Politike

A duhet Basha të dorëhiqet nga PD? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha tha se nuk ka asgjë kundër në parim për dorëheqjen e një lideri, pasi ai vet kishte bërë të njëjtën gjë. Por kur vjen puna te Lulzim Basha, Berisha nuk flet hapur.

Ja cfare tha sot Berisha te News24

Berisha: Ju pyesni një njeri që ka dhënë dorëheqje. Unë absolutisht nuk kam asgjë në parim kundër, por nuk pranoj që kjo të vendoset në statut, por pastaj nuk gjejmë qetësi.

Unë besoj se ish-bashkautorët e mi dhe miqtë e mi, do gjejnë se ndryshimet janë të mira në statut dhe po të kenë të tjera ti paraqesin në Kuvend.

Duhet të ketë një garë të ndershme. Kur nuk garon vet, duhet të gjesh njeriun e duhur. Po tu referohem praktikave të qendrës së djathtë do gjej që ndryshimet janë përmirësuese. Patozi e Jozefina kanë kontributet e tyre të çmuara në PD.

Ka ndodhur një padrejtësi? Është pranuar nga kryetari. Ndaj kësaj padrejtësie mbahen respektimit korrigjuese.

A duhet Basha të dorëhiqet nga PD? Ja si përgjigjet Sali Berisha Read More »

Kryemadhin s’e kishim parë kurrë kështu, fjalë të ndjera për personin e shtrenjtë në jetën e saj

Nëna e Monika Kryemadhit feston sot ditëlindjen dhe në ritmin që tani i ka kapur të gjithë, që çdo urim e bëjnë edhe në rrjetet sociale, nuk mund të shpëtonte kryetarja e LSI.

Ajo ka postuar një foto me të ëmën në FB dhe e uron me fjalë të ndjera.

Postimi i plotë

Sot ti ke ditelindjen!

Një buqetë me lule do të ishte rutinë, si ajo që bëhet gjithmonë me miqtë për ti uruar.
Buqetën e dashurisë që ti më ke dhuruar, lumin e mirësisë që solle tek unë dhe sakrificat e tua të panumërta për mua nuk mund ti mbledh në një buqetë me lule.
Ti heroina ime e heshtur, që më jep dorën në çdo moment, edhe sot që unë jam nënë, për ty nuk do mjaftonin lulet e të gjitha kopshteve të botës.

Të dua shumë mami im!

Kryemadhin s’e kishim parë kurrë kështu, fjalë të ndjera për personin e shtrenjtë në jetën e saj Read More »

Qeveria, ndryshime në shtator. Zbulohet ultimatumi i Ramës

“Çfarë ndryshimesh, nëse do të jenë të nevojshme, në qeveri në shtator duhet të ndryshojmë, cilat ministra, ministri apo sektor nuk janë në lartësinë e kësaj nevoje, që jo thjesht të tregoj shifra dhe statistika po të kenë vendin e tyre në mendjet e zemrat e atyre që na kanë dhënë besimin”.

Ky ishte paralajmërimi i Ramës sot nga Asambleja e Partisë Socialiste, ku u la afat ministrave të tij deri në shtator për të përmirësur bilancet, përndryshe rrezikojnë karrigen.

E njëjta skadencë vlen edhe për strukturat dhe forumet e PS-së.

“Në fund të kësaj fushate do të shohim cilët anëtarë të kryesisë së partisë duhet të largohen nga kryesia dhe cilët janë të rinjtë që duhet të vijnë”, tha ai./ShkodraNews/

Qeveria, ndryshime në shtator. Zbulohet ultimatumi i Ramës Read More »

Nga puthja në buzë tek unaza e platinit, detajet që s’i dinit për dasmën e Ramës (Foto)

Kryeministri Edi Rama 8 vite më parë kurorëzoi dashurinë e tij me Lindën në martesë. Në një cermoni madhështore me 500 të ftuar në një ndër lokalet më luksozë në Tiranë, Rama organizoi martesën e tij nga e cila do të lindte edhe djali i vogël Zaho.

Në fotot e mësipërme të bashkëngjitura lajmit, mund të shikoni pamje nga dasma e dytë e kryeministrit Edi Rama.

Asokohe në opozitë, Rama zbatoi traditën duke ftuar në dasmë miqtë, shokët, por edhe shumë bashkëpunëtorë dhe kolegë të tij ndër vite. Rama me kostum serioz si gjithmonë ndërsa nusja, Linda Basha, me një fustan për mbrëmje gala, rshkruanalbeu.com.

Linda Basha iu shmang tradicionales duke mos vendosur as vello dhe as fustan nusërie.

Ajo binte në sy ishte edhe torta, e cila duket “për nder” të Ramës ishte e krijuar për të dhënë përshtypjen e një minikryeqyteti.

Torta kishte pallate dy dhe njëkatëshe me ngjyra të tilla, ashtu siç Edi Rama ka lyer edhe në realitet pallatet në Tiranë.

Unaza e Ramës ishte një rreth i thjeshtë platini, të cilin e vendosi në dorën e majtë.

Pas ndërrimit të unazave u kërkua puthja tradicionale e çiftit të ri dhe kjo vuri shumë në siklet Linda Ramën.

Linda e puthi në faqe, por Rama i tregoi me gisht buzën dhe kërkoi që puthja të ishte aty.

Nga puthja në buzë tek unaza e platinit, detajet që s’i dinit për dasmën e Ramës (Foto) Read More »

“Jo dy kunguj, por dy bostanë të mëdhenj në sqetull”, Rama drejton gishtin ndaj këtyre punonjësve për problematikat e qeverisjes

Kryeministri Edi Rama  ka paralajmëruar se do të merren masa ndaj antarëve të Partisë Socialiste në bashki. Sipas kryeministrit  për të gjitha problemet që ka kjo qeverisje është faji i atyre personave, që sipas tij duan të mbajnë dy kunguj në një sqetull për interesa personale.

‘Kush e ka përgjegjësinë që në Çorovodë, nuk shkon kush në votimin për ndihmën ekonomike? Për të nxjerrë kunjën me kryetarin e Bashkisë, kush e mban përgjegjësinë që individë të ndryshëm, flirtojnë me kryetarët e bashkive, për interesa personale?

Them që në totalitetin e vet, përgjegjësia mblidhet te udhëheqësit poltikë të qarqeve të PS. Disa prej tyre kanë jo dy kunguj, por dy bostanë të mëdhenjë në sqetull”, ka deklaruar Rama.

“Jo dy kunguj, por dy bostanë të mëdhenj në sqetull”, Rama drejton gishtin ndaj këtyre punonjësve për problematikat e qeverisjes Read More »

Vasili sulmon Ramën: Kush nuk e sheh si ne ose është miop, ose është i kapur, rrugë të tretë nuk ka!

Kreu i grupit Parlamentar i LSI-së Petrit Vasili vijon sulmet ndaj kryeministrit Rama.  Sipas tij këtij kryeministri “I ka vdekur përfundimisht qeverisja”, dhe se “Kush nuk e sheh ose është miop ose është i kapur, rrugë te tretë nuk ka.”

Postimi i Vasilit

Kryeministrit i ka vdekur qeverisja dhe ka zgjedhur te jete ARMIK i te varferve. Kryeministrit i ka vdekur perfundimisht qeverisja.Taksat feudale kane rikthyer skamjen e fundviteve 90′, qe i beri shqiptaret tu hipin anijeve e te ikin nga Shqiperia.

Varferia qe mbolli ky armik i betuar shqiptareve riktheu pas 27 vjetesh emigracionin e mijra shqiptareve nga femijet deri tek te moshuarit. Ky kryeminister e beri Shqiperine duke filluar nga Tirana, vendin me te pasigurte dhe ku krimi i organizuar dhe trafikantet sundojne vendin dhe kryeministrin.

Ky kryeminister qe po shkaterron mijra bisnese mban fjalime ne varrimin masiv te bisnesit shqiptar.Ky kryeminister armik i varferve dhe mik i oligarkeve u tregoi shqiptareve deren e braktisjes se vendit.Ky kryeminister i qindra kullave te Tiranes ka krijuar qeverisjen-lavatrice te parave krimit te organizuar mu ne mes te Tiranes.

Ky kryeminister qe i grabit edhe buken e gojes duke mbajtur TVSH me te frikshme edhe per vajin fasulet,shqerin dhe miellit nuk ka më asnje lidhje me shqiptaret ka zgjedhur te jete ARMIKU I TYRE dhe mik i neshtruar e perfitues i pangopur i oligarkeve. Kush nuk e sheh ose eshte miop ose eshte i kapur, rruge te trete nuk ka.

Shqiptaret jane pa drejtim ##

Vasili sulmon Ramën: Kush nuk e sheh si ne ose është miop, ose është i kapur, rrugë të tretë nuk ka! Read More »

Çfarë ju thotë Monika të rinjve për “dinosaurët’ e sotëm

Monika Kryemadhi ka takuar një grup maturantësh në Tiranë me fokus maturën shtetërore.Kryetarja e LSI-së ka treguar vëmendjen e kësaj force politike sa i përket maturës shtetërore dhe rinisë duke i kujtuar meritat që ka në progresin e vendit.

Referuar ndryshimeve në Shqipëri, Kryemadhi shprehet se të rinjtë mbase nuk e dinë për shkak të moshës por Lëvizja Socialiste për Integrim e ka dashur gjithnjë atdheun.Ndërkohë ajo i bën thirrje të ngrihen dhe të përmbysin kryeministrin Edi Rama siç bënë baballarët e tyre me sistemin diktatorial.

“Dëgjoja paradën e Ramës që çdo ditë e më shumë ka frikë nga plakja e tij. Frika e tij po shkon dretj shkatërrimit të së ardhmes së rinisë shqiptare dhe plakja e një rinie vjen duke shkatërruar arsimin, një brez që gjen zgjidhjen për tu larguar sa më shpejt nga vendi. Këta dinosaurët e sotshëm që janë përsëri të së shkuarës nuk mund ta ndalojnë rininë shqitpare të përmbysë këtë regjim diktatorial, që po uzurpon çdo ditë e më shumë çdo institucion mësimdhënie”, tha Kryemadhi.

Ajo shtoi se Rama e pranoi vetë se njerëzit nuk ushqehen me suksese, që sipas saj, janë thjesht në “imagjinatën e kryeministrit”.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1602718479840888/?t=0

Çfarë ju thotë Monika të rinjve për “dinosaurët’ e sotëm Read More »

Leli puthje e përqafime me ministrin, Ruçi serioz, si shfaqen socialistët në përfundim të Asamblesë (Foto)

Ne këto foto të shkrepura nga LSA mund të shikoni pa koment, momentet nga dalja e ministrave, deputeteve dhe anëtareve të Asamblese Kombëtare të PS-së, që u mbajt paraditen e sotme ne Tiranë.

Si mund të shihni nga fotot, në mbyllje të mbledhjes nuk mungojne puthjet e përqafimet. Dikush shfaqet i qeshur e një tjeter shume serioz.

Kryebashkiaku i Vlorës Leli duket më “i përmalluari”  dhe shkëmben puthje dhje përqafime me ministrin Arben Ahmetaj.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndryshime në qeveri dhe parti në shtator, pas fushatës që do të nisë më 1 maj në takime me qytetarët për bashkëqeverisjen.

Leli puthje e përqafime me ministrin, Ruçi serioz, si shfaqen socialistët në përfundim të Asamblesë (Foto) Read More »