Politike

Prokuroria e Krimeve të Rënda pret fletë arrestet për Saimir Tahirin e Adriatik Llallën, në dyshim Besim Hajdarmataj. Pritet vendimi i gjykatës

Arrest shtëpie për  Saimir Tahiri, ish- ministër i Brendshëm për një periudhë katër vjeçare të qeverisjes socialiste. Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela ka prerë fletë arrestin për Tahirin dhe pritet dërgimi i menjëhershëm në gjykatë për ekzekutim. Akuza kryesore është trafik të lëndeve narkotike, në bashkëpunim dhe në formë të posaçme të grupit të strukturuar. Por dhe për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë.

Ndërkohë që fletë arresti është prerë dhe për ish- kreun e Prokurorisë shqiptare Adriatik Llalla. Mësohet se ekzekutimi i fletëarresteve do të bëhet këtë të shtunë, ku pritet që gjykata të vendosë me procedurë të përshpejtuar masën e arrestit për të vënë në pranga ish- ministrin e Brendshëm të PS-së Tahiri dhe ish- kreun e prokurorisë së përgjithshme Adriatik Llalla.

Veprat penale që rëndojnë mbi ish- kryeprokurorin janë: Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimi i rremë i pasurisë, mosdeklarimit të shumave të të hollave në kufi, pastrimit i produkteve të veprës penale, si dhe shpërdorim detyre.

Njëherësh pritet që bashkë me Tahirin dhe Llallën t’i pritet fletëarresti dhe ish- kreut të Krimeve të Rënda Besim Hajdamatajn me akuzën e favorizimit të trafikut të kokainës dhe mbylljes së dosjeve të trafikut për personat e akuzuar.

Ndërkohë që Tahiri pasi iu hoq imuniteti i deputetit, vetëm gjashtë muaj më vonë dha dorëheqjen nga mandati i deputetit për të qënë përballë drejtësisë një qytetar i thjeshtë. Ndërsa Llalla është liruar nga detyra dhe menjëherë është përballur me akuza të rënda të lëvizjes së parave cash përmes kufirit, por dhe për abuzim me detyrën.

Mësohet se Llalla ka qënë në Gjermani për kurim dhe mbetet ende mister nëse do të jetë në Shqipëri kur të pritet fletë arresti apo do të prangoset në Gjermani për t’u ekstraduar.

Nëse ndaj Tahirit ka pasur akuza të forta nga opozita ndërkohë që Rama dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin janë shprehur se drejtësia duhet të thotë fjalën e vet, ndaj Adriatik Llallës ka pasur akuza dhe nga DASH, që e ka shpallur familjarisht person të padëshiruar.

Gjithsesi Donald Lu dhe Romana Vlahutin janë shprehur në mbështetje të organit të akuzës dhe gjykatave për të arrestuar “peshqit e mëdhenj” të korrupsionit në Shqipëri.

Akuzat e prokurorisë për ish- ministrin e Brendshëm

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur dy akuza ndaj Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm; trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si edhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë.

Për akuzën e parë, trafik droge, Kodi Penal parashikon nga 10 deri në 20 vite burgim. Për akuzën e korrupsionit nga 4 deri në 12 vite burg.

Në kërkesën drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, Prokuroria arsyeton edhe për dyshimet e saj të ngritura ndaj Tahirit. Në lidhje me akuzën e parë, Prokuroria ngre dyshimet se Tahiri ka qenë në dijeni të veprimtarisë kriminale të Moisi Habilajt dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të kësaj bande dhe ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të tyre.

Nisur edhe nga hetimet italiane, prokuroria dyshon se përfitime monetare kanë shkuar direkt tek ish-ministri i Brendshëm. Duke sqaruar dyshimet për akuzën e ngritur, Prokuroria ka futur në akuzë edhe përdorimin e automjetit Audi, që ish-ministri i Brendshëm ja kishte shitur Habilajve.

Sipas Prokurorisë, ky automjet i shitur në 2013-n është përdorur më pas edhe nga vetë ministri i Brendshëm, Tahiri. Akuza e ngritur për veprën penale të korrupsionit, bazohet në dyshimin se Tahiri ka përfituar nga të arrestuarit në Itali.

Shitja e Audit dhe shpjegimi i ish ministrit

Saimir Tahiri: “Çështja e makinës sime, shkurt dhe pastër është kjo: makinën e kam shitur në 6 nëntor 2013, dy muaj pasi u bëra ministër. Ua kam shitur kushërinjve të mi mjaft të largët dhe, në dijeninë time si ministër i Brendshëm, zotërinjtë që akuzohen nga opozita si kryetrafikantët e drogës, nuk kanë qenë kurrë të proceduar, nën hetim, të arrestuar apo të gjykuar për trafik droge. Më bllokuan llogaritë bankare, hipotekën e shtëpisë dhe mundësinë e ndërrimit të targave të makinës edhe pse u bëra ministër më duhej të paguaja gjobat pas vendimit të gjykatës dhe për këtë aplikova për të marrë një kredi, që të shlyeja koston time të të bërit opozitë.

Deri në miratimi e kredisë unë e shita makinën dhe është barrë ligjore e blerësit që të ndërrojë pronësinë. Ata nuk kanë mundur, sepse makinës nuk i ndërrohet pronësia për këtë shkak, ndaj dhe makina figuron ende në emrin tim.

Gjatë kësaj kohe ajo është përdorur edhe dy herë të tjera prej meje. Edhe këtu dua të theksoj dëshminë e të qeverisurit tonë dhe qeverisjes së atyre.

Nëse do të veproja si ministrat e qeverisë së mëparshme do të merrja makinat e qeverisë dhe do të lëvizja nga të doja, por zgjodha të huazoja sërish këtë makinë për të shkuar me pushime me familjen time.

E mora ndaj kushërinjve të mi të largët dhe mendoni se kam bërë trafik droge me familjen time?”

Bien “provat sekrete” të Prokurorisë, Saimiri i përgjimeve italiane është një shofer kamioni

Prokuroria ka dështuar në mënyrë të turpshme në argumentimin e provave që pretendon se ka kundër Saimir Tahirit. Në seancën me dyer të mbyllura në Këshillin e Kuvendit, si provë është paraqitur një përgjim për Saimir Tahirin, por që në fakt bëhet fjalë për një Saimir tjetër.

Në përgjime flitet për një Saimir që ishte shofer kamioni, dhe që me sa duket bënte transportin e drogës. Tahiri ka pyetur prokurorin me ironi, “di gjë të kemi kompani kamionësh. Apo të kem patent kamioni?” Prokurorët nuk kanë kthyer përgjigje. Si përfundim, ata nuk kanë argumentuar dot akuzat, duke dështuar kështu të argumentojnë kërkesën për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit, pasi kanë shkuar të papërgatitur për të mbrojtur akuzat ndaj Tahirit.

Burime nga mbledhja e Këshillit të Mandateve asokohe thanë se prokurorët nuk kanë paraqitur asnjë provë shtesë para deputetëve për kërkesën për arrestimin e Saimir Tahirit, në mbledhjen me dyer të mbyllura që kërkuan. Sipas burimeve, prokurorët kanë deklaruar se baza për kërkesën për arrestimin e Tahirit është dosja italiane e përgjimeve me 416 faqe.

Edhe në përfundim të mbledhjes me dyer të mbyllura, deputeti i PS, Çuçi deklaroi më pas në mbledhjen e hapur për publikun se prokurorët nuk paraqitën asgjë të re.

Pergjimi i plote ku permendet Saimir si shofer kamioni

Nezari: Mbrëmë i shkruajta Lolos (Florian Habilajt) … më tha “20 copë (nuk e mbaron fjalinë) … unë e Moisiu vumë 30 … e ti 20 … dhe pastaj 100 Agroni” dhe unë i thashë “po ku e çon” … “Saimirit” … dhe unë i thashë “jo vëlla … jo … unë nuk marr 150 euro për 20 euro … çfarë thua ti?” … vetëm për timin dhe tëndin … 50 copë i merr Saimiri” … tani shkoi të merrte një 50-she … i thashë “çfarë jam unë?” … unë nuk marr 150 mijë euro për 50 copë që kemi ne … jo … nuk jam çmendur” … i thashë … më tha “e mirë, le ta marrë Agroni vetë” … dhe unë i thashë “të bëjë ç’të dojë” …“dhe e gjithë kjo pasi kishte linjën … meqë kishte kamionin …”.

Saimir Tahiri, dorëzon mandatin e deputetit

Ish-ministri i Brendshëm, në përfundim të konferencës së tij, ka thënë se ai do të përballet me drejtësinë jo më me mandatin e deputetit.

“Unë nuk jam nga ata që fshihen pas mandatit dhe pas imunitetit dhe aq më pak të fshihem pas tyre. Kjo nuk është ndeshja ime e fundit, por e para.

Unë nga sot nuk jam më deputet. Do të përballem me këdo, sepse besoj se e vërteta mjafton dhe është më e fortë se çdo tjetër. Unë do të përballem si qytetar i lirë më drejtësinë.

Unë sot iu them se unë nuk jam palaço si ata që kanë qeverisur për 25 vite dhe sot bëjnë moral.

Unë s’kam nevojë për imunitet për t’u përballur me drejtësinë. Unë nuk jam dorëzuar kurrë dhe as do ta bëj, në një betejë që tashmë nuk e kam timen”, ka thënë ai.

Ai ka folur para mediave atë që kishte përgatitur të fliste në Parlament, por që tha se nuk pati mundësinë. “Tani janë bërë të gjithë bashkë përballë meje e pushka top tu bëhet unë këtu jam e do ua dal”, tha Tahiri në konferencën për mediat.

Nën tension të plotë dhe pas zërave të shumtë që kërkojnë arrestimin e tij, ish-ministri shpërtheu në kuptimin e plotë të fjalës ndaj Edi Ramës, ministrit të Brendshëm, Ilir Metës, Sali Berishës, Luzlim Bashës.

“Njëri vinte më sugjeronte thuaj ‘nuk isha unë, po Edi Rama koka e trafikut të dorgës’ e kështu shpëtoja nga të gjitha. Tjetri thoshte mos të flisja se nuk është punë pasioni e nerva po llogarish. Unë heshta e pazarxhinjtë dolën në treg, nuk më kanë njohur aq sa ta kuptonin se nuk ka qenë se nuk e dija po nuk doja që armiqtë, hajdutët e pazarxhinjtë t’i mbaja në krah.

Unë kam zgjedhur ti vë përballë e nuk ka pasur e as nuk ka asnjë lloj privilegji të më bëjë të ndryshojë mendje dhe sot. Akuzat për policinë pasardhësi im ia kaloj dhe Saliut dhe Lulit. Këta që më akuzojnë mua sot nga dolën kaq të dhimbusr për fushat që dolën me hashash”, tha Tahiri.

Akuzat për ambasadorët, Prokurorinë, SHISH, Ilir Metën, Xhafajn

“Unë as jam dorëzuar e as kam ndërmend ta bëjë. Unë do pres drejtësinë time ndaj pak durim duhet nga të gjithë. Unë nuk kam aq forcë sat ë gënjej, por kam fuqi për të vërtetën time.

Prokuroria e SHISH i bënin detyrat në zyrat e Saliut dhe të Ilirit.

Njëri sot është nën hetim, Visho Ajazi i Saliut sot është ambasador, për turpin më të madh. Dhe Ilir Meta si e do, njëherë mbi palët e njëherë me palët. Hashashin e kishin aty për 25 vite. Mbollën varfërinë e mijërave të rinjve.

Sot dalin e thonë se po pengoj unë integrimin. Ka dhe deputetë palaço si puna e Lulit edhe në BE, ata që marrin përsipër të bëjnë rolin e Prokurorit siç ka dhe ambasadorë, por kjo nuk është Evropa. Unë e di që këtu ka politikanë pa bythë që e kanë shitur këtë vend.

Këta anadollakë që qajnë sot Evropën. Vettingun e votuam si dele, me dy ambasadorë që na duartrokisnin mbi kokë.

Tani po bëjnë dhe vettingun e policisë, por ky nuk bëhet për një ditë. Pse nuk e filluan nga vetja vettingun. Ministri i Brendshëm del në tv e numëron bandat”, deklaroi Tahiri kur dha dorëheqjen mnga mandati i deputetit.

Katër akuza ndaj Adriatik Llallës, ish kryeprokurori kalon me shuma të mëdha parash në kufi

Ndonëse pak kohë më parë Llalla u dorëhoq nga sistemi i drejtësisë, kërkesë të cilën e pranoi edhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Komisioni Posaçëm i Apelimit ka regjistruar ankimimin tek Komisioneri Publik për vendimin e KPK-së, që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të ish-kryeprokurorit.

Por pavarësisht fakti që ish-kryeprokurori me shuma gjasa nuk do t’i shpëtojë “rrjetës” së vetingut, Adriatik Llalla po hetohet për katër akuza nga Prokuroria e Durrësit. Madje, mësohet se organi i akuzës në qytetin bregdetar, ka nisur procedimin penal ndaj Llallës qysh në datën 15 mars 2018. Dosja mban numrin 447 dhe veprat penale që rëndojnë mbi ish kryeprokurorin janë: Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimi i rremë i pasurisë, mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi, pastrimit i produkteve të veprës penale, si dhe shpërdorim detyre.

Mirëpo, ndër katër akuzat bie në sy ajo e kalimit në kufi të shumave monetare më shumë sesa e lejon ligji. Sipas ligjit çdo shtetas duhet të deklarojë nëse ka me vete mbi 10 mijë euro, e në rastin në fjalë duket se Llalla ka patur më shumë se kaq, ku dyshohet se ka kaluar kufirin me shuma të mëdha parash.

Megjithatë, nuk dihet ende zbulimi i kësaj shkeljeje, është bërë në Shqipëri apo në pikat kufitare të ndonjë shteti të huaj. Sidoqoftë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë konkretisht. Nga ana tjetër, bëjmë me dije se Kryeprokurori Llalla po ashtu është akuzuar edhe publikisht për pasuritë e shumta të krijuara në një kohë të shkurtër si dhe për transaksionet që ka kryer duke rritur vlerën e tyre: një mekanizëm ky i njohur në skemat e pastrimit të parave. Adriatik Llallës i mbaroi mandati në 12 dhjetor 2017.

Në fillim të këtij viti ai paraqiti dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë, vendim që u pasua me ndërprerjen e vetingut. Por duket se çështja e vetingut për Llallën është ende e hapur pasi është ankoruar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla është i vetmi zyrtar i lartë i shtetit shqiptar, i cili është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Pamfleti

Prokuroria e Krimeve të Rënda pret fletë arrestet për Saimir Tahirin e Adriatik Llallën, në dyshim Besim Hajdarmataj. Pritet vendimi i gjykatës Read More »

“Rrjedhje brenda PS-së”, cilët janë deputetët që do braktisin Ramën?

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi sot në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24 se LSI-ja nuk e ka vendosur ende nëse në zgjedhjet lokale të një viti më pas do të jetë përkrah PD, apo do të dalë e vetme.

“Çfarë rëndësie ka se si do dalim. Objektivi ynë është të përmirësojmë jetën e shqiptarëve. Ka socialistë pafund që do bashkohen me LSI. Ka socialiste pafund që janë bashkuar me ne, por ka një problem se ky i merr i arreston njerëzit.”-tha Kryemadhi.

Por, edhe pse pa përmendur emra konkretë, Kryemadhi befasoi me deklaratën e saj kur tha se do të ketë rrjedhje nga PS, se shumë deputetë socialistë do t’i bashkohen LSI-së.

“Nuk kam si i them tani, unë i njoh gjysmën e deputetëve të PS. Pse nuk e di Vasilika Hysi që Etilda Gjonaj duhet të marrë ndjekje penale për rastin e Nezar Seitit, si qenka dakord Braçe me Peleshin? Është një situatë që ata heshtin se e dinë shumë mirë hakmarrjen e Edi Ramës. Imagjinoni kur u hakmor ndaj Koço Kokëdhimës që e promovoi, suportoi dhe një ditë të bukur me diell i tha ik.”-deklaroi Kryemadhi.

“Rrjedhje brenda PS-së”, cilët janë deputetët që do braktisin Ramën? Read More »

Po përgatitet arrestimi i Llallës/ Tërbohet Kryemadhi, akuzon Arta Markun: Shkarkove Hajdarmatajt për shoqen e ngushtë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se shkarkimi i kreut të Prokurorisë së Kriemve të Rënda, Besim Hajdarmataj ishte pjesë e lojës së gatuar nga Edi Rama për të shpëtuar Saimir Tahirin.
E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Kryemadi tha se ky shkarkim jo vetëm është i paligjshëm, por na doli se zonja Marku ishte vazhdimësi e falangave të krimit dhe Edi Ramës, për të sjellë një proces që stopon hetimin e çështjes “Tahiri”.

Më tej teksa u pyet në lidhje me akuzat e PD për vëllain e ministrit Xhafaj, kryetarja e LSI tha se do të jetë shumë e rëndë nëse kjo është e vërtetë, të falsifikosh një nen të kodit penal është shumë e rëndë.
Dhe për këtë çështje ajo i bëri thirrje Arta Markut që të nisë hetimet.

Ju e keni quajtur të paligjshëm shkarkimin e Kreut të Prokurorisë së Krimeve të Renda, por a keni një koment më të zgjeruar?

Kemi pritur mrekulli nga Reforma në Drejtësi, por vetëm kjo nuk ka ndodhur. Po t’i rikthehemi shkarkimit të Hajdarmatajt, ai jo vetëm është i paligjshëm, por na doli se zonja Marku ishte vazhdimësi e falangave të krimit dhe Edi Ramës, për të sjellë një proces që stopon hetimin e çështjes “Tahiri”.

Ky i fundit është vetëm një instrument se ajo duhet të quhet çështja “Rama”. Zëvendësimi i tij me shoqen e klasës të Arta Markut, që dy ditë më parë iu vodh posta sekrete se për atë kanë pasur dijeni dy veta, njëra nga ata ajo zonjë. Pra duhet hetuar nëse ka pasur gisht kjo zonjë .

Pse ndodhi pikërisht kjo lëvizje?

Ishte kompromis për dorëzimin e mandatit të zotit Tahiri. Të mos harrojmë që Hajdarmataj dhe të tjerët kërkuan arrestimin e Tahirit në tetor. Për mua kjo është vazhdimësia e lojës.

Do ketë hetim apo arrestim për Tahirit?

Kush do ta arrestojë? Prokurorë që kanë probleme me veten e tyre me të shkuarën dhe atë që përfaqësojnë. Për mua situata tani ka mbetur shumë tragjike dhe largon Shqipërinë gjithnjë e më shumë nga dita e hapjes së negociatave. Situata ekonomike është alarmante kjo si rezultat i një situate të tillë ku Edi Rama kapi edhe sistemin e drejtësisë.

Po zhvillimet e fundit me vëllain e ministrit Xhafaj në çfarë pozicioni i shihni?

Është shumë e rëndë nëse kjo është e vërtetë. Të falsifikosh një nen të kodit penal është shumë e rëndë. Ky është një rast tjetër që zonja Marku mund të hapë një proces për të hetuar kush e ka bërë këtë falsifikim. Me këtë i është bërë një shërbim super i madh trafikantëve dhe kriminelëve të cilëve iu sigurohet mbrojtje në Shqipëri.

Pse dosja u botua vetëm tani dhe jo kur e konstatoi ish ministri teknik i PD, Gazment Bardhi?
PD donte të ishte e sigurt, të mblidhte të gjitha të dhënat. Besoj se duhet të vijohet me një ftesë ndaj zonjës Marku që të nisë hetimet. Ata kanë vepruar në mënyrë serioze, kanë mbledhur fakte dhe më pas ia kanë ofruar organeve të drejtësisë.

Tahiri ditën kur tha dorëheqje tha se e bëri ëpr të mos penguar negociatat, meqë ashtu ishte deklaruar, ndërsa Presidenti Meta nga Gjirokastra deklaroi se ka ende kohë që t’i çelimi. Ju si kryetare e LSI-së çfarë mendimi keni?

Në çështjet e integrimit ne mbajmë qëndrime të njëjta. S’besoj që ka shqiptarë që mund të jenë kundër edhe pse është një proces me kosto të madhe qoftë politike dhe ekonomike. Bëhet fjalë për një proces të gjatë dhe shumë të rëndësishëm, por Shqipëria ka mjaft problematika. Çështja Tahiri është një pikë në oqeanin e llumit që ka krijuar Edi Rama

Kush e pengon Shqipërinë deri në qershor?

Është Edi Rama. Ne merremi me Tahirin por ai është viktima e radhës. Themi që e kanabizoi vendin Tahiri po si nuk paska dijeni Edi Rama për mijëra hektarë me kanabis? Kjo është qesharake. Nëse negociatat nuk hapen shkaktari i vetëm është Edi Rama.

Pse e kërcënon ai Edi Ramën me kode mafioze? Pse U hoq Hajdarmataj? Se do arrestonte Tahirin çfarë do ndodhte? Tahiri do hapte librin e shënimeve, do nxirrte të gjitha urdhëresat. Rilindja ka përgjegjësinë, por Edi Rama është përgjegjësi si për kanabizimin, rritjen e borxhit, rritjen e taksave, koncesioneve.

Po përgatitet arrestimi i Llallës/ Tërbohet Kryemadhi, akuzon Arta Markun: Shkarkove Hajdarmatajt për shoqen e ngushtë Read More »

Shkoi si azilant, Mirditori bëhet deputet i parlamentit gjerman: Dua t’i tregoj botës se …

Kolë Gjoka, është shqiptari i parë që ka fituar të jetë deputet i CDU në Gjermani.

Një ngjarje e pazakontë për në realitetin gjerman, por edhe atë shqiptar.

Por 48 vjeçari nga Mirdita, dikur azilant në atë shtet, duket se ka ecur përpara ndërkohë që tentativat e tij te mëparshme për të qenë deputet i partisë së Merkelit, kishin dështuar, raporton newsbomb.al.

Zgjedhjet u mbajtën dy ditë më parë për këshillin e ri të Pinnebergut. CDU, sipas informacionit zyrtar në faqen e partisë, shënoi një rritje me 35.5 përqind të votave dhe fitoi 22 nga 62 vendet në këshill.

Në parti, mbante pozicionin e anëtarit të bordit këshillimor, anëtar i grupit civil e zëvendës në Komisionin për cështjet sociale e të barazisë gjinore.

Ai u largua nga Shqipëria në vitin 1996 dhe aplikoi si azilant në Gjermani.

Më pas, aktivitetin e vazhdoi si biznesmen, derisa vendosi të përfshihet në listat e CDU.

Kola ka treguar më parë se kandidimi i tij për në Bundestagun Gjerman i ka disa synime: përmirësimi sadopak i imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve për t’iu treguar segmenteve të caktuara këtu se nga emigracioni nuk kanë ardhur vetëm “analfabetë”; një kurajo për të gjithë të huajt e ardhur në Gjermani, se me këmbëngulje, disiplinë dhe zbatimin e rregullave arrihet gjithçka të tregoj se Gjermania është vendi i të gjitha mundësive.

Shkoi si azilant, Mirditori bëhet deputet i parlamentit gjerman: Dua t’i tregoj botës se … Read More »

‘Shkarkoje ose të jap dorëheqjen Fatmir Xhafaj se ngele me ministra me njollë në biografi’, Edi Rama i kthehet komentuesit

Pas replikave në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorit amerikan në vendin tonë, Donald Lu, për çështjen e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kanë vërshuar komentet dhe reagimet e ndjekësve të kryeministrit në rrjetin social Facebook.

Dikush i kërkon të shkarkojë Xhafajn dhe një tjeter i kujton se ai foli pikërisht në emër të ambasadorit.

Një qytetar i kërkon Ramës të largohet si i korruptuar, duke i thënë të mos e mbrojë Xhafajn e të mos fshihet pas ambasadorit amerikan Lu. Ja si pergjigjet Rama:

‘Shkarkoje ose të jap dorëheqjen Fatmir Xhafaj se ngele me ministra me njollë në biografi’, Edi Rama i kthehet komentuesit Read More »

Në 8 vjet pushtet të PD, Zagani i Anti-drogës arrestoi vetëm “Eskobaren” 85 vjeçare Nënë Feride

“ÇUDIA”/ Berisha i “luftës anti-drogë” edhe kolltukët e zyrës i ka ngjyrë… hashashi
Shkruan: Memo Aliaj

Në çdo fjalim, deklaratë e akuzë të bërë ndaj qeverisjes së PS, ministrave, deputetëve dhe kreut të saj Rama, ish-kryeministri Sali Berisha citon etiketime të tilla si “narkoshtet, eskobar, vota droge, qeveri e hashashit, trafikant droge, kryeministër i bandave të drogës” etj.

Aq me mllef i artikulon këto etiketime, sa të krijohet përshtypja, sikur Saliu ose është viktimë dëmtuar keqas prej trafikut të drogës, ose është krejt i pastër nga molepsja prej saj.

Edhe mund të besohej “drejtësia dhe pastërtia e tij anti-drogë”, nëse ai nuk do të ishte kryeministër i 8 viteve, kur në “Lazaratin e PD” mbillej, prashitej, plehqërohej, vaditej, korrej, përpunohej, paketohej, matrikullohej, transportohej e trafikohej hashashi masivisht si produkt bujqësor, me punonjës që çoheshin me furgonë e autobusë, që qarkullonin në sy të shtetit, policisë, SHISH, kryetarit të Bashkisë së PD Lazarat dhe Sektorit të Luftës Antidrogë!

E jo vetëm në Lazarat, por kudo kishte drogë në ato, ashtu siç kishte edhe në 4 vitet e qevrisjes së PS.

Por Lazarati ishte “ferma” publike e hashashit që lejohej e nuk prekej nga shteti dhe policia e viteve 2005-2013, mbasi në cepat e çdo parcele, depoje përpunimi, autoboti uji e furgoni transporti punonjësish të drogës, valëvitej flamuri i PD dhe “rrezatonte” portreti i Sali Berishës.

Atëherë, mbaheshin fjalime e zhvilloheshin konferenca për luftën kundër drogës, për zbulimin, për kapjen dhe ndëshkimin e kultivuesve dhe trafikantëve të hashashit, ndërkohë që deputetët dhe drejtuesit e PD, “qelbnin” erë hashash pas çdo takimi në Lazarat!

Në 8 vjet pushtet me parullën “luftë kundër drogës”, pushteti i Berishës arrestoi e burgosi vetëm… “Eskobaren” 85 vjeçare me pseudonimin “Nënë Ferideja” e Vlorës, të cilën agjentët e kufirit dhe të antidrogës me në krye Dritan Zaganin, e kapën në “flagrancë” me 1 kërcell hashashi, të mbjellë në vazon e luleve në dritaren e banesës, aksion që u publikua me bujë në konferencë shtypi!

Por asnjë “rrokje” nuk foli Berisha për drogën e PD në ato vite, ndërsa për “hashashin socialist” po ulërin me aq forcë, sa rrezikon t’i dalë gurmazi nga goja!

Është një fakt, që ndoshta është konicidencë: Saliu që e urren kaq shumë hashashin sa nuk do t’i shikoj as “bojën” (ngjyrën), kolltukët e zyrës i ka në ngjyrë… hashashi!/Pamfleti.com

1. Kolltukët e preferuar ngjyrë hashashi, të zyrës së Berishës

Kolltukët e preferuar ngjyrë hashashi, të zyrës së Berishës

Në 8 vjet pushtet të PD, Zagani i Anti-drogës arrestoi vetëm “Eskobaren” 85 vjeçare Nënë Feride Read More »

”Fatmir Xhafaj ka penguar ekstardimin e vëllait të tij”, ministri i PD rrëzon PD-në: Nuk ekziston një kërkesë e tillë nga Italia

Ish-ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, gjatë një interviste për Shqiptarja.com, u shpreh se nuk ka një kërkesë nga autoritetet italiane, drejtuar Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri, për ekstradimin e vëllait të Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj, i dënuar me vendim të formës së prerë për trafik droge.

Teksa opozita akuzon Fatmir Xhafajn se ka penguar ekstradimin e vëllait të tij, duke manipuluar edhe Kodin e Procedurës Penale, përfaqësuesi i PD, Gazmend Bardhi, thotë se nuk ekziston një kërkesë e tillë. Sipas tij, nuk mund të ketë kërkesë për ekstradimin e Agron Xhafaj, për sa kohë Policia Shqiptare nuk ka njoftuar autoritetet italiane, se ky person i dënuar ndodhej në Shqipëri.

Ish-ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, përfaqësues i PD, shprehet se Kodi i Procedurës Penale, i ndryshuar, nuk përputhet me Konventën Evropiane të Ekstradimeve.

-Z. Bardhi, në dijeninë tuaj, duke përfshirë edhe periudhën kur ju keni qenë Ministër i Drejtësisë, a ka pasur dhe a ka një kërkesë nga autoritetet italiane për ekstradimin në Itali të vëllait të Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj, i dënuar me vendim të formës së prerë për trafik droge?

Që të ketë kërkesë për ekstradimin një personi, fillimisht duhet të identifikohet se ku ndodhet personi, që është detyrë, sipas ligjit, e Policisë Shqiptare, meqë e dinë se Agron Xhafaj është në Shqipëri. Në momentin që e identifikon personin, i njoftohet Italisë që ky person është në Shqipëri. Nuk mund të ketë kërkesë për ekstradim, pa e ditur se ku është personi. Informimin duhet ta bëjë Interpol Tirana që ky person është në Shqipëri.

-Po si mund ta dinë autoritetet shqiptare, që në Shqipëri është një person i dënuar, kur autoritetet italiane, duke nisur nga origjina e personit të dënuar, nuk e njoftojnë shtetin përkatës, në rastin konkret Shqipërinë?

Informimi bëhet kur autoritet tona ligjzbatuese, kur ka një person që është i dënuar më vendim të formës së prerë, informojnë autoritetet italiane, se ku ndodhet personi.

-Çfarë parashikon Konventa Evropiane e Ekstradimeve për këtë çështje? A e parashikon garantimin e të drejtës së rigjykimit si një nga kushtet e ekstradimit të personit?

Konventa e Ekstradimeve, protokolli dy, njeh të drejtën që ti mund të kërkosh rigjykim, por vetëm rast pas rasti dhe jo për të gjitha rastet. Konventa e Ekstradimeve njeh të drejtën e rigjykimit kur nuk i janë garantuar të drejtat minimale të mbrojtës, konkretisht kur:
-Nuk i është lejuar që të caktojë një avokat.
-Nuk i është caktuar as edhe një avokat kryesisht.

Në momentin që vjen një kërkesë për ekstradim dhe Shqipëria mendon se Agron Xhafajt nuk ishte garantuar e drejta minimale në gjykim, vetëm për këtë rast, kërkohet rigjykimi si kusht për ekstradim. Nëse personit të dënuar në mungesë, i janë respektuar të drejtat minimale të mbrojtjes, por ai vetë ka zgjedhur që t’i fshihet drejtësisë, atëherë jo vetëm nuk kërkohet garanci për rigjykim, por sipas Konventës është e detyrueshme që të lejohet ekstradimi. Kjo është Konventa. Ky është standardi evropian.

-A përputhet Kodi i Procedurës Penale i Shqipërisë i ndryshuar me Konventa Evropiane?

Jo, pse këta e kanë shkruar në Kodin e Procedurës Penale në çdo rast, ndërsa Konventa Evropiane e Ekstradimeve e parashikon rast pas rasti. Asnjë vend i Bashkimit Europian apo SHBA, nuk jep garanci për rigjykim në raste të tilla. Kjo nënkupton që personi i dënuar as nuk ekstradohet dhe as nuk e vuan dënimin në burgjet shqiptare. Rasti i vëllait të Ministrit të Brendshëm, hyn në rastet kur Konventa lejon ekstradimin pa kërkuar garanci për rigjykim.

Kjo për faktin se atij i janë respektuar të drejtat e mbrojtjes të cilat Agron Xhafaj I ka ndjekur deri në fund përmes avokatëve të tij. Dokumentet zyrtare të drejtësie Italiane vërtetojnë se Agron Xhafaj është vënë në dijeni personalisht për ndjekjen penale. Agron Xhafaj ka pajtuar avokat mbrojtës Ai dhe avokatët e tij kanë ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit të Leces dhe më pas në Gjykatën e Lartë Italiane.

Këto ankime dhe provat dhe argumentet e paraqitura nga avokatët mbrojtës janë rrëzuar përfundimisht nga të dyja këto Gjykata. Vendimi është përfundimtar dhe i formës së prerë dhe e drejta e mbrojtjes të dënuarit Xhafaj është garantuar plotësisht. Por Agron Xhafaj, ka zgjedhur t’i fshihet drejtësisë dhe të strehohet në Shqipëri.

”Fatmir Xhafaj ka penguar ekstardimin e vëllait të tij”, ministri i PD rrëzon PD-në: Nuk ekziston një kërkesë e tillë nga Italia Read More »