Problematika

Kryemadhi përlotet gjatë takimit me gratë naftëtare

Në ditën e tretë të grevës së urisë të grave naftëtare, ato janë vizituar nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Gjatë bisedës Kryemadhi është përlotur, siç shikohet edhe nga videoja e mëposhtme.

“Ne që të vijmë këtu duhet të bëjmë. Nuk dua të përfshihem politikisht dhe kjo edhe keqkuptohet. Ne e kemi më të vështirë si gra të vijmë se përfshihemi emocionalisht. Të jesh grua në shtëpi, të mbash fëmijët e punët por të punosh edhe në naftë dhe të mos paguash… Unë mendoj për zgjidhjen e cila nuk është vetëm te pagat, por te vazhdimësia e cila është ndër gjërat e panegociueshme. Njerëzit nuk e dinë pse jeni në grevë urie. Njerëzit nuk e dinë që kjo ka ndodhur me një firmë. Unë po e studioj këtë si histori. Që ku nisi protesta për Poçemin. Unë mendoj se evidentimi i problematikave është mjaft i rëndësishëm. Pozicioni juaj është si djegia e mandateve tona, që po nuk bëmë një hap të tillë nuk kujtohet njeri për ne. Ne duhet të shohim se kush është ngërçi. Problemi është se këtu koka është po e njëjta. Problemi është se e kemi diskutuar edhe me Kejdin që është gocë Mallakastër. Zonjat e Fierit do të vijnë në Tiranë për shkak të lëvizjeve sociale“, tha Kryemadhi.

Kryemadhi përlotet gjatë takimit me gratë naftëtare Read More »

Një virus i panjohur alarmon jugun e Shqipërisë, ngordhin dhjetëra kafshë

Një virus që për banorët e jugut të vendit është i panjohur, ka depërtuar ditët e fundit tek disa qindra kafshë shtëpiake.

Një blegtor informoi të shtunën se të 500 krerët e bagëtive që ai ka pasur, janë infektuar nga virusi.

Blegtori tregon se të paktën 20 krerë kanë ngordhur këto ditë pas infektimit me virusin vdekjeprurës.

Banori i Gjirokastrës është ankuar në drejtorinë e Bujqësisë në Gjirokastër, por askush nuk u ka dhënë përgjigje në lidhje më këtë sëmundje, apo për t’i kompensuar bagëtitë.

Blegtori tregon se i ka matrikulluar të 500 krerët e bagëtive, dhen e gjedh që ka pasur.

Nga diganostikimet e Mjekëve Veterinerë, hidhen dyshime se virusi që ka prekur bagëtitë në Gjirokastër, është një sëmundje infektive e njohur si Gjuha blu, apo Blutong (Blue Tongue).

Virusi i Gjuhës blu (Bluetongue), nuk transmetohet natyralisht nga njëra kafshë tek tjetra, por vetëm nëpërmjet mushkonjave. Piku i popullacionit të mushkonjave arrihet gjatë verës së vonshme dhe vjeshtës dhe kjo është koha kur vërehet Blutongu (gjuha blu).

Është parë që mushkonjat mund të lëvizin në një ditë në distancën nga 1.5-2 km, por në rast se kushtet metereologjike janë të favorshme, ato mund të lëvizin edhe më shumë, sidomos në rastet e prezencës së erës, jo shumë të fuqishme ato mund të lëvizin deri në 200 km.

Blutongu (gjuha blu) karakterizohet nga ndryshime në membranat mukoze të gojës dhe të hundës si dhe të zonës koronare të thundrës. Shenjat klinike janë shumë të rënda në dhën, porse dhe gjedhët shfaqin shenja klinike të sëmundjes në fjalë.

Mjeku veteriner, duhet të thirret nga fermeri në rastet kur vëren në tufë një numër të madh kafshësh me çalime, temperaturë të lartë rektale, salivacion, rrjedhje lotësh si dhe rrjedhje nga hunda e sytë.

Shënjat klinike të kësaj sëmundje në dhën, varen nga shtami viral dhe racat e dhënve dhe shfaqen pas një periudhe inkubacioni nga 4 deri në 12 ditë. Vdekjet e dhënve në një tufë të prekur mund të arrijnë deri në 70% ose dhe më shumë. Kafshët e mbetura gjallë, humbasin kondicionin, kanë ulje të prodhimit të mishit dhe leshit.

Nuk ka të dhëna zyrtare nga autoritetet nëse ky virus prek edhe njerëzit. /noa.al/

Një virus i panjohur alarmon jugun e Shqipërisë, ngordhin dhjetëra kafshë Read More »

Tirana në pushtetin e shiut/ Ja si do të jetë dita sot

Tirana prej më shumë se 20 orësh ndodhet në pushtetin e reshjeve të shiut me intensitet të lartë.

Deri tani nuk raportohet për probleme, as në kryeqytet dhe as në zonat e tjera të vendit, të cilat sipas shërbimeve meterologjike po përballen gjithashtu me reshje shiu me intensitet. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, nga sot deri ditën e enjte do të kemi mot me vranësira e diell, por vranësirat do shoqërohen dhe me reshje.
“Duke nisur nga dita e Martë (sot) deri në orët e mesditës të ditës së Enjte moti do të jetë kryesisht me vranësira mesatare deri të dendura por lokalisht nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtër”, njofton SHMU.

Tirana në pushtetin e shiut/ Ja si do të jetë dita sot Read More »

Përmbytje nga reshjet e shiut në Vlorë, Bashkia paralajmëron qytetarët: Shmangi lëvizjet

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar përmbytje dhe probleme me qarkullimin e makinave në Vlorë.

Bashkia e Vlorës përmes një postimi në Facebook paralajmëron qytetarët të kenë kujdes nga përmbytjet dhe lëvizjet e panevojshme me makina.
NJOFTIMI NGA BASHKIA VLORË
Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangni lëvizjet me makina që nuk janë të domosdoshme.

Për shkak të shirave të dendur, duhet të keni kujdes edhe me vendin e parkimit të makinave dhe të jeni të vëmendshëm për vendet që rrezikojnë të përmbyten! Paralajmërimet e meteorologëve për shira të vazhdueshëm, na bëjnë të jemi të kujdesshëm.

Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj!
Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë.

Përmbytje nga reshjet e shiut në Vlorë, Bashkia paralajmëron qytetarët: Shmangi lëvizjet Read More »

‘Maska për tu mbrojtur në mjedise të mbyllura ose në vende me turma njerëzish po, duhet të jetë me detyrim, por jo gjithandej e jo për të pamundurit’

Me një dalje në Facebook ashtu si tre muajt e parë të pandemisë Covid-19, kryeministri Edi Rama, këtë radhë bashkë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, shpallën një tjetër akt normativ. Me dy fjalë: Maskë kudo jashtë shtëpisë.

Asnjë sqarim tjetër. Asnjë informacion si, qysh, sa dhe pse.

Por qeveritarët u kujdesën të thonë se maskën mund ta heqësh lirisht në kafe dhe restorant.

Por askund tjetër!

A kemi këtu një situatë paradoksale? A po rrezikojmë disa njerëz me këtë shpallje?
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, pohon se për disa njerëz, mbajtja kudo e maskës është si një dënim me vdekje për ta.

“Për mua personalisht, si pacient kronik mushkërish, mbajtja e maskës pa ndalim në mjedise të hapura është e barabartë me dënim me vdekje”, thotë Manjani dhe shpjegon:

“Kur dal në mjedise të hapura përpiqet ti zgjedh që të siguroj ventilim maksimal mushkërive. Ndaj vendosja e një maske ma komplikon ndjeshëm këtë proçes të domosdoshëm natyral.

E ruaj veten sa më ska! Kam vite i mësuar me idenë e ruajtjes së vetes nga ndotja dhe virozat”.
Manjani pohon se nuk ka ndërmend ta zbatojë urdhrin qeveritar: “Është afër mendsh të mendoj që policët apo qeveria e do shëndetin tim më shumë sesa unë vetë.

Ndaj nuk kam ndërmend të vdes nga një vendim administrativ i shtetit, që më ndalon të ventiloj mushkëritë e sëmura me ajër të pastër!

Maskën e mbaj rregullisht në mjedise të mbyllura dhe në vende ku ka tubime njerëzish, por nëse urdhërohem ta mbaj gjithmonë praktikisht ky urdhër është dënim kundër shëndetit e jetës sime.

Nuk jam revolucionar, as bëj thirrje për revolucion. Por maskë në ajër të pastër nuk mund të mbaj! Thjesht e kam të pamundur.”

Ish deputeti dhe ekspert i njohur juridik, ka dhe një paqartësi: “Njëkohësisht, nuk e kuptoj pse duhet të mbajnë maskë ata që e kanë kaluar virusin?! Ata as japin e as marrin më virus.”

Ndaj ai këshillon ata që bëjnë rregulla e ata që i zbatojnë, që të kuptojnë se jo të gjithë njerëzit janë të mundur ti zbatojnë ato.

“E përsëris: maska për tu mbrojtur në mjedise të mbyllura ose në vende me turma njerëzish po, duhet të jetë me detyrim, por jo gjithandej e jo për të pamundurit.” /noa.al/

‘Maska për tu mbrojtur në mjedise të mbyllura ose në vende me turma njerëzish po, duhet të jetë me detyrim, por jo gjithandej e jo për të pamundurit’ Read More »

Duan muzikë, shkoni gjejeni një vend në cilindo vend të Europës… Këto nuk janë dëshira dhe teka, janë masa elementare

Kryeministri Edi Rama deklaroi se masat ndëshkuese për ambientet që lejojnë dasma dhe luhet muzikë, do të mbeten në fuqi në kuadër të masave anti-Covid.

“Duan dasma, është gjëja më e natyrshme, po shikoni pak masat për ndalimin e ceremonive martesore në mjedise jo private me jo më shumë se 12 persona. Duan muzikë, shkoni gjejeni një vend në cilindo vend të Europës… Këto nuk janë dëshira dhe teka, janë masa elementare. Të mos rikthehemi në shpi se u mbyll shkolla, universiteti, të mos humbasë kohë se do mbyllen gjykatat. Dhe për të gjitha këto çfarë duhet? Një maskë, asgjë më shumë”, u shpreh Rama.

Duke folur nga konferenca e përbashkët me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Rama tha se është më mirë një maskë sot se mbyllja e dyqanit nesër, më mirë një maskë sot se mbyllja e shkollës, më mirë një maskë sot se mbyllja e qytetit dhe e vendit nesër.

“Unë s’kam mbajtur maskë jashtë do e mbaj është shumë e thjeshtë. Sic e shihni kjo është një tendencë e përgjithshme që ne nuk mund ti shmangemi”, deklaroi Edi Rama. /

Duan muzikë, shkoni gjejeni një vend në cilindo vend të Europës… Këto nuk janë dëshira dhe teka, janë masa elementare Read More »

Ngordhin peshqit në lumin Drin, hetime për ndotjen e rre zikshme toksike

Një nga banorët e zonës së Lezhës shpjegon fenomenin dhe bën thirrje, që shteti të verë dorë, pasi lumi Drin tani nuk ka asnjë gjallesë, për shkak të ndotjes toksike.

Në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur një denoncim se në lumin Drin kanë ngordhur mijëra kilogram peshk në mënyrë të pakuptueshme. Një nga banorët e zonës së Lezhës shpjegon fenomenin dhe bën thirrje, që shteti të verë dorë, pasi lumi Drin tani nuk ka asnjë gjallesë, për shkak të ndotjes toksike.
“Ne kemi parë gjënë më tragjike që ka disa muaj që po ndodh. Çdo të premte pas orarit zyrtar Drini nxihet tërësisht. Kësaj radhe Drini ka qenë i nxirë zift, e gjithë sipërfaqja ka qenë e mbuluar me peshk të ngordhur”, thonë një banor i zonës.

Ngordhin peshqit në lumin Drin, hetime për ndotjen e rre zikshme toksike Read More »

Cfarë po ndodh në burgjet e vendit?Qindra vetë futen në grevë

Pas dhjetëra të dënuarve në Rrogozhinë, Peqin, Reç, Shënkoll dhe Burrel raportohet se në grevë kanë hyrë edhe 150 të burgosur të 313-ës në Tiranë.

Arsyet e grevës së tyre, siç raportohet, janë ekonomike dhe sociale.

Kërkesa kryesore është që t’iu lejohen takimet me familjaret. E dyta është mungesa e kushteve higjienike. Dhe e treta, ajo që cilësohet sjellja e ashpër me kërcënime në ambientet e IEPV-së.

Po ashtu të burgosurit pretendojnë se ushqimi që iu jepet është i njejtë dhe skandaloz. Ata thonë se tjetër arsye është fakti se dhomat e tranzitit janë me (çimka) insekte. Arsyeja e shtatë është izolimi që iu bëhet në rast se flasin.

Të burgosurit kërkojnë largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismali.

Prej disa ditësh të burgosurit në burgjet e Peqinit, Reçit, Shënkollit dhe Burrelit ndodhen në grevë urie. Ndërkohë revolta e të burgosurve ka nisur në të gjitha burgjet e vendit,

Ditën e djeshme, dhjetëra të dënuar në burgun e Rrogozhinës janë futur në grevë urie duke iu bashkuar të dënuarve të tjerë në Burgje.

Të burgosurit kanë shpërthyer në akuza ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve duke e akuzuar për korrupsion.

Cfarë po ndodh në burgjet e vendit?Qindra vetë futen në grevë Read More »