Politike

‘Je shitur te Rama për tu bërë presidente’, ja si përgjigjet Jozefina Topalli

Jozefina Topalli mohoi çdo mundësi për të kandiduar për postin e Presidentit të Republikës.

Në “Intervistë” në A2 CNN Topalli u shpreh:

“Ka vite që media flet për këtë, madje më kanë thënë që jam e shitur te Edi Rama sepse do të bëhem Presidente.

Nuk e kam menduar kurrë. Unë jam e bindur se politikani nuk ngjit në kujtesën e njerëzve nga posti.

‘Je shitur te Rama për tu bërë presidente’, ja si përgjigjet Jozefina Topalli Read More »

Berisha e rikonfirmon: Futem në garë për kreun e PD

Ish-kryeministri Sali Berisha do të garojë sërish për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.
Në një deklaratë përmediat, pas një takimi që pati me kryetarin e komanduar të PD-së Enkelejd Alibeaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi, Berisha tha se do të jetë në garë të hapur dhe fton çdo koleg që të garojë. Lideri historik i PD-së shtoi se për të tashmë ka vendosur 6 marsi dhe se garanton që çdo proces do të ketë votë të lirë.

“Që të them se, më detyron të përsëris përgjigjen, do të jem, do të jem. Unë do të jem në garë të hapur dhe ftoj cilindo koleg deputet e jo deputet që dëshiron të garojë se është i mirëpritur në një garë të hapur e të ndershme, me rregulla.

I ftoj ata që kanë ndërmend të garojnë të krijojnë ekipin dhe të përcaktojnë çfarë rregullash duan dhe i garantoj që do jetë gara më e hapur ndonjëherë. Por, nuk vendos më Sali Berisha për veten e tij, vendosi 6 marsi, vendosi një lëvizje, unike në llojin e saj, anëtarësia ka në dorë fatin tim,”- tha Berisha ndër të tjera.

Berisha e rikonfirmon: Futem në garë për kreun e PD Read More »

Sali Berisha mp osht Lulzim Bashën edhe në Gj ykatë

Sali Berisha mp osht Lulzim Bashën edhe në Gj ykatë, njihet Kuvendi i 11 Dhjetorit.

Me vendimin e dhënë paraditen e kësaj të premteje në Gjykatën e Tiranës, tashmë PD do të ketë një statut të ri, dhe drejtimin zyrtar të kësaj force politike e ka Komisioni i Rithemelimit, i përbërë nga më shumë se 20 anëtarë.

Po ashtu sipas Gjy katës, do të njihet dhe logoja e re e PD-së, ndërsa duke iu referuar Kuvendit të 11 Dhjetorit, të gjitha strukturat aktuale të PD-së së drejtuar deri pak ditë më parë nga Lulzim Basha kanë rënë.

Sali Berisha mp osht Lulzim Bashën edhe në Gj ykatë Read More »

Pl as keq në Kuvend, Spaho i përgjigjet Ballës: ‘Të ka hyrë Saliu brenda, mbaje çik më poshtë’

Ka nisur me de bate seanca e sotme në Kuvend, ku deputeti Edmond Spaho, ka kërkuar që të ndryshojë rendi i ditës, dhe të nisë me interpelancën e kërkuar nga deputetët e Komisionit e Rithemelimit, dhe jo me seancën me mocion të kërkuar nga PD zyrtare, për rritjen e çmimeve.

Spaho u ngrit nga foltorja dhe kërkoi që kërkesa e tij të pranohej, ndërkohë që u ndesh dhe me reagimin e Taulant Ballës.

Ky i fundit tha se të gjithë deputetët e Komisionit të Rithemelimit, janë bërë si Berisha, duke folur kot.

“Më çudisni që merrni fjalën për çështje brenda opozitës, nuk të nxjerr kjo në selamet, kot lodhesh.

Sot nuk ka dy seanca, kemi një rregullore, e cila nuk lë asnjë shteg është e prerë, zhvillohet si pikë e parë e rendit të ditës, në seancën e parë të javës së ardhshme. Nuk ke për të nxjerrë gjë, apo të ka hyrë frika nga B erisha dhe… Del këtu dhe bën zëdhënësin e opozitës në thonjëza”, ishte kundërpërgjigja e Spahos.

Pl as keq në Kuvend, Spaho i përgjigjet Ballës: ‘Të ka hyrë Saliu brenda, mbaje çik më poshtë’ Read More »

Pësoi parainfarkt, reagon për herë të parë Sokol Balla!

Gazetari Sokol Balla flet për newsbomb.al dhe thotë se është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Ky reagim i tij vjen pas lajmeve të shpërndara mbrëmjen e sotme nga disa media online, të cilat shkruanin se po këtë mbrëmje Balla ishte dërguar në spital si pasojë e një ataku kardiak.
“Jam shumë mirë”, ka thënë gazetari kur është pyetur nga newsbomb.al. Balla tregon se mbrëmjen e djeshme ka pasur probleme shëndetësore dhe falë ndihmës së shpejt që ka marrë nga mjekët, ia ka dalë dhe ndodhet në shtëpi.

Sokol Balla është një gazetar me shumë përvojë dhe eksperiencë, me poste drejtuese në disa nga televizionet kryesore të vendit. Ai u bë i njohur ku për shumë vite drejtoi redaksinë e lajmeve në Top Channel, po ashtu kishte dhe emisionin e tij “Top Story”.

Më pas rrugëtimi i tij ka vazhduar në disa media të tjera.

Tre javë më parë, përmes një shënimi në Twitter gazetari njoftoi rikthimin në kompaninë e madhe mediatike. “Sot në 1 mars 2022, futem në një derë nga dola në 31 dhjetor 2017. Shihemi së shpejti”, shkruante Sokol Balla, teksa ndodhej në ambientet e Top Channel.

Pësoi parainfarkt, reagon për herë të parë Sokol Balla! Read More »

A do të rikthehet në PD dhe a do kandidojë për kreun e partisë? Përgjigjet Jozefina Topalli

Në një intervistë përballë gazetares Mirela Milori në Klan News, ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka kujtuar një frazë të saj të thënë më herët që “kur të ikë Lulzim Basha, do të kthehet në PD”, gjë që e ka konfirmuar dhe në “Milori Live”. Topalli po ashtu, u shpreh se nuk ka ambicie për të qenë kryetare e kësaj partie, pasi sipas saj PD-ja e ka treguar se është e ish-Kryeministrit të vendit, Sali Berishës.

Mirela Milori: Ju do t’i bashkoheshit situatës së PD-së që është tani nëse do të kishit një ftesë nga Berisha? Ju keni gjithë autoritetin tuaj dhe nuk ka forcë që ju ndal.

Jozefina Topalli: Unë kam thënë se kur të ikë Lulzim Basha, unë do të kthehem në PD. Shumica kanë ardhur tek ato kauza që unë kam ngritur gjatë viteve. Unë do të dëshiroja që të mbështesja një proces të sinqertë dhe të vërtetë me kushtin që të gjithë ata që kanë mbështetur Lulzim Bashën gjatë kësaj periudhe të tregojnë që distancohen nga politika e klientelizmit me vepra. Unë besoj në bashkime vlerash, nëse kjo do bëhet, unë do të jem e përfshirë.

Mirela Milori: Do të thotë se do të ktheheni në PD?

Jozefina Topalli: Unë nuk jam larguar kurrë nga Partia Demokratike. Unë jam aty ku kam qenë gjithmonë. Janë të tjerët që po afrohen tek unë.

Mirela Milori: Do të mbështesnit Berishën për kryetar të PD-së?

Jozefina Topalli: Unë do të mbështes mekanizimin e votës që është i vetmi instrument që të jep legjitimitet.

Mirela Milori: A keni ambicie për të qenë kryetare e Partisë Demokratike?

Jozefina Topalli: Jo, e prerë jo! Nuk kam ambicie për të qenë kryetare e PD, kjo është parti e ka treguar se është e Sali Berishës. Të thuash të kundërtën është si të gënjesh veten. Më pëlqen apo nuk më pëlqen, ky është realiteti.

A do të rikthehet në PD dhe a do kandidojë për kreun e partisë? Përgjigjet Jozefina Topalli Read More »

Analisti Lorenc Vangjeli: ‘Ja dy socialistët që u mërzitën më shumë pas dorëheqjes së Bashës’

Analisti Lorenc Vangjeli është shprehur se dy personazhet politikë që u mërzitën më shumë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës janë Edi Rama dhe Elisa Spiropali.

Sipas tij, Rama u mërzit për faktin se donte që Basha dhe Berisha të ishin në be tejë me njëri tjetrin, në mënyrë që ta kishte më të lehtë përballjen me Partinë Demokratike, ndërsa për Spiropalin tha me ironi se përballjen me Bashën e kishte marrë si punë me kohë të plotë.

“Në të gjithë këtë që ka ndodhur ka patur dy personazhe të tri shtruar në Tiranë, i pari është Rama. Rama sepse u zgjidh një pjesë e ekuacionit, atij i duhej të ishte edhe Basha edhe Berisha.

E mërzituar e dytë është zonja Spiropali e cila e kishte marrë si punë me kohë të plotë, por jo seriozisht”, tha Vangjeli.

Analisti Lorenc Vangjeli: ‘Ja dy socialistët që u mërzitën më shumë pas dorëheqjes së Bashës’ Read More »

Flor Binaj lë pas aktrimin i futet politikës, së shpejti me një parti të re

Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj duket se ka plane të mëdha për të ardhmen.

Aktori nuk ka marrë pjesë gjatë javëve të fundit në “Portokalli”, ku edhe vetë njoftoi se do të mungojë për një kohë, por pa përcaktuar se sa, teksa shkruante se mungesa vjen për diçka të madhe që po përgatit.

“Do të mungoj edhe këtë të diel dhe nuk e di se sa. E para nuk ka lidhje me pro testën, ka lidhje me diçka më të madhe për të cilën do t’ju flas në ditët në vazhdim”, është shprehur aktori pak ditë më parë.

“Kryefjala” raporton se aktori do të krijojë një parti të re politike. Si duket Binaj do të lërë aktrimin dhe do t’i futet politikës. Kryefjala

Flor Binaj lë pas aktrimin i futet politikës, së shpejti me një parti të re Read More »