëri për fëmijët që marrin pjesë në ‘sfidën Benadryl’ dhe lojërat e rrezikshme në Internet.
“Kjo duhet të ndalohet nga fëmijët tanë,’ – shkroi ajo në Facebook. Postimi i saj u raportua nga The Sun.
“Mos lejoni të zgjasë më shumë kjo lojë dhe të humbin jetën fëmijët … Unë nuk dua të shoh ndonjë familje të kalojë atë që që po kalojmë ne tani,” – shkroi ajo.
Policia shqiptare e ngriti shqetësimin e rrezikut të kësaj loje pak kohë më parë, por tha se ende nuk ka raste të konfirmuara, si shqetësuese, në vendin tonë./NOA.al
Të bllokuar mbeten familjarë me të moshuar, fëmijë, të sëmurë, në pritje për të kaluar sot kufirin e Kapshticës, me Greqinë.
Gjatë ditës së sotme pika Kufitare në Kapshticë vijon të ketë radhë të gjata të udhëtarëve, duke rikthyer kështu në vëmendje kaosin e pak ditëve më parë.
Mësohet se është pezulluar puna nga autoritetet greke dhe nuk lejohet asnjë qytetar të kalojë kufirin për shkak të plotësimit të kuotës, ndërsa skadimi i afatit të tamponit mbetet një tjetër problem.
Shqetësimi kryesor i qytetarëve mbetet afati i skadimit të tamponit, pasi ata tregojnë se nuk kanë mundësi ta bëjnë sërish dhe kërkojnë që të mos pengohen për të kaluar.
“Vij nga Korça, kisha radhën për të ikur sot. Tamponët i kemi bërë. Nuk e di tani si do veprohet. Nuk kam më para për të bërë sërish tampon”, – u shpreh për “ABC news” një qytetare.
Po ashtu qytetarët e bllokuar tregojnë se pavarësisht se e kanë realizuar tamponin, kuota për të kaluar 300 persona është plotësuar dhe kjo ka sjellë edhe bllokimin e tyre ,të cilët vijojnë të presin në temperatura të larta në pikën Kufitare në Kapshticë.
“Nuk kam mundësi të bëj sërish tampon, jemi 5 anëtarë në familje”, tregon një tjetër qytetar, ndërsa bën thirrje që qeveria të ndërhyjë pasi i kanë realizuar të gjitha procedurat e kërkuara. Ata shtojnë se do të qëndrojnë në kufi deri sa të kalojnë edhe nëse do të duhet të qëndrojnë me ditë.
Disa prej qytetarëve janë shprehur se nuk kanë qenë në dijeni se për të kaluar duhet të plotësohej një kuotë prej 300 personash sot në Kapshticë.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, tha të mërkurën në një reagim të saj për Zërin e Amerikës, se zgjerimi i kufirit detar të Greqisë nuk ka të bëjë me kufirin ujor shqiptaro-grek.
Reagimi i autoriteteve shqiptare pasoi deklaratën e bërë të mërkurën në parlament nga Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis se qeveria e tij do të paraqesë një projektligj, për të shtyrë kufirin perëndimor të ujërave territorialë në Detin Jon nga 6 në 12 milje detare. Zoti Mitsotakis po ashtu deklaroi se Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias kishte vënë në dijeni edhe homologët e tij italian dhe shqiptar.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë iu përgjigj interesimit të “Zërit të Amerikës” për këtë temë, duke thënë se “lidhur me deklaratat për zgjerimin së shpejti të gjërësisë së Detit Territorial të Greqisë nga 6 në 12 milje detare, theksojmë se kjo është një çështje që rregullohet nga e drejta ndërkombëtare dhe konkretisht nga Konventa e së Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay e vitit 1982”.
Ministria e Jashtme shprehet se “Shqipëria dhe Greqia, si shtete fqinje që ndajnë zona detare, janë tashmë të angazhuara për arritjen e një marrëveshje të re në frymën e mirëkuptimit dhe interesit reciprok, bazuar në parimet dhe normat e së drejtës së detit, praktikën ndërkombëtare, si dhe duke respektuar dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.
Në reagimin e saj për VOA, Ministria e Jashtme shton se “Greqia, ashtu si çdo shtet tjetër palë e konventës, aty ku e lejon gjeografia dhe për sa kohë që nuk cënohen të drejtat sovrane të një shteti tjetër, gëzon të drejtën që të zgjerojë gjerësinë e Detit Territorial sipas parashikimeve të UNCLOS”.
Shqipëria dhe Greqia po diskutojnë gjatë vitet e fundit mbi përcaktimin e kufijve detarë midis tyre. Një marrëveshje e mapërshme mes dy qeverive u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe bisedimet nisën nga fillimi me grupe të reja negociatore.
Në një mesazh në Tëitter të martën, Ministri i Jashtëm grek Niko Dendias, shkruante se kishte folur në telefon me Kryeministrin Edi Rama lidhur me marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet në rajon.
Ministri i Jashtëm i Greqisë pritet do të shkojë së shpejti në Tiranë për bisedime me homologun e tij shqiptar./balkanweb
Pas deklaratave të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis se Greqia do t
Toka, deti e gjithcka tjeter qe zoti na fali ne keto ane e qe ligjet nderkombetare e kombetare na garantojne, nuk i mbron histeria, por dija, qetesia, qartesia, ligji, pasioni dhe dashuria per cdo centimeter toke e det te ketij vendi!
Nuk ka kush kohe e deshire ti jape ze asaj qe eshte e padobishme; Tani na duhet bashkim, unitet, as akuza e as gjyq banal pa prova e fakte qe bejne copash, percajne kete vend e kete popull!
Keshtu qe qetesohuni e kujtoni se si kohe me pare ra si antikushtetuese nje marreveshje e nje pushteti te degraduar; Me qetesi, qartesi e mbeshtetur fort ne ligj! Jemi po te njejtet!ë zgjerojë nga 6 në 12 milje ujërat territoriale në detin Jon, ka reaguar zv. kryeministri Erion Braçe. Përmes një postimi në Instagram Braçe mundohet të qetësojë ata që sipas tij e kanë kontaktuar të shqetësuar për atë çka po ndodh.
“Qetësohuni! Nuk na ka pushtuar kush e as po na rrëmben kush tokë, det! Kujtoni se si kohë më parë ra si antikushtetuese një marrëveshje e një pushteti të degraduar. Me qetësi, qartësi e mbeshtetur fort ne ligj! Jemi po te njejtet!”- shkruan Braçe në postimin e tij.
Postimi i plotë i Erion Braçes: Qetesohuni! Histeria nuk eshte fuqia jone, eshte dobesia jone!
Po u drejtohem ju te gjitheve qe keni mesyre prej oresh ne inbox ketu, facebook, whatsapp; QETESOHUNI! NUK NA KA PUSHTUAR KUSH E AS PO NA RREMBEN KUSH TOKE, DET!
Nuk u jam pergjigjur deri tani se isha ne pune, ne zone, me njerezit, pra as me ka ikur mendja e as me eshte mekur zeri! Por edhe sepse nuk dua te ushqej histerine qe na ze e ben tape ne te tilla raste!
Toka, deti e gjithcka tjeter qe zoti na fali ne keto ane e qe ligjet nderkombetare e kombetare na garantojne, nuk i mbron histeria, por dija, qetesia, qartesia, ligji, pasioni dhe dashuria per cdo centimeter toke e det te ketij vendi!
Nuk ka kush kohe e deshire ti jape ze asaj qe eshte e padobishme; Tani na duhet bashkim, unitet, as akuza e as gjyq banal pa prova e fakte qe bejne copash, percajne kete vend e kete popull!
Keshtu qe qetesohuni e kujtoni se si kohe me pare ra si antikushtetuese nje marreveshje e nje pushteti te degraduar; Me qetesi, qartesi e mbeshtetur fort ne ligj! Jemi po te njejtet!
Pas deklaratave të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis se Greqia do t
Toka, deti e gjithcka tjeter qe zoti na fali ne keto ane e qe ligjet nderkombetare e kombetare na garantojne, nuk i mbron histeria, por dija, qetesia, qartesia, ligji, pasioni dhe dashuria per cdo centimeter toke e det te ketij vendi!
Nuk ka kush kohe e deshire ti jape ze asaj qe eshte e padobishme; Tani na duhet bashkim, unitet, as akuza e as gjyq banal pa prova e fakte qe bejne copash, percajne kete vend e kete popull!
Keshtu qe qetesohuni e kujtoni se si kohe me pare ra si antikushtetuese nje marreveshje e nje pushteti te degraduar; Me qetesi, qartesi e mbeshtetur fort ne ligj! Jemi po te njejtet!ë zgjerojë nga 6 në 12 milje ujërat territoriale në detin Jon, ka reaguar zv. kryeministri Erion Braçe. Përmes një postimi në Instagram Braçe mundohet të qetësojë ata që sipas tij e kanë kontaktuar të shqetësuar për atë çka po ndodh.
“Qetësohuni! Nuk na ka pushtuar kush e as po na rrëmben kush tokë, det! Kujtoni se si kohë më parë ra si antikushtetuese një marrëveshje e një pushteti të degraduar. Me qetësi, qartësi e mbeshtetur fort ne ligj! Jemi po te njejtet!”- shkruan Braçe në postimin e tij.
Postimi i plotë i Erion Braçes: Qetesohuni! Histeria nuk eshte fuqia jone, eshte dobesia jone!
Po u drejtohem ju te gjitheve qe keni mesyre prej oresh ne inbox ketu, facebook, whatsapp; QETESOHUNI! NUK NA KA PUSHTUAR KUSH E AS PO NA RREMBEN KUSH TOKE, DET!
Nuk u jam pergjigjur deri tani se isha ne pune, ne zone, me njerezit, pra as me ka ikur mendja e as me eshte mekur zeri! Por edhe sepse nuk dua te ushqej histerine qe na ze e ben tape ne te tilla raste!
Toka, deti e gjithcka tjeter qe zoti na fali ne keto ane e qe ligjet nderkombetare e kombetare na garantojne, nuk i mbron histeria, por dija, qetesia, qartesia, ligji, pasioni dhe dashuria per cdo centimeter toke e det te ketij vendi!
Nuk ka kush kohe e deshire ti jape ze asaj qe eshte e padobishme; Tani na duhet bashkim, unitet, as akuza e as gjyq banal pa prova e fakte qe bejne copash, percajne kete vend e kete popull!
Keshtu qe qetesohuni e kujtoni se si kohe me pare ra si antikushtetuese nje marreveshje e nje pushteti te degraduar; Me qetesi, qartesi e mbeshtetur fort ne ligj! Jemi po te njejtet!
Pas zgjidhjes së kaosit të krijuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, Kryeministri Edi Rama dërgon një mesazh për të gjithë qytetarët.
Ai falenderon të gjithë ata që kontribuan për zgjidhjen e ngërçit të rëndë në pikën kufitare të Kakavijës, qytetarët në radhë të parë, që sipas tij, në shumicën dërrmuese patën mirëkuptim e durim me gjithë hallin e madh; Emergjencave Civile, forcave të ushtrisë e të policisë, trupës së Urgjencës Shëndetësore dhe strukturave vendore, që u gjendën pranë njerëzve me përkushtim e pa orar.
Po ashtu ai falenderon të gjithë ata në vendin fqinj, Greqi, që u përfshinë pa rezervë në përpjekjen për ta lehtësuar situatën, në kushtet kur regjimi i ri kufitar e bënte punën për zgjidhjen e saj tejet të vështirë.
Më tej Kryeministri bën një thirrje për qytetarët, “U uroj nga zemra një qetësim sa më të shpejtë dhe rifillim normal të jetës së përditshme, të gjithë bashkëqytetarëve që e hoqën atë siklet të madh dhe u lutem të tjerëve në vijim, të ndjekin me vëmendje kriteret e përcaktuara në shtetin fqinj për kalimin e kufirit, e të mos nisen pa u siguruar se mund ta kalojnë kufirin pa siklete të ngjashme. Rrugë të mbarë udhëtarëve të fundit dhe ruani veten e të tjerët nga virusi i rrezikshëm Covid-19. /noa.al
Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me situatën e krijuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ku prej pesë ditësh emigrantët shqiptarë presin në radhë kilometrike për të kaluar kufirin, pasi pala greke bën tamponin në Greqi dhe punon me orar dhe kapacitet të reduktuar.
“Bjeri grekut”, shkruan Rama më nisje të qëndrimit të tij teksa flet me një gjuhë ironike, për ata që i quan patriotë të irrituar.
Ai heq paralele me një situatë të ngjashme në Bullgari, ku radha në kufi arriti në pesë kilometër, teksa thotë se natyrisht që askush s’mund të jetë as i lumtur dhe as i paacaruar nervash duke pritur në karvane sfilitës nën diellin përvëlues, për të kaluar kufirin.
“Por as koha që jetojmë nuk është aspak normale dhe pavarësisht shumëkujt që e konsideron Covidin një sajesë të oligarkisë botërore, Covidi jo vetëm ekziston, po edhe i ka futur shtetet në lloj-lloj spiralesh shqetësuese, në përpjekjen për ta përballur kanosjen e tij. Kakavija nuk është as ndonjë përjashtim në këtë kohë të mallkuar dhe as ka ndonjë lidhje me ndonjë qasje a sjellje antishqiptare të fqinjëve tanë. Për më tepër pastaj, t’i turresh qeverisë e shtetit shqiptar, pse Greqia ka vendosur një regjim të ri kufitar në të drejtën e vet dhe jo vetëm për të huajt, po edhe për vetë grekët, është realisht e tepërt”, shkruan Rama.
Lidhur me fëmijën 10 vjeç që u përplas për vdekje nga ambulanca, reagon për herë të parë dhe thotë se humbja e jetës së fëmijës që i preu rrugën autoambulancës ishte një tragjedi e dhimbshme sa s’ka.
Rama paralajmëron se ne nuk do të mjaftohey thjesht me ngushëllimet e sinqerta me fjalë që as nuk gjenden dot, për atë familje të goditur nga ajo fatkeqësi e tmerrshme, por shprehet se nuk është gjëkundi as kjo një arsye për të urryer fqinjin apo mallkuar shtetin.
Në vijim thotë se kur është puna për të ngritur zërin në emër të Shqipërisë, nuk ia përton askujt dhe asnjëherë, por shfajësohet se “Në këtë rast, nuk ka asnjë arsye “për t’i rënë grekut” dhe me palën greke kemi qenë e jemi non stop në komunikim, e ata kanë bërë e po bëjnë çfarë munden për ta lehtësuar lëvizjen, ndërkohë që kanë marrë vendimin të testojnë me tampon çdokënd, shqiptarë, anglez, amerikan, kinez e madje edhe grek, që hyn në Greqi”.
Në këtë linjë thotë se nga nesër madje, Greqia do të ketë kuota hyrjeje në çdo pikë kufitare dhe s’do lejojë askënd, në asnjë pikë, të hyjë përtej kuotës së caktuar.
Rama paralajmëron se kush shkon në Greqi, për më tepër që shumica dërrmuese e atyre që janë apo shkojnë drejt Kakavijës këto ditë, janë rezidentë në vendin fqinj, duhet të informohet si duhet dhe të mos kërkojë nga shteti shqiptar as arsyet pse shteti grek ka zgjedhur këtë strategji për të luftuar Covidin, as që të çajmë kufirin grek me forcë apo të “trashim zërin” ndaj Greqisë për një vendimmarrje sovrane e legjitime të shtetit grek, mbi regjimin anti-Covid në kufijtë e vet.
Kryeministri shprehet se Shqipëria, nuk beson se tamponat në kufi për ata që hyjnë në vendin tonë, kanë ndonjë efekt real në luftën kundër Covidit, por se ka edhe plot shtete, që njësoj si Greqia kanë zgjedhur këtë strategji.
Shkrimi i plotë i Kryeministrit
BJERI GREKUT!
Kështu më shkruante njëri ndër disa “patriotë” të irrituar, që mësyjnë këto ditë me ajfon në këtë faqe, duke e komentuar situatën në Kakavijë si të ishte fronti i ndonjë lufte shqiptaro-greke. “Vdiq një engjëll dhe ju hajduta merreni me shtëpira”, shkruante një mësymës tjetër, duke komentuar postimin e vizitës së Ministrit të Shtetit për Rindërtimin, sot në Xhafzotaj të Shijakut, ku ka nisur ndërtimi i 233 shtëpive për familjet që humbën çatinë në 26 nëntorin e shkuar. “Ju duheni djegur të gjallë o monstra që po i lini të vdesin vëllezërit tanë në Kakavi”, shkruante një Yllka, që uroj të jetë profili fallco i ndonjë harbuti me fejsbuk, e largqoftë jo një vajzë studente siç shfaqej aty. Po për çfarë t’i biem grekut(?), se kishte dalë edhe një komedian diku që kishte vënë kujën se “greku na ka ulur brekët!”…
Në kufirin greko-bullgar të Kulatas, radha dje ishte plot 5 kilometra dhe askush në Bullgari nuk kërkon hapjen e ndonjë lufte bullgaro-greke, ashtu sikundër i njëjti problem shfaqet edhe në pika të tjera kufitare, ndërkohë që për shembull, në pikën kufitare të Kapikulesë në Turqi, numri i makinave në radhë ishte shtrirë 40 kilometra. Po edhe andej nuk janë dëgjuar as thirrje për luftë, as thirrje për djegie njerëzish të gjallë.
Natyrisht që askush s’mund të jetë as i lumtur, as i paacaruar nervash duke pritur në karvane sfilitës nën diellin përvëlues, për të kaluar kufirin. Por as koha që jetojmë nuk është aspak normale dhe pavarësisht shumëkujt që e konsideron Covidin një sajesë të oligarkisë botërore, Covidi jo vetëm ekziston, po edhe i ka futur shtetet në lloj-lloj spiralesh shqetësuese, në përpjekjen për ta përballur kanosjen e tij. Kakavija nuk është as ndonjë përjashtim në këtë kohë të mallkuar dhe as ka ndonjë lidhje me ndonjë qasje a sjellje antishqiptare të fqinjëve tanë. Për më tepër pastaj, t’i turresh qeverisë e shtetit shqiptar, pse Greqia ka vendosur një regjim të ri kufitar në të drejtën e vet dhe jo vetëm për të huajt, po edhe për vetë grekët, është realisht e tepërt. Humbja e jetës së fëmijës që i preu rrugën autoambulancës ishte një tragjedi e dhimbshme sa s’ka dhe ne nuk do të mjaftohemi thjesht me ngushëllimet e sinqerta me fjalë që as nuk gjenden dot, për atë familje të goditur nga ajo fatkeqësi e tmerrshme. Por nuk është gjëkundi as kjo një arsye për të urryer fqinjin apo mallkuar shtetin.
Unë nuk dua të justifikoj asgjë, sepse asgjë nuk ka këtu për të justifikuar, e për më tepër e kam treguar se kur është puna për të ngritur zërin në emër të Shqipërisë, nuk ia përtoj askujt dhe asnjëherë. Ama në këtë rast, nuk ka asnjë arsye “për t’i rënë grekut” dhe me palën greke kemi qenë e jemi non stop në komunikim, e ata kanë bërë e po bëjnë çfarë munden për ta lehtësuar lëvizjen, ndërkohë që kanë marrë vendimin të testojnë me tampon çdokënd, shqiptar, anglez, amerikan, kinez e madje edhe grek, që hyn në Greqi. Nga nesër madje, Greqia do të ketë kuota hyrjeje në çdo pikë kufitare dhe s’do lejojë askënd, në asnjë pikë, të hyjë përtej kuotës së caktuar. Prandaj kush shkon në Greqi, për më tepër që shumica dërrmuese e atyre që janë apo shkojnë drejt Kakavisë këto ditë, janë rezidentë në vendin fqinj, duhet të informohet si duhet dhe të mos kërkojë nga shteti shqiptar as arsyet pse shteti grek ka zgjedhur këtë strategji për të luftuar Covidin, as që të çajmë kufirin grek me forcë apo të “trashim zërin” ndaj Greqisë për një vendimmarrje sovrane e legjitime të shtetit grek, mbi regjimin antiCovid në kufijtë e vet.
Ne, Shqipëria, nuk besojmë se tamponat në kufi për ata që hyjnë në vendin tonë, kanë ndonjë efekt real në luftën kundër Covidit dhe si ne ka plot shtete që nuk besojnë në këtë strategji. Por ama ka edhe plot shtete, që njësoj si Greqia kanë zgjedhur këtë strategji.
Tani çfarë duhet të bëjmë ne, sipas “patriotëve” që nga llogorja e fejsbukut gjuajnë grekun e duan të na djegin të gjallë neve, “monstrat”, për situatën në Kakavi?!
Ne duhet të bëjmë thjesht dhe vetëm atë që kemi bërë e po bëjmë. Asistencë përmes Forcave të Ushtrisë, Urgjencës Kombëtare, strukturave vendore, me gjithçka mundemi për njerëzit që po sfiliten në atë karvan rraskapitës dhe komunikim në vijimësi me palën greke në të gjitha nivelet – tanimë ata janë angazhuar me tre turne për të lehtësuar kalimin.
Edhe njëherë, ka plot arsye për ta kritikuar çdo qeveri në botë, këtë tonën po e po, po për patriotizëm e për përkushtim ndaj njerëzve, në çdo ditë të keqe sidomos, kur pa dashjen e për fajin e askujt, na bie një hall i përbashkët mbi kokë, kësaj qeverie i vjen anash çdokush që merr përsipër ta akuzojë e ta mallkojë. Dhe kush do një shembull të thjeshtë për këtë – se ka shumë në fakt – le t’i kujtojë pak ditët e netët e pafundme pas tërmetit të 26 nëntorit kur u qëndruam njerëzve pranë si pjesë e familjes së tyre dhe le të shohë çdo ditë sot, se si po rilindin hap pas hapi, mbi gërmadhat e asaj tragjedie, shkollat e shtëpitë e reja, që s’do kenë krahasim me ato që u shkatërruan. Natyrisht detyrën po bëjmë, asgjë më shumë, por disave që ma kujtojnë këtë këtu në këtë faqe, a thua se kur bën detyrën ndaj popullit duhet të fshihesh e jo të jesh krenar, u kujtoj se të gjitha qeveritë, qyshse ka lindur shteti, për detyrën krijohen, por dallimin mes tyre e bën pikërisht niveli i kryerjes së detyrës. /noa.al