Politike

Astrit Patozi ‘u bie në kokë’: Kot e keni, nuk e ndalni dot tërmetin!

‘’Tri ngrehina të kalbura të sistemit tonë politik po shkërmoqen dita- ditës dhe fare qartazi përpara syve tanë. Ato janë drejtësia, partia e Lulit dhe LSI-ja.’’ Kështu është shprehur ish-deputeti demokrat Astrit Patozi nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.

Statusi i plotë i Astrit Patozit në Facebook:

Astrit Patozi ‘u bie në kokë’: Kot e keni, nuk e ndalni dot tërmetin! Read More »

Njihuni me pasurinë e bimbashit Koço Kokëdhima, lidhja e errët me rusët dhe fiksimi për t’i dhënë borxh vetes

Rrëzimi i Kokëdhimës një fitore e madhe për shqiptarët, shikoni sa shumë i qan zemra për popullin politikanit që sapo është futur në listën e zezë të SHBA, pronar monedhash antike, magazinash, lokalesh, apartamentesh nga Fieri në Tiranë, trojesh, tokash dhe kandarësh

Koço Kokëdhima është politikani i radhës shqiptar i përfshirë në listën e zezë të amerikanëve. Dhe këta të fundit nuk të bien në qafë kot.

Mjafton të shikosh pasurinë që ka akumuluar bimbashi i rrëzuar, kryesisht me privatizime që në ’90, para publike, tendera, lidhje etj., për të kuptuar se largimi i Kokëdhimës nga skena politike dhe arka e shtetit, është një fitore e madhe.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë vendosi ta përjashtonte Kokëdhimën nga Parlamentit, për shkak se ish-deputeti i PS, u kap duke përdorur mandatin e deputetit, për të futur në xhepa para nga buxheti i shtetit.

Më pas, për shkak të një përplasje me Gramoz Ruçin, Edi Rama vendosi t’i japë shkelmin mikut të tij të vjetër, duke e përjashtuar nga partia. Por kjo është vetëm ana e dukshme e rrëzimit të atij që quhej pashai u jugut, bimbashi dhe kryeministri i jugut të vendit. Në rrethet e ngushta politike dhe mediatike flitet edhe për një lidhje të errët të Kokëdhimës me rusët.

Kjo e fundit mund të ketë ndikuar që Kokëdhima të futej përfundimisht në listën e zezë të amerikanëve. Po le të ndalemi tek pasuria. Koço Kokëdhima ka një pasuri marramendëse. Ka magazina, lokale, troje dhe apartamente të shumta nga Fieri në Tiranë. Ajo që të bën përshtypje është një fiksim i Kokëdhimës për t’i dhënë para borxh vetes, por edhe ‘lotët’ e tij për hallet e popullit.

Apartament 135 m2, Tiranë.

Apartament 135 m2, Tiranë.

Apartament 112 m2, Tiranë.

Apartament 171.47 m2, Tiranë.

Truall 10 000 m2, Fier.

Ndërtesë 244 m2, ‘Lokal Euroservis”.

Truall 4950 m2, Fier.

Truall 600 m2, Fier.

Tre magazina, ndërtesë kandari dhe peshore 14 tonëshe, 2449 m2.

Apartament 154 m2, Fier.

Apartament 154 m2, Fier.

Bodrum 415 m2, Fier.

Tokë bujqësore 1900 m2 Fier.

2K-Group, me pronar Kokëdhimën i ka borxh po Kokëdhimës 624 265 831 lekë.

Inerte-Co borxh Kokëdhimës 128 684 lekë.

I.D.M borxh Kokëdhimës 16 250 007.

Planet-X borxh Kokëdhimës 76 036 144 lekë.

F.K.-Apollonia borxh Kokëdhimës 6 310 966 lekë.

Sirius borxh Kokëdhimës 81 143 830 lekë.

Radio+2 sha borxh Kokëdhimës 32 291 754.

Unipress shpk borxh Kokëdhimës 24 620 448 lekë.

Shekulli-Media borxh Kokëdhimës 582 615 lekë.

TV-Ballkan borxh Kokëdhimës 2 020 598 lekë.

Kokëdhima i ka borxh Boja-Tirana 3 952 579 lekë.

Kokëdhima i ka borxh Kokëdhimës 42 641 lekë.

Kokëdhima i ka borxh Remonti-Elektrik sha 51 070 912 lekë.

Kokëdhima i ka borxh P.M.N sh.a. shumën 4 578 035 lekë.

Bashkëshortja e Kokëdhimws i ka borxh Unipress 192 200 lekë.

Bashkëshortja automjet 43 680 euro.

Besa Kokëdhima automjet 41 000 euro.

Aksione në Boja-Tirana sha 90.92%, 110 371 000 lekë.

Aksione në F.K.-Apollonia sha, 72.33%, 335 250 000 lekë.

Kuota në Planet-X shpk, 100%, 430 000 000 lekë.

Kuota në Inerte-Co shpk, 68.3%, me vlerë 18 441 000 lekë.

Kuota në Mercury-Construction, 50%, 2 850 000 lekë.

Aksione në Remonti-Elektrik sha, 90.32%, 83 275 040 lekë.

Kuota në 2K-Group, 100%, 30 000 000 lekë.

Kuota në Vista-Publishing-Group shpk në masën 80%, 80 000 lekë.

Aksione në ‘Arsimo Durrës”, 27 728 847 lekë, 49.4%.

Aksione 50.26% në Abissnet, 256 661 000 lekë.

Aksione në Sirius sha, 100%, 225 500 000 lekë.

Aksione në B1-Advertising sha, 100%, 15 000 000 lekë.

Kuota në QYLFON shpk në masën 100%, 100 000 lekë.

Kuota në ALNA shpk në masën 100%, 100 000 lekë.

Kuota në Unipress shpk, 100%, 100 lekë.

Kuota në Interchange-Antel shpk 33.05%, 33 050 lekë.

Aksione në K.A.T-Albania shpk 51%, 13 260 000 lekë.

Aksione QYLNET 20%, 400 000 lekë.

Kuota në Start-Media, 100%, 100 000 lekë.

Kuota në Sprint-Media 50.05%, 1 881 880 lekë.

Besa Kokëdhima aksione në Radio+2 sha, 40%.

Bora Kokëdhima kuota në B-Concept shpk, 100%, 100 000 lekë.

Bora Kokëdhima, kuota në Vista-Publishing-Group, 20%, 20 000 lekë.

Shitje aksionesh të Abissnet, 500 000 000 lekë.

Shitje kuotash të Inerte-Co, 32 100 000 lekë.

Shitja e 5 kuotave të Unipress, 150 000 euro.

Shitja e 5 kuotave të Unipress shpk150 000 euro.

Pronar i objekteve me vlera artistike, 7 115 000 lekë.

Pronar i monedhave antike, 30 275 dollarë.

Pronar i monedhave antike, 5 342 817 lekë./Pamfleti.com

Njihuni me pasurinë e bimbashit Koço Kokëdhima, lidhja e errët me rusët dhe fiksimi për t’i dhënë borxh vetes Read More »

Ironia e Ramës: Nëse djalli do të vinte në tokë do të ishte politikan

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Kongresin e parë të Infermierisë shqiptare të organizuar në Tiranë. Rama lartësoi rolin e grave infermiere dhe u kërkoi burrave që të mos u mbetej qejfi për këtë, sepse sipas tij gratë janë më pak të korruptueshme.

Kryeministri paralajmëroi se infermierët do të kenë një tjetër rritje page sivjet.
“Nesë zoti do ishte njeri, do ishte infermier. Njerëzit kanë perceptimin e gabuar për shëndetësinë, ndaj edhe reforma në shëndetësi është themeli i zhvillimit dhe do të bëjmë që në sistemin shëndetësor të mos vendosin më partitë për punësimin” – e nisi fjalën kreu i qeverisë.

“Dëshiroj ta mbyll aty ku e nisa, nëse Zoti do ishte në tokë do ishte infermier, madje infermiere. Nuk pretendoj që të jeni mishërimi i Zotit në tokë, por do t’iu lutesha që secili të bëjmë të vetën për t’i dhënë sa më shumë dinjitet dhe për ta bërë sa më të respektueshëm rolin dhe detyrën e infermierit, sepse ka një rëndëis thelbësore, jo vetëm për momentin e sharbimit por edhe për shoqërinë.

Një shprehje thotë nëse trajton një smëundje, ose fiton ose humb, por kur trajton një njeri është e sigurt se ti vetëm ke fituar. Ju trajtoni shumë njerëz në ditë, dhe jeni vetëm të fituar. Mallkimi i punës time, sado që trajtoj ata të species time, vetëm humbas. Pa dashur të konkurroj me thënien e jashtëzakonshme të Atit të Shenjtë, ju them se nëse Zoti do ishte në tokë, do ishte infermier, nëse djalli do ishte në tokë do ishte në parlamentin tone”, thotë kryeministri

Ironia e Ramës: Nëse djalli do të vinte në tokë do të ishte politikan Read More »

LSI drejt shfarosjes. Hemoragjia nuk di të ndalet tek partia e Monikës

Tre Administratorë të Njësive Vendore në Bashkinë Memaliaj kanë dhënë dorëheqjen nga LSI dhe kanë njoftuar kalimin te PS.

Partis familjare të Ilir Metës po i vjen fundi, pas dorëheqjes së këshilltarëve Bashkiak pothuajse në të Bashkitë e vendit, së fundi nga gjiri i kësaj partie ka filluar hemoragjia edhe tek Administratorët e Njësive Vendore.

Tre Administratorë të Njësive Vendore në Bashkinë Memaliaj kanë dhënë dorëheqjen nga LSI ditën e sotme dhe kanë njoftuar kalimin te PS.

Më konkretisht janë larguar Mariglen Lamaj, Administratori i Njësisë Administrative Krahës, Arjan Leka Administrator i Njësisë Administrative Buz si dhe Sefer Kanushi Administrator i Njësisë Administrative Luftinje.

LSI drejt shfarosjes. Hemoragjia nuk di të ndalet tek partia e Monikës Read More »

Falsifikime dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, kalon për gjykim dosja e ish deputetit të LSI-së

Dosja e ish deputetit të LSI-së ka kaluar për gjykim.  Pas mbylljes së hetimeve nga  Prokuroria e Tiranës tashmë ish deputeti Shkëlqim Selami do të përballet me  akuzën e “Falsifikimin e vulave, stampave dhe formularëve”, pasi ka fshehur arrestimin e tij në Itali për “pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim emigracionin klandestin”.

Në kuadër të dekriminalizimit, Selami nuk ka treguar për arrestimin në vitin 2006, pas një urdhër arresti të lëshuar nga gjykata e Brindisit në vitin 1994, duke u përgjigjur me “Jo” pyetjes se nëse ndaj tij ishte caktuar ndonjëherë ndonjë masë shtrënguese e sigurisë personale.

Selami në Itali ka rezultuar se akuzohej për “Pjesëmarrjes në organizatë kriminale me qëllim emigracionin klandestin”. Prokuroria bën me dije se në datë 06.09.2006 masa e sigurisë është hequr dhe në date 07.02.2007 Gjykata e Brindizit ka dhënë vendimin per shuarjen e veprës penale për arsye parashkrimi.

Më tej Prokuroria shton se: “Në kushtet kur kemi të bëjmë me 1) Një vendim gjykate për caktim mase sigurimi të padeklaruar që ka të bëjë me grupin e veprave të përcaktuara në sferën e nenit 2 pika 1 te ligjit “Per garantimin e integritetit te personave qe zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”, për të cilin personi nën hetim ka marrë dijeni pasi këtij personi i është dhënë një kopje në momentin që është ekzekutuar kjo masë.

2) Me një vendim që Gjykata e Brindizit nuk është shprehur per pafajësi sikurse ka deklaruar personi nen hetim per te cilin personi nen hetim ka dijeni, per arsye se dy avokatët që e kanë përfaqësuar në këtë gjykim,kane qene avokate te zgjedhur nga vete ai. Arrihet ne përfundimin se këto dy rrethana kanë qene te detyrueshme per t’u deklaruar nga i pandehuri si rrethana të cilat kanë të bëjnë me shkaqet e parashikuara nga ligji per vazhdimin ose jo të funksionit”.

Në këto kushte, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka dërguar për gjykim-procedimin penal ish-deputetin i akuzuar per kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formulareve” parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal./Pamfleti

Falsifikime dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, kalon për gjykim dosja e ish deputetit të LSI-së Read More »

Sali Berisha të dorëzojë kasetën e bisedës “urgjente”, që bëri në spital me bodigardin e plagosur të Azem Hajdarit

Zenel Neza u pyet, apo u porosit të mos tregonte ç’kishte parë e dëgjuar atë natë?

Shkruan: Memo Aliaj

Sipas deklarimeve të bëra prej ish-bodigradit tropojan Izet Haxhiaj, me akuza për ish-shefin e tij tropojan Sali Berisha, duke e akuzuar për vrasjen e deputetit tropojan Azem Hajdari, dosja e kësaj vrasjeje ka hedhur hapin e parë të rihapjes. Kushti i vendosur prej Haxhiajt është kërkesa, që procesi i rihapjes së dosjes, të përfshijë marrjen në pyetje edhe të ish-bodigardit të Azemit, tropojanit Zenel Neza, plagosur në atë antenat dhe “postuar” me urgjencë jashtë shtetit si azilant, me urdhër, me “porosi të posaçme” dhe me ndërhyrje të Sali Berishës.

Nuk e kemi fjalën, këtu për faktin që të gjithë ata që akuzohen dhe janë dënuar e nuk janë dënuar për vrasjen e Azemit dhe ata që akuzohen si ideatorë, organizatorë dhe të nxjerrjes në “shteg”, janë tropojanë, mbasi kjo është një hisotri e përsëritur edhe me Bajram Currin, vrasja e të cilit u realizua vetëm nga tropojanë.

Sipas zërave nga pala e Izet Haxhiajt, thuhet se rihapja e dosjes do të përfshijë jo vetëm kërkesën për rrëzimin e gjykimit në mungesë, por edhe futjen në dosje të provave e dëshmirve që sipas tij ekzisotjnë, por nuk janë futur në hetim dhe nuk janë paraqitur e pranuar në gjykim.
Konkretisht, një nga këto prova është regjistrimi me kasetofon, i bisedës që Sali Berisha ka bërë atë natë në spital, me tropojanin Zenel Neza, truproja i plagosur i Azem Hajdarit, i cili për fatin e tij është ende gjallë dhe jeton jashtë Shqipërisë.

Fakti është ky: Vetëm pak minuta pas vrasjes së Azemit më 12 shtator 1998, Sali Berisha, i shoqëruar nga drejtuesi i gazetës së SHIK-ut “Albania” (Y.R) dhe nga tre njerëz të besuar të tij në kupolën e PD, nxitoi e shkoi me urgjencë në spital, për të “kapur i pari” dëshminë e truprojës së plagosur Zenel Neza. Madje edhe duke mos lejuar as mjekët që i kërkuan të mos pyeste të plagosurin. Nuk lejoi, por kërcënoi edhe policinë e cila në bazë të ligjit, i kërkoi të mos ndërhynte në punët e saj, duke pyetur privatisht të palgosurin, mejgithëse Zenel neza ishte marrë në mbrotje prej policië në spital.

Mirëpo, situata e krijuar dhe mendimi se mund të krijoheshin trazira të dhunshme, mbasi jashtë spitalit ishin grumbulluar qindra militantë të acaruar të PD, policia u tërhoq dhe Sali Berisha vazhdoi të merrte në pyetje Zenel Nezën, duke e regjistruar rrëfimin e tij, për ato çfarë kishte parë e dëgjuar atë natë në selinë e PD, nga Azemi, nga ata që qëlluan dhe nga vendi ku ndodhi vrasja!

Kjo jaksetë e bisedës ë regjistruar mes Sali Bershës dhe zenel nezës, nuk është në dosjen hetimore dhe kësaj kasete i referohet edhe izet Haxhiaj, duke këruar që drejtësia ta detyroj berishën ta dorëzoj si provë konkrete. Thuhet, se Berisha i ka kërkuar Zenel Nezës dhe e ka instruktuar, që përpara drejtësisë të deklaroj një deshmi tjetërm ndryshe nga realiteti që ka ndodhur.

Fill pas kësaj bisede, Zenel Neza u “postua” jashtë Shqipërisë për gjoja “trajtim mjekësor të specializuar”, i shoqëruar nga të besuar të Berishës gjatë “fluturimit” e deri në destinacionin e “ngujimit” në një adresë të sigurtë, pa kontakte të “dyshimta”! A do të zbardhet biseda e Zenel Nezës, zhvilluar me Sali Berishën ata natë në spital dhe, a do ta detyroj prokuroria Berishën ose shoqëruesit e tij në atë bisedë, që ta dorëzojë atë regjistrim?

Sali Berisha të dorëzojë kasetën e bisedës “urgjente”, që bëri në spital me bodigardin e plagosur të Azem Hajdarit Read More »

Kur Monika Kryemadhi hidhte valle me sekserin dhe ish-kandidatin për deputet, të arrestuar

Admirim Kala, i arrestuar si sekser që bënte ndërmjetësin mes studentëve dhe pedagogëve në Univesitetin e Elbasanit, rezulton ish-kandidat për deputet i LSI-së. Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla duke përshëndetur arrestimin e pedagogëve dhe “sekserëve”, thumboi PD dhe LSI, aspi të arrestuarit njihen si persona afër këtyre dy partive pasi në rrjet qarkullojnë foto të ndryshme.

“Përshëndes aksionin e prokurorisë dhe policisë i cili synon t’i japë fund paligjshmërisë qofteë kjo edhe paligjshmëri e ndonjë pedagogu në bashkëpunim me sekserët dhe në dëm të studentëve. Të ndajmë emrin e rëndësishëm të universitetit të Elbasanit nga ndonjë dru i shtrembër që mund të jetë pjesë e tij. Universiteti i Elbasanit është një nga vatrat më të rëndësishme të arsimit në vend. Në akreditimet ndërkombëtare universiteti “Aleksandër Xhuvani” është renditur në krye te listës, duke mbajtur me nder emrin e qytetit që cilësohet me të drejtë vatër e arsimit. Ky hetim nuk e penalizon, përkundrazi e nderon univesitetin e Elbasanit i cili nuk bëhet palë me asnjë dru të shtrembër.”

Deklaratat Z. Balla i beri nga Elbasani gjatë një takimi me qindra maturantë të këtij qyteti ku së bashku me zyrtarë të tjerë ndoqën performancat e të rinjve në kuadër të aktivitetit “FRESH talent”. Balla i ftoi gjimnazistët të zgjedhin të vazhdojnë studimet e tyre në universitetin e Elbasanit, si një nga universitetet më të mira në vend.

Balla thumboi edhe PD dhe LSI, për shkak se personat e arrestuar njihen si persona me lidhje me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Madje një prej të arrestuarve është kandidat për deputet i LSI Qarkun e Elbasanit.

Kur Monika Kryemadhi hidhte valle me sekserin dhe ish-kandidatin për deputet, të arrestuar Read More »

Pakti i dytë Rama-Basha për shkrirjen e LSI, Shqipëria fiton pavarësinë e dytë nga një keqe e madhe kombëtare

Detajet nga pakti i ri që do të ndryshojë skenën politike në Shqipëria, PD nuk do të bëjë koalicion me LSI, Meta dhe Monika në burg në fund të vitit, njerëzit e LSI do të ndahen mes PD dhe PS

Përtej teatrit të përditshëm politik dhe lojës së akuzave, Edi Rama dhe Lulzim Basha, që në dhjetor të 2014, kur George Soros zhvilloi një vizitë misterioze në Tiranë, janë në një aleancë të konsoliduar politiko-ekonomike.

Në 6 Dhjetor të 2014, George Soros zhvilloi dy takime misterioze me Edi Ramën dhe Lulzim Bashës. Që pas asaj ditë, Rama dhe Basha nisën bashkëpunimin, herë në mënyrë të nëndheshme dhe herë publike, për të ruajtur dhe projektuar pushtetin e tyre si dhe për të shkatërruar dyshen e rrezikshme Berisha-Meta.

Marrëveshja Rama-Basha e 18 majit 2017, për të mos marrë asnjëri në koalicion LSI, ishte në kuadër të zbatimit të paktit për të përcaktuar nga George Soros.

Edhe vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar të gjithë njerëzit e Berishës nga lista e kandidatëve për deputetë, ishte në kuadër të këtij pakti, për të dobësuar Sali Berishën dhe për ta nxjerrë gradualisht nga skena politike.

Dhënia e 13 milionë eurove nga buxheti i shtetit vjehrrit të Lulzim Bashës, për pallatin në Vlorë, ishte një tjetër shenjë se pakti Rama-Basha përfshin edhe asketin ekonomik. Fakti që Lulzim Basha nuk pranoi që të ankimonte në Gjykatën Kushtetuese ligjin për arsimin e lartë, ishte një tjetër element që konfirmon aleancën e fuqishme mes kreu të qeverisë dhe kreut të opozitës.

Në kuadër të aleancës së pagëzuar nga George Soros, Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë nisur zbatimin e një pakti të ri për të shkatërruar Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndërmarrjen e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, me të cilën kanë plaçkitur Shqipërinë. Pakti konsiston në shkrirjen përfundimtare të LSI deri para zgjedhjet parlamentare të 2021.

Rama-Basha kanë rënë dakord që mos të pranojnë në koalicion LSI për zgjedhjet lokale, me qëllim që partia Monikës dhe e Metës të mos marrë asnjë bashki. Dëbimi i LSI nga pushteti vendorë do të bëjë që partia Monikës të braktiset masivisht nga njerëzit.

Nga ana e tij, Lulzim Basha vendosi në statutin e ri të PD, që çdo aleancë politike të votohet nga Këshilli Kombëtar i PD. Basha qëllimisht e vështirësoi miratimin e aleancës me LSI, për të justifikuar refuzimin e firmosej së marrëveshjes me Monika Kryemadhin për zgjedhjet lokale.

Në të njëjtën kohë, sipas një sondazhi, shumica e delegatëve të PD të Kuvendit Kombëtar, u shprehën kundër një koalicioni me LSI dhe pro një koalicioni me PS. Ku ishte një tjetër mesazh i Bashës ndaj Monika Kryemadhit se nuk mund ta firmosë marrëveshjen. Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi, së bashku me zagarin e saj, Petrit Vasilin, presin që në në fund të vitit 2017, që Basha të firmosë paktin për zgjedhjet lokale. Monika

Goditjen e dytë dhe fatale LSI do ta marrë me arrestimin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Arrestimi i tyre është i pashmangshëm dhe do të bëhet nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria e Posaçme.

Arrestimi pritet të bëhet në fund të këtij vitit sapo të ngrihet Byroja e Hetimit. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë një pasuri prej dhjetëra milionë euro të deklaruara, me vetëm dy rroga shteti. Dyshja do të arrestohet për pastrim parash, fshehje pasurie, falsifikim dokumentesh, mashtrim me pasurinë dhe deklarime të rreme. Faktet kundër Metës dhe Monikës janë të njohura botërisht.

Goditja e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nga drejtësia e re do të shënojë edhe fundit e LSI, si një mutacion i rrezikshëm politik, që ka çuar në një shkallë të paimagjinueshme vjedhjen dhe plaçkitjen në Shqipëri.

Kjo lëvizje do të sjellë shpërbërjen e bandës së hajdutëve të Monik Kryemadhit. Anëtarët e thjeshtë të LSI, sipas paktit të Rama-Basha, do të kalojnë një pjesë tek PD dhe një pjesë tek PS. Shkrirja e LSI, si një bandë e mirëorganizuar grabitëse, konsiderohet si një pavarësi e dytë për Shqipërinë./Pamfleti.com

Pakti i dytë Rama-Basha për shkrirjen e LSI, Shqipëria fiton pavarësinë e dytë nga një keqe e madhe kombëtare Read More »