Politike

73 vite nga themelimi i shkollës ”Skënderbej”, Meta: Shtyllë e atdhedashurisë

Në nder të 73-vjetorit nga themelimi i shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej” në Tiranës që nga 28 marsi i vitit 1945. Presidenti i Republikës ka vlerësuar kontributin e madh të kësaj shkolle, në të cilën studiuan mbi 33 mijë të rinj, në një aktivitet të veçantë në Muzeun Kombëtar në Tiranë.

“Skënderbegasit” kudo ku kanë qënë, tha ai, ”kanë qënë njerëz me personalitet e integritet dhe janë promovuar kudo në detyrat e ndryshme. Mirënjohje për të gjithë skënderbegasit, nxënësit dhe mësuesit, që me dashurinë e tyre bënë që kjo shkollë të ishte dhe të mbetej një nga shtyllat më të forta të atdhedashurisë dhe patriotizmit. Sot mbushen 73 vjet nga themelimi i shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej” në Tiranës; dita e parë e saj ishte 28 marsi i vitit 1945”.

Kreu i Shtetit e ka vlerësuar maksimalisht kontributin e kësaj shkolle, në të cilën studiuan mbi 33 mijë të rinj, në një aktivitet të veçantë në Muzeun Kombëtar në Tiranë.

“Skënderbegasit” kudo ku kanë qënë”, tha Meta, ”kanë qënë njerëz me personalitet e integritet dhe janë promovuar kudo në detyrat e ndryshme. Mirënjohje për të gjithë skënderbegasit, nxënësit dhe mësuesit, që me dashurinë e tyre bënë që kjo shkollë të ishte dhe të mbetej një nga shtyllat më të forta të atdhedashurisë dhe patriotizmit”.

73 vite nga themelimi i shkollës ”Skënderbej”, Meta: Shtyllë e atdhedashurisë Read More »

Edi Rama dhe Rusia

Muajt e fundit çështja e ndikimit rus direkt ose indirekt ka qenë tema e ditës në politikën shqiptare. Në gjithë këtë histori ka një politikan që po përfiton mjeshtërisht në politikën e brendshme dhe në atë rajonale. Kryeministri Edi Rama po e përdor rreshtimin e Shqipërisë proBE kundër Rusisë për të rregulluar imazhin qeverisë së tij te ndërkombëtarët dhe për ‘larje hesapesh’ me opozitën në Tiranë.

Edi Rama po bën namin në Bruksel dhe në mediat ndërkombëtare se Rusia ka blerë liderin e PD-së Lulzim Basha dhe se Moska po afrohet drejt Shqipërisë, ndaj na hapni dyert për në Bashkimin Europian ose ndryshe…

Si fillim është përfitimi politik i Ramës te ndërkombëtarët, gjë që nuk është e gabuar, përkundrazi tregon zgjuarsi politike. Gjatë dy viteve të fundit, përballë refuzimit të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave, kryeministri shqiptar ka zgjedhur të kërcënojë me rrezikun rus në rajon. Sa herë që shkon në Bruksel dhe sa herë që jep intervista në mediat perendimore, Edi Rama kujdeset që të jap një mesazh të qartë. Bashkimi Europian duhet të shpejtojë me integrimin e Ballkanit dhe Shqipërisë në Bashkimin Europian, pasi në rajon rrezikon të shtrihet ndikimi i fortë rus. Një qëndrim i tillë i një kryeministri të Ballkanit ngacmon atje ku duhet zyrtarët e Brukselit. Nga ndikimi rus dridhen të gjithë në Bruksel. Mali i Zi një vit më parë kaloi thuajse një grusht shteti për shkak të ndikimit rus, të paktën kështu u tha në mediat botërore. Në Maqedoni ndikimi i Kremlinit në politikën e ditës është i dukshëm akoma, pasi Presidenti mbetet i linjës ruse. Ndërsa Serbia pranon se do të hyjë në BE, por edhe do të ruajë raporte tejet speciale ushtarake me Rusinë. Në këtë situatë, Edi Rama merr rolin e atij që shantazhon duke i bërë presion BE-së që ose na pranoni në Union ose erdhi Rusia! Sigurisht në Shqipëri nuk ka gjasa që kjo të ndodhë, pasi integrimi në BE është një projekt kombëtar i gjithë partive dhe qeverive, por Rama e përdor me mjeshtëri këtë kartë duke treguar gogolin rus në Bruksel.

Në foto: Kryeministri Rama dhe ambasadori rus në Tiranë

Nga ana tjetër edhe rreshtimi te vendet që përzunë diplomatët rusë nga Shqipëria, veç interesit të Shqipërisë si vend i NATO ka brenda edhe interesin pragmatik të qeverisë “Rama”. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm pranuan menjëherë kërkesën e SHBA dhe BE për dëbimin e diplomatëve rus. Arësyet pse e pranuan nuk ka të bëjë me ndjeshmërinë për çështjen “Skripali” dhe Britaninë dhe as me shqetësimin e Edi Ramës për ndikimin rus. Përzënia e diplomatëve ishte një rast i mirë për qeverinë të përmirësonte marrëdhëniet dhe imazhin e saj te BE dhe SHBA. Qeveria “Rama” ka jo pak probleme me imazhin e saj gjatë mandatit të parë, kur e ktheu vendin në eksportuesin më të madh të hashashit në Europë e ku bandat kriminale shqiptare po bëjnë terror në disa shtete perendimore.

Edi Rama ka probleme edhe me votimet e pamenduara kundër SHBA në OKB. Ka probleme dhe me nivelin e korrupsionit dhe mosndëshkimin e krimit. Janë çështje që kanë jo pak peshë në diplomacinë shqiptare dhe merren në konsideratë në momentin që do votohet për integrimin. Për të joshur BE-në qeveria shqiptare nuk u mendua gjatë në përzënien e diplomatëve rus, madje shkoi edhe më tej duke publikuar identitetin e tyre duke tejkaluar edhe praktikën ndërkombëtare. Si rregull emrat e diplomatëve nuk publikohen nga qeveria. Sigurisht askush nuk kritikon qeverinë për pozicionim e saj në krah të SHBA dhe BE, pasi mbi 95 % e shqiptarëve janë pro amerikanë.

Loja e Ramës mbi rrezikun rus në rajon është taktikë që jep efekt dhe duhet njohur si meritë diplomatike e kryeministrit. Ajo që është e gabuar dhe e dëmshme në këtë histori është “sallata ruse” me opozitën. PS dhe personalisht Edi Rama ka futur në skenarin e tij me Rusinë kryetarin e  PD-së Lulzim Bashën. Në panoramën e madhe të zhvillimeve gjeopolitike ky sulm i politikës së ditës në Tiranë duket i parëndësishëm, por në fakt efekti mund të jetë i madh për opozitën dhe vendin. Në fushatën ndaj Rusisë në gjithë kancelaritë evropiane dhe SHBA, prezantimi nga PS-ja për Lulzim Bashën si politikan i financuar nga rusët mund të sjellë pasoja në zhvillimet politike. Nuk është çudi që Edi Rama të justifikojë nesër gjithë problemet e vendit me zgjedhjet, krimin, korrupsionin etj me faktin se qeverisja e tij nuk është e mirë, por të paktën nuk është pro ruse si opozita. Një strategji e tillë, edhe pse naive, ka më shumë se një muaj që është qëndrim zyrtar i përditshëm i deklaratave të PS dhe Qeverisë.

Në mënyrë paradoksale, rreziku rus po e “ndihmon” Edi Ramën për integrimin, por edhe për të qeverisur i qetë, ndërkohë që ka njëmijë probleme varfërie, krimi, korrupsioni, ku oligarkët përcaktojnë lejet, koncensionet, fitimet,etj.

Edi Rama është konvertuar në një antirus i madh, ndonëse brenda vetes “vdes” të shkojë në Moskë si kryeministër.

Dit Bushatlliu

Edi Rama dhe Rusia Read More »

KQZ paralajmëron gjoba për 110 parti politike: Dorëzoni raportet financiare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bërë thirrje partive politike që nuk kanë dorëzuar raportet financiare për 2017, ta bëjnë atë pasi në të kundërt do të gjobitën.

Në një dalje për mediat, nga KQZ zëdhënësja Drilona Hoxha tha se nga 128 parti, vetëm 18 kanë dorëzuar raportin.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjve është i vendosur të respektojë ligjin, ndaj ju kujtojmë se afati për dorëzimin e raporteve financiare është data 31 mars 2018 dhe shkelja e afatit të dorëzimit të raportit financiar në kohën e duhur apo paraqitja e tyre në shkelje të formateve të standardizuara, të miratuara nga KQZ, në zbatim të nenit 23/4 të ligjit “Për partitë politike”, dënohet me gjobë nga 50.000-100.000 lekë”, thuhet në njoftimin e KQZ.

Gjithashtu KQZ ftoi ekspertët kontabël të licensuar që të shprehin interesin e tyre pranë KQZ-së, për auditimin e fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike gjatë vitit kalendarik 2017.

KQZ paralajmëron gjoba për 110 parti politike: Dorëzoni raportet financiare Read More »

Vuçiç kërcënon Kosovën: Do përgjigjemi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka reaguar sot për arrestimin e qeveritarit serb që hyri pa leje në Kosovë. Në reagimin e tij ka konfirmuar se edhe policë serbë në uniforma të policisë së Kosovës kanë marrë pjesë në arrestimin e Gjuriç, të cilin, ai e ka quajtur “kidnapim”.

“Ata që morën pjesë në kidnapimin e Gjuriq do të përgjigjen, e në mesin e tyre edhe dy serbë që ndihmuan për këtë” ka thënë Vuçiç. Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, në emisionin Pressing në T7, ka thënë se në operacionin e sotëm në Veri të Mitrovicës ku u arrestua Marko Gjuriq kishin marrë pjesë edhe policët e komunitetit serbë.

Presidenti serb i është drejtuar kombit serb pas mbledhjes së Këshillit për Siguri. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas arrestimit të Marko Gjuriç duke e quajtur provokim brutal dhe akt kriminal që autoritetet e Prishtinës sipas tij e kanë zhvilluar të ndihmuar nga ndonjë shtet perëndimor.

Ai i ka quajtur terroristë shqiptarët duke e involvuar edhe EULEX’in në gjithë këtë pasi, sipas tij, edhe dy vetura të EULEX’it kanë qenë të përfshira në aksion. Vuçiç po ashtu ka thënë se Gjuriç do të pranohet në një spital në Serbi për t’u trajtuar.

Vuçiç kërcënon Kosovën: Do përgjigjemi Read More »

Ministria e Jashtme konfirmon largimin e dy diplomatëve

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njohur Ambasadën Ruse me vendimin për të shpallur si persona të padëshirushëm 2 diplomatët rusë.

Sot, në datë 26 mars 2018, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u thirr Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Shqiperisë, SHTZ Aleksander Karpushin, të cilit i’u komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik”,- thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme.

Sipas burimeve nga ministria e Jashtme shqiptare, diplomatët e dëbuar janë; Vladislav. Filipov, atashe ushtarak dhe Sekretari i Parë i Ambasadës ruse Aleksei Balashov.

 

Ministria e Jashtme konfirmon largimin e dy diplomatëve Read More »

PD dhe LSI pritet të shpallin koalicionin

Shumë shpejt PD dhe LSI pritet që të shpallin koalicionin e përbashkët për vazhdimësinë dhe zgjedhjet vendore të 2019. Këto dy forca politike kanë bashkëpunuar kohët e fundit në shumë nisma duke qenë kundër qeverisë.

Tashmë pritet që kjo të konfirmohet edhe zyrtarisht përmes një deklarate të përbashkët të PD dhe LSI nga kryeqyteti. Monika Kryemadhi, kryetare e LSI ishte në Shkodër tek zonat e përmbytura dhe është nisur urgjenisht drejt Tiranës për një mbledhje që pritet të zhvillohet me PD. Tashmë këto dy forca politike pritet që të shpallin edhe zyrtarisht koalicionin. Kjo pritej që të ndodhte por jo në këtë moment ndaj është edhe disi surprizë.

Tashmë pritet për t’u parë se cilat do të jenë reagimet nga mazhoranca por edhe si do ta presin shqiptarët këtë rikthim të një koalicioni mes PD dhe LSI. Interesante është edhe se çfarë do të bëjnë vetë demokratët pasi shumë prej tyre nuk janë dakord për një koalicion të tillë por për kreun e PD Lulzim Basha nuk mbetet rrugë tjetër për të ardhur në pushtet përveçse me LSI përkrah.

PD dhe LSI pritet të shpallin koalicionin Read More »

Si po ja ‘lyp’ Monika Edit?

Gati 9 muaj pas zgjedhjeve të 25 Qershorit, LSI është shfaqur e luhatur, sa nga njëri kamp në tjetrin.

Një vëzhgim i thjeshtë i bërë nga CNA.al, ka konstatuar një qëndrim ndryshe të LSI përgjatë kësaj periudhe.

Ka  një sjellje agressive në opinionin publik, por edhe çizme ndaj Edi Ramës, por, nuk ka asnjë qëndrim të plotë politik dhe as një akuzë ndaj ministrit kryesor të Qeverisë,Fatmir Xhafaj, por edhe  as ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

LSI dhe Monika nuk flasin për kokainën e ngelur jetime, por as për fëmijët e vrarë në Sharrë.

Në daljen e fundit televizive Monika Kryemadhi gati sa tha, se ishte  gatshme ta votonte për kryebashkiak Erion Veliajn.

“Uroj që Edi Rama të rikandidojë Veliajn për Tiranës. Do ta mendojmë bashkëpunimin dhe vendimtare janë teatri dhe kullat. Erion Veliaj ka një gjë të mirë, nuk ka lidhje me njerëzit e krimit dhe të drogës. Tirana ka ndryshuar”, tha Kryemadhi, pak ditë më parë në një emision televiziv.

Ndërkohë janë  edhe disa qëndrime të kryetares së LSI, Kryemadhi, pro Fatmir Xhafajt.

Që nga protesta kur mbështeti publikisht sjelljen e tij e më pas tek vetingu në Polici dhe ende nuk ka asnjë qëndrim kritik të LSI ndaj Xhafajt.

Më 6 mars 2018, Lëvizja Socialiste për Integrim ka bashkuar votat me Partinë Socialiste , duke votuar ligjin e vetingut në polici.

Nga ana tjetër Veliaj është njeriu, që duket si pasardhës i Edi Ramës dhe ose  për intrigue apo thjesht për ndonjë interes kullash, LSI hesht.

Megjithëse,  pretendon se është në opozitë i ka dhënë jo pak por 5 këshilltarë “lali Erit”. Nga ana tjetër kryebashkiaku është njeriu që nuk akuzohet as nga opozita.  Daljet dhe qëndrimet ndaj tij janë sporadike, megjithëse aferat dhe veprimet  e tij nuk janë vetëm skandale korruptive, por raste që përflasin për krime si ai i Ardit Gjokleajt, për të cilin Veliaj s’ka mbajtur asnjë përgjegjësi,

Fatmir Xhafaj, që pretendon se është njeriu i reformës në drejtësi dhe pretendon për një veting në polici, është

ministri i skandaleve, njeriu që në 7 muaj, në bazë të statistikave nuk ka bërë gjë tjetër, por thjesht e ka lëshuar

vendin në duart e krimit.

 

Paturpësisht në mënyrë kriminale, 600 kg kokainë, e cila u kap në Maminas, e ka lënë me pronarë një amdinistratorë dhe një shoferë.

Për këto nuk flet LSI nuk thotë asnjë fjalë, përkundrazi Monika vlerëson Xhafajn, vlerëson dhe Veliajn, a thua se LSI është sa në pushtet dhe sa në opozitë.

Duket e neveritshme sjellja e partisë së Ilir Metës që sot drejtohet nga gruaja e tij.

LSI , dy instrumentat kryesorë të Edi Ramës, siç është Veliaj dhe Xhafaj nuk i sulmon edhe pse ata janë të zhytur në skandale korrupsioni dhe të zhytur në llumin e krimit.

Përtej një flirti me Edi Ramën LSI ka dy halle, lejet e pallateve të “lali Erit” dhe kërkon mbështetjen e Xhafajt dhe policisë për të mos ia rrëmbyer hajdutët që mund të bien në rrjetën e drejtësisë.

LSI pretendon se  është opozitë edhe me Lulzim Bashën, por sulmon gjatë gjithë kohës vetëm Edi Ramën, ministrat e tij besnikë dhe kryebashkiaku i përkëdhel çdo ditë me qetësi dhe dashuri për të çuar më tej interesat e saj klineteliste, për të zgjidhur hallet e xhepit, të partisë që u krijua nga pazaret për pazaret dhe do të jetojë vetëm me pazare.

Si po ja ‘lyp’ Monika Edit? Read More »

Adriatik Llalla, pastrim parash; pas SHBA dhe Gjermania i refuzon kërkesën për qëndrim. Gati refuzimi nga shtete të tjera të BE

Ajo që ka paralajmëruar “Pamfleti” herë pas here se ish kryeprokurori Adriatik Llalla do të arrestohet me sa duket po bëhet realitet.

Muaj më parë “Pamfleti” bëri publike akuzat që rëndonin mbi Adriatik Llallën dhe tashmë prangat për të janë më afër se kurrë.

Kjo dhe për faktin se pas SHBA, është dhe Gjermania ajo që njofton sipas burimeve të brendshme të ambasadës, se ia ka refuzuar kërkesën për kohëqëndrim në Gjermani.

Mediat e kanë bërë të ditur këtë fakt, ndërkohë që “Pamfleti” e lajmëroi javë më parë.

Mësohet se Lllalla nuk ka të drejtë të qëndrojë me familjen e tij në Këln të Gjermanisë, ku me paratë e përfituara përmes ryshfetit e të pastrimit të parave, ka blerë dhe një shtëpi luksoze.

Nga ana tjetër po nga Gjermania vjen mandata tjetër për Llallën. Kështu media zyrtare gjermane që transmeton dhe në gjuhën shqipe Deutsche Welle teksa bën një analizë mbi ecurinë e “Vettingut” në Shqipëri, evidenton akuzat për pastrim parash, abuzim me detyrën dhe tjetërsim pronash.

Pavarësisht se thotë se nuk ka një njoftim zyrtar se ish prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla do të arrestohet, përmendja e këtij fakti lë për të kuptuar se arrestimi i tij është shumë afër.

Përmes gazetares së saj në Tiranë, DW shkruan se “rasti më domethënës është ai i ish- Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, ndaj të cilit Prokuroria ka hapur ҫështje penale për pastrim parash në përmasa të mëdha, edhe pse Llalla deklaroi para se të fillonte vettingu largimin vullnetar nga drejtësia. Atë që nuk e bëri dot organi i akuzës i drejtuar nga Llalla, që erdhi në krye të Prokurorisë më 2012 dhe qëndroi deri në mbyllje të mandatit 5 vjeҫar, më 3 dhjetor 2017, e nisi Departamenti Amerikan i Shtetit.

Muajin e kaluar, ai mori vendimin që ish-kryeprokurori dhe familja e tij të futen në listën e zezë dhe të mos u lejohet hyrja në SHBA “për shkak të përfshirjes së tij në raste të mëdha korrupsioni”. Por sipas medias gjermane, “fakte dhe dokumenta zyrtare, të botuara në media, kanë bërë transparente për publikun shit-blerje tokash, ullishtesh, në sipërfaqje të mëdha dhe pasurish të paluajtshme që ish-Prokurori i Përgjithshëm i blinte shumë lirë dhe pasi bëhej rivlerësimi i tyre, i shiste 20-30 herë më shtrenjtë.

Dokumentet zyrtare flasin për transaksione financiare me persona me precedentë penalë që lidhen me krime të rënda.

Hetimi ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla është një sinjal se për kulturën e pandëshkueshmërisë, të betonizuar në Shqipëri prej më shumë se dy dekadash, po fillon procesi i ҫmontimit.

Burime diplomatike në Tiranë, që ndjekin nga afër këtë proces thanë për DW se rasti i ish-Prokurorit të Përgjithshëm është vetëm fillimi i kapjes së “peshqve të mëdhenj” që do ndiqet se shpejti dhe nga raste të tjera”.

Burime diplomatike thonë se në tavolinën e Arta Markut në Prokurorinë e Përgjithshme ka mbërritur dokumentacioni i plotë për të gjitha aferat dhe pastrimin e parave të Adriatik Llallës.

Njëherësh kanë mbërritur dhe dokumente dhe prova nga Gjermania, se ku i ka dërguar dhe investuar një pjesë të këtyre parave të pastruara, për banesa dhe depozitim në bankat gjemane. Por refuzimi i qëndrimit në Gjermani për Llallën, që pritet të pasohet dhe nga shtete të tjera të BE.

Nje veprim i tillë tregon se qelia për ish Kryeprokurorin Adriatik Llalla është afër dhe arrestimi i tij është çështje ditësh.

Adriatik Llalla, pastrim parash; pas SHBA dhe Gjermania i refuzon kërkesën për qëndrim. Gati refuzimi nga shtete të tjera të BE Read More »