Politike

Ja kush janë 8 deputetët që “tradhtuan” Bashën dhe iu bashkuan Sali Berishës

Pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së vetëm 1 ditë përpara seancës së parë të legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë, të shumtë ishin deputetët demokratë që nuk ranë dakort me vendimin e kryetarit të tyre.

Të parët që dolën kundër ishin Edi Paloka dhe Flamur Noka, të cilët kritikuan hapur Lulzim Bashën për vendimin e marrë pa dëgjuar vendimin e organeve më të larta të PD. Të dy deputetët para seancës së parë plenare epritën Berishën poshtë shtëpisë së tij, për ta shoqëruar në Kuvend, madje edhe aty u ulën pranë tij.

Deputeti i tretë që “tradhtoi” Bashën dhe iu bashkua Berishës ishte Tritan Shehu, i cili mori pjesë edhe në “Foltoren” e Gjirokastrës. Në Vlorë, “Foltores” iu bashkua Bujar Leskaj, i cili mban edhe postin e drejtuesit politik të këtij qarku.

Luan Baçi mblodhi përkrahësit demokratë në “Foltoren” e Fierit, duke shprehur hapur qëndrimin e tij pro Berishës, teksa u shpreh se edhe po të kthehej pas, sërish do kishte zgjedhur të mbështeste ish-kryeministrin.

Edmond Spaho doli hapur me një reagim në rrjetet sociale kundër Bashës, duke u shprehur se Pd ka nevojë për një lider që ta çojë drejt fitores, teksa më pas pati edhe përplasje në distancë me kolegun e tij Ervin Salianji.

Oerd Bylykbashi, të cilit Lulzim Basha i hoqi “Zgjedhoren” për t’ia kaluar nënkryetarit Enkelejd Alibeaj, zgjodhi të mbështesë Berishën në “Foltoren” e Durrësit. I fundit që “la në baltë” Bashën për ish-kryeministrin Berisha është Luçiano Boçi, deputeti i Elbasanit që Basha e la jashtë listës së sigurt, por ia doli ta “thyente” listën e PD dhe të merrte mandatin e deputetit.

Kanë mbetur ende shumë qytete ku Berisha do të mbajë “Foltoren”, ndaj pritet që deputetë të tjerë t’i bashkohen ish-kryeministrit, që tashmë ka shprehur hapur dëshirën për t’u kthyer sërish në krye të PD-së.

/SHQIPERIA IME

Ja kush janë 8 deputetët që “tradhtuan” Bashën dhe iu bashkuan Sali Berishës Read More »

Berisha: ‘Ne do të ngrihemi në këmbë kundër Ramës’

Atë që nuk po e bën Basha, duket se do ta realizojë Sali Berisha.
Ish-kryeministri ka paralajmëruar pro testa të ash pra kundër qeverisë për shkak të rritjes së çmimeve.
Gjatë “Foltores” në Elbasan, Berisha u shpreh ndër të tjera.“Mos luaj me cmimet, mos luaj me kafshatën. Se shqiptarët e paguajnë kafshatën 80 herë më shtrenjtë se qytetarët e BE-së.
Se shqiptarët paguajnë naftën më shtrenjtë se qytetarët e Zvicrës, që kanë rroga 6 mijë euro në muaj. Ne do të ngrihemi në këmbë si opozitë e vërtetë që besojmë te liria. Ftoj demokratët të përgatitemi për një be tejë gjer në fitoren tonë të plotë, fitoren e merituar”, ka thënë Berisha.

Berisha: ‘Ne do të ngrihemi në këmbë kundër Ramës’ Read More »

Berisha: Basha më zuri ‘pr itë’ politike dhe ai nuk e meriton të jetë më kryetar

Nga Elbasani Berisha ka deklaruar se Basha i zuri ‘pr itë’ politike dhe ai nuk e meriton të jetë më kryetar. Ai e h umbi sovranitetin e Partisë.

Shpallja non-grata më zgjoi mua. Thashë do kthehem shumë më fuqishëm së ke qenë deri më sot në mbrojtje të këtyre parimeve. Iu them gazetarëve që tani e tutje jam i hapur për ccdo funksion kushtetues në harkun e këtij vendi. Unë Lulzim Bashën mas marrjes së këtij vendimi, vendimi tjetër është që ai s’mund të ishte kryetar. Katër hu mbje njëra pas tjetrës. Vendime të pamatura. Natyrisht nuk do përzihesha në garë elektorale, por me deputetë tanë, anëtarë të këshillit kombëtar, do të ndërmarr një veprim gradual dhe largimin e tij në mënyrë të padiskutueshme, me vullnetin tuaj.

Kjo nënkuptohej në deklaratën time. Ky një ditë prej ditësh vjen e më thotë mua që erdhi filani dhe thotë ta dorëzosh. Unë i them që mandati është sovraniteti i vendit. Unë të shkelmoj sovranitetin e vendint tim forcë në botë nuk ka. As nuk e imagjinoj që të vije dikush e të më thotë të hyj apo mos hyj në parlament. Fillojnë kërcënimet, i thashë as mos e diskuto. Ata e bënë këtë për të diktuar kush do hyjë në parlament dhe kush jo. Kurrën e kurrës. Po ti ke të drejtën tënde tëe thuash nëse do hysh apo jo në vendin tim, ok. Mirë apo gabim, është puna jote.

Por të thuash nuk do thysh në parlament kalon ccdo lloj imagjinate. U përpoqën me KQZ, por ata i thanë jo. Në fund ky shpall vendimin,. Më merr në telefon 20 minuta para. Nëse ai mblidhte Këshillin Kombëtar dhe do të vendoste Këshilli, une do të pranoja, pa asnjë diskutim. Unë synoj që ju të zgjidhni me votën tuaj kryetarin. Cilindo kryetar të zgjidhni ju do e pranoj me kënaqësinë më të madhe. Jam plotësisht i hapur. Historia ka provuar se rikthimet kanë qenë shumë të dobishme.

Berisha: Basha më zuri ‘pr itë’ politike dhe ai nuk e meriton të jetë më kryetar Read More »

Çfarë po ndodh me Monika Kryemadhin, ndryshim drastik në pamje (foto)

Ndër vite kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i ka kushtuar vëmendje pamjes së saj të jashtë.

Nga ndryshimi i modelit dhe ngjyrës së flokëve, humbja në peshë, pisa ndryshime në fytyrë, e kanë bërë atë vitet e fundit të duket mjaft ndryshe nga fillimi i saj në politik.

Por duket se Kryemadhi nuk ka ndërmend të ndalet, pasi së fundmi ka ndryshuar sërish modelin e flokëve, duke i prerë edhe më shkurt.

Në fotot e mëposhtme, shihet se ajo ka humbur sërish peshë, duke i dhënë vetes së saj një pamje më të mirë. Ndoshta në politikë nuk “po ia qëllon” edhe aq, por në pamje duket se ka gjetur “çelësin”.

SHQIPERIA IME

Çfarë po ndodh me Monika Kryemadhin, ndryshim drastik në pamje (foto) Read More »

Basha s ulmon Braçen: ‘Ditën firmoste koncesionet, natën sh ante qeverinë në Facebook’

‘Braçe ka firmosur konçensione të fr ikshme, ndërsa tani bën parimorin’.

Lulzim Basha ho dhi një mori aku zash ndaj qeverisë në lidhje me shtrenjtimin e çmimit të bukës, karburanteve si edhe pritshmërinë për kr izën energjetike në vend, e cila sipas tij nuk ka të bëjë me tregun ndërkombëtar, por lidhet me abu zimin e të majtëve.

Duke iu referuar protagonizmit të beftë në rrjetet sociale të ish-zv.kryeministrit Erjon Braçe, Basha tha se është pikërisht ky person që ka firmosur koncensionet me kosto te fri kshme për qytetarët, ndërsa tani bën parimorin në Facebook.

“Kur ikën nga salla të dy, lanë atë firmosësin e koncesioneve që ka firmosur të gjitha koncesionet kur ishte zëvendës kryeministër. Ditën firmoste koncesionet, natën sh ante qeverinë në ‘Facebook’, e dini vetë për kë bëhet fjalë dhe doli ai tha taksën e ka vendosur qeveria e PD. Nuk është e vërtetë. Taksa e qarkullimit me vërtetë është zhvendosur nga pulla tek litri i karburantit, por ka qenë 7 lekë, 8.4 përfshirë TVSH. Kemi bërë pr otesta ne, kemi ndalur makinat. 65% e çmimit të çdo litri karburant shkon për qeverinë. Ky është i vetmi shpjegim pse karburanti këtu është më i shtrenjtë këtu se në Kosovë e Maqedoni e Veriut. Sepse qeveria vjedh para nga xhepat e qytetarëve dhe nuk i çon tek qytetarët”, tha Basha.

Sipas kreut të opozitës, shkaku kryesor pse karburanti është më i shtrenjtë në Shqipëri është taksa ‘Rama’, 240 lekë për litër.

Basha argumentoi se përse karburanti tani është shumë më i shtrenjtë se në vitin 2013 kur PD qeveriste.

“Edhe në parlament dje e patë që tha sa ishte çmimi në 2013. Kur vjen puna për të justifikuar rritjen që ai i bën çmimit të energjisë thotë e rritën tregjet ndërkombëtare. Kur vjen puna për t’u krahasuar me 2013 i harron tregjet ndërkombëtare. Në 2013 çmimi i naftës në bursë ka qenë 110 dollarë fuçia, sot është 79. Pse është më e shtrenjtë nafta, benzina, karburanti shqiptar. Arsyeja kryesore është taksa Rama, 240 l/litër. 100 lekë i shtoi në janar 2014, plus 20% TVSH. 100 lekë i shtoi në janar 2015 plus 20% TVSH. 240 lekë për litër. E paguajnë të gjithë. Dje vetëm këtë çështje nuk e trajtuan as ai, as zëdhënësi i tij”, tha Basha.

Basha s ulmon Braçen: ‘Ditën firmoste koncesionet, natën sh ante qeverinë në Facebook’ Read More »

Basha bën sërish ‘gafën’ e radhës gjatë konferencës për shtyp

Kryedemokrati Basha në një deklaratë për mediat li dhur me kri zën energjitike që ka pu shtuar vendin.
Gjatë konferencës, nuk ka munguar dhe “gafa” e kryedemokratit Basha.
Gjatë konferencës së sotme me gazetarët, Basha duke ju referuar një deklaratë të mëparshme të Ramës për uljen e energjisë elektrike, tha se ky ishte Rama dhe jo aktori Florjan Binaj, të cilin e quajti Flamur.
“Ky ishte apo jo, nuk ishte ai tjetri që doli në pr otestë, si e ka emrin ai aktori Binaj, Flamur Binaj? Flor Binaj, Flori nuk ishte Flori”, tha Basha

Basha bën sërish ‘gafën’ e radhës gjatë konferencës për shtyp Read More »

Rama: Çmimi i naftës më lirë se në kohën e PD

Rama në Kuvend:

Po të mos ishte për taksën e karbonit, nafta është më lirë se në kohën kur vendi drejtohej nga PD. A ka mundësi që të bëjmë një marrëveshje, që kur flasim të dëgjojmë, na pëlqen sna pëlqen, se dhe mund të iki se kam punë të tjera.

Dhe kjo nuk ka lidhje me çmimin e bukës, pasi sot e gjithë ditës, furrat e bukës energjinë e marrin me çmim preferencial, rritja e çmimit të bukës ka lidhje vetëm me bursën, kemi zgjedhur ekonominë e lirë të tregut, dhe kemi zgjedhur që të jetojmë në një vend të hapur, të fitojmë nga të gjitha të mirat.

Sa për kr izën energjitike ne nuk kemi kapacitet të plotë për të përballuar furizimin e plotë. Vetëm për energjinë ju duhet të bëni heshtje, se ju e futët një gjeneratë në dhe, ku për vota mbyllër sytë dhe gjysma vi dhte gjysmën tjetër.
Si mund të bëhet një kapë rcim epokal, duke iu pasur edhe juve në kurriz, e mbushët miletin me llafe. Asnjë njeri nuk është futur në bu rg se nuk ka paguar energjinë, vjedhja të çon në burg. Kush nuk paguante drita i këp utet li dhja. Natyrisht që ju kërkoni që me faktet të bëni lojë, merrni shikoni tabelën e çmimeve, jam shumë dakord unë që të ardhurat janë ende të ulëta, në raport me sfidat. Po sa paguajnë ata andej, se atyre që më thonë, se ata në Gjermani e kanë pensionin kaq, e rrogën aq, pyeteni pak sa taksa paguajnë ata.

Për të mos rë nduar njerëzit në këtë fazë, jemi të vetmit në rajon që e kemi taksën për biznesin e v vogël zero.

Rama: Çmimi i naftës më lirë se në kohën e PD Read More »

Habit me deklaratën Ahmetaj: “Ne po ulim varfërinë”, duhet të festojmë

Nga foltorja e Kuvendit, Ahmetaj tha se ekonomia është rritur, ashtu si dhe kursimet e qytetarëve.

Ahmetaj tha po ashtu se pas një kohe të gjatë është rritur edhe kredia. Për këtë, shtoi ai, “duhet të festojmë”.

Ahmetaj foli dhe për ulje të varfërisë, ndërsa shtoi se qeveria është sjellë me përgjegjshmëri.

Numri dy i qeverisë u shpreh se “ne kemi zgjedhur një model i cili po i pasuron shqiptarët”

SHQIPERIA IME

Habit me deklaratën Ahmetaj: “Ne po ulim varfërinë”, duhet të festojmë Read More »