Politike

Meta: ‘Unë jam munduar që ta kthej Lulzim Bashën në një njeri normal,ai gënjen edhe në gjumë’

Rreth 7 vjet më parë Ilir Meta do të bënte një deklaratë epike për Lulzim Bashën, e cila është shndërruar në proverbë: “Të gënjen edhe për orën”.

Presidenti Meta, mbrëmjen e sotme shkoi edhe më tej kur tha se Lulzim Basha gënjen edhe në gjumë.

Një tjetër shprehje kjo e cila do të bëjë xhiron e rrjetit si perla e radhës që profilizon deputetin Basha.

“Unë jam munduar që ta kthej Lulzim Bashën në një njeri normal, sepse lider ai nuk mund të bëhet kurrë. Është një njeri që gënjen për orën por që gënjen dhe në gjumë. Është një politikan që ëndërron për të marr një vizë”, u shpreh Meta në emisionin “Frontline”.

“Lulzim Basha është kryetari i Rilindjes Blu, që çfarë i fusin në gojë e nxjerr nga goja”, vijoi më tej Meta.

“Çdo shqiptar i ndershëm e neverit nga ana morale sjelljen e Lulzim Bashës ndaj Sali Berishës”, tha ai.

Meta: ‘Unë jam munduar që ta kthej Lulzim Bashën në një njeri normal,ai gënjen edhe në gjumë’ Read More »

Sali Berisha del hapur kundër vetingut: Do votoj kundër në Kuvend

Sali Berisha e ka pranuar hapur se është kundër Vettingut! Edhe pse ndërkombëtarët janë investuar dhe kanë deklaruar se vettingu duhet të vijojë që të shkohet deri në fund pastrimit të dre jtësisë, Berisha e thotë me zë të lartë se do të hedh votën e tij kundër në Kuvend, pasi nuk është dakord që të shtyhen afatet.

Ai e cilëson vetingun si mekanizmin më shka tërrimtar të drejtësisë.

“Unë konsideroj vetingun nga lart poshtë si mekanizmin më shkat ërrimtar të drejtësisë. Kurrë unë nuk bëhem bashkëfajtor në një akt të sh ëmtuar që la Shqipërinë të kapur nga narkoekzekutivi, që privoi shqiptarët nga e drejta themelore e një pr ocesi të drejtë gjy qësor, që ka bll okuar investimet e huaja, që po rrit ink riminimin e shoqërisë dhe kri min e organizuar. Para tre vjetësh kur nuk kishte Gjy katë të lartë ishin 35 mijë dosje pa u shqyrtuar dhe sot pas dy vitesh punë të Gjy katës së lartë numri I dosjeve është po 35 mijë. U shka tërrua në mënyrën më të papërgjegj shme një sistem që kishte pro bleme, por që ishte ky sistem që me b urgosjen e ban adve bëri futjen e Shqipërisë në NATO. A e dini ju që një task forcë në atë kohë dërgoi 350 zyrtarë në gjyk atë A e dëgjuat ju regjistrimin e Erion Velisë, e bënë SPAK-un në një institucion që e ndërzen kudo.Vota pro zgjatjes së organeve të vetingut është një akt bashkëqeverisjeje”, tha Berisha në një intervistë për emisionin ‘Log’.

Berisha ka hedhur ak uza dhe ndaj kryetarit të Gjyk atës së Lartë Sokol Sadushi, ish-kreun e KED Ardian Dvorani dhe Ervin Pupes në lidhje me vetingun. Sipas ish-kryeministrit dosjet e tyre ruhen në kasafortë.

“Më gjej pak vetingun e Sokol Sadushit, Ardian Dvoranit dhe Ervin Pupes, atë veting e ka bërë KLGJ dhe është krejtësisht i zi, e mban në kasafortë një Ilir Toska, ata janë për t’u proce duar, janë të gjithë p eng të Ramës. Kur i thashë Bashës më thoshte mos e thuaj, po unë e thashë. Unë kam dashur të mbaj interesin publik sepse s’më detyronte të he shtja”, tha Berisha

Ndërkombëtarët kanë kërkuar hapur që parlamenti të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e anëtarëve të KPK. Në qershor të 2022 Kom isionit të Pavarur të Kualifikimit njohur si vetingu në shkallën e parë, i skadon afati, në një kohë që gjysma e gjy qtarëve dhe pro kurorëve nuk i janë nënshtruar ende procesit të verifikimit për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Afati i këtij institucioni ishte 5 vite, për shqyrtimin e figurës së afro 800 subjekteve, gjë që nuk u arrit në kohë. Për këtë arsye mazhoranca ka artikuluar se do të kërkojë shtyrjen e afatit të trupës së shkallës së parë të vetingut dhe komisionerit publik, ndërsa i ka bërë thirrje opozitës që të bashkëpunojnë në këtë aspekt.

Sali Berisha del hapur kundër vetingut: Do votoj kundër në Kuvend Read More »

Habit Monika Kryemadhi: ‘Edi Rama ia uli pantallonat deri në fund dhe i tha nuk je për mua’

Monika Kryemadhi, nuk i kurseu akuzat ndaj Lulzim Bashës. Kryetarja e LSI-së tha se nuk ia fal ish-aleatit tradhtinë dhe po grumbullon prova për ta çuar para drejtësisë.

“Ku çfarë ka kontribuuar. Edhe sloganin e kishte Shqipëria fiton. Në fakt fitoi Basha, portin e Durrësit. E ke parë sa e ka pagën kunati i vet? 40 milionë lekë në muaj. Me atë duhet të merret drejtësia shqiptare. Unë po nuk pata prova nuk flas. Më lër të formatoj dosjen. Nuk e fal.

I kam thënë po më tradhtove, nuk të ndahem. Po të them këtë gjë: çdo gjëje do t’i shkoj deri në fund. Që pas 1 marsit nuk e kam takuar asnjëherë. Edi Rama ia uli pantallonat deri në fund dhe i tha nuk je për mua”, tha Kryemadhi për MCN Tv.

Habit Monika Kryemadhi: ‘Edi Rama ia uli pantallonat deri në fund dhe i tha nuk je për mua’ Read More »

Zbulohet logo e koalicionit Berisha-LSI

Sali Berisha dhe LSI do të garojnë si koalicion në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Ky fakt u bë publik dje nga Berisha, ndërsa emri i koalicionit do të jetë “Shtëpia e Lirisë”. Sot është publikuar edhe logoja e këtij koalicioni, me ngjyrat e kuqe dhe blu.
Sali Berisha prezantoi dje 6 kandidatët e tij për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, ku tha se këta kandidatë do mbështeten pa diskutim edhe nga LSI. dhe pse nuk kanë thënë zyrtarisht se do të jenë në një koalicion Berishën, LSI në reagimin e fundit i cilëson primaret e Komisionit të Rithemelimit si të jashtëzakonshme, duke rritur në këtë mënyrë dyshimet se kjo parti mbështet 6 kandidatët e Komisionit të Rithemelimit.

Zbulohet logo e koalicionit Berisha-LSI Read More »

Grupi i Rithemelimit dhe LSI zyrtarizojnë koalicionin ‘Shtëpinë e Lirisë’ për zgjedhjet e 6 marsit, ja cila parti tjetër i bashkohet Berishës dhe Kryemadhit

Grupi i Rithemelimit dhe LSI zyrtarizuan koalicionin ‘Shtëpinë e Lirisë’ për zgjedhjet e 6 marsit
Partia Lëvizja e Legalitetit është grupimi politik i rradhës që ka dërguar kërkesë në KQZ për regjistrim në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Deri më tani për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit kanë dërguar kërkesë për regjistrim, Partia Socialiste, Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim, Fryma e Re Demokratike dhe së fundmi edhe Lëvizja e Legalitetit. Sot ishte afati i fundit për të dërguar një kërkesë të tillë.

Ndërsa sa i përket grupimeve politike, tashmë njihet i pari e ai është ‘Shtëpia e Lirisë’.

Grupi i Rithemelimit dhe LSI zyrtarizojnë koalicionin ‘Shtëpinë e Lirisë’ për zgjedhjet e 6 marsit, ja cila parti tjetër i bashkohet Berishës dhe Kryemadhit Read More »

Ja kush tentoi të pajtonte Berishën me Bashën pas 8 janarit

Kreu i PBDNJ Vangjel Dule ka zbuluar mbrëmjen e sotme se përfaqësues të Partisë Popullore Europiane janë ofruar që të negociojnë kr izën e brendshme në Partinë Demokratike.
Dule tha ne Abc se kjo ka ndodhur pasi është përjashtuar përfundimisht Berisha nga PD.

“Janë ofruar nga PPE për të ne gociuar për kr izën në PD. Në dijeninë time kjo ka ndodhur pasi është përjashtuar Berisha në mënyrë përfundimtare”, tha Dule.

Kur u përjashtua Berisha nga PD

Ish-kryeministri Sali Berisha u përjashtua përgjithmonë nga Partia Demokratike në orët e para të mëngjesit të 11 Janarit pas një mbledhje të gjatë të kryesisë së PD. Vendimi erdhi pas pro testës së dh unshme të 8 Janarit të organizuar nga Berisha dhe mbështetësit e tij në godinën e PD.

Çfarë është PPE

Partia Popullore Evropiane (PPE) përfshin një spektër të gjerë të partive të qendrës së djathtë dhe ato demokristiane, pjesë e të cilës është edhe Partia Demokratike.

Ja kush tentoi të pajtonte Berishën me Bashën pas 8 janarit Read More »

Nuk do kandidoni per mandatin e 4?/ Rama: Unë do qëndroj për aq kohë sa kam pasion, energji!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nuk do qëndrojnë përgjithmonë në politikë.
I ftuar në “Open”, moderatorja Eni Vasili i tha se kriza në PD sjell më shumë vota për Ramën, por ky i fundit e kundërshtoi duke i thënë se nuk i intereson kjo gjë, pasi është në mandatin e tretë dhe nuk do bëhet mbret.

Më tej ai u pyet drejtëpërsëdrejti nëse do heqë dorë nga kandidimi për mandatin e katërt, por Rama u përgjigj duke thënë se kur të mos ndjejë më pasion për punën që bën do të tërhiqet dhe kjo gjë mund të ndodhë nesër përshembull.

Pjesë nga biseda

Vasili: Kriza në PD shkon në favorin tuaj, merrni më shumë vota.
Rama: Unë jam në mandatin e tretë. Çfarë do bëhem mbret unë këtu ?

Vasili: Nuk do kandidoni per mandatin e 4?

Rama: Unë do qëndroj për aq kohë sa kam pasion, energji. Nesër, mund të ndodhë që mund të mos e ndjej këtë forcë, dhe them më falni. Por nuk më intereson kjo pjesë.

Nuk do kandidoni per mandatin e 4?/ Rama: Unë do qëndroj për aq kohë sa kam pasion, energji! Read More »

G odet sërish deputeti Korreshi: ‘Shkollat për ibret, nga jashtë me bojë pink, brenda pa të mbathura!Studentët ngordhin së ftohti, s’kanë lekë as për një sufllaqe’

Deputeti i Lushnjës Saimir Korreshi de noncoi sot në Kuvend gj endjen në shkollat dhe universitetet e Shqipërisë, duke u shprehur se ato nuk kanë ngrohje të brendshme.
Korreshi tha se studentët nuk kanë mundësi të paguajnë konviktet duke shtuar se Shqipëria nuk ofron asgjë për ta.

“Do kërkojmë një borxh tjetër. Ta kemi edhe këtë 20 milionë eurosh se na duhet. Unë flas si ish-student dhe ish-pedagog. Bëj diferencën si janë kushtet në konvikte jashtë Shqipërisë. Në Shqipëri personat që s’kanë mundësi financiare nuk paguajnë dot as shtëpinë e studentit. Nuk bëjmë asgjë prodhojmë vetëm marrje borxhesh. Sot studentët shqiptare ngo rdhin së ftohti, auditoret janë kallkan.

Ne në mbledhjet e Kuvendit nuk kemi mundur të ngrohemi të gjithë, jo më të imagjinojmë si janë auditoret. Pse sot auditoret janë bosh? Sepse Shqipëria nuk ofron asgjë për studentët? Si ka mundësi të shkoi një nga unë nga Lushnja dhe të marrë bursë. Në Shqipëri nuk ha dot me 2 mijë lekë asnjë sufllaqe në Tiranë. Ne jo vetëm jemi 100 vjet mbrapa por edhe 50 vjet anash. Mos merrni lekë kot sepse në 2050-ën ata fëmijë do t’ju godasin, sepse jo vetëm asnjëri nuk realizon ëndrrat, por këtu pa pasur teser partie nuk fillon dot punë.

A e dini që në shkollat e Lushnjes, kostoja e rikonstruksionit kalon vlerën e ndërtimit, atë që ministria e Financave ka si bazë. Hajde shikojeni rezultatin. Kemi vënë ashensor 30 mijë euro, punon jo, janë 30 mijë euro të humbura. Shikoni shkollat e fshatit, përveç bojës tuaj pink asgjë nuk është bërë, brenda i keni lënë për ibret. Janë po ato ndërtesa. Keni terezinë t’u vini buzëkuq ndërkohë që brenda i keni lënë pa të mbathura.

Pa vënë mistrinë e parë me llac doni edhe 20 mln euro. Siç keni bërë për reformën në drejtësi ju të Financave, keni marrë një kalem një letër sa kushtojnë. Apo i fusni 40 të dë nuar në një furgon dhe i shënoni 40 rrugë”, tha deputeti.

G odet sërish deputeti Korreshi: ‘Shkollat për ibret, nga jashtë me bojë pink, brenda pa të mbathura!Studentët ngordhin së ftohti, s’kanë lekë as për një sufllaqe’ Read More »