Politike

Përplasje Titanësh! Basha i ‘ulëret’ Berishës: Nuk vras veten për Metën dhe krimet e tua. Dua pushtet me Ramën

Një situatë aspak e qetë brenda mureve të selisë së demokratëve. Lulzim Basha nuk e ka mendjen për të bërë opozitë dhe për të fituar votat e shqiptarëve kundër qeverisë Rama.

Ai është i zënë ngushtë nga zullumet e Sali Berishës dhe bahskëpunëtorit të tij Ilir Meta.

Sipas burimeve të Pamfleti.net, mes kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha ka plasur një luftë e ashpër për mbijetesë.

Mësohet se Lulzim Basha, i ka ka bërë të qartë Sali Berishës se nuk do të bëhet kurban për të shpëtuar lëkurën e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Çifti presidencial, janë të varur në fije të perit dhe po kërkojnë shpëtim nga Berisha, pasi kanë arritur që ti mbulojnë zullumet dhe krimet e njëri tjetrit dhe i kanë ruajtur marrëdhënjet reciproke për të dlaë nga balta.

Ilr Meta është në shënjestër nga SHBA-të si njëriu më i korruptuar në Shqipëri. Flitet që edhe atij, si Adriatik Llallës, do ti bllokohet hyrja në Amerikë.

Duke parë kto kushte, Basha ka vendosur të reagojë që most ë fundoset në fund të detit me të mbyturit. Shpërtimi i Ilir Metës, mbase është fundi politik i Sali Berishës, po nuk do të thotë që është edhe për Lulzim Bashën.

Mes tyre tashmë ka një luftë të ashpër. Berisha mësohet se po mundohet të ruajë qetësinë, pasi de jure kryetar i PD është Basha dhe ma firmën e tij nuk mund të bëjë çfarë të dojë Saliu.

Gjasat janë për një koalicion si në Gjermani, ku opozita bashkohet me mazhorancën dhe qeverisin të dy.

Kjo i vjen për shtat  Bashës, pasi nëse vjen në pushtet, ka më shumë fuqi që të riformojë partinë e tij dhe të ketë theleme më të forta në fushatat politike.

Aktualisht, PD-ja është kthyer në patericën e LSI, ku po mundohet që ti shpëtojë nga burgu./Pamfleti.net

Përplasje Titanësh! Basha i ‘ulëret’ Berishës: Nuk vras veten për Metën dhe krimet e tua. Dua pushtet me Ramën Read More »

Kur do arrestohet Tahiri? Prokuroria reagon për herë të parë: Nëse…

Pas dorëzimit të mandatit të deputetit, Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet që ta thërrasë për dëshmi javën që vjen ish-ministrin Saimir Tahiri. Por pyetjes nëse do të arrestohet apo jo, Krimet e Rënda përgjigjr se kjo do të bëhet nëse do të ketë prova të reja.

Ai do të pyetet për lëvizjet e tij në Itali dhe Greqi, gjatë viteve 2014-2015. Në të dyja udhëtimet, ai ka përdorur automjetin tip “Audi”, të cilin ua kishte shitur Habilajve, përpara se të emërohej ministër dhe për të cilët thoshte se nuk kishte kontakte, edhe pse kushërinj të largët të tij.

Por provat kanë treguar një histori tjetër. Ish-ministri, gjatë kohës që ka qenë në detyrë, ka përdorur “Audin” e famshëm me targa të pandryshuara, në udhëtimet në Greqi dhe Itali.

Burimet brenda Prokurorisë së Krimeve të Rënda thonë se organi i akuzës do të kërkojë arrestimin e Tahirit, vetëm nëse ka prova të reja që e rëndojnë më shumë pozitën e ish-ministrit, shkruan “Panorama”.

Deri më tani, Tahiri ka rimarrë mbrapsht pasaportën e tij të bllokuar me kërkesë të Prokurorisë, pasi Apeli ka argumentuar se ai nuk rrezikonte të largohej, për shkak edhe të funksionit të deputetit.

Por tashmë që nuk është më deputet, Prokuroria mund të kërkojë bllokimin e pasaportës si masë paraprake.

AKUZAT

Ish-ministri Tahiri është nën hetim për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Prokuroria dyshon se ai ka favorizuar trafikun e drogës nga grupi i Habilajve, që kishte lidhje edhe me grupe të tjera në zonën e Vlorës dhe Fierit.

Emri i tij doli për herë të parë në dosjen e Prokurorisë së Katanias për Habilajt, ku Tahiri përmendet nga kushërinjtë e tij të largët si person me imunitet. Më pas, në fund të vitit të shkuar, u arrestua në Shqipëri Nezar Seiti, i konsideruar si “financieri” i Habilajve.

Edhe pse u mbajt katër muaj e gjysmë në Shqipëri dhe shihej si një dëshmitar kyç për çështjen e Tahirit, Seiti u ekstradua mes shumë polemikash në Italinë fqinje, ku ai kishte shprehur edhe pëlqimin e tij. Megjithatë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar letërporosi në Itali që Seiti të pyetet për llogari të drejtësisë shqiptare. Bashkë me Tahirin, nën hetim është edhe Orest Sota.

Biznesmeni, i cili u lirua pak muaj më parë, dyshohet se pastronte paratë e Tahirit. Në mjetin e tij u gjet një sasi e konsiderueshme eurosh dhe pasaporta detare të ish-ministrit.

Pavarësisht kësaj, Sota pretendon se paratë ishin të tijat dhe pasaportat e Tahirit i kishte harruar në makinë shoferi i ish-ministrit, me të cilin ai ka shumë miqësi. Për çështjen “Tahiri” janë pyetur në Prokurori edhe dy shoferët e tij dhe truproja së fundmi.

PANORAMA

Kur do arrestohet Tahiri? Prokuroria reagon për herë të parë: Nëse… Read More »

Basha rreh pleqtë e luftës antifashiste, shënon “fitoren” e parë politike. Nderuan komandantin Enver Hoxha, gjyshin biologjik të kreut të PD

Militantët e PD të kryesuar nga ish deputeti Ndriçim Babasi, bashkë dhe me të rinjtë e FRPD kanë rrahur paq disa pleq 80-90 vjeçarë që kishin shkuar tek Varrezat e Dëshmorëve për të nderuar të rënët e luftës.

Gabimi i vetëm i këtyre njerëzve të lodhur nga vitet dhe jeta ishte se kishin dërguar nga një tufë lule për bashkëluftëtarët e tyre të rënë për çlirimin nga nazifashizmi, por dhe për komandantin që ata kanë njohur gjatë luftës dhe që e njohin dhe tani Enver Hoxha.

Nuk kanë shqetësuar askënd veteranët antifashistë, komunistët e nostalgjikët e diktatorit që ishin sot që në orën 9 të mëngjesit në hyrjen e Varrezave të Dëshmorëve. Ata pritën me durim deri në 10:30 derisa u kryen homazhet shtetërore, madje pritën edhe largimin e ambasadorëve, ndonëse nuk e kishin detyrim këtë gjë, pasi janë qytetarë të lirë të Republikës së Shqipërisë.

Kryetari i PD Lulzim Basha dhe shpura e tij do të vinte në orën 11.00 për të bërë homazhe dhe ai në varrezat e dëshmorëve, si gjithnjë i ndarë nga festimet shtetërore dhe alergjik ndaj gjithçkaje që nuk është holandeze.

Veteranët, komunistët dhe nostalgjikët shfrytëzuan 30 minuta kohë të lirë për të bërë nderimet e tyre, pa ngacmuar askënd, e pa i prishur punë asnjërit. Thjeshtë dhe vetëm duke nderuar luftën, komandatin e kësaj lufte liderin komunist Enver Hoxha, dhe ashtu në pleqërinë e tyre të thellë meditonin vitet e luftës, të vetes, të baballarëve të tyre dhe ndoshta dhe diktatorin Enver Hoxha që për ta është idhull dhe nuk e heqin nga mendja dhe zemra.

Ishin demokratët ata që filluan t’i shanin, atë grup të moshuarish të gjithë mbi 80 vjeç. Militantë të PD, anëtarë të FRPD të udhëhequr nga ish deputeti dhe kreu i PD për një nga njësitë administrative të Tiranës, Ndriçim Babasi ju morën parullat e pankartat, fotografitë e Enver Hoxhës dhe filluan ti dhunonin fizikisht.

I rrahën paq pleqtë që dikur kanë luftuar, kanë qënë në veprat më të mëdha të ndërtuara në kohën e komunizmit, asnjë prej tyre nuk ka qënë as sekretar partie madje as si Sali Berisha. Thjeshtë dhe vetëm se adhurojnë Enver Hoxhën, të cilin e ka adhuruar dhe Sali Berisha dhe shumica e kupolës së PD.

Kështu Lulzim Basha ka shënuar dhe “fitoren” e parë kundër komunistëve, ka dërguar njerëzit e tij dhe i kanë rrahur këta pleq të rënduar nga mosha, nga sëmundjet dhe hallet pikërisht tek varrezat e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve të tyre apo baballarëve të tyre.

Dhe Basha e quan një fitore këtë akt të pashembullt, ndërkohë që nuk ia mban as të shohë drejt në sy Edi Ramën, me të cilin është në marrëveshje me bazë paranë.

Madje i pyetur nga gazetarët pasi bëri nderimet përkatëse, kreu i PD-së Lulzim Basha u tregua i prerë, duke thënë se Partia Demokratike ishte e angazhuar për të çuar në Kuvend një pr/ligj për ndalimin dhe dënimin e ekspozimit në çdo formë të simboleve të regjimit komunist.

“PD është e angazhuar të çojë në parlament ligjin për heqjen e simboleve të komunizmit. Kurrë më nuk do pranojmë kthimin e së shkuarës, kjo do nisë me portretin e gjakatarit Enver Hoxha”,- tha ai.

Duke mos shfaqur asnjë shenjë pendese për rrahjen që njerëzit e tij u bënë veteranëve komunistë, gjë që nuk kishte ndodhur në 27 vite postkomunizëm. Pavarësisht se simbolet komuniste nuk janë të ndaluar me ligj dhe komunistët janë në të drejtën e tyre si njerëz të lirë të marshojnë e të nderojnë kë të duan.

Dhe kush e bën këtë, pikërisht Lulzim Basha që konsiderohet si nipi biologjik i Enver Hoxhës, me një ngjashmëri të jashtëzakonshme aq sa mund të quhet dhe sozia e tij pas vdekjes.

Dhe komunistët vetëm nga Luli, nipi i Enverit nuk e prisnin të rriheshin paq në këtë moshë tepër të thyer. Duke kujtuar se të ishte koha e tyre, kërciste dyfeku për këtë.

Pse i ngjason Lulzim Basha diktatorit Hoxha? Ja e vërteta!

A ngjajnë Ermal Hoxha dhe Lulzim Basha?

Kjo është pyetja që shtron gazeta “Dita” në një shkrim të saj, publikuar ditën e dielë nën titullin ‘Fotoja e ngjashmërisë mes nipit të Enverit dhe Lulzim Bashës provokon debat’.

Duke marrë shkas nga komentet e bëra në rrjetin social Facebook në një foto, ku Ermali, djali i Ilir Hoxhës ka dalë bashkë me bashkëshorten e tij, Rezarta Shkurta, gazeta shkruan se pjesa më e madhe e komentuesve kanë vënë theksin në ngjashmërinë fizike që kanë nipi i ish diktatorit Hoxha me kreun e opozitës Lulzim Basha.

“Uauu, sa ngjaka ky me Bashën” – shkruajnë shumica e komentuesve dhe kaq duhet që të shpërthejnë polemikat. Shumë janë kundër, të tjerët janë pro dhe lëshohen në teori nga më të ndryshmet. Shumë bëjnë aludime për vendin e punës “pranë udhëheqjes” ku ka punuar e ëma e Bashës, të tjerët i hedhin poshtë me përbuzje këto aludime.

Duke mos mbetur vetëm tek komentet e bëra në rrjetin social, në shkrimin e saj “Dita” përmend edhe Kastriot Myftarajn, i cili pak kohë më parë ka botuar një shkrim të gjatë me titull: “Pse Lulzim Basha i ngjan aq shumë Enver Hoxhës, apo pse Enver Hoxha i ngjan aq shumë… Lulzim Bashës”.

Ja si e argumenton Kastriot Myftaraj ngjashmërinë e Lulit me Enverin:

“Që Lulzim Basha i ngjan nga pamja tmerrësisht shumë Enver Hoxhës të ri, ky është një fakt. Madje mund të thuhet se Lulzim Basha i ngjan Enver Hoxhës edhe më tepër nga sa i ngjajnë këtij dy djemtë e tij.

Këtë ngjashmëri janë përpjekur ta keqpërdorin edhe kundërshtarët politikë të Bashës, duke bërë aluzione për atësinë e tij. Por meqenëse nuk implikojnë dot drejtpërdrejt Enver Hoxhën, se Lulzim Basha ka lindur në vitin 1974, dhe në atë kohë Enver Hoxha ishte i shkatërruar fizikisht nga sëmundjet e shumta dhe nuk i shkonte ndërmend për aventura erotike, kanë dashur që ta shpjegojnë ngjashmërinë mes Bashës dhe Enver Hoxhës, duke implikuar njërin prej djemve të Enver Hoxhës”

Por kanë lidhje të vjetër gjenetike me bimbashin e Gjirokastrës Halil Musa Beu boshjaku i rritur i vogël në Shqipëri dhe me orgjinë të hershme nga Drenica andej nga është dhe familja Basha.

Takova disa persona nostalgjikë të Enverit, personat, në kohën që Lulzim Basha ishte duke ecur në këmbë në atë rrugë pranë selisë së bashkisë të Tiranës. Nuk është gjë kjo që bëni me portretin e Enver Hoxhës iu thashë nostalgjikëve, tjetër gjë duhet të bëni.

Ja ku e keni “Komandantin” të gjallë, dhe më ka moshën që kishte ai tjetri në Kongresin I të Partisë. Do t’ i shtyni tetë kongrese me të, sa me atë tjetrin, e ndoshta më shumë, se ky është mirë me shëndet. Prandaj nuk u mbetet vetëm që të merreni vesh në parti, ashtu sic e dini ju, bisedojeni me shokun Gramoz, dhe rrëzojeni atë që keni kryetar sot se iu është bërë si Koci Xoxe i gjatë, e vini Lulin kryetar.

Unë jam i sigurt se ai pranon se të ardhmen politike e ka të errët. Vitin tjetër nuk ka për të kandiduar në zgjedhjet vendore, se nuk do të humbë drejtpërdrejt bashkinë e Tiranës. Por kur të humbë zgjedhjet vendore në 2015 dhe ato parlamentare në 2017 nuk i mbetet vec të ikë në Hollandë dhe t’ ia lerë partinë përsëri Berishës.

A nuk është për të ardhur keq që ta lini t’ u ikë “Komandantin” që ua solli fati?

Ja shikojeni, a nuk duket bukur po të vishet me rrobe partizane e të lidhë shaminë e kuqe në qafë?

Imagjinoni si do të duket në festën e Pezës, pa kur t’ i zerë festat e brigadave partizane me radhë, ditët e clirimit të qyteteve.

Apo nuk jemi në 70-vjetorin e clirimit këtë vit. Nuk keni nevojë pastaj të nxirrni portrete se e keni Enverin të gjallë.

Më dëgjonin me dyshim pleqtë, por duke parë Lulin sytë iu njomeshin me lot dhe dukeshin të menduar./Pamfleti.com

Basha rreh pleqtë e luftës antifashiste, shënon “fitoren” e parë politike. Nderuan komandantin Enver Hoxha, gjyshin biologjik të kreut të PD Read More »

Huliganizmi i PD për 5 Maj

Skenat e dhunës të realizuara nga skenaristë veteranë dhe pasionistë të PD, nxorrën lakuriq partinë e cila nuk merret me realizimin e misionit të saj si opozitë, por merret me “armiqtë e kllasës, armiqtë e kryetarit”.

Shkruan Artur Ajazi

Partia Demokratike duket qartazi se nuk është, dhe nuk ka ndërmend të shkëputet kurrë nga dhuna, huliganizmi dhe sjelljet antiqytetare, të cilat demonstrohen mrekullisht në çdo rast, nga pjesa “trimoshe” e asaj partie.

Edhe në 5 Maj, ditën e Dëshmorëve të Atdheut, në ditën e atyre që dhanë jetën e tyre për lirinë e vendit, duke u përleshur me pushtuesit e huaj dhe tradhëtarët e shitur, Partia Demokratike, nxorri falangat e dhunës, tregoi se kjo parti ka mbetur si në 1996, kur pasi manipuloi zgjedhjet, rrahu dhunshëm opozitën e asaj kohe.

Kjo parti, edhe dje në 5 Maj, tregoi se ka mbetur si 27 vjet më parë, me mentalitetin e dhunës, shkopit të gomës ndaj çdo kundërshtari politik, natyrisht duke u dirigjuar nga lidershipi i saj. Edhe dje Lulzim Basha e ka shfrytëzuar 5 Majin për tu “fshehur” pas Azem Hajdarit, dhe duke mos respektuar ata mijëra dëshmorë të Atdheut që dhanë jetën në moshën më të bukur për lirinë dhe demokracinë. Edhe dje Lulzim Basha, nuk i ka ndaluar por i ka ndërsyer celulat e tij të dhunës, duke treguar se edhe në rast se do të vijë në pushtet, dhuna është filozofia e asaj partie (anti) demokratike.

Skenat e dhunës të realizuara nga skenaristë veteranë dhe pasionistë të PD, nxorrën lakuriq partinë e cila nuk merret me realizimin e misionit të saj si opozitë, por merret me “armiqtë e kllasës, armiqtë e kryetarit”.

Ajo që ngjau dje në 5 Maj në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, i vuri vulën çdo mendimi apo çdo hamendësia se “PD po europianizohet, se PD po fton elitën intelektuale”, pasi nuk ka intelektual që afrohet atje kur shikon skenat barbare. Ajo parti ka mbetur me filozofinë e dhunës ndaj çdo anëtari, militanti dhe kundërshtari politik, ndaj dhe do të rrijë gjatë në opozitë, ndaj do të rrijë gjatë në çadrat e stisura nga “filozofët” që kryetari u ka dhënë së fundi poste në parti.

Ajo që ngjau dje në 5 Maj, duke dhunuar pa asnjë shkak një grup anëtarësh dhe simpatizantësh të Partisë Komuniste, na kujtoi edhe njëherë PD e 1996, na kujtoi edhe njëherë militantët e veshur me uniforma lara-lara, që gjakosën burra, gra dhe pensionistë të nderuar të Partisë Socialiste në sheshin Skenderbej, na kujtoi edhe njëherë dhunën ndaj çdo qytetari dhe gazetari, që fliste dhe shkruante kundër qeverisjes “demokratike”, na kujtoi shikasit e asaj periudhe, që gjurmonin dhe dhunonin çdo opozitar që dilte me flamurin e partisë tij.

Të provokosh dhe nxitësh skena dhune në 2018, kur pretendon të formëzosh një “parti europiane”, dhe aq më tepër në një datë të shënuar siç është 5 Maj, të luash me ndjenjat e familjeve dhe të afërmve të dëshmorëve, të marrësh shkopin dhe të dhunosh burra pleq sepse kanë mendimin e tyre, është mesjetarizëm politik.

Partia Demokratike dhe kryetari i saj Lulzim Basha, edhe dje u fshehën pas Azem Hajdarit, pasi ata nuk vajtën tek Varrezat e Dëshmorëve për të plotësuar një detyrim moral e shpirtëror, por ata vajtën atje për të përshfaqur skenat e dhunës ndaj atyre që nuk i kanë votuar, dhe nuk do ti votojnë kurrë.

Dhuna e djeshme në ditën e dëshmorëve të Atdheut , tregoi se lidershipi PD, nuk ka ndërmend të largohet dhe distancohet nga dhuna, nga aktet e dhunës, nga stradegjia dhunës, nga segmente të caktuara të huliganizmit të asaj partie, duke u rimbushur shqiptarëve mëndjen se “ajo parti nuk duhet votuar kurrë”. Skenat e dhunës treguan se PD është larg, shumë larg reformimit të saj si parti politike , është larg europianizimit të saj, dhe se rruga e saj e gabuar në opozitë destruktive do të zgjasë shumë.

Huliganizmi i PD për 5 Maj Read More »

Panik në LSI dhe SHQUP, PS vë në lëvizje Konferencën e Kryetarëve për të hetuar Shkëlzen Berishën dhe lidhjet e Metës me Balilin

Partia Socialiste nuk ka ndërmend të dorëzohet. Që pas ngritjes së komisionit hetimor për drogën dhe çështjen e Saimir Tahirit, në fokus të mazhorancës qëndron hetimi i lidhjeve të të ashtuquajturit “Eskobari i Ballkanit”, Klement Balili, me ish-ministra apo eksponentë të tjerë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Po ashtu, ata kanë në vëmendje edhe hetimin e lidhjeve të mundshme të djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha me drogën, pas disa akuzave të lëshuara nga Izet Haxhia.

Anëtarët socialistë kanë hasur në një pengesë nga ana e opozitës për vijimin e hetimeve dhe punës së komisionit sepse kryetari Edi Paloka nuk i ka firmosur shkresat e tyre për të kërkuar informacion në 8 institucione. Në mbledhjen e së mërkurës pati shumë debate mes palëve dhe u vendos që të vijonin negociatat me qëllim që shkresat të firmoseshin.

Gazeta u interesua dje pranë komisionit nëse kryetari Paloka ka ndryshuar mendim, por jo. Një gjë të tillë e konfirmoi nënkryetarja e komisionit, Ermonela Felaj, e cila u shpreh për gazetën se nënshkrimi i kërkesave nuk është kryer akoma.

Por pavarësisht kësaj përgjigjeje negative nga ana e PD, sërish mazhoranca nuk do të heqë dorë nga objektivi i saj. Sipas burimeve të gazetës, ata i janë drejtuar me një shkresë Konferencës së Kryetarëve për t’iu ardhur në ndihmë. Përmes kërkesës së dërguar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, pritet që tashmë të mblidhet Konferenca e Kryetarëve dhe të “detyrojë” Palokën që të firmosë shkresat e socialistëve dhe të zhbllokohet puna.

Pasi të arrihet një gjë e tillë, pritet që t’i hapet rruga zbulimit të fakteve që implikojnë figura të opozitës ose persona të lidhur me ta me trafikun e drogës dhe çështje kriminale. Pra, sapo të merret vendimi nga Konferenca e Kryetarëve, mazhoranca do të vijojë objektivin e saj për të zbardhur implikimin e LSI me Klement Balilin dhe Shkëlzen Berishës e zyrtarëve të tjerë të lartë me trafikun e drogës.

Panik në LSI dhe SHQUP

Komisioni hetimor u ngrit pas kërkesës së opozitës për të hetuar lidhjet e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me drogën. Por duke është rritur tensioni si pasojë e planit të PS për të zbuluar çdo implikim të mundshëm me trafikun e drogës. Ndërkohë, edhe vetë deputeti socialist, Paulin Sterkaj, i cili është anëtar i komisionit hetimor, deklaroi dje për gazetën se objekti i komisionit për të hetuar Saimir Tahirin ka rënë.

Ai theksoi se mazhoranca do të këmbëngulë të kërkojë hetimin e atyre çështjeve që i sheh me rëndësi. “Patëm një debat kur ishim në mbledhjen e komisionit. Ata pretendojnë të na mësojnë neve se çfarë do të kërkojmë, por ne do të kërkojmë atë që mendojmë ne të arsyeshme. Po nuk i firmosën natyrshëm puna e komisionit do të pengohet. Ata nuk duan të kapin thelbin, por duan të kapin situata sikur po i pengojmë ne. Realisht tani çështja e Tahirit duhet të bjerë.

Duhet të bjerë sepse Saimir Tahiri tani nuk është më deputet, atë tashmë po e heton drejtësia. Kështu që sa ishte deputet, ky komision kishte vlerë, por tani për mua ka mbaruar nga ana morale”, tha Paulin Sterkaj.

Duke qenë se ky i fundit para pak ditësh dha dorëheqjen nga posti i deputetit, tani bie objekti i hetimit të PD-LSI sepse Tahiri tashmë është qytetar i thjeshtë dhe do të përballet me drejtësinë si i tillë. Për këtë arsye pritet që anëtarët e PS të jenë ata që do të nxjerrin më shumë fakte për lidhjet e zyrtarëve të lartë me drogën. Sipas të gjitha gjasave, ata do të vijojnë të hetojnë sipas objektivit të tyre duke shkaktuar kështu panik në radhët e LSI dhe SHQUP. Në kampet e PD dhe LSI./SOT

Panik në LSI dhe SHQUP, PS vë në lëvizje Konferencën e Kryetarëve për të hetuar Shkëlzen Berishën dhe lidhjet e Metës me Balilin Read More »

LSI drejt shkatërrimit? Kush janë tre deputetët “tradhtar” që do braktisin Monikën

Bashkimi me PD për një opozitë të fortë, i ka sjellë shumë dëme partisë së dytë opozitare, LSI.

Pas braktisjes së disa këshilltarëve të LSI në disa qytete të Shqipërisë, LSI do të pësojë disa humbje edhe më të mëdha.

Gjatë një kronike në media, u fol se tre deputetë të LSI do të braktisin këtë forcë politike për t’iu bashkuar PS.

“Në korridoret e politikës Spartak Braho nuk do të jetë deputeti i fundit që do të kalojë tek Partia Socialiste pasi në radhë janë edhe tre deputetë të tjerë, emrat e të cilëve janë: Robert Bitri (Berat), Lefter Koka (Durrës) dhe Vangjel Tavo (Gjirokastër)”.

Shenjat e largimit janë bërë të qarta pasi të tre deputetët e LSI kanë refuzuar vendimin e grupit parlamentar për të braktisur Kuvendin në protestë ndaj Ramës. /albeu.com/

LSI drejt shkatërrimit? Kush janë tre deputetët “tradhtar” që do braktisin Monikën Read More »

Qyfyre nga “fronti” i PD-së së re: Në vend të Prof. Dr. Sali Berishës, Luli merr në homazhe Prof. Dr. Xhelal Mziun

Shkruan: Memo Aliaj

Në homazhet e 5 Majit të këtij viti, në delegacionin e PD mungonte Sali Berisha, por ishte një tjetër udhëheqës i kësaj partie.

Disa zëra, thonë, se Saliu nuk ka shkuar, për të treguar se kjo datë është simbol i komunistëve dhe se ai, si ish-komunist është në “koflik interesi”!

Luli mendoi, që Saliun ta zvendësonte me Strazimirin dhe ashtu u vendos, por me kushtin që ai të mos shkonte atje me motorin e tij të garave, me kobure në brez dhe me kapele, paçka se binte shi!

Një “fshatar dixhital”, njoftoi Xhelal Mziun për këtë vendim dhe ai i acaruar, i telefonoi kryetar Lulit, duke i kërkuar që në homazhet e 5 Majit, ta zvendësonte ai Sali Berishëm.

I gjendur në siklet, si mjeshtër që mashtron edhe me orën, Luli e drodhi në sekondë, duke i thënë Xhelalit, se e kishte planifikuar të ishte në homazhet e 5 Majit, veçse jo për të vendosur kurora, por për të kënduar e kërcyer me grupin e tij muzikor, në momentin që Luli dhe kryesia e re e PD, do të arrinte në varrezat e dëshmorëve dhe kur të vendoste kurora!

Pastaj e sqaroi, se në vend të Saliut kishte vendosur Strazimrin, sepse ka një simbolikë kuptimplote prej PD, mbasi Starzimiri dihet që mban kobure me vete dhe se homazhet, do të bëheshin për ata që kanë luftuar me armë në dorë!

Mirëpo Xhelali nuk tërhiqej. Për ta qetësuar e nxjerrë jashtë loje, Luli i tha, se kishte menduar që duhej të vinte me orkestrën e tij, sepse mund të lindte nevoja e përdorimit të shkopit të daulles dhe gërnetave mbi veteranët shpatullgjerë!

– Ç’ne?-, e pyeti Xhelali, atje shkohet për ata që kanë derdhur gjak e jo për të derdhur gjak! – Luli i tha: –

E di o trimi im Xhelal, por vjehrri im Xhafoja, që është sekretar i organizatës së veteranëve të luftës dhe nënkryetar i familjeve të dëshmorëve,  më informoi se një grup veteranësh të PS, në momentin kur do të shkoj të bëjë unë homazhe, do të dalin me portretin e Enver Hoxhës për të më bojkotuar ceremoninë, prandaj duhesh ti dhe orkestra jote, që t’i shtroni në dajak me me shkopin e daulles dhe gërnetat!

Mirëpo Xhelali, ia ktheu: – Unë dua të jem pjesë e udhëheqjes së PD që do të vendos kurora e jo të jem atje si sazexhi për aheng e dajak!

Pastaj, në ceremoni të tilla, PD-ja ka një rregull protokollar të përcaktuar edhe në Statutin e ri të PD, sipas të cilit, ai që mungon në përfaqësimet zyrtare të partisë, zvendësohet në nivele e vlera të barabarta dhe jo si numër!

Në rastin konkret, një udhëheqës partie me titull “Profesor Doktor” siç është Sali Berisha, zëvendësohet nga një tjetër udhëheqës me po të njëjtin titull dhe unë, jam ekuivalent me Prof. Dr. Sali Berisha, mbasi kam titullin Prof. Dr. Xhelal Mziu.

Qyfyre nga “fronti” i PD-së së re: Në vend të Prof. Dr. Sali Berishës, Luli merr në homazhe Prof. Dr. Xhelal Mziun Read More »

Damian Gjiknuri: Drejtorët që s’u përgjigjen njerëzve, të largohen

Drejtorët që nuk u përgjigjen njerëzve duhet të largohen, është shprehur ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri në turin e llogaridhënies publike të qeverisë në qytetin e Durrësit.

“Ata zyrtarë të cilët nuk i përgjigjen njerëzve apo që janë kthyer në një problem për njerëzit, duhet të largohen. Këtu unë e kam mandatin të plotë jo vetëm në autoritetin si ministër por mbi të gjitha mandatin për të adresuar në vend ato probleme që duken dhe janë të akumuluara. Në rastet kur administrata ka mbyllur dyert dhe nuk po reagon, ne jemi të detyruar të marrim masa. Le të bëhet shembull për të tjerët sepse ka të tjerë që e bëjnë më mirë atë punë”, tha Gjiknuri.

Në po këtë linjë, ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako drejtuar funksionarëve lokalë në këtë qark.

“Do të mblidhemi prapë. Ai drejtori, nëse nuk do ta ketë bërë për faj të drejtorit të japë llogari dhe të ikë në shtëpi, kushdo qoftë drejtor, i ujësjellësit apo i kanalizimeve. Këto takime janë për të vënë njëfarë drejtësie para atyre njerëzve që i kemi zgjedhur të drejtojnë dhe u kemi dhënë poste publike si administrator. Janë në provë për të treguar aftësitë e tyre, nëse i shërbejnë këtij komuniteti dhe këtyre njerëzve që i kanë zgjedhur.

Në momentin që nuk janë të zotët ta bëjnë këtë punë, çka do të dalë nga këto llogaridhënie që ne po bëjmë, do mbajnë përgjegjësi edhe ai drejtori i ujësjellësit nëse se ka sjellë ujin, edhe ai drejtori i elektrikut, edhe ai drejtori i policisë ndërtimore apo kushdo tjetër që mund të pengojë zgjidhjen e problemeve për faj të atij”, këmbënguli Dako.

Damian Gjiknuri: Drejtorët që s’u përgjigjen njerëzve, të largohen Read More »