Politike

Shkarkimi i Hajdarmatajt, Kryemadhi paralajmëron Arta Markun: Nuk ke kompetencë

Pas shkarkimit të Kryeprokurorit të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, ka reaguar edhe Monika Kryemadhi, e cila e quan një shkarkim të paligjshëm.
Monika shkruan se Hajdarmataj po hetonte çështjen Tahiri dhe kjo është e dukshme se Rama po e mban peng drejtësinë.

Reagimi i plote:

Shkarkimi i paligjshëm i Kryeprokurorit të Krimeve të Rënda është rasti me flagrant i Edi Ramës dhe veglës së tij në Prokurorinë e Përgjithshme!

Besim Hajdarmataj ishte prokurori që nisi të hetojë për çështjen Tahiri, kërkoi dhe argumentoi ndalimin e tij me akuza të qarta dhe të bazuara, por që u hodhën poshtë nga deputetët e PS.
Largimi i tij nga detyra është qartas përpjekje për të mbyllur përfundimisht çështjen Tahiri që mban peng jo vetëm Edi Ramën, por të gjithë qeverinë.

Emërimi dhe shkarkimi i drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda nuk është kompetencë e Arta Markut!

Por kjo nuk e ka penguar atë dhe shefat e saj në qeveri të ndërmarrin këtë veprim të paligjshëm në kohën kur të gjithë prisnin që çështja Tahiri të shkonte deri në fund.
Edi Rama, i frikësuari i madh i drejtësisë bërtet lart e poshtë për Vettingun ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, por ndërkohë largon nga detyra Kryeprokurorin e Krimeve të Rënda pa pritur që ai të vetohet.

Ky akt i paprecedent rëndon mbi Prokuroren e Përgjithshme, e cila vetë nuk ka kaluar në procesin e Vettingut, rëndon mbi të gjithë ata që paturpësisht vijojnë të shkërmoqin dosjet e krimit dhe korrupsionit.

Edi Rama duhet ta ketë të qartë që asnjë presion apo largim i paligjshëm nuk e shpëton atë dhe bashkëpunëtorë e tij nga dosjet e krimit dhe korrupsionit. Për ato dosje ai dhe bashkëpunëtorët e tij do të përgjigjen para drejtësisë një më një.

LSI paralajmeron qartas prokuroren e përgjithshme dhe të gjithë strukturat përgjegjëse të mos guxojnë të hedhin hapa për të fshehur gjurmët e krimit.
Çdo akt i tille i paligishëm, që nga ekstradimi i Naser Seitajt dhe deri te ky i sotmi është përgjegjësi e pastër penale e atyre që kanë firmosur urdhrat e kryeministrit.

Shkarkimi i Hajdarmatajt, Kryemadhi paralajmëron Arta Markun: Nuk ke kompetencë Read More »

Kur do e publikojë Saimir Tahiri dosjen “Grida Duma”?

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan të datës 19 prill 2018, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pati një ndërhyrje direkte, duke u përballur me panelin e te ftuarve në studio, ku mes personave të ftuar ishte edhe Grida Duma, ish zv.ministrja e Berishës dhe sekretarja e Lulzim Bashës.

Por, ajo që ra në sy gjatë transmetimit të emisionit ishte sulmi i Tahirit, ndaj deputetes Duma. Duke folur në mënyrë diplomatike, Tahiri i dha një mesazh të qartë, por të kuptueshëm vetëm për Dumën.
Ndërsa deputetja demokrate hodhi akuza në drejtim të ish-ministrit, Tahiri i është përgjigjur “E di Grida Duma sa mirë e kam bërë punën unë”.-duke i dhënë kështu asaj një mesazh të fortë.

Ndërkohë deputetja demokrate, e cila është gjithmonë shumë aktive në debatet televizive, heshti.
Por çfarë ka dashur të thotë Saimir Tahiri me këtë mesazh?

Kujtojmë këtu një detaj të publikuar nga pas vrasjes së bankierit Artan Santo, rreth katër vite më parë.
Në atë kohë CAN shkruan se Grida Duma ishte një nga njerëzit më të pikëlluar dhe të vrarë pas ekzekutimit të bankierit Artan Santo, në qershor të vitit 2014. Në atë kohë publikuam gjithashtu dhe disa foto dhe materiale, por edhe analiza dhe komente të cilat flisnin për një miqësi të Dumës me Santon.

U publikua edhe një foto të një mbledhje të stafit të një universiteti privat, por që nuk kuptohet pjesëmarrja e Santos në krah të Grida Dumës.

Dje në një dalje televizive deputetja demokrate reagoi sërish, ndërsa tha se dorëheqja e Tahirit nga mandati i deputetit, ishte një veprim që duhet të ndodhte kohë më parë.

“Që ishte e shtrënguar kjo nuk diskutohet. Ne e dimë shumë mirë që nëse akuza të tilla vijnë nga organet e hetimit të një vendi anëtar të BE, si Italia, e cila nuk hap çështje kot, kjo duhet të ndodhte me kohë. Tahiri i foli “Shefit” me gjuhë mafiozësh. Tahiri është përdorur. Kemi parë kode mafioze në qeverisje. Dorëheqja mendoj se ishte lëvizje e vonuar,” tha Duma.

Ndërkohë pritet publikimi i fakteve apo të dhënave ekskluzive që ka ish-ministri Tahiri, në lidhje me deputeten demokrate.

Kujtojmë se në atë kohë pas vrasjes së bankierit Santo, Grida Duma u “dorëzua” për gati 3 orë tek Saimir Tahiri.

Kur do e publikojë Saimir Tahiri dosjen “Grida Duma”? Read More »

Shkarkimi i Hajdarmatajt, vjen reagimi i parë nga PD-ja: Ky është fundi

Vjen reagimi i pare nga Partia Demokratike pas shkarkimit te kryeprokurorit te Krimeve te Renda Besim Hajdarmataj. Deputeti demokrat Edi Paloka ne nje reagim ne rrjetet sociale thote se kjo qe po ndodh eshte ajo qe ka paralajmeruar PD.

“Vettingu nuk po perdoret per te pastruar drejtesine por si mjet presioni ndaj prokuroreve dhe gjyqtareve. Ky eshte fundi…”, thote Paloka.

Postimi i plotë:

Ceshtja “u zgjidh”; prokurori i krimeve te renda qe gjashte muaj me pare kerkoi arrestimin e Tahirit sot , sipas mediave, eshte shkarkuar .

Gjashte muaj me pare u sulmuan e kercenuan nga kazani dhe deputetet e Rames. I sulmuan si “tropojane” dhe i kercenuan publikisht me vettingun. Sot ka ardhur akti i fundit.

Gjithshka e paralajmeruar nga PD po vertetohet pike per pike. Rama kapi prokurorine pikerisht per te shpetuar Tahirin dhe koken e tij.
Vettingu nuk po perdoret per te pastruar drejtesine por si mjet presioni ndaj prokuroreve dhe gjyqtareve.
Ky eshte fundi…

Shkarkimi i Hajdarmatajt, vjen reagimi i parë nga PD-ja: Ky është fundi Read More »

Batuta e Ramës: Ja pse po të kishte negociata antarësimi me SHBA-në do të ishte më e lehtë se me BE-në

Në Ditën e Evropës, kryeministri Rama ka risjellur edhe njëherë në vëmendje vështrësitë për të çuar përpara këtë process historik. Duke hequr dhe një parale ai me batutë tha se më të lehta do të ishin negociatat me SHBA-në, se me BE-në.

“Nuk jemi në sinkron, sot kur ne jemi te dera, pas derës jo të gjithë janë aq entuziastë dhe optimistë sa ishin për të ardhmen e asaj shtëpie. Na kujtojnë hijen e humnerës, ndërkohë që të shumtit janë ende në përpjekje për ta bërë realitet duke e përmbyllur projektin më vizionar dhe më të jashtëzakonshëm që njerëzit kanë mundur të cojnë para që është BE.

Nëse do të përpiqeshim të gjenim në historinë e fuqisë së njeriut për të imagjinuar dhe të fuqisë së politikës për të vepruar zor se do të gjenim një projekt më madhështor se BE. Edhe SHBA janë një tjetër projekt madhështor, por sot ne jemi duke u përpjekur që të çelim negociatat për tu anëtarësuar në BE, po të kishte negociata për në SHBA nuk e di mund të ishte më e lehtë, se nuk do duhet të bindnim 27 koka. Sot, më vjen mirë të kujtoj se presidenti i KE, këtu në Tiranë gjeti fjalët më të goditura për ne”, tha ai.

Rama theksoi më tej, se “Ia vlen durimi për të dëgjuar më të fundit fare që bëhet personazh dhe zë ekranet e para në Shqipëri, ndërkohë që në vendin e vet nuk i bie radha të dalë në lajme”.

Batuta e Ramës: Ja pse po të kishte negociata antarësimi me SHBA-në do të ishte më e lehtë se me BE-në Read More »

Nikollë Lesi nuk i lë kusur Lulzim Bashës: Frikacak që dridhet nga hija e tij, s’rrëzohet Edi Rama me Facebook

Botuesi i gazetës “Koha Jonë” është shumë i irrituar me pafuqinë e Lulzim Bashës që të bëjë opozitë si dhe e akuzon se “flirton” me kryeministrin Edi Rama në kurriz të demokratëve.

Nikollë Lesi në një artikull në gazetën e tij nuk i lë kusur kreut të PD pa thënë, duke e cilësuar madje dhe një frikacak që është i varur nga kryeministri Edi Rama.

Botuesi i njohur nuk ia fal Bashës shpërdorimin e të gjitha mundësive për të vënë në pozitë të vështirë dhe rrëzuar Ramën nga qeverisja, pavarësisht se qeveria e mazhorancës së PS ka qënë në situata shumë të vështira ndërsa Basha ka qënë gjithnjë jashtë vendit.

Duke përmendur që nga lënia pas dore e mosbindjes civile e deri tek ngjarjet më të fundit, Lesi akuzon Bashën se ka frikë të bëjë opozitë dhe se i kujton se Rama s’rrëzohet nga facebooku.

“Nuk rrëzohet kryeministri Edi Rama me Facebook apo me konferenca shtypi, siç vepron PD. Apo ka një marrëveshje të fshehtë mes Ramës dhe Bashës, duke bërë sikur zihen e shahen, por komunikojnë me sms dhe kanale të fshehta?

Me veprimet apo mosveprimet e tij, kreu i PD-së, në vend të ishte njeriu që duhet të ngrinte peshë opozitën, është kthyer në liderin që demotivon çdo aksion.

Në pak muaj kabineti “Rama” është goditur nga jo pak skandale që do të vinin në pozitë të vështirë ekzistencën e çdo qeverie. Çështja “Tahiri” dhe taksa e Rrugës Durrës-Kukës janë ngjarjet më të fundit, ku reagimi nisi vrullshëm dhe më pas u zbeh si të ishin gjëra pa rëndësi. Ky handikap në vijimin e qëndresës opozitare nuk erdhi për shkak të qytetarëve, por si rrallë herë për shkak të mungesës së opozitës dhe konkretisht të Partisë Demokratike.

Kur fronti opozitar ishte gati për një reagim mbarëpopullor, ai që e frenoi dhe duket se e shpëtoi edhe një herë qeverinë ishte pikërisht kreu i PD-së, Lulzim Basha. Me veprimet apo mosveprimet e tij, kreu i PD-së, në vend që të ishte njeriu që duhet të ngrinte peshë opozitën është kthyer liderin që demotivon çdo aksion.

Demokratët, pas skandaleve të fundit dhe qëndrimeve të ashpra të ndërkombëtarëve ndaj qeverisë, pyesin: Ku është PD, çfarë po pret Basha që të veprojë? Sepse ironikisht, sa herë që ndodhin ngjarje të mëdha, në vend që të jetë qeveria dhe kryeministri ata që struken nga përballja, nga skena zhduket kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Përherë me atë buzëqeshjen shqiptaro-hollandeze ai e tkurr opozitën, duke i shkundur motivin dhe shpirtin revolucionar opozitar. Por ajo që po ndodh këto kohë me PD-në nuk është një rastësi. Është një skemë disfate që Lulzim Basha e ka përdorur që nga ardhja e tij në krye të PD-së.

Në ADN-në politike të PD-së ka qenë gjithmonë aksioni, reagimi publik deri dhe përplasja e fortë në rrugë dhe në Kuvend me qeverinë. Pavarësisht të metave që ka kjo sjellje politike, fakti është se PD-ja në të kaluarën ka arritur të ketë sukses vetëm prej shpirtit përballës me qeverinë.

Në pesë vite që drejton Partinë Demokratike Lulzim Basha nuk mbahet mend për asnjë sfidë reale ndaj qeverisë “Rama”. Nuk ka ftuar asnjë palë zgjedhje, por mbi të gjitha në vend të dëmtonte qeverinë, në çdo vit të mandatit të tij vetëm sa ka thelluar përçarjen e PD-së. I vetmi moment kur PD nisi rimëkëmbjen ishte fillimi i çadrës opozitare. Në vend që ky aksion të ishte revolucioni i opozitës, Lulzim Basha më “aftësinë” e tij e kthehu çadrën në dështimin më të madh politik të PD. Marrëveshja me Edi Ramën një vit më parë është gafa më e rëndë politike, pasojat e së cilës vazhdojnë ta ndjekin edhe sot Lulzim Bashën.

Po pse Lulzim Basha nuk i çon deri në fund aksionet e PD-së kundra qeverisë? Në muajin nëntor të vitit të kaluar nisi një gjysmë reagimi ndaj qeverisë. Doli disa ditë në protesta dhe në mes të dhjetorit u tha njerëzve që nxori në rrugë: “takohemi pas festave të Vitit të Ri”.

Për reagimin e radhës u kujtua më 27 janar. Pavarësisht se qytetarët ju përgjigjen thirrjes si asnjë herë më parë, mitingu më i madh i opozitës, u mbyll vetëm me fjalimin e Lulzim Bashës. Edhe këtë herë Basha thirri qytetarët, shau qeverinë dhe e akuzoi për krimin, por nuk dha asnjë zgjidhje sesi dilet nga situata dhe çfarë do të bëjë Partia Demokratike. Vrullin e 27 janarit ku qindra mijëra opozitarë vlonin për ta rrëzuar Edi Ramën, ai iu përgjigj: “Faleminderit, tani shkoni në shtëpi!”.

Kulmi i paradokseve të Lulzim Bashës është fushata e fundit opozitare. Në fillim të muajit prill, pas ngjarjeve që ndodhen në Rrugën e Kombit, Lulzim Basha deklaroi me pompozitet se PD shpallte mosbindjen civile.

Mosbindja civile është vendimi thuajse më ekstrem që një forcë politike mund të marrë në një shoqëri demokratike. Basha u duk i vendosur kur e hodhi këtë hap dhe thirri aleatët për të nisur reagimin. Pas disa protestash në rrugët e qyteteve, vet Basha e harroi mosbindjen dhe u paraqit një të enjte në parlament.

Nga mosbindje, fushata e PD u kthye në bindje totale ndaj qeverisë dhe Edi Ramës. Gjithë aksioni i fundit i Bashës u servir si një goditje e ashpër që do ti jepej qeverisë. Ndërkohë mosbindja u harrua dhe sot PD mjaftohet vetëm me deklarata në Facebook, njëlloj si organizatat jo qeveritare që reagojnë për të justifikuar fondet.

Nuk rrëzohet kryeministri Edi Rama me Facebook apo me konferenca shtypi, siç vepron PD. Apo ka një marrëveshje të fshehtë mes Ramës dhe Bashës, duke bërë sikur zihen e shahen, por komunikojnë me sms dhe kanale të fshehta?”, shkruan Lesi në median e tij./TemA

Nikollë Lesi nuk i lë kusur Lulzim Bashës: Frikacak që dridhet nga hija e tij, s’rrëzohet Edi Rama me Facebook Read More »

Skandali CEZ/ Romeo Kara: Pas Ismailajt është rradha e Metës dhe Berishës. Ky është fati i parashkruar i vjedhësve

Gjykata e Apelit ka lënë në burg ish-administratorin e DIA, Kastriot Ismailajn. Ky i fundit u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë me 11 vite burg për aferën CEZ-DIA, por nuk u pajtua me vendimin dhe bëri rekurs në Apel. Por ditën e djeshme Apeli vendosi që të lërë në fuqi të njëjtin vendim, duke bërë që Ismailaj të qëndrojë në qeli.

Nga provat e administruara gjatë gjykimit të këtij procesi penal, sipas prokurorisë rezulton se i pandehuri Kastriot Ismailaj, nëpërmjet gënjeshtrës dhe paraqitjes së dokumenteve fiktive, në bashkëpunim me të bashkë të pandehurit e tjerë ka krijuar një mekanizëm të tërë fiktiv, nëpërmjet të cilit ka bërë të mundur vjedhjen e shumës 649, 803, 520 lekë, nga shoqëria “CEZ Shpërndarje”, në vitet 2010-2011.

Reagon Romeo Kara

Mbi vendimin e djeshëm të Apelit ka reaguar për gazetën “SOT” juristi i OSHEE Romeo Kara. Ai është një ndër personat që e njeh Ismailajn dhe ka bërë një padi në prokurori pikërisht për aferën CEZ-DIA.

“Shpreh kënaqësinë që për herë të parë finalizuam me sukses deri në vendimin e formës së prerë, të Gjykatës së Apelit Tirane, luftën dhe përpjekjet për të dënuar një nga mashtruesit më të rrezikshëm që ka njohur Shqipëria. Ky mashtrues ndërkombëtar, në shpirt antishqiptar, krijoi pasoja të rënda në Kongo, por këtu u ndalua në momentin e duhur. Tashmë fitorja jonë pothuaj u plotësua, pas asaj që u fitua në Arbitrazhin e Vjenës, ku u parandalua një humbje prej 170 mln eurove dhe shpalljes debitor të këtij keqbërësi me 9.5 mln euro nga Gjykata Civile e Tiranës. Fitorja do të quhet e plotë, kur në zbatim të vendimit të Gjykatës Civile Tiranë, strukturat shtetërore dhe ato përmbaruese të realizojnë kthimin e kësaj shume në arkën e shtetit, si pronar i vetëm i OSHEE. Të gjithë shqiptarët e ndershëm duhet t’i gëzohen kësaj fitoreje të parë mbi të keqen. I siguroj se nuk do të jetë fitorja e fundit”, tha Romeo Kara.

Akuza Metës dhe Berishës

Juristi Kara deklaroi dje se pas Ismailajt tani është radha e ish-kryeministrit Berisha dhe e presidentit Meta. Sipas tij, edhe ata janë të përfshirë në këtë skandal.

“Nën shembullin e Ismailajt duhet të shkojnë në burg të gjithë mashtruesit, sidomos ata publik, që përdorin politikën dhe pushtetin për të rrjepur pa mëshirë këtë vend e këtë popull. Ismailaj nuk ka qenë i vetëm në aferën e tij, përkundrazi ka pasur bekimin e Ilir Metës dhe Sali Berishës si dhe atë të drejtuesve të “CEZ-Group” dhe “CEZ-Shpërndarje”.

Të shpresojmë, që kjo ngjarje të ndikojë sadopak në afrimin e ditës kur këta bajlozë të korrupsionit do të marrin dënimin e merituar, shoqërinë e Ismailajt në burg si dhe konfiskimin e të gjithë pasurisë së tyre. Shpresoj që fatin e tij të kenë sa më shpejt të gjithë ata që janë të ngjashëm me të, pavarësisht se kujt gajde partiake i bien. Shpresoj gjithashtu që të gjithë të babëziturit, që administrojnë asetet publike, ta kuptojnë më në fund se, ky është fati i parashkruar i vjedhësve”, tha ai. Romeo Kara pak kohë më parë ngriti një padi penale ndaj Berishës dhe Metës po për aferën CEZ-DIA, por deri më tani nuk ka pasur asnjë zhvillim nga prokuroria

Skandali CEZ/ Romeo Kara: Pas Ismailajt është rradha e Metës dhe Berishës. Ky është fati i parashkruar i vjedhësve Read More »

Berisha, Meta e Llalla në alarm, Kush e organizoi grabitjen materialeve të “Kokainës” e Llallës të postës sekrete të Prokurorisë Durrës

Posta sekrete e Prokurorisë së Durrësit, në të cilën dyshohet se kishte dokumente të klasifikuara, është grabitur paraditen e djeshme në mes të qytetit.

Dy persona ende të paidentifikuar sulmuan korrierin e Prokurorisë para se të dorëzonte pranë këtij institucioni materialet që kishte tërhequr nga posta.

Ai po lëvizte në këmbë nga posta qendrore, që ndodhet në qendër të qytetit drejt Prokurorisë së Durrësit në kohën kur është sulmuar.

Sipas dëshmisë së tij, sapo ka dalë nga posta është përballur me dy djem të rinj që mbanin kapele dhe syze, të cilët i kanë marrë me forcë çantën ku ndodheshin materialet.

Më pas ata janë larguar me shpejtësi në këmbë, duke humbur gjurmë rrugicave. Nuk dihet se çfarë konkretisht kishte në çantën e postierit, pasi edhe vetë Prokuroria ishte hermetike në dhënien e detajeve duke qenë se ishte i përfshirë vetë institucionalisht në këtë ngjarje.

Gjithsesi, nuk përjashtohet dyshimi se personat që vepruan në mes të ditës dhe në mes të qytetit, kanë qenë të interesuar për zhdukjen e ndonjë dokumenti a dosje.

Një ndër dosjet që pak muaj më parë i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Durrësit dhe mbetet ende në hetim por që është transferuar në Tiranë te Krimet e Rënda është ajo në ngarkim të ish kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Mësohet se është kërkuar informacion përmes organeve ligjzbatuese nga Gjermania për paratë e investuara atje dhe për vilën luksoze të blerë në Këln të Gjermanisë.

Nga ana tjetër mësohet se informacion është kërkuar dhe nga organet ligjzbatuese amerikane që për t’i dhënë seriozitet dhe ligjmëri hetimit të Llallës, informacioni i detajuar për korrupsionin e ish kryeprokurorit është kaluar përmes postës.

Pikërisht këto materiale në ngarkim të Llallës dyshohet se janë rrëmbyer nga dy personat e paidentifikuar ditën e djeshme.

Sipas burimeve zyrtare mësohet se autorët janë të mirëtrajnuar dhe për më tepër kanë pasur informacion të detajuar për lëvizjen e këtyre materialeve sekrete.

Kjo për faktin se, pavarësisht se çështja tashmë ka kaluar te krimet e Rënda në Tiranë, të gjitha informacionet e kërkuara për Adriatik Llallën vijojnë të vijnë në adresën e “vjetër” në Durrës.

Burimet të besueshme flasin se materalet e tjera sekrete të grabitura nga dy personat e paidentifikuar kanë qënë për 613 kilogramë kokainën i kapur në Portin e Durrësit.

Mësohet se informacionet  dhe materialet-prova që janë grabitur nga dy personat e paidentifikuar kishin të bënin me Arber Kuliçin-Çekajn pronarin e kontenierëve ku u kap droga në Portin e Durrësit dhe që tashmë është arrestuar në Dyseldorf të Gjermanisë.

Por dhe për bashkëpunëtorët e tij.

Njëherësh mësohet se ka pasur materiale që kishin të bënin dhe me kapjen e 1 tonë drogë në Spanjë, duke kërkuar ndonjë lidhje mes dy sasive të drogës kolumbiane të sekuestruar si dhe personave të trafikut në Shqipëri dhe Spanjë.

Dyshohet që autorët e grabitjes së materiaaleve sekrete të postës së Prokurorisë së Durrësit kanë pasur informacion për ndonjë dokument të rëndësishëm, që po transportohej drejt Prokurorisë dhe për arsye e rrethana ende të paqarta ata nuk kanë lejuar që të përfundojnë në Prokurorinë e Durrësit.

Dyshimet janë që ish zv.drejtori i Policisë së Shteti dhe ish badigardi i Berishës, kushuriri i trafikantit të kokainës, Agron Kuliçi ka qënë “dora” që ka organizuar tërë këtë operacion rrëmbimi të materialeve kompromentuese në adresë të Arbër Kuliçit.

Njëherësh kompromentuese dhe në adresë në Sali Berishës, Ilir Metës të involvuar në këtë trafik drogë dhe të dyshuar se janë kupola e trafikut të Kokainës në Tiranë. Por dhe për zhdukjen e materialeve kompromentuese për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla, mikut të Metës dhe Berishës që ka mbyllur gjithë dosjet e krimit të dy ish kryeministrave.

Organi i Akuzës e konfirmoi dje grabitjen. Por sipas saj, nga përmbajtja e akteve të marra nuk cenohet hetimi për ndonjë nga çështjet dhe nuk ka pasur materiale të cilat klasifikohen si “sekret shtetëror”.

Ndërkohë që vijon hetimin për këtë grabitje të paprecedentë që hedh poshtë inforemacionin e prokurorisë se s’janë materiale sekrete.

Ndaj Berisha, Meta dhe Llalla janë të tronditur dhe në alarm./Pamfleti.com

Berisha, Meta e Llalla në alarm, Kush e organizoi grabitjen materialeve të “Kokainës” e Llallës të postës sekrete të Prokurorisë Durrës Read More »

Lufta e hapur me Sali Berishën, Rama flet për Izet Haxhinë: Nëse ka diçka…

Teksa edhe nga nderkombetaret po kerkohet me ngulm dhe po bejne cmos qe te shtyhet perpara reforma ne drejtesi ne Shqiperi, mes debateve të shumta për këtë reformë gjatë ditës së marte ka mbërritur në Tiranë ish badigardi i Sali Berishës, Izet Haxhia, i ekstraduar nga Turqia, me kërkesë të autoriteteve shqiptare.

Haxhia ka edhe një luftë të hapur akuzash me ish kryeministrin Sali Berisha, të cilin e akuzuar për përfshirje në krime që kanë mbetur të pazbardhura në vendn tonë.

Vetë Sali Berisha u kundërpërgjigj sot dhe tha se Haxhia është një kriminel i vendosur në krah të Ramës dhe që punon për interesa të tij, gjë që kryeministri e mohoi plotësisht.

“Çfarë mund të them unë për këtë rast. Na del që unë jam e gjithë e keqja e këtij vendi edhe në rastin e Izet Haxhisë, ndërsa Sali Berisha, një njeri që populli e largoi nga puna me një milionë shuplaka, rezulton të jetë një njeri i pastër qelibar”, deklaroi Rama.

Kryeministri mohoi të ketë ndikuar te Erdogan për ekstradimin e Izet Haxhisë në Shqipëri, ndërsa shtoi se është tërësisht jashtë kësaj çështjeje, që tashmë i takon drejtësisë.

“është tërësisht qesharake për t’u menduar që unë mund të investohem për të sjellë në Shqipëri nëj person, që nuk e shoh që prej vitit 1992. Për fat të mirë që nuk ka qenë badigardi im. Unë jam tërësisht jashtë kësaj çështjeje, pasi i përket drejtësisë. Ai person, nëse ka diçka për të vërtetuar, le ta bëjë, ndërsa nëse i ka pasur vetëm fjalë, të heshtë”, u shpreh Rama.

Lufta e hapur me Sali Berishën, Rama flet për Izet Haxhinë: Nëse ka diçka… Read More »