Politike

Eduart Selami mbajti qëndrimin kritik për Sali Berishën, St resi i kthehet keq: ‘Ik o nd yrësirë’

Këngëtari Arkimed Lushaj i njohur si “St resi” ka bërë një reagim të as hpër ndaj ish-kryetarit të PD-së, Eduart Selamit, i cili u shpreh në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se koha e Sali Berishës ka përfunduar dhe lëvizja e tij pas shpalljes “non grata” nga SHBA është qesharake.

Por Stresi si mbështetës i zjar rtë i ish-kryeministrit Berisha nuk pajtohet me këtë konstatim të Selamit duke u “ha kmarrë” në Facebook.

“Ik o ndyrsire hale ke goj me Fol per Berishen Ti”, është komenti i Arkimed Lushajt në një nga postimet e vjetra në faqen e Eduart Selamit.

Ndër të tjera Selami tha se Lulzim Basha “do i mbij etojë lëvizjes së Sali Berishës”. Në fund Selami u shpreh se demokratët kanë vetëm një zgjidhje.

“PD duhet të vendosë, do të bëhet edhe njëherë shpresë për shqiptarët, apo të bëhet pe ng i Berishës. PD duhet të rithemelohet”

Eduart Selami mbajti qëndrimin kritik për Sali Berishën, St resi i kthehet keq: ‘Ik o nd yrësirë’ Read More »

Gazetarja zbulon se çfarë do të ndodhë në 12 Dhjetor: ‘Sali Berisha nuk do të jetë…’

Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbledhë në datën 11 Dhjetor Kuvendin e Partisë Demokratike me anë të firmave të mbi 4200 delegatëve.
Sipas gazetares Ambrozia Meta, pasi Basha të shkarkohet në datën 11, ditën pasardhëse drejtimin e PD-së do e marrë një Grup Kolegjial, por Berisha nuk do të jetë pjesë e tij. Ajo u shpreh se ky grup do të bëjë zgjedhjet në të gjitha strukturat e partisë, ku mendohet se zyrtarët janë zgjedhur në mënyrë jo të drejtë.

“Partinë do e marrë një grup kolegjal, Berisha nuk do të jetë pjesë e tij. Ky grup kolegjal do të bëjë zgjedhje në komplet partinë. Do të ketë zgjedhje të Kryesisë”, tha gazetarja në “Opinion”.

Gazetarja zbulon se çfarë do të ndodhë në 12 Dhjetor: ‘Sali Berisha nuk do të jetë…’ Read More »

Sali Berisha pritet me entuziazëm të jashtëzakonshëm në vendlindje

Ish-kryeministri Sali Berisha është pritur me një entuziazëm të jashtëzakonshëm në vendlindje, në qytetin e Bajram Currit, në Tropojë. Qytetarët dhe demokratët e kanë pritur me fishekzjarre, këngë dhe valle ish-kreun e qeverisë shqiptare.

Nga Tropoja ku po mban Foltoren e radhës, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nga kjo platformë i çon një mesazh Vuçiç që ta harrojë se do të kalojë me firmën e Ramës Ballkani i Hapur në Shqipëri.

Ai theksoi se Vuçiç duhet të mendohet mirë para se të mësyjë Tiranën si mik i Edi Ramës, sepse një popull i tërë do të jetë në rrugë kundër teje.

Berisha: Nga kjo platformë i çojmë një mesazh Sllobodanit të ri: harroje se do të kalojë me firmën e Ramës Ballkani i Hapur në Shqipëri. Mendohu mirë para se të mësysh Tiranën si mik i Edi Ramës, sepse një popull i tërë do të jetë në rrugë kundër teje.

Do të punojmë për marrëdhënie normale, por kurrë nuk do ta bëjmë në kurriz të Kosovës. Ndërsa parlamenti serb duartrokiste Zeografin Bis për fjalën që mbante puthej Vuçiç dhe Putini. Tema ishte Kosova e veriut, armët dhe tanket.

Sigurisht që tani çdo gjë është në dorë të NATO-s dhe çdo përpjekje do t’ua kthejnë ushtrinë në kocka dhe tanket në hekurishte. Ta harrojnë se mund ta prekin Kosovën, sepse jemi një komb dhe kurrë më nuk do të preket një pjesë e territorit të saj. Nëse do paqe duhet njohur gjenocidi që është bërë ndaj shqiptarëve.

Sali Berisha pritet me entuziazëm të jashtëzakonshëm në vendlindje Read More »

Sot mban foltore në Tropojë! Zbulohet lëvizja e Sali Berishës para këtij takimi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me kryesinë e degës së Partisë Demokratike në Has.. Takimi është zhvilluar jashtë ambienteve të një lokali në Has. Vetë Berisha tha se Hasi është vendi i demokracisë dhe i vlerave.

“Hasi është dhe mbetet gjithmonë demokrat dhe i pampo shtur, i vendosur të mbrojë vlerat e demokracisë, të mbrojë interesin kombëtar. Askush nuk ka luajtur rolin që ju, Kukësi dhe Tropoja, luajtën gjatë lu ftës çlirimtare në Kosovë. Bijtë e bijat e Kosovës janë të vendosur t’i dalin zot vendit më shumë se kurrë. Miqtë e mi, ju falënderoj me shumë mirënjohje për këtë mikpritje të zj arrtë, për këtë Foltore kaq të zj arrtë dhe frymëzuese për mbarë shqiptarët. Kur Beogradi dhe Tirana punonin për shuarjen e PD-së, demokratët në mbarë Shqipërinë, u zgjuan në një lëvizje të fuqishme, lëvizje që kërkon t’i shndërrojë ata, të shndërrojë PD-në në gardiane të interesave tuaja kombëtare dhe familjare. Ftoj demokratët e Hasit në Kuvendin e rithemelimit të PD. Të rikthejmë edhe njëherë PD-në në shtëpinë e lirisë, ashtu siç e themeluan ata që ne bashkërisht, në dhjetor të vitit 1990 i quajtëm ‘engjëjt e demokracisë’,’- mësohet të ketë thënë Berisha ndër të tjera.

Sot Berisha ka paralajmëruar foltore në Tropojë, në vendlindjen e tij. Ai ka bërë me dije se do të pr esë demokratët në pallatin e kulturës.

Sot mban foltore në Tropojë! Zbulohet lëvizja e Sali Berishës para këtij takimi Read More »

Agron Shehaj: ‘Përçarja është në dorë të Bashës dhe duhet të pajtohet me vullnetin e demokratëve dhe duke dhënë dorëheqjen’

Tashmë është një fakt i pashmangshëm që Partia Demokratike është në një fazë përç arje, por siç u shpreh deputeti Agron Shehaj nga studio e emisionit ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV, kjo situatë mund të shmanget vetëm përmes dorëheqjes së Bashës.

Sipas Shehajt, kryetari aktual i PD-së duhet të pranojë vullnetin e demokratëve dhe të dorëhiqet. “Ajo që duhet të kuptojnë se si do shmanget kjo përçarje, e cila është në dorë të Bashës dhe duhet të pajtohet me vullnetin e demokratëve dhe duke dhënë dorëheqjen.

Kjo përçarje nuk riparohet pa dorëheqjen e kryetarit të PD de juro. Është e pashmangshme sepse nuk ka zgjidhje tjetër. Në një parti demokratike dorëheqja nuk është e pamundur, është gjëja më normale që duhet të kishte ndodhur”, tha Shehaj.

Agron Shehaj: ‘Përçarja është në dorë të Bashës dhe duhet të pajtohet me vullnetin e demokratëve dhe duke dhënë dorëheqjen’ Read More »

Shqipëria të ndahet nga Maqedonia dhe t’i hapen negociatat/ Bullgaria kërkesë zyrtare

Bullgaria ka kërkuar zyrtarisht nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të ndahen për sa i përket procesit të negociatave për integrimin në BE.

Bullgaria ka kërkuar që Shqipëria të gjykohet për meritat e saj dhe të vijojë rrugën drejt integrimit. “Maqedonia e Veriut nuk plotëson ende kriteret për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare”, thuhet në reagimin e qeverisë bullgare.

Këtë propozim e ka bërë edhe Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi. Vendimi për hapjen e negociatave është bllokuar për shkak të vetos që Bullgaria i ka vendosur Maqedonisë së Veriut. Por shtetet anëtare të BE-së kanë kundërshtuar ndarjen në procesin e hapjes së negociatave, duke penalizuar kështu edhe Shqipërinë.

Shqipëria të ndahet nga Maqedonia dhe t’i hapen negociatat/ Bullgaria kërkesë zyrtare Read More »

A i tr embet Meta shpalljes ‘non-grata’ nga SHBA? Presidenti publikon letrën që i dërgoi ambasadorja Yuri Kim

Presidenti i Republikës Ilir Meta u pyet nëse i druhet ai një shpalljeje “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas mbështetjes që i ka dhënë ish-kryeministri Sali Berisha dhe pas përplasjeve me ambasadën e SHBA në Tiranë.
“Unë nuk jam veshur si grua për të bërë foto me Presidentin e SHBA dhe as kam paguar para ruse apo jugosllave për të takuar Presidentin e SHBA. Marrëdhëniet e mia me SHBA dhe me Ambasadën janë të shkëlqyera” – tha Meta në Syri Tv.

Meta zbuloi edhe një letër që i kishte dërguar ambasadores Yuri Kim përpara tubimit të 2 marsit 2020.

“Më mori në telefon ambasadorja që në atë kohë ishte në SHBA. Më tha për mitingun e 2 marsit. Tha sikur të shmangej tubimi meqë po vinte pandemia. Këtu nuk kishte akoma infektime, por në Itali kishte raste.

I thashë që ne kemi thënë që duhet të presim Venecian ndërsa këta donin të merrnin Gjykatën Kushtetuese te Lana për 10 sekonda. Dhe unë i kam dërguar një letër asaj. Ja ku e kam

I kam thënë që kur PS të miratonte ligjin për të legjitimuar betimin te Lana dhe unë ta ktheja dhe PS të priste sa të shprehej Venecia. I kërkova që të shprehej me një deklaratë kundër këtij akti të njëanshëm nga mazhoranca.

I kërkova që bënim një hetim të plotë të asaj që po ndodhte me reformën në drejtësi, kjo edhe për ekspertët ndërkombëtarë. Nëse nuk merrja garanci për të paktën njërën nga pikat unë do të vazhdoja me mitingun e 2 marsit.

Ajo kishte shumë punë dhe nuk më ktheu asnjë përgjigje. Është punë e saj” – tha Meta që shtoi se nuk do të pranonte një mandat tjetër si President.

A i tr embet Meta shpalljes ‘non-grata’ nga SHBA? Presidenti publikon letrën që i dërgoi ambasadorja Yuri Kim Read More »

Blend Klosi heq dorë nga makina luksoze dhe shkon në Parlament me biçikletë (foto)

Po ta kishte bërë gjatë kohës kur ishte ministër Mjedisi, do të kishte qenë më interesante.
Megjithatë edhe si deputet, Blendi Klosi jep mesazhe pozitive duke përdorur biçikletë.

Ai është fotografua nga paparazzi i “Panorama Plus” teksa shkon në Parlament me biçikletë, duke hequr kështu dorë nga komoditeti i makinës luksoze./Panoramaplus.al

Blend Klosi heq dorë nga makina luksoze dhe shkon në Parlament me biçikletë (foto) Read More »