Politike

Sali Berisha bën paralajmërimin e fortë për kryeministrin Rama: ‘Pranvera që vjen do të jetë…’

“Pranvera që vjen do të jetë pranverë pro testash të fuqishme për të shpëtuar nga kjo qeveri narkoshteti”. Ishte ky paralajmërimi nga ish-kryeministri Sali Berisha.
“Pranvera që vjen do të jetë pranverë pr otestash të fuqishme për të shpëtuar nga kjo qeveri n arkoshteti. Lu fta kundër korru psionit do të jetë përparësia madhore në qeverisjen e ardhshme të PD. Aktivizimi i mekanizmave dhe dorëzimit të dosjeve në prok urori do të jetë një domosdoshmëri që sot Pr okuroria hap proces për të vënë kapak aferave gjigante, siç është rasti i ministrit Koka.

Me politikë ekonomike të drejta dhe klimë biznesi e konkurencë të ndershme, taksa të ulëta dhe një përqendrim të madh në kualifikimin e tregut të punës, garancitë li gjore për investitorët e huaj, janë faktorë të realizueshëm për të përshpejtuar rritjen ekonomike të vendit. Për 8 vite nuk ka ardhur asnjë investitor i madh i huaj, përkundrazi kanë ikur”, tha Berisha në një intervistë për televizionin “UniversAL”.

Sali Berisha bën paralajmërimin e fortë për kryeministrin Rama: ‘Pranvera që vjen do të jetë…’ Read More »

Zbulohet lëvizja e radhës e Sali Berishës

Sali Berisha ka njoftuar në Facebook se nesër do të prezantohet kandidati i opozitës për kryetar bashkie në Shkodër, Bardh Spahia.
Berisha njofton se takimi do të zhvillohet të shtunën, 12 shkurt, në orën 15:00, në pedonalen pranë bashkisë së Shkodrës.

“Nesër, ditën e shtunë, më datë 12 shkurt, ora 15:00, në pedonalen pranë Bashkisë së Shkodrës prezantojmë kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë Shkodër, Z. Bardh Spahia. Ftoj të gjithë qytetaret e Shkodrës të marrin pjesë! Sb”, njofton Berisha.

Zbulohet lëvizja e radhës e Sali Berishës Read More »

Nisin ‘perlat’ e fushatave/ Demokrati i Berishës bën ‘gafën’ e madhe, fton të pranishmit që të votojnë Lulzim Bashën

Nisin ‘perlat’ e fushatave.

Sot ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim në bashkinë e Vorës ku prezantoi kandidatin e Shtëpisë së Lirisë për 6 marsin.

Ndërkohë, folësi i parë në këtë takim ka ngatërruar emrin e kandidatit të Berishës, Lulzim Vrana duke e quajtur Lulzim Basha.

Në një moment të fjalimit të tij ai tha se emrin e Lulzim Bashës si kandidat, por e kuptoi menjëherë lapsusin për shkak të afërsisë së emrit.

‘Ju përgëzoj dhe të gjithë në 6 mars. Të nxjerrim kandidatin tonë, Lulzim Basha… zotin Lulzim Sefer Vrana, kryetarin e bashkisë Vorë’, deklaroi folësi. Deklarata ka kaluar me ilaritet te të pranishmit.

Nisin ‘perlat’ e fushatave/ Demokrati i Berishës bën ‘gafën’ e madhe, fton të pranishmit që të votojnë Lulzim Bashën Read More »

Shp ërthen deputetja shqiptare: Më vjen keq që jam ligjvënëse e këtij shtet

Deputetja Duda Balje ka thënë se prej publikimit të shpenzimeve për karburante ajo po merr komente ofenduese gjatë kohës kur po ec rrugës.

Balje shton se po jeton në presion që katër ditë dhe thotë se kjo është pa faj të saj pasi nuk ka gënjyer për qytetin ku jeton apo për veturën e saj.

“Unë këto 4 ditët e fundit jam duke jetuar në presion për një gjë që unë praktikisht nuk jam fajtor. Nuk kam rrejt për qytetin ku jetoj e as për veturën. Unë posedoj veturën dhe shkoj me të në punë cdo ditë dhe tash si ka dalë nëpër media dje e pardje kur kam ecur nëpër rrugë kanë pasur shumë komente ofenduese”, tha ajo në KTV.

Ajo ka treguar edhe llojet e ofendimeve që po i merr nga njerëzit kur po ec rrugës. Balje ndihet keq që është deputete e Kosovës për shkak të këtyre rrethanave.

“Li dhur me naftën në kontekste të ndryshme por me qëllim të njëjtë por njerëzit më kanë ofenduar se kam harxhuar naftë. Dhe pas katër mandateve e ndjej veten keq që jam deputete e këtij shteti”, shtoi ai.

Shp ërthen deputetja shqiptare: Më vjen keq që jam ligjvënëse e këtij shtet Read More »

Pak orë para votimit për zgjatjen e vettingut, zbulohet lëvizja e Lulzim Bashës

Deputetët e Partisë Demokratike janë njoftuar për mbledhjen e grupit parlamentar nesër në orën 09:00, pak para nisjes së seancës parlamentare në Kuvend ku pritet të votohet zgjatja e afatit të organeve të vetinut.

Burime bëjnë me dije se në mbledhje pritet që deputetët demokratë të njihen me qëndrimin që PD do të mbajë në lidhje me propozimin e maxhorancës për të zgjatur këtë afat deri në vitin 2024.

Negociatat para votimit në Kuvend të propozimit të maxhorancës kanë futur në lojë edhe ndërkombëtarët. Sipas burimeve përgjatë ditëve të fundit zyrtarë të lartë të ambasadave të vendeve të perëndimit në Tiranë kanë shkuar në selinë blu për të arritur një unanimitet mes palëve sa i takon këtij procesi.

Pak orë para votimit për zgjatjen e vettingut, zbulohet lëvizja e Lulzim Bashës Read More »

A do e lirojë zyrën nëse shkarkohet? ‘Befason’ Ilir Meta me përgjigjen e tij

Teksa Gj ykata Kushtetuese do të shpallë pas një muaji vendimin për shkarkimin ose jo të Ilir Metës si President, ky i fundit nuk duket i shqe tësuar mbi këtë fakt pasi ka shpë rthyer në të qeshura. Ai tha se Presidenti mbrohet në mënyrë të veçantë nga Kushtetuta.

“Pyetje e mrekullueshme e jashtëzakonshme. Ky institucion ka qenë çdo sekondë në shërbim të Popullit të Shqipërisë dhe presidenti që ta dini mirë ju, ka një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta, jo rastësisht sepse Presidenti është kreu i shtetit dhe garanti dhe mbrojtësi i interesave më të mëdha shtetërore dhe duhet mbi 2/3 për ta shkarkuar Presidentin.

Kushtetuta e thotë qartë se Presidenti vetëm për shk elje të rënda të Kushtetutës dhe kryerjen e një kr imi të rë ndë, tr adhtia ndaj Atdheut, shka rkohet. Arsyeja pse është nxitur ky proces është se Meta nuk ka tradhtuar interesat e Atdheut, Në Gjykatën Kushtetuese do të shkojnë çështje më të rëndësishme”, tha Meta.

A do e lirojë zyrën nëse shkarkohet? ‘Befason’ Ilir Meta me përgjigjen e tij Read More »

Vangjush Dako bën fushatë elektorale për kandidaten e PS, reagon PD

Kandidati i PD për kryetar bashkie në qytetin e Durrësit, Luan Hoti ka reaguar pas fotove ku ish-kryebashkiaku Vangjush Dako shihej duke kryer takime me qytetarët në njësinë numër 6.

Htoti shkruan në rrjete sociale se Dako kërkon të shndërrojë Durrësin në non grata. Ai shton më tej, se do të luftojnë që Durrësi t’u kthehet qytetarëve dhe t’i shërbejë vetëm atyre.

Postimi i Hotit:

Fushata Dako-Sako për kryetar bashkie kërkon ta shndërrojë qytetin tonë në non grata si Dako.
Ne do të luf tojmë që Durrësi t’u kthehet qytetarëve dhe t’u shërbejë vetëm qytetarëve. Ata po lu ftojnë për veten e tyre!

Vangjush Dako bën fushatë elektorale për kandidaten e PS, reagon PD Read More »

Meta: ‘Unë jam munduar që ta kthej Lulzim Bashën në një njeri normal,ai gënjen edhe në gjumë’

Rreth 7 vjet më parë Ilir Meta do të bënte një deklaratë epike për Lulzim Bashën, e cila është shndërruar në proverbë: “Të gënjen edhe për orën”.

Presidenti Meta, mbrëmjen e sotme shkoi edhe më tej kur tha se Lulzim Basha gënjen edhe në gjumë.

Një tjetër shprehje kjo e cila do të bëjë xhiron e rrjetit si perla e radhës që profilizon deputetin Basha.

“Unë jam munduar që ta kthej Lulzim Bashën në një njeri normal, sepse lider ai nuk mund të bëhet kurrë. Është një njeri që gënjen për orën por që gënjen dhe në gjumë. Është një politikan që ëndërron për të marr një vizë”, u shpreh Meta në emisionin “Frontline”.

“Lulzim Basha është kryetari i Rilindjes Blu, që çfarë i fusin në gojë e nxjerr nga goja”, vijoi më tej Meta.

“Çdo shqiptar i ndershëm e neverit nga ana morale sjelljen e Lulzim Bashës ndaj Sali Berishës”, tha ai.

Meta: ‘Unë jam munduar që ta kthej Lulzim Bashën në një njeri normal,ai gënjen edhe në gjumë’ Read More »