Politike

Nën hetim për protestën, deputetja e Vlorës: Jemi në anën e duhur të historisë

Deputetja demokrate e Vlorës Nada Meçorapaj është një nga deputetët e opozitës të proceduar për protestën e së enjtes në të gjithë vendin.

Në një reagim në “Facebook”, deputetja e PD shkruan se procedimi për të dhe kolegët e saj tregon se janë në anën e duhur të historisë. Sipas saj, kryeministri Edi Rama heshti për deputetët me të shkuar kriminale dhe 3 kryebashkiakët e akuzuar për korrupsion por për deputetët që përkrahin popullin i duhen 3 ditë për t’i proceduar.

STATUSI I DEPUTETES SË PD
Ne jemi lista e De-kriminalizimit, jo e Kriminalizimit
Edi Rama ndenji duarkryq dhe gojëmbyllur për pesë vjet dhe nuk tha as edhe një fjalë për deputetët e tij me të shkuar kriminale. Siç heshti si ‘fija e barit’ për të paktën 3 kryebashkiakë të përgjuar, të dyshuar dhe të akuzuar publikisht për përfshirje në afera korruptive dhe kriminale. Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku i kanë dosjet, por edhe ata heshtin si shefi i tyre.
Kur vjen puna te përfaqësuesit e opozitës, që dolën në manifestime në përkrahje të popullit dhe taksimit të padrejtë të tij, Ramës, Xhafës dhe Markut iu deshën 3 ditë për të proceduar 4 kryebashkiakë dhe 20 deputetë.
Në atë listë jam edhe unë si deputete e opozitës në Vlorë. Kjo tregon se unë dhe kolegët e mi jemi në anën e duhur të historisë. Do të parapëlqeja gjithmonë të isha në listat që harton Rama për të dënuar, dhe jo në ato që bën për të promovuar.

Mecorapaj

Nën hetim për protestën, deputetja e Vlorës: Jemi në anën e duhur të historisë Read More »

Elisa Spiropali replikon me Berishën për makinën: Shpifës!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar sot në Facebook një fotomontazh të deputetes socialiste Elisa Spiropali, të cilën e akuzon se ka blerë një makinë 150 mijë euro. Në një reagim në Facebook, Spiropali shprehet se nuk zotëron asnjë pronë që të ketë një vlerë të tillë financiare. Nga ana tjetër, akuzon Berishën dhe familje e tij për përfitime nga paratë e qytetarëve shqiptarë.

Postimi i plotë i Elisa Spiropalit në Facebook:

“O doktor, ti e di më mirë se kushdo se kjo është një shpifje nga fillimi në fund, e tëra dhe e bëra, e sajuar në fabrikat e llumit me emrin portale të financuara nga yt bir me paratë e fituara me aq mund gjatë qeverisjes tënde të lavdishme.

Ja ku po ta them dhe shko verifikoje ku të duash me të gjitha mjetet që ka në dorë një fuks i vjetër si ty: unë nuk kam patur, nuk kam dhe nuk do kem kurrë një pronë me atë vlerë.

Po ti doktor?! Po familja jote?! Dihet botërisht se je gënjeshtar i madh! Ka mbetur shqiptar që nuk di cilën të ta besojë, atë që thua tani apo atë që do thuash pastaj?! Aq gënjeshtar sa je, a mund të ndodhë mesazhit tim t’i përgjigjesh?! Jo! Ky është një tjetër problem shumë i madh të të shkruash mesazh ty. Një letër që dihet se nuk do marrë përgjigje, as nuk shkruhet!

Tjetra, nuk ke të ndalur në rrugën e karagjozllëkut. Ti për shembull, në tërë xhestet e tua prej karagjozi, nuk lë rast të të iki pa lënë të kuptohet se je “Lider Historik” demek nga ata që bëjnë punë të mëdha që mbeten me shekuj!

Nuk je lider fare, e jo më historik. Për arsyen e thjeshtë dhe të qartë se, përveç llafeve të gënjeshtërta pa fund, nuk ke asnjë bilanc punësh të kryera. Ngule në tru; Nuk ke për të mbetur në Histori! Vërtet Historia nuk është ndonjë shkencë e saktë, por edhe aq e pasaktë sa të pranojë një shpifës serial, nuk është!

Sistemi yt piramidal qeverisës, piramida gjigande autoritare në majë të së cilës rrije vet, dhe qindrat e piramidave despotike butaforike brenda së madhes, ishin turpi ynë kombëtar. Nga brenda këtyre piramidave të turpshme, ti dhe të tutë, vetëm vidhnit dhe vetëm poshtëronit, vetëm pengonit dhe vetëm ngadalësonit, dhe asgjë tjetër s’bënit.

Ja një ilustrim: kjo foto që më ke nxjerrë këtu në rubrikën e fletërrufeve është shkrepur kur isha 23 vjeç. Organizoja minatorët e Bulqizës që vdisnin në miniera me dhjetra në nje muaj. Nuk i prite asnjëherë doktor! Edhe pse të erdhën te dera.

Edhe pse kontrata koncesionare nuk u respektua kurrë. Edhe pse burokratët e ty i vidhnin paturpësisht dhe barbarisht. Kusuret e tyre, dhe plot thagma të tjera nuk i largon dot nga ndërgjegjja me shpifje trashanike.

E fundit, frika është këshilltari më i keq. Mos e ndiq! Fati i secilit nuk është fatalitet, përcaktohet nga rruga e zgjedhur me vetëdije. Rrugën tënde e ke mbyllur. Do rrojmë e do shohim në cilën derë të ka sjellë”.

Postimi i Sali Berishës në Facebook :

Elisa Spiropali replikon me Berishën për makinën: Shpifës! Read More »

Monika Kryemadhi i turret Ramës: Nuk më kërcënon as ti, as Arta Marku dhe as Fatmir Xhafaj. Mua më keni në këmbë; me apo pa çizme, me apo pa polici

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar sot pas vendimit për procedim penal, për të, kreun e PD dhe disa deputetë, pas protestës së opozitës për mosbindjen civile dhe bllokimin e rrugëve.

“Mos kujtoni se është frikë e madhe, çdo ditë e më shumë drejtësia është kapur nga krimi, kriminelët që vrasin njerëz, plaçkisin vendin, janë të lirë dhe njoftohen një javë para se t’u dalë mandati i arrestit, kur hallexhinjtë burgosen se po bëjnë ndërtim pa leje.

Mua nuk më shqetëson fare procedimi penal, kur të bëjmë dekriminalizmin do ta deklarojmë se jemi proceduar nga prokuroria e Ramës, por ajo që dua të them se sistemi i drejtësisë do të ketë probleme. Drejtësinë nuk e kap dot askush.

Mua më gjykojnë vetëm shqiptarët dhe me gjykojnë me votë, kurse tjetri është qesharak. Ashtu si kam hyrë 17-vjeç në politike, do dal me votën e shqiptarëve. Nuk kërcënon dot as Rama, as Arta Marku, as Xhafaj. Unë këtu jam, rrugëve të Tiranës, ndaç me polici, ndaç pa polici, me çizme apo jo mua më kanë në këmbë”- tha ajo.

Monika Kryemadhi i turret Ramës: Nuk më kërcënon as ti, as Arta Marku dhe as Fatmir Xhafaj. Mua më keni në këmbë; me apo pa çizme, me apo pa polici Read More »

Flet profesorja amerikane e arrestuar nga policia

Pasditen e 2 prillit, profesorja amerikane Lori Amy dhe një koleg i saj shqiptar, u arrestuan nga policia shqiptare dhe u mbajtën në paraburgim për 7 orë, pa pasur mundësi të flisnin me avokat apo përkthyes.

Lory Amy jeton aktualisht në Shqipëri pasi po studion efektet traumatike të krimeve të komunizmit në shoqërinë bashkëkohore shqiptare.

Amy dhe kolegu i saj janë paditur nga policia shqiptare sipas nenit 242 të Kodit Penal për “mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe nenit 293 “pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Policia e ka referuar rastin e tyre në prokurori.

Ngjarja, pas së cilës Amy dhe kolegu i saj u arrestuan, ndodhi gjatë protestës së qytetarëve dhe familjarëve të të arrestuarve nga Kukësi, përpara Drejtorisë së Policisë. (19 persona u arrestuan në natën e 31 marsit pas protestës në aksin Milot-Morinë kundër vënies së tarifave për kalimin e këtij aksi. Qytetarë e familjarë të të burgosurve që prej 1 prillit po protestojnë për lirimin e të burgosurve.)

Exit.al foli me Profesore Amyn në datë 3 prill. Ajo e shpjegoi përvojën e saj:

“Ne ishim duke shkuar për të protestuar para stacionit të policisë në Rrugën “Sami Frashëri”, kur pamë se disa makina ishin bllokuar në rrugë për shkak të protestës. Ishte një situatë shumë e rrezikshme: kishte makina duke u përpjekur të ktheheshin dhe njerëz të shqetësuar që po protestonin.

Ne shkuam te një oficer policie dhe i thamë të shkojë tek kryqëzimi i rrugës me lumin Lana dhe t’u tregojë njerëzve se rruga është e bllokuar. Oficeri i policisë na tha se nuk mund ta bënte këtë sepse nuk kishte marrë asnjë urdhër. Kështu shkuam tek një tjetër polic afër kryqëzimit dhe i kërkuam të njëjtën gjë. Nuk na u përgjigj njeri. Më nisëm t’i tregonim vetë shoferëve në kryqëzim se rruga ishte bllokuar. Shoferët ishin të kënaqur që po i njoftonim.

Pastaj erdhi një grup prej tre policësh dhe ne menduam se ata do të na ndihmonin. Ata na thanë: “Faleminderit për ndihmën, por tani do ta marrim ne përsipër situatën”. Kështu, lamë kryqëzimin dhe shkuam të merrnim një kafe. Më pas vumë re, se policia ende po lejonte makinat të hynin në rrugë. U kthyem dhe pyetëm se çfarë po ndodhte. Policët thanë: “Ne kemi marrë urdhr për të mos devijuar trafikun sepse kjo lloj proteste [përpara stacionit të policisë] është e paligjshme”.

Me fjalë të tjera, për shkak se policia e gjykonte protestën të paligjshme, ajo nuk pranoi të mbronte sigurinë e qytetarëve, si të atyre që ngisnin makinat në një rrugë të bllokuar, ashtu dhe të atyre që protestonin.

“Më pas ata na akuzuan për bllokimin e rrugës, megjithëse vetëm i kemi dhënë shoferëve informacion se rruga Sami Frashëri është bllokuar!” vazhdoi rrëfimin zonja Amy.

“Dymbëdhjetë oficerë policie na rrethuan dhe na thanë që të mos u tregonim njerëzve se rruga ishte bllokuar, veprim të cilin e refuzova. Kishte disa oficerë policie, të cilët e njihnin të kaluarën komuniste, dhe qartësisht ishin në konflikt me urdhrat e dhëna. Ata donin të mbronin sigurinë e qytetarëve, por nuk kishin marrë urdhër për ta bërë. Kjo tregon se ne kemi disa njerez të mirë në forcat e policisë, të cilët ndihen të dyzuar sepse e dinë çfarë është moralisht e drejtë, por kanë urdhra për të bërë diçka që është kundër ndërgjegjes së tyre.

Meqë unë nuk pranova të mos njoftojë shoferët se rruga është e bllokuar, policët na thanë se ne duhej të shkonim në stacionin e policisë për të “dhënë informacion”. Ata thanë se nuk isha e arrestuar, por ata gjithashtu nuk më thanë se për çfarë e donin këtë “informacion”. Policët e detyruan kolegun tim të hipte në një makinë policie dhe e lidhën me pranga, e pastaj dhe unë u dorëzova. I pyeta: “A jam duke u arrestuar?”, dhe ata thanë “Jo” Asnjë shpjegim, asnjë informacion rreth asaj që po ndodhte.”

Në stacionin e policisë, rreth orës 15:00, Lory Amyt iu sekuestrua laptopi dhe celulari. Atë e futën në qeli dhe nuk i dhanë mundësi për të folur me avokat apo përkthyes, sepse ajo nuk pranoi të dorëzonte dokumentet e saj. Ajo gjithashtu nuk pranoi t’i jepte deklaratë policisë:

“Nuk e kisha idenë se si do ta përkthenin atë që do t’i thoja, dhe cila do të ishte vlera ligjore e një deklarate të tillë. Ishte situatë aq e çuditshme! Unë vazhdoja t’i pyesja: “A jam nën arrest?”, dhe ata sërish më thanë “Jo”. “Por pse atëherë,” pyeta, ” jam në një qeli burgu me derën e mbyllur? Unë nuk jam nën arrest, por nuk jam e lirë të iki. Çfarë do të thotë kjo?”

Profesore Lory Amy dhe kolegu i saj u liruan dhe dolën nga komisariati i policisë rreth orës 22:30. Lory Amy këmbëngul që ngjarjet e asaj dite duhet të konsiderohen veçmas nga protesta “jashtëzakonisht e rëndësishme” në Kukës:

“Ne duhet të ndajmë dy raste specifike. Protesta në Kukës, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme, është një gjë, për të cilën unë kam shumë respekt. Situata jonë është një tjetër. Kjo ka të bëjë me rrezikun e sigurisë publike. Unë thjesht nuk mund të largohesha kur njerëzit po hynin në rrugë në një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme që i vinte njerëzit dhe jetën e tyre në rrezik. Si rezultat unë kam shkelur dy nene të Kodit Penal.

Në një moment rreziku të sigurisë publike, përgjegjësia e çdo qytetari është të veprojë për atë që është e drejtë. Nëse nuk kemi ndërgjegjen morale për të vepruar për atë që është e drejtë përballë një urdhri që na thotë të bëjmë atë që është e gabuar, atëherë ne kthehemi në bashkëpunëtor të strukturava të dhunës që vazhdojnë të na plagosin

Flet profesorja amerikane e arrestuar nga policia Read More »

7 deputetë të LSI drejt PS, banda e Metës dhe Monikës në prag shpërbërje

Pas këshilltarëve bashkiakë tani e kanë radhën deputetët për të braktisur LSI, banda nuk jeton dot pa vjedhur, afrimi i drejtësisë ka tmerruar grabitësit me kollare

Lëvizja Socialiste për Integrim perceptohet dhe konsiderohet si banda më e rrezikshme dhe e organizuar në historinë e kombit shqiptar.

Banda grabitëse drejtohet si një armë familjare nga Ilir Metë dhe Monika Kryemadhi, të cilët, sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare, dosjeve brenda dhe jashtë vendit, janë dy politikanët më të korruptuar dhe të pasur në Ballkan.

Sipas mundësisë për të vjedhur, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi bashkohen herë me PS, herë me PD, pastaj sërish me PS e kështu me radhë, gjoja për stabilitetin e vendit dhe integrimin në BE.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk kanë asnjë biznes të deklaruar.

Të ardhurat e tyre të vetme janë vetëm dy paga. Por, sipas dokumenteve zyrtare, vetëm gjatë vitit 2016, Monika Kryemadhi, ka shitur 500 mijë euro apartamente. Vetëm vila në Gjirin e Lalzit ka një vlerë mbi 1 milionë euro. Imagjinojeni vetë sa kushton vila në Bllok. Imagjinojeni vetë pjesën tjetër të pasurisë, pa folur për pasurinë që nuk e kanë deklaruar fare.

E gjithë kjo pasuri është bërë me djersën e shqiptarëve. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë përdorur një tufë drejtorësh të LSI, për të vjedhur para nga buxheti i shtetit, me anë të tenderave, emërimeve, favoreve, shitjes së pasurive publike etj.

Për të mbajtur vendin e punës, drejtori duhet të derdhte pjesën më të madhe të parave të vjedhura çdo muaj në xhepat e Monikës. Jo rastësisht 90 % e drejtorëve të arrestuar për korrupsion janë të LSI.

Bandës së Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit po i vjen fundi.

Shembja e LSI ka nisur që nga fundi i vitit të kaluar, fillimisht në pushtetin vendor.

Grupe këshilltarësh, në të gjitha bashkitë e vendit, kanë braktisur dhe po braktisin LSI, duke iu bashkuar PS. Por goditjen fatale, banda e Metës dhe Monikës, pritet ta marrë në Parlament.

7 deputetë janë gati të braktisin partinë e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, duke iu bashkuar Partisë Socialiste.

Deputetët janë në negociata praj disa javësh.

Njëri prej tyre është një biznesmen i fuqishëm.

Disa të tjerë, i kanë dhënë Monikës dhe Metës sinjale të qarta këto ditë.

Ata nuk kanë pranuar të firmosin kërkesën e Monikës për përjashtimin e Ramës nga Parlamenti. Ata nuk i janë bashkuar mosbindjes civile të Monikës. Nuk marrin pjesë më në mbledhjet e Monikës. Ata kanë nisur të distancohen në heshtje nga Monika Kryemadhi, duke përgatitur terrenin për të shpallur largimin përfundimtar nga LSI.

Zbatimi i reformës në drejtësi, nën kujdesin dhe kamxhikun e amerikanëve, ka krijuar panik në radhët e grabitësve me kollare të LSI.

Drejtorët dhe deputetët e ndiejnë se janë përdorur nga Monika dhe Ilir Meta për interesat e tyre dhe për të shtuar pasurinë familjare. Ata jo vetëm janë përdorur, por tani rrezikohen nga drejtësia.

Arrestimi i Dashamir Xhikës dhe i shumë drejtorëve të tjerë tregoi se Monika dhe Meta nuk kanë më forcë për t’i shpëtuar nga drejtësia. Tani edhe vetë Meta dhe Monika janë të rrezikuar nga drejtësia.

Fati i tyre do të jenë në dorë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila do të kontrollohet nga amerikanët.Pamfleti.com

7 deputetë të LSI drejt PS, banda e Metës dhe Monikës në prag shpërbërje Read More »

LSI fut në sherr socialistët

Lëvizjet e ditët e fundit të këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë shkaktuar debate edhe brenda vetë Partisë Socialiste. Socialistët janë gjendur në dilemë sesi duhet të reagojnë ndaj këtij “eksodi” dhe për këtë arsye gjatë mbledhjeve të ditëve të fundit, qoftë të grupit parlamentar, qoftë të Kryesisë së PS, ka patur diskutime rreth kësaj çështjeje. Disa prej përfaqësuesve të partisë qeveritare janë rreshtuar kategoritikisht kundër pranimit të këshilltarëve të LSI në PS.

Sipas informacioneve, ata janë shprehur se këta figura nuk duhet të bëhen më pjesë e partisë sepse nuk janë të besueshëm. Ata e argumentuan qëndrimin e tyre duke deklaruar se këta këshilltarë janë të “varur” nga interesi dhe për këtë arsye “shtegtojnë” shpesh. Nga ana tjetër, gjatë mbledhjeve të kampit rozë ka patur edhe nga ata zëra që kanë bërë retrospektivë duke u kthyer mbrapa në kohë e duke kujtuar se këshilltarët e LSI kanë qenë dikur socialistë, pra janë socialistë të vjetër.

Ndërkohë, sipas burimeve të afërta të gazetës “Sot”, edhe në mbledhjen e Kryesisë së PS të pak ditëve më parë ka patur diskutime rreth kësaj teme. Kryeministri Edi Rama ka biseduar me të pranishmit sesi duhet vepruar me këshilltarët e LSI që duan të bashkohen me PS. Por deri më tani nuk ka akoma një qëndrim të prerë nga ana e socialistëve.

LSI fut në sherr socialistët Read More »

“Trimërohet” Basha: Nuk frikësohem nga Arta Marku dhe Edi Rama

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar ndaj procedimit për të, por edhe për deputetë të tjerë pas protestave të fundit me bllokimin e 4 akseve kryesore.
Basha tha se është një veprim qesharak i hetuesisë politike Rama-Marku. Ai u shpreh se “e kam për nder që procedohem penalisht bashkë me qytetarët që jemi ngritur në protesta për një të drejtë legjitime”

“Është një veprim qesharak i hetuesisë politike Rama-Marku, i cili ekspozon për fat të keq, atë që kemi paralajmëruar para shumë kohësh, që tani Edi Rama ka future në dorë edhe drejtësinë edhe prokurorinë. Kjo është faza e fundit e autokracisë që grumbullon të gjitha pushtetet. Unë e kam për nder që procedohem penalisht bashkë me qytetarët që jemi ngritur në protesta për një të drejtë legjitime.

Për të mbrojtur 11 kuksianët e arrestuar padrejtësisht dhe që mbahen padrejtësisht në qelitë e burgut. Mbahen aty sepse janë ngritur kundër një faj të pranuar botërisht të Edi Ramës, që ishte vendosja e traut dhe tarifës korruptive në rrugën e Kombit. Beteja do të vazhdojë dhe askush prej nesh nuk frikësohet apo prapset nga ky veprim qesharak i hetuesisë politike, Rama-Marku. Ndaj i bëj thirrje qytetarëve, që me besim dhe pa pikë frike të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Nuk na arrestojnë dot të gjithëve”, tha Basha.

“Trimërohet” Basha: Nuk frikësohem nga Arta Marku dhe Edi Rama Read More »

Rama nis të dielën me reportazhin e medias italiane, ja çfarë thuhet për Shqipërinë!

Kryeministri Edi Rama këtë të diel e ka nisur ditën me një video të medias italiane, e cila ka realizuar një reportazh për turizmin në Shqipëri.

Postimi i plotë

MIRËMËNGJES
dhe me këtë reportazh të medias italiane për Shqipërinë dhe transformimin çdo ditë e më shumë të saj në një destinacion të jashtëzakonshëm turistik, ju uroj një të dielë të qetë

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155718154231523/?t=0

Rama nis të dielën me reportazhin e medias italiane, ja çfarë thuhet për Shqipërinë! Read More »