Politike

Demokratët ”i thyejnë hundën” Bashës: Largo Monikën, duam Vetting në parti

Sa trafikohen votat në zgjedhje parlamentare dhe më pas edhe në partitë politike? A ka të inkriminuar dhe të korruptuar në partitë politike dhe a duhet të përjashtohen ata? A do të ketë veting në politikë?

Cili është identiteti dhe lidhja me të djathtën? Cila do të jetë e ardhmja e koalicionit politik PD-LSI?

A mund të ketë politikë kur në një pesë delegatë politikë është me status papunësie dhe mbi 40% janë familjarisht mbështetës të vendosur të një force politike?

Cilat janë pikëpamjet e delegatëve të Kuvendit të Partisë Demokratike mbi sistemin zgjedhor dhe problematikat kryesore politike në vend?

Më 29 prill 2018 ekipi kërkimor i Institutit të Studimeve Politike (ISP) zhvilloi testim të një numri të madh delegatësh të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. E njëjta praktikë është ndjekur më 2016 edhe në Kongresin e PS dhe më pas edhe në Konventën Kombëtare të LSI.

Anketimi nxori në pah problematika të rëndësishme ku ndodhen partitë politike, politika dhe demokracia e brendshme brenda tyre. Shumica e të dhënave lidhen me PD, por një pjesë e tyre janë reflektim edhe i gjendjes jashtë saj, në spektrin e gjerë politik.

Të dhëna të tilla si vullneti i qartë i delegatëve për të larguar nga partia personat e inkriminuar dhe të korruptuar, mbështetja masive për veting në politikë, bindja se reformimi tërësor i sistemit përfaqësues dhe politik është zgjidhja më e mirë për të ardhmen, apo mbështetje e fortë për depolitizimin e administratës zgjedhore, – janë risi pozitive dhe tregojnë nivel të lartë ndërgjegjësimi politik të delegatëve, – në disa raste edhe në kontrast me lidershipin politik të vetë forcës politike.

Delegatët e një Kuvendi Kombëtar supozohet se janë qytetarë të përzgjedhur, që kanë një përgjegjësi në parti, në publik dhe në politikë.

Fakti se mbi 40% e tyre lidhen me forcën politike për shkak të traditës familjare ose se pjesa dominuese në parti i përket kategorisë së vjetër historike, tregon nevojën e madhe që kanë partitë për tu reformuar, hapur, krijuar hapësira të reja dhe nxitur anëtarët e saj të kenë identitet politik, të kenë formim politik dhe të kenë vizion personal për politikën dhe të ardhmen e vendit.

Gjithashtu, fakti se një në pesë delegatë deklaron se është pa marrëdhënie pune në shtet apo në privat, është tregues i natyrës së ashpër të zhvillimeve politike në vend, ku partitë fituese largojnë nga puna mbështetësit e palës tjetër, një cikël i mbyllur që përsëritet pas çdo rotacioni politik.

Nga ana tjetër kjo tregon se një pjesë e madhe e politikanëve tanë sidomos në nivel lokal, nuk kanë profesion tjetër veç marrjes me politikë, duke e parë politikën si mbijetesë, status social, burim financiar dhe jo si profesion të ideve, part time dhe aktivitet vullnetar.

Të dhënat e nxjerra janë një listë këshillash mjaft të vlefshme për politikanët në PD dhe të tjerët në partitë politike, sesi duhen të merren vendime për më shumë demokraci dhe më shumë përfaqësim.

Mbështetja masive për ndryshimin e sistemit zgjedhor, për zgjedhjen e Presidentit nga populli, për krijimin e senatit, për votën e emigrantëve, për depolizitimin e administratës zgjedhore, etj, janë tregues maturie dhe proteste të bazës partiake ndaj vendimmarrësve politikë.

Këto sugjerime kanë vlerë sidomos në stadin ku ndodhet komisioni bipartiak parlamentar, i cili duhet të bëjë ndryshime në kuadër të reformës zgjedhore.

Studimi i plotë me të dhënat krahasuese për secilën nga rastet e cituara më lart, përfshirë analizën e detajuar mbi pyetësorin e zhvilluar në Kuvendin e PD 2018, do të publikohet në muajin e ardhshëm nga stafi kërkimor i Institutit të Studimeve Politike./TemA

Demokratët ”i thyejnë hundën” Bashës: Largo Monikën, duam Vetting në parti Read More »

”Sardele keni kap, ‘peshqit e mëdhenj’ notojnë të qetë në ujëra të ëmbël”, përgjigja epike që i jep Edi Rama komentuesit

Lumë komentesh në postimet e kryeministrit Edi Rama nga ana e ndjekësve të tij në rrjetin social facebook.

Pas reagimit që kryeministri bëri, teksa e quajti të pakuptimtë reagimin pikë e vrer të opozitës pas dorëzimit të mandatit të Tahirit dhe arrestimit të kokave të trafikut të kokainës, kanë vërshuar komentet nga ana e qytetarëve. Rama nuk ua ka kursyer përgjigjet, lexoni më poshtë disa nga replikat.

Kjo nuk është hera e parë që Edi Rama ”kapet” me komentuesit në Facebook, pasi kjo gjë është kthyer në një rutinë të përditshme mes tij dhe qytetarëve që e ngacmojnë atë për temat aktuale të ditës.

”Sardele keni kap, ‘peshqit e mëdhenj’ notojnë të qetë në ujëra të ëmbël”, përgjigja epike që i jep Edi Rama komentuesit Read More »

”Nga maçoku Sali, te dhelpra Monikë dhe gënjeshtari Lulzim”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut zhvilloi homazhe në varrezat e qytetit të Elbasanit.

Pas ceremonisë së homazheve, Balla i është përgjigjur interesit të mediave lidhur me vendimin e Saimir Tahirit për lënien e mandatit të deputetit.

Sipas Ballës, kjo është një çështje personale e Saimir Tahirit, e cila duhet hetuar vetëm nga drejtësia, askush tjetër nuk duhet të flasë më për këtë hetim.

“Të gjithë gojëprishurit e opozitës, nga maçoku Sali te dhelpra Monikë, por edhe te gënjeshtari Lulzim duhet të heshtin e të lënë të flasë drejtësia deri në çuarjen në fund të kësaj çështje”, deklaroi Balla.

Pronomcimi i plotë i Ballës:

E gjithë kjo zhurmë e madhe në gjithë këto gjashtë muaj se gjoja imuniteti i Saimir Tahirit po pengonte hetimin e plotë të kësaj çështje.

Sot Tahiri nuk është më as me imunitet dhe as me mandat dhe sigurisht drejtësia do të bëjë punën e saj.

Ndërkohë që të gjithë gojëprishurit e opozitës, nga maçoku Sali tek dhelpra Monikë, por edhe tek gënjeshtari Lulzim duhet të heshtin e të lënë të flasë drejtësia deri në çuarjen në fund të kësaj çështje.

Kjo është një çështje personale e Tahirit, e cila duhet hetuar vetëm nga drejtësia, askush tjetër nuk duhet të flasë më për këtë hetim të momentit sa kohë që ajo që u tha, që paska qenë vendimi i Kuvendit i cili ka penguar hetimin e plotë të kësaj çështje, dhe kjo çështje është sqaruar prej ditës së parë sepse edhe ai ka qenë një vendim për të standartizuar një proceduarë kuvendore, tani jemi në një fazë krejtësisht të re që politika nuk do të flasë më, por do të flasi drejtësia./Pamfleti .com

”Nga maçoku Sali, te dhelpra Monikë dhe gënjeshtari Lulzim” Read More »

Deputeti i Bashës sfidon Ramën: Arrestoi, leri llafet

Pas ironisë së kryeministrit Edi Rama me opozitën për dorëheqjen e Saimir Tahirit nga mandati i deputetit si dhe arrestimi i Arbër Çekajt në Gjermani, deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar me një status në Facebook.

Ju e dini gjithashtu Z.Kryeministër se deri më sot nuk është dëenuar asnjë nga përgjegjësit e administratorët e kanabizimit të vendit, perveç disa fshatarëve gjynahqarë, shkruan deputeti demokrat në rrjetet sociale.

I keni akoma në zyrat e tyre ata Kryetare Bashkish, shefa komisariatesh, drejtues policie, ofiqarë, nxitës e përfitues direkt të asaj vepre kriminale, më e rënda, më masivja e më e rrezikeshmja, që vendi ynë ka pësuar ndonjëherë.

Postimi i plotë i Tritan Shehut në Facebook

Kryeminister, refrenin e “arrestimeve” po e ktheni ne nje “iso” shume monotone, te merziteshme dhe pa fund, qe po i ngjan asaj fabules me ujkun…!

Se pari besoj se e dini, qe nuk eshte Kryeministri ai qe arreston a burgos, pra mos kerkoni te “vishni togen” e prokurorit e gjykatesit, sic po perpiqeni te beni, per te kontrolluar drejtesine.

Ju mund te beni dicka, te mos pengoni drejtesine, t’i hapni rruge asaj, te pastroni institucionet qe varen nga ju, nga krimi e korrupsioni.

Ndersa ju dje duke abuzuar me termin “arrestim”, i “kercelluat” dhembet opozites; ju hakerryet asaj se do te kete te tjera!!!

Aferim, nqs ju do ndihmoni qe sa me shume fajtore te ndeshkohen, kushdo qofshin keta, por fatkeqesisht nuk po shoh dicka te tille, perkundrazi.

Deri me tashti nuk ka ndodhur asgje per tu shenuar; permendet nje transportues qe u ndalua ne Gjermani, vertet kujtoni se dikush mund ta besoje se 180 M Euro kokaine erdhen ketu vecse “ai u be garant”!

Per me shume nuk duhet harruar dekonspirimi e shkaterrimi i atij operacioni ne vendin tone….

Permendet arrestimet ne Turqi e Spanje, perseri nga policite e atyshme, mos u mburrni me cfare nuk ju perket, por kerkoni policise sone te zbuloje se kush jane “perfituesit” e tyre ne Shqiperi….dhe ketu jane.

Ju e dini gjithashtu Z.Kryeminister se deri me sot nuk eshte denuar asnje nga pergjegjegjesit e administratoret e kanabizimit te vendit, pervec disa fshatareve gjynahqare!

I keni akoma ne zyrat e tyre ata Kryetare Bashkish, shefa komisariatesh, drejtues policie, ofiqare, nxites e perfitues direkt te asaj vepre kriminale, me e renda, me masivja e me e rrezikeshmja, qe vendi yne ka pesuar ndonjehere.

Disa nga ata jua kam permendur edhe une, me emra e mbiemra, asnje reagim.

Kam qene nder te paret qe ngrita zerin kunder kanabizimit te vendit e pasojave shkatrimtare afat gjate, qe do te sillte ky krim monstruoz, ashtu ndodhi.

Atehere ju heshtet dhe vazhdoni…

Ndersa sot ju kercenoni opoziten, por nuk mund ta trembni dot; me mire rikolaudoni shenjestren tuaj e kthejeni aty ku duhet, brenda intitucioneve tuaja.

Dhe kjo nuk vlen vetem per kanabisin, per kriminalizimin e tyre, por dhe per permbytjen tragjike me korrupsionin me te gjere e me te thelle, qe ky vend ka njohur ndonjere, duke brejtur trupin e tij si nje kancer.

Deputeti i Bashës sfidon Ramën: Arrestoi, leri llafet Read More »

Kërcënimi i Ramës: Ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të ST. Nuk ka mbaruar jo, të tjera do të pasojnë javët që vijnë!

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se pas dorëzimit të mandatit të Saimir Tahirit, të tjera zhvillime të bujshme pritet të ndodhin në vendin tonë javët që vijnë. Ky kërcënim i është adresuar hapur opozitës, teksa shkruan, “Ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të ST e arrestimit të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani&Spanjë falë bashkëpunimit tonë ndërkombëtar?”

Postimi i plotë i Ramës:

Ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të ST e arrestimit të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani&Spanjë falë bashkëpunimit tonë ndërkombëtar?🤔Sa gjynah më vjen për ata që ende u besojnë këtyre vulëhumburve pa atdhe😨Po duan s’duan këta Shqipërinë do ta bëjmë🇦🇱🇪🇺

Dhe nuk ka mbaruar jo, të tjera do pasojnë në javët që vijnë e jo se e kërkon Gjermania a bota,po se ne themi atë që bëjmë e bëjmë atë që themi!E jemi ne e askush tjetër që mund ta kalojë detin që ndan të thënat nga të bërat,sado baltë të na hedhin dhe zjarre marazi të ndezin✌

Kërcënimi i Ramës: Ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të ST. Nuk ka mbaruar jo, të tjera do të pasojnë javët që vijnë! Read More »

Petro Koçi tregon prapaskenat: Basha nuk donte që Tahiri të jepte dorëheqjen

Zëvendësiministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka qënë i ftuar në studion e Report Tv ku është shprehur lidhur me ngjarjet dinamike të ditëve të fundit, që nga dorëzimi i mandatit të deputetit nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe deri te reagimet e secilit nga politikanët për këtë akt, gjithashtu edhe reagimin e Ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu.

Koçi e ka thënë që veprimi i Tahirit duhet përshëndetur, edhe pse nuk jam dakord me të gjitha ato që tha ai. Zëvendësministri i Mbrojtjes është shprehur se deri para dorëheqjes opozita e përdorte çështjen “Tahiri” kudo, por tashmë nuk do ta kenë më këtë mundësi.

Akti që mori dje Saimir Tahiri duhet përshëndetur, unë e vlerësoj si veprim edhe pse nuk jam dakord me gjithë fjalimin e tij.

Në lidhje me deklaratën që dha sot ambasadori Lu, ai u shpreh i kënqur që kemi një politikan të akuzuar, ku para drejtësisë do të jetë një qytetar i zakonshëm.

E gjithë kjo që po bën sot opozita është një lojë e shëmtuar sepse ato do të donin që ai të mos e jepte dorëheqjen që ta përdornin kudo, dhe tashmë nuk e kanë më këtë mundësi

Në situatën ku Tahiri u duk sikur ju shpalli luftë të gjithëve, mendoj se duhet kuptuar një njeri në atë lloj situate, unë e përshëndes si akt por nuk jam dakord me gjithçka që ai tha.

Ai është një politikan me përvojë dhe ka të drejtë të dalë në publik. Gjithçka ai ka thënë duhet përqëndruar tek akti i tij.

Akuzat e Bashës ndaj Tahirit në thelb janë akuzime axhamish. I gjithë rasti ka nisur nga prokuroria italiane, dhe nuk mundet njeri ti prishë provat pasi janë nisur nga prokuroria italiane dhe jo nga ajo shqiptare.

Bëhet fjalë për ato lloj provash që nuk mund t’i shkatërrojë askush.

Ka vende për përmirësim çdo politikë pune e ndjekur nga institucionet , është një përvojë e krijuar, nuk ka asnjëherë asnjë punë që smund ti gjesh asnjë të metë, të dy kanë punuar.

Xhafaj ka një përvojë politike të admirueshme, jemi në ritëm të mirë të ministrit të Brendshëm. Unë e kam parë korrekt. Tahjiri është në ndryshimet e para të qeverisë, një ndryshim politik i menduar dhe i kalkuluar. Qëndrimi korrekt i kryeministrit Rama.

Kostot e Partisë Socialiste do të ishin të konsiderueshme në rast se reagimi do të kishte qënë i kompromentuar, opozita gjeti vend për të folur në rastin e imunitetit. Në të gjitha hapate  tjerë reagimet kanë qënë në momentin duhur dhe të çastin e duhur.

Publiku e sheh edhe politikisht çështjen, e sheh nga kampi ku bën pjesë, mendojnë se Saimir Tahiri është përgjegjës se ai lejoi kanalizimin e etj ,e shohin si fakt konkret. Gjykimi është i mirëfilltë politik. Ne kemi një kazus që kërkon që drejtësia të veprojë pa u ndikuar nga politika, nuk i lihet gjykimit të ftohtë të drejtësisë. PD po i bën presion drejtësisë.

Nës njërën dorë mban pushkën, në dorën tjëtër mban kazmën për të shkatërruar shtetin , edhe kur është opozitë edhe kur është pushtet.

Edhe kur është Berisha kryetar edhe kur është Basha, edhe pse është shkolluar në Hollandë.

Petro Koçi tregon prapaskenat: Basha nuk donte që Tahiri të jepte dorëheqjen Read More »

Manjani i del kundra dhe ia plas në sy Monikës: Gropat Bashës nuk mbyllen ndonjëherë, të bëjmë koalicion me Shpëtim Idrizin dhe AK

Ish- ministri Ylli Manjani është zëri rradhës që del kundër aleancës Basha-Kryemadhi. Ai ia ka thënë në sy Monikës se nuk mund të ketë jetë shpresëplotë një aleancë me PD-në, duke i propozuar aleancë me Idrizin dhe AK-në.

“Për mënyrën e të bërit opozitë: Është me vend të diskutojmë që të përgatitemi sot për sot një vit, që të hyjmë në zgjedhje. Se ç’kam një nuhatje që mund të kemi dhe zgjedhje të tjera.

Por le të marrim kalendarin. Është e pafalshme pa opozitën që ka gjithë kohën e nevojshme që të mos kemi kandidatët përballë në bashki.

Për specifikën e zgjedhjeve lokale të gjejmë njerëz jashtë strukturave tona. Vetëm nuk ia dalim dot. Kërkohen shokë shumë. Njëri nga shokët është e përjashtuar. Partia e Edi Ramës nuk mund të ketë shansin të përfitojë nga djersa e ballit e çdo anëtari dhe votuesi e LSI.

Nuk ka të jemi të majtë apo çfarë..e bëjmë këtë debat me miq e shokë. Kol Dervishi më akuzon më shumë…Sepse është kjo ideja që jemi të majtë…

Në ka burrë nëne që e dimë se ça jemi ne. Nevoja për koalicion është e dukshme. Të krijojmë një grup përfaqësues të drejtuar nga zv.kryetari që të ishte grupi i negociatave për një koalicion serioz, që nuk është e thënë të jetë detyrimisht edhe me PD.

Jam i bindur që më PDIU bëhet koalicion shumë i mirë me PAA, me Aleancën Kuq e Zi, pra ka parti që mund të na nxjerrë në një pol të tretë me PD, me gjithë problemet që ka, ka potencialin e vet elektoral. Por ne nuk mund të presim që të mbarojë debat i brendshëm në PD, që ska për të mbaruar asnjëherë që të presim të mbyllin gropat ata brenda vetes”, ka thënë Manjani.

Manjani i del kundra dhe ia plas në sy Monikës: Gropat Bashës nuk mbyllen ndonjëherë, të bëjmë koalicion me Shpëtim Idrizin dhe AK Read More »

Monika përpiqet t’i fusë frikën Ramës: Mos intimidoni Ilir Metën, se do e pësoni mbi kokën tuaj!

Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI, kryetarja e kësaj force poltike, Monika Kryemadhi ka reaguar për herë të parë për dorëheqjen e ish ministrit Saimir Tahiri nga mandati i deputetit.

Kryemadhi tha se Tahiri nuk ka pasur asnjë fjalë të sinqertë në ato që ka thënë. Kryemadhi është shprehur se Tahiri duhet të thoshte të vërtetën dhe jo të shantazhonte Ramën, ndërsa ky i fundit po intimdon dretjues të LSI.

“Dje dhe sot vëmendja e publikut ka qenë të Saimir Tahiri. Të gjithë u morën me ato që ai ka thënë, por nuk u morën me ato që ai duhet të thoshte dhe ato që ai duhet të bënte.

Të gjithë presin gjykimin e Tahirit, por drejtësia nuk ka vijuar. Asnjë fjalë të sinqertë nuk ka pasur në fjalën e tij, dhe lotët që janë bërë disa herë ngjajnë si lot krokodili. Nëse Tahiri do të ndjente një faj, ai duhet të kishte kërkuar falje, dhe jo të bënte shantazhe dhe show. Ai duhet të kishte kërkuar falje për drogën. Ai duhet të thoshte të vërtetën dhe jo të shantazhonte Ramën.

Të largohet një orë e parë nga pushteti, Rama duhet të largohet sa më shpejtë. Shpesh dëgjojmë akuza nga Rama dhe suflerët e tij, dhe intimidojnë drejtues të LSI-së. Kjo gjë do ndodhi, por jo për shumë kohë se gjithçka mbi kokë Edi Ramës”- tha Kryemadhi./Pamfleti.com

Monika përpiqet t’i fusë frikën Ramës: Mos intimidoni Ilir Metën, se do e pësoni mbi kokën tuaj! Read More »