Problematika

Aktivistja: Kopshti ‘Stinët’ vetëm 1 vit i hapur, është denoncuar 4 herë për dhunë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kopsht privat në Tiranë, ku është dhunuar fizikisht një 3-vjeçare.
Nëna e vajzës pretendon se e bija 3-vjeçe është dhunuar brenda kopshtit privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë” në kryeqytet.

Ngjarja sipas saj ka ndodhur në datën 1 nëntor 2023, ku vajzës i është thyer këmba nga dhuna.

Dyshimet e hetuesve janë se mund të jetë lënduar gjatë kohës që ka qenë në gjumë. E mitura është vendosur për të fjetur në krevat në orën 12:21 minuta të datës 1 nëntor dhe është zgjuar nga gjumi në orën 15:03 minuta. Pasi është zgjuar, në pamjet e kamerave ajo shfaqet e shqetësuar dhe me dhimbje.

Gjatë kohës që ajo ka qenë në krevat, sipas hetuesve, në rrotullim e sipër në gjumë, mund të jetë lënduar në hapësirat e krevatit. Referimi në Prokurorinë e Tiranës është bërë me akuzën “keqtrajtimi i të miturve”, për shkak se edukatorja shfaqet qartë në pamjet e kamerave se e qëllon vajzën me vizore.

Romina Sefa, aktiviste e cila ishte pjesë e protestës së organizuar para kopshtit ku dhunua 3-vjeçarja tha në emisionin GoodMorning Albanians se kopshti Stinët ka vetëm 1 vit që është hapur dhe në këtë periudhë të shkurtër ka pasur 3 raste denoncimi nga prindërit për dhunë.

“Po flasim për një kopsht në mes të Tiranës që nuk kushte licence dhe e ne marrim vesh vetëm kur ndodh kjo ngjarje. Kopshti kishte vetëm 1 vit që ishte hapur. Ata që ishin të lagjes nuk i dërgonin fëmijët në atë kopsht. Brenda 1 viti në këtë kopsht ka pasur 4 ankesa nga prindërit, nuk e di nëse e kanë denoncuar në polici”, tha ajo.

Aktivistja: Kopshti ‘Stinët’ vetëm 1 vit i hapur, është denoncuar 4 herë për dhunë Read More »

Përdh*nimi/ Shfaqet në Tv 26-vjeçarja nga Vlora: Autorët të marrin atë që meritojnë

Vajza 26-vjeçare nga Vlora, e cila akuzoi tre persona se kanë abuzuar seksualisht me të në gjendje të droguar dhe të pavetëdijshme, u shfaq në emisionin investigativ “Piranjat”, ku i qëndroi deklaratave të saj.

E pyetur nga gazetarët e “Piranjat”, 26-vjeçarja rrëfeu se kishte pasur një lidhje 2-vjeçare me njërin prej të arrestuarve. Ai dhe dy miqtë e tij i kanë dhënë të pijë alkool dhe e kanë droguar pa dijeninë e saj dhe më pas kanë abuzuar me të.

Në kamerat e sigurisë së hoteli, vajza shihet në gjendje të rëndë, bën lëvizje të pakontrollura, dukshëm nën efektin e alkoolit dhe drogës.

26-vjeçarja pranoi se është kërcënuar nga familjarët dhe miqtë e të arrestuarve, të cilët i kanë kërkuar të tërheqë denoncimet, por është e vendosur t’i shkojë deri në fund të vërtetës së saj.

“Kam shkruar një letër. Ndihem shumë e emocionuar. Po e lë ta lexoni ju,” i tha ajo Dojna Memës në studion e emisionit.

Letra e saj:

“Kam vendosur të dal sonte këtu, pa fytyrë, për shkak të opinionit të njerëzve, por jo se jam me faj. Çfarë ka ndodhur e kam treguar, aq sa kam qenë e vetëdijshme.

Nuk gënjej sepse akoma e kam para syve çdo gjë. U zgjova në spital dhe nuk pashë nënë time, por nënën e dikujt tjetër. Edhe pse isha e përgjumur, nuk më pyeti se si jam, por më tha: ‘Tërhiq çdo gjë që ke thënë’.

Normal që kam frikë sepse e di që ata kanë njohje, kanë lekë dhe njohin njerëz, ndërsa unë vij nga një familje e thjeshtë që jeton në fshat.

Por nuk do shkelin kurrë dinjitetin tim, siç u munduan të ma shkelin. Do vazhdoj të them të vërtetën, kokën do ta mbaj lart edhe për ata që më shajnë, edhe për ata që më kërcënojnë.

Kurrë nuk do të ndodhë me dëshirë ajo gjë prandaj do të bërtas për të vërtetën time.

Përdhunuesit të marrin atë që meritojnë dhe unë atë që meritoj. Këto ditë kam marrë me mijëra mesazhe mbështetëse nga njerëz që nuk i njoh. I falënderoj.”

Përdh*nimi/ Shfaqet në Tv 26-vjeçarja nga Vlora: Autorët të marrin atë që meritojnë Read More »

Habit agronomi: Në lokalet shqiptare po hamë mish nga Zelanda

Disa ditë më parë fermeri Alban Cakalli ka bërë një hartë shumë të veçantë ku tregon për zonat e Shqipërisë ku rriten më shumë perime apo fruta të caktuara. Nuk mbetet pas as blegtoria, e cila po ashtu është e përfshirë në këtë hartë.

Harta ka pasur shumë impakt, është shpërndarë shumë në rrjetet sociale dhe ka marrë shumë komente dhe sugjerime nga qytetarë që jetojnë në zona të ndryshme të vendit.

Zef Gjeta, agronom tha në emisionin GoogMorning Albanians në Euronews Albania se në vendin tonë po vihet re gjithnjë e më shumë mungesa e bagëtive të imëta. Kjo sipas tij ka bërë që në lokalet shqiptare të shërbehet mish i importuar nga Zelanda e Re.

Habit agronomi: Në lokalet shqiptare po hamë mish nga Zelanda Read More »

‘Rreziku është shumë i lartë’, çfarë po paralajmëron Klodiana Lala

Këtë fakt e konfirmoi edhe gazetarja Blerta Dalloshi e cila shtoi se policia e Kosovës nuk ka kapacitetet e duhura për të monitoruar të gjithë vijën kufitare të vendit.

Përmes një lidhjeje Skype, ajo konfirmoi po ashtu se janë arrestuar dhe dy anëtarë të tjerë të grupit kriminal serb.
Klodiana Lala: Ajo është një polici e papërgatitur për të bërë luftë me formacione luftarake. Policia shqiptare, uroj të mos ketë më përplasje të tilla sepse tensioni dhe rreziku aty është shumë i lartë. Nuk është lejuar askush të kalonte në fshatin Banjskë sepse policia besonte se grupi mund të kishte minuar dhe tokën. Zgjidhja ideale do të ishte politike.

Blerta Dalloshi Berisha: Janë 702 km vijë kufitare e Kosovës, më shumë se gjysma është vetëm me Serbi. Ushtria e Kosovës nuk ka të drejtë të ruajë kufirin me Serbinë.

-KFOR kontrollon pikat apo edhe kufirin e gjelbër? Edhe malin, pyjet…

Blerta Dalloshi Berisha: Po flas për komplet zonën e gjelbërt, gjithë njësia e Kosovës nuk ka gjasë ta monitorojë.

-Po nuk e ruajti dot Jugosllavia! Në kohën e Jugosllavisë, UÇK ka futur armë sa ka dashur.

Blerta Dalloshi Berisha: Në veri gjithçka është ndryshe.

Klodiana Lala: Këtë thashë dhe unë, që policia nuk ka kontroll mbi veriun.

Blerta Dalloshi Berisha: Me marrëveshjen e 2016-ës ka qenë qëllimi me integru strukturat paralele.

-Duan të integrohen serbët e Kosovës?

Blerta Dalloshi Berisha: Nuk besoj. Ata dolën prej institucioneve, shumica prej tyre e kanë keqpërdor pozitën e policit në veri. Shumë gra kanë filluar ta lajmërojnë policinë për dhunën në familje, është shtuar besimi. Një lajm i fundit është që janë arrestuar dhe dy persona, e konfirmoi dhe zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Kosovës. Kryeministri, e keni vërejtur se ka hezituar ta quajë agresion sepse do të duhej të çojë ushtrinë në aksion, nuk mundet kjo.

‘Rreziku është shumë i lartë’, çfarë po paralajmëron Klodiana Lala Read More »

‘Tullumbacet’ me azot sjellin të qeshura dhe eufori / Paralajmëron mjekja toksikologe: ‘Mund të sjellë paralizimin e gjymtyrëve’

Përdorimi i oksidit të azotit si një substancë rekreative nga të rinjtë ka tërhequr vëmendjen e mjekëve.

Mjekja toksikologe Esmeralda Thoma u shpreh se përdorimi i kësaj substance përmes tullumbaceve sjell të qeshura dhe eufori, ndërsa me kalimin e kohës ndryshon perceptimi i realitetit, deri në pikën ku përdoruesit nuk mund të dallojnë as ndryshimet atmosferike.

Ajo shtoi se përdorimi i saj mund të sjellë edhe humbje të ekuilibrit, deri në probleme neurologjike ku disa gjymtyrë mund të paralizohen.

‘Tullumbacet’ me azot sjellin të qeshura dhe eufori / Paralajmëron mjekja toksikologe: ‘Mund të sjellë paralizimin e gjymtyrëve’ Read More »

Tullumbacet me azot/ Eksperti Karamuço paralajmëron qytetarët dhe zbulon dëmet e kësaj droge: Kujdes, çon në paralizë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review”, në Euronews Albania, ku u diskutuan efektet e tullumbaceve me oksid azoti një prej drogërave të kthyera në trend në Shqipëri.

Karamuço tha se efektet e kësaj lloj substance toksike në sistemin nervor janë të pakthyeshme.

Ai nënvizoi se përdorimi i kësaj substance e cila shkakton varësi psikologjike mund të çojnë deri në paraliza të sistemit nervor.

Duke sjellë në vëmendje ndalimin e bërë në Britaninë e Madhe vitin e shkuar ai tha se është mirë që ky lloj debati të bëhet dhe në Shqipëri dhe që adoleshentët të ndërgjegjësohen në mospërdorimin e kësaj substance.

“Britania vendosi kualifikimin e tyre në familjen e drogërave të lehta por të dëmshme, që duhet të hiqen nga tregu, ose më mirë lëndëve toksike të dëmshme që duhet të hiqen nga tregu. Në fillim kur e pamë ne thamë çfarë është kjo lloj droge, ne e kishin oksid azoti, ata e kishin oksid nitrogjeni, por që është e njëjta gjë. Kjo përdoret vetëm në çështjet e shëndetësisë, për dentistët. Ne i shihnim këto tullumbace në party të ndryshme në Shqipëri, por mendonim se ishin për dekor.

Nuk krijon varësi, por është shumë e rrezikshme pasi jep dëmtime të pakthyeshme neurologjike, po ashtu dhe të organeve të tjera. Deri në paralizë.

Këto janë shqetësimet që janë ngritur në Britaninë e Madhe vitin e kaluar. A duhet të vijë ky debat në Shqipëri? Aq më mirë që të fillojë ky debat dhe është një nxitje shumë e mirë kjo”, tha Karamuço

Tullumbacet me azot/ Eksperti Karamuço paralajmëron qytetarët dhe zbulon dëmet e kësaj droge: Kujdes, çon në paralizë Read More »

Rovena Dilo: ‘Këta janë dy deputetët që më morën pronën…’

Këngëtarja e njohur, Rovena Dilo gjatë emisionit Oxygen Show me Besim Dinën, ka folur edhe për një problem me pronën që kishte me dy deputetë shqiptarë.

Pronën të cilën ia kishte lënë trashëgimi, gjyshi i saj, i kishte dalur problem më pastaj, duke arritur si çështje edhe në gjykatë, shkruan OxygenPress.
“Unë kam një lokal që shumë shqiptarë e njohin, quhet Bar-Roven. Në zemër të Bllokut, atje ku është Enver Hoxha. Unë jam në një çështje shumë të rëndësishme, që është bërë shumë publike, shumë mediatike para dy viteve. Kur dy deputetë, normalisht të inkriminuar, Tom Doshi dhe Çim Babasi, më nxorrën që andej duke korruptuar çdo gjykatë, çdo nivel gjyqësor , çdo prokuror, dhe çdo gjë tjetër. Dhe sot ata ndërkohë që jemi në gjyq, pronën tonë janë duke e ndërtuar këtë pronë”, ka thënë Dilo.

Sipas saj të tilla probleme, në Shqipëri janë të shpeshta. Duke shtuar, se me marrjen e pronës, ia kanë marrë edhe jetën.

Rovena Dilo: ‘Këta janë dy deputetët që më morën pronën…’ Read More »

Mësuesja qëllon me shuplakë nënën e nxënesit brenda shkollës 9-vjeçare

E gjithë situata ka ndodhur në sy të psikologes së shkollës.
Një episod dhune është raportuar nga shkolla publike 9-vjeçare “Pinellopi Pirro” në Fier.

Në një video të publikuar, duket mësuesja kujdestare e një djali në klasën e dytë që qëllon me shuplakë mamanë e nxënësit të saj.

E gjithë situata ka ndodhur në sy të psikologes së shkollës.

Sipas denconcimit nga nëna e djalit që ka raportuar ngjarjen, mësuesja quhet Violeta Cane.

Mësuesja qëllon me shuplakë nënën e nxënesit brenda shkollës 9-vjeçare Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com