Problematika

Shqiptari i martuar mashtron 16-vjeçaren vetëm për të kryer marrëdhënie me të. I tha se…

Ditën e sotme është publikuar një rast jo i zakonshëm, ku një 30-vjeçar nga fshati Brekoc i Gjakovës, vetëm për të kryer marrëdhënie seksuale me një 16-vjeçare i ka premtuar se do martohej me të dhe kështu ndodhi. Sipas “Express” adoleshentja pranoi që të kryente marrëdhënie seksuale me 30-vjeçarin, pas premtimit të tij. Ndërkohë, sipas burimeve nga Policia e Kosovës, i dyshuari nuk e kishte mbajtur premtimin, pasi ishte i martuar me dikë tjetër, ndërsa ngjarjen e ka denoncuar në polici nëna e 16-vjeçares. Gjithashtu, 30-vjeçari dhe vajza kanë pranuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale disa herë, me premtimin se i riu do të martohej me adoleshenten. Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari pas intervistimit nga prokurori është liruar.

Shqiptari i martuar mashtron 16-vjeçaren vetëm për të kryer marrëdhënie me të. I tha se… Read More »

Ministri Çuçi inspekton prurjet e Vjosës: Kam urdhëruar gjendje gatishmërie edhe për FNSH-në

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ishte sot në Vlorë për të parë nga afër gjendjen e krijuar së fundi për shkak të reshjeve intensive të shiut.

Bashkë me Prefektin e Qarkut dhe drejtues të tjerë lokal të Shtabit të Emergjencave, ministri qëndroi te Ura e Mifolit, ku niveli i prurjeve të Vjosës gjatë orëve të fundit është ulur me rreth 2 metra.
“Për fat të mirë sot situata paraqitet e stabilizuar, falë edhe disa ndërhyrjeve që janë bërë në disa pika problematike të rrjedhës së Vjosës. Gatishmëria është e plotë edhe nga Po licia e Shtetit njësoj si strukturat e tjera të emergjencave. Kam dhënë urdhër që edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të jenë në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur çdo nevoje të mundshme gjatë këtyre ditëve“, tha ministri Çuçi.

Në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore të qarkut Vlorë janë ngritur dhe funksionojnë Këshillat e Emergjencave, të cilat koordinojnë punën për monitorimin dhe menaxhimin e situatës së krijuar.

Ministri Çuçi inspekton prurjet e Vjosës: Kam urdhëruar gjendje gatishmërie edhe për FNSH-në Read More »

Zv/kryeministri thirrje banorëve të zonës: Shkumbini po sjell rr ezik!Çdo banorë të largohet vetë e të largojë bagëti, mjete e çka tjetër nga tokat nga buza e lumit në argjinature!

Numri dy i qeverisë, Erion Braçe kërkon nga banorët e disa fshatrave që preken nga rrjedha e lumit Shkumbin që të marrin masa duke larguar bagëtitë dhe jo vetëm.
Ndërsa thekson se prurjet në këtë lumë janë duke u dyfishuar, Braçe e konsideron rre zik në këtë moment lumin që sjell deri në 800 metër kub ujë në sekondë.

Reagimi i plotë:

Shkumbini po sjell rr ezik!
Prurjet e lumit Shkumbin prej mengjesit te sotem jane rritur me shumefish deri ne 800 meter kub uje ne sekonde!

Cdo banor i Terbufit nga Cerma e Siperme ne Proshke, Pasha, Shkumbin, Sulzotaj, te largohet vete e te largoje bageti, mjete e cka tjeter nga tokat nga buza e lumit ne argjinature!

Tani!

I njejti lajmerim vlen per te gjithe banoret e fshatrave buze shkumbinit nga papri ne peqin, rrogozhine!

Edhe nje here;

Hiqni cdo gje nga toka buze lumit deri ne argjinature tani!

Zv/kryeministri thirrje banorëve të zonës: Shkumbini po sjell rr ezik!Çdo banorë të largohet vetë e të largojë bagëti, mjete e çka tjetër nga tokat nga buza e lumit në argjinature! Read More »

Rama dhe Basha në Shkodër, për të parë nga afër situatën e përmbytjeve

Situata e rënduar për shkak të reshjeve në vend vijon prej ditësh, duke shkaktuar pë rmbytje në zona të ndryshme.

Bëhet me dije se kryeministri Edi Rama do të vizitojë sot Shkodrën. Ai fillimisht u ndal në Lezhë ku pa nga afër situatën. Më tej kreu i qeverisë do të vizitojë Shkodrën dhe zonën e Obotit, ku rreth 880 Ha sipërfaqe e tokës bujqësore është përmbytur.

Edhe kryetari i PD, Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Shkodrës këtë të diel për të parë nga afër situatën nga përmbytjet, e shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut.

Kreu i opozitës ka takuar banorët për të mësuar shqetësimet që kanë, ndërsa në Shkodër deri tani janë 1595 hektarë tokë nën ujë.

Aktualisht, mbetet ende e bllokuar rruga e Obotit për mjetet e ulëta pasi niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80 cm. Ndërkohë në Dajç për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatrat Shirq me Darragjat.

Mbetet për t’u parë se kë zona do të vizitojnë liderët e dy partive kryesore dhe nëse do të ketë ndonjë takim mes tyre, për situatën e krijuar nga përmbytjet./NOA.al

Rama dhe Basha në Shkodër, për të parë nga afër situatën e përmbytjeve Read More »

Peleshi: ‘Qeveria do të bëjë të pamundurën për të shmangur përmbytjen në Shkodër dhe në fushën e Bushatit’

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh optimist për situatën me përmbytjet, pasi sipas tij tani që pushoi shiu gjithçka është nën kontroll.

Ministri foli për mediat gjatë monitorimit të situatës së shkaktuar nga përmbytjet në Kallmet të Lezhës. Ai tha se për shkak edhe të ndërprerjes së reshjeve, por edhe punës së mirë të bërë në këto vite, situata paraqitet e qëndrueshme.

Ndërkohë që reshjet pritet të shtohen nesër e pasnesër, Peleshi theksoi se qeveria do të bëjë të pamundurën për të shmangur përmbytjen në Shkodër dhe në fushën e Bushatit.

“Kam marrë një informacion që këtu në Obot, njësia administrative e anës së malit, sa i përket sipërfaqes, nuk kemi tërheqje të ujërave, sepse e tillë është natyra. Ju e dini, jemi në një sipërfaqe nën nivel, por është pozitive që kemi një ulje të lehtë të nivelit disa centimetra dhe era që po fryn po e përshpejton ujin drejt detit, – tha ministri i Mbrojtjes. – Kemi gjithashtu një pozitivitet tjetër përsa i përket reshjeve, siç e shikoni nuk ka reshje në të gjithë vendin. Kjo ka bërë që në situatën në Lezhë, siç e komunikuam dhe më parë të jetë shumë e përmirësuar, por këtu do të shkojë disi më ngadalë drejt përmirësimit. E rëndësishme është që të mos kemi përmbytje në Shkodër, në fushën e Bushatit dhe gjasat janë që do të arrijmë ta shmangim edhe pse reshjet do të shtohen sot pasdite, nesër dhe sidomos pasnesër në datën 11″. /noa.al/

Peleshi: ‘Qeveria do të bëjë të pamundurën për të shmangur përmbytjen në Shkodër dhe në fushën e Bushatit’ Read More »

Natë e vështirë për banorët e zonave të përmbytura

Me reshjet e shiut që nuk ndalen, lumenjtë në pikë kritike dhe shkarkimet nga Hidrocentralet, nata pritet të jetë e vështirë në zonat tashmë të përmbytura.

Disa familje në Shkodër, Lezhë, Kurbin dhe Durrës janë larguar nga banesat për shkak të rrezikut që u kanosej nga prania e ujit dhe rrëshqitja e dherave.
Çako: Janë evakuuar 2-3 familje në Lezhë e Shkodër të cilat kanë qenë të cënuara nga përmbytja. Momentalisht zona e Oblikës është më e ekspozuar nga prezenca e ujit.

Për të përballuar çdo skenar që mund të sjellin orët në vijim, në Shkodër e Lezhë janë vendosur forcat e ushtrisë.

Përmbytjet u shfaqën në orët e para të mëngjesit të së premtes, 8 janar, duke vënë nën ujë mijëra hektarë tokë e duke krijuar probleme nga jugu në veri.
Në Obot të Shkodrës tashmë mund të lëvizet vetëm me mjetet e ushtrisë.

Banorët atje ia njohin mirë inatin ujërave, ndaj sytë i kanë nga qielli.

Vërshimi i ujërave bllokoi rrugën lidhëse të fshatit Kallmet me supestraden Lezhë-Shkodër dhe nga kjo situatë rrezikoi jetën një person që udhëtonte me motor.

Gjithashtu vërshimi i kanalit të ujërave të larta bllokoi akset rrugore që lidhin fshatrat.

Lumi Vjosa arriti mbi 6.3 metra e për pasojë përmbyt tregun e gjësë së gjallë në Mifol, duke rikthyer alarmin në zonën e Novoselës dhe anën tjetër në qarkun e Fierit.

Në Gjirokastër, Liqeni i Viroit arriti pikën maksimale duke dalë mbi rrugë e për pasojë krijoi probleme në lëvizje, ndërsa Derviçani u vu nën pushtetin e ujit.

Reshjet e shiut dhe borës shkaktuan vështirësi në qarkullim, kryesisht në rrugët rurale, dhe ndërprerje të energjisë elektrike./oranews

Natë e vështirë për banorët e zonave të përmbytura Read More »

Përmbytjet në Shqipëri, cfarë parashikojnë specialistët në ditët në vijim

Shqipëria prej mbrëmjes së djeshme është përfshirë nga reshje të dendura të shiut.

Reshjet kanë shkaktuar probleme të theksuara në disa zona të vendit, ku situata më e vështirë paraqitet në zonën e Shkodrës.

Adiola Bani nga Meteoalb thotë se reshjet më të dendura të shiut janë regjistruar në zonat veriore dhe veriperëndimore.

“Zona më problematike vijon të mbetet zona veriore, dhe kryesisht veriperëndimore, Shkodra, Lezha, Bajram Curri dhe zona e Kukësit. Pellgu i Drinit në përgjithësi ka pasur sasinë më të konsiderueshme të reshje”.

Bami shto se në orët e mbrëmjes dhe deri nesër paradite do të këtë shkëputje të reshjeve të shiut, çka do të bëjë që situata të jetë më e qetë.

Specialistja e Meteoalb u shpreh gjithashtu se e diela dhe dita e hënë do të ketë shtime të reshjeve.

“Pritet të kemi një shkëputje reshjesh sot gjatë orëve të mbrëmjes dhe nesër gjatë paradites, për t’u rikthyer nesër paradite, por nuk do të jenë në nivelin që kanë rënë deri sot, por sërish e diela dhe e hënë do të sjellin fuqizim të reshjeve. Do të kemi ndërprerje të tyre gjatë të hënës dhe të martës, dhe përmirësimin e motit e kemi pas mesit të javës për t’iu rikthyer normalitetit”, tha Adiola Bami. /NOA.al

Përmbytjet në Shqipëri, cfarë parashikojnë specialistët në ditët në vijim Read More »

P ërmbytjet, Meta: Shteti të ngrihet në këmbë për të garantuar sigurinë e jetës

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar ashpër pas situatës së krijuar në vend për shkak të reshjeve dhe pë rmbytjeve.

Kreu i Shtetit kërkon që shteti të ngrihet më këmbë për të garantuar sigurinë e jetës dhe të pronës.
Ai deklaron se është papërgjegjshmëri që alarmi i IGJEUM për përmbytjet nuk po merret seriozisht nga institucionet, teksa rendit problematikat në disa qarqe të vendit nga përmbytjet.

Meta bën një apel të fortë për marrjen e masave urgjente.

MESAZHI I PLOTË I PRESIDENTIT META

SHTETI TË NGRIHET NË KËMBË PËR TË GARANTUAR SIGURINË E JETËS DHE TË PRONËS!

Është papërgjegjshmëri ekstreme dhe e dënueshme ligjërisht, që alarmi i Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit mbi rr ezikun e përmbytjeve në vend, me pasoja tepër të rënda, nuk po merret seriozisht nga institucionet shtetërore, duke vënë në rr ezik jetën, shëndetin dhe pronat e mijëra qytetarëve në mbarë vendin, qartësisht të braktisur në mëshirë të fatit.

Ende sot, asnjë zyrtar i lartë shtetëror nuk ka komunikuar zyrtarisht me popullatën për ta informuar mbi masat e marra për përballimin e kësaj situate të vështirë.

Qytetarët meritojnë të informohen me transparencë dhe këtij detyrimi kushtetuese nuk mund t’i shmanget askush!

Sipas të dhënave nga terreni, me qindra hektarë tokë rezultojnë të përmbytura në Qarqet Tiranë, Shkodër, Lezhë, Krujë, Fier, Gjirokastër e Sarandë, dhe vetëm në Durrës, raportohen nga autoritetet mbi 410 hektar tokë nën ujë.

Probleme serioze mësohet të ketë veçanërisht në Shkodër, Lezhë, por dhe në Vlorë, ku për orë të tëra disa segmente të rëndësishme rrugore, edhe lagje brenda qyteteve, kanë qenë nën pushtetin e ujit, duke nxjerrë në pah abuzimet korruptive, të reflektuara në cilësinë e dobët të investimeve, kryesisht në rrjetet kulluese.

Problematika të mëdha janë konstatuar lidhur me mospastrimin e kanaleve kulluese të Ujërave të Larta, si dhe mosvënia në punë me kapacitet të plotë, të të gjithë hidrovorëve.

Në akset kryesore rrugore, raportohen rrëshqitje dherash, ndërkohë që prezenca e kompanive me detyrime kontraktore me Autoritetin Rrugor Shqiptar, lë për të dëshiruar.

Në Veri të vendit, si rezultat i reshjeve të dëborës, janë bllokuar disa segmente rrugore, si Bog-Theth dhe ajo e Malit të Shoshit, ku trashësia e dëborës kalon mbi 120 cm dhe ku nuk garantohet kalueshmëria dhe qarkullimi normal i mjeteve dhe njerëzve.

Asnjë masë në ndihmë të banorët të këtyre zonave, tashmë të bllokuara, nuk është marrë paraprakisht.

Në kushtet, kur sipas të gjitha parashikimeve, situata pritet të përkeqësohet, i kërkoj me forcë Qeverisë, ministrive përgjegjëse, Prefekturave dhe Bashkive, të marrin menjëherë dhe pa vonesa të justifikuara, të gjitha masat e duhura për të garantuar mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe pronave të qytetarëve.

U kujtoj ministrive, që kanë detyrime kushtetuese dhe ligjore për Mbrojtjen Civile, sipas fushave të përgjegjësive, të dëshmojnë përgjegjshmëri dhe angazhim konkret në këtë drejtim.
U bëj thirrje Prefektëve dhe Kryetarëve të Bashkive në zonat me rrezik të shtuar, të mbledhin menjëherë Komisionet e Mbrojtjes Civile dhe të angazhojnë në terren të gjitha strukturat operacionale për minimizimin e pasojave të përmbytjeve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, në këtë situatë, duhet të jetë më kërkues ndaj kompanive që kanë detyrime për mirëmbajtjen dhe mirëfunksionimin e akseve rrugore.

Të gjitha strukturave shtetërore të ngarkuara me përgjegjësi për menaxhimin e situatës duhet të veprojnë pa zvarritje.

I kërkoj publikisht Prokurorisë të jetë e vëmendshme për çdo raste të shpërdorimit të detyrës nga funksionarët publikë.

Jeta, shëndeti dhe pronat e qytetarëve, duke patur në konsideratë edhe pasojat e rënda të pandemisë COVID-19, duhet të jenë prioritet absolut.

P ërmbytjet, Meta: Shteti të ngrihet në këmbë për të garantuar sigurinë e jetës Read More »