Politike

Ministrja e Ramës, dashnorja e ish-ministrit të Berishës

Politikanët shqiptarë i shikojmë çdo ditë që zihen dhe shahen në media apo rrjete sociale.

Shajnë dhe ofendojnë njëri tjetrin aq shumë, sa populli mendon se janë armiq të betuar.

Por duket se politikanët kundërshtarë, i bashkon diçka… krevati.

Besojeni ose jo, një ministre e kabinetit qeveritar të Edi Ramës është e dashura e ish-ministrit të Sali Berishës.

Ata prej vitesh kanë një lidhje dashurie. Nuk është edhe shumë sekrete pasi rrethi i tyre shoqëror e di.

Madje edhe rrethi familjar është në dijeni të dashurisë së tyre, por nuk flasin nga turpi.

Për arsye etike dhe për të mos ofenduar famijarët dhe sidomos fëmijët e të dy palëve, nuk po publikojmë emrat e tyre.

Ministrja para disa vitesh ka qene në prag të divorcit me burrin e saj kur u mor vesh tradhëtia.

Epo çdo gjë politikë është edhe ndarja e shtratit për politikë bëhet!

Ministrja e Ramës, dashnorja e ish-ministrit të Berishës Read More »

Rama-analistëve: Ku i gjejnë paratë për nga dy apo tre shtëpi, madje edhe vila në bregdet?

Kryeministri Edi Rama, prej kohësh ka vënë në qendër të akuzave të tij, jo vetëm opozitën, por dhe analistët dhe gazetarët kryesorë në këtë vend.

Dhe duket se e bën me qëllim këtë, pasi më shumë se sa gazetarë, ata luajnë rolin e zëdhënësve politikë.

Dje në parlament, ai iu ka kërkuar llogari atyre, se ku i gjejnë paratë që kanë nga dy apo tre shtëpi, madje dhe vila në bregdet.

Kujt ia tregojnë këta oligarkët që ndërtojnë kulla?

Unë e di, të gjithë ata që shkruajnë, lloj lloj poshtërsish, shpifjesh, të gjithë ata nëse i merrni me radhë e kanë nga një shtëpi, kanë dhe nga dy, një në qytet dhe një në plazh.

Si e kanë marrë nga kush?

Nga rrogat e analizave apo gjobat e artikujve? Nuk dalin…

Do të donin të bënin dhe kulla?

Po kullat i bëjnë ata që kanë pronën, i bëjnë ata që kanë para.

Nuk i zgjedh qeveria, nuk i zgjedh bashkia se kush do ndërtojë kulla.

Dhe sa për atë, a duhen kulla, kjo është një temë tjetër e mbyllur me kohë…”, tha Rama.

Në fakt, kryeministri duhe ta dijë mirë se ku i kanë gjetur paratë për vilat!

I ka financuar dhe vazhdon t’i financojë politika.

Dhe ai është një prej atyre që “ushqen” pronarët e mediave.

Rama-analistëve: Ku i gjejnë paratë për nga dy apo tre shtëpi, madje edhe vila në bregdet? Read More »

Kush do të arrestohet sot?! Rama kërcënon Bashën e Kryemadhin: Për të zënë rrugët, lala Gjonin e Maçokun me çizme i shtyn diçka që po ndodh sot

Edi Rama, kreu i qeverisë shqiptare, ka paralajmëruar se diçka do të ndodhë sot. Madje ka paralajmëruar rëndë dhe dy krerët zyrtarë të opozitës Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin se e dinë se çfarë do të ndodhë sot.

Kryeministri e bëri këtë deklaratë sot në sallën bosh të Kuvendit, teksa nënvizoi se ka një zhvillim të ri që po ndodh sot.

Për më tepër sipas tij dhe liderët e opozitës e dinë shumë mirë dhe për këtë arsye kanë dalë në protestë. Ai nuk dha të tjera detaje se për çfarë bëhet fjalë, por tha se shumë shpejt do e shohin të gjithë shqiptarët.

“Çfarë i shtyn ata të dalin atje? Çfarë e shtyn lala Gjonin dhe maçokun me çizme që të thonë se do presim sa të dalë raporti i KE? i shtyn diçka që po ndodh sot, që ata e dinë shumë mirë dhe shumë shpejt do e shohin të gjithë shqiptarët”, tha Rama.

Mbetet mister se çfarë do të ndodhë, pavarësisht se vetëm burgu mund të detyrojë liderë politikë të dalin dhe të aplikojnë mosbindjen civile duke bllokuar akset kryesore në vend. Do të ketë arrestime të “Peshqve të Mëdhenj” sipas Ramës?! Mbetet për t’u parë apo për të pritur deri në mbylljen e ditës së sotme. Por Kreu i qeverisë shqiptare ka përmendur dhe dy dosje të mëdha, atë të “Gërdecit” dhe të “21 janarit” që sipas tij nuk i ka harruar.

“Është drejtësia që duhet të bëjë drejtësi. Nuk ka qeveria asnjë të drejtë kushtetuese që të bëjë drejtësi. Kujt më thotë që ju e harruat atë që thatë që do shkojnë përpara drejtësisë që bënë “21 Janarin” e “Gërdecin” i them: më merr te keqen, sepse jo vetëm që nuk e kemi harruar por kemi ndërmarrë reformën më të fortë që do vendosë në shina një sistem drejtësie që do marrë përpara ata që i ngulin çdo ditë thikë pas shpine këtij vendi”, tha Rama.

Mos janë këto dy dosje që do të hapen dhe që kanë si protagonistë Berishën, Bashën dhe Metën. Kryeministri ka paralajmëruar rëndë dhe fundi i ditës do të vertetojë nëse do të hyjë ndonjë “peshë e rëndë” në burg apo Rama e ka bërë këtë deklaratë i detyruar nga presioni i protestës së opozitës dhe mosbindjes civile të saj./Pamfleti.net

Kush do të arrestohet sot?! Rama kërcënon Bashën e Kryemadhin: Për të zënë rrugët, lala Gjonin e Maçokun me çizme i shtyn diçka që po ndodh sot Read More »

Mos e humbisni, shikioni si u tensionua intervista e Ramës në Opinion (video)

Nuk duhet ta humbisni këtë video që tregon momentet e tensionit mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit Blendi Fevziu ne Opinion.

Biseda fillimisht ka nisur me tone të qeta, por shpejt është tensionuar.

Kryeministri ka pranuar përgjegjësinë lidhur me tarifën e vendosur në Rrugën e Kombit, por është shprehur ndër të tjera se kjo ka ndodhur edhe për mospasje të dijenisë lidhur me problematikën, duke qenë se kjo është një përvojë e re për Shqipërinë.

Gazetari  Fevziu e ka kundërshtuar këtë përgjigje, duke u shprehur se Rama ka marr shumë letra nga përfaqësuesit e biznesit, të cilët prej vitit 2016 në fakt i kanë shkruar për të kërkuar bisedime lidhur me këtë çështje.

Mos e humbisni, shikioni si u tensionua intervista e Ramës në Opinion (video) Read More »

I ashpër ambasadori Lu: Reforma në Drejtësi do të kryhet, ata që ‘dridhen’ kërkojnë të më përlyejnë me Sorosin

Organizata “Judicial Watch”, në një njoftim të botuar të mërkurën, akuzon Departamentin e Shtetit se ka ndihmuar me fonde organizatat e filantropistit Xhorxh Soros për aktivitetet politike në mbështetje të forcave të majta në Shqipëri.

“Judicial Watch”, një organizatë konservatore, e cila vëzhgon abuzimet e mundshme të buxhetit federal në Shtetet e Bashkuara, i bazon akuzat mbi dokumentet e brendshme të Departamentit të Shtetit të siguruara përmes së drejtës së informimit.

“Judicial Watch” thotë se fonde prej rreth 9 milionë dollarësh të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID) i janë kaluar fondacionit Soros në Shqipëri gjatë vitit 2016, që sipas “Judicial Watch”, synonin t’i jepnin qeverisë socialiste kontroll më të madh mbi sistemin e drejtësisë përmes reformës në drejtësi.

“Judicial Watch” akuzon ambasadorin Donald Lu si të lidhur ngushtë me Sorosin dhe me qeverinë socialiste në Shqipëri.

I pyetur nga Zëri i Amerikës se si u përgjigjet këtyre kritikave, Ambasadori Lu thekson se “Ne nuk kemi ofruar financime për Fondacionin Shoqëria e Hapur dhe as kemi marrë financime prej saj”. “Kritikët e reformës në drejtësi, thekson Ambasadori Lu, i kanë etiketuar veprimet e ambasadës si të frymëzuara nga Sorosi”.

Reforma e gjyqësorit, thekson më tej Ambasadori Lu, është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara, pasi me një “sistem gjyqësor të pastër Shqipëria do të jetë një aleate më e fortë në NATO dhe më pranë anëtarësimit në BE”.
Reagimi i plotë i ambasadorit Lu për Zërin e Amerikës

“Kritikët e reformës në drejtësi i kanë etiketuar veprimet e Ambasadës së SHBA si të frymëzuara nga Soros, edhe pse ne nuk ofrojmë financim për Fondacionet Shoqëria e Hapur (OSF), as nuk marrim ndonjë financim nga OSF.

Siç e kemi thënë më parë, Shtetet e Bashkuara mbështesin reformën e gjyqësorit në Shqipëri sepse është në interesin tonë kombëtar për ta bërë këtë.

Kur Shqipëria të ketë një sistem gjyqësor të pastër, do të jetë një aleate më e fortë në NATO. Do të jetë më pranë anëtarësimit në BE. Dhe reforma e gjyqësorit është edhe në të mirën e interesave të nënshtetasve dhe bizneseve amerikane në Shqipëri. Amendamentet për reformën e gjyqësorit në kushtetutën e Shqipërisë u miratuan unanimisht nga të gjitha partitë politike të Shqipërisë”./VOA

I ashpër ambasadori Lu: Reforma në Drejtësi do të kryhet, ata që ‘dridhen’ kërkojnë të më përlyejnë me Sorosin Read More »

“Shuplaka” e Fleckenstein për Monën dhe Bashën: Po të bllokoja rrugët në vendin tim do më vrisnin

Eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein ka bërë një deklaratë të fortë kundër bllokimit të rrugëve në të ashtëquajturën “mosbindje civile” nga ana e opozitës.

Duke folur në mënyrë të drejtpërdrejtë për Bashën dhe Kryemadhin të cilët bllokuan sot katër aske strategjike të vendit, Fleckenstein tha se nëse ai do të bllokonte rrugën në vendin e tij, qytetarët do ta vrisnin.

“Një demonstratë nuk ndikon në raport, e diskutuam këtë dhe dje. Demonstratat duhet të jenë, protestat janë pjesë e demokracisë, por kur përfshihet dhuna është një gjë që nuk bëhet. Nëse unë do të bllokoja trafikun në qytetin tim, qytetarët do të më vrisnin.

Jemi në pritje të raportit të Komisionit. Është një 6-mujor tejet i rëndësishëm. Takimi i Sofjes duhet të dalë me elemente tepër konkrete.

Do të presim në qershor takimin e Këshillit Evropian dhe shpresojmë të dalim me një rekomandim të qartë. Presim një rekomandim të qartë dhe të pakushtëzuar për hapjen e negociatave për Shqipërinë tani.

Jam takuar me palët politike dhe ministrin e Brendshëm në Tiranë.Shqipëria ka shumë punë për të bërë sa i takon reformave. Ne do të ofrojmë mbështetjen tonë.Shpresoj që shtatorin e ardhshëm të kemi arsye për të festuar, por edhe të përgatitemi për punën që na pret. “- tha Fleckenstein.

“Shuplaka” e Fleckenstein për Monën dhe Bashën: Po të bllokoja rrugët në vendin tim do më vrisnin Read More »

Godet sërish Grida: Kur i ngrihet popullit, i ulet Ramës

Grida Duma gjatë protestës së opozitës ka bërë një konstatim mjaft pikant.
Deputetja demokrate tha se kur i ngrihet popullit, “i ulet kryeministrit Edi Rama”, duke nënkuptuar organin gjenital.

Këto nuk janë politika. Të provojmë sa mban populli.
Të tallemi me atë fjalor në parlament se populli s’ngrihet dhe pasi populli ngrihet, tregon që ulesh ti”,shprehet Duma që mesa duket ka parë ndonjë detaj tek kryeministri Rama që e ka nxitur për të reaguar.

Godet sërish Grida: Kur i ngrihet popullit, i ulet Ramës Read More »

‘Mirë me vjehrrën, mirë me burrin’. Haxhinasto ditën me Kryemadhin, natën me Ramën. A po e kërcënon Monika?

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Edmond Haxhinasto dhe njëherësh ministër i Transporteve në kohën që nisi procedurat tenderi për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, ka dalë jashtë linjës së partisë së tij, e cila bën thirrje për bojkot të taksës dhe thotë se kjo ishte e vetmja mënyrë që rruga të mirëmbahej.

Haxhinasto dha në një dalje publike në fund të marsit shembuj të vendeve të tjera të rajonit të cilat kanë ‘pay toll’ për shumë akse kombëtare të tyre.

“Unë patjetër që i qëndroj atyre qëndrimeve që kam pasur. Janë qëndrime të drejta, nuk po bëjmë ndonjë gjë të veçantë, e kanë dhe vendet e tjera”.

Por për çudi Haxhinasto ishte sot në ballë të protestës së opozitës në Elbasan. Në një fotografi të LSA-së, ai duket përkrah Monika Kryemadhit në Bradashesh ku protestuesit tubuan kundër vendosjes së kësaj tarife.

Në deklaratën e 27 marsit Haxhinasto ka hequr disa përgjegjësi nga vetja për pagesën e vlerës 5 Euro për automjetet familjare që do të kalojnë aty. Ai u kujdes të thotë se si ministër në atë kohë ka kërkuar tarifën më të ulët në rajon.

“Një çështje që ishte lënë e papërfunduar nga qeveritë e mëparshme. Unë personalisht kam kërkuar që të ishte tarifa më e ulët për rajonin”

‘Mirë me vjehrrën, mirë me burrin’. Haxhinasto ditën me Kryemadhin, natën me Ramën. A po e kërcënon Monika? Read More »