Politike

Analisti tallet me Kryeministrin: ‘Je bërë më keq se Fifi’

Analisti dhe njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka komentuar nderhyrjen e Policisë së Kosovës, mbrëmë te shtëpia e kryeministrit Albin Kurti, pas një kë rcënimi që mori në një faqe në internet.

Sipas Zogajt, me këtë veprim Kurti është kthyer në një nga konkurentët kryesor të lajmeve rozë, duke ia kaluar edhe Fifit në Big Brother.

Veprimet e Kurtit, Zogaj i ka quajtur drama të çmendura, në opozitë e pushtet. Teksa kujton kohën kur militantët e Kurtit sulmuan shtëpinë e Isa Mustafës me shishe molotovi.

Postimi i plotë i Zogajt:

Kryeministri i Kosoves eshte kthy ne nje nga konkurentet kryesor te lajmeve roze. Eshte duke ia kalu edhe “skandaleve” te Fifit ne Big Brother. Thone qe u kercnua nga nje postim ne fb, e jo shume kohe me pare, nje grup militantesh te Kurtit, kishin sulmuar shtepine e Isa Mustafes me shishe molotovi. Drama te cmendurish, ne opozite e pushtet.

Analisti tallet me Kryeministrin: ‘Je bërë më keq se Fifi’ Read More »

Erion Braçe me tone të ashpra: ‘Zoti Basha ke b*thë për këtë vetting’

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe duke folur për vetingun politik që kërkon PD që ta votojnë deputetët, tha se ka vetëm një vetting ai penal. Braçe i kujtoi Bashës, 4 vra sjet në Bulvard në 21 janar, kur Basha ishte ministër i Brendshëm, dhe e pyeti nëse ka ‘b*thë’ të përballet me këtë vetting.

‘Do doja që Basha të ishte këtu se foli shumë. Ky personalizëm prej tre orësh që vr et parlamentarizmin nuk i duhet kurrkujt dhe as shqiptarëve. Në përgjigje të asaj që tha Basha, do doja të thoja: unë mu bën nja 30 vjet pune dhe jam krenar, si kam rënë kujt në qafë do vazhdoj të punoj ashtu siç kam punuar, kam qenë edhe zv. kryeministër e kam bërë në përmbushje të interesit publik, me zor njeri një detyrë për të vr arë njerëz nuk më ka mbajtur, për të më përdorur për të v ra rë njerëz në mes të ditës nuk ka ndodhur dhe s’do ndodhi kurrë.

Nuk arrij ta kuptoj çdo të thotë vetting politik, ka vetëm nji, ai penal, veçanërisht ata që vr asin, që e bën pro kuroria për të çuar në bu rg si shpagim për gja kun e atyre katër njerëzve të vr arë në bulevard. Zoti Basha ke b*thë për këtë vetting? Pa diskutim që di shumë, sa Bashës nuk ja merr mendja fare!’- tha Braçe.

Erion Braçe me tone të ashpra: ‘Zoti Basha ke b*thë për këtë vetting’ Read More »

Zbulohet lëvizja e rradhës e Sali Berishës

Në foltoren që mbajti të martën në orën 17:00 në qytetin e Kavajës, ish-kryeministri Sali Berisha shpalli kandidaturën për kryetar të partisë Demokratike. Pas kësaj lëvizje, Berisha ka njoftuar se ditën e premete në datën 29 tetor do të mbahej foltorja e rradhës e cila do të organizohej në qytetin e Lezhës.
Pritet që të shkojmë gradualisht drejt fundit të foltoreve, pasi sic duket firmat e nevojshme për të thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD janë mbledhur.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit, Sali Berisha

Njoftim.

Neser diten e premte me daten 29 tetor ne ora 17:00 ne Pallatin e Kultures te qytetit te Lezhes do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.

Ftoj demokratet dhe demokratët e Lezhes te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! sb

Zbulohet lëvizja e rradhës e Sali Berishës Read More »

Zyrtare/ Sali Berisha shpall kandidaturën për kreun e PD-së

Tashmë është zyrtare. Sali Berisha konfirmoi sot gjatë foltores së Kavajës se do të jetë njëri prej kandidatëve në garë për kreun e PD-së.

“Ftoj çdo delegat të Kavajës, çdo delegat të Kuvendit Kombëtar të firmos që të instalojmë primaret, që të rikthejmë referendumin. Të firmosë natyrisht që të hapim një garë, në të cilën garantoj që çdo njeri që do të hyjë, do ketë një garë të lirë. Natyrisht njëri prej tyre do të jetë edhe Sali Berisha”, tha ai.

Më herët, në fjalën e tij Sali Berisha iu drejtua deputetëve të PD-së që të refuzojnë çdo marrëveshje me Edi Ramën, duke paralajmëruar se përgjegjësia do të jetë e madhe.

Zyrtare/ Sali Berisha shpall kandidaturën për kreun e PD-së Read More »

Merret vendimi i rëndësishëm nga qeveria Rama

Vendime të rëndësishme. Pas një periudhë të gjatë diskutimesh për buxhetin 2022, sot qeveria mori vendimin ta miratojë projektbuxhetin e vitit 2022.
Këto politika të reja dhe programe që kemi miratuar për tu zbatuar vitin tjetëer do të influencojën direkt qytetarët në nevojë. Dua të ndaj disa vendime:
-Programi i ndihmës ekonomike do të ketë nje rritje të masës 10% për të gjitha familjet përfitese. Do të ketë politika që shenjestrojnë familje me fëmijë mbi 3 fëmijë do të kenë rritje në masën 2 herë.

-Do vazhdojm të mbështesim duke rritur masën 2 herë më shumë për fëmijët pa prindër.

-Gratë e trafikuara dhe të dhunuara do të kene rritje të masës ekonomike tre herë.
-Kategoritë në nevojë, për shtresat që mbrohen me suvbvencione të energjisë elektrike, 45 milionë dollarë do të vazhdojë.
-Do të ketë rritje të pagave për personelin mjekësor. NE DO VIJOJMË ME KETE POLTIIKË NË VITIN 2022 ME 6% të personelit mjek infermier, duke hyre ne fuqi nga data 1 korrik 2022.
-Do garantojmë furnizimin me vaksina duke vendosur në buxhetin e ministrisë të gjithë buxhetin enevojshem.

Merret vendimi i rëndësishëm nga qeveria Rama Read More »

Basha cakton kryetarin e ri të PD-së në Fier

Luan Baçi nuk do të jetë më kryetar i PD-së së Fierit. Sot mësohet se kryetari i PD-së, Lulzim Basha e ka zëvendësuar, duke emëruar në vendin të tij një tjetër deputet të këtij qarku.

Bëhet fjalë për Agron Kapllanajn, i cili është komanduar në krye të PD-së së Fierit në vend të Luan Baçit.

Në një lidhje telefonike për ABC, Kapllanaj është shprehur se komandimi i tij ne krye të demokratëve të Fierit ka ardhur pasi ish-kreu i PD Fier, Luan Baçi ka dhënë dorëheqjen.

Baçi ka qenë një nga deputet që i është bashkuar Foltores së Berishës dhe se një dië më parë ai ka pasur përplasje në mbledhjen e grupit të PD-së, me Bashën. Ai ngriti pretendimin se deputetët që po i bashkohet foltores së Berishës po mënjanohen nga përbërja në komisionet he timore.

Basha cakton kryetarin e ri të PD-së në Fier Read More »

Kryeministri Edi Rama zbulon se është kushëri me ish-zëdhënësen e Sali Berishës

Një episod i shkujdesur është zhvilluar para nisjes së emisionit mes Kryeministrit Edi Rama dhe ish-zëdhënses së Berishës, Erla Mëhilli.

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar përmes një video në Tik-Tok se është kushëri me Erla Mëhillin, ish-zëdhënësen e Sali Berishës.

Kreu i qeverisë ka ndarë me publikun disa nga momentet në “prapaskenë” që ka filmuar një natë më parë, para se të niste emisioni “Now”.

Ishte fillimisht gazetarja që i kujtoi Ramës se ishin kushërinj, ndërsa biseda mes tyre zhvillohet teksa kryeministri bën make-up dhe vendos mikrofonin.

“E di gjithë bota që jemi kushërinj, është përkthyer në shumë gjuhë…a më ke tek “Kurban”,- dëgjohet të thotë Mëhilli.

“Unë të kam por…”- ia kthen Rama.

“Edi Rama përballë personazhit të librit,”- shton gazetarja më tej.

Kryeministri Edi Rama zbulon se është kushëri me ish-zëdhënësen e Sali Berishës Read More »

Befason Fevziu: ‘Duhet të largohen të dy nga Partia Demokratike Berisha dhe Basha’

Blendi Fevziu jep versionin e tij lidhur me të ardhmen e PD. Ai thotë se ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PD Lulzim Basha, duhet të largohen të dy nga Partia Demokratike. Sipas tij, partia nuk merret peng nga asnjë prej të dyve, ndaj ata duhet “të hapin krahun”.

“Nëse ti do një parti për të fituar zgjedhjet, të duhet një parti e hapur. PD ka nevojë për një drejtues që të mos jetë më shumë se 35-40 vjeç. Një i ri. Basha dhe Berisha duhet të largoheshin nga PD, pse jo. Të dy. Pse të merret partia peng”, tha ndër të tjera Fevizu në emisionin “Pikat mbi i”.

Pjesë nga fjala e Blendi Fevziut:

Problemi është humbja e zgjedhjeve. Kur dëgjova Ramën, unë dëgjova që ai e nisi me kritika, tha nuk keni bërë aq sa duhet. Pra hyri në fushatë për zgjedhjet e Ramës. Ndërkohë, te PD-ja nuk pamë këtë, demokratëve u tha mbajeni kokën lart.

Në PD nuk u bë asnjë diskutim i vetëm, ore çfarë ndodhi që jemi këtu.

A duhet të hapemi a të mbyllemi. Rama fitoi zgjedhjet. Është i pakontestueshëm sot. Ndërkohë, në Kryesinë e Partisë futi Ditmir Bushatin, kritikun e tij më të madh. Në PD, nuk u fut asnjë nga kritikët e Bashës. Agron Shehaj, më ti votuari, Bardh Kadilli.

Nëse ti do një parti për të fituar zgjedhjet, të duhet një parti e hapur. PD ka nevojë për një drejtues që të mos jetë më shumë se 35-40 vjeç. Një i ri. Basha dhe Berisha duhet të largoheshin nga PD, pse jo. Të dy. Pse të merret partia peng.

Këta njerz nuk mund ta rivitalizojnë më partinë. Pavarësisht se janë shumë të l idhur me të. Që të tërheqësh të rinjtë duhet të kesh një lider të ri. Nuk e tërheq një të ri një 50 vjeçar./BW

Befason Fevziu: ‘Duhet të largohen të dy nga Partia Demokratike Berisha dhe Basha’ Read More »