Publikimi i fotove të fëmijëve nga ana e prindërve është një çështje që duhet diskutuar dhe menduar mirë. Na ndodh të shohim profile fëmijësh, të cilët hapen nga prindërit dhe postojnë vazhdimisht foto të të vegjëlve të tyre.
Gjëja më minimale që ju si prindër duhet të keni parasysh është se djali/vajza mund të mos dëshirojë kurrë që ju t’ia ndani fotot me miqtë tuaj.
Një rast i tillë ndodhi në Itali ku një minoren 16- vjeçar kërkoi ndihmë nga autoritetet pasi e ëma postonte foto dhe bënte komente rreth tij nëpër rrjete sociale.
U desh ky shkak dhe gjykata e Romës ka marrë një vendim të prerë. Prindërit që postojnë foto të minorenëve apo hapin profile do të gjobiten plot 10000 euro.
Ky vendim ka për qëllim të mbrojë të vegjëlit në mënyrë që askush të mos shpëndajë foto pa pëlqimin e tyre shkruan bw.
Nëse do të ketë një sanksionim të tillë së shpejti edhe në vendin tonë, kjo mbetet për t’u parë.
Qeveria do të rinisë fushatën për zbatimin e ligjit antiduhan, ndërsa kontrollet dhe gjobat pritet të aplikohen ndaj subjekteve dhe shkelësve të ligjit.
Ministrja e Shëndetësisë ka mbledhur në një takim të gjithë drejtuesit e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor me qëllim intensifikimin e punës për të ndaluar duhan pirjen në ambientet publike të mbyllura (bar, restorant,etj.)
Slogani i përsëritur është ai: zero tolerancë ndaj shkelësve të ligjit!
Burimet bëjnë të ditur se referuar këtij aksioni dhe rezultateve të tij, drejtuesit e Inspektoriateve do të vlerësohen për performancën në punë, edhe pse është ngritur shqetësimi se gjobat e aplikuara anullohen më pas.
Sikundër raportohet, gjobat që do të aplikohen do të jenë në nivelet e tyre më të larta, pa i paralajmëruar subjektet apo individët që do të gjenden në shkelje të ligjit.
Ligji antiduhan është miratuar rreth 8 vjet më parë dhe pavarësisht fushatave të herëpashershme të ndërmarra nga Inspektoriatet , zbatimi i tij ka dështuar.
Diten e sotme eshte thelluar carja e tokes ne Gjirokaster, ne vendin ku nje pallat 5 katesh rrezikon te shembet dhe frika e tmerri kane pushtuar jo vetem 15 familjet qe jetojne aty por edhe fqinjet e tyre.
Pallati 5-katesh, eshte i ndërtuar në një zonë kodrinore në Gjirokastër.
Banorët e 15 familjeve në pallatin në lagjen “Punëtori”, janë alarmuar pasi nga lëvizja e dheut kanë ndjerë tronditje dhe nga frika kanë braktisur banesat e tyre.
Ende nuk dihet se nga ka ardhur rrëshqitja, por sipas vetë banorëve shkak është bërë një ndërhyrje rreth 50 metra poshtë kodrës ku ndodhet pallati.
Anëtarët dhe stafi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Gjykatës së Lartë kanë shpenzuar shuma të konsiderueshme nga paratë publike, gjatë vitit qe lame pas. Keto para jane shpenzuar për udhëtime brenda dhe jashtë vendit, për dreka dhe darka, pritje dhe përcjellje, shpërblime për punën jashtë orarit, shpenzime telefonike, shpenzime të tjera transporti etj.
Kujtojmë se, 2017 është viti i fundit i funksionimit për KLD, pasi ky institucion do të shkrihet, për t’u zëvendësuar me Këshilli e Lartë Gjyqësor, ndërsa fati i anëtarëve të Gjykatës së Lartë do të përcaktohet nga procesi i Vetingut. Gjithsesi, nga të dhënat që ka siguruar Shqiptarja.com, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe stafi kanë udhëtuar 6 herë jashtë vendit dhe 15 herë brenda vendit me paratë publike.
Sipas rasteve, shumat e shpenzuara për bileta avioni janë 71,000 lekë, 83,900 lekë, 61,200 lekë, 151,420 lekë, 149,000 lekë, 89,780 lekë dhe 963,700 lekë. Disa nga udhëtimet brenda vendit kanë kushtuar se ato jashtë vendit, për shkak të përfshirjes së fjetjes dhe drekave dhe darkave. Ndërkaq, anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe stafi, gjatë vitit 2017, kanë udhëtuar me paratë publike 22 herë jashtë vendit si dhe katër herë brenda vendit.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shpenzuar për pritje të përcjellje, ku përfshihen edhe drekat dhe darka, shumat 239,038 lekë dhe 65,400 lekë. Gjykata e Larta deklaron 24 fatura për pritje dhe përcjellje, në shumat 34 000 lekë, 72, 000 lekë, 30 600 lekë, 44 100 lekë, 43 650 lekë, 44 000 lekë, 249 480 lekë, 58 050 lekë, 63 000 lekë etj.
Gjykata e Lartë ka shpenzuar shuma të konsiderueshme nga paratë publike edhe për shpërblime për punën jashtë orarit, konkretisht 17,000 lekë, 7,000 lekë, 30,000 lekë, 120,000 lekë, 50,000 lekë, 8 500 lekë, 8 500 lekë, 40,000 lekë, 80 000 lekë etj. Por, Këshilli i Lartë i Drejtësisë deklaron më shumë shpenzime se sa Gjykata e Lartë s ai takon honorareve. KLD deklaron shumat 195,500 lekë, 348,500 lekë, 59,500 lekë, 8,500 lekë, 42,500 lekë, 8,500 lekë, 8,500 lekë, 8,500 lekë, 8,500 lekë, 8,500 lekë, 8,500 lekë etj. Dy institucionet kanë shpenzuar edhe për orendi zyre
Sa më i varfër të jesh aq më shumë shpreson që të bëhesh i pasur sa më shpejt. Në të gjithë botën njihet lidhja mes varfërisë dhe tendencës për të luajtur me loto, bixhoz, kazino etj. Në Amerikë psh, në lagjet e varfëra luhet bizhoz sa dyfishi i lagjeve normale.
Nuk bën përjashtim as Shqipëria, ku sa vjen e shtohet shuma që banorët shpenzojnë për lojera fati. Në vitin 2016, shpenzimet zyrtare për kazino, loto, bingo, baste, lotari ishin 15.2 miliardë lekë, ose gati 140 milionë dollarë, sipas të dhënave që Monitor ka përpunuar nga deklarimet zyrtare në bilanc të të ardhurave të subjekteve të licencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.
Në krahasim me një vit më parë, shpenzimet e shqiptarëve në kërkim të fatit janë rritur me 15%, duke zhvlerësuar “përpjekjet” e qeverisë në 2013-n për të luftuar këtë fenomen, përmes aksionit “Fundi i Marrëzisë”, apo ndryshimeve legjislative për t’i nxjerrë kazinotë jashtë qytetit, por që për shkak të lobingjeve të forta afatet shtyhen vazhdimisht (në 2019). Këto janë vetëm shpenzimet zyrtare, teksa nuk llogaritet informaliteti që vlerësohet i lartë në këtë sektor. Pak muaj më parë, Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaroi se 375 milionë euro është shifra e të ardhurave të munguara që nuk janë mbledhur nga ana e institucioneve përgjegjëse për periudhën 2014-2016.
Nga deklarimet zyrtare, kazinotë elektronike rezultojnë kategoria ku shqiptarët tentojnë të provojnë fatin, në zgjedhjen e bardhë apo e zezë, lojërat me fruta, slot machines etj. Në subjektet e licencuara nga Autoriteti si kazino elektronike rezultojnë të jenë shpenzuar 10 miliardë lekë, ose rreth 92 milionë dollarë. Kazinoja elektronike më e madhe në vend APEX – AL, e ndjekur nga ADRIATIK GAME, ASTRA ALBANIA Sh.a, TOP START.
Më pas janë shpenzimet për baste sportive me rreth 30 milionë dollarë, teksa në 2016-n ishte edhe Kampionati Europian. Regency Kazino ka rritur të ardhurat me rreth 40% në 1.4 miliardë lekë. Për lotaritë dhe bingot, shpenzimet janë më të ulëtat, në rreth 5-6 milionë dollarë. Por, më shumë sesa individëve, që kërkojnë të bëjnë goditjen e jetës, fati u buzëqesh kompanive, që marrin 30-50% të të ardhurave si fitime dhe rezultojnë si sektori më fitimprurës në vend. APEX renditet në 10 kompanitë më të mëdha në vend përsa i përket fitimeve (1.3 miliardë lekë fitime), ndërsa ka një normë fitimi prej 51%.
VLT Albania raportoi 450 milionë lekë fitime, me një normë kthimi prej 42%. Fitimet e Regency International Casino Tirana u dyfishuan në 445 milionë lekë, me një normë fitimi prej 31%. Astra Albania raportoi fitime prej 557 milionë lekësh, me një normë prej 27%. Normë më të ulët raportoi Adriatik Game, me 17%, teksa fitimet në vlerë absolute arritën në 353 milionë lekë.
Pritet të shikohet se çfarë ndikimi do të japë në këtë aspekt futja në funksion e koncesionit të monitorimit të këtyre subjekteve, që ka hyrë në fuqi në mes të vitit të kaluar. Ky koncesion është kundërshtuar në Gjykatë nga Shoqata e Shoqërive të Lojërave të Basteve Sportive.
Mediat Britanike kanë rikthyer sërish në vëmendje emigrantët e jashtëligjshëm të cilët marrin rrugën me kamion drejt Anglisë. Në një shkrim të publikuar ditën e djeshme, Daily Mail ka treguar historinë e një 29 vjeçari shqiptar me emrin Fari Lleshi i cili nga grabitjet e dhunshme ka ndërtuar një jetë të re në Angli, shkruan “Panorama”.Një shqiptar i cili drejton një faqe në ‘Facebook’ ku publikon ‘selfie’ të personave të dyshuar të emigrantëve të paligjshëm që hyjnë në Britani është një i dënuar si grabitës i një banke i cili vazhdon të jetojë në Britani me qëndrim të parregullt, shkruan Daily Mail, raporton “Panorama”.
Fari Lleshi, nga Kukësi i Shqipërisë, u burgos në Itali në vitin 2011 për grabitjen e të paktën prej 20,000 £.Pas lirimit, ai në mënyrë të jashtëligjshme erdhi në Angli ku punon në tregun e zi si një suvatues dhe drejton një faqe shqiptare në” Facebook” me më shumë se 70.000 ndjekës.Siç njoftoi Daily Mail në nëntor, faqja u përfshin një seri fotografish që duket se tregojnë të rinjtë shqiptarë që shfaqen në pjesën e pasme të furgonëve dhe kamionëve ndërsa hynin në Britani të Madhe.
Ai gjithashtu ofron ID të rreme dhe përshkruan rrugën për të rezervuar një vend me një kontrabandist të qenievenjerëzore. Daily Mail shkruan se një kriminel i dënuar tashmë udhëzon shqiptarët si të mbërrijnë në Angli.Por në një prononcim për Daily Mail ai ka thënë se është penduar për gabimet e së kaluarës dhe po përpiqet të punojë shumë për ti shlyer ato.
“Kam qëndruar gjashtë vjet burg në Trentë,” tha ai. “Kam grabitur bankën. Por tani i kam e kam kryer dënimin. Unë dua t’i harroj këto gabime, të cilat nuk më pëlqejnë dhe të vazhdoj jetën time të re”.
Lleshi u gjend në telashe pasi u zhvendos nga Shqipëria në Greqi dhe më pas në Itali për të shpëtuar nga varfëria në atdheun e tij. Pas largimit nga burgu, ai punoi ligjërisht në Itali për njëfarë kohe, por tha se gjërat shkuan keq pasi u ‘provokua’ nga policia italiane raciste dhe abuzive dhe ai ‘reagoi keq’.
“Kam humbur letrat e mia dhe nuk mund të qëndroja në Itali, kështu që shkova në Angli,” tha ai.
“Si të gjithë shqiptarët, kam ardhur në një kamion. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të udhëtuar në Angli”, shton Lleshi.
Ai tha se autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar nuk e dinë se ai është këtu. “Unë nuk jam me dokumente. Unë jam këtu si shumica e emigrantëve të paligjshëm të huaj për një mundësi më të mirë “, tha ai. Por Lleshi insistoi që ai të kishte kthyer një fletë të librit të jetës, duke thënë: ‘I lashë gjithçka pas dhe i kushtova vetes rrugën e duhur. Nuk kam asnjë arsye për t’u angazhuar në rrjete apo vepra penale.
Përveç punës si suvatues me sa duket Llleshi i ka hyrë edhe muzikës. Ai ka publikuar këngët në Youtube duke përdorur emrin Baba Lllesh dhe 2Gunz.
Po ashtu në një video të postuar në Facebook natën e Kishtlindjeve Lleshi thotë se ai u gjëmua nga policia por mundi ti shmangej dhe ti shpëtonte arrestimit.
“Unë kam qenë shumë në telashe, por kam shumë projekte që shpresoj me ndihmën e Perëndisë për të realizuar në të ardhmen”, ka thënë në përfundim Lleshi.
Nje shkrese e firmosur nga SH.A Ujesjellesi Vlore u ka mberritur ne shtepi nje pjese te madhe te banoreve te zones. Kjo shkrese eshte nje njoftim perfunimtar ne emer te ujesjellesit per detyrime te prapambetura ne vite qe sipas ujesjellesit banoret e zones i kane ketij institucioni.
Cudia qendron ne faktin qe ne disa fatura te paraqitura prej banoreve te zones per orikuminews te cilat jane paguar rregullisht prej tyre nuk rezultojne me detyrime te prapambetura por cuditerisht u ka mberritur ne deren e shtepise kjo shkrese qe i njofton per detyrime te prapambetura.
Shkresa qe ka mberritur ne shtepite e banoreve eshte pa vule dhe pa emrin e drejtuesit te ketij institucioni. Qe nje shkrese te quhet zyrtare duhet te mbaje emrin e drejtuesit, firmen e tij dhe vulen e institucionit.
Rreth orës 10:40 të mëngjesit të datës 17 nëntor, specialistët e postës së policisë Shupenzë morën informacion se disa nxënës shkolle kanë shkuar për të marrë ndihmë mjekësore në qendrën spitalore të njësisë administrative.
Pasi kanë vizituar qendrën shëndetësore dhe shkollën e mesme, oficerët kanë konstatuar se nxënësit janë asfiksuar për shkak të tymit të lëshuar nga oxhaku i kaldajës me dru të shkollës.
“Janë ndezuar kaldajat me lëndë drusore për ngrohjen e ambientit dhe në momentin e ndezjes, oxhaku i shkollës ka qenë i bllokuar dhe për pasojë tymi është shpërndarë në ambientet e brendshme të shkollës duke shkaktuar ndotje të ambientit,” tha policia e shtetit në një njoftim për shtyp një ditë pas ngjarjes.
Sipas një raporti të Institutit të Shëndetit Publik, ISHP, një kopje e të cilit është siguruar nga BIRN, 60 nxënës të shkollës kanë marrë ndihmë mjekësore, pasi niveli i monoksidit të karbonit kishte arritur tre herën mbi vlerën kritike,duke sjellë pasoja për shëndetin pas një ekspozimi prej 30 minutash.
Sipas raportit, kaldaja e vendosur në shkollën e mesme “Rifat Manjani’ gjatë rikonstruksionit të saj, ishte instaluar jashtë kushteve teknike.
Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnëse kontrata e rikonstruksionit të shkollës së mesme, ku përfshihej dhe instalimi i kaldajës, ishte tenderuar nga bashkia Bulqizë dhe ishte fituar nga firma Ndregjoni Sh.p.k, e cilaia kishte nënkontrakuar punimet kompanisë “B Alla 76”.Kjo e fundit e ka ndërruar emrin në Uradrin Sh.p.kmë 27 dhjetor.
Firma “B Alla 76’ nuk kishte eksperiencë në instalimin e kaldajave, por pronari dhe administratori i saj, Ilir Alla është nipi i kryetarit të bashkisë Bulqizë, Melaim Damzi dhe vëllai i kreut të Partisë Socialiste, Lefter Alla, çfarë ngre shqetësime për nepotizëm dhe konflikt interesi nga autoriteti kontraktor.
I pyetur nga BIRN, kreu i bashkisë së Bulqizës Melaim Damzi hodhi poshtë akuzat për konflikt interesi, duke nënvizuar se ai nuk mund të mbahej përgjegjës për nënkontraktorin e zgjedhur nga kompania fituese e tenderit.
“Nuk kam lidhje unë me atë punë, fituesi është Ndregjoni, se kë nënkontrakton ai pastaj është punë e tij,” tha Damzi, i cili u mbështet nga LSI në zgjedhjet e fundit lokale si pjesë e koalicionit të majtë ‘Për një Shqipëri Europiane.”
Ndërkohë, Gjetan Ndregjoni, administrator i kompanisë që kishte fituar tenderin, i tha BIRN se ai ia kishte nënkontraktuar rikonstruksionin e shkollës firmës “B Alla 76,” por megjithatë kishte bërë gabim që nuk i kishte monitoruar punimet.
“Veprova në mirëbesim, as kontrolli nga supervizori nuk gjeti defekte”, tha ai. “Na ka ruajt Zoti,” shtoi Ndregjoni.
Në një intervistë telefonike për BIRN, administratori i kompanisë ‘B Alla 76’, Ilir Alla, pranoi se kompania e tij nuk kishte eksperiencë në instalimin e kaldajave.Megjithatë ai kundërshtoi gjetjet e ISHP-së, sipas së cilës kaldaja ishte instaluar jashtë kushteve teknike.
Ndërkohë, kreu i PS-së së Bulqizës, Lefter Alla në fillim mohoi se kompania që kishte instaluar kaldajën të kishte lidhje me të, duke i quajtur akuzat “llafe gazetash.”Por në një komunikim të dytë pranoi që kompania ‘B Alla 76’ ishte në pronësi të vëllait të tij dhe ishte ajo që i kishte kryer punimet.
“Unë vetë jam interesuar që zona të ketë investime dhe të krijoj punësim lokal,” tha ai.
Ndërkohë si të tjerë persona të përfshirë në rikonstruksionin e shkollës të intervistuar nga BIRN, Alla pranoi se ngjarja kishte ndodhur nga mungesa e eksperiencës së kompanisë nënkontraktore.
“Panë që dilte tym, por menduan se ishte si tymi i sobës dhe se do largohej vetë,” shtoi Lefter Alla.
Kontraktori në mirëbesim
Shkolla ku ndodhi ngjarja
Tenderi për rikonstruksionin e shkollës së mesme në Shupenzë dhe shkollës 9-vjeçare Ibrahim Daci me burim financimi Fondin e Zhvillimit të Rajoneve dhe fond limit 72.6 milionë lekë u hap në11 korrik 2016, nga njësia prokuruese bashkia Bulqizë.
Në tender morën pjesë 7 kompani, 6 nga të cilat u skualifikuan nga gara për mungesë dokumentacioni dhe fitues u shpall operatori Ndregjoni Sh.p.k, me ofertën 72.3 milionë lekë. Ndër të përjashtuarat ishte edhe kompania “Alb Lea International”, ku shumica e aksioneve është në pronësi të Lefter Allës. Kjo e fundit kishte paraqitur një ofertë vetëm 7960 lekë më pak se fondi limit, ndërsa sipas të dhënave të bëra publike nuk plotësonte edhe disa kritere të vendosura nga bashkia.
Katër kompani të tjera që paraqitën oferta më të ulëta se Ndregjoni Sh.p.k, po ashtu u përjashtuan për mungesë dokumentacioni. Një prej tyre, Boshnjaku sh.p.k e ka ankimuar vendimin për përjashtimin e saj, por ankesa është rrëzuar. Pasi u shpall kompania fituese e tenderit, Ndregjoni Sh.p.k, nënkontraktoi për punimet kompaninë “B Alla 76” me drejtues vëllezërit e Lefter Allës – Vangjel dhe Ilia Alla.
Ilir Alla i tha BIRN në një bisedë telefonike se kompania “B Alla 76” gjithashtu ia kishte nënkontraktuar punimet për instalimin e kaldajës një kompanie të tretë të quajtur ‘Dita’, por ai nuk dha të dhëna të mjaftueshme për ta verifikuar këtë pretendim.
Sipas raportit të ISHP-së, ditën e aksidentit me 17 nëntor 2017, kaldaja ishte ndezuar në orën 06.00 të mëngjësit përpara fillimit të mësimit dhe në 08.30 me fillimin e orës së mësimit ishte fikur si rezultat i emetimit të gazrave.
“Në orën 09.30 nxënësit e dy klasave (klasa në katin e parë ngjitur me kaldajën dhe klasa në katin e dytë mbi kaldajën) kanë shfaqur simptomatologji ( dhimbje koke, të përziera, marrje mendsh),” shkruan ISHP.
“Referuar informacionit të mjekut të Poliklinikës Shupenzë dhe regjistrit, numri total i nxënësve të paraqitur dhe që kanë marrë ndihmën e parë mjekësore ishte 60, ku 26 nxënës ishin transportuar për në spitalin e Peshkopisë dhe 34 të tjerë në spitalin Bulqizë, për ndihmë më të specializuar,” shton ajo.
Në përgjigje të situatës së krijuar në shkollën e mesme, Inpektoriati Sanitar i rrethit ka urdhëruar në të njëjtën ditë mbylljen e shkollës, duke kërkuar një akt ekspertimi nga ISHP. Një grup specialistës nga ISHP ka vizituar shkollën dhe ka vendosur aparatura për monitorimin e gazrave. Bazuar në metodologjinë e OBSH-së lidhur me monitorimet e mjediseve të brendshme, aparaturat u programuan për të regjistruar të dhëna për 5 ditë. Gjatë kësaj periudhe pesë ditore nuk u zhvillua mësim.Monitorimi zbuloi vlera të larta përtej normave të lejuara të monoksidit dhe dioksidit të karbonit.
Ekspertët e ISHP-së i lanë detyrë shkollës që të ndërhyjë në sistemin e oxhakut për ta sjellë brenda kushteve higjeno- sanitare, ku përveç nxjerrjes jashtë të tubit të oxhakut, duhej që lartësia e tij nga tarraca të ishte 7 metra. ISHP kërkoi gjithashtu hapjen e derës së kaldajës jashtë mjediseve të shkollës dhe vënien e sistemit të alarmit në kaldajë.
Pas aksidentit me kaldajën që rrezikoi jetën e nxnësve dhe mësuesve, prokuroria ka nisur një hetim mbi ngjarjen.
Ilir Alla, i cili pranoi se kishte dëshmuar në prokurori për këtë çështje si përfaqësues i kompanisë që bëri rikostruksionin, i tha BIRN se faji kishte qenë i oxhakut të bllokuar, duke kundërshtuar gjetjet e ISHP-së.
“Me logjikë ajo (kaldaja) duhej të ishte njësoj si sobat me peletë që përdoreshin brenda në shtëpi pa problem,” tha ai.
Për të shpjeguar se pse nuk ishte zbuluar bllokimi i oxhakut, Alla tha se prova e kaldajës, një ditë para aksidentit kur shkolla ishte bosh, nuk ishte bërë me fuqi të plotë.
“Ne e provuam për dy orë, por jo me fuqi të plotë prandaj nuk na e dha problemin,” tha ai.
Për gjetjet e ISHP-së, Ilir Alla theksoi se nuk ishte shumë “kompetent i asaj pjese”, por më pas pranoi se kompania kishtendjekur detyrat e lëna nga ekspertët për nxjerrjen jashtë të oxhakut dhe hapjen e një dere të veçantë për kaldajën, duke e nxjerrë atë jashtë shkollës.
“Kaldaja është vënë në punë. Ne e bëmë. Është nxjerrë [jashtë] oxhaku dhe është hap porta, nuk ka lidhje më me shkollën dhe hyrja është nga jashtë,” tha ai.
Megjithatë, edhe pas rivënies në punë të kaldajës, mësues dhe nxënës të shkollës të cilët folën për BIRNme kusht që të mbeteshin anonimë, thanë se ajo nuk po punonte me kapacitet të plotë dhe nuk ngrohte mjaftueshëm. Po ashtu, BIRN mësoi se një nga detyrat e lëna nga ISHP – që oxhaku të ngrihej 7 metra mbi tarracë, nuk ishte zbatuar.