Politike

Burgu shumë afër, Berisha, Meta e Basha të terrorizuar nga arrestimi i Arbër Kuliçit e Arjan Ndocit për kokainën kolumbiane, prag arresti për Balilin

Kupola e politikës shqiptare është tronditur fuqishëm nga arrestimet e fundit të trafikantëve të drogës së fortë, kokainë. Vetëm disa ditë më parë është arrestuar Arjan Ndoci, vëllai i Viktor Ndocit, biznesmenit të Berishës dhe Bashës në Spanjë, me 1 ton kokainë.

Pavarësisht ndryshimit të identitetit dhe shpërndarjes “kontrabandë” të një emri tjetër në media, pak orë më vonë është bërë e ditur për publikun dhe emri i plotë i njërit prejt trafikantëve të drogës, atij të Arjan Ndocit.

Por nga ana tjetër është bërë e ditur me shpejtësi dhe lidhja e tij me politikën e mbrojtja politike që ka pasur gjatë tërë kësaj kohe Ndoci. Çka ka sjellë dhe pamundësinë për ta futur në burg, për shkak të kapjes së drejtësisë.

“Pamfleti” bëri të ditur se vëllai i trafikantit të kokainës Arjan Ndoci të kapur në Spanjë, Viktor Ndoci është një biznesmen nga Laçi që ushtron aktivitetin në Tiranë. Madje me mbështetjen e ish kryeministrit Sali Berisha dhe ish ministrit të Transporteve, më vonë kreut të bashkisë Tiranë dhe aktualisht kryetar i PD Lulzim Basha, ka marrë shumë punë në kryeqytet.

Viktor Ndoci është ndërtues i njohur në Tiranë, ortaku i Bashkim Ulajt, biznesmenit të familjes së Sali Berishës në godinën e të cilit është ngritur dhe zyra e ish Kryeministrit dhe është përqëndruar gjithë aktiviteti i tij.

Njëherësh Ndoci është aksioneri kryesor i qendrës tregtare “Ring” në zonën e “Zogut të Zi” në kryeqytet. Ndoci njihet për lidhjet me djalin e Berishës, Shkëlzenin dhe si i “përkëdheluri” i Berishës dhe Bashës, por dhe sponsor i fushatave elektorale të PD. Një shpërblim ky për lejimin e pastrimit të parave të drogës.

Biznesmeni laçian është akuzuar se dhe prishja mbikalimit të Zogut të Zi, një shpërdorim milionësh i taksave të qytetarëve të Tiranës erdhi për shkak të këtyre lidhjeve dhe interesave të përbashkëta Ndoci-Berisha. Të cilët hodhën në erë një investim të tërë thjeshtë dhe vetëm për t’i hapur rrugë biznesmenit Ndoci, që të pastrojë paratë në pallatet e ndërtuara përrreth Zogut të Zi.

Kapja e vëllait të biznesmenit të Berishës dhe Bashës e ka tmerruar vetë Sali Berishën, pasi ka shumë frikë se me drejtësinë e re, Arjan Ndoci do të hapë gojën dhe do të tregojë lidhjet e tij me ish kryeministrin, por dhe me kreun aktual të PD Basha, dhe për pasojë pastrimin e parave të drogës përmes bizneseve të vëllait biznesmen Viktor Ndocaj. Duke bërë që të shtohet dhe një akuzë tjetër në kurriz të Sali Berishës dhe djalit të tij Shkëlzen.

Ndërkohë që nga Gjermania ka ardhur një mandat tjetër për Berishën dhe Metën: Eshtë arrestuar Arbër Kuliçi-Çekaj, pronari i kontenierëve të 613 kilogramë kokainë të sekuestruar në portin e Durrës.
Ai është pronari i kompanisë “Arbri Garden”, e cila ishte porositësja e kontenierit me banane nga Kolumbia brenda të cilit u kap sasia rekord e kokainës ndonjëherë në vendin tonë. Operacioni për arrestimin e tij është kryer nga policia gjermane në bashkëpunim me atë shqiptare.

Pronari i kompanisë Arbri Garden, Arbër Kuliçi është kapur në një provincë pranë Dysedorfit. Ai është kushuriri i Agron Kuliçit ish badigard i Berishës, njëherësh ish zv.drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe aktualisht këshilltar i PD në Kuvendin e Shqipërisë.

Mësohet se Agron Kuliçi do të ekstradohet së shpejti në Shqipëri dhe se do të tregojë dhe lidhjet me familjen Berisha dhe Meta. Por dhe ndihmën e dhënë përmes mbrojtjes nga këto dy familje dhe sponsorizimeve me paratë e shtetit për të ngritur biznesin e kokainës në Durrës.

Pasi ndonëse në moshë të vogël, vetëm 20 vjeç ai themeloi kompaninë “Arbri Garden” prapa të cilës qëndronin Agron Kuliçi dhe njerëzit e Metës. Të cilët i kanë garantuar mbrojtje nga organet ligjzbatuese, njëherësh dhe e kanë sponsorizuar me paratë e shtetit dhe më konkretisht përmes ministrit të Bujqësisë së LSI Edmond Panariti. Me paratë e ministrit të Metës ai ngriti dhe modernizoi biznesin e drogës, nën emrin zyrtar të biznesit të bananeve.

Pavarësisht se Arbër Kuliçi është hetuar edhe rreth 3 vite më parë, si i dyshuar për përfshirjen në trafikimin e kokainës dhe këtë e dinte dhe ministri i Metës që sponsorizoi biznesin e drogës me paratë e shtetit përmes granteve të Ministrisë së Bujqësisë.

Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, mësohet se në dhjetor të vitit 2015, kompanisë “Arbri Garden” të Arbër Kuliçi-Çekajt i janë kapur 90 kilogramë kokainë në Ekuador. Për këtë rast, Policia pati referuar materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda më datë 22 dhjetor 2015, me numër protokolli 12041 dhe 12041/1.

Ndërsa në janar të vitit 2016, pas referimit të materialeve, Arbër Kuliçi-Çekaj është shoqëruar me iniciativën e Policisë për të dhënë deklarimet në lidhje me këtë rast trafikimi, që në fakt ishte parandaluar që në vendin e origjinës.

Megjithatë, hetimet për këtë rast zgjatën vetëm disa muaj dhe më pas çështja mbeti pezull në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nga kryeprokurori Hajdarmataj, ku dosja u arkivua.
Gjithçka ka qënë e lidhur dhe një skemë e mbyllur nga ngritja e biznesit të drogës nga Kuliçi dhe mbrojtja e tij po nga Agron Kuliçi përmes policisë, grantet e Panaritit të Metës për modernizimin e biznesit e deri tek garancia e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të Hajdarmatajt, se dosja do të mbyllet.

Por tashmë me prokurorinë e re dhe me ekstradimin e Kuliçit drejt Shqipërisë, por dhe hetimit dhe marrjes së dosjeve nga Spanja për Arjan Ndocin, situata për Berishën, Metën dhe Bashën agravohet së tepërmi. Ndaj ata janë tmerruar, pasi u është afruar shumë burgu. Bëhet fjalë për trafikimin e mbi 1.6 tonë kokainë nga Kolumbia në të dyja rastet. Ku kupola pas Ndocit dhe Kuliçit janë “peshqit e mëdhenj”.Berisha, Meta dhe Basha. Për të cilët tashmë burgu është shumë afër.

Ndërkohë që situata për Metën bëhet akoma më e vështirë, pasi arrestimi i ish zyrtarit të lartë dhe sponsor të LSI, supertrafikantit të drogës dhe “Eskobarit të Ballkanit” Klemend Balili është shumë afër. Ai di shumë dhe pritet ta ‘pasurojë’ më tej dosjen kriminale të Metës./Pamfleti.com

Burgu shumë afër, Berisha, Meta e Basha të terrorizuar nga arrestimi i Arbër Kuliçit e Arjan Ndocit për kokainën kolumbiane, prag arresti për Balilin Read More »

”Nuk ka mbaruar, të tjera do të pasojnë në javët që vijnë”. Edi Rama paralajmëron arrestime në nivele të larta

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ditën e djeshme arrestime të bujshme. Pas akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha sa i takon dorëheqjes së Saimir Tahirit nga mandati i deputetit, por edhe ndalimit të Arbër Çekajt në Gjermani, shefi i qeverisë theksoi se arrestimet e bujshme nuk do të ndalen. “Dhe nuk ka mbaruar jo, të tjera do pasojnë në javët që vijnë e jo se e kërkon Gjermania a bota, po se ne themi atë që bëjmë e bëjmë atë që themi!E jemi ne e askush tjetër që mund ta kalojë detin që ndan të thënat nga të bërat,sado baltë të na hedhin dhe zjarre marazi të ndezin”, deklaroi ai.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama shprehu habi lidhur me deklaratat e opozitës në adresë të tij. I pari i qeverisë iu kundërpërgjigj Partisë Demokratike duke i thënë se nuk mbështet arrestimet, pasi sipas tij, drejtohet nga vulëhumbur pa atdhe.

Megjithatë, kreu i ekzekutivit shtoi se pavarësisht sjelljes dhe qasjes së opozitës, mazhoranca qeverisëse është e vendosur që të ndërtojë Shqipërinë. “Ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të ST e arrestimit të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani&Spanjë falë bashkëpunimit tonë ndërkombëtar? Sa gjynah më vjen për ata që ende u besojnë këtyre vulëhumburve pa atdhe. Po duan s’duan këta Shqipërinë do ta bëjmë”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.

Rama akuza opozitës

Kryeministri u ka dërguar dy ditë më parë dhe një mesazh tjetër eksponentëve të opozitës. Duke folur për mediat, shefi i qeverisë i përmendi Bashës aferën e rrugës Durrës-Kukës, kur shpëtoi me raport mjekësor. Ndërsa po ashtu i kujtoi Berishës ngjarjen e “21 Janarit”. Madje, ai akuzoi Sali Berishën, Lulëzim Bashën dhe Monika Kryemadhin se këtë sjellje e bëjnë, pasi sipas tij, janë të trembur nga reforma në drejtësi.

“Në Gjermani në Komisionin e Çështjeve Evropiane, unë thjesht i jam përgjigjur interesimit të një deputeti për këtë çështje duke dhënë edhe shpjegime bazuar në qëndrimin tonë që është publik këtu. Sa për lojën, lojë është t’i ikësh drejtësisë me raporte mjekësore siç ka bërë Lulzimi. Lojë është t’i ikësh drejtësisë duke e shantazhuar hapur dhe duke mos zbatuar urdhër-arrestet e prokurorisë siç ka bërë Saliu bashkë me Lulzimin pas 21 Janarit. Lojë është gjithçka që ka ndodhur me drejtësinë në gjithë këto vite.

Ndërkohë që sot, Saliu, Monika, Lulzimi janë shumë të shqetësuar, sepse pikërisht kjo lojë po ndryshon. Dhe nuk jemi më në fushën e lojës së vjetër , por jemi në një fushë të re ku po mbillet dhe po çel fara e një drejtësie të re”, deklaroi ai. Reagimi i kryeministrit Edi Rama erdhi pas deklaratave që Berisha e Kryemadhi thanë se ja kërkuan në Gjermani dorëheqjen e Tahirit.

Po ashtu, Rama ka hedhur poshtë akuzat e opozitës se ishte ai që i kërkoi Saimir Tahirit të jepte dorëheqjen nga posti i deputetit. Shefi i qeverisë ka folur mbi veprimin e ish-ministrit, duke e cilësuar si një akt dinjitoz. Madje, ai theksoi se nuk ka pasur fare dijeni se ai do të jepte dorëheqjen. /SOT

”Nuk ka mbaruar, të tjera do të pasojnë në javët që vijnë”. Edi Rama paralajmëron arrestime në nivele të larta Read More »

Ambasadori Donald Lu, dhe një vit në Shqipëri. DASH mandat shtesë për iniciatorin e gjuetisë së “peshqve të mëdhenj” dhe “kokainës”. Tronditen Meta e Berisha

Kush thotë se SHBA nuk ndjek hap pas hapi të gjitha zhvillimet në Shqipëri dhe është pararojë e këtyre zhvillimeve, gabon rëndë.

Këtë po e verteton më së miri ambasadori i SHBA në Tiranë Donald Lu, deklaratat e të cilit kanë paralajmëruar më se njëherë deri dhe arrestimet e trafikantëve shqiptarë të drogës në Shqipëri dhe jashtë saj.

Rasti më konkret ka qënë paralajmërimi i ambasadorit Lu për arrestimin e pronarit të kontenierëve të 613 kilogramë kokainë që u kap në portin e Durrësit Arbër Kuliçi-Çekaj. I cili është kushuriri shumë i afërt i ish badigardit të Berishës, njëherësh dhe ish zv.drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Agron Kuliçi.

Arbër Kuliçi-Çekaj u arrestua në Duseldorf të Gjermanisë, ku pritet të ekstradohet për t’u hetuar dhe gjykuar në Shqipëri dhe ndoshta, nëse dëshiron të shpëtojë veten se djalë i ri është, pendohet dhe tregon “shokët”. Që është kupola e politikës, Berisha-Meta-Basha-Monika.

Duke qënë se dhe Arjan Ndoci, njeriu që u kap me 1 ton drogë në Spanjë dhe në sajë të investigimit të DEA-s amerikane të antidrogës ka lidhje me trafikantët e drogës së kapur në Durrës, pritet që dosja të bashkohet këtu në Shqipëri.

Ndërkohë që ambasadori i SHBA në Tiranë që është dhe iniciatori i miratimit dhe zbatimi të reformës në drejtësi, Vettingut dhe “gjuetisë” së “peshqve të mëdhenj”, do të jetë dhe një vit tjetër përtej mandatit në krye të ambasadës amerikane në Shqipëri.

Mësohet se puna e mirë e bërë në Shqipëri, nisja e mbarë e kapjes së “peshqve të mëdhenj” dhe intensifikimi i presionit ndaj politikës shqiptare, drejtësisë dhe policisë për një vetëpastrim, ka bërë që DASH të mos planifikojë zëvendësuesin e ambasadorit Lu sipas ligjit amerikan.

Ndaj ai pritet të jetë dhe një vit më tepër në Shqipëri deri sa të marrë udhë tamam arrestimi i “peshqve të mëdhenj” të korrupsionit në Shqipëri dhe të ndihmojë drejtësinë shqiptare të rimëkëmbët.

Një lajm i tillë është marrë vesh nga ana e Berishës, Metës, Bashës dhe Kryemadhit, ndaj kanë nisur të startojnë me një strategji krejt ndryshe ndaj ambasadorit amerikan në Tiranë.

Njëherë do goditet fort, pastaj do vlerësohet, duke alternuar gjithçka për të dalë në sytë e shqiptarëve se kur ka “të drejtë ai vlerësohet”, kur i “shërben Ramës, ai goditet”.

Por ama, zgjatja e mandatit të Donald Lu dhe një vit në Tiranë ka tronditur fort Berishën dhe Metën, kontigjentin e “dorës së parë” për të qënë “banorët VIP” të burgut të ri të Reçit në Shkodër, të ndërtuar me mbështetjen e BE.

Ndërkohë që zgjatja e mandatit të Donald Lu në Tiranë dhe një vit është një lajm i shkëlqyer për shqiptarët, të cilët besojnë fort tek ai për kapjen e “peshqve të mëdhenj”./Pamfleti.com

Ambasadori Donald Lu, dhe një vit në Shqipëri. DASH mandat shtesë për iniciatorin e gjuetisë së “peshqve të mëdhenj” dhe “kokainës”. Tronditen Meta e Berisha Read More »

Rama provokon sërish me antarësimin e Shqipërisë: Ata BE, ne E në kërkimin e B-së

Në javën e Europës dhe në çelje të ekspozitës së kodikëve, vëllimeve më të moçme të trashëgimisë sonë humaniste dhe shpirtërore, kryeministri Edi Rama gjeti sërish rastin për të kërkuar nga vendet anëtare të BE për të dhënë rekomandimin e tyre për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Në fjalën e tij ai tha se me Baskimin Evropain jemi shumë afër, por ata janë BE ndërsa Shqipëria është vetëm E. Që sipas kryeministrit ne jemi vetëm Evropë, ndërsa ata që janë Bashkim Evropian.

“Është një proces rizbulimi për shqiptarët dhe zbulimi për europianët, ne jemi një pavarësisht se fati na ka ndarë, ata në BE, ne në E. Këta matanë dhe në këtej, dhe në kërkimin e B-së përpara E-së, ne jemi fal edhe një bashkëpunimi me ta ne jemi në një përpjekje ku shpeshherë ku mundohemi dhe lëndohemi, ku këtyre B-ja u mjafton që të zvogëlojnë E-në tonë. Jam i gëzuar që ky aktivitet dëshmon se për ne viti i Skënderbeut nuk është një vit i zhurmave nacionaliste, siç u tremben këta, por është një vit i Europës me BE të mëdha, të asaj Europë që e mishëron si një simbol të jashtëzakonshëm për ne, Gjergj Kastriot Skënderbeu, dhe nga ana tjetër ky aktivitet e plotësoi me së miri Javën e Europës. por ne s’duam të jemi europianë, por të respektohemi aq europianë sa jemi”, ishte kjo deklarata e Ramës.

Rama provokon sërish me antarësimin e Shqipërisë: Ata BE, ne E në kërkimin e B-së Read More »

Saimir Tahiri, na e bëre jetën ferr!

Shkruan Anila Basha

Në një vend ku të gjithë punojnë e jetojnë me intrigën, konspiracionin, prapaskenat, enigmën, vulgaritetin, thashethmnajën: “unë i them atij që t’i thotë këtij, që ai ta tregojë, dhe më vonë ajo të bëhet e vërtetë”, pra, në një vend të tillë ku po rritemi e punojmë a gjoja-punojmë të gjithë (duke konsideruar edhe thashethemet një punë), të kryesh një akt të vërtetë, të ndjerë, të tërhiqesh për sa je lodhur, apo të kesh fuqi ta konsiderosh “rrëzim në dysheme” se nga dyshemeja nuk bie më dot për të gjetur ngritjen, të konsiderojnë: intrigant, mashtrues, tallagjar, inatçor, kriminel, vagabond, trafikant, kokë e madhe, kokë e prerë, besëthyer a bukëshkelur….e s’kanë të ngopur.

Kjo po ndodh me Saimir Tahirin, ish-ministër i brendshëm, që në vazhdën e një politike që nuk prodhon dot më politikë përveçse emrin e tij nga mëngjesi deri në darkë, që nuk kanë lënë vrimë pa hyrë e derë pa dalë me bisht ndër shalë, ngrysen për të parë ëndërra natën e gdhihen në përpjekje për t’i realizuar ditën, gjendet nën komentet me dhe padorashka të gjithkujt, të votuar ose jo, qytetarë të thjeshtë, apo trafikantë, njerëz punëtorë, apo të papunë, e gjithkujt që ka një hapësirë të vetme lirie për t’u shprehur në televizion, foltore partish, kancelari diplomatike, facebook, Instagram, emaile, kafene, shtëpi, në oborrin e lagjes, te ceremonitë e dasmave apo të vakive…

Saimir Tahiri ua bëri jetën ferr të gjithë atyre që e përgojuan për plot PESE vjet me radhë në një gjyq popullor të pashembullt.

Dhe si çekan, mbi të gjithë rëndon pyetja: PSE U DOREZUA SAIMIR TAHIRI?

Personalisht kam idenë se nuk është dorëzim, por dalje nga një situatë e tejzgjatur që në mos e ka lodhur, e ka disgustuar; në mos i është neveritur, tenton ta përbuzë; në mos ka dashur të japë ushqim për qentë, kërkon të dalë e vërteta…Pra, është e thjeshtë: të përfundojë një proces që ka nisur ndaj tij, si qytetar i lirë.

Nëse do pengohej integrimi i Shqipërisë në BE, do thoshin “e pengoi SAIMIR TAHIRI”; nëse hapet drita jeshile, do thonë “e shiti SAIMIR TAHIRIN”;

Nëse do arrestohet Klement Balili, do thonë “e kishte mbrojtur Saimir Tahiri”; nëse nuk arrestohet Klement Balili, do thonë: “e fsheh Tahiri te shtëpia e vet”.

Nëse mbyllet gjyqi ndaj Tahirit dhe ky i fundit del i pafajshëm do thonë “fshehu provat për gjashtë muaj”; nëse arrestohet dhe shpallet fajtor Saimir Tahiri do thonë “e shiti Rama për të mbrojtur veten”.
Nëse kultivohet ende hashash në Shqipëri do thonë “janë klanet e Saimir Tahirit”, nëse nuk mbillet hashash në Shqipëri, do thonë….(në fakt këtë nuk e thonë fare, sepse mbillet akoma)…

Harruam taksën e biznesit të vogël, sepse dha dorëheqjen Saimir Tahiri; u harruan në burg 4 kuksianët e protestës së Kalimashit, sepse Tahiri dha dorëheqjen; kullat në Tiranë nuk ekzistojnë më, se Saimir Tahiri iku; ama, askush nuk flet më për oligarkët që na kanë zënë frymën me palate, se Tahiri u la shëndenë.

Nuk ka më komente për nënat me presh në dorë, qentë e rrahur a të vrarë, as për kioskat, mbaroi historia e Partneritetit Publik Privat; nuk ka më HEC-e mbi hidrocentrale, as task-forca që bllokojnë pronat në bregdet; nuk ka më para tenderash që i merr Safet Gjici apo Sadri Abazi, as hetim pronash deputetësh, nuk ka më shtëpi të pastrehë për kuksianin Flamur Noka në Sarandë për vete e për tre familjarë; janë kthyer ilaçet nëpër spitale; nuk ka më zhul nëpër Shqipëri; u pastrua vendi e na u zbardh faqa,… se iku SAIMIR TAHIRI.

Dhe kur gjithçka tjetër humbi, sepse Tahiri firmosi një letër, për këtë të fundit, ndoshta duhet të fillojnë tani llogaritë, për të bërë ato që harroi t’i bënte kur duhej t’i bënte.

Sepse Tahiri s’mund të ikë kaq thjeshtë përsa kohë që për të kanë votuar njerëz dhe vazhdojnë e besojnë; ndoshta sepse duhet të zgjedhë më mirë njerëzit që i sheh në sy dhe jo në tavolinat e kompromisit ku dhe ai ka qenë palë; sepse është një politikan që mesa dimë, nuk e ka grisur akoma teserën që mban në xhep.
E historitë për Balilajt e LSI, Habilajt e Tahirit, Gërdecin e Zenit dhe Mediut, lirimin e një krimineli të famshëm në Elbasan nga Lulzim Basha sipas një kabllogrami të ambasadës amerikane, tenderat PPP të Ramës, janë histori, që do t’i nxjerrim nga arkivat, saherë të na duhet të trazojmë politikën, siç edhe politika na orienton ne, turmat.

Sepse politika është mësuar gjithmonë të na e lërë dobiçin në derë, me hir, apo me pahir.

Saimir Tahiri, na e bëre jetën ferr! Read More »

Edi Rama: Javët që vijnë do të ketë arrestime!

Kryeministri Rama ka reaguar në rrjete sociale pas sulmeve të opozitës në lidhje më dorëheqjen e Saimir Tahirit. Opozita mendon se Tahiri e la mandatin e deputetit pas paktit me kryeministrin e vendit.

Sakaq Rama bën dhe një paralajmërim “bombë”.

Ja statuset e Ramës në rrjete sociale:

Ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të ST e arrestimit të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani&Spanjë falë bashkëpunimit tonë ndërkombëtar? 🤔 😨

Po duan s’duan këta Shqipërinë do ta bëjmë
Dhe nuk ka mbaruar jo, të tjera do pasojnë në javët që vijnë e jo se e kërkon Gjermania a bota,po se ne themi atë që bëjmë e bëjmë atë që themi!

E jemi ne e askush tjetër që mund ta kalojë detin që ndan të thënat nga të bërat,sado baltë të na hedhin dhe zjarre marazi të ndezin✌ShkodraNews

Edi Rama: Javët që vijnë do të ketë arrestime! Read More »

Në 28 vite janë rreth 70 deputetë që kanë dhënë dorëheqje nga mandati (Emrat)

Ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka dhënë dorëheqjen nga mandati parlamentar. Shkaku? Akuzat e ardhura nga Prokuroria dhe pretendimet e ndryshme për përfshirje të tij në aktivitet kriminal. Kuvendi pati refuzuar në tetor 2017 miratimin e kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e tij, akt që solli kritika të ashpra nga institucione vendore dhe ndërkombëtare që monitorojnë demokracinë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri. Prej atëherë ishte deputet, madje në seancën e fundit ai u paraqit në parlament për të mos rrezikuar humbjen e mandatit për shkak të mungesës fizike 6 mujore.

Vendimi i deputetit për të dhënë dorëheqje nga posti parlamentar nuk është i vetmi gjatë dy legjislaturave të fundit. Në total janë 19 deputetë që kanë dhënë dorëheqje për motive të ndryshme, pa llogaritur deputetët që dorëzuan mandatet parlamentare për shkak të emërimit ministër ose për shkak të kandidimit për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale 2015.

Në listën e 19 deputetëve të dorëhequr shumica janë dorëheqje taktike, kryesisht të imponuara nga partia politike (kalim i mandatit tek deputeti i gjinisë tjetër) ose për shkak të synimit të posteve ekzekutive (në fundin e mandatit). Nga dorëheqjet e tjera, kemi tri raste të deputetëve që kanë dhënë dorëheqje pa arsye specifike, kryesisht për të vijuar aktivitetin privat tregtar ose për të refuzuar mandat në një periudhë të shkurtër kohore.

Në listë ka tre raste kur deputetët kanë dhënë dorëheqje nga mandati për shkak të akuzave nga Prokuroria dhe hetimeve ligjore të ndërmarra ndaj tyre. Konkretisht, ish deputeti Frroku u arrestua dhe u akuzua për disa vepra penale përpara se ai të deklarojë dorëheqje nga mandati parlamentar. Pas tij rasti i dytë është ai i ish deputetit të PS Prenga, i përfshirë në një ngjarje me pasoja penale. Edhe ai lajmëroi dorëheqjen nga posti përpara se të bëhen të ditura të dhëna të reja që lidhen me dekriminalizimin. Deputeti i tretë me këtë status është Saimir Tahiri, edhe ky në proces hetimor nga Prokuroria.

Në total në 28 vite janë rreth 70 deputetë që kanë dhënë dorëheqje nga mandati, shumica absolute e tyre për arsye taktike (emërim në poste të tjera, kandidim në zgjedhje lokale apo papajtueshmëri në funksion), ndërkohë që kemi të paktën 15 raste të deputetëve që kanë dorëzuar mandatet nën akuzë direkt (si individ) ose indirekte (si subjekt politik) apo në kuadër të dekriminalizimit dhe papajtueshmërisë së vlerësuar nga Gjykata Kushtetuese.

A është dorëheqja një akt me vlerë morale? Po, por ka ndodhur shumë rrallë. Për shembull, Ismail Lleshi dha dorëheqje më 2001 nga mandati parlamentar kur u bënë të njohura parregullsitë e numërimit të votave në zonën e tij elektorale. Më 1997 kreu i Ballit Kombëtar Ermenji dha dorëheqje për papajtueshmëri politike me zhvillimet politike në  vend.

Një emër i madh i sportit Medin Zhega dha dorëheqje edhe në shenjë protestë ndaj zhvillimeve politike, Rudina Seseri dha dorëheqje politike më 2011, etj.  A kanë lidhje dorëheqjet e fundit, përfshirë z.Tahiri, me rastet morale dhe vlerat politike? Qartësisht jo. Kemi të bëjmë me lëvizje taktike politike dhe me një proces hetimor ndaj tij ashtu edhe me ambicie të tij për të vijuar të jetë aktor në politikë edhe në të ardhmen.

Kuvendi ka miratuar Kodin e Sjelljes dhe në parimet e mira demokratike është trend reagimi parlamentar ndaj akuzave të ndryshme, përmes dorëheqjes së menjëhershme, pranimit të përgjegjësisë politike dhe përballjes më pas me drejtësinë nëse ka prova për përgjegjësi ligjore. Tradita e brishtë shqiptare nuk ka raste të tilla dhe çdo përpjekje për të krijuar lidhje ngjashmërie midis akteve tona të dorëheqjes së detyrueshme ose taktike me aktet e dorëheqjes në vende me kulturë demokratike, janë jo serioze dhe deformuese për konceptet reale të demokracisë funksionale, moralit politik dhe shtetit të së drejtës.

Instituti i Studimeve Politike / ISP

Në 28 vite janë rreth 70 deputetë që kanë dhënë dorëheqje nga mandati (Emrat) Read More »

Pralajmërimet e fuqishme të ambasadorit Donald Lu (Deklarata e plotë)

Ambasadori amerikan Donald Lu vijon të flasë hapur për njerëzit e inkriminuar në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij në një aktivitet me OJQ-të shqiptare ai paralajmëroi arrestimin e Arbër Çekajt dhe Klement Balilit si dhe të Fran Frrokaj dhe Roshit, Tahirit dhe Llallës.

Fjala e plotë

“Kur e thashë këtë e dija se kishte njerëz skeptikë të cilët thanë se shoqeria civile është e dobët dhe punon vetëm për interesa të veta. Thanë se shoqeria civile është blerë nga socialistet, demokratet, apo LSI.

Unë mendoj ndryshe. Mund të shoh se shoqeria civile ka arritur fitore të jashtëzaonshme në 3 vitet e fundit.

Gazetarë të guximshëm ishin të gatshëm të shkruanin për Arben Ndoka, Roshin, Aqif Rakipin, Shukri Xhelilin, falë këtyre gazetareve këta politikanë s’janë më në Kuvend apo bashki.

Kur reforma në drejtësi, mbaj mend që mesues, femije, prinder, u mblodhën në 21 korrik 2016, në piskun e vaoës për të kërkuar që përfaqësuesit e tyre ta miratonin këtë reformë.

Sot OJQ po vazhdojnë vettingun në krijimin e KLGJ, SPAK etj. Në vitet e shkuara OJQ shqiptare luajtën një rol të rëndësishëm në monitorimin e zgjedhjeve dhe të marrëveshjes së 18 majit që sollën kaq ndryshime të ndërlikuara në javët e para zgjedhjeve.

Por nuk duhet të bëheni dembelë, ka ende shumë për tu bërë, prandaj kemi punuar për të ndihmuar organizatat vendase të bëhen më të pavarura financiarisht dhe më të sukseshme.

Sfida kryesore sot, do isha i lumtur nëse shoqëria civile na bashkohet ne thirrjet për arrestim të peshqve të mëdhenj kriminelë.

Shqipëria ka mbështetur kapjen e një peshku të madh, Met Kananai që u kap në Turqi.

Dy urdhër arreste janë lëshuar edhe për dy peshq te tjere. Klement Balili dhe Arber Cekaj.

Ata duhet të kapen.

Fran Frrokaj dhe Roshi po ndiqen penalisht, hetimet po vazhdojnë ndaj Tahirit dhe Llallës, askush nuk është mbi ligjin.

Mirëpresim faktin që zoti Tahiri do përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet.

Duhert të ndihmoni publikun të kuptojnë pse keta persona janë kaq të rrezikshëm”, tha Lu.

Pralajmërimet e fuqishme të ambasadorit Donald Lu (Deklarata e plotë) Read More »