Politike

“Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”

Me pak fjalë, Shqipëria ka ditur të ecë gjithnjë në rrugë të gabuar sepse pas atyre bëmave që i dedikojmë vetes, u jemi dorëzuar osmanëve, italianëve, gjermanëve, sllavëve, kinezëve dhe në të gjitha rastet, Shqipërinë e kanë sunduar të fortët. Ata, që ne i identifikojmë më së shumti me politikanët në fuqi, që i imitojmë dhe që na marrin jetën nga pak për çdo ditë. Të paktën, në këto pak ditë, na duhet të gëzohemi me Rekomandimin.
Shkruan  Ben Andoni

Shqipëria është një shtet 100 vjeçar, që po t’i heqësh nuancat patetike që i veshin artikullshkrues të ndryshëm, duhet quajtur vend i maturuar. Ka institucionet e veta, por më shumë se kaq brenda historisë së saj ka hartuar politikën e vet në interes të ekzistencës por edhe klasave që e kanë qeverisur. Shpesh me një lloj padrejtësie dhe si revansh ndaj të tjerëve të llojit. Rezultati mijëra e mijëra të vdekur më kot. Miliona e miliona të zhdukura dhe të qeverisura kot. Nuk duhet të harrojmë se ky shtet ka kaluar në tre regjime politiko social-ekonomike të ndryshme. Ka qenë Monarki, ka qenë Republikë Socialiste dhe tashti është një lloj formacioni Demokratik.

Nëse këtyre do t’u shtonim dhe një periudhë Kolaboracionizmi 1939-1944 dhe një tjetër me një regjim miks pas viteve ’20, por si Republikë Parlamentare, Shqipëria mund të quhet një vend i vërtetë eksperimental ballkanik.

“Nëqoftëse Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj do të duhej të shkruhej: Shqipëria lindi nga zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”. Kjo thënie Faik Konicës mund të thuhet se është nga më të goditurat sa i përket qartësisë së shprehjes por edhe realitetit të krijuar nga bashkatdhetarët e tij. Ai, vetë, ka kontribuar jo pak në kaosin shqiptar, kurse me ulje-ngritjet personale ka treguar hiç më shumë se ishte pjesë e këtij realiteti.

Shqipëria është konsideruar si një nga vendet më të begata dhe me resurset e mjaftueshme për ekzistencën e saj, porse menaxhimi ynë dhe mënyrat që kemi ndjekur përgjatë 10 dekadave jo thjesht kanë lënë shumë për të dëshiruar por ato na kanë treguar sesa i mungon individit shqiptar gjetja e mënyrës së duhur për të mbijetuar dhe për t’i shërbyer jetës më të mirë.

Më në fund, ja ku jemi në Pranverën e vitit 2018, kur Shqipëria ka marrë rekomandimet më të mirat ndonjëherë për anëtarësim, por tashmë do t’i duhet mbështetja njëzëri në qershor e të gjitha vendeve anëtare të BE-së në takimin e Këshillit Evropian. Për fat të keq, shtetet anëtare s’e kanë atë vrull që po na tregojnë politikanët shqiptarë, e këtë e ndjen nga predispozita që mbizotëron tek të dy vendet kryesore, Gjermania dhe Franca.

Presidenti francez Macron u shpreh hapur dhe tejet skeptik para disa orësh lidhur me të ardhmen e Zgjerimit, kurse Gjermania është duke kërkuar shumë për vendet që e marrin vetëm një herë statusin e kandidatit, por që duhet ta tregojnë shumë. Në radhë, Vuçiç sapo e ka marrë dozën e kritikës dhe prej ditësh nuk ndihet në shtyp prej kërkesës që i është bërë për Kosovën, kurse Rama do të njihet me të njëjtën masë por për realitete të tjera në Berlin, pak ditë më vonë. Kuptohet se nga vendi i shpresuar kandidat deri në anëtarësim do shumë kohë dhe me gjithë ekspozetë e shqiptarëve, duhet të provojmë se kemi bërë realisht shumë.

A mundesh Shqipëria, përgjatë 30 viteve demokraci, të bënte më shumë për të pasur udhë dhe axhendë tjetër?! Të gjithë bien dakord, por sot e kësaj dite problemi i pronës, nga më akutët në kapitalizëm, është i pazgjidhur, kurse ende Shqipëria vuan problemet e Kujtesës e shumë të tjera.

Që para luftës së Dytë Botërore Shqipëria u orientua gabim dhe kreditë e frikshme që mori nga Italia i ndërruan fatin vendit, që u pushtua prej saj, e nga ana tjetër iu dorëzua për inerci Komunizmit një ideologji, që sot e kësaj ditë nuk është çrrënjosur.

Ajo që ndodhi pas Luftës së Dytë është e dhimbshme edhe pse do të ketë deridiku rezultate pozitive. Shqipëria mbart pesëmbëdhjetë vjet të mrekullueshme miqësi me Bashkimin Sovjetik atëherë liderin e jashtëzakonshëm të Lindjes, kredibiliteti i të cilit ishte ngritur sidomos pas fitores mbi Nazizmin. Pati gati po kaq kohë me Kinën, për t’iu dorëzuar pa kushte dhe duke arritur deri në nivel absurd marrëdhënie, duke e imituar deri në budallallëk. Dhe, shkoi më tej në vitet ’80, kur filluan bisedimet e reparacioneve të luftës me Gjermaninë, kur u paraqit për herë të fundit momenti i artë për të bërë largimin e butë nga absurdi e për të kaluar në një kamp, që do t’i jepte mundësisë që tranzicionin demokratik ta bënte që në kohën e Perdes së Hekurt.

Megjithë gjërat që i mveshin, Shqipëria nuk mundi, sepse njerëzit e saj kur nuk e kanë parë Evropën si shtëpinë e tyre zyrtare. Është e vërtetë se në anketime janë mbi 80% të shqiptarëve që e duan përkatësinë evropiane, ashtu si të gjithë ballkanasit, porse në praktikë neve e kemi të përcaktuar dhe e ndjekim shembullin lindor. Osmanizmi është ende i pa avulluar nga poret tona ballkanike.

Sot konjuktura e kërkon Ballkanin dhe Shqipërinë të jetë pjesë e BE-së, kur të plotësojë kushtet, por edhe në Bruksel janë të bindur se vendasit e kanë të pamundur. Krimi i organizuar dhe droga janë të papërballueshëm nga strukturat vendase kurse Shqipëria s’ka as kapacitete ta luftojë, përpos që informaliteti e ndih të bëjë këtë zhvillim kaotik, të cilit i leverdis.

Mbi të gjitha, klasa politike është e kapur kaq shumë saqë rruga evropiane do të zgjatet pafund. Vetëm se Evropa me hapjen e negociatave, i ka dhënë një sinjal vendit se Shqipëria nuk do jetë e vetme, porse do asistohet që sensi i saj pozitiv sa i përket Evropës, do të shpërblehet. A do mundet Shqipëria të orientohet këtë herë si duhet drejt Evropës? Me sa duket trendi ballkanik e ka këtë vështrim, porse vetë Evropa duket se po shpërbëhet.

Rasti i Brexit mund të pasojë në të ardhmen në një frymë më të ngritur të skepticizmit evropian. Dhe, në këtë rast Shqipëria me vendet e tjera do ta ndjenin veten si në shkuarje të askundit, ashtu si u tall pak kohë më parë dikush nga zyrtarët evropianë kur thoshte se hyrja e Shqipërisë është fundi i BE-së. Në fakt ka një të vërtetë, sepse njerëzit më të interesuar që të zgjatet ky realitet në Shqipëri dhe Ballkan janë grupet politike dhe financiare që do kenë më shumë mundësi për të na i kufizuar liritë dhe të drejtat tona civile (siç e bëjnë rëndom), për të na marrë pronat me lloj-lloj marifetesh, apo për të na marrë nëpërkëmbur ashtu edhe si po ndodh.

Me pak fjalë, Shqipëria ka ditur të ecë gjithnjë në rrugë të gabuar sepse pas atyre bëmave që i dedikojmë vetes, u jemi dorëzuar osmanëve, italianëve, gjermanëve, sllavëve, kinezëve dhe në të gjitha rastet, Shqipërinë e kanë sunduar të fortët. Ata, që ne i identifikojmë më së shumti me politikanët në fuqi, që i imitojmë dhe që na marrin jetën nga pak për çdo ditë. Të paktën, në këto pak ditë, na duhet të gëzohemi me Rekomandimin. Sepse vërtetë si në Himnin Kombëtar: Zoti lidhet me Shqipërinë, por deri më sot na ka ruajtur rastësia, pasi vendin tonë po e vdesin për çdo ditë e nga pak politikanët. (Homo Albanicus)

“Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët” Read More »

Negociatat/ Majlinda Bregu ‘tallet’ me Bashën: Komisioni e kishte vendosur nuk priti telefonatë nga Belindi i CDU-së

Majlinda Bregu një nga zërat më kritik ndaj Bashës, në një intervistë tregon se vendim i Komisionit Evropian, ishte marrë që para dy ditësh.

Bregu në emisionin 7 pa 5, tregon se askush nuk priti telefonta e nga Kreu i Forumit Rinor të CDU, që të takohej me Bashën, duke thënë se kreu i PD është takur me njerëz të parëndësishëm në Bundestag.

A ka lobuar vërtet Basha për hapjen e negociatave gjatë vizitës së fundit në Gjermani, apo e ka nxirë si ka bërë dhe këtu?

Ju keni të gjithë mundësinë ta pyesni kryetarin e opozitës, se çfarë kishte bërë. Raporti kishte të paktën nga dy ditë, dje kolegji komisionerëve nuk priste të merrte telefonatë nga Kryetari Rinor i CDU, i cili ishte në takim me Bashën. Belindin e kam shumë xhan, nga Belindi i CDU domethënë, që të kishte në dorë fatin e Shqipërisë.

Negociatat/ Majlinda Bregu ‘tallet’ me Bashën: Komisioni e kishte vendosur nuk priti telefonatë nga Belindi i CDU-së Read More »

Pas negociatave, ambasadori Donald Lu uron shqiptarët dhe kërkon “peshqit e mëdhenj”

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu komenton vendimin e Komisionit Europian për të hapur negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Interesimit të Top Channel, ambasadori Lu iu përgjigj: “Përgëzime popullit shqiptar për këtë hap të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit. Është koha për të festuar, por edhe koha për të punuar edhe më shumë”.

Donald Lu thotë se nuk është ambasador i një vendi të Bashkimit Europian, por përpara vendimit të qershorit Tirana duhet të japë rezultate konkrete.

“Unë nuk jam ambasador i një vendi të BE-së, por shpresoj se Shqipëria do t’ua vërë veshin shteteve anëtare që kanë kërkuar rezultate konkrete kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar dhe në reformën në drejtësi përpara vendimit për të hapur negociatat për anëtarësim. Përpara vendimit të qershorit, Shqipëria ka ende një mundësi për të bërë përparim në këto çështje me rëndësi kritike”, thotë ambasadori për Top Channel.

Pas negociatave, ambasadori Donald Lu uron shqiptarët dhe kërkon “peshqit e mëdhenj” Read More »

Monika ‘ndërron’ Ilirin për kuksianët, fut Mogherinin ‘mik’ te Rama

Monika Kryemadhi shprehet se opozita e vendit ka më shumë merita për çeljen e negociatave duke nënvizuar se ka sakrifikuar tepër.

Kryetarja e LSI-së, pas takimit me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian Frederica Mogherini, thotë se ka akoma punë për tu bërë deri në qershor.

“ Duke pasur parasysh falënderimet për KE duke i dhënë Shqipërisë një dritë jeshile për herë të dytë, kjo dritë i jepet dhe klasës politike për të reflektuar.

I kërkuam Mogherini-t ndërhyrjen e saj në mënyrë njerëzore t’i kërkojë Ramës të lirojë 11 kuksianët që mbeten të arrestuar në mënyrë të padrejtë.

Ajo që dua të themi është se sot shqiptarët kanë nevojë për më shumë besim dhe ta shohin BE sa më pranë. Mogherini na falënderoi dhe opozitën si bashkëvepruese në këtë proces.

Opozita është ajo që ka sakrifikuar më shumë nga vetja e saj, për t’i dhënë më shumë shqiptarëve dhe jo mazhorancës,” tha Kryemadhi.

Monika ‘ndërron’ Ilirin për kuksianët, fut Mogherinin ‘mik’ te Rama Read More »

Klevisi i Bashës nuk ia ka idenë BE-së. Gafa e tij i la të gjithë me gojë hapur. Për të qeshur e për të qarë!

Hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, ishte një arritje e madhe, sipas qeverive përkatëse.

Rama menjëherë doli dhe lavdëroi qeverinë e tij, por nuk harroi edhe qeveritë e mëparshme duke thënë se të gjithë kontribuan për këtë arritje.

Opozita edhe pse u duk e gëzuar për këtë hap të rëndësishëm, filloi duke e dredhur muhabetin.

Duke mos dashur që ti japin vlerë Ramës, demokratët filluar të gjejnë defektet e dhuratës së Brukselit për Shqipërinë.

Një nga demokratët e flaktë, djali i Fahri Balliut, Klevisi, i cili është edhe deputet, doli në media dhe foli për të metat e raportit.

Por duket se deputeti demokrat nuk ia ka shumë idenë procesit të negociatave dhe bëri një gafë që u përhap menjëherë në rrjet.

Ai u shpreh në studion e emisionit “360 gradë” në televizionin “Ora News”, ekzaktësisht: “Rekomandimi është gjë e mirë, se duhet për integrimin.”

Duhet që Basha, para se ti nxjerrë në media deputetët e tij, ti mësojë për rëndësinë e hapat e negociatave dhe integrimit në BE.

Klevisi i Bashës nuk ia ka idenë BE-së. Gafa e tij i la të gjithë me gojë hapur. Për të qeshur e për të qarë! Read More »

Pas lajmit të madh nga KE, Rama del me një lutje për Bashën. Mesazhi i fortë që dha

Ka dale me nje lutje per kreun e PD, Lulzim Basha, kryeministri shqiptar Rama sot ne krah te Federica Mogherinit.

Ai i ka bërë thirrje Bashës të mos lobojë kundër Shqipërisë dhe të mos ndihmojë ata që individë që duan t’i vënë Shqipërisë shkopinj ndër rrota, sic tha ai në rrugën drejt BE-së.

“Sot s’ka më asnjë minutë për të festuar se duhet nisur menjëherë nga të 4 anët puna e gjatë dhe e stërmundimshme për të ecur sa më shpejt drejt marrjes së diplomës së anëtarësimit.

Sa i përket aspektit politi,. jo të gjithë e shohin me entuziazëm këtë arritje dhe dëftea me shumë peshë s’u mjafton të gjithëve për të na hapur rrugën pa na penguar duke nxjerrë bishta aty këtu në shtetet anëtarëe të BE.

S’është sekret, dihet botërisht që në disa vende anëtarë ka individë, forca që as nuk e duan zgjerimin as e dëshirojnë përparimin e rajonit në rrugën drejt anëtarësimit.

Jemi përgatitur për të dëgjuar edhe cudira në muajt që vijnë se loja politike s’është ndonjë shkencë për tu kuptuar, ashtu sikurse Shqipëria do trajtohet si top për lojëra të brendshme politike, por këto janë problematika krejt të natyrshme që do i trajtojmë me qetësi dhe vendosmërinë e argumentave rast pas rasti dhe dëftesa që kemi në dorë nga dje na e bën pak më të lehtë këtë punë.

Sot dua t’i lutem jo si kryeministër, aq më pak si kryetar i forcës qeverisëse të vendit, por si shqiptar, si qytetar edhe si koleg, përfaqësuesve të opozitës të mos bashkëpunojnë me asnjë faktor të huaj politik që për interesa të veta do që ta pengojë Shqipërinë në këtë proces, të mos ushqejë zyra deputetësh me gënjeshtra, me gjysmë të vërteta që janë edhe më të dëmshme se gënjeshtra, e të mos ekportojnë baltën e luftës tone të brendshme poltike, ta lënë inatin mënjanë kur flasin në gjuhë të huaj.

E ftoj Lulzim Bashën dhe opozitën të bëhemi bashke një skuadër kombëtare me fanellën kuqezi kur flasim për Shqiperinë jashtë Shqipërisë e të kërkojmë respekt e vlerësim. Shqipëria i ka boll në Evropë ata qe duan të nxjerrin bishta për cdo arritje dhe se kanë problem të vënë shkopinj ndër rrota”.

Pas lajmit të madh nga KE, Rama del me një lutje për Bashën. Mesazhi i fortë që dha Read More »

”Me një mike të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët”, Edi Rama publikon foton

Frederica Mogherini ka mbërritur mbrëmjen e së martës në Tiranë, menjëherë pas dhënies ë rekomandimit për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Një moment i shtrëngimit të duarve është shkëputur nga Edi Rama për të uruar mëngjesin e ditës së sotme. Kryeministri e vlerëson Mogherinin si një mike të madhe të shqiptarëve.

“MIRËMËNGJES 😃

dhe me këtë moment duarshtrëngimi me një mike të madhe të Shqipërisë e shqiptarëve, e cila zbriti mbrëmë në vendin tonë menjëherë pas dhënies së rekomandimit për çeljen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë 🇦🇱🇪🇺”, shkruan kryeministri.

Sot Mogherini do të takohet me Presidentin Ilir Meta në orën 09:30, më pas me Kryeministrin Edi Rama në orën 10:15, si dhe me përfaqësuesit e opozitës në orën 12:00, në Delegacionin e BE-së. Përfaqësuesja e Lartë e BE, Zëvendës Presidentja Mogherini do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama nga ora 11:15 deri 11:45 në Kryeministri.

”Me një mike të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët”, Edi Rama publikon foton Read More »