Politike

Basha shpall ‘fitoren’ të djelen, Topalli, Bode, Bregu e bojkotojnë

Lulzim Basha do të shpallë zyrtarisht fitoren enë parti kundër kritikëve të tij. Këtë të djele, pritet të mblidhet Kuvendi i PD ku do të miratojë edhe ndryshimet e statutit të partisë që sollen përplasje të reja mes Bashës dhe kundërshtarëve të tij.

Por mësohet se ish-garda e vjetër e PD-së, Topallim Imami, Bode, Bregu, Patozi do të bojkotojnë.

Selami ka konfirmuar pjesmarrjen në Kuvendin Kombëtar, ndërsa ka kërkuar të flasë para delegatëve.

Ish-deputetët, kritikë me Lulzim Bashën, do të bojkotojnë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Pjesë e Kuvendit Kombëtar do të jetë dhe ish-funksionari i lartë i Partisë Demokratike Besnik Mustafaj.

Burimet pranë grupit organizator, theksuan se të parët në Kuvend do të flasin qytetarët të cilët do të sjellin historinë e tyre personale dhe pakënaqësinë ndaj qeverisë.

Më pas pritet të flasë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili do të paraqesë tezat e tij për Partinë Demokratike dhe platformën e tij për rikthimin në pushtet.

E në fund do të jetë Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, i cili do të lexojë statutin për ta hedhur në votim para rreth 7.500 delegatëve.

Basha shpall ‘fitoren’ të djelen, Topalli, Bode, Bregu e bojkotojnë Read More »

Protesta e biznesit për TVSH, Rama: Vazhdojeni

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me përfaqësues të biznesit të vogël, i sfidoi që të protestojë në lidhje me uljen e pragut të TVSH-së, por e cilësoi protestën të paargumentuar dhe të nxitur politikisht.

”Ju vazhdojeni protestën, por është e dështuar sepse e vërteta është që shumica dërrmuese e bizneseve të vogla e dinë për çfarë flitet. Kështu që nuk i ha njeri këto uljet e qepenave dhe goditjet nga larg me çizmet. Të mbyllësh qepena në tregjet bashkiake që nuk janë në skemën e TVSH, nuk ka lidhje fare. Protesta le të vazhdojë, është puna juaj jo e jona”, u shpreh ai.

Përfaqësuesit e biznesit të vogël, u ankuan edhe për taksat vendore, sipas tyre të rritura nga bashkitë.

”Kjo ka ndodhur, ne ul taksat dhe bashkitë i kanë rritur dhe kur ju bëni bilancin dhe thoni që po paguani më shumë, por edhe bashkitë kanë arsyet e tyre pse kanë rritur taksat”, u shpreh ai.

Protesta e biznesit për TVSH, Rama: Vazhdojeni Read More »

Shpërthen Monika: Shokët e Ilir Metës, që s’godasin me miell e ujë le të shkarraviten ku të duan! Kryetare e LSI jam unë

Edhe pse u përpoq të ruante qetësinë kundrejt shpartallimit të forcës politike që drejton Monika Kryemadhi nuk e ka fshehur dot revoltën  në emisionin  “Debati në Chanel One”

“Secili ka gojën e vet, mendjen e vet të flasë dhe të shpjegojë qendrimin e tij. Asnjërin nuk e mban me zor në LSI as zotin Bitri, as Monikën e as njeri tjetër. Kush do të rrijë kush do, të iki. Ky grup parlamentar nuk është zgjedhja ime. Është zgjedhja e Ilir Metës. Çdo deputet që kërkon ta shikojë veten e tij në LSI si shoku i Ilir Metës le ta shikojë si shok i Ilir Metës.

Kryetar i LSI është Monika Kryemadhi dhe nuk është Ilir Meta. Kjo është e qartë për çdo gjë dhe e kam bërë të qartë edhe për grupin parlamentar. Kush do të shkarravitet me Edi Ramën le të shkarravitet. Kush do që të shkarravitet me Taulant Ballën le të shkarravitet. Kush do të shkarravitet me Gramoz Ruçin le të shkarravitet.

Lëvizja Socialiste për Integrim është një realitet politik. I pëlqen apo si pëlqen Ilir Metës, i pëlqen apo si pëlqen Edi Ramës, i pëlqen si pëlqen Lul Bashës, ajo është një forcë politike që do vazhdojë programin e saj të qartë për qytetarët dhe në funksion të interesave kombëtare e panegociueshme kjo. Nuk është kërcënim, por mendoj se LSI ka nevojë për një vendosje rregulli.

Treçereku i këshilltarëve duan të vinë prapë në LSI po ç’i dua unë ata? Unë kam qenë kundër dikur për këto kalimet nga njëra parti në tjetrën.  Mos prisni që nga Edmond Haxhinasto të marrë shishen e ujit dhe të qëllojnë dikë apo Panariti të hedhë qesen me miell. Mos prit që Haxhinasto të qëllojë me grusht ndonjë njeri”, pohon Monika.

Shpërthen Monika: Shokët e Ilir Metës, që s’godasin me miell e ujë le të shkarraviten ku të duan! Kryetare e LSI jam unë Read More »

Rama dështon në Berlin. Berisha dhe i biri ‘bëjnë festë’. Shikoni si reagojnë. Shkëlzeni bëhet i gjallë

Pasi Gjermani nuk u shpreh pozitivisht për hapjen e negociatave të Shqipërinë me BE-në, kanë reaguar edhe Sali Berisha dhe djali i tij Shkëlzeni.

Të dy, si babai dhe i biri, e kanë shfrytëzuar rastin për të akuzuar dhe sharë Edi Ramën. Shkelzen Berisha, ka komentuar shkurt në një postim në rrjetet sociale, lidhur me ‘çështjen Tahiri’ dhe ndikimin e saj në negociatat e vendit me BE.

“Për të mbrojtur veten nga “kënga” e Tahirit, Rama do bëjë kurban Shqipërinë”, shkruan Shkëlzen Berisha.

Më herët, ish-kryeministri Sali Berisha, teksa komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Berlin, tha duke përdorur ironinë se “kthehet nga Berlini me atlete të kuqe”.

Dinastia Berisha duhet të kujtojë se Gjermania ka ende të pazgjidhur edhe shumë çëshjte të rëndëisshme si Gërdeci apo skandali i CEZ-DIA.

Rama dështon në Berlin. Berisha dhe i biri ‘bëjnë festë’. Shikoni si reagojnë. Shkëlzeni bëhet i gjallë Read More »

Merkel kërkoi ‘kokën’ e Tahirit? Ja çfarë thotë Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në një konferencë me gazetarët, i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me vizitën e tij në Berlin dhe takimin me kancelaren Angela Merkel.

Pyestjes, a e kërkoi Merkel ‘kokën’ e Tahiri, Rama u përgjigj:

‘Me kancelaren kemi folur në detaje për të gjitha aspektet e raportit të progresit, për ecurinë në 5 prioritet, në mënyrë të vecantë për ecurinë e reformës në drejtësi dhe patjetër për progresin e bërë me vetingun që siç e dini dhe ju përbën një moment shumë të rëndësishëm dhe ka një vëmendje shumë të veçantë nga të gjithë, por edhe nga Kancelaria gjermane”.

Merkel kërkoi ‘kokën’ e Tahirit? Ja çfarë thotë Edi Rama Read More »

PD mbledh nesër Kuvendin Kombëtar, pritet luftë e ashpër Basha-Berisha

Partia Demokratike do të mbledh nesër Kuvendin Kombëtar. Ashtu siç u tha edhe më përpara, PD do të diskutojë në mbledhjen e nesërme statutin e ri. Statut që ka nxitur një përçarje akoma më të madhe brenda Partisë Demokratike. Kjo për faktin se ndonëse u mendua se ndryshimet e reja në statut do të mundësonin një bashkim në PD, kjo gjë duket se ka rezultuar e gabuar. Pas përplasjeve mes Bashës dhe grupit të kritikëve në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ditët e fundit ka nisur dhe një tjetër “luftë” e ashpër brenda kampit demokrat.

Kësaj here lufta ka nisur mes Bashës dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Ndonëse në pamje të parë në ambientet publike është parë një frymë pozitive dhe një marrëdhënie e mirë mes tyre, jashtë kamerave një gjë e tillë nuk rezulton e vërtetë. Sipas informacioneve të gazetës, pas përplasjes së pak ditëve më parë mes Bashës dhe Berishës për aksionin opozitar, ditët e fundit ka nisur edhe një përplasje sa i takon nismës së ndërmarrë nga kreu demokrat për ndryshime në statut dhe mënyrës sesi ky i fundit po drejton partinë.

Madje Berisha e ka shprehur qëndrimin kundër mënyrës sesi po vepron kreu demokrat Lulzim Basha edhe në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD ku vendosi të bojkotonte mbledhjen duke shprehur gjithashtu edhe qëndrimin e tij kundër ndryshimeve në statut. Por përplasja mes tyre është thelluar akoma më shumë edhe në lidhje me delegatët që do të marrin pjesë në Kuvendin Kombëtar, ku Basha ka vendosur që të përjashtojë të besuarit e Berishës.

Veprim që ka irrituar akoma më së shumti ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ka filluar lëvizjet dhe kundërpërgjigjen ndaj Bashës për mënyrën sesi ky i fundit po drejton partinë. Por pavarësisht kësaj është mësuar se numri i të besuarve të Berishës në Kuvend do të jetë shumë i pakët krahasuar me numrin e mbështetësve të Bashës.

Krerët e degëve zgjedhin delegatët e besuar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në kuadër të mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD, prej kohësh ka nisur mobilizimin për të përzgjedhur si të deleguar të gjithë të besuarit e tij. Basha duke parë që një pjesë e kryetarëve të degëve dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të Parisë Demokratike apo dhe anëtarë të Kryesive të Degëve në rrethe janë mbështetës së Berishës, ka vendosur që t’i përjashtojë duke thirrur vetëm të besuarit e tij.

Madje, gazeta ka mësuar se në shumë degë të PD është bërë përzgjedhja e kandidatëve dhe se të gjithë janë nga grupi i të besuarve të Bashës. Veprim ky që kreu demokrat e ka ndërmarrë për të shmangur çdo të papritur që mund të ndodh në Kuvendin Kombëtar, ndonëse tema është përcaktuar dhe se nuk do të ketë diskutime të tjera. Por ky veprim i ndërmarrë nga kreu demokrat ka irrituar të besuarit e Berishës, të cilët dhe këta të fundit kanë filluar përpjekjet për të çuar në Kuvend të deleguarit e tyre. Lëvizje që ka nxitur përplasje dhe debate të shumta në bazat e Partisë Demokratike duke thelluar në një farë mënyre kampet dhe përçarjet brenda kësaj force politike.

Por pavarësisht këtyre përplasjeve të krijuara në bazë, gazeta ka mësuar gjithashtu edhe nga burime pranë grupit të kritikëve se këta të fundit pas përpjekjes që ndërmorën në mbledhjen e Këshillit si dhe duke parë manovrat që po bën Basha, kanë vendosur që të tërhiqen në një farë mënyre nga nismat e tyre duke ia lënë në dorë demokratëve të thjeshtë për të bërë veprimin e radhës. Megjithatë pavarësisht këtyre problemeve të shfaqura gjatë këtyre ditëve në Partinë Demokratike ende nuk dihet sesi do të procedohet nesër dhe se nuk ka një vendim nëse do të tentohet diçka kundër kreut demokrat apo jo./ SOT

PD mbledh nesër Kuvendin Kombëtar, pritet luftë e ashpër Basha-Berisha Read More »

Tjetër manovër e Ilir Metës, gjyqtarët bëhen gati për vendimi ekstrem: dorëheqje masive para vettingut, ditën e vizitës së dinjitarit të lartë rus në Tiranë

Një lajm i bujshëm po qarkullon këto orë në mjediset e gjyqësorit në vend.

Të hënën pritet një dorëzim dorëheqjesh kolektive nga ana e gjyqtarëve në Shqipëri, të cilët nuk pranojnë të hyjnë në procesin e vettingut.

Siç mësohet, të shtunën do të mblidhet Shoqata e Gjyqtarëve, ku do të merret vendimi ekstrem dhe do tu bëhet thirrje gjyqtarëve që të largohen kolektivisht nga sistemi, si protestë ndaj vettingut.

Gjyqtarët pritet të cilësojnë si proces të parregullt dhe denigrues të rivlerësimit  që po bëhet nga komisionet e vettingut por edhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Sipas gjasave, nëse merret vendimi ekstrem, atëherë do të duhet të mblidhet menjëherë Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Nëse ndodh dorëheqja kolektive atëherë gjyqësori do të paralizohej totalisht.

Kjo duket se bëhet me një qëllim të caktuar politik, sidomos tani që është bllokuar edhe situata në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.

Synimi duket është i qartë: të mundohet ta kthejë betejën e vettingut jo si një luftë ndaj korrupsionit, por si një betejë politike mes dy palëve.

Nga ana tjetër mosfutja kolektive në vetting, bën që të mos bëhet ajo që kërkojnë qytetarët dhe që është e detyrueshme me Kushtetutë: skanimi i pasurisë një më një i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend.

Po tentohet që të bllokohet totalisht gjyqësori, duke e kthyer vettingun si një instrument të pavlefshëm, pasi nuk do të ketë lëndë për të kryer rivlerësimin e situatës.

Me një manovër politike, Ilir Meta, i cili drejton KLD-në, një organ kushtetueshmërisht i vdekur, ta përdorë si një tribunë e luftës politike kundër Reformës në Drejtësi, duke përdorur një institucion të pavarur.,

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, po vepron në inerci deri në ngritjen e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, i cili pritet të ngrihet menjëherë pas vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve të rangut të lartë.

Ata që e votuan reformën në drejtësi me pahir dhe që nuk mundën ta ndalonin, po synojnë ta bllokojnë dhe ta delegjitimojnë.

Edhe si kohë kanë gjetur një moment të çuditshëm, vizitën në Tiranë të kreut të Kishës Ortodokse Ruse, Kirili, që është në fakt dinjitari më i rëndësishëm i Moskës që viziton një vend anëtar të NATO-s kohët e fundit.

Dhe kjo manovër po tentohet pikërisht në kulmin akuzave që vijnë nga SHBA për LSI-në si një instrument i politiës ruse në Tiranë./Pamfleti.com

Tjetër manovër e Ilir Metës, gjyqtarët bëhen gati për vendimi ekstrem: dorëheqje masive para vettingut, ditën e vizitës së dinjitarit të lartë rus në Tiranë Read More »

Merkel kërkoi ‘kokën’ e Tahirit? Ja çfarë thotë Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në një konferencë me gazetarët, i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me vizitën e tij në Berlin dhe takimin me kancelaren Angela Merkel.

Pyestjes, a e kërkoi Merkel ‘kokën’ e Tahiri, Rama u përgjigj:

‘Me kancelaren kemi folur në detaje për të gjitha aspektet e raportit të progresit, për ecurinë në 5 prioritet, në mënyrë të vecantë për ecurinë e refirmës në drejtësi dhe patjetër për progresin e bërë me vetingun që sic e dini dhe ju përbën një moment shumë të rëndësishëm dhe ka një vëmendje shumë të vecantë nga të gjithë por edhe nga Kancelaria gjermane”.

Merkel kërkoi ‘kokën’ e Tahirit? Ja çfarë thotë Edi Rama Read More »