Politike

‘Atyre që thonë se bujqësia ka marr fund, ju them: Jeni out’

Kryeministri Edi Rama: Protestat e fermerëve janë legjitime, nuk diskutohet por ata që kanë marrë pjesë janë të keqinformuar. Cfarë ka ndodhur është e thjeshtë në shifra. Pse kemi vendosur ta heqim rimburimin e 6%? Dhe cfarë do bëjmë me ato para? Kemi synuar që përmes shfrytëzimit të kapacitetit logjistik të prodhuesve të cojmë paratë tek fermeri. Unë besoj se grumbulluesit do e mirëkuptojnë këtë që po them sepse ne nuk jemi kundër tyre, por duam ti mbështesim të forcohen. Në fund, ajo shumë që ka rezultuar rreth 9 milionë dollarë të transferohet drejtëpërdrejtë në buxhetin e bujqësisë dhe në vend që të shpenzohet përmes një sistemi të
Kini parasysh që një buxhet që prek shifrën e miliarda dollarëve sa mund të impaktohet nga 9 milionë?

Ndërkohë që me këto 9 milionë ne mund të bëjmë shumë për të shtuar produktivitetin. Është e rëndësishme të kuptohet se sa më shumë kalon koha dhe sa më shumë strukturohet tregu i brendshëm, aq më i pamundur bëhet që në këtë sektor të mbijetosh i vetëm.

Mollat stërkinge, është si t’ja fusësh murit me kokë. Cfarë të bëjë shteti? Të vijë t’ua blejë? Ata që bëjnë komente nga smartphone ku thonë se bujqësia ka marrë fund dhe fshati ka marrë fund, ju them: Jeni out! E kundërta është e vërtetë. Ne sot punojmë dyfishin e tokës së Shqipërisë krahasuar me vitin 2013. Nuk punoheshin tokat më parë sepse nuk kishte as ujë dhe as kullim.

‘Atyre që thonë se bujqësia ka marr fund, ju them: Jeni out’ Read More »

Ngjarja e r ëndë në Fier, reagon presidenti Meta: ‘Kr imi mak abër i djeshëm, që i mori j etën një fëmije të pafajshëm, ka autor, por ka dhe bashkëpërgjegjës, që nuk kanë përmbushur detyrimet shtetërore’

Presidenti Ilir Meta ka reaguar i shq etesuar per ngjarjen ma kabre qe tro nditi Shqiperine nje dite me pare ne Fier.
“Vrasja e të miturit ditën e djeshme në qytetin e Fierit, nga një person me pre cedentë pe nalë, është thirrje al armuese për institucionet shte tërore dhe tregues i mosfunksionimit të zinxhirit të sistemit, nga vënia e drejtësisë, deri te ndë shkimi e më pas rehabilitimi.

Kr imi mak abër i djeshëm, që i mori jetën një fëmije të pafajshëm, ka autor, por ka dhe bashkëpërgjegjës, që nuk kanë përmbushur detyrimet shtetërore, duke krijuar terrenin për këtë vepër pe nale.
Nuk mjafton, që përfaqësuesit e institucioneve të dalin me shprehje trond itëse për ngjarjen dhe ta dë nojnë atë.

Duhen ndërmarrë nisma konkrete për të forcuar he timin, parandalimin e veprave të tilla nga individë, që dukshëm kanë premisat për të qenë recidivistë dhe për t`u përfshirë në kr im, dhe për të cilët sistemi rehabilitues penitenciar dhe i post vu ajtjes së dëni mit, nuk ka funksionuar.

Nuk kam fjalë për të ngu shëlluar familjen e të voglit Mateo.
Zoti dhe drejtësia ua lehtësoftë dh embjen!”

Ngjarja e r ëndë në Fier, reagon presidenti Meta: ‘Kr imi mak abër i djeshëm, që i mori j etën një fëmije të pafajshëm, ka autor, por ka dhe bashkëpërgjegjës, që nuk kanë përmbushur detyrimet shtetërore’ Read More »

Braçe, opozitës: ‘T’ju pyes, çfarë do i bëni më shumë ju Llogarasë, do ia hapni më poshtë apo më lart vrimën’

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe iu përgjigj akuzave të opozitës se qeveria do të shpenzojë një shumë prej 113 mln eurosh për PPP në vitin e ardhshëm, të cilat sipas tyre do të shkojnë vetëm për disa oligark.

Nga foltorja e Kuvendit, Braçe deklaroi se qeveria ende paguan 100 mln euro për koncesione të bëra nga qeveria paraardhëse.

Braçe shprehet se kryedemokrati vjen në Kuvend vetëm për debate pushteti, teksa shtron pyetjen se si nuk u ul me qeverinë për të diskutuar lidhur me investimet në infrastrukturë.

“Për investimet do paguajnë 1.1 ose 1.2 mld dollar, por ç’vlerë ka kur shajmë punën e njëri-tjetrit. Udhëheqësi juaj vjen këtu dhe flet për nevoja pushteti, për marrëveshje dhe rregulla që të çojnë tek pushteti. E ndjek i yni për të krijuar hapësirë dialogu. Por si nuk u ulëm njëherë ne dhe ju për të folur për një paketë invesimesh në infrastrukturë, rrugë ura tunele energji dhe internet, investime në bujqësi shëndetësi dhe arsim.

T’ju pyes, çfarë do i bëni më shumë ju Llogarasë, do ia hapni më poshtë apo më lart vrimën. Çfarë do i bëni internetit 5G. Ne dhe ju nuk do i bëjmë dot ndryshe. Të vijmë tek PPP, çdo i bëni ndryshe. Dëgjova një debat për 113 mln dollarë. Paguajmë 100 mln dollar për kontraktorët tuaj. A ja vlen ta shajmë njëri-tjetrin për këtë. Një buxhet nuk është ekonomia por nuk mund të kthehet në mbartëse. Paketën fiskale, dhe natyrisht, gjithë efektet e saj, ajo që më dhemb është bujqësia. Ata që mua më dhembin janë bujqit. Vazhdon goditja me skemën e pabarabartë të TVSH-së.

Vazhdon goditja, e habitshme në bujqit. Ndërkohë që ne godasim favoret për bujqit dhe prodhuesit por nuk prekim favoret për ndërtuesit. Sot ne e prekim TVSH në inupte bujqësore. Ne vazhdojmë flasim gjithë ditën për qumështin pluhur, por nuk mendojmë dëmin që I bëjmë qumështit të bujkut. Të barazojmë skemën e TVSH-së. Të krijojmë bursën që bujku ta dijë se me sa e shet qumështin e tij. Të çlirojmë tregun e imputeve bujqësore” – tha Braçe.

Braçe, opozitës: ‘T’ju pyes, çfarë do i bëni më shumë ju Llogarasë, do ia hapni më poshtë apo më lart vrimën’ Read More »

Gati p las sh erri në kuvend, Salianji vrapon të ‘gr ushtojë’ Bracen

Deputeti i opozitës, Ervin Salianji dhe ish zv.kryeministri Erion Brace gati patën një përpl asje fizike në Kuvend. Ishte momenti i fjalës së Salianjit që he dh a kuza ndaj Braçes se emri i tij ka dalë në përgji met e pro kurorisë italiane.

“Kjo hip okrizia sikur këtu ka disa gra ministre e deputete bëjnë të prek urat për një fjalë që nuk prek askënd, kurse kur km i drejtohet kryetares së parlamentit për mbarimin e fjalës i kthehet. Ka 10-fishuar pasurinë e saj dhe bashkëshortit të saj zonja Bushka.

Prandaj del dhe bën këtu si engjëll, por nuk është engjëll. Zotëria, parafolësi im 40 milionë euro me tendera. ky zotëria që del dhe bën si më i shq etësuari, në përgjimet e prok urorisë italiane, për Rezart Taçin, A je ti zv.kryeministri që del në përgjime. Mos m’u drejto mua si kone”, tha Salianji dhe niset të përpl aset me Braçen.

Por ndërhyrja e gardës së Republikës ka sjellë ndërprerjen e seancës.

Gati p las sh erri në kuvend, Salianji vrapon të ‘gr ushtojë’ Bracen Read More »

Blendi Fevziu: Basha mendon se do t’i ulë vrullin Berishës me truke!

Blendi Fevziu, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për zhvillimet e fundit në PD, parti e cila po shkon drejt mbajtjes së dy Kuvendeve në dhjetor, atë të datës 11 që e thërret Berisha dhe delegatët dhe atë të datës 18, që po e thërret Basha. Fevziu tha se situata është “komike dhe e paimagjinueshme” dhe se Basha po përpiqet që me “truke administrative” ta lodhë Berishën, duke i ulur vrullin lëvizjes së tij.

“Njëra palë ka thirrur datën 11 dhjetor me parimin që anëtarësia e zeron kryesinë. Zakonisht anëtarësia e kërkon mbledhjen e kuvendit kur nuk e bëjnë strukturat. Mbështetësit e Berishës mendojnë se kjo e zeron dakordësinë e kryetarit. Basha ka thirrur Kuvend tjetër. Mund ta thërriste një javë më parë, por me sa duket nuk e premton më koha fizike. Thërret kuvend sipas të drejtës statutore.

Ku dallojnë këto? Në të parin ka ndryshime statutore, që e dimë që do të shkarkojnë Bashën dhe një lloj rivotimi. Kuptohet që shkarkimi final do të jetë një anëtar një votë. Kuvendi i propozuar nga Basha nuk e ka këtë pikë të diskutimit. Jemi në një ngërç, ka ndodhur situatë jo e papritur. E papritur është që bëhen dy kuvende brenda një jave. Mund ti bënin në dy salla të ndryshme. E kemi parë këtë në partitë e vogla, ku ka përfunduar edhe në rrahje.

Blendi Fevziu: Basha mendon se do t’i ulë vrullin Berishës me truke! Read More »

Basha i përgjigjet Berishës: S’ka dy PD dhe as institucione paralele

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, në lidhje me deklaratat e këtij të fundit gjatë konferencës së sotme për shtyp se, nuk tërhiqet nga mbajtja e Kuvendit më 11 dhjetor. Basha në reagimin e tij nga Kryesia, tha se Berisha duhet të ‘zhvishet’ nga çdo iluzion se nuk ka dy PD.

REAGIMI I BASHËS: PD nuk vepron me “nëse”, janë firmat apo nuk janë firmosur. PD ka rregulla dhe statut te qarte. Momenti i verifikimit të firmave ka qenë çdo dite para 11 nëntorit. Siç u bë e qartë nga disa nismëtare, shkelja është bere ne mënyrë të qëllimshme për mungesë besimi tek organet legjitime të PD. Ndërkohë që jemi këtu, nismëtari ka deklaruar, pa asnjë tagër statutor, se Kuvendi do të jetë më 11 dhjetor. Dua t’ju zhvesh nga çdo iluzion.

Nuk ka dy PD, ka vetëm një PD dhe nuk ka për të patur institucione paralele. Më 11 dhjetor ka tubim, por jo Kuvend. Nuk jam unë as pengesa, as halli, as problemi i Sali Berishës. Por unë dhe ju jemi përgjegjës që demokratët të mos përdoren mish për top për interesat e Sali Berishës apo dikujt tjetër. Largimi i këtij regjimi pa mbështetjen e aleatit strategjik, është i paimagjinueshëm. Pavarësisht dëshirës, për fat të keq, na është bërë e pamundur nga mënyra antistatutore, përveç shinave të legjitimitetit që burojnë nga përgjegjësitë e kësaj kryesie dhe që ia kam parashtruar për miratim Kryesisë.

Kush duhet të jetë kryetar i Partisë Demokratike? Sali Berisha

60% Lulzim Basha

14% Dikush tjetër

26% Votes 9834

Basha i përgjigjet Berishës: S’ka dy PD dhe as institucione paralele Read More »

Evi Kokalari bën deklaratën e fortë: ‘Grida Duma duhet nxjerrë zvarrë nga zyra’

Aktivistja e djathtë Evi Kokalari, e ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për zhvillimet në PD.

Kokalari u shpreh se Grida Duma nuk duhet të jetë deputete dhe se ajo duhet nxjerrë zvarrë nga PD, sepse po tallet me demokratët e shqiptarët.

Sipas saj, më 11 dhejtor, Basha ikën e PD vetëm forcohet akoma më shumë.

“Më 11 dhjetor Basha ikën dhe PD do të forcohet. Janë 5-6 vetë që bëjnë lojë të shëmtuar dhe flasin për një parti, që nuk është e tyre, por është e gjithë anatërëve të Partisë Demokratike.

Demokratët janë të entuziazmuar kur flet Sali Berisha. Në thelb, PD po shkatërrohet nga Soros, sepse Soros ka punuar për të shkatërruar opozitën e vendit në Shqipëri. Për Grida Dumën, nuk duhet të jetë deputete. Ajo duhet nxjerrë zvarrë nga zyra, sepse po luan me ne të gjithë”, u shpreh Kokalari.

Evi Kokalari bën deklaratën e fortë: ‘Grida Duma duhet nxjerrë zvarrë nga zyra’ Read More »

Kush është arkitekti që do të drejtojë Prishtinën

Kanë përfunduar zgjedhjet në Kosovë. Opozita ka fituar ndjeshëm ndaj VV së Albin Kurtit. Edhe Prishtina nuk do qeveriset më nga VV.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar komunën e Prishtinës, në raundin e dytë të zgjedhjeve që u zhvilluan dje. Përparim Rama kryesoi garën kundrejt Arben Vitisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Kush është Përparim Rama?

Përparim Rama u lind në Prishtinë më 20 janar 1976.

Në vitin 1992, në moshën 16-vjeçare u shpërngul në Britani të Madhe ku përfundoi edhe studimet për arkitekturë.

Ai ka përvojë mbi 20 vjet në projekte të ndryshme në banesa e hotele.

Në vitin 2012, në Bienalen e Arkitekturës në Venecia, Rama përfaqësoi Kosovën për herë të parë në histori me veprën e quajtur “Punuesi i filigranit”

Në maj të vitit 2021, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku prezantoi Ramën si kandidatin e kësaj partie për të parin e Prishtinës.

Përparim Rama është i martuar dhe ka tre fëmijë. Para se t’i hynte garës për kryetar të Prishtinës, ishte i njohur për veprimtarinë e tij arkitekturale në disa vende të botës si Angli, Shtetet e Bashkuara, Zvicër, Çeki, Shqipëri dhe vende të tjera.

Njihet gjithashtu për angazhimin e tij kryesor në planifikim hapësinor të Lojërave Olimpike në Londër në vitin 2012; për angazhimin e tij në ndërtimin e vizionit të Doha’s, kryeqytetit të Katarit; për projekte madhore në New York, Dublin, Bazel, Pragë e deri në Damask të Sirisë

Kush është arkitekti që do të drejtojë Prishtinën Read More »