Politike

Monikës nuk i gjendet dermani/ Memaliotët e kapin me ‘shkelma’: Nuk na duhesh më!

Nuk ka derman për LSI-në. Në këtë parti, çdo ditë dhe më shumë, po largohen zyrtarët dhe të zgjedhurit e saj.

Eksodi që ka psushtuar partinë e Monikës, nuk ka të ndalur. Ditën e sotme, dy këshilltarë të LSI në Këshillin Bashkiak të Memaliajt kanë braktisur partinë e tyre, duke u pozicionuar në krah të PS.

Janë larguar nga LSI këshilltarët Luan Halili dhe Yllka Çaushi. Me këtë lëvizje, sërish PS nuk bën shumicën në këtë këshill, pasi shkon në 9 këshilltarë, ndërkohë që LSI është e dyta me 5, e ndjekur nga PD me 2.

Gjithashtu, janë edhe 1 këshilltarë nga PDIU, 1 nga BK e FRD, 1 nga PSD, 1 nga UK dhe 1 nga PDS. Këshilli Bashkiak i Memaliajt ka 21 këshilltarë.

Kjo është bashkia e radhës, ku këshilltarët e LSI lënë partinë e tyre, duke iu bashkuar PS, pasi një hemorragji e tillë ka ndodhur në shumë bashki të vendit. Shkak për eksodin e këshilltarëve të LSI u bë skandali i lobimit rus për PD, si dhe një bashkim i mundshëm i dy partive opozitare. Pjesa më e madhe e këshilltarëve të LSI janë larguar duke u bashkuar me PS, për shkak se janë mësuar me pushtet dhe nuk durojnë të jetojnë në opozitë.

Monikës nuk i gjendet dermani/ Memaliotët e kapin me ‘shkelma’: Nuk na duhesh më! Read More »

Deputetët e Merkelit refuzojnë darkën e Ramës? Si qendron e vërteta

Në disa portale pranë opozitës, është publikuar një lajm sipas të cilit, kryeministri Edi Rama kishte ftuar për darkë disa deputetë gjermanë të CDU/CSU.

Sipas këtij lajmi, deputetët gjermanë kanë refuzuar të marrin pjesë në darkë, për shkak se restoranti që kishte zgjedhur Rama ishte shumë i shtrenjtë.

Por, lajmi është qesharak, pasi i referohet një njoftimi të shpërndarë nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

“Me vendim të grupit parlamentar CDU/CSU, asnjë deputet i partisë së Merkelit nuk ishte në darkë me Edi Ramën të martën, 24 prill.

Kryesia e Grupit Parlamentar CDU/ CSU u mblodh si rregullisht të hënën pasdite në Bundestag.

Një nga çështjet që diskutoi ishte edhe sulmi mediatik plot fyerje e shpifje personale e familjare ndaj deputetit Krichbaum, i cili eshtë edhe kryetar i Komisionit për Europën.

Vendimi i kryetarit të Grupit Volker Kauder, person shumë i afërt me Merkel ishte i prerë: asnje nga deputetët e grupit CDU/CSU nuk do të jetë në darkën e shtruar nga Kryeministri Rama në China Club me rastin e vizitës së kryeministrit.

Edhe përzgjedhja e restorantit, ndër tre më të shtrenjtët në qytet, u shoqërua me habi dhe komente kritike. Të ftuar në darkë ishin vetëm deputetë të CDU/CSU, ndaj pas bojkotit të plotë nga ana e tyre, Rama darkoi vetëm me Fugën e Ballën në restorantin e shtrenjtë”, thuhet në deklaratën e PD-së, shpërndarë për mediat e saj, të cilat më pas e kanë shitur atë si lajm./TemA

Deputetët e Merkelit refuzojnë darkën e Ramës? Si qendron e vërteta Read More »

Avokatja që pastron milionat e vjedhura të Lulzim Bashës

Erinda Ballanca u zgjodh Avokat i Popullit me datë 22 maj 2017 me një mandat 5-vjeçar, sipas vendimit të Kuvendit nr. 70/2017.

Ballanca, në rrethin politik por edhe më gjërë, lakohet si avokatja e kreut të PD –së, Lulzim Basha. Dhe jo rastësisht, por për shkak të përfshirjes së saj në rastet që kanë të bëjnë me familjen e Bashës.

Në janar të vitit 2018 u zbardh vendimi i Gjykatës së Strasburgut, që detyron qeverinë të dëmshpërblejë pronarët e pallatit të prishur me 16,8 milionë euro, me pretendimin se prishja ishte e paligjshme.

Ndërkaq ky vendim hodhi dritë mbi një tjetër skandal. Pasi kjo çështje, ku palë ishte edhe Xhaferr Isufi, vjehrri i Lulzim Bashës, i cili përfitonte 13 milionë euro, ishte përfaqësuar në Strasburg, nga Erinda Ballanca, sot Avokate e Popullit.

Por, neni 10 i Ligjit për Avokatin e Popullit, saktëson se Avokatit të Popullit i ndalohet të bëjë pjesë në parti apo organizata politike, të kryejë veprimtari tjetër politike, shtetërore e profesionale dhe të marrë pjesë në organizmat drejtues të organizatave shoqërore, ekonomike dhe tregtare.

Në këtë mënyrë, Erinda Ballanca ka shkelur ligjin, duke bërë avokaten e vjehrrit të Bashës, në Strasburg.

Skandali nuk mbaron vetëm me të qenit e Ballancës në konflikt interesi, por vijon më tej.

Pasi, mes atyre që kërkon të marrë dëmshpërblim nga paratë e qytetarëve shqiptarë është vetë e ashtuquajtura Avokate e Popullit, Erinda Ballanca, e cila kishte blerë apartament tek kompleksi i vjehrrit të Lulzim Bashës.

Kështu Erinda Ballanca mbetet de fakto avokatja e Lulzim e Bashës dhe avokatja kundër popullit dhe shtetit shqiptar.

Pasi ka kërkuar rrjepjen e qytetarëve, për të plotësuar luksin e saj, Ballanca, së fundmi është përfshirë dhe në një tjetër skandal.

Pak ditë ma parë ajo shfaq publikisht duke i dhënë mbështetje të hapur gjyqtares së Kushtetueses Altina Xhoxhaj, e cila nuk mundi të justifikonte apartamentet dhe miliona lekë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në këto rrethana shihet se sa i pavarur është institucioni i Avokatit të Popullit.

“Avokatja e Bashës”, duket se nuk do t ‘ia dijë për ligje apo pavarësi institucioni. Ballanca duket e gatshme që edhe pse në konflikt të hapur interesi të “grabisë” qytetarët, vetëm e vetëm, që luksi i saj të mos cënohet.

Sipas deklarimit të pasurisë pranë ILDKPKI -së, luksi i Erinda Ballancës nuk njeh kufij.

Ballanca ka deklaruar se posedon një vilë në Mullet të Tiranës me vlerë 451 mijë euro.

Gjithashtu ajo ka deklaruar se në datën 05.09.2013 ka nënshkruar një kontratë, për blerje të një shtëpie banimi me sipërfaqe ndërtese 603 m2 dhe parcelë 1 547 m2 në Mullet, me vlerë 451 000 euro.

Si burim të ardhurash për justifikimin e kësaj shume, ajo ka deklaruar të ardhura nga paga, dividentë dhe kredi bankare.

Më tej, Avokatja e Popullit deklaron se ka marrë një kredi bankare me 30.05.2016 me principal 100 000 euro, me afat shlyerje 13 vjet, interes 2.85% dhe këst mujor 770 euro.

Ballanca deklaron 61 000 000 lekë nga shpërndarja e fitimeve në kompaninë LawOffice sh.p.k, ku është ortake e vetme, në harkun kohor nga viti 2009 deri në vitin 2017.

Gjatë të njëjtës periudhë, Ballanca deklaron se ka përfituar 50 000 000 lekë të ardhur si administratore e kompanisë. Një tjetër kontratë në vitin 2009, për blerje apartamenti me sipërfaqe 125 m2 dhe garazhi, me vlerë 150 000 euro, është deklaruar nga Ballanca.

Ndër të tjera, Ballanca ka deklaruar edhe apartamentin e banimit, në Vlorë, me sipërfaqe 92.69 m2, me vlerë 75 000 euro. Nuk kanë të mbaruar apartamentet e Avokates së Popullit.

Sipas të dhënave të Open Spending Albania ajo rezulton pronare e një apartamenti tjetër në Tiranë, me sipërfaqe 107 m2

Ballanca gjithashtu është pronare me 1/3 pjesë e një tjetër apartament banimi me sipërfaqe 55.3 m2 në Rr. Todi Shkurti, Tiranë.

Pasuria e Erinda Ballancës

Pronare me 100% e një ap. banimi me sip. 107 m2 në Rr. Brigada VIII, Tiranë, kontraktuar në vitin 2001, përfituar 50% e pronësisë në vitin 2002 dhe total pronësia në vitin 2012. Apartamenti është blerë për 57 000 dollar me të ardhura nga kursime dhe kredi bankare shlyer total detyrimi në vitin 2013 dhe është rivlerësuar më 14.09.2011 për 18 725 000 lekë.

Pronare e 1/8 pjesë takuese e një shtëpie banimi në Tiranë, me sipërfaqe ndërtese 76.5 m2 dhe sip. trualli 432 m2. Pasuria është krijuar në vitin 1924 nga stërgjyshi dhe ka kaluar tek trashëgimtarët ligjorë. Çmimi i referencës për truallin sipas VKM përkatëse është 66 906 lekë/m2.

Pronare e 1/3 pjesë takuese e një ap. banimi me sip. 55.3m2 në Rr. Todi Shkurti, Tiranë, përfituar me privatizim në vitin 1994 nga e ëma znj. Natasha Ballanca (kryefamiljare), 9 960 lekë. Aktualisht apartamenti është i rënduar me barrë hipotekore prej familjes së vëllait.

Kontratë sipërmarrje e datës 26.06.2009 për blerje apartament me sipërfaqe 125 m2 dhe garazhi, ende në proces ndërtimi, për vlerën 150 000 euro, nga të cilat janë likujduar 145 000 euro me të ardhura nga paga dhe dividentë ndër vite dhe kanë mbetur pa shlyer 5 000 euro.

Kontratë sipërmarrje e datës 12.04.2013 për blerje apartament banimi në Vlorë me sipërfaqe 92.69 m2 dhe sipërfaqe të përbashkëta 14.38 m2, 75 000 euro. Apartamenti është shpronësuar sipas VKM 1015, datë 27.11.2013 dhe çështja është në proces gjyqësor për dëmshpërblim. Vlera e dëmshpërblimit sipas vendimit gjyqësor të Gjykatës së Apelit Administrativ është 131 000 euro, të cilat ende nuk janë marrë nga Znj. Ballanca pasi çështja është pezulluar në Gjykatën e Lartë.

Kontratë sipërmarrje e datës 05.09.2013 për blerje shtëpi banimi me sipërfaqe ndërtese 603 m2 dhe sip. parcele 1 547 m2 në Mullet, Tiranë, 451 000 euro, nga të cilat janë likujduar 201 000 euro me të ardhura nga paga, dividentë dhe kredi bankare.

Llogari bankare, gjendje 9 263 euro.

Llogari bankare, gjendje 8 652 dollar.

Llogari bankare, gjendje 4 293 euro.

Llogari bankare, gjendje 137 602 lekë.

Llogari bankare, gjendje 129 euro.

Gjendje para cash, 400 000 lekë.

Pronare me 100% e një automjeti tip Mitsubishi Outlender, blerë në vitin 2010 për 22 000 euro ose 3 047 000 lekë, me të ardhura nga shitje automjeti dhe paga.

Për periudhën 1996-1998 ka punuar pranë Studio Legale Tonucci sh.p.k.

Për periudhën 1998-2009 ka ushtruar aktivitet privat avokate dhe ka patur kontratë ekskluzive shërbimesh me Studio Legale Tonucci sh.p.k.

Për periudhën 2009-15.06.2017 administratore dhe ortake e vetme e “Ballanca LaëOffice sh.p.k”. Të ardhurat e përfituara si administratore kanë qenë rreth 50 000 000 lekë dhe të ardhurat nga dividentë rreth 61 000 000 lekë.

Deklaron të ardhura nga qira sipas kontratës së datës 01.05.2016, 616 280 lekë.

Përfituar nga trashëgimia e gjyshërve 5 300 dollar.

Kredi bankare marrë më 30.05.2016 me principal 100 000 euro, afat shlyerje 13 vjet, interes 2.85% dhe këst mujor 770 euro. Detyrimi i mbetur në datën e deklarimit është 93 027 euro.

Detyrim i mbetur papaguar për blerjen e shtëpisë në Mullet, 250 000 euro.

Detyrim i mbetur papaguar për blerjen e apartamentit dhe garazhit, 5 000 euro.

Avokatja që pastron milionat e vjedhura të Lulzim Bashës Read More »

Rama ia dorëzon Saimir Tahirin, SHISH dhe Prokurorisë. Nesër…

Një ditë pasi Gjermania kërkoi prerë që ish-ministri Saimir Tahiri të hetohet, duket se kanë ardhur dhe hapat e para në këtë drejtim.

Sot mësohet se DSIK, ka gati certifikatat e sigurisë për deputetët e Komisionit Parlamentar, ku po hetohet Tahiri dhe kjo i hap rrugë hetimeve të mëtejshme.

Po ashtu mësohet se të hënën pritet që mblidhet dhe Komisioni Parlamentar për Saimir Tahirin dhe do të shqyrtohen disa informacione të rëndësishme.

Një ditë më parë opozita akuzoi qeverinë se po pengonte hetimet, por sot një institucion në varësi të qeverisë mësohet se ka gati certifikatat e sigurisë që lejon deputet të njihen me informacione që deri sot quhen sekrete.Komisioni do të shqyrtojë informacion nga Prokuroria dhe SHISH.

Rama ia dorëzon Saimir Tahirin, SHISH dhe Prokurorisë. Nesër… Read More »

”Mos kërkoni miq për të dhënë rryshfet, 3 minuta kohë ju duhet që të ngrini në këmbë ministrin përkatës për të kërkuar të drejtën tuaj”, apeli i fortë i Ramës (Video)

Edi Rama permes Platformës së Bashkëqeverisjes ka ftuar të gjithë shqiptarët të denoncojnë shqetësimet e tyre dhe të mos sorollaten lart e poshtë nëpër zyra për të kërkuar të drejtën e tyre. Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, kryeministri ka sjellë në vëmendje rastin e një durrsaku që hallin e tij  e zgjidhi permes kësaj platforme qeverisëse dhe punojësit që e kishin sorollatur u pushuan nga puna.

Postimi i plotë i Edi Ramës në Facebook

MIRËMËNGJES 😃 dhe me këtë rubrikë të re, që përmes shembujve konkretë mes qindra të tillëve çdo muaj, ju inkurajon të mos pranoni asnjë sorrollatje në zyrat e shtetit; të mos kërkoni as miq e as rrugë për të dhënë rryshfet, po të merrni vetëm 3 minuta kohë në adresen shqiperiaqeduam.al, për të ngritur në këmbë ministrin përkatës në mbështetje të së drejtës suaj, ju uroj një ditë të mbarë🌹

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155760719756523/?t=0

”Mos kërkoni miq për të dhënë rryshfet, 3 minuta kohë ju duhet që të ngrini në këmbë ministrin përkatës për të kërkuar të drejtën tuaj”, apeli i fortë i Ramës (Video) Read More »

Angela Merkel i vendos kushte Shqipërisë për hapjen e ngociatave, vlerëson reformat e ndërmara deri tani nga qeveria shqiptare

Mazhoranca qeverisëse duket se është e vendosur që çdo shtet anëtar i Bashkimit Evropian të mbështesë në qershor hapjen e negociatave për vendin tonë. Që pas marrjes së rekomandimit pozitiv nga Komisioni Evropian për çeljen e negociatave pa kushte, përfaqësues të Partisë Socialiste kanë nisur lobimet në vendet që e shohin me skepticizëm dëshirën e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane. Ndërsa dje ishte vetë kryeministri Edi Rama i cili udhëtoi drejt Gjermanisë për tu takuar me zyrtarë të lartë nga Parlamenti gjerman dhe në veçanti me kancelaren Angela Merkel.

Gjermania është treguar si një vend që e sheh me dyshim uljen e Shqipërisë në tryezën e bisedimeve dhe për të ndryshuar këtë qëndrim, kreu ynë i qeverisë zhvilloi një takim kokë më kokë me Merkel. Pak para se të “mbylleshin” në dhomën e takimit, i cili zgjati rreth 90 minuta, Rama dhe Merkel dolën në një konferencë për mediat. Ajo që ra në sy gjatë fjalës së mbajtur nga kancelarja gjermane ishte se kjo e fundit vuri disa parakushte për vendimin pozitiv në qershor.

Merkel u shpreh se janë kryer disa reforma shumë të rëndësishme, por shtoi se deri në qershor duhet të shikohet më shumë progres. “Ne do të këshillohemi sesi do të operojmë më tej në procesin e të ardhmes evropiane të Shqipërisë. Komisioni më 17 Prill ka propozuar që të mund të nisin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë. Për këtë, ne do duhet të konsultohemi me Këshillin Europian në fund të qershorit. Që të mund të hapen negociatat e anëtarësimit ka një sërë parakushtesh.

Shqipëria disa i ka plotësuar fort. Gjatë javëve të ardhshme, ne do të krijojmë mendimin tonë përfundimtar, nëse ka akoma disa gjëra që duhen realizuar, apo a është bërë përparim i mjaftueshëm. Ne duam të shohim më shumë progres deri në qershor, sidomos në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha ajo.

Kancelarja vlerëson reformat

Në vijim të fjalës së mbajtur, Angela Merkel u shpreh e kënaqur nga reformat e ndërmarra deri më tani nga shteti shqiptar. Sipas saj, janë arritur disa rezultate dhe përparime, ndërsa theksoi se mbështetja e Gjermanisë në thellimin e nismave të ndërmarra do të vazhdojë. “Takimi sot, për mua është shumë i rëndësishëm, pasi do të mësoj nga vetë Kryeministri sesi e sheh ai plotësimin e parakushteve të ndryshme dhe sesi ne do të mundim që në këtë rast ta mbështesim Shqipërinë në realizimin e reformave, ashtu sikurse dhe sot. Këtë e kemi bërë e do të vazhdojmë ta bëjmë edhe më tej.

Unë dua ta them shprehimisht se Shqipëria ka bërë reforma të rëndësishme dhe se nëpërmjet tyre janë arritur përparime”, deklaroi kancelarja gjermane. Merkel po ashtu e ndali theksin edhe tek reforma në drejtësi dhe procesit i vetingut në radhët e policisë i cili ka nisur së fundmi. Kancelarja nënvizoi se kryeministri duhet të vazhdojë në këtë rrugë, duke thelluar reformat. “Kemi folur edhe në takimin e fundit për këto, si për shembull, këtu e kam fjalën për sistemimin e drejtësisë, sepse nëpërmjet reformës në drejtësi, forcohet tërë integriteti dhe besueshmëria e tij.

E dimë se procesi i vetingut tani po zgjerohet edhe në polici. Unë vetëm se mund të inkurajoj Kryeministrin dhe të vazhdojë këtë rrugë. Kemi folur edhe për fusha të tjera, siç është shteti i së drejtës në përgjithësi, por dhe lufta për krimin e organizuar dhe kundër korrupsionit. Unë mendoj se të gjitha këto kanë një rëndësi të madhe për Shqipërinë dhe për njerëzit e saj”, tha Angela Merkel./SOT

Angela Merkel i vendos kushte Shqipërisë për hapjen e ngociatave, vlerëson reformat e ndërmara deri tani nga qeveria shqiptare Read More »

Akuza e revistës amerikane, reagon LSI: Pas fshihet këshilltari i Ramës dhe paratë e…

LSI ka reaguar pas publikimit të lajmit nga revista amerikane “Mother Jones”, e cila akuzonte partinë e Monika Kryemadhit se ka paguar për të lobuar në SHBA para zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Në reagimin e LSI, akuzat cilësohen shpifje dhe shtohe se revista nuk ka pasqyruar përgjigjet që ka dërguar LSI. Më tej LSI akuzon se pas fshihet këshilltari i Ramës, Endri Fuga.

“Mother Jones-Father Soros. LSI: Perse MotherJones ka frike nga pergjigjet e LSI-se? Motherjones nuk ka pasqyruar pergjigjet e LSI. LSI do hedhi Motherjones ne gjyq per shpifje. motherjones tregoi qe paguhet nga parate e droges se Edi Rames. Sa here ka komunikuar Motherjones me Endri Fugen?

Akuza e revistës amerikane, reagon LSI: Pas fshihet këshilltari i Ramës dhe paratë e… Read More »

Ai e ndihmoi të fitonte postin në BE, Bregu rrëfen a e ka takuar Ramën

Ish ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, e ftuar mbrëmjen e së mërkurës në “Top Show”, tregoi me shume për pozicionin e saj si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Ajo thotë se është nder për të, ndërsa shprehet se ky përfaqësim do të jetë një ndihmë për Shqipërinë.

“Pozicioni është drejtues i këshillit të bashkëpunimit rajonal, pozicion i cili është më lart se drejtori. Unë e kam për nder të mbaj këtë pozicion, por mbi të gjitha shpresoj të ndihmojë sa më shumë shqiptarët”, tha Bregu.

Sa i përket zgjedhjes së saj në këtë pozicion, ajo u shpreh se i vetmi që nuk ka takuar është kryeministri Rama, pavarësisht atyre që janë thënë deri tani.

“Shumë detaje nuk janë elegante në këtë proces. Kam takuar shumë kryeministra dhe drejtues në rajon, por i vetmi që nuk kam takuar është Kryeministri Rama”, u shpreh Bregu.

Ai e ndihmoi të fitonte postin në BE, Bregu rrëfen a e ka takuar Ramën Read More »