Problematika

Deklarata e ambasadorit: Koreja e Veriut shkatërron botën vetëm me 3 bomba

“Ambasadori jo zyrtar” i Koresë së Veriut për Perëndimin ka paralajmërar se Peniani mund të shkatërrojë gjithë botën me vetem tre bomba.

43 vjeçari Alejandro Cao de Benós, e ka përshkruar shtetin e fshehtë komunist si utopi.

“Njerezit kanë një jetë themelore, të sigurt dhe me dinjitet. Ata jetojnë paqësisht, dhe nuk ka konflikte shoqërore. Ne nuk kemi njerëz që flenë në rrugë…është një mënyrë tjetër e jetesës, një në të cilën ne të gjithë punojmë në një lëvizje të madhe bashkëvepruese”, tha ai për mediat spanjolle.

Kur u pyet rreth rrezikut ushtarak të Koresë së Veriut, ai u përgjigj:

“Askush nuk guxon të prekë Korenë”, tha ai. “Nëse preket, njerezit do ta mbrojnë me armë dhe raketa. Ne kemi bombë termonukleare. Me tre prej tyre bota përfundon”, ka thënë ai.

Deklarata e ambasadorit: Koreja e Veriut shkatërron botën vetëm me 3 bomba Read More »

Serbia paralajmëron luftë në Ballkan nëse Shqipëria bashkohet me Kosovën

Një politikan i lartë nga Qeveria e Serbisë ka paralajmëruar se mund të shpërthejë një luftë tjeter në Ballkan nese Shqipëria provon të bashkohet më Kosovën.

Ai madje ka bërë thirrje drejt Perëndimit që ta dënojë një plan të tillë, shkruan RT.com, transmeton Klan Kosova.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër  vucic ka thënë se bashkimi i ngritur midis Shqipërisë dhe Kosovës do të mbetet vetëm një ide e dëshiruar, ku ka bërë thirrje drejt BE-së që të reagojë për këtë.

“Nese kam thënë se të gjithë serbët do të jetojnë në një shtet, do të mbahem nga një shtizë flamuri në Bruksel”, ka thënë Vucic.
Këto reagime në Serbi kanë ardhur pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që ka pohuar se mund të ndodh një bashkim nese Kosova nuk hyn në agjendën e Bashkimit Evropian për anëtarësim.

Si kundërpërgjigje ndaj Ramës, Aleksandër Vulin – ministër në Serbi, ka thënë se pret nga BE dhe NATO që të kundërshtojë qëndrime të tilla, pasi përndryshe një luftë tjeter në Ballkan lehtë mund të shpërthejë.

Vulin ka thënë se kjo luftë në Ballkanin e destabilizuar do të përfshinte edhe shtete si Maqedonia dhe Mali i Zi – vende këto sipas tij me diasporë të konsiderueshme shqiptare.

Serbia paralajmëron luftë në Ballkan nëse Shqipëria bashkohet me Kosovën Read More »

Te lindurit ne vitet 80 – 90 dhe jo vetem duhet te bejne urgjent keto vaksina…

Të gjithë personat që nuk janë vaksinuar gjatë fëmijërisë mund të kryejnë vaksinimin gjatë ditëve të mbetura të muajit prill në qendrat shëndetësore.

Ekspertët e ISHP-së bëjnë thirrje popullatës të kryejë vaksinimin, ndërsa ISHP propozon përfshirjen në kalendar të vaksinave të reja si: rotavirusi, vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës dhe varicela.

Ditët e mbetura të muajit prill mund të shfrytëzohen nga të gjithë personat të cilët nuk kanë arritur që gjatë fëmijërisë të vaksinohen me të gjitha vaksinat e parashikuara në kartela. Gjatë gjithë muajit qendrat shëndetësore kanë bërë një grafik vetë dhe sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik ISHP ka planifikuar vaksinim të popullatës.

“Çdo qendër shëndetësore do të ketë sasi vaksine fruth-rubeolë për të rriturit. Janë datëlindja ‘80-’90, por dhe më gjerë nëse nuk i kanë bërë të dyja dozat. Kjo në bashkëpunim me qendrën shëndetësore, duhet të komunikojnë me ta për të ditur në cilën ditë të javës do apikojnë vaksinën”, – shprehet specialistja e ISHP-së Erida Nelaj.

Javën që vjen është java europriane e vaksinimit dhe ISHP propozon edhe shtimin e 5 vaksinave të reja.

Te lindurit ne vitet 80 – 90 dhe jo vetem duhet te bejne urgjent keto vaksina… Read More »

Gazetarja nga Dukati ‘propozim’ Edi Rames ! Ja si duhet ta marre emrin Lungomarja !

Punimet në shëtitoren e bregdetit janë intesifikuar, me qëllim që ajo të jetë gati për sezonin turistik, këtë kanë deklaruar më shumë se njëherë publikisht autoritet në Vlorë.

E në fakt po punohet intesivisht (thonë), e kjo ndodh kryesisht në ditë kur merr rrugën për në Vlorë Kryeministri i vendit. Të vendoste të rrinte ca kohë aty, padyshim që Lungoimare do të ish përfudnur në kohë, por s’dua të merrem me këtë cështje.

E rëndësishme është që projekti të përfundojë, e të jetë gati për t’u shijuar nga vlonjatët e ata që do zgjedhin Vlorën, megjithë taksiratet e përjetuara qysh kur nisën punimet. Në datë 24 prill, kreu i qeverisë, me cilësinë edhe të Kreut të PSSH, do të jetë në Vlorë për t’u takuar me votuesit për herë të parë. Mendoj se aty do të ishte edhe Kristi Panajoti, adoleshenti që humbi jetën tragjikisht në Lungomare, 27 nëntorin e vitit të lamë pas.

Edhe Kristi do të votonte për herë të parë këtë vit. Kristi, ishte “kurbani” i lungomares, e ajo rrugë, ajo shëtitore u la me gjakun e tij. Kristi, më moshën më të bukur u vra tragjikisht, dhe është hero, se Kristi ndërroi jetë për një Vlorë më të mirë.

Kristi ndërroi jetë në një rrugë pa krye, plot gropa, në errësirë, e shkak për këtë ishte papërgjegjëshmëria e shumëkujt aty lart, atyre me pushtet.

Po as me këtë s’dua të merrem. Meqënëse Rama do të jetë në Vlorë, të hënën, e do takoj 18 vjecarët votues për herë të parë, e do ju flasë për votën e për politikë, le t’ju flasë edhe për Kristin, bashkëmoshatarin e tyre, i cili u vra në Lungomare, themelet e së cilës, u ngritën mbi gjakun e tij.

Uroj që Rama, të martën, t’ju thojë të rinjve se do të propozoj që Lungomare të marrë emrin e Kristi Panajotit, minimumi që mund të bëjë për Kristin, familjen e tij, bashkëmoshatarët e tij.

Është minimumi që mund të bëjë, përpara se t’ju kërkojë votën të rinjve vlonjat, t’ju sigurojë se ata që u sakrifikuan nuk harrohen. Le të quhet lungomare “Kristi Panajoti”, se besoj se “Murat Tërbacit” do t’i ngelej hatri…

Ornela Hila 

 

Gazetarja nga Dukati ‘propozim’ Edi Rames ! Ja si duhet ta marre emrin Lungomarja ! Read More »

MASAKRA NË VLORË, DËSHMITARI: ERDHËN 2 PERSONA TË ARMATOSUR DHE QËLLUAN MBI KLIENTËT .

Një dëshmitar në lokalin , ku ndodhi atentati në Vlorë tregoi se dy persona të armatosur u futën në lokal dhe qëlluan mbi disa klientë që ndodheshin në një tavolinë.

Viktimë ngeli 33-vjeçari Ergys Gjeoveshaj, ndërsa të plagosurit janë Florian Hila, 28 vjeç, Arta Luka, 26 vjeçe dhe Arsonel Llanaj, 32 vjeç.

Tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se ngjarja ndodhi për hakmarrje, rreth orës 23:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në lokalin “Fiks Fare”.

Policia ;zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 20 Prill, ndodhur në një lokal në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri pas një konflikti të çastit humbi jetën një person dhe mbetën të plagosur tre të tjerë. Kapet dhe arrestohet 1 nga autorët e vrasjes si dhe shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë ! (Ngjarja) Më datë 20.04.2017, rreth orës 23:20, pas një konflikti të çastit, në ambientet e lokalit “Fiks Fare” në lagjen “Ujë i ftohtë”, është qëlluar me armë zjarri tip Pistoletë dhe ka humbur jetën shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, kanë mbetur të plagosur edhe 3 shtetas të tjerë: 1- F.H., 28 vjeç, ndodhet në Spitalin e Vlorës (punonte si muzikant). 2- A.L., 26 vjeçe, ndodhet në Spitalin e Vlorës (kliente në lokal). 3- A.Ll., 33 vjeç, ndodhet në Spitalin e Tiranës (punonte si kamarier në lokal). Të tre, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën. Pas një pune hetimore intensive, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në qytet përgjatë gjithë natës, Policia e Vlorës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në një banesë në lagjen “Ujë i Ftohtë” pranë vendit të quajtur “7 pallatet” në orët e para të mëngjesit të sotëm (06:00) e shtetasit: – Gani Tozaj, 19 vjeç, banues në fshatin Sevaster, Vlorë. Gjithashtu Policia ka shpallur në kërkim shtetasit: 1- A.K., 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”. 2- E.S., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzim Krimi”. Dyshohet se konflikti ka nisur ndërmjet viktimës dhe autorëve për motive të dobëta. Në vendngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: – 1 armë zjarri Pistoletë të llojit “Revolver-Magnum”, – 15 gëzhoja fishekësh. Vazhdojnë hetimet me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve të shpallur në kërkim. Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
 

MASAKRA NË VLORË, DËSHMITARI: ERDHËN 2 PERSONA TË ARMATOSUR DHE QËLLUAN MBI KLIENTËT . Read More »

Te vertetat e trafikut te droges nga Shqiperia sipas ‘Ndranghetas’

Një zhvillim i ri në Itali mund të hedhë dritë mbi trafikun e madh të drogës që zhvillohet midis dy anëve të Adriatikut, duke nisur nga Shqipëria me destinacion Evropën Perëndimore përmes Italisë.

Një i penduar i ri nga organizata kriminale kalabreze ‘Ndrangheta ka bërë të dridhen eksponentët e krimi në Itali e me siguri edhe jashtë saj.

Bëhet fjalë për “peshk të madh”, një nga bosët e vërtetë të kriminalitetit, Nicola Femia, pendimi i të cilit hap skenarë të rinj për autoritetet e anti-mafias në Itali.

Femia është një eksponent i spikatur i bizneseve të pistë të ‘Ndranghetas, i cili ndër vite ka arritur të ndërtojë raporte me çdo lloj personi. Është ndër bosët e egër, i cili vite më parë urdhëroi të vrisnin me plumb në gojë një gazetar, autor i disa kronikave për kriminalitetin në Emilia Romagna.

Gjithçka është mbajtur sekret në Itali për të penduarin e ri nga prokurorët italianë. Janë me qindra faqe materiale dhe deri tani deklasifikuar vetëm një pjesë e vogël, që ka të bëjë pikërisht me trafikun e drogës me Shqipërinë, objekt i procesit ‘Anje’ i cili është duke u zhvilluar aktualisht në Catanzaro

 

Te vertetat e trafikut te droges nga Shqiperia sipas ‘Ndranghetas’ Read More »

Drejtojne mjetet nen dikimin e pijeve alkolike arrestohen nga Policia e Vlores!

Drejtoria e Policisë së Shtetit

Drejtoria Vendore Policisë Vlorë

Vlorë,më 22.04.2017

Njoftim për shtyp

Policia e Vlorës  Ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas pasi drejtonin mjetet nën ndikimin e pijeve alkoolike!
Arrestohen shtetasit:

  • Besnik Burafaku,28 vjeç 28 vjeç, banues në Vlorë. Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ky shtetas është kapur në flagrancë në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi, duke drejtuar mjetin tip Fiat, nën efektin e pijeve alkoolike.
  • Arsen Pasho, 19 vjeç, banues në Vlorë. Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ky shtetas u kap në flagrancë në aksin rrugor Vlorë-Babicë, duke drejtuar mjetin tip iveco, nën efektin e pijeve alkoolike.
  • Kostas Dhima, 27 vjeç, banues në fshatin Zervat, Dropull. Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ky shtetas u kap në flagrancë në lagjen nr.1 Sarandë, duke drejtuar mjetin tip Mitsubishi, nën efektin e pijeve alkoolike.
  • Policia ka arrestuar në flagrancë për “Vjedhje”, shtetasin: – E.H., 18 vjeç, banues në Fier. Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ky shtetas dyshohet se është autorë i vjedhjes së një supermarketi në Vlorë, ku ka vjedhur disa pije alkoolike të shtrenjta.

Sarandë Policia ka arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim:

  • Janaq Shemço, 30 vjeç, banues në Delvinë. Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ky shtetas është shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes, për të cilën është dënuar me 2 vite burg.

Drejtojne mjetet nen dikimin e pijeve alkolike arrestohen nga Policia e Vlores! Read More »

Zbulova tradhetine 5 dite para dasmes,vesha fustanin e bardh,u bera tap dhe ika!

Jetën e saj private e përkufizon si në botën e çudirave. Lojtarja më tip dhe e hapur e “Big Brother 6”, Joana Gjuzi, ngacmoi kureshtjen e publikut pak ditë më parë me postimin në Instagram të fotos nostalgjike, ku shfaqej e përqafuar me ish-partnerin në lojë, Anaid Kalotin.

Për të vërtetën që fshihet pas atij kujtimi, anulimin e dasmës në Athinë 5 ditë para ceremonisë me Janin, dhe të dashurin e ri prej tre muajsh, Joana i rrëfen për herë të parë për gazetënPanorama”.

Fakti që jeton në Greqi të bën të jesh larg botës së showbiz-it këtu. Si po vazhdon jeta jote në Athinë?

Cili çift të duket fals apo që të duken antipatikë? Çiftet? Po ku ka çifte?

Në asnjë edicion nuk ka pasur dhe nuk ka për të pasur çifte. (mendimi im gjithmonë ky).

Të luash çift në “Big Brother” është më e vështirë apo më e thjeshtë? Nga çfarë rrezikohesh?

Që nga fjala “lojë” do të thotë që në atë kornizë që quhet “Big Brother” është më se e thjeshtë për konkurrentët që vërtet dinë të mbajnë lojën.

Ti je konkurrentja që në fund të lojës u gëzove pasi ish-partneri yt, Anaidi, u shpall fitues. Çfarë e çon një lojtar drejt fitores?

U lumturova sepse fituesi nuk ishte partneri im, por një person që kishte shumë nevojë për ato euro. Një lojtare çon drejt fitores përkrahja e një lojtareje-partnere që quhet Joana. (qesh)

Puthjet dhe dashuria lejohen në këtë edicion të “Big Brother”, ndërsa për seksin ka disa rregulla. A është e vështirë të shijosh lidhjen deri në fund në prani të banorëve të tjerë dhe kamerave?

Të ishte për mua, pra sikur të isha edhe një herë konkurrente në këtë “Big Brother”, do të thoja vetëm kaq: Rregullat janë bërë për t’u thyer”, dhe do të veproja si Joana.

I beson dashurisë së vërtetë dhe çfarë bën kur zhgënjehesh?

Dashuri të vërteta nuk ka, prandaj edhe nuk ia njoh vlerën zhgënjimit.

Ndërkohë dimë që ke organizuar para dy vitesh një ceremoni dasme me Janin, djali që u bë i njohur për dhuratat e tij gjatë muajve që ti ishte në shtëpinë e “Big Brother”. Vazhdon martesa juaj e ç’mund të na thuash më shumë për jetën tënde private?

Jeta ime private është si në botën e çudirave. Për sa i përket Janit, në atë kohë, duke më parë mua brenda në “Big Brother”, u ekzaltua aq shumë, saqë mendoi se jeta me mua ishte po prapë një “Big Brother”. Por harroi që unë isha partnerjalojtare më e mirë për Anaidin në “BB” dhe për Janin jashtë atij formati në jetën reale. Ah, harrova t’ju them se ceremonia e dasmës u anulua, sepse Jani e humbi lojën! (qesh)

Pse, çfarë ndodhi që anulove dasmën luksoze që kishit planifikuar?

Ndodhi që zbulova lidhjen paralele të Janit 5 “Lidhja me Anaidin mbetet një kujtim i bukur, por tani kam gjetur një të dashur që është i çmuar si një perlë për mua” ditë para ceremonisë së dasmës, me një vajzë me origjinë mirditore, por që jeton prej vitesh në Lezhë. Anulova dasmën, e lashë, por ai vazhdoi të më kërkonte. Kështu, pas dy muajsh, u ktheva sërish me të, mendova se e fala, por kuptova që s’e kisha falur dhe nuk besoj se do ta fal ndonjëherë.

Si ndodhi që e zbulove që ai kishte lidhje paralele?

Po i binte telefoni nga një numër, që e kishte regjistruar Mami 2. Ç’ne mami 2, thashë. Ta ngre mos ta ngre, thosha me vete. Intuita më tha po, ndërkohë që unë kurrë s’ia prekja telefonin. Iu përgjigja telefonatës dhe aty doli e vërteta…Mora fustanin e bardhë, e vesha, hapa një verë, u bëra tapë, theva gjithë shtëpinë dhe në fund i thashë: “Përjashta!” Por pastaj u kujtova që isha te shtëpia e tij dhe dola unë përjashta. Fustani 11 mijë euro i markës “Eli Saab” që e kishte blerë ai, u njollos nga vera e kuqe dhe ai u gris. Kjo është e vërteta e shpifur e Janit pas 10 vitesh lidhje.

Pas anulimit të dasmës e ke gjetur qetësinë në ndonjë histori të re dashurie?

Është një shprehje që thotë shpirti është si deti, asnjëherë nuk gjen paqe. Prandaj zgjodha disa kilometra larg Tiranës, Durrësin. Atje ku tingujt e valëve të detit më luanin një melodi që quhet pastërtia e shpirtit. Thonë shpeshherë që pasuria e vërtetë ndodhet në thellësi të detit, që janë perlat. Edhe unë mendoj që gjeta një perlë, ku herë-herë hap guaskën dhe qëndroj me perlën brenda dhe gjej një oaz qetësie dhe ndihem e mbrojtur brenda guaskës, në fund të detit. Fola në mënyrë figurative deri tani për të thënë se kam njohur një person, i cili më bëri të shikoj sërish me sytë e shpirtit duke më frenuar larg snobizmit, luksit, dhe jetës së shfrenuar të Tiranës. Një sugjerim nga unë me këtë rast: Disa mendojnë që “njerëzit perla” janë përralla, por gabohen, sepse ata ekzistojnë në fund të detit, edhe janë shumë të rrallë e të veçantë. Por mos harroni, duhen sytë e shpirtit për t’i parë.

Çfarë të lidh tani me Tiranën dhe cilët janë miqtë e mikeshat që i takon ende pasi i njohe në “Big Brother”?

Miqtë e vërtetë nuk mund t’i takosh në atë format, por mund të them që pi një kafe me Ilirin, Jonildën, dhe përshëndetem me Shpendin, duke pasur parasysh që jetojmë shumë larg njëri-tjetrit. Ndërsa Anaidi është diçka tjetër… Sa për Tiranën, është një fshat i madh shumë i zhurmshëm prej jetës së natës, madje për këtë njihet.

 

Fakti që jetoj në Greqi më bën të jem brenda showbizit… Edhe jeta këtu për mua është “Hollywood”, pra dua të them super.

Së fundi u komentove nga mediat pas postimit të fotove nostalgjike nga lidhja me Anaid Kalotin. Shumë e përkthyen si një rikthim tek ai. Cila ishte arsyeja e postimit dhe çfarë marrëdhëniesh keni me njëri-tjetrin tani?

Mediat janë pjesë e pandashme e jetës sime tashmë, dhe detyrat e tyre i bëjnë aq perfekt, sa që fama ime gjithmonë rifreskohet dhe asnjëherë nuk harrohet nga fansat e mi. Arsyeja e postimit të fotove me Anaidin ishte thjesht shkaku i nostalgjisë. Edhe për arsyen se marrëdhënia jonë ngelet tejet e sinqertë edhe për kohët e vjetra që jetuam, ka ngelur respekti.

Po e ndjek “Big Brother 9” dhe për cilin çift ke krijuar simpati?

Këtu më kapët të papërgatitur, sepse nuk kam pasur dhe nuk kam kohë t’i ndjek… Kështu që no coment! Ju lutem më lini kohë t’i vëzhgoj si profesioniste që jam (qesh).

Zbulova tradhetine 5 dite para dasmes,vesha fustanin e bardh,u bera tap dhe ika! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com