Kryeministri Edi Rama nuk le rast pa ia kujtuar Sali Berishes goditjen qe procesi i Vettingut i dha anetarit te Gjykates Kushtetuese Fatos Lulo.
Gjyqtari Lulo nuk arriti te justifikoje pasurine e tij, duke kaluar per hetim dhe perjashtuar nga gjyqesori, nderkohe qe ish kryeministri Berisha e mori ne mbrojtje.
Rama shprehet se goditja ligjorev qe i dha anetarit te Kushtetueses Lulo, e ka hidheruar shume liderin historik te PD.
“Nisja e Vetingut me goditje ligjore për subjektin e parë që kaloi sitën e këtij procesi historik për drejtësinë shqiptare, e ka hidhëruar liderin historik të PD-së dhe partinë e tij, por asnjë baltosje e mëtejshme e Vetingut nuk ka shans ta frenojë pastrimin e Pallatit të Drejtësisë nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar”,shkruan Rama ne rrjetin social.
Nderkohe qe jep live deklaraten e kreut te komisionit te ligjeve deputetin e PS Ulsi Manja.
BMI Research, pjesë e grupit të njohur ndërkombëtar të vlerësimit, Fitch, në raportin e fundit për indeksin e rrezikut në Europën Juglindore, të sapopublikuar vlerëson se Shqipëria do të ketë një rritje të kënaqshme në 2018-n, ndonëse më të ulët se sa në vitin 2017, ndërsa është më e shqetësuar për situatën politike, që mund të ndikojnë në klimën e investimeve.
Në pjesën për Shqipërinë, raporti thekson se i qëndron perspektivës pozitive për ekonominë shqiptare, duke besuar se konsumi i fortë privat dhe investimet do të orientojnë rritjen mbi trendin mesatar, edhe pse pritet një ulje e kërkesës së jashtme në vitet në vijim. Rreziqet politike po rriten mes protestave në shkallë të gjerë kundër qeverisë së partisë Socialiste, të cilat mund të ndikojnë në klimën e investimeve, thotë raporti.
Për vitin 2018, BMI i qëndron parashikimit se ekonomia do të rritet me 3.7%. Megjithëse kjo është më e ulët se parashikimi i vitit 2017, kur pritet që ekonomia të jetë rritur me 4%, ajo mbetet shumë mbi mesataren e rritjes prej 2% në periudhën 2011-2016.
“Ekonomia e brendshme do të mbetet e mbështetur nga inflacioni i ulët, politika e lehtësuar monetare, rënia e inflacionit dhe një investim i fuqishëm në gazsjellës, i cili do të zbusë ndikimin e një mjedisi të jashtëm disi më të dobët, pasi normat e rritjes së Evropës Perëndimore do të ngadalësohen disi. Kërcënimi më i madh për këtë pikëpamje optimiste rrjedh nga mjedisi politik, veçanërisht nga rreziku që demonstratat kundër qeverisë së Partisë Socialiste (PS) të kryesuar nga kryeministri Edi Rama, të dëmtojnë funksionimin e ekonomisë ose të çojnë në rënien e qeverisë”, thuhet specifikisht në raport.
Rreziku politik në rritje
Pavarësisht nga pikëpamja optimiste për ekonominë, rreziqet negative janë rritur së fundmi. Në janar, mbështetësit e Partisë Demokratike (PD) dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim të opozitës organizuan protesta në shkallë të gjerë kundër qeverisë së PS-së për shkak të akuzave për korrupsion në parlament.
“Në ambientin politik të polarizuar i Shqipërisë ndodhin shpesh protesta pa ndikim në ekonomi. Megjithatë, me këtë rast bashkimi i partive opozitare – të cilët së bashku mbajnë vetëm katër vende më pak se PS – mund të përbëjnë një kërcënim të madh për jetëgjatësinë e qeverisë. Vazhdimi i protestave do t’i bëjë investitorët më të kujdesshëm. Një rënie e qeverisë dhe zgjedhjet që mund të pasojnë vetëm sa do të përkeqësojnë pasigurinë e politikës dhe do të çojnë në një rritje më të ulët sesa që ne aktualisht presim”, thuhet në raport.
Përmirësim në afatin e gjatë
Indeksi I BMI’s i rendit vendet në një shkallë nga 0-100, duke i vlerësuar stabilitetin afatshkurtër dhe afatgjatë politik, perspektivën afatshkurtër ekonomike, potencialin afatgjatë ekonomike dhe barriera operacionale për të bërë biznes.
Për Shqipërinë, si në aspektin politik ashtu dhe ekonomik, perspektiva pritet të përmirësohet. Aktualisht për stabilitetin politik Shqipëria vlerësohet me 59.8 pikë, së bashku me malin e Zi, më i larti në Ballkanin Perëndimor. Në afatin e gjatë, indeksi pritet të shkojë 71.3.
Për Ekonominë, Shqipëria merr sot 41.5 pikë, ndër më të ulëtat në rajonin e Ballkanit Perëndimor, së bashku me Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën. Në afatin e gjatë, indeksi pritet të shkojë në 49.1, por sërish do të jetë ndër më të ulëtit në rajon. Shteti me perspektivën më të dobët ekonomike vlerësohet Kosova, me 38.4 pikë në afatin e gjatë, në përkeqësim me situatën aktuale. Vlerësimin më të lartë për perspektivën ekonomike e merr Maqedonia, me indeks 55.8./monitor/
Në nder të 73-vjetorit nga themelimi i shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej” në Tiranës që nga 28 marsi i vitit 1945. Presidenti i Republikës ka vlerësuar kontributin e madh të kësaj shkolle, në të cilën studiuan mbi 33 mijë të rinj, në një aktivitet të veçantë në Muzeun Kombëtar në Tiranë.
“Skënderbegasit” kudo ku kanë qënë, tha ai, ”kanë qënë njerëz me personalitet e integritet dhe janë promovuar kudo në detyrat e ndryshme. Mirënjohje për të gjithë skënderbegasit, nxënësit dhe mësuesit, që me dashurinë e tyre bënë që kjo shkollë të ishte dhe të mbetej një nga shtyllat më të forta të atdhedashurisë dhe patriotizmit. Sot mbushen 73 vjet nga themelimi i shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej” në Tiranës; dita e parë e saj ishte 28 marsi i vitit 1945”.
Kreu i Shtetit e ka vlerësuar maksimalisht kontributin e kësaj shkolle, në të cilën studiuan mbi 33 mijë të rinj, në një aktivitet të veçantë në Muzeun Kombëtar në Tiranë.
“Skënderbegasit” kudo ku kanë qënë”, tha Meta, ”kanë qënë njerëz me personalitet e integritet dhe janë promovuar kudo në detyrat e ndryshme. Mirënjohje për të gjithë skënderbegasit, nxënësit dhe mësuesit, që me dashurinë e tyre bënë që kjo shkollë të ishte dhe të mbetej një nga shtyllat më të forta të atdhedashurisë dhe patriotizmit”.
Muajt e fundit çështja e ndikimit rus direkt ose indirekt ka qenë tema e ditës në politikën shqiptare. Në gjithë këtë histori ka një politikan që po përfiton mjeshtërisht në politikën e brendshme dhe në atë rajonale. Kryeministri Edi Rama po e përdor rreshtimin e Shqipërisë proBE kundër Rusisë për të rregulluar imazhin qeverisë së tij te ndërkombëtarët dhe për ‘larje hesapesh’ me opozitën në Tiranë.
Edi Rama po bën namin në Bruksel dhe në mediat ndërkombëtare se Rusia ka blerë liderin e PD-së Lulzim Basha dhe se Moska po afrohet drejt Shqipërisë, ndaj na hapni dyert për në Bashkimin Europian ose ndryshe…
Si fillim është përfitimi politik i Ramës te ndërkombëtarët, gjë që nuk është e gabuar, përkundrazi tregon zgjuarsi politike. Gjatë dy viteve të fundit, përballë refuzimit të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave, kryeministri shqiptar ka zgjedhur të kërcënojë me rrezikun rus në rajon. Sa herë që shkon në Bruksel dhe sa herë që jep intervista në mediat perendimore, Edi Rama kujdeset që të jap një mesazh të qartë. Bashkimi Europian duhet të shpejtojë me integrimin e Ballkanit dhe Shqipërisë në Bashkimin Europian, pasi në rajon rrezikon të shtrihet ndikimi i fortë rus. Një qëndrim i tillë i një kryeministri të Ballkanit ngacmon atje ku duhet zyrtarët e Brukselit. Nga ndikimi rus dridhen të gjithë në Bruksel. Mali i Zi një vit më parë kaloi thuajse një grusht shteti për shkak të ndikimit rus, të paktën kështu u tha në mediat botërore. Në Maqedoni ndikimi i Kremlinit në politikën e ditës është i dukshëm akoma, pasi Presidenti mbetet i linjës ruse. Ndërsa Serbia pranon se do të hyjë në BE, por edhe do të ruajë raporte tejet speciale ushtarake me Rusinë. Në këtë situatë, Edi Rama merr rolin e atij që shantazhon duke i bërë presion BE-së që ose na pranoni në Union ose erdhi Rusia! Sigurisht në Shqipëri nuk ka gjasa që kjo të ndodhë, pasi integrimi në BE është një projekt kombëtar i gjithë partive dhe qeverive, por Rama e përdor me mjeshtëri këtë kartë duke treguar gogolin rus në Bruksel.
Në foto: Kryeministri Rama dhe ambasadori rus në Tiranë
Nga ana tjetër edhe rreshtimi te vendet që përzunë diplomatët rusë nga Shqipëria, veç interesit të Shqipërisë si vend i NATO ka brenda edhe interesin pragmatik të qeverisë “Rama”. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm pranuan menjëherë kërkesën e SHBA dhe BE për dëbimin e diplomatëve rus. Arësyet pse e pranuan nuk ka të bëjë me ndjeshmërinë për çështjen “Skripali” dhe Britaninë dhe as me shqetësimin e Edi Ramës për ndikimin rus. Përzënia e diplomatëve ishte një rast i mirë për qeverinë të përmirësonte marrëdhëniet dhe imazhin e saj te BE dhe SHBA. Qeveria “Rama” ka jo pak probleme me imazhin e saj gjatë mandatit të parë, kur e ktheu vendin në eksportuesin më të madh të hashashit në Europë e ku bandat kriminale shqiptare po bëjnë terror në disa shtete perendimore.
Edi Rama ka probleme edhe me votimet e pamenduara kundër SHBA në OKB. Ka probleme dhe me nivelin e korrupsionit dhe mosndëshkimin e krimit. Janë çështje që kanë jo pak peshë në diplomacinë shqiptare dhe merren në konsideratë në momentin që do votohet për integrimin. Për të joshur BE-në qeveria shqiptare nuk u mendua gjatë në përzënien e diplomatëve rus, madje shkoi edhe më tej duke publikuar identitetin e tyre duke tejkaluar edhe praktikën ndërkombëtare. Si rregull emrat e diplomatëve nuk publikohen nga qeveria. Sigurisht askush nuk kritikon qeverinë për pozicionim e saj në krah të SHBA dhe BE, pasi mbi 95 % e shqiptarëve janë pro amerikanë.
Loja e Ramës mbi rrezikun rus në rajon është taktikë që jep efekt dhe duhet njohur si meritë diplomatike e kryeministrit. Ajo që është e gabuar dhe e dëmshme në këtë histori është “sallata ruse” me opozitën. PS dhe personalisht Edi Rama ka futur në skenarin e tij me Rusinë kryetarin e PD-së Lulzim Bashën. Në panoramën e madhe të zhvillimeve gjeopolitike ky sulm i politikës së ditës në Tiranë duket i parëndësishëm, por në fakt efekti mund të jetë i madh për opozitën dhe vendin. Në fushatën ndaj Rusisë në gjithë kancelaritë evropiane dhe SHBA, prezantimi nga PS-ja për Lulzim Bashën si politikan i financuar nga rusët mund të sjellë pasoja në zhvillimet politike. Nuk është çudi që Edi Rama të justifikojë nesër gjithë problemet e vendit me zgjedhjet, krimin, korrupsionin etj me faktin se qeverisja e tij nuk është e mirë, por të paktën nuk është pro ruse si opozita. Një strategji e tillë, edhe pse naive, ka më shumë se një muaj që është qëndrim zyrtar i përditshëm i deklaratave të PS dhe Qeverisë.
Në mënyrë paradoksale, rreziku rus po e “ndihmon” Edi Ramën për integrimin, por edhe për të qeverisur i qetë, ndërkohë që ka njëmijë probleme varfërie, krimi, korrupsioni, ku oligarkët përcaktojnë lejet, koncensionet, fitimet,etj.
Edi Rama është konvertuar në një antirus i madh, ndonëse brenda vetes “vdes” të shkojë në Moskë si kryeministër.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bërë thirrje partive politike që nuk kanë dorëzuar raportet financiare për 2017, ta bëjnë atë pasi në të kundërt do të gjobitën.
Në një dalje për mediat, nga KQZ zëdhënësja Drilona Hoxha tha se nga 128 parti, vetëm 18 kanë dorëzuar raportin.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjve është i vendosur të respektojë ligjin, ndaj ju kujtojmë se afati për dorëzimin e raporteve financiare është data 31 mars 2018 dhe shkelja e afatit të dorëzimit të raportit financiar në kohën e duhur apo paraqitja e tyre në shkelje të formateve të standardizuara, të miratuara nga KQZ, në zbatim të nenit 23/4 të ligjit “Për partitë politike”, dënohet me gjobë nga 50.000-100.000 lekë”, thuhet në njoftimin e KQZ.
Gjithashtu KQZ ftoi ekspertët kontabël të licensuar që të shprehin interesin e tyre pranë KQZ-së, për auditimin e fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike gjatë vitit kalendarik 2017.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka reaguar sot për arrestimin e qeveritarit serb që hyri pa leje në Kosovë. Në reagimin e tij ka konfirmuar se edhe policë serbë në uniforma të policisë së Kosovës kanë marrë pjesë në arrestimin e Gjuriç, të cilin, ai e ka quajtur “kidnapim”.
“Ata që morën pjesë në kidnapimin e Gjuriq do të përgjigjen, e në mesin e tyre edhe dy serbë që ndihmuan për këtë” ka thënë Vuçiç. Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, në emisionin Pressing në T7, ka thënë se në operacionin e sotëm në Veri të Mitrovicës ku u arrestua Marko Gjuriq kishin marrë pjesë edhe policët e komunitetit serbë.
Presidenti serb i është drejtuar kombit serb pas mbledhjes së Këshillit për Siguri. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas arrestimit të Marko Gjuriç duke e quajtur provokim brutal dhe akt kriminal që autoritetet e Prishtinës sipas tij e kanë zhvilluar të ndihmuar nga ndonjë shtet perëndimor.
Ai i ka quajtur terroristë shqiptarët duke e involvuar edhe EULEX’in në gjithë këtë pasi, sipas tij, edhe dy vetura të EULEX’it kanë qenë të përfshira në aksion. Vuçiç po ashtu ka thënë se Gjuriç do të pranohet në një spital në Serbi për t’u trajtuar.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njohur Ambasadën Ruse me vendimin për të shpallur si persona të padëshirushëm 2 diplomatët rusë.
Sot, në datë 26 mars 2018, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u thirr Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Shqiperisë, SHTZ Aleksander Karpushin, të cilit i’u komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik”,- thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme.
Sipas burimeve nga ministria e Jashtme shqiptare, diplomatët e dëbuar janë; Vladislav. Filipov, atashe ushtarak dhe Sekretari i Parë i Ambasadës ruse Aleksei Balashov.
Shumë shpejt PD dhe LSI pritet që të shpallin koalicionin e përbashkët për vazhdimësinë dhe zgjedhjet vendore të 2019. Këto dy forca politike kanë bashkëpunuar kohët e fundit në shumë nisma duke qenë kundër qeverisë.
Tashmë pritet që kjo të konfirmohet edhe zyrtarisht përmes një deklarate të përbashkët të PD dhe LSI nga kryeqyteti. Monika Kryemadhi, kryetare e LSI ishte në Shkodër tek zonat e përmbytura dhe është nisur urgjenisht drejt Tiranës për një mbledhje që pritet të zhvillohet me PD. Tashmë këto dy forca politike pritet që të shpallin edhe zyrtarisht koalicionin. Kjo pritej që të ndodhte por jo në këtë moment ndaj është edhe disi surprizë.
Tashmë pritet për t’u parë se cilat do të jenë reagimet nga mazhoranca por edhe si do ta presin shqiptarët këtë rikthim të një koalicioni mes PD dhe LSI. Interesante është edhe se çfarë do të bëjnë vetë demokratët pasi shumë prej tyre nuk janë dakord për një koalicion të tillë por për kreun e PD Lulzim Basha nuk mbetet rrugë tjetër për të ardhur në pushtet përveçse me LSI përkrah.