Problematika

Kulla e Dervish Aliut në Dukat rrezikon te demtohet, banoret duhet te reagojne

Kulla e Dervish Aliut në Dukat të Vlorës, një ndërtesë karakteristike rreth 200 vjeçare rrezikon shembjen. Banesa e shpallur Monument Kulture  është grabitur ndër vite, ndërkohë që sot vizitorët e vetëm të saj janë bagëtitë e zonës.

Një nga ndërtesat më të vjetëra me vlera historike, kulla e Dervish Aliut në fshatin Dukat të Vlorës po shkatërrohet nga mosmirëmbajtja.

Kulla e shpallur Monument Kulture në vitin 1979,  ndonëse është restauruar disa herë, rrezikon shembjen.

 

Sipas banorve më të vjetër të Dukatit, vizitorët e vetëm në kullën 200 vjeçare janë bagëtitë që strehohen aty.

Dëmtimi i portës kryesore ka bërë që keqbërësit të grabisin objektet me vlerë.

Kulla e Dervish Aliut është ndërtuar në vitin 1847, si një fortesë për tu mbrojtur nga pushtuesit.

Pozicioni i vendosjes së saj është e tillë që të mund të kontrollojë të gjithë territorin.

Kulla e Dervish Aliut në Dukat rrezikon te demtohet, banoret duhet te reagojne Read More »

Edviol Kulluri shprehet ndermjet vargjeve – ‘O Dukat o rrenjedale,ngrihu prape e mos u ndal’

 

DUKATIT Nga Edviol Kulluri

Qershori nëntëmbëdhjetë,
ç’i mblodhi “trimat me fletë”
……
Ngjarja u bë lajm i parë,
eventi s’kishte të sharë
O DUKAT O RRËNJËDALË
TË KANË LIDHUR NË DHËMBALLË!
U betuan lart me dorë
Vendit do t’i vëmë kurorë
Punoni djem të sinqertë
Për ne jeni pre e lehtë
O DUKAT O RRËNJËDALË
TË KANË LIDHUR CA ZAGARË!
Ju harxhoni pasurinë
Ne montojmë makinerinë
Ju veten sakrifikoni
Ne ju kthejmë tek tolloni
O DUKAT O RRËNJËDALË
TË DUKET GJARPRI SI NGJALË!
Luftoni o djem luftoni
Për ne terrenin pastroni
Kërkoni prona kërkoni
PS-në në pushtet ta çoni
O DUKAT O RRËNJËDALË
DIL SE KE DJEMTË NË MAL!
Arrogantë e diktatorë
i bënë djemtë me zor
ata që drejtuan lehtë
luftën në male të qetë
O DUKAT O RRËNJËDALË
SHKRINË FIS E KAPITAL!
Partisë Demokratike
Të djathtës tonë “historike”
Që përpiqet për karrige
Ju duk punë satirike
O DUKAT O RRËNJËDALË
SHPËRTHE SI DETI ME VALË!
Njëzeta dhe dyzet e treshi
Për liri armët t’i veshi
Qershori nëntëmbëdhjetë
Të bëri përsëri mbret
O DUKAT O RRËNJËDALË
VEPRO SHPEJT E JO NGADALË!
O burra në ende ka
Mos rrihni ujë në hava
Vlerat njihni vlerësoni
Të drejtët i respektoni
O DUKAT O RRËNJËDALË
NGRIHU PRAPË E MOS U NDAL!
SHQIPËRI MOJ NËNA JONË
JA MËNGJESI PO AGON!

Edviol Kulluri shprehet ndermjet vargjeve – ‘O Dukat o rrenjedale,ngrihu prape e mos u ndal’ Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com