Politike

Priten përplasje të forta, çfarë do të ndodh sot në Kuvend

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00 në seancë plenare.

Në seancën e sotme pritet një përplasje e fortë ndërmjet opozitës dhe mazhorancës për mospërjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga seanca për shkak të fjalorit jo të përshtatshëm.

Kjo është seanca e parë e Kuvendit ku opozita do të paraqitet pas protestave popullore që ka mbështetur gjërësisht, protestave kundër taksës në Rrugën e Kombit, kundër arrestimit të protestuesve dhe kundër skemës së TVSH për bizneset.

Priten përplasje të forta, çfarë do të ndodh sot në Kuvend Read More »

Amerika kërkon kokën e Ilir Metës/ Pse hesht Arta Marku për Presidentin?

Pas publikimit të raportit amerikan Freedom House, ku theksoi se Ilir Meta është njëriu më i korruptuar në Shqipëri, ka rënë një heshtje totale në Presidencë dhe në Kryeministri.

Kjo heshtje funebre, ka prekur edhe Prokurorinë e Përgjithshme. Edhe pse raporti u publikua nga Zëri i Amerikës, asnjë fjalë nuk është folur nga Organi i Akuzës.

Adriatik Llalla ishte zari i Ilir Metës dhe i dha në duar Prokurorinë. Por Arta Marku nuk është e Ilir Metës.

Por nuk dihet pse hesht Arta Marku, pas akuzave të rënda që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo që dihet, është se organi i akuzës duhet të nisë menjëherë hetimet kundër presidentit të vendit Ilir Meta.

Ndërsa kryeprokurorja Arta Marku duhet të tregohet e gatshme për hetimin e plotë të njëriut që Amerika e quajti më të korruptuarin në vend.

Amerika kërkon kokën e Ilir Metës/ Pse hesht Arta Marku për Presidentin? Read More »

Ambasadori Lu:Adriatik Llalla gënjen, Presidenti Meta njeri i respektuar

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Në një reagim ekskluziv për News24 dhe ‘BalkanWeb’ Lu thotë se Llalla është i korruptuar dhe se rrezikon të shkojë në burg.

Lu deklaron se deklaratat e Llallës janë “gënjeshtra fyese dhe një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar”.

“Ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara.

Nuk është për t’u habitur që vazhdon të flasë kundër reformës në drejtësi sepse tani rrezikon të shkojë në burg për korrupsionin e tij.
Ai ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish-Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta.

Kjo është një gënjeshtër absurde nga Z. Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar”, shprehet Donald Lu.

Ambasadori Lu:Adriatik Llalla gënjen, Presidenti Meta njeri i respektuar Read More »

‘Bie’ zjarr në Presidencë. Ku do e fusë kokën Ilir Meta? A do hedhë vallën e ‘vdekjes’?

Nëse Ilir Meta, humbi gjysmën e peshës së tij përmes dietës Dunkan, ai sot ka humbur edhe gjysmën tjetër përmes ‘dietës’ Freedom House.

Jo pak, por Amerika e ka quajtur si njëriu më i korruptuar në Shqipëri. Ilir Meta duket se e ka zënë tavani i Presidencës dhe e ka palosur poshtë.

Askush nuk flet. Madje edhe te LSI ka rënë një qetësi funebre. Tik Llalla, nuk ka më në dorë si ta mbrojë Ilir Metën.

Ilir Meta është në prag të arrestimit. Ajo që bie në sy, është pse ai nuk jep dorëheqjen si President dhe të hetohet si një qytetar i thjeshtë?

Dihet se Ilir Meta është zullumi i politikës shqiptare.

Jo pak, por shumë dosje korruptive me miliona euro bien mbi supet e peshëngritësit Ilir.

Iliri që ‘rrahu’ Jozefina Topallin duket se nuk i ka punët aspak mirë.

Iliri i floririt të Shqipërisë, ku e vodhi me mushka arin e popullit të tij, është vënë me shpatulla pas murit nga Amerika e cila e këkron ‘kokën’ e tij me çdo kusht.

Presidenca ka rënë në zijë, ashtu edhe LSI-ja.

Iliri i minierave të arit në Afrikë, nuk ka gojë që flasë dhe po fshihet prapa zyrës së tij.

Iliri që vrau katër qytetarë në mes të bulevardit bashkë me Sali Berishën, nuk po gjen derman.

Prokuroria duhet me doemos të nisë hetimet kundër tij dhe të arrestojë kreun e shtetit shqiptar.

Në këto kushte, do të bëhet rrëzimi i familjes më korruptive në Shqipëri.

Me Ilir Metën prapa hekurave, do të thotë edhe shkatërrimi i LSI. Kjo do të ishte një hap i madh i Shqipërisë drejt Brukselit. Siç e tha edhe Amerika, Shqipëria ka ecur mbrapa me vendosjen e Ilir Metës si President… A do hedhë valle tani, ashtu siç bënte në takimet me strukturat e LSI apo në dasmat luksoze?Pamfleti.com

‘Bie’ zjarr në Presidencë. Ku do e fusë kokën Ilir Meta? A do hedhë vallën e ‘vdekjes’? Read More »

Monika qan me ‘oi’. Iliri në burg? I del zot vetëm Vasili: Amerika nuk është e besueshme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë vënë syrin personin të etiketuar si njëriu më i korruptuar në Shqipëri. Duket se raporti i Freedom Haouse, e ka gozhduar presidentin e vendit Ilir Meta.

Gruaja e tij, Monika, po përpëlitet sa andej dhe këtej për ti gjetur shpëtim burrit të saj, i cili është më afër se kurrë më pranë burgut.

Pas takimit me Lulzim Bashën, Monika ka kurdisur të vetmin ushtar besnik, Petrit Vasili.

Kreu i grupit Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili është shprehur sot hapur kundër raportit të “Freedom House”, të cilin e cilëson atë si një deformim të realitetit.

Ndërsa flet për një standard të ulët profesional, Vasili thotë se pas gjithë kësaj qëndron një “hall”. Ai shkon më tej dhe thotë se pas këtij shkrimi ka një sponsor të njëanshëm dhe ngre një pyetje:

“Kush e sponsorizon njëanshmerinë e raportimit dhe me ç’mjete realizohet kjo njëanshmëri ,mos ndoshta me të njëjtat mjete që u manipulua 25 qershori?”.

Monika qan me ‘oi’. Iliri në burg? I del zot vetëm Vasili: Amerika nuk është e besueshme Read More »

PD-LSI, vendim: Nesër nuk lejojmë kryeministrin të hyjë në Parlament

Opozita ka marrë sot në drekë një vendim të fortë dhe ekstrem në raport me Kryeministrin Edi Rama. Mëqënëse nesër si ditë e enjte ka seancë parlamentare e ku vjen edhe qeveria e kryeministri, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi kanë vendosur bashkë me deputetët opozitarë të mos lejojnë hyrjen në sallën e Kuvendit të Edi Ramës. Shkak sipas tyre, përveç keqqeverisjes dhe krimit, mbetet edhe fjalori fyes ndaj shqiptarëve kur Rama tha se “shqiptarëve nuk iu ngrihet….”. Mëqënëse Byroja Parlamentare, e cila komandohet me shumicë nga PS, nuk pranoi kërkesën e LSI për përjashtimin e kryeministrit nga seancat, sipas Rregullores, atëhere sot PD-LSI morën vendimin që me forcë e përballje fizike, me trupat e tyre, të mos lejojnë Edi Ramën të futet në sallën e Kuvendit.

Kjo do të sjellë përplasje fizike në sallën e Kuvendit. PD-LSI do t’ju bëjnë thirrje militantëve që të rrethojnë Kuvendin nesër dhe nëse situata në sallë precipiton rrezikshëm, turma të vijë në mbështetje të deputetëve opozitarë. Kjo de facto do sjellë konfrontim, ndaj Garda ka marrë urdhër për kontroll deputetëve opozitarë si dhe rrethimin e një perimetri sigurie nga ku futet kryeministri.

Mësohet se Gramoz Ruçi i ka kërkuar kryeministrit Rama që nesër të sajojë ndonjë takim gjoja në rrethe dhe të mos vijë në Parlament, pasi “do të bëhet nami po hyre brenda”. Ruçi i ka thënë Edi Ramës se “çizmja nuk është gjë me atë që po përgatitet të të godasin në sallën e Kuvendit”. Nga stafi kryeministror pohojnë se kryeministrit i pëlqejnë sfidat e përballjes, ndaj do të jetë në sallën e Kuvendit nesër, bile nga të parët. Ai, thonë të njëjtat burime, do të jetë në parlament, pa antiplumb dhe do t’ju tregojë shqiptarëve se kush është opozita sotme, e cila po i merr për budallenjë shqiptarët.

Të pyetur nga “Koha Jone” stafi kryeministror theksoi se Edi Rama nuk ka patur frikë Berishën në vitet 1992-1997 e jo më të frikësohet nga Basha-Kryemadhi. Bile, kryeministri, ka mundësi të vijë në këmbë e të futet mes turmës për të shkuar në sallën e Kuvendit, shtuan të njëjtat burime. Të shumtë janë miqtë dhe oligarkët e Ramës që po insistojnë që nesër të mos duket as në rrethinat e sallës së Kuvendit e jo më të tentojë të hyjë brenda.

PD-LSI, vendim: Nesër nuk lejojmë kryeministrin të hyjë në Parlament Read More »

I akuzuar nga opozita për grabitje pronash, Alket Hyseni shfaqet i tensionuar te “Ligjet”

Komisioni i Ligjeve është përfshirë nga debate të ashpra mes deputetit të LSI-së, Nasip Naço dhe socialistit Alket Hyseni, i akuzar nga opozita lidhur me tjetërsimin e pronave në Sarandë.

Ka nisur mbledhja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Në sallën ku miratohen procesverbalet, diskutohet dhe vendoset mbi projektligje të rëndësishme, momentalisht mbizotëron mazhoranca.

Në Komision është vënë re mungesa e deputetëve të PD, ndërsa ato të LSI kanë qënë pjesëmarrës.

Aktualisht po zhvillohet një seancë dëgjimore me zv/kryeministren Senida Mesi dhe të ftuar nga Departamenti i Adminsitratës Publike, ku po shqyrtohet Raporti Vjetor i veprimtarise se Administrates Publike për vitin 2017.

Në Komision ka pasur debat, Alket Hyseni përplaset me të vetmin opozitar në sallë, Nasip Naçon. Është diskutuar për raportin e DAP-it, Naço pyet për policinë gri që Rama përmendte në fushatë dhe se çfarë u bë me të, ndërsa Hyseni i ka cilësuar pyetjet e Naços si katunare dhe replikat mes tyre kanë vazhduar.

I akuzuar nga opozita për grabitje pronash, Alket Hyseni shfaqet i tensionuar te “Ligjet” Read More »

Basha shpreson në largimin Donald Lu nga Tirana, e quan pengesë për ardhjen në pushtet; portali i tij shkruan: “Bye bye, Donald Lu”. PD “emëron” Jonatan Moore

Lulzim Basha dhe opozita me sa duket të keqen më të madhe se nuk po njohin progres drejt pushtetit cilësojnë ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu.

Jo pa qëllim të gjitha sulmet jo vetëm të eksponentëve të PD por dhe të atyre të LSI janë drejtuar në drejtim të Lu.

Ambasadori amerikan ka paralajmëruar më se njëherë se dëshirat e tij më të mëdha janë “peshqit e mëdhenj” të korrupsionit në burg dhe shtyrja e mandatit dhe një vit në Shqipëri.

Madje nuk përjashtoi dhe mundësinë që të qëndronte përgjithnjë në vendin tonë, pasi është një vend që i pëlqen shumë.

Një deklaratë e tillë ka tërbuar demokratët dhe përfaqësuesit e LSI, që nuk lënë rast pa e sulmuar.

E sulmojnë për reformën në drejtësi, për mungesën sipas opozitës të goditjes ndaj kryeministrit Rama, për LGBTI dhe për çfarë u vjen në shteg.

Ndërkohë që rifillojnë sërish llogaritë aerithmetike se sa orë, ditë, javë e muaj i kanë mbetur në Shqipëri Donald Lu.

Ndonëse ambasadorit amerikan i skadon afati trevjeçar i qëndrimit në Shqipëri, opozita është e shqetësuar qoftë dhe për një ditë më tepër qëndrimi në Tiranë të Donald Lu.

Këtë shqetësim opozita e shpreh jo vetëm për mesa deklaratave për mediat të liderëve politikë por dhe përmes portaleve afër saj.

Në fillim ishte portali i Zenit që lajmëroi përfundimin e afatit të mandatit të Lu në Tiranë. Tani është portali i Bashës që shkon më tej, duke deklaruar se DASH e ka përcaktuar pasuesin e Donald Lu. PD zbardh dhe dëshirën për të qënë një mik i PD sipas saj.

Kështu burime diplomatike për “Politiko.al”, portal afër Bashës ky, konfirmojnë se Departamenti Amerikan i Shtetit ka përzgjedhur diplomatin që do të shërbejë si ambasador në Tiranë.

Sipas portalit ambasadori i ri do të jetë diplomat karriere dhe emri pritet të bëhet publik së shpejti. Ambasadorit aktual Donald Lu i përfundon mandati këtë verë, ndërkohë që emri i zëvendësuesit të tij pritet të konfirmohet sapo Mike Pompeo të zyrtarizohet si Sekretar i Shtetit, duke zënë vendin e Rex Tillerson sqaron portali i Bashës.

Sipas tij, me ardhjen e Pompeos në krye të DASH priten ndryshime edhe në poste të tjera të rëndësishme që lidhen me Shqipërinë, siç është ai i nënsekretarit të dytë të Shtetit për EuroAzinë.

Portali i Bashës raporton dhe njëherë se një prej emrave të përfolur për këtë post është ai i Jonathan Moore, ish shefi i zyrës së Euroazisë për Ballkanin, dhe së fundmi shefi i Misionit të OSBE në Sarajevë. Një dëshirë e kahershme e PD, e bindur se ndryshimi i ambasadorëve do t’i vijë për mbarë dhe do ta ndihmojë për të ardhur në pushtet. Siç mendoi se dhe me ardhjen e Trump, do të vinte Basha në pushtet. Madje përdori dhe financim rus vetëm e vetëm që të lobonte në SHBA për një foto me Trump. Dhe rezultati dihet tashmë: PD shënoi rezultatin më negativ që nga themelimi, Rama vjen i vetëm në pushtet.

Ndërsa vetë kreu i PD Lulzim Basha është nën hetim nga FBI në SHBA dhe prokuroria shqiptare për lobim me para ruse nga parajsat fiskale.Pamfleti.com

Basha shpreson në largimin Donald Lu nga Tirana, e quan pengesë për ardhjen në pushtet; portali i tij shkruan: “Bye bye, Donald Lu”. PD “emëron” Jonatan Moore Read More »