Problematika

Balluku: Nuk kemi shkop magjik, kjo situatë mund të vazhdojë deri të premten

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka informuar për sa i përket gjendjes së rrugëve pas reshjeve të shumta të dëborës.

Nuk është koha për të bërë politikë sepse kemi qëndruar aty deri në të gdhirë. Shteti ka qenë në këmbë. Nuk ka qenë i zënë aksi për shkak të dëborës por për shkak të stuhisë, por se kemi shkopin magjik për ta ndaluar. Problematika s’ka qenë me borëpastrueset, problemi ka qenë me automjetet e prishura.

Është shumë e turpshme.
Nuk e di se kush e pati më të vështirë ata që ishin në automjet apo ata që kishin në dorë lopatat. Mos i përdorni akset nëse nuk keni arsye emergjente për të udhëtuar. Kjo mund të vazhdojë deri të premten.
Do të ketë vështirësi gjatë ditëve të ardhshme. Gomat e dimrit dhe zinxhirët janë të nevojshme.
Akset bllokohen, ka pasur momente që borëpastruesja kalonte e pastronte por bora binte”, tha Balluku.

Balluku: Nuk kemi shkop magjik, kjo situatë mund të vazhdojë deri të premten Read More »

Bora zbardh Shqipërinë, situata aktuale në të gjitha rrugët

Prej ditës së djeshme, i gjithë territori është mbërthyer nga një mot i ftohtë dhe reshje dëbore.

Problemet u vunë re që në orët e para ta ditës së djeshme, fillimisht në zonat malore, dhe më pas edhe në rrugë të tjera.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon mbi situatën aktuale të rrugëve, dhe akset më problematike.

RAJONI VERIOR

Rekomandohem me zinxhirë:

Bicaj –Bushtricë, K.Domaj -Draje Rec, Kuben-Vasije (pjesërisht me zinxhirë), Peshkopi- Qafë Drajë (pjesërisht me zinxhirë), Ura e Cerenecit -Klenjë (15 kilometrat e para me zinxhirë), Qafë Mali-Fierzë

Rrugët ku po punohet për pastrimin e tyre:

Trebisht-Dogane(xhepisht), Ura e Çerenecit-Klenjë

Ura e Çerenecit-Sterblevë 15 kilometrat.

RAJONI QENDROR

Rekomandohet qarkullimi me zinxhirë:

Laç-Milot, Halilaj-Krujë, Krujë-Sarisalltik. Nga Surreli e sipër rekomandohen vendosja e zinxhirëve ose gomave dimërore. Elbasan-Gjinar, Gramsh Kodovjat-Mollë Grabovë, Lunik Steblevë.

Pjesërisht me zinxhirë K.Zëmblak-Goricë.

RAJONI JUGOR

Rruga e Dardhës dhe Qafa e Qarrit me goma dimërore ose zinxhirë. Voskopja pa zinxhirë.

Në Llogara është bërë shpërndarja e vazhdueshme e kripës.

Kërkohet që gjithë drejtuesit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore. /noa.al/

Bora zbardh Shqipërinë, situata aktuale në të gjitha rrugët Read More »

Moti i keq në Vlorë,përmbyten disa rrugë, në aksin Vlorë- Orikum rrë zohet një pemë, për pasojë bll okohet rruga

Reshjet e dendura të shiut kane bërë që disa rrugë dhe lagje në qytetin e Vlorës të përmbyten.

Reshjet e dendura të shiut kane bërë që disa rrugë dhe lagje në qytetin e Vlorës të përmbyten.
Siç shihet në pamjet nieli i ujit ka arritur deri në 50 cm, bëhet fjalë për lagjen “Albano” dhe “Romano”.

Nga ana tjetër, në aksin Vlorë- Orikum është rrë zuar një pemë, për pasojë rruga është bll okuar./lajmifundit

Moti i keq në Vlorë,përmbyten disa rrugë, në aksin Vlorë- Orikum rrë zohet një pemë, për pasojë bll okohet rruga Read More »

‘Tirja’/ Vajza hap telefonin e të ndj erës, zbulon SMS-të tro nditëse: E h umba mamin për herë të dytë

Një ditë më parë emisioni Stop në Tv Klan publikoi mesazhet e pacientes që hum bi jetën nga koronavirusi tek Sanatoriumi, ku i lutej dhe përg jërohej sanitares Tire Alldërvishi që t’i jepte bukë dhe ujë.

Tire Alldërvishi është tashmë e arres tuar pasi u dëno ncua nga Stop disa javë më parë që i zhvati 8 milionë lekë të vjetra vajzës së pacientes, me pretendimin se do t’i shërbente në spital por që nuk e bëri kurrë
Në denon cimin e mbrëmshëm, Stop i bëri thirrje autoriteteve dhe prokurorit të çështjes së Tire Alldërvishit që të zgjerojë hetim et edhe tek mjekët dhe infermierët e katit ku ndodhej e shtruar pacientja në muajin Dhjetor 2020, përse nuk i ka shërbyer askush.

Pas publikimit të këtyre mesazheve rrëq ethëse, ka reaguar vajza e së pacientes së ndjerë, e cila ka thënë për emisionin Stop se babai dhe dy motrat e tjera janë në gje ndje shumë të rënda. Ajo thotë se mesazhet që ka gjetur në celularin e nënës kanë qenë një përjetim shumë i madh për të.

Vajza e pacientes së ndj erë: Telefoni i mamit ka qenë i mbyllur deri para 3 ditësh ose 4 ditësh, nuk kisha zemër të hapja telefonin. Në momentin që unë kam hapur telefonin, kam përjetuar sikur e hum ba mamanë time për herë të dytë. Atë lloj dhi mbje pasi vërtetova dhe shumë fakte të reja, shumë mesazhe të reja që mami im komunikonte dhe unë nuk i dija. Një dhi mbje shumë e madhe ishte edhe komunikimi që ajo bënte gjatë gjithë kohës me babain tim, edhe pse të dy të sëmurë. Babai i paralizuar, mami në atë gjendje, i shprehnin dashuri njëri-tjetrit, dhe pse babi ishte shumë rëndë, mami e shikon situatën shumë të vështirë dhe i kërkon edhe babit ndihmë për lekë.
Kam parë të gjithë komunikimet e mamit në WhatsApp me tezet, kushërirat, me këdo që ajo fliste dhe në çdo komunikim me të gjithë njerëzit bëhej biseda vetëm për lekë. Dhe mami im iu thoshte ju lutem ndihmoni Anin, jepini lekë Anit, po i përjeton goca, po kalon goca në dep resion, i qëndroni Anit afër. Tezet i mia i thonin çfarë t’ju sjell për të ngrënë, mami im thoshte vetëm jepini Anit lekë që të dalë e gja llë nga këtu. Kam shumë mesazhe që mami im i thotë tezeve të mia ‘a ma premtoni që unë do dal e gjallë dhe do të ha për Vit të Ri bashkë me ju’?

Unë kam përjetuar një hum bje të dytë në ato mesazhe, një dhim bje akoma më të madhe. Dhimbja më e madhe ishte dje, mamaja ime bëri 40 ditë që kishte vd ekur. Përjetimi më i tmerr shëm ka qenë kur unë i kam mbushur varrin me lule. Ka qenë momenti më i vështirë. Kjo dhim bje sa vjen dhe shtohet akoma më shumë tek unë. Babai im ka qenë shumë i sëmurë para humb jes së mamit, tani është akoma më shumë.

Është rënduar shumë nga ana psi kologjike. Ka kaluar një depres ion shumë të thellë. Gjatë gjithë kohës vetëm qan. Nuk shikojmë dot asnjë lloj gjëje, mundohem të heq fotot, mundohem të heq çdo gjë që kam në shtëpi… Është e pamundur pasi atij i kujtohet çdo lloj gjëje dhe është gjatë gjithë kohës duke qarë. Nuk po i bëjnë më efekt as ilaçet që merrte dhe përjetimi është shumë i rëndë. Kam thënë që motra ime e madhe është 34 vjeçe. Unë jam 31 dhe motra e vogël është 22 vjeçe. Motra e vogël kishte momente që kishte nevojë më shumë se të gjithë për mamin. Ajo sot është rënduar shumë nga ana psikologjike.

Pavarësisht deno ncimit të këtyre fakteve, ajo thotë se nuk është kontaktuar ende sot e kësaj dite nga prokurori që po heton çështjen e Tire Alldërvishit.

Vajza e pacientes së ndj erë: Deri në këto momente që po flasim nuk kam pasur asnjë telefonatë, asnjë lloj informacioni, absolutisht asnjë lloj veprimi të vetëm, qoftë edhe një telefonatë që duhet të merrja telefonin mamit për provat e reja, për faktet e reja. Nuk kam pasur asnjë lloj telefonate. /tvklan.al

 

‘Tirja’/ Vajza hap telefonin e të ndj erës, zbulon SMS-të tro nditëse: E h umba mamin për herë të dytë Read More »

Al arm/ Gjenden zogj të ng ordhur nëpër rrugët e këtij qyteti të Shqipërisë

Çdo ditë qytetarët e Elbasanit dhe të rrethinave të këtij qyteti gjejnë në rrugë dhe trotuare zogj të ngo rdhur.

Fenomeni i çuditshëm ende nuk ka një shpjegim. Në rrjetet sociale janë shpërndarë edhe imazhet e zogjve të ng ordhur.

Alarmi në radhët e qytetarëve është shtuar edhe prej fri kës së pandemisë.

Autoritetet lokale kanë verifikuar rastet dhe kanë shpjeguar atë që po ndodh.

Sipas tyre, kjo është një sëmundje që ka pre kur zogjtë, por nuk kalon te njeriu dhe as te kafshët që ushqehen me këta zogj.

Autoritetet iu kanë bërë thirrje që qytetarëve që të mos i pr ekin zogjtë e ngordhur, por të lajmërojnë çdo rast shqetësues, me qëllim që të shmanget ndonjë rre zik i mundshëm infeksioni./NOA.al

Al arm/ Gjenden zogj të ng ordhur nëpër rrugët e këtij qyteti të Shqipërisë Read More »

Lajm i fundit/ Mbetet në det trageti Brindizi-Vlorë nga moti i keq

Trageti që udhëtonte nga Brindizi drejt Vlorës është ankoruar në port me 6 orë vonesë si pasojë e motit të keq dhe detit me dallgë. Trageti parashikohej të mbërrinte në port në orën 08:30 të mëngjesit, por ai është ankoruar në 14:00.

Trageti me 160 pasagjerë doli në Rad , në afërsi të gadishullit të Karaburunit për tu mbrojtur nga erërat e fuqishme ku qëndroi për disa orë.
Sipas pasagjerëve udhëtimi nuk ka qenë i lehtë, ndërkohë që edhe nisja nga Italia është bërë me vonesë.

Përveç dallgëve edhe era e fortë ka vështirësuar ankorimin e tragetit në kohë duke bërë që ai të qëndrojë për disa orë në det.

Lajm i fundit/ Mbetet në det trageti Brindizi-Vlorë nga moti i keq Read More »

Meta thirrje SPAK: Të nisin menjëherë hetimet për zyrtarët shqiptarë

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që të nisë menjëherë hetimet për zyrtarët e sekserët shqiptarë të përfshirë në pë rgjimet e An timafias italiane, në lidhje me grupin maf ioz të Ndrangheta-s.

Në një intervistë Meta theksoi se shtimi i kullave në Tiranë në mungesë të kredidhënies, shton dyshimet për burimet e financimit dhe pa strim parash.

“Për çështjen, që është në he tim në Itali, për gjithçka që përmendet Shqipëria, për çdo zyrtar, sipërmarrës dhe sekser shqiptar, padyshim duhet urgjentisht të nisin heti met nga Prokuroria jonë dhe nga SPAK.

Fakti, që kemi një çështje në Itali, ku përmenden shumë raste nga Shqipëria, është mëse i mjaftueshëm, që të het ohet menjëherë edhe në vendin tonë.
Së dyti, është bërë evidente nga të gjitha institucionet ndërkombëtare, që ne jemi një vend mjaft pr oblematik, sa i takon fenomenit të pastrimit të parave.

Njëkohësisht, është e qartë që ka rënë kredidhënia për ndërtimin në përgjithësi dhe se ka një financim të jashtëzakonshëm për ndërtimin e shumë kullave në Tiranë, që vendosin pikëpyetje mjaft serioze për burimet e financimit.

Sikurse jam mjaft i shqetësuar, prej kohësh, për daljen nga shinat kushtetuese të gjithë shtetit. Ky është shqetësimi im kryesor, rivendosja e vendit sa më shpejt në shinat e Kushtetutës dhe të Integrimit Evropian.

Ashtu sikurse jam mjaft i shq etësuar dhe i bre ngosur prej vitesh për fenomenin e shpopullimit të Shqipërisë, për mosdhënien e mundësive të rinjve për të qëndruar në vend, për të mos investuar në edukimin e tyre më cilësor sipas kërkesave të tregut të punës, si dhe për të mos iu siguruar atyre një perspektivë me punë më të mirëpaguar”, tha Meta.

Meta thirrje SPAK: Të nisin menjëherë hetimet për zyrtarët shqiptarë Read More »

Shkarja masive e shkëmbinjve ka vr arë rreth 50 kokë keca në një stan, në fshatin…

Fshati Bashaj në Selenicë është përfshirë nga rrë shqitje dheu e rruge.

Shkarja masive e shkëmbinjve ka vr arë rreth 50 kokë keca ne një stan. Në fshatin Bashaj kanë mbërritur forcat xheniere të ushtrisë. Aktualisht rruga është e bllokuar ndërsa po punohet me forcat e ushtrisë dhe të bashkisë së Selenicës

Shkarja masive e shkëmbinjve ka vr arë rreth 50 kokë keca në një stan, në fshatin… Read More »