Politike

Doshi ‘tradhëton’ shokët: Jeni si unë. Nëse bëhet Vetting, SHBA ju përjashton të gjithve. Tregoni ku i gjetët milionat

Duket se deputetit Tom Doshi nuk i del inati me shpalljen non-grata të tij nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një prononcim për mediat, në ambjentin e jashtëm të Kuvendit, Doshi tha se nëse do të bëhet Vettingu, SHBA-të do të përjashtojnë të gjithë deputetët.

“I bie të kalojnë të gjithë non grata nëse do të bëhet vetting“.

Doshi kërkoi të kalojnë në vetting edhe politikanët dhe nëse kjo ndodh tha ai, gjysma e deputetëve nuk do jenë më në Kuvend.

‘Unë kërkoj të prononcohet. Ju garantoj ju se nëse bëhet vetting në politikë nuk mbeten as gjysma në parlament. Vettingu të fillojë dhe të hetojë që tek shkollimi i fëmijëve që i kanë shkolluar të gjithë jashtë, ku janë të ardhurat e këtyre politikanëve? Te vilat, tek makinat, tek jeta e luksit që bëjnë. Dhe ta shohim sesi dalin.’-tha Doshi.

Me 16 prill, Departamenti i Shtetit njoftoi se i ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara deputetit Tom Doshi dhe familjes së tij.

Pas ish kryeprokuorit Adriatik Llalla, Tom Doshi bëhet zyrtari i dytë nga Shqipëria të cilit i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në raste madhore korrupsioni.

Doshi ‘tradhëton’ shokët: Jeni si unë. Nëse bëhet Vetting, SHBA ju përjashton të gjithve. Tregoni ku i gjetët milionat Read More »

U rikthye pas 6 muajsh, ministrat dhe deputetët socialistë vrapojnë për të përqafuar Tahirin

Saimir Tahiri prej gjashtë muajsh që me nisjen e hetimeve ndaj tij është përjashtuar nga lista e PS-së dhe është regjistruar në Kuvend si deputet i pavarur.

Por rikthimi i tij sot në Kuvend ka mallëngjyer deputetët dhe ministrat socialistë të cilët kanë vrapuar që ta takojnë atë, mbase dhe duke e ngushëlluar dhe inkurajuar për periudhën e vështirë që ai po kalon.

Më e përmalluara nga të gjitha duket se është ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe ajo e Arsimit, Lindita Nikolla.

Por nuk ka munguar edhe një përqafim mes dy ish-ministrave të Edi Ramës, Saimir Tahiri dhe Mimi Kodhelit, të dy të akuzuar nga opozita për lidhje me trafikun e drogës.

U rikthye pas 6 muajsh, ministrat dhe deputetët socialistë vrapojnë për të përqafuar Tahirin Read More »

Shtohen telashet për Bashën, lidhjet e PD me rusët shkojnë deri në Londër. Publikohen kontratat e lobimit

Shtohen telashet për Partinë Demokratike dhe kreun e saj Lulzim Basha. Pak kohë më parë u publikuan fakte mbi lobimet e PD në SHBA, ku nuk munguan akuzat për lidhje me rusët. Nga ana tjetër, prokuroria ka thelluar hetimet. Por mediat ndërkombëtare i janë rikthyer kësaj çështje, duke bërë të tjera investigime. Këtë herë është portali britanik “Soap Box”, ai i cili ka bërë një investigim për lidhjet e PD me kompaninë “Biniatta Trade LP”, e cila rezulton sërish një kompani fantazmë në Britani. “Marsin e kaluar Nick Muzin është regjistruar si lobues në SHBA për Partinë Demokratike të Shqipërisë, me një kontratë që paguhej 25,000 dollarë në muaj.

Ai ka bërë një amendament në regjistrimin e tij në 14/11 2017 dy javë pas ndjekjes penale të Paul Manafort për pastrim parash në lidhje me një parti politike të Ukrainës, dhe regjistron pagesa prej 500,000 USD nga PD e Shqipërisë dhe një pagesë 150,000 USD nga një kompanie private e quajtur Biniatta Trade LP”, thuhet në shkrim. Por më pas janë dhënë detaje mbi këtë kompani. “Biniatta Trade” është regjistruar më 28/09/2015 nga LAS International, në “5 Percy Street, Londër Ë1T 1DG”. Si partner kryesor jepet Asverro Corporation ndërsa si partner i kufizuar Liminez Commerce. Ata janë partnerë me dy grupe të tjera britanike, Babyonica LLP dhe KF Global Management LLP, kompani të regjistruara në Belize.

“KF Global Management LLP fillimisht ka pasur si anëtarë Castlefort Limited dhe Atlantic Ventures Incorporated, por ato u dorëhoqën në 30/01/2017 dhe u zëvendësuan nga Asverro and Liminez. Babyonica ka një person me kontroll të konsiderueshëm që quhet Evgeny Sheremetyev (rus) ashtu si dhe KF Global Management ka një të tillë që quhet Konstantin Ferulev (Rus). Llogaritë vjetore të Babyonica nënshkruhen nga Gina Sandra Esparon (më parë Kilindo, e njohur gjithashtu si Sandra Gina Esparon, Sandra Gina Kilindo ose thoshte Gina Kilindo) për llogari të Asverro ashtu si dhe te KF Global Management. Ajo listohet gjithashtu se drejtore e disa kompanive të tjera dhe vendi i rezidencës së saj jepet si Sejshell dhe jo Belize”, theksohet në shkrim, duke treguar dhe një herë mbi lidhjet e mundshme të PD me rusët.

Mungesa e informacionit

Autori i shkrimit ka bërë një kërkim dhe sa i takon faqeve në internet të kompanive dhe veçanërisht “Biniatta Trade”, por nuk ka nxjerrë shumë të dhëna. “Po të rikthehemi te Uest Berton Impex, pashë se kishin një logo të bukur dhe vendosa të zbuloj se kush e kishte dizenjuar. Imazhi i saj ishte në faqen e glbaldeltatrae.com dhe ishte krijuar nga “Zalevskiy Design” të cilët sipas Dribble janë me bazë në Krakov, Ukrainë. Edhe Brookstar është hapur në Ukrainë, e ka një numër kontakti +380734414137. Është regjistruar më 08/12/2016 dhe ka skaduar një vit më vonë.

Numri telefonik i Ukrainës ishte gjithashtu i një firme Vod Marketing me bazë në Odessa. Brook-star Business LP është regjistruar më 26/10/2015 me adresë 1/2 35 Taits Lane, Dundee, dhe është shpërndarë në 14/02/2018. Nëse i ndërrojmë vendet emrave për të formuar Starbrook (siç ndodh shpesh me këto lloj entesh) zbulojmë grupe si Star-brook Corporation LP, Starbrook Enterprises LP, Starbrook Property Company LP, Starbrook Exports LLP, të gjitha të regjistruara në adresë që njihen si kompani lavatriçe parash”, thuhet aty. Në fund arrihet në përfundimin se kompania nuk jep asnjë të dhënë për lidhjet me Shqipërinë dhe janë mister paratë e saj./SOT

Shtohen telashet për Bashën, lidhjet e PD me rusët shkojnë deri në Londër. Publikohen kontratat e lobimit Read More »

Mëngjesi i Ramës: ”Kurbani” tashmë edhe në italisht

Mëngjesin e sotëm, siç e ka bërë traditë kryeministri Edi Rama ju ka uruar shqiptarëve një ditë të mbarë. Këtë herë ka promovuar diçka të tijën personale.

Libri “Kurban” është botuar tashmë edhe në gjuhën italiane. Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri përmes një statusi në Facebook.

Librin “Kurban” me rrëfimet e tij, Edi Rama e botoi në vitin 2011. ”Mirëmëngjes dhe me librin e sapodalë në libraritë italiane ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Mëngjesi i Ramës: ”Kurbani” tashmë edhe në italisht Read More »

Berisha fundos Bashën/ E përze nga Tirana dhe ‘mban në preher’ Monikën. Ia dorëzon asaj çelësat e shtëpisë

Vizitë shumë e çuditshme kjo e Lulzim Bashës në Berlin, ndërkohë që zyratët e BE-së vijnë në Tiranë.

Basha e dinte që në Tiranë do të vinte Federica Mogherini për të dorëzuar raportin për hapjen e negociatave, por megjithatë ai nuk qëndroi, por iku në Berlin.

Pse kjo vizitë e papritur e Bashës, ndërkohë që ia duhet të ishte në Tiranë?

Mogherini sot do të zhvillojë takime me krerët e politikës shqiptare, si ato të mazhorancës ashtu dhe ato të opozitës.

Në hapjen e negociatave, Basha duhet të ishte në shtëpinë e tij blu dhe të priste të ftuarit e nderit, në një ditë të rëndësishme si kjo. Por ai iku. I zoti i shtëpisë nuk gjendet dhe të ftuarit do të priten nga e zonja, që është Monika Kryemadhi.

Lulzimi po humbet pikë përpara ndërkombëtarëve duke i bojkotuar ata.

Këtu hyn në lojë Sali Berisha. Ky i fundit, aleat i vjetër me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, po tenton që të bëjë Bashën kurban që të shpëtojë çifti presidencial.

Berisha largon nga Tirana Bashën, duke e bërë Monika Kryemadhin numrin një të opozitës në takimet e rëndësishme me ndërkombëtarët.

Monikën nuk e takon njëri, kështu që duhet eliminuar Basha, që Kryemadhi të futet në lojë.

Shpresa e Monikës, është që ti gjejë telat me Brukselin, që të shpëtojnë Ilirin nga burgu pas raportit të Freedom House.

Berisha fundos Bashën/ E përze nga Tirana dhe ‘mban në preher’ Monikën. Ia dorëzon asaj çelësat e shtëpisë Read More »

”Je i ligjshsëm, i ndershëm, i pastër dhe transparent. Pse je trembur dhe të ka kapur paniku Don Duka”, Erjon Braçe sulmon kreun e FSHF-së

Nëpërmjet një statusi në Facebook, kreu i komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe ka sulmuar kreun e FSHF-së Armando Duka. Ai i ka kërkuar Dukës që të japë shpjegime për tatimet në Federatë.

Postimi i  Erjon Braçes në Facebook

MIRMENGJES DON DUKA!!

Cfare ke?

C’eshte ky panik kaq i madh?

Nga se je trembur?

Ti sikur je i ligjshem, i ndershem, i paster,

mbi te gjitha transparent?!

Cfare ka ndodhur qe je shqetesuar kaq shume?!

Ke nje pergjigje?

Pooo e vertete eshte,

prej me shume se dy muajsh,

kam kerkuar informacion per nje ceshtje qe ka te bej me te ardhurat e krijuara nga tatimi mbi te ardhurat e ligjshme per cdo te punesuar, te kontraktuar ne Federaten Shqiptare te Futbollit!

KERKESA ESHTE THELBESISHT E LIGJSHME,

BAZUAR NE KUSHTETUTEN E VENDIT,

RREGULLOREN E KUVENDIT, PIKA IME E REFERIMIT SI DEPUTET DHE KRYETARI I KOMISIONIT PER EKONOMINE E FINANCAT

Pra nuk kam urdheruar kend, nuk eshte ne tagrin tim te urdheroj,

kam kerkuar te disponoj kete informacion!

Mund ta kisha adresuar kete kerkese edhe tek ty, direkt,

por nuk me intereson ti,

me intereson zbatimi i ligjit njesoj per te gjithe dhe,

pa as me te voglin diskutim, me interesojne te ardhurat ne buxhetin e shtetit.

Eshte detyre e imja kjo.

Mendoja se deklarime te tilla, ti ne krye te FSHF i beje online,

si te gjithe, madje sic ne bizneset e tua te shumta.

Por nga pergjigja e pare marre nga Tatimet, me rezultoi se ti nuk e ben kete per te gjithe.

Ndaj jam detyruar te detajoj informacionin qe kerkoj, duke kerkuar listen e te punesuarve-e ben edhe biznesi i vogel kete, listen e te kontraktuarve-e ben cilido tatimpagues kete,

shumat e paguara si rroga, shperblime, bonuse etj, perfshire shumat ne zbatim te kontratave si dhe tatimin ne burim paguar per to ne baze te ligjit perkates per te ardhurat personale.

Jane te ardhura te tauteshme te detajuara ne ligj keto.

Cfare ka ketu per panik?

Perse je trembur Armand?

Nuk me intereson hic sa para merr e ndan ti, po fare.

ME INTERESON A E MERR APO JO BUXHETI I SHTETIT TATIMIN QE PARASHIKON LIGJI PER KETO TE ARDHURA!

Pra,

cdo gje eshte e ligjshme nga germa e pare deri tek e fundit!

Parate qe ti besojne te tjeret,

perdori si te duash kur komuniteti qe ti perdor te lejon te besh qef dhe as qe me duhet.

Per parate e tatimeve te percaktuara me ligj do pergjigjesh njesoj si ai biznesi i vogel aty rreth e rrotull selise tende!

Me pelqen qe e ke frike ligjin Armand!

Por ne fillim bindju, zbatoje deri ne qindarken e fundit!

Dy fjale per gazeten Panorama Sport;

Kryeredaktor, mendoj qe ti duhet te mesohesh ti referohesh fakteve, kjo e para, pastaj komentet beji si te duash.

Letra qe perdor, nuk ka asnje urdher ne permbajtje, eshte teresisht e ligjshme ne rastin kur ti i referohesh Kushtetutes, ligjit, rregullores.

Termat “urdher”, “sulm” etj si keto,

nuk kane lidhje me te verteten, faktet, dokumentet.

Kujtoja se te kerkosh transparence referuar permbushjes se interesit publik-kete here tatimet e paguara ne buxhetin e shtetit,

eshte detyrim edhe ne median tende.

Por kur behet fjale per FSHF-ne, ti tjetersohesh!

Madje kujtoja se kur ti paguan regullisht tatimet, ke interes qe kete ta bejne kaq ligjshmerisht edhe te tjeret.

Por perseri, kur behet fjale per FSHF, ti harron qe per vete paguan tatim mbi rrogen, shperblimet, bonuset!

Epo une nuk e bej dot kete!

”Je i ligjshsëm, i ndershëm, i pastër dhe transparent. Pse je trembur dhe të ka kapur paniku Don Duka”, Erjon Braçe sulmon kreun e FSHF-së Read More »

Merr fund euforia për mosbindje civile. Opozita e bashkuar tërhiqet nga protestat

Euforia e opozitës për mosbindje civile duket se ka marrë fund. Ndonëse shumë politikanë të ndryshëm si nga radhët e LSI ashtu dhe të PD vijonin të këmbëngulnin për ashpërsim të protestave kundrejt qeverisë, pretendimet e tyre janë hedhur përfundimisht poshtë. Në kuadër të vendimit të Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Brukseli i ka prerë përfundimisht euforinë e deritanishme opozitës.

Pas takimit që shefja e Politikës së Jashtme në BE, Federica Mogherini zhvilloi dje me përfaqësues të Partisë Demokratike dhe asaj të LSI, këta të fundit gjatë një deklarate për mediat teksa dhanë detaje nga takimi, lanë të nënkuptohet se aksionit të protestave i ka ardhur fundi. Ishte fillimisht nënkryetari i PD, Edi Paloka, i cili teksa u pyet nga gazetarët për ecurinë e protestave, deklaroi se qeveria duhet të lirojë si fillim protestuesit kuksianë.

“Sot ne kemi në burg 11 qytetarë të pafajshëm të cilët janë arrestuar në kundërshtim të drejtave njeriut dhe ligjit kështu që hapi i parë që duhet të ndërmarrë qeveria dhe Rama është lirimi i tyre. Kjo ishte një nga kërkesat edhe të zonjës Mogherini e cila foli për bashkëpunim mes opozitës dhe mazhorancës. Prandaj unë po e them këtu, hapi i parë që duhet ndërmarrë nga Edi Rama duke liruar kuksianët që janë të pafajshëm në burg”, deklaroi Paloka.

Ndërkohë të njëjtës linjë si Paloka i qëndroi edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila i bëri apel kryeministrit që të largohet nga arroganca e tij në mënyrë që të bashkëpunojë me opozitën. “Dua të them atë çka ka bërë opozita, ka kaluar çdo limit të bashkëpunimit të saj me z. Rama duke filluar që në prezencën e saj në parlament duke vazhduar dhe i ngritur çdo ditë e më shumë duke ia dhënë mundësinë z. Rama për të reflektuar por mesa duket i vetmi njeri këtu që nuk ka më ngjyrat kuqezi është z. Rama se shqiptarët dhe gjithë ata deputetë dhe opozita të cilët duan të veshin ngjyrën kuqezi këtu e kanë veshur. Në qoftë se ka njeri këtu që nuk mban më ngjyrën kuqezi është Edi Rama”, tha Kryemadhi.

Basha refuzon sërish takimin me Ramën

Kreu demokrat Lulzim Basha pas kthimit nga Gjermania dhe takimit të shkurtër që pati dje me Federica Mogherinin në Rinas, zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët në lidhje me çështjen e negociatave. Duke u ndalur tek ftesa e kryeministrit Edi Rama për bashkim në lidhje me negociatat, Basha nuk nguroi ta refuzonte. Ai deklaroi se këto ftesa janë fjalë boshe pasi qeveria vijon të jetë e përfshirë nga kanabisi dhe kokainë. “Rama është i interesuar të bëjë makijazh, më vjen keq që pa ardhur këtu dalin deklaratat e zyrtarit gjerman, BE nuk është ERTV.

Sot mora përgjegjësitë e mira që opozita të bëjë gjitha për kriteret. Ftesa e Ramës? Këto janë fjalë boshe, Edi Rama dhe ekipi i tij nuk kanë fanella kuqezi, fanella e tyre ishte jeshile, tani jeshile me të bardha, kanabis dhe kokainë. Ndaj ajo që kërkoj është që të marrë përgjegjësitë”, tha Basha. Më tej, kreu demokrat dha detaje edhe mbi takimet e zhvilluara në Berlin. Ai tha se gjatë këtyre takimeve PD kërkoi votën pro për çeljen e negociatave pavarësisht skepticizmit të shfaqur nga Gjermania. “Kërkuam votën pro për çeljen e negociatave. Rekomandimi pozitiv është ftesa për tu futur në oborrin e BE-së. Por derën nuk e hap rekomandimi por vendet anëtare të BE-së.

Hapja e negociatave është proces i gjatë. Bëhet fjalë për 35 negociata, dy e nga dy çdo vit. Na pret një punë e gjatë dhe voluminoze të arrijmë këto standarde. Vetë hapja e kapitujve është proces i mundimshëm politik. Sot nuk është dita për të festuar por për të punuar. Dhe opozita dhe unë kemi nisur punën pikërisht në Gjermani. Kërkesa ime ka qenë e qartë Shqipërisë ti hapen negociatat. Në dialogun me palën gjermane kemi hasur skepticizëm e pesimizëm”, u shpreh Basha./ SOT

Merr fund euforia për mosbindje civile. Opozita e bashkuar tërhiqet nga protestat Read More »

Ministria e Punëve të Brendshme: Mbi 80 deputetë posedojnë armë

Më shumë se 80 deputetë të Kuvendit të Kosovës mendohet se posedojnë armë. Disa prej tyre e pranojnë publikisht se mbajnë armë se ndihen të rrezikuar, ndërsa disa të tjerët nuk pranojnë të flasin.

Por, armë në brez kanë edhe më shumë se 300 zyrtarë të tjerë të institucioneve të Kosovës. Këtë shifër e ka konfirmuar për ‘T7’ Ministria e Punëve të Brendshme. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës thonë se që nga paslufta janë legalizuar vetëm 8 mijë armë.

Por, besohet se edhe mijëra armë të tjera, të kalibravë të ndryshëm, gjenden ilegalisht në duart e qytetarëve të Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme: Mbi 80 deputetë posedojnë armë Read More »