Politike

Kush është deputeti socialist që bëri Ramën të bërtiste në Asamble?

Kryeministri Edi Rama gjatë asamblesë së PS ka dalë jashtë parashikimeve ku pas kritikave për opozitën ka ngritur zërin dhe ka kërcënuar socialistët e tij. Me tone të larta, Rama ka kritikuar sjelljen e socialistëve në bashkinë e Çorovodës duke i akuzuar se po pengojnë shpërndarjen e ndihmës ekonomike.

“Kush e ka përgjegjësinë që në Çorovodë nuk jepet ndihma ekonomike sepse grupi i këshilltarëve të Partisë Socialiste nuk shkon në votim? Kush e ka?

Kush e ka përgjegjësinë? Për të nxjerrë kunjën me kryetarin e bashkisë.  Kush e mban përgjegjësinë për këtë?”,- bërtiti Rama.

Në këtë qark deputet i PS është Adnor Shameti, dhe sigurisht është përgjegjësia e tij për tensionin e Ramës sot në Asamblenë e PS-sëshkruan Albeu.

Kush është deputeti socialist që bëri Ramën të bërtiste në Asamble? Read More »

Rama paralajmëron “prerje kokash”, bën “për një lek” deputeten socialiste: S’ke punuar si duhet!

Kryeministri Edi Rama ka qenë i prerë teksa ka deklaruar sot se duhet folur me emra, kush janë ata kryetarët të PS që duhen shkarkuar që sot.

“Prisja nga Elisa Spiropali të thoshte sot atë që është ngarkuar të bëjë, të thoshte sot se cilët kryetarë të PS duhen shkarkuar që sot, që platformën e bashkëqeverisjes ta vënë në dispozicion të njerëzve që rirnë rrugëve për të kapur miq e shokë për të nxjerrë një hipoteke.

Deputet nuk janë zyra pune, as në mundësinë dhe përgjegjësinë të marrin përdore cdo njeri që ka problem me administratë dhe t’ja zgjidhin se është e pamundur, ashtu si deputetëve u duhet dhënë mudnësia të kenë pikën e referimit ku duhet t’i drejtojnë njerëzit.

Krytarët ku janë, nuk u kanë dhënë detyrën të merren me punësime, ka që e bëjnë, duhen hequr, nuk u ka dhënë njeri detyrën të bëjnë ndërmjetësime, për të rregulluar tërë farefisin, duhen shkarkuar se njerëzit nuk janë qorra e shurdhe dhe nuk u duhet se ca thotë Rama në televizor. Elisa nuk e beri këtë, nuk ka bërë detyrën si duhet.

Kjo eshte e verteta. Dhe une shpresoj ta beje”, tha Rama duke paralajmëruar se shumë shpejt do të ketë edhe “prerje kokash”

Rama paralajmëron “prerje kokash”, bën “për një lek” deputeten socialiste: S’ke punuar si duhet! Read More »

Një firmë fantazmë në Qipro, një avokat grek dhe një pyetje: Nga i mori paratë Ilir Meta për të lobuar në SHBA për partinë e tij?

Një firmë fantazmë në Qipro, një avokat grek dhe një pyetje: Nga i mori paratë Ilir Meta për të lobuar në SHBA për partinë e tij?

Revista amerikane «Mother Jones» hedh dyshime mbi burimin e parave të përdorura nga LSI për lobim në SHBA. LSI dyshohet se paguante deri në 50 mijë dollarë në muaj për lobim. Një nga ëndrrat e Ilir Metës ishte t’i sigurohej qasje te presidenti Trump në formën e një takimi ose fotografie me të, përpjekje që nuk u realizua.

Revista amerikane «Mother Jones» ka botuar një shkrim tjetër hulumtues, mbi përpjekjet për lobim të partive shqiptare në Washington. Shkrimi, sipas Zërit të Amerikës, hedh dyshime mbi burimin e parave të përdorura për këtë qëllim nga Lëvizja Socialiste për Integrim, LSI. Autorë të artikullit janë Dan Friedman dhe Hannah Levintova.

Vitin e kaluar, thuhet në këtë shkrim, ish-kongresmeni republikan Howard «Buck» McKeon u kontraktua nga LSI-ja për t’i dhënë asaj qasje tek administrata e Donald Trumpit dhe republikanët e Kongresit amerikan. Por pjesa më e madhe e punës së firmës së tij u financua nga një kompani fantazmë qipriote me emrin Dorelita. Sipas artikullit, burimi i parave që rrodhën nga Dorelita për tek firma lobuese e zotit McKeon mbetet i errët.

Artikulli i «Mother Jones» shtron pyetjen se kush pagoi për LSI-në, që ajo të lobonte pranë zyrtarëve amerikanë në prag të zgjedhjeve të vitit 2017 në Shqipëri. Shkrimi e vë gishtin gjithashtu te ligjet amerikane të lobimit, që sipas autorëve, ua bëjnë të lehtë interesave të huaja të përdorin kompani fantazmë për të realizuar agjendat e tyre në Washington pa zbuluar identitetet apo qëllimet e tyre.

Në janar 2017, shkruan «Mother Jones», në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Shqipërisë, Grupi McKeon nënshkroi me LSI-në një kontratë lobimi prej 15 mijë dollarësh në muaj. Kontrata nuk u nënshkrua nga zyrtarët e LSI-së, por nga një avokat grek me emrin Iraklis Fidetzis, me të cilin kishte njohje njëri prej njerëzve të LSI-së, Vangjel Tavo. Në shkurt 2017, Grupi McKeon njoftoi se po i jepte fund kontratës me LSI-në. Por një muaj më vonë, më 24 mars, ky grup nënshkroi një tjetër kontratë, të firmosur po nga avokati Fidetzis, kësaj here për të lobuar për kompaninë Dorelita.

Sipas «Mother Jones», një burim që kishte dijeni për kontratën, tha se Fidetzis kishte sugjeruar ta paguante Grupin McKeon që ky të vazhdonte lobimin për LSI-në përmes firmës Dorelita. Me kontratën e re të lobimit, që mbulonte një vit punë, shkruajnë autorët, pagesa për Grupin McKeon do të ishte 50 mijë dollarë në muaj, plus shpenzimet, pra më se tri herë më e lartë sesa kontrata e mëparshme me LSI-në.

Sipas burimit, që autorët nuk e citojnë me emër, synimi kryesor i kontratës me firmën Dorelita ishte që kryetarit të atëhershëm të LSI-së, Ilir Meta, t’i sigurohej qasje te presidenti Trump në formën e një takimi ose fotografie me të, përpjekje që nuk u realizua. Kontrata e 24 marsit dhe dokumentet e Grupit McKeon nuk e përmendin me emër LSI-në, shkruajnë autorët, të cilët thonë se Dorelita, si kompani fantazmë, kishte një qëllim të vetëm: të realizonte pagesat për Grupin McKeon në emër të LSI-së.

Autorët përmendin gjithashtu se në prill 2017, Grupi McKeon kontaktoi një numër republikanësh për të organizuar takime për llogari të firmës Dorelita, siç ka deklaruar vetë Grupi në dokumentet e paraqitura Departamentit të Drejtësisë. Por sipas «Mother Jones», burime të shumta i kanë thënë revistës se disa nga këto takime lidhen me LSI-në.

Autorët hedhin gjithashtu dyshime se një vizitë e Vangjel Tavo në Washington në fund të prillit 2017 lidhet me takimet që Grupi McKeon po organizonte me republikanë të Kongresit për llogari të firmës Dorelita. Autorët e shkrimit venë në dukje se ligji amerikan kërkon që firmat lobuese të deklarojnë qeveritë e huaja ose partitë politike për të cilat lobojnë, por Grupi McKeon nuk e identifikoi LSI-në apo Shqipërinë si përfitues të punës së tij për kompaninë Dorelita.

Autorët shkruajnë se nuk ka gjasa që Fidetzis ta ketë financuar vetë fushatën e shtrenjtë të lobimit të firmës Dorelita, por ka vepruar në emër të një pale tjetër. Pyetja që mbetet pa përgjigje, shkruajnë ata, është se kush e financoi lobimin e LSI-së dhe cili ishte objektivi prapa kësaj fushate ndikimi.

Lëvizja Socialiste për Integrim hodhi poshtë të gjitha pretendimet e ngritura në shkrimin e revistës «Mother Jones», duke e quajtur artikullin e botuar prej saj një manipulim, mashtrim, pa fakte dhe të shtrembëruar. LSI-ja publikoi të plotë këmbimin e emaileve me gazetarët e «Mother Jones», dhe përgjigjet e dhëna prej saj, ku ajo thekson në mënyrë të përsëritur se nuk ka asnjë njohje apo lidhje me shoqërinë Dorelita Limited, për të cilën revista ngre dyshime se është përdorur si mbulesë për lobimin në favor të LSI-së.

Zëri Amerikës u përpoq të kontaktonte deputetin e LSI-së Vangjel Tavo, për t’u interesuar për lidhjet e tij me avokatin grek Iraklis Fidetzis, i cili firmosi në emër të LSI-së kontratën e lobimit mes kësaj partie dhe grupit McKeon, apo dhe për faktin që sipas revistës «Mother Jones», ai dyshohet se kishte realizuar një vizitë në Washington në muajin prill, si pjesë e lobimit përmes shoqërisë «Dorelita Limited». Tavo nuk ju përgjigj telefonatave dhe as mesazheve të korrespondentit të Zërit të Amerikës në Tiranë./Tema

Një firmë fantazmë në Qipro, një avokat grek dhe një pyetje: Nga i mori paratë Ilir Meta për të lobuar në SHBA për partinë e tij? Read More »

”Ulje qepenash, goditje me çizme, nuk kemi problem se me kë jeni, çfarë thoni dhe kë votoni ju”. Rama ironizon 2 liderët e opozitës së bashkuar

Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm me përfaqësues të biznesit nuk ka lënë pa komentuar edhe protestën e biznesit, me ulje qepenash.

“Ju vazhdoni protestën, por dy gjëra ju them; protesta është e dështuar se shumica e dinë shumë mirë për çfarë flitet. Ulje qepenash dhe goditje nga larg me çizme, se ku rreh pulsi i kësaj historie e di shumë mirë secili nga ju, se ju bëni llogari, të mbyllësh qepena në tregje bashkiake që s’kanë lidhje me TVSH është kollaj, shkon atje i gënjen i mbyll qepenat, por ata nuk janë në skemën e TVSH. Por protesta duhet të vazhdojë, nuk kemi asnjë problem se çfarë votoni ju, se me kë jeni, se çfarë thoni. Nuk është ky problemi ynë”- tha Rama.

”Ulje qepenash, goditje me çizme, nuk kemi problem se me kë jeni, çfarë thoni dhe kë votoni ju”. Rama ironizon 2 liderët e opozitës së bashkuar Read More »

Kryeministri harron miqtë e vjetër që përfunduan duke u zënë për një kockë

Ishte qesharak debati i dy ditëve më parë mes Fate Velajt dhe Auron Tares, i pari deputet dhe këshilltar i Kryeministrit Rama për Diplomacinë Kulturore – më shumë se si njeri i kulturës, ai është i njohur si adhurues deri në budallallëk i Ramës – dhe i dyti shok i vjetër i kryeministrit që priti gjatë dhe me durim të merrte një llokëm pushteti pas fitores së Partisë Socialistë pesë vjet më parë – Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, e cila u krijua enkas për të.

Debati dukej qesharak për ata që nuk janë edhe aq të informuar për pozicionet shtetërore dhe shoqërore me kryeministrin të këtyre dy personazheve, dhe alarmues për ata që dinë diçka më shumë për fijet që i lidhin ata njëri me tjetrin.

Për ta bërë pak më të qartë situatën vlen të thuhet që pak ditë më parë udhëtuan drejt Shqipërisë një delegacion me rreth 50 arbëreshë nga komunat Casalveçhio di Puglia dhe Lungra.

Qëllimi i tyre ishte përkujtimi i 551 vjetorit të betejës së fundit kundër turqve që u kurorëzua me vallen e fitores dhe 567 vjetori i kurorëzimit të dasmës së Skënderbeut me Donikën.

Në dukje kjo ishte një vizitë e zakonshme e një grupi arbëreshësh (nuk është hera e parë që vijnë në Shqipëri), por më vonë doli se ajo ishte një iniciativë e Fate Velajt për të mbuluar shpenzimin e 25 milionë lekëve me një aktivitet në Kaninë që siç u tha nga ata që ishin aty, më shumë se riprodhimi i dasmës së Skënderbeut ishte një grumbullim fshatçe i ca njerëzve, të veshur me kostume popullore arbëreshe, të lodhur nga vapa dhe mungesa e ujit që kënduan dhe u larguan në heshtje.

Mirë a keq, Fatja i justifikoi paratë dhe u largua i lumtur dhe me keq akoma i bindur se qëllimi ishte përmbushur.

Por ja që nuk ishte e thënë të kalonte edhe aq në heshtje shpenzimi kot i një buxheti të tillë. Sepse shoku tjetër i Ramës, drejtori i Bregdetit, i lodhur tashmë nga dita bosh dhe buxheti jo siç e kishte ëndërruar i agjencisë së tij, nuk lë raste të tilla t’i kalojnë kollaj.

Nëse deri tani Auroni e ka nxjerrë inatin duke shfryrë nëpër tavolina, ky aktiviteti i Fates e nervozoi me tepër së zakonisht ndërkohë që mendonte se po t’ia kishin dhënë atij do t’i shpenzonte ato para në mënyrë më të kulturuar dhe të denjë.

Gjakrat janë nxehur akoma më shumë edhe për faktin se miqtë e vjetër ka kohë tashmë që nuk begenisen më nga kryeministrit dhe kanë ngelur si lypsarë, në krye institucionesh pa ndonjë vlerë (rasti Tares), apo personazhe alla Don Kishot (rasti i Fates), që ardhja në pushtet nuk u shërbeu për të përmbushur ëndrrat e mëdha që kishin.

Pra ndërkohë që kryeministri – miku i vjetër që dikur u premtoi qiellin – është i zënë me oligarkët, Auroni dhe Fatja zihen me njëri tjetrin për 25 milionë.

I pari e shau të dytin për aktivitetin mediokër dhe të turpshëm, i dyti e quajti të parin gjarpër me helm.

Të gjitha këto për ato të shkreta 25 milionë lekë.

P.S. Thonë se Rama në fillim u argëtua me sherrin që provokoi pa dashje, por pasi pa se përplasja mori përmasa publike, i ka thirrur të dy shokët e u ka dhënë dru për performancën aspak të mirë në publik. Por Auroni dhe Fatja janë betuar se nuk do të pajtohen, dhe jo vetëm kaq.

Ata do të vazhdojnë të jenë vigjilentë për çdo qindarkë që kryeministri u jep të tjerëve për t’i kujtuar Ramës së edhe ata janë frymorë që presin ndonjë kockë prej tij./Pamfleti.com

Kryeministri harron miqtë e vjetër që përfunduan duke u zënë për një kockë Read More »

Erjon Braçe degjeneron publikisht Veliajn: I babëzitur, e ktheve Tiranën në Geto, do të të kallëzoj

Deputeti i PS-së Erjon Braçe ka shpërthyer ahspër kundër ndërtimeve pa kriter në Tiranë ku ka akuzuar drejtpërdrejt kryebashkiakun Erion Veliaj.

Në një postim në rrjetin e tij social, Braçe shprehet se Tirana është kthyer në geto nga ndërtimet e larta dhe të shëmtuara.
Postimi i plotë:

LALI, NA THUAJ KU TE JETOJME PA FRIKE,

PA MBYLLUR PENXHERET QE TE MOS NA SHOHIN E MOS NA DEGJOJNE KUR JETOJME!

17 vite me pare, kur hyra ne shtepine ku jetoj, shihja lindjen e diellit, perendimin e tij, me perplasej ne fytyre flladi i veriut!

17 vite me pas, une jam ne te njejten shtepi. Por, nuk shoh me lindjen e diellit (foto 1)-para 5 vitesh erdhi njeri qe se njoh dhe ndertoi 11 kate, ky pallati i bardhe, ngjitur me te erdhi Samiri dhe ndertoi e po vijon ta ndertoje kete kullen, ende gri; nuk shoh me perendimin e diellit (foto 2)-para 6 vitesh erdhi Samiri dhe ndertoi kete shemtine 22 a 23 kate; nuk do me perplaset me ne fytyre ne ballkonin tim, flladi i veriut.

Bashkia Tirane, ne mars paska dhene nje leje per nje perbindesh 12 kate, perballe, mu ne fytyre per mua dhe thuajse po ne surrat dhe komshive te mi!

Shoh foton e perbindeshit dhe kuptoj se, duhet te luej xhamat me boje te zeze qe te mos me shohe ai qe do banoje ne perbindeshin e ri, te mbaje mbyllur perfundimisht penxheret qe te mos me degjoj kush nga ata qe do popullojne perbindshin e ri!

Kjo eshte e ardhmja dhe sic e shihni, shtepia ime do jete e pajetueshme!

E dini pse? Jo per arsye zhvillimi! Fare! Prej babezise kete here te Pandi Carapulit dhe nje ish deputeti qe e la politiken dhe i ka pare hajrin vendimeve te saj, ne favor te tij natyrisht! Jane keta qe nuk pyesin per jeten e kujt, por per fitimet e tyre.

Jam i bindur qe bejne ate llogarine e tyre, Meter kaq, here 2000 euro per meter,  bejne kaq dhe jane mbi disa milione euro!

A eshte zhvillim ky? Kurre! Zhvillimi ka lidhje me interesin publik, jo thjeshte e vetem me ate privat,  babezine CaraMirit! Ky qytet po ndryshon, diku nga interesi publik dhe per mire dhe, si ketu tek une, po shkaterrohet nga babezia e CaraMireve!

Ne nje rruge, sic tek kjo e imja qe po rindertohet dhe, do shkaterrohet menjehere sapo Pandi te nise te ndertoje perbindeshin e ri!

Tani kam nja dy pyetje per Lalin; Ej, a e ke pare territorin ku ke dhene kete lejen?

A e ke pare cfare dendesie ka ketu- pallati im 13 kate, ai ne krah dyfish me i madh po 13 kate, perballe 14 kate, ai i bardhi 13, Samiri i lindjes 18, Samiri i perendimit 22, ngjitur me te 9 dhe 11 kate te tjera? Ku do jetojme o Lal? Do thithim ajer apo aromen e njeri tjetrit? Dhe pse, qe te fitoj Pandi ca miliona te tjera? Kjo nuk quhet me lagje Erjon, geto pa as me te voglin diskutim!

Tani, gjeji rruge ketyre per kantierin qe junke lejuar! Nga rruga e re keta nuk kalojne, harrojeni! Ndryshe une i pari do kallezoj per shkaterrim prone! Gjeji dhe orarin per te punuar! Ndryshe und i pari do kallezoj per prishje te qetesise publike! Se ju ke dhene leje te ndertojne 3 vite rresht!!

Erjon Braçe degjeneron publikisht Veliajn: I babëzitur, e ktheve Tiranën në Geto, do të të kallëzoj Read More »

Rama: Fukarallëkun mos ma thoni më, kemi celularë!

Është bërë e udhës tashmë që kryeministri Rama të replikojë në mënyrë arrogante me qytetarët që i komentojnë në Facebook.

Pasi foli për taksën ndaj biznesit të vogël në kanalin e tij të preferuar që me gjasë paguhet nga taksat tona, ERTV, Rama ka nisur një debat me komentuesit në komentet e videos.

Ndërkohë që njëri nga qytetarët i ankohet se ka pllakosur varfëria në Shqipëri, Rama guxon ta quajë luks posedimin e një celulari nga çdo banor edhe pse jemi në 2018 dhe jo në vitet e racionit.

Edi Rama komenton:

Zonje, une e njoh bazen me mire se ti sepse ma do detyra dhe kete kulmin e fukarallekut mos e thuaj me, se nje vend ne kulmin e fukarallekut nuk rrit konsumin sic ndodh ketu dhe nuk ka celular per cdo fryme te gjalle! Patjeter qe duhet shume me shume, po ktheje pak koken mbrapa ku ishe para kater vjetesh.”

Ndërsa, për “kthimin e kokës mbrapa”, një tjetër qytetar i komenton kryeministrit:

Të them të drejtën ka qenë më mirë biznesi, çdo vit që kalon eshtë më keq, pa mohuar përparimet tjera”.

Megjithatë replikat e kryeministrit duket se vijnë nga nje tjetër realitet sipas qytetarëve të cilët i shkruajnë:

Fol tamam, mos fol nga maja e kalit zotrote, po pse bashkia komandohet nga një shtet tjetër apo nga ju? Ç’janë këto mashtrime?!”

Replika e Ramës:

Unë flas tamam që c’ke me atë punë Berto dhe tarifat e bashkive nuk i rrit e nuk i ul qeveria, kështu që ket llafin e modh “mashtrim” mbaje për vete mos e thuaj këtu, sepse padituria nuk është argument 😉

 

Rama: Fukarallëkun mos ma thoni më, kemi celularë! Read More »

Rama mbledh Asamblenë nesër, ja çfarë do të flitet

Ditën e neserme, Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare në orën 10:00.

Mësohet se në Asamble do të raportohet mbi performacën e qeverisë dhe të procesit të bashkëqeverisjes.

Sipas axhendës, do të merre vendim për vendim për kuotizacionin e anëtarësisë së PS për 2018.

Pika e parë e rendit të ditës do të jetë fjala e kryeministrit dhe kryetarit të PS-së, Edi Rama.

Më pas, do të raportohet për performancën e qeverisë, e shoqëruar nga një raportim e koordinatores kombëtare, Elisa Spiropali.

Asambleja Kombëtare do të miratojë edhe një udhëzim për zhvillimin e llogaridhënies publike të qeverisë qendrore dhe vendore prej datës 1 maj deri më 30 qershor.

Rama mbledh Asamblenë nesër, ja çfarë do të flitet Read More »