Politike

Basha: Nuk do të bëjmë pazare, s’jemi për pazar

Për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vettingu i politikanëve është një dëshirë e demokratëve, socialistëve dhe të gjithë shqiptarëve që të kemi një politikë që nuk ka li dhje me kr imin. Duke folur për gazetarët në perfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar, Basha tha se PD-ja është në Kuvend që të kthejë vendin në shinat e demokracisë.

“Do të shikoni nga amendamentet se vett ingu i politikanëve ka të bëjë me një dëshirë nga socialistë dhe demokratë që të kemi një politikë pa lidhje me kri min, dhe jo të mbushur me politikanë që nuk justifikojnë pasurinë e tyre. Me këtë hap ne i shërbejmë prioriteteve të shqiptareve. Asnjë prej tyre nuk është në fazor të PD-së. Unë e përsëris që jemi në kuvend edhe pas mas akrës që me fuqinë që na dhanë shqiptarët të rikthejmë vendin në shinat e demokracisë. Për këtë ne do të çojmë përpara axhendën e këtyre ndryshimeve”- tha Basha.

Më tej, Basha tha se, nuk do të ketë asnjë pazar me mazhorancën për këtë çështje.

“Kthimi i ndryshimeve të njëanëshme të 30 korrikut sikundër komisioni zgjedhor që do të formohet ka për detyrë të shtrojë cështjet që kanë në bëjmë me sistemin zgjedhor. Nuk bëjmë pazar dhe nuk futemi për pazar. Këto janë cështje të rëndësishme për shqiptarët. Nuk ka zhvillim, ka vetëm emigracion kjo nuk mund të jetë pazar për ne”- tha Basha.

Basha: Nuk do të bëjmë pazare, s’jemi për pazar Read More »

Basha: Shqiptarët nuk kanë bukë të hanë, ju flisni për satelitë

Nuk ka forcë që të na ndalë në rrugën për ndryshim. Kështu shprehet kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një postim në Twitter ku ka publikuar edhe një pjesë të fjalës së tij në seancën plenare e javës që shkoi.

Kryedemokrati shprehet se askush nuk do ta ndalë opozitën “kundër pengesave dhe kundër status quo-së për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për shqiptarët.”

Basha në Twitter:

“Nuk ka forcë ta ndalë rrugën për ndryshim, kundër të gjitha pengesave, kundër status quo-së, për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, për çdo shqiptar.” “Llumi i tranzicionit është një dhe vetëm një, pavarësisht nëse buron nga një parti apo nga një parti tjetër.

Pavarësisht se drekon apo darkon me të njëjtët oligarkë apo aktorë të krimit të organizuar dhe përpiqet të influencojë opinion publik përmes të njëjtave ekrane, ekraneve të kapura. Është i njëjti llum dhe ka të njëjtat interesa, ju bashkojnë të njëjtat gjera, Status quo-ja. Dhe status quo-ja është kjo që të flisni për satelitë ndërkohë që njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë,” është kjo fjala që ka shkëputur Basha nga Kuvendi dhe e ka risjellë në mediat sociale.

Basha: Shqiptarët nuk kanë bukë të hanë, ju flisni për satelitë Read More »

Cfarë po ndodh?/ Ilir Meta i tr onditur: Gjendja është shumë e rë ndë, jam i shqe tësuar

Presidenti Ilir Meta deklaron se gjendja në Shqipëri është e rë ndë dhe kërkon reflektim dhe ndërhyrje urgjente nga qeveria.

Sipas tij, sundimi i l igjit, sipas organizatave ndërkombëtare është edhe pas nivelit të Afganistanit.

POSTIMI I PLOTE

Raportet e organizatave ndërkombëtare prestigjioze, konfirmojnë vit pas viti, se zbatimi i li gjit në Shqipëri po përkeqësohet në mënyrë të ndjeshme.

“Indeksi i Sundimit të Ligjit 2021”, përgatitur nga World Justice Project, është tregues i gjendjes reale ku ndodhet vendi dhe një “thirrje” e fuqishme për të reflektuar dhe marrë masa për të luftuar korrupsionin dhe mundësuar një drejtësi efektive dhe të paanshme për të gjithë.

Ky Raport mat mënyrën e qeverisjes; sa i pavarur është gjyqësori; sa funksionojnë agjencitë audituese dhe sa pavarësi kanë këto organe të kontrollojnë Qeverinë; nëse zyrtarët hetohen dhe dënohen për shkelje; nëse mediat janë të pavarura; nëse zyrtarët zgjidhen sipas rregullave e procedurave të parashikuara nga Kushtetuta.

Konkluzionet e WJP konfirmojnë se Shqipëria ka korrupsionin më të lartë në Europë dhe rajon dhe se asnjë tregues nuk njeh përmirësim, por vetëm rënie të vazhdueshme në krahasim me vendet e tjera.
Sipas këtij Indeksi, nga matja e 4 parimeve universale të Sundimit të Ligjit, ai i llogaridhënies, ligjit të drejtë, qeverisjes së hapur, drejtësisë së paanshme dhe të aksesueshme, rezulton se Shqipëria ka pësuar rënie sa i takon sundimit të li gjit, duke u renditur për vitin 2021, e 83-ta nga 139 shtete, mes Suriname, Algjerisë apo Uzbekistanit.

Është për të ardhur keq, që sa i përket faktorit mbi respektimin e ligjit nga Qeveria, Shqipëria jo vetëm që renditet e 109-ta, por ka arritur të lërë pas, me 0,01 pikë, Afganistanin.

Matja e faktorit të mungesës së korrupsionit (që ka matur tregues mbi rryshfetin, ndikimin e paligjshëm, shpërdorimin e fondeve dhe burimeve publike), e rendit Shqipërinë të 105-ën, pas Ganës, Kolumbisë, Beninit, apo 0,01 pikë më mirë se Zambia, Mozambiku dhe El Salvadori.

Këto të dhëna, për fat të keq, përputhen plotësisht me bindjen dhe perceptimin e përgjithshëm të qytetarëve tanë, të cilët nisur nga kjo situatë e rëndë, kanë humbur shpresën dhe gjithmonë e më shumë po largohen nga vendi, për ta ndërtuar jashtë Shqipërisë të ardhmen e tyre.

Jam thellësisht i shqetësuar për faktin se këto raporte, që tregojnë me vërtetësi realitetin tonë, edhe pse na konfirmojnë prej vitesh përkeqësim të vazhdueshëm, sërish nuk gjejnë reflektim tek ata që kanë përgjegjësi për të ndërmarrë masat respektive.

Nëse Parlamenti, Qeveria dhe institucionet e pavarura vazhdojnë të anashkalojnë këtë regres të pandalshëm, atëherë si do të përmirësohet zbatimi i ligjit në vend?
Gjendja është shumë e rëndë dhe kërkon reflektim të menjëhershëm, efektiv dhe të përgjegjshëm.

Cfarë po ndodh?/ Ilir Meta i tr onditur: Gjendja është shumë e rë ndë, jam i shqe tësuar Read More »

Berisha: ‘Agron Shehaj e meritonte të ishte në Kryesinë e PD-së’

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në “Foltoren” në qytetin e Korçës e ka thënë hap[ur se Agron Shehaj e meritonte të ishte në Kryesinë e PD-së.
Ai u shpreh se Shehaj mori 20% të votave të të gjithë demokratëve kur kandidoi për kryetar partie, ndaj mbështetësit e tij duhet ta shihnin atë në Kryesi.
“Duhet të bashkohemi. Po ju them hapur cdo njeri që largohet nga partia na pakëson. Kryetari duhet të jetë shumë tolerant, cdo njeri që nuk shkon përshtat do të gjendet mënyrë të largohet. ja unë e them këtu që Agron Shehaj e meritonte të ishte në Kryesi sepse e votuan 20% të demokratëve që ta shikonin aty. Po ta shikosh historikun, ai që konkurruar për kryetar nuk ka dalë jashtë kryesie, ka mbetur anëtar kryesie kryesore. Sali berisha ka fituar me 75% kryetar edhe në 1991, ata që rivalizonin mbeteshin në kryesi”, tha Berisha.

Berisha: ‘Agron Shehaj e meritonte të ishte në Kryesinë e PD-së’ Read More »

Sali Berisha feston ditëlindjen, Meta i bën surprizën e veçantë

Presidenti Ilir Meta nuk e ka fshehur asnjëherë dobësinë e veçantë që ka për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Me rastin e ditëlindjes së tij të 77-të nuk ka munguar për Berishën një urim edhe nga Presidenti Meta.
Postimi i Metës:
“Sot e urova përzemërsisht Prof. Dr. Sali Berishën me rastin e 77-vjetorit të lindjes!
Për më tepër, që numri 77 sipas Biblës është edhe simbol i përsosmërisë”, shkruan Meta.

Sali Berisha feston ditëlindjen, Meta i bën surprizën e veçantë Read More »

Ish-kryeministri Sali Berisha sot feston ditëlindjen e tij, ja dedikimi që i bën vetes

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme feston ditëlindjen e tij të 77-të. Përmes një postimi në rrjetet sociale Berisha shkruan se kjo ditëlindje e gjen atë më të motivuar për të mbrojtur të vërtetat që ai vetë beson dhe me një mision të ri.
Më tej lideri historik i PD-së i shpreh mirënjohje të gjithë atyre personave që e mbështesin dhe janë krah tij, për të përmbushur këtë mision, i cili sipas ish-kryeministrit është vendimtar për fatin e Partisë Demokratike.

“Sot 77 vjec!

Miq, sot jam 77 here i lumtur sepse kjo ditelindje me gjen:

– Me te motivuar se kurre ne mbrojtjen e te vertetave qe une besoj dhe,

– Ne nje mision te ri, jetik dhe vendimtar per fatin e Partise Demokratike dhe demokracise ne Shqiperi!

Mirenjohje te pakufishme te Gjithfuqishmit, familjes time, miqve dhe mbeshtetesve te mi ne Shqiperi dhe kudo qe jane, te cilet me besimin dhe mbeshtetjen e tyre bejne te mundur te permbushim se bashku kete mision! Lavdi Zotit! Sb”, shkruan Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha sot feston ditëlindjen e tij, ja dedikimi që i bën vetes Read More »

Rama bën paralajmërimin e fortë

Kryeministri Edi Rama, teksa fliste në foltoren e Kuvendit për menaxhimin e kri zës energjetike u ndal te mbrojtja e territorit.
Në këtë drejtim ai paralajmëroi se Shqipëria do të dërgojë në orbitë, duke nisur nga viti i ardhshëm, dy satelitë, të emërtuar “Albania 1 dhe Albania 2”, të cilat do të monitorojnë territorin dhe do të evidentojnë veprimtaritë e kundraligjshme.
“Shqipëria sot nuk është në atë gjendjen që ishte para se ju të largoheshit, kur nuk iu financonte njeri dhe u detyruat të bënit akrobacira, si ajo që bëtë me Bankën e Shqipërisë, për të shitur Hotel Dajtin. Ishit duke u mbytur. Për të mos folur më pas për energjinë. Atë e çuat në një derexhe që çfarëdo që të bëjmë ne, ju duhet t’i vendosni vetes një moratorium heshtje për 10 vite, e në këtë sallë të jenë ashtu siç vijnë për herë të parë. Ashtu si ngrinit kartonin për të mbajtur në këmbë ish-pushtetin e ‘foltores’. Ju thoni zbrazët. Po çfarë zbrazëm? Ju tentoni të bëni shqiptarët për budallenj, e përgjithmonë merrni të njëjtën përgjigje. Flisni për ma sakra.

Cilat ma sakra? I thoni shqiptarëve këta e shesin lirë dhe e blejnë shtrenjtë. Ky s’është sekret, është fakt publik. Kjo ndodh sepse ne nuk kemi ende sot kapacitet për të mbajtur rezerva hidrike përtej limitit të lejuar nga siguria e digave. E kur uji vjen nga qielli më shumë se seç mban kapaciteti, ne duhet ta de rdhim. E keni bërë ju. Por ndryshe nga ju ne Skavicën e nxorëm nga sirtari dhe ajo është sot një projekt me SHBA që është në proces. Ndërtimi i Skavicës do të na bëjnë që të vendosim ne se kur e shesim energjinë, e jo nga halli, por duke ndjekur momentin kur kërkesa është më e lartë. Rreth e rrotull ku blihet energjia jonë, moti është i njëjtë. Kur duam ta blemë ne energjinë është gjë tjetër, sepse është piku i thatësirës. Edhe për këtë kemi gjetur zgjidhje të ndërmjetme deri në ndërtimin e Skavicës.

The po bie konsumi? Por ku e bazon këtë? Ku i ke shifrat, faktet? Apo është pllaka e gramafonit që rrotullohet që nga viti 2013 po njësoj. Si po bie konsumi ku importet pa energjinë janë rritur 87%? Si po bie konsumi kur kursimet e vogla sot në banka janë më lart se ç’kanë qenë ndonjëherë tjetër? E po flas për kursime të njerëzve të zakonshëm. Më pas vjen e thua që Tuneli i Lloagarsë është dë m ekonomik. Po në ç’bazë e thua këtë. E ke treguar që me çmimet e rrugëve ke pasur një raport shumë më të shtrembër se aritmetikën.
La voce padrone ka ik te foltorja. Ligji i ri për të shmangur abuzimet e tmerrshme, ka përcaktuar që çmimi ka vetëm 50% dhe pjesa tjetër janë garancitë e nevojshme. The do të blemë drona? Jo, do të blemë drona dhe do të çojmë satelitë në orbitë. Këtë do e bëjmë vitin tjetër, Albania 1 Albaia 2, sepse për ne ky vend nuk është tokë e nxanun.
Na keni lënë një situatë që patjetër do kohë, durim, për të pastruar këtu e atje, s’mbaron, por ne shohim shumë larg. Po të them, që dronët po e po, por edhe satelitët, në mënyrë që kontrolli mbi territorin, mbi trafiqet, mbi kufijtë, të kalojë në nivelin e teknologjisë dhe të hiqet nga duart e atyre që kontrollojnë me sy, që me thënë të drejtën, kur vjen puna te inspektorët, janë me virus edhe ata që kishit ju, edhe këta që kemi ne. Prandaj, sytë për të kontrolluar do t’i çojmë në qiell e do të kontrollojmë nga qielli. Ju qeshni, sepse të qeshurën e keni program partie. Edhe pse sot jeni në kushtet, kur qeshni, sepse nuk q ani dot”, u shpreh Rama.

Rama bën paralajmërimin e fortë Read More »

‘Fund ërrinë, ple hrë, qe lbësirë’/ Te nsione në sallën e Kuvendit: ‘Sado të trashësh zërin, prapë tregon dobësi’

Tensione në sallën e Kuvendit. Gjatë fjalës së kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi, salla e Kuvendit u përfshi në debate të ashpra.
“Keni një zakon të tmer rshëm: reagoni ndërsa tjetri flet. Ne ju dëgjuam me vëmendje. Nëse nuk do të jeni të duruar të dëgjoni, nuk do të mësoni kurrë. Prandaj jeni ka tandisur kështu”, tha Shalsi. Menjëherë pas kësaj deklarate, erdhi reagimi i ashpër i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
“Pusho, mor ti. Flet ti për kata ndisje. Ta kër cas kokës. Dilni flisni këtu si de rra. Haj dutë, pl ehra, gjysma juaj duhet të jetë në bu rg. Je bërë uturaku i atij sipër (Edi Ramës). Fund ërrinë, ple hrë, qe lbësirë”, ishin fjalët e Bashës.

Shalsi iu kthye duke i thënë: “Sado të trashësh zërin, prapë tregon dobësi”.

‘Fund ërrinë, ple hrë, qe lbësirë’/ Te nsione në sallën e Kuvendit: ‘Sado të trashësh zërin, prapë tregon dobësi’ Read More »