Politike

Erdogan i kërkon Edi Ramës koka kurbani gylenistësh në Shqipëri!

Lufta për marrjen e gylenistëve nuk po mbyllet vetëm në Kosovë. Tash Erdogan është duke kërkuar nga Edi Rama, koka edhe në Shqipëri. Së fundmi, T7 mëson se Erdogan ka kërkuar shkarkimin e udhëheqësit të myslimanëve të Shqipërisë, Skënder Brucaj. Ndërsa ky i fundit ka thënë për T7, se askush nga qeveria nuk mund të ndikoj në shkarkimin e tij ani pse T7 mëson se Turqia ka kohë që është duke tentuar të fus duart në këte institucion

T7 mëson, presidenti turk kërkon shkarkimin e udhëheqësit të myslimanëve të Shqipërisë

“Operacioni i fundit në Kosovë nuk është as i pari, nuk do të jetë as i fundit. Prej këtu e falënderoj presidentin e Kosovës. Por kryeministrit i them ‘Turp”.

Kjo ishte deklarata Presidentit kontrovers të Turqisë, Rexhep Taip Ergodan, ditën kur kidnapuan dhe u deportuan nga Kosova gjashtë gylenistët.

Në këtë aksion, ndihmë të drejtpërdrejtë kishte dhënë Presidenti Hashim Thaci gjë të cilën e konfirmoi edhe vetë Erdogani i cili dërgoi falënderimie shefit të shtetit kosovar.

Mirëpo, Erdogan nuk do që të ndalet me kaq. Rrjetin e gylenisteve jo vetëm në Kosovë por edhe në vendet tjera, i dëshiron në burgjet turke,.

Erdogan filmin horror nuk po e përfundon vetëm në Kosovë. Ai që nga 2016 pasi që edhe përjetoi pucin ushtarak ndaj tij kishte bërë thirrje se të gjitha vendet të e ndihmojnë atë, që të arrestojë personat që kanë lidhje me Gylenin.

Televizioni T7, mëson se autokrati Erdogan ka kërkuar edhe nga Edi Rama që të shkarkojë nga detyra kryetarin e Komitetit mysliman në Shqipëri, Skender Brucaj. Udhëheqësi turk e ndërlidh Brucajn me rrjetin e gylenistëe në Ballkan.

Edhe pse nuk është bërë ende publike nga qeveria e Shqipërisë, T7 mëson nga burime shumë të sigurta se, Erdogan i ka thënë Ramës  që Brucaj është përkrahës i gylenistëve dhe për këtë shkak ai nuk duhet të jetë në krye të KMSH-së.

T7 ka kontaktuar me kryetarin e KMSH-së, Skender Brucaj ku ky i fundit ka thënë që një gjë e tillë nuk mund të ndodh.

Brucaj e ka arsyetuar mos shkarkimin e tij të pretenduar, duke thënë se kjo është e pamundur pasi që Kryetari i KMSH-së, zgjedhet ose shkarkohet vetëm nga instancat brenda institucionit, që janë të shkëputur nga politika dhe Qeveria.

Mirëpo, edhe pse Brucaj është treguar i rezervuar në përgjigje, T7 nga burimet e brendshme të këtij institucioni, ka mësuar  se Turqia shumë herë ka dashur të shtijë dorë në Komitetin mysliman të Shqipërisë.

Mësohet se para 8 vitesh kishte një tentative për puç institucional ndaj kryetarit te atëhershëm të ndjerit Selim Muça por grupi i mbeshtetur nga qeveria turke te udhëhequr nga Betim Truçi dhe Ermir Gjinishi (i akuzuari i vetëm për vrasjen e ish sekretarit te KMSH Sali Tivari) dështuan dhe gjykatat shqiptare u dhane përgjigjen e duhur.

Por, edhe pse Brucaj pretendon në këtë mënyrë, presidenti turk nuk ndalet vetëm me kaq.

Në vitin 2016 ambasada turke në Tiranë i kishte dërguar një shkresë Ministrisë se Arsimit, që të ndalojë vendosjen e simboleve të Turqisë, flamujt në shkollat në Shqipëri, pasi që ata pretendonin se disa prej atyre shkollave kanë lidhje me Gylenin.

Dhe pas kësaj shkrese, simbolet u larguan.

Por, kërkesat e turqve nuk mbaruan këtu. Erdogan kishte urdhëruar Edi Ramën  që edhe shkollat e lëvizjes së Gylenit të mbylleshin, por kjo kërkesë i rezultoi negativisht, Kërkesa të njëjta kishte pasur edhe për udhëheqësit e Kosovës, përfshirë Hashim Thacin, Isa Mustafën, Behgjet Pacollin, Enver Hoxhajn e Arsim Bajramin.

Sidoqoftë, edhe Kosova, edhe Shqipëria  i kishin kthyer mbrapsht kërkesën e Erdoganit me argumentin se për sa kohë janë të licencuara dhe përmbushin standardet shkollat s’kanë pse të mbyllen.

Ndryshe nga liderët e Kosovës që u ndihmojnë Turqisë në aksionë të tilla, të arrestohen profesorë të bijëve të tyre, në Shqipëri shkollat e tilla kenë mbrojtje dhe funksionajnë që nga dita e parë.

Televizioni shtatë mëson ekskluzivisht se ku kanë diplomuar disa nga fëmijët e ministrave shqiptarë.

Është vajza e ministres së arsimit Lindita Nikolla, Livia Nikolla e cila ka studiuar në universitetin “Epoka” , pastaj vajza e ish-ministres së integrimit, Majlinda Bregut, Kejda Ajvazi e cila ka studiuar tek Turgut Ozal. Në po të njëjtin kolegj pra “Turgut Ozal”, studimet i ka përfunduar edhe vajza e ish zv/kryeministrit tashme ministrit të bujqesisë, Niko Peleshit, Aleksia Peleshi. Shkollimin në kolegje turke, e bën edhe djali i Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, Bes Meta. Ky i fundit, studimet është duke i bërë në kolegjin “Turgut Ozal”.

Vec kolegjit “Turgut Ozal” dhe univeristetit “Epoka”, edhe fëmijët e Arta Marku Prokurore e Pergjithshme e Perkohshme, Blendi Klosi minister i Turizmit dhe Mjedisit, Taulant Balla deputet i PS, dhe

Flamur Noka – deputet i Partise Demokratike studiojnë në shkollat që pretendohet të kenë lidhje me gylenin.

T7 mëson listën e institucioneve arsimore që Erdogan i kërkon Kryeministrit të qeverisë shqiptare t’i mbyll ato.

Medresetë në Tiranë, Shkodër, Durrës, Kavajë, Elbasan, Berat dhe Korçë.

Kolegjet turke në Shqipëri, si kopshti “Mehmet Akif”, shkollat fillore dhe te mesme, për djem dhe për vajza.

Kolegji “Hasan Riza Pasha” në Shkodër si dhe Kolegjet “Turgut Ozal” në Tiranë dhe Durrës.

Kolegji Gulistan, Instituti i Edukimit Gulistan si fondacion, qendra e kurseve me emrin “Meridian”.

Fonadacioni i edukimit “SEMA”

Shkolla në gjuhën angleze, “Memorial International School of Tirana”.

Universitetet “Bedër” dhe “EPOKA”.

Qendrat kulturore, “Horizontet e Reja” dhe “Drita Islame”.

Jehona “Gylenistë” u bë më e zhurmshme prej ngjarjes së fundit që ndodhi të enjten që lam pas, kur në mëngjes policia e Kosovës bashkë me intelegjencën kosovare dhe turke dhe me urdhër të Ministrisë së brendshme kishte arrestuar gjashtë gylenistë, dhe po të njëjtit në procedurë të përshpejtuar ua kishte dorëzuar autoriteteve të Turqisë.

Shkak i kësaj ngjarje kryeministri Haradinaj shkarkoi ministrin e brendshëm Flamur Sefaj dhe drejtorin e AKi-së,Driton Gashi, ku pas shkarkimit, Erdogan kishte kërcënuar Haradinajn ndërsa Presidentit Thaci i kishte thurur vargje lavde.

Erdogan i kërkon Edi Ramës koka kurbani gylenistësh në Shqipëri! Read More »

Negociatat, Bushati: 17 prilli do të jetë një ditë e madhe për shqiptarët

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati nga Shkodra ka deklaruar se 17 prilli do të jetë një ditë e madhe për të gjithë shqiptarët, pasi Komisioni Europian do të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë.

“17 prilli do të jetë një ditë e madhe për të gjithë popullin, përtej qeverisë dhe opozitës” – theksoi Bushati.

Më parë edhe kryeministri Edi Rama është shprehur optimist për një rekomandim pozitiv, por fjalën e fundit e ka Këshilli i BE në qershor për hapjen e negociatave.

Shqipëria pret hapjen e negociatave, pasi në të gjitha takimet që drejtuesit e shtetit shqiptar kanë zhvilluar në Bruksel, por edhe në Tiranë me zyrtarët e BE kanë deklaruar se i kanë plotësuar të gjitha kushtet.

Nga Shkodra, Bushati, tha se pret që KE të konfirmojë reformat e bëra nga qeveria në Shqipëri, ndërsa shpreson që opozita të rikthehet në rrugën e arsyes duke mos qenë dakord me protestat e nisura.

“Kemi një ndryshim qëndrimi me opozitën por nuk është hera e parë. Shpresoj t’i rikthehen rrugës së arsyes. 17 prilli është një moment i rëndësishëm jo për qeverinë Edi Rama, jo për opozitën por është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Ne mendojmë se Komisioni Europian të propozojë nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE çka do të ishte një sukses për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shprehet ministri Bushati.

I pyetur nëse Shqipëria rrezikon që të marrë një përgjigje negative me 17 prill nga Komisioni Europian, ministri Bushati shkon edhe më tej duke thënë se përveç çeljes së negociatave pret që të nisë puna sfiduese për anëtarësimin e plotë në BE.

“Ne presim që Komisioni Europian në 17 prill të konfirmojë pikërisht reformat që janë bërë në Shqipëri dhe të propozojë nisjen e bisedimeve dhe më pas do të jetë një punë tjetër voluminoze me vendet anëtare të BE, siç dihet nevojitet konsensus i plotë në mënyrë që të nisë procesi i vështirë, sfidues për anëtarësim që nuk do të jetë aspak një proces i lehtë. Është shumë e vështirë të ecet me ‘nëse’ sepse ne po punojmë për këto që thashë”, theksoi ai.

Deklaratat, ministri Bushati i bëri pas një mbledhje në Partinë Socialiste të Shkodrës si koordinator politik i këtij qarku. Gjatë mbledhjes Bushati ishte kritik me disa prej drejtorëve sa i përket qasjes ndaj qytetarëve në shërbime, ashtu siç kërkoi që të nisë puna për fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 2019.

Negociatat per detin

Pavarësisht dështimit të takimit të dy kryeministrave në Korçë për Pashkët Ortodokse, Edi Rama dhe Aleksis Tsipras, bisedimet midis Shqipërisë e Greqisë vazhdojnë të jenë intensive. Për këtë arsye ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias do të vijë sërish të martën në Tiranë. Pa kaluar një javë nga vizita e fundit, kryediplomati grek do jetë përsëri në kryeqytetin shqiptar.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke. Sipas tyre vizita e Kotzias do të jetë në kuadrin e një turneu dy ditor në disa vende të të Ballkanit. Ministri i Jashtëm grek do të vizitojë për dy ditë Shqipërinë, Kosovën, Serbinë e në fund Shkupin. Takimi i fundit me ministrin shqiptar Ditmir Bushati nuk pati rezultatet, kjo pasi Kotzias vuri kusht që në tryezën e bisedimeve të mos përmendej termi Çamëri.

Negociatat, Bushati: 17 prilli do të jetë një ditë e madhe për shqiptarët Read More »

PD në kërkim të një lideri “popullor”

Thirrjet e Lulzimit për “mosbindje civile, mospagimin e taksave dhe tatimeve” si dhe thirrjet e tjera sa luftënxitëse aq edhe banale për një lider parti apo dhe grupim deputetësh, treguan se kjo opozitë ndodhet pa “kokë”, pa liderin e saj, pa drejtuesin e saj.

Shkruan Artur Ajazi

Më në fund Lulzim Basha i ka dhënë fund hamendësive të një pjese të deputetëve të rinj të grupimit të tij parlamentar, se “kryetari nuk ulet gjallë në tokë sepse do keqkuptohej nga Rama”. Por Lulzimi u ul, madje në mes të autostradës, duke e mbajtur fjalën për “protestën popullore dhe bllokimin e rrugëve”, por sërish duke mos u konfimuar si “lider popullor”. Partia Demokratike ka vite që kërkon një lider karizmatik, një lider që të jetë popullor, serioz dhe i pranueshëm nga shumica e anëtarësisë së zhgënjyer. Edhe Kukësi e ka nxjerrë bllof PD dhe shpurën e Lulzimit që edhe pse morën rrugën drejt verilindjes, edhe pse “protestuan”, edhe pse dhunuan uniformat blu ditën e gjyqit, duket se asgjë nuk ka ndryshuar.

Thirrjet e Lulzimit për “mosbindje civile, mospagimin e taksave dhe tatimeve” si dhe thirrjet e tjera sa luftënxitëse aq edhe banale për një lider parti apo dhe grupim deputetësh, treguan se kjo opozitë ndodhet pa “kokë”, pa liderin e saj, pa drejtuesin e saj. Madje thirrjet e tij nuk i dëgjuan dhe nuk ju bindën as deputetët e opozitës. Gjithçka në PD-në e Lulzimit është spontane, është kuturru, madje gjithkush vendos me iniciativën e tij, vendos Ervini, vendos Grida, vendos Flamuri, vendos Mziu dhe Strazimiri.

Gjithçka duket sikur është një garë e shfrenuar mes tyre, për ti zënë vendin Lulzimit ndoshta pas Kuvendit Kombëtar, ose deri para zgjedhjeve lokale, periudhë në të cilën edhe Berisha ishte dakort që ai të largohej. Brënda selisë blu, përshfaqen shumë mendime dhe ide për “liderin” e të ardhmes, më të vjetrit mendojnë se “ai duhet të jetë si Berisha dikur”, të rinjtë mendojnë se “ai duhet të jetë si Lulzimi”. Por ka edhe prej tyre që mendojnë se lideri duhet të jetë “shumë popullor”, pasi Lulzimi nuk i përmbush kriteret e duhura, sepse ka dështuar, dhe kjo e bën edhe më të vështirë gjetjen e tij.

Partia Demokratike e Lulzimit, edhe kësaj here u mundua maksimalisht të organizonte “protestat popullore”, ashtu siç bëri në 18 dhjetor 2017 dhe 27 janar 2018, u mundua të bënte opozitën, dhe t’i mbushte mëndjen demokratëve se “erdhi ora e marrjes së pushtetit ndaj të ngrihemi kundër kësaj qeverie”.

Askush nuk e ka besuar dhe nuk do ta besojë PD dhe opozitën e Lulzimit, përsa kohë asaj partie i mungojnë gjithçka, duke nisur nga serioziteti drejtimit, programi i detajuar për të bërë opozitën në 4 vjet, i mungojnë strukturat legale të zgjedhura sipas statutit, forumet e dala nga Kuvendi Kombëtar, etj. PD sot gjendet në krizën më serioze të saj si forcë politike, pasi i mungojnë alternativat kunkuruese, që do ta bënin të besueshme si opozitë serioze, përballë një qeverisje që ka shumicën në Parlament.

Duke i dalë në mbrojtje gjithmonë personazheve të dhunës ndaj pronës dhe institucioneve publike dhe private, duke i dalë në mbrojtje gjithmonë fajtorit dhe jo viktimës, duke i dalë në mbrojtje antiligjit , madje edhe prokurorëve dhe gjyqtarëve që kanë rezultuar nga Vettingu si “të korruptuar dhe të inkriminuar” me pasuri marramendëse, PD e Lulzimit ka denigruar gjithçka me vlerë që mund të besohej se kishte ajo forcë politike që pretendon se është e djathtë.

Gjithçka ka qenë rezultat i mungesës së një lideri apo “timonieri” të aftë, që PD-së ka vite që i mungon. Ajo parti, nuk dihet sepse mund të quhet akoma politike, kur veçse politikë nuk prodhon, nuk dihet sepse mund të quhet opozitare kur veçse opozitë nuk prodhon, nuk dihet sepse quhet demokratike kur atje veçse demokratike nuk janë as mbledhjet, as takimet, as zgjedhjet, dhe as ata që zgjidhen për të drejtuar forume fantazëm.

Në situatën në të cilën ndodhet kjo parti opozitare, duket se zgjidhja më e mirë për të ardhmen e saj, do të ishte dorëheqja e gjithë stafit drejtues të përfaqësuar nga Lulzim Basha, dhe ftesa publike drejtuar çdo qytetari dhe intelektuali të këtij vendi, që e ndjen se duhet të kontribojë në ringritjen e një partie të djathtë, që është goditur ashpër nga një grupim me mentalitet të theksuar marksist.

Por PD e Lulzimit, nuk ka gjasa ta bëjë këtë revolucion demokratik, që do ta shpëtonte këtë forcë politike nga asgjesimi politik, pasi ajo është marrë peng nga njerëz kokëfortë që janë betuar ta shkatërrojnë atë nga themelet. PD duhet të hapë “tender publik” deri në gjetjen e një lideri popullor, dhe mundësitë natyrisht janë të shumta, ndryshe ajo parti do të rrënohet jo vetëm nga humbjet në çdo zgjedhje, por edhe nga largimet e përvitshme të atyre që dikur u anëtarësuan 27 vjet më parë atje me shpresën e madhe se “liria dhe demokracia tashmë e kanë simbolin e tyre në Shqipëri”.

PD në kërkim të një lideri “popullor” Read More »

A do të ndikojë taksa e rrugës së Kombit në zgjedhje? Deputetja Mimi Kodheli: Kuksianët janë një popull shumë i mençur që dinë t’i ndajnë mirë gjërat

Ish-ministrja e Mbrojtjes, deputetja socialiste Mimi Kodheli deklaroi se është kundër tarifës së vendosur për “Rrugën e Kombit” jo vetëm për kuksianët por për të gjithë qytetarët. Kodheli tha në studion e News24 në rubrikën “Opinion” se ka pasur komunikim me ministrat për këtë çështje dhe se kjo tarifë do të rishikohet.

“Unë kam thënë disa gjëra në diskutimin e djeshëm. Ishte një diskutim pasionant edhe kritik. Jam e bindur që kam thënë e bërë gjënë e duhur jo vetëm për faktin që kjo është një tarifë që duhet të rishikohet ,por edhe për faktin që deri kur të mbërrijmë tek vendosja e tarifave duhet të kemi disa gjëra parasysh. Në gjykimin tim si politikan por dhe si ekonomist nuk janë marrë parasysh. Duhet që të gjitha rrugët dytësore duhet të funksionojnë mirë.

Nuk është vetëm Rruga e Kukësit që do tarifohet por dhe rrugë të tjera. Ndaj duhet të ketë një plan. Kjo tarifë më së pari nuk duhet të bjerë në kurrizin e qytetarëve të Kukësit. Mbetet qarku më i varfër në Shqipëri”, tha Kodheli.

Deputetja e PS-së tha se çdo qytetar kuksian do të ishte i gatshëm për hatër të përfundimit të rrugës e mirëmbajtjes të paguante një shumë parash që nuk është asnjëherë 5 euro.

“Unë nuk jam marrë me këtë gjë por kam qenë e vëmendshme ndaj çdo debati. Qytetarët e Kukësit kalonin nga Puka dhe paguanin 10 mijë lekë të ardhura me rrugën e vjetër për të ardhur në Tiranë, sot është 4 mijë lekë. Çdo qytetar kuksian do të ishte i gatshëm për hatër të përfundimit të rrugës e mirëmbajtjes të paguante një shumë parash që nuk është asnjëherë 5 euro, sepse deri dje kanë paguar 10 mijë lekë të vjetra.

Pra mund të ia lejojnë vetes të bëjnë një pagesë modeste, asnjëherë 5 euro. Ajo është një rrugë e rrezikshme e projektuar keq. Flas si shofere jo si politikane. Pra, për të kaluar një qytetar kuksian nga njëra pjesë e pronës tek tjetra, duhet të kalojë rrugën dhe nuk ka urë kalimi. Ka shumë arsye për të cilat tarifa duhet ridiskutuar, duhet reduktuar për qytetarët e Kukësit. Në gjykimin tim nuk duhet të jetë 5 euro.

Unë kam folur me ministrat respektivë dhe në diskutimet tona besoj konstruktive, ka një përllogaritje që mund të dalë edhe 5 euro. Problemi është që kësaj përllogaritje duhen shtuar disa efekte që jo domosdoshmërisht matematika arrin t’i shpjegojë. Kam thënë që nuk duhet të paguajnë, duhet të jetë zero tarifa për rastet që flisni”, u shpreh Kodheli.

Lidhur me mundësinë që taksa e rrugës të ndikojë në mbështetjen për socialistët në Kukës, Kodheli tha se kuksianët janë një popull i mençur që dinë të vlerësojnë.

“Kuksianët janë një popull shumë i mençur që dinë t’i ndajnë mirë gjërat. Ka shumë gjëra që ju nuk i keni investiguar çfarë ka ndodhur ato ditë atje. Por unë di të them që qytetarët fisnikë të Kukësit dinë të vlerësojnë shumë më tepër se ju si gazetarë dhe se unë si politikane”, u shpreh Kodheli.

A do të ndikojë taksa e rrugës së Kombit në zgjedhje? Deputetja Mimi Kodheli: Kuksianët janë një popull shumë i mençur që dinë t’i ndajnë mirë gjërat Read More »

Familja Berisha, Lulzim dhe Aurela Basha bursa dhe sponsorizime mijëra dollarëshe nga fondacioni George Soros (Faktet)

Lulzim Basha, Aurela Basha, Berisha dhe Jamarbër Malltezi kanë përfituar ndër vite mijëra dollarë nga Fondacioni “Soros”.

Gazeta TemA ka siguruar dokumentat që e provojnë këtë gjë, nga arkivat e Fondacionit “Soros” në Tiranë.

Sipas të dhënave zyrtare të librit të llogarive të këtij Fondacioni, Lulzim Basha dhe Aurela Basha kanë studiuar me paratë e Sorosit në Holandë.

Sponsorizimet

Prej disa kohësh, miliarderi Xhorxh Soros është shpallur zyrtarisht si armik i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Ka pafund teori konspiracioni nga ana e PD-së zyrtare, në lidhje me këtë të fundit.

Dy nga njerëzit që e kanë sulmuar me emër dhe mbiemër Xhorxh Sorosin, janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha, ndërsa mediat e kontrolluara nga ta, kanë pothuajse çdo ditë nga një shkrim kundër tij.

Është ironike në fakt, pasi Xhorxh Soros, për vite me radhë i ka sponsorizuar personalisht ata.

Nga të dhënat që ka siguruar TemA, Fondacioni “Soros” në Shqipëri ka paguar për aktivitete ku kanë marrë pjesë Argita Berisha dhe Jambërbër Malltezi.

Këta të fundit kanë pasur një grup rinor me emrin “Perla”, bashkë me Eris Hoxhën nga PD, dhe kanë marrë fonde nga Fondacioni “Soros”.

Vetë Lulzim Basha, së bashku me të shoqen, kanë marrë bursa nga ky fondacion, për të studiuar në Holandë.

Të dhënat gjenden në librat e shpenzimeve të Fondacionit “Soros”, të cilat janë siguruar nga ana e gazetës TemA.

Gjithashtu, nga ky Fondacion kanë përfituar edhe sih-ministrat e PD-së, Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi, por dhe Ivi Kaso, Arjan Madhi etj.

Më poshtë po paraqesim sponsorizimet e Fondacionit “Soros” për njerëzit e PD-së ndër vite.

TemA ka siguruar faturat e sponsorizimeve nga viti 1994 deri në vitin 2000, ndërkohë që ato kanë vijuar edhe në vitet e mëpasme.
Viti 1994

–          Tre anetare te Grupit te Rinise ‘Perla’, Jamarber Malltezi, Rezarta Mece dhe Argita Berisha moren pjese ne takimin e zhvilluar ne Werthein te Gjermanise ‘Rinia dhe Ambienti ne Europe’. Shuma e shpenzuar 2332 USD.

–          Klubi Studentor ‘Perla’ ne bashkepunim me Fondacionin Soros organizoi gjare korrikut Kursin e Trajnimit per Edukimin Ambjentalist dhe Konservimin e Natyres.

Kursi, i zhvilluar ne piken turistike te Dhermiut, ne bregdet vazhdoi per 8 dite dhe u ndoq nga 45 te rinj ambjentaliste.

Gjate diteve te aktivitetit te rinjte moren pjese ne shetitje turistike, ndoqen shfaqjen e videove te ndryshme me teme ekologjike.

Ishin me interes workshopet “si të hartojmë një project- propozim për të marrë fonde”, “Organizimi dhe administrimi i NGO-ve”. Pjesemarresit paten rastin te ndjekin edhe nje kurs kompjuterash.

Per kete aktivitet u shpenzua nje buxhet prej 7350 USD.

–          Nje iniciative e perbashket e Fondacionit Soros dhe e Gazetes Shqiptare, e titulluar “Plazhe te Pastra dhe te Ssigurta”, mblodhi ne mjediset e plazhit te Durresit rreth 50 te rinj te Klubit Studentor “Perla” dhe te Shoqeates “Ekologu i Ri”.

Nen pranine e nje numri te madh gazetaresh, te rinjte ekologe dhane shembullin se si duhen mirembajtur plazhet. Shuma e shpenzuar 380 USD.

Viti 1995

–          Common Scholarships with the University of Utrecht, Netherlands

Aurela Isufi- Tirane. Fine Arts and Human Schiences

Eris Hoxha- Tirane. Law

Anila Peri- Tirane. Political Geography

Viti 1996

Programe Partneriteti- keto jane programe shpenzimet e te cilave ndahen midis OSFA dhe Universiteti perkates Universiteti i Utrechtit

Aurela Isufi

Eris Hoxha

Anila Peri

Lulzim Basha

Auron Cela

Viti 1997- nuk kemi kopje te raportit Vjetor

Viti 1998

Bursa te pjeseshme per studentet shqiptare qe studjojne ne Universitetin e Utrech-it, Hollande

1-      Aurela Isufi – Studime Universitare 7324 USD

2-      Eris Hoxha – Studime Universitare 7324 USD

3-      Lulzim Basha- Studime Universitare 7324 USD

4-      …..

Viti 1999

Travel expences and partial scholarships for Albanian students ëho study at Ëestern Universities:

J.Malltezi University Studies/USA 1500 USD

Environmental Club ‘Perla’- Let’s knoë the coast and its treasures- 3870 USD

 Viti 2000

Shoqata ‘Perla”- Pjesemarrje e komunitetit ne nivel local- 4900 USD

Gënjeshtra publike e Bashës: S’kam marrë kurrë fonde nga Soros

Lulzim Basha ka gënjyer publikisht një vit më parë në emisionin “Opinion”, ndërsa kishte ngritur çadrën para Kryeministrisë.

Ai tha se nuk ka marrë asnjëherë ndonjë fond nga ana e Xhorxh Sorosit, gjë që rrëzohet nga të dhënat e siguruara nga TemA.

Ndërsa në një intervistë për Çim Pekë, i pyetur nga ky i fundit “a është Lulzim Basha i pavarur dhe i pakapur nga Xhorxh Sorosi”, Basha u shpreh:

“Sigurisht që po Çim Peka, aq sa je dhe ti, me sa të njoh”.

Ndërsa në intervistën për Breitbar News, Basha u shpreh se ai beson që Rama është investimi kryesor i George Sorosit në Shqipëri dhe Ballkan.

Basha pohoi se mbështetja e tij për presidentin Trump e kanë bërë shënjestër të përbaltjes nga organizata e Sorosit:

“Jam sulmuar ashpër nga ai e njerëzit e tij dhe gjithashtu nga media ndërkombëtare sepse jam mbështetës i Trumpit”, tha ai.

Tani mbetet të shihet se çfarë do të thotë Lulzim Basha.

Se nuk mund të thotë dot më që s’ka marrë asnjë fond nga Sorosi.

Librat e llogarive thonë të kundërtën.

Jo vetëm ai, por dhe e shoqja kanë marrë bursa mijëra dollarëshe nga Sorosi, për të studiuar në Hollandë.

Familja Berisha, Lulzim dhe Aurela Basha bursa dhe sponsorizime mijëra dollarëshe nga fondacioni George Soros (Faktet) Read More »

Fatmir Xhafaj: Grupe kriminale po tentojnë të destabilizojnë Shqipërinë

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka deklaruar në emisionin ‘Repolitix’  se grupe brenda dhe jashtë vendit po tentojnë të destabilizojnë vendin. Ai tha se policia shqiptare në bashkëpunim me Shërbimin Informativ dhe agjencitë partnere kanë parandaluar ngjarje të cilat sipas tij nëse do realizoheshin do kishin pasoja rë rënda. Ministri i Brendshëm nuk dha detaje konkrete se cilave ngjarje iu referohej.

Duhet të bëjmë dallim mes protestës së ligjshme dhe dëshirës për të protestuar dhe interesit që mund të kenë grupe të caktuara brenda dhe jashtë vendit për të destabilizuar vendin. Për të destabilizuar vendin padyshim që ka interesa, që do dëshironin të krijonin destabilitet, brenda dhe jashtë vendit.

Ka pasur një rrezik të shtuar në javët që lamë pas, forcat e policisë, agjencitë ligjzbatuese në vend, shërbimi sekret, agjencitë partnere kanë përballuar më së miri disa ngjarje që nëse do ndodhin do kishin pasoja të rënda. Kemi angazhuar një pjesë të mirë të policisë, shërbimit sekret e agjencive të tjera, të cilat janë të përfshira në këtë proces në parandalimin, vëmendjen e shtuar për të qenë të kujdesshëm dhe për të përballuar mundësitë që ekzistojnë potencialisht për ngjarje të rënda.
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj

Protesta e Kalimashit, ju thatë se kishte elementë me të shkuar kriminale. Personat e arrestuar i referohen kësaj deklarate…
Të bëjmë një dallim mes atyre që protestuan për një të drejtë të ligjshme, për një shqetësim, banorëve të qytetit të Kukësit, që kishin pasur dhe një dakordësim me policinë, me ata që e shfrytëzuan protestën për të ushtruar dhunë ndaj forcave të policisë dhe për të dëmtuar pronën publike dhe pronën e një biznesi të ligjshëm në veprimtarinë e tij.

Ky dallim është shumë i rëndësishëm. Në deklaratën time kam folur për të drejtën e ligjshme që kanë qytetarët për të protestuar dhe detyrimin e policisë për t’ua garantuar këtë të drejtë. Policia ishte aty për këtë gjë, ajo çfarë ishte në shkelje të ligjit, të së drejtës edhe të atyre qytetarëve, ishte fakti se një grup njerëzish në mënyrë të papërgjegjshme, shkuan përtej kufijve që lejon ligji. Ne besoj policia bëri detyrën në këtë rast, në kufijtë e mundshëm të situatës konkrete.

Policia me shumë qetësi e profesionalizëm shmangu përplasjen që dëshirohej mes individëve të caktuar mes policisë dhe qytetarëve. Ky tubim u iniciua nga këshilli bashkiak i Kukësit dhe kur në krye të një tubimi janë këshilltarët e atij komuniteti, dhe forcat e policisë ishin të përgatitur dhe nuk kishin forca shtesë. Kishte dakordësi për kufijtë ku do zhvillohej protesta dhe për mënyrën paqësore. Ajo që ndodhi nuk besoj që nuk është pjesë e kërkesës apo dëshirës e atyre njerëzve që kishin dalë aty, por prapavijë e një grupi tjetër, që dëshironin ta shfrytëzonin kërkesën e ligjshme në një konfrontim mes policisë dhe banorëve. Polica shmangu një përplasje të kësaj natyre.

Prapavija është politike, opozita ka dashur tensionin dhe krimin politik në këtë moment. Opozita ka gjetur rrugine  gabuar për të adresuar problemet, për të vendosur komunikimin dhe për të përfaqësuar njerëzit që mendon se i përfaqëson dhe që dëshiron të rrisë tensionin politik.

Nga informacioni që keni a ka pasur tentativë për të destabilizuar vendin?
Duhet të bëjmë dallim mes protestës së ligjshme dhe dëshirës për të protestuar dhe interesit që mund të kenë grupe të caktuara brenda dhe jashtë vendit për të destabilizuar vendin. Për të destabilizuar vendin padyshim që ka interesa, që do dëshironin të krijonin destabilitet, brenda dhe jashtë vendit.

Ka pasur një rrezik të shtuar në javët që lamë pas, forcat e policisë, agjencitë ligjzbatuese në vend, shërbimi sekret, agjencitë partnere kanë përballuar më së miri disa ngjarje që nëse do ndodhin do kishin pasoja të rënda. Kemi angazhuar një pjesë të mirë të policisë, shërbimit sekret e agjencive të tjera, të cilat janë të përfshira në këtë proces në parandalimin, vëmendjen e shtuar për të qenë të kujdesshëm dhe për të përballuar mundësitë që ekzistojnë potencialisht për ngjarje të rënda.

A është në dijeni SHBA? Po bashkëpunoni?
Sigurisht, në mënyrë shumë aktive po bashkëpunojmë.

Është evident rreziku rus?
Besoj të qëndrojmë deri këtu për këtë pjesë…
40 grupe kriminale? Xhafaj: Kemi Shkatërruar 7, ja qytetet ku krimi është aktiv Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në emisionin “Repolitix” në Report Tv ka deklaruar se nga 40 grupe kriminale që veprojnë në territorin e Shqipërisë, deri tani janë shkatërruar shtatë të tilla.Nga qytetet ku krimi është aktiv Xhafaj renditi të parën Tiranën, e ndjekur nga Vlora dhe Durrësi. Prezencë kriminale, tha Xhafaj, ka edhe në qytetet e tjera si Shkodër, Lezhë, Fier dhe Elbasan.

“Nga 40 grupe kriminale, deri tani kemi shkatërruar 7 grupe. Ata janë pas hekurave. Qytetet ku ka prezencë më të madhe të këtyre grupeve janë Tirana, Vlora, Durrësi, Shkodra, Lezha, Fieri dhe Elbasani. Këto janë qytetet që kanë grupe kriminale aktive.

Vitin e kaluar u sekuestruan 40 milionë euro pasuri. Është tregues i pjekurisë së agjencive tona ligjzbatuese, por edhe i bashkëpunimit shumë të mirë me agjenci të tjera ndërkombëtare”.

Fatmir Xhafaj: Grupe kriminale po tentojnë të destabilizojnë Shqipërinë Read More »

LSI: Do të bllokojmë ministrat dhe kryeministrin të hyjnë në zyra

Lufta politike po ashpërsohet mes opozitës dhe mazhorancës. Përplasja e këtyre ditëve në Rrugën e Kombit, në Ballsh dhe në bllokimin e akseve kryesore të autostradave do të sjellë një javë tjetër më radikale. Burime të besuara tregojnë se ditën e martë do bllokohet Shqipëria nga opozita, duke sjellë asfiksim të qeverisjes. Po kështu një pjesë të skenarit e zbulon edhe deputetja e LSI.

Deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj është shprehur se hapi i radhës së mosbindjes civile do të jetë bllokimi i Kryeministrisë dhe deputetëve të mazhorancës për të mos hyrë në Kuvend.

“Protestën e drejtojnë qytetarët, ndërsa opozita është një mbështetëse e tyre, jo si politikanë, por për t’i mbrojtur nga kryeministri Rama dhe burgosjet në mes të natës. Opozita do e largojë Ramën me luftë, por jo me luftë të mirëfilltë, por duke bllokuar ministrat për të mos hyrë në kuvend. Bllokimi i kryeministrisë do të jetë hapi i radhës.

Në radhët e mazhorancës ka të ndershëm, punëtorë, jo të gjithë janë të nënshtruar të Edi Ramës, ka njerëz seriozë dhe të përkushtuar në punë, por mesa duket frika dhe trysnia ndaj tyre është shumë e madhe ndaj nuk pati një hap të rëndësishëm nga Byroja e Kuvendit për largimin e Edi Ramës”, tha Mehmetaj studion e “Report Tv”.

Situata politike po merr si shkrepse në një terren benzinor. Nga mazhoranca janë përgatitur për të organizuar një miting të madh solidarizues ndaj kryeministrit, çka mundet të sjellë përplasje turmash. Opozita duket e vendosur për tu përballur këtë radhë me qeverinë, duke mos pranuar asnjë pazar, si dikur kur me 18 maj 2017 PD-ja u dorëzua para një marrëveshje-pazar, nga ky doli e dërmuar në elektorat, aqsa PD nuk mori deputetë as sa në vitin 2013.

PD-LSI nuk tërhiqen deri në përballje fizike me mazhorancën, tregojnë në selinë e LSI.

LSI: Do të bllokojmë ministrat dhe kryeministrin të hyjnë në zyra Read More »

LSI sulmon dhe sfidon ambasadorin Lu: Po ta mbajti denonco me emra banditët që rrëmbyen qytetarët e Kukësit

Lëvizja Sociliste për Intergmin nuk ndalet së replikuari me ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu. Si gjithmonë “gjithologu” i LSI-së Petrit Vasili i ka këkuar llogari ambasadorit Lu se pse nuk denoncon banditët që rrëmbyen qytetarët e Kukësi në mes të natës dhe prokurorët, që i mbrojnë.

“Z.Lu denoncoi me emra banditët që arrestuan në mes të natës dhe prokurorët që i mbrojnë. Ambasadori Lu thotë në media “policia nuk ka te drejte te kape njerezit, per arrestime masive, në mes te nates”.

Z.Lu, banditët, qe i kane kryer keto arrestime te egra dhe te turpshme naten, kane emra dhe mbiemra dhe jane neper zyra. Z.Lu, keta bandite kane rikthyer turperisht arrestimet e Sigurimit te Shtetit. Z.Lu, Prokurorine e zgjedhur me 69 vota nuk e shqeteson fare as denoncimi yt, ndaj kam thene qe Reforma ne Drejtesi ka vdekur.

Z.Lu, denoncoji me emra banditet qe rrembyen qytetaret e Kukesit ne mes te nates dhe ata prokurore, qe nuk fillojne hetimin mbi ta. Z.Lu kete presin shqiptaret nga ti, ne mundesh…..beje!”, shkruan Vasili.

LSI sulmon dhe sfidon ambasadorin Lu: Po ta mbajti denonco me emra banditët që rrëmbyen qytetarët e Kukësit Read More »