Politike

‘Po ç’punë kemi ne me Lulin, ai mund të mos jetë zgjuar akoma’. Mesazhi që bëri lëmsh deputetët e PS-PD dhe LSI

Një mesazh i sekretares së Kuvendit për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ka ngatërruar kreun e grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho i cili mendonte se po fliste me Petrit Vasilin.

Sekretarja e Kuvendit ka njoftuar anëtarët e Konferencës së Kryetarëve për mbledhjen e ardhshme që do të zhvillohej.
Por orari i vendosur nuk i ka shkuar për shtat kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i cili ishte i pakënaqur.

Biseda

Sekretarja e Kuvendit: …do të zhvillohet mbledhja e Konferencës, për të diskutuar në lidhje me programin dhe kalendarin. Mbledhja zhvillohet në sallën “Pjetër Arbnori”, kati i IV te Krysia. Faleminderit për mirëkuptimin, Mira.

Petrit Vasili: Mira kjo është krejtësisht e papërshtatshme dhe e gabuar, pasi kemi mbledhje të komisionit të planifikuara me kohë dhe të vendosura në kalendarin e punës, i cili është publikuar. Vendosja e një orari të tillë bëhet enkas për të na e bërë të pamundur pjesëmarrjen.

Edmond Spaho: Ne mesa shoh nuk do marrim pjesë. Do i dërgoj Lulit edhe një mesazh tjetër.

Erjon Braçe: Më fal po cpunë kemi ne me Lulin mo vlla? Ai mund të mos jetë zgjuar akoma./Panorama

‘Po ç’punë kemi ne me Lulin, ai mund të mos jetë zgjuar akoma’. Mesazhi që bëri lëmsh deputetët e PS-PD dhe LSI Read More »

Sondazhi gjerman “Konrad Adenauer”: PD dhe Basha rrezikojnë të humbasin të gjitha bashkitë dhe bastionet e saj

CNA.al dje publikoi një sondazh të realizuar prej gati 5 muajsh nga “Konrad Adenauer”, një institucion prestigjioz ndërkombëtar, i cili është asistuesi kryesor i Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike.

Sondazhi ka pasur për qëllim që në fund të lexohej dhe të kuptohej se cila ishte situata dhe si perceptohej situata politike e Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj Lulzim Basha dhe si po perceptoheshin lëvizjet nga opinioni publik.

Sondazhi ka të dhëna thuajse “të frikshme”, pasi PD duket se është në rënie dhe Lulzim Basha ka diferencë 5 apo 6 pikë më pak se perceptimi publik për Partinë Demokratike.

Sot po sjellim të tjera detaje të këtij sondazhi, të siguruar eksluzivisht nga CNA.al.

Sipas këtij sondazhi, refuzimi për koalicionin me LSI-në është mbi 95%, pra ka një refuzim maksimal nga baza e demokratëve por edhe opinioni publik për këtë koalicion. Ndoshta shqiptarët dhe demokratët prisnin një PD të vetme, por më të qartë në opozitë. LSI kaloi me PD pas katër vitesh qeverisje me Edi Ramën, dhe kjo duket se ka një kosto të madhe.

Lulzim Basha nuk perceptohet si lider në opinionin publik, kuotat e tij të pëlqyeshmërisë lëvizin nga 17-20 % me një diferencë të madhe me Sali Berishën, që është 5-7% pikë mbështetje më shumë se PD dhe gati sa dyfishi i Bashës.

Detajet e reja nga sondazhi

Sondazhi i “Konrad Adenauer” zbulon rrezikun që PD mund të humbë disa nga bashkitë e saj bastion.

Sipas sondazhit dhe perceptimit të opinionit publik, PD rrezikon të humbë Voren dhe Kamzen. Kukësi me rikandidimin e kryebashkiakut aktual duket i lëshuar në tavolinë, dhe në pikëpyetje të madhe është edhe vetë Shkodra.

Demokratët humbasin Pogradecin, Mallakastrën ndërkohë Lezha duket më pranë socialistëve.

Me këtë sondazh dhe raportin e plotë të tij duket se në momentet që është zhvilluar, PD jo vetëm është dobësuar për shkak të kryetarit të saj por në zgjedhjet e ardhshme lokale, llogaritur kjo sipas periudhës kur është bërë sondazhi, Lulzim Basha rrezikon ta çojë PD-në në një katastrofë në zgjedhjet lokale, me një humbje më të madhe se ajo e zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, ku demokratët morën minimumin e tyre historik të votave.

Sondazhi gjerman “Konrad Adenauer”: PD dhe Basha rrezikojnë të humbasin të gjitha bashkitë dhe bastionet e saj Read More »

Mbledhje qeverie që në pikë të mëngjesit. Kryeministri mbledh zv-ministrat. Porosia e tij për ta

Në orën 07:00 ka nisur takimi i kryeministrit, Ramush Haradinaj me zëvendësministrat e qeverisë së tij.
Takimi është konfirmuar nga Qeveria e Kosovës, përderisa Haradinaj pritet të flasë lidhur me raportet e dorëzuar nga vetë zv/.ministrat për punën e tyre në ministritë përkatëse.

Në fjalimin e tij hyrës kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se kjo është një dëshmi që secili e ndjen peshën e përgjegjësisë.

“Ju e dini që keni përgjegjësi ligjore kushtetuese. Raportet janë një raportim i aktiviteteve tuaja, këto janë dinamikat e juaj, kjo është dëshmi që ju keni hy në punë jeni në temën e juaj. Në të ardhmen në çdo 6 mujor do kishim pas dëshirë që nga ana e narrativit”, ka thënë Haradinaj.

Ai më tutje ka thënë se është thellë i bindur se 6 muaj më vonë, nëse shkohet me këtë frymë është i bindur se do shohim ndryshime të tjera, raporton Express.

“Ka pas një seriozitet të gjithë juve, na nevojitet aktivitet dhe angazhim narrativ se çka janë rezultatet e punës tonë si zv.ministra”.

Mediat janë lejuar te rrinë brenda vetëm gjatë fjalimit të kryeministrit Haradinaj, me momentum kur ka filluar te flas Gjergj Dedaj ata janë larguar nga takimi.

Ditë më parë Haradinaj ka pranuar shumicën e raporteve të kërkuara përderisa duhet përkujtuar që në Qeverinë e Kosovës janë të punësuar mbi 70 zëvendësministra, numri i më i madh që ka pasur ndonjëherë ndonjëra prej qeverive të vendit.

Mbledhje qeverie që në pikë të mëngjesit. Kryeministri mbledh zv-ministrat. Porosia e tij për ta Read More »

Të dhënat e “frikshme” të sondazhit gjerman për PD-në po fshihen nga Basha

“Konrad Adenauer” një institucion prestigjioz ndërkombëtar, i cili është asistuesi kryesor i Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike, prej gati pesë muajsh ka zhvilluar një sondazh.
Sondazhi është bërë për llogari të Partisë Demokratike dhe ka përfshirë shumë fusha të jetës shoqërore, sociale dhe politike.

Një pyetësor i cili ka pasur për qëllim që në fund të lexohej dhe të kuptohej se cila ishte situata dhe si perceptohej situata politike e Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj Lulzim Basha dhe si po perceptoheshin lëvizjet nga opinioni publik.
Në fakt, prej disa ditësh sondazhi ndodhet mbi tavolinën e Bashës dhe mbahet totalisht në mënyrë konfidenciale.

Kjo për disa arsye:
Së pari ka disa të dhëna thuajse “të frikshme”, pasi PD duket se është në rënie dhe Lulzim Basha ka diferencë 5 apo 6 pikë më pak se perceptimi publik për Partinë Demokratike.
Sondazhi ka pasur pika në lidhje me aksionin politik të PD –së, koalicionin me Monika Kryemadhin dhe LSI –në, vetë rizgjedhjen e Bashës, hapat e mëtejshëm, bashkimin e PD –së etj.
Prej muajit nëntor ky sondazh është zhvilluar në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit, duke nxjerrë një produkt, i cili e ka trembur së shumti Lulzim Bashën, ndaj ka urdhëruar që ajo të mbahet konfidenciale.

Një drejtues shqiptar i një OJQ –je, përfaqësuesi gjerman dhe Lulzim Basha janë të vetmit persona që kanë këtë sondazh në duar.
Ai ka të dhëna, ku thuhet se Partia Demokratike ka një perceptim mjaft të ulët në opinionin publik që shkon mesatarisht tek 23 -25 përqind.
Lulzim Basha, kryetari i PD –së, është poshtë 20 përqind si pëlqyeshmëri. Pra, ka 5 deri në 7 pikë më pak se sa Partia Demokratike në pëlqime.

Ajo që bie në sy është fakti, se lideri historik i PD, Sali Berisha, është mbi 30 përqind pra rreth, 5-6 pikë më tepër se sa pëlqimi që ka Partia Demokratike dhe me një diferencë prej gati 12 apo 14 pikë në lidhje me Lulzim Bashën.

Sondazhi gjithashtu ka një mënyrë të fortë refuzuese nga opinioni publik në lidhje me koalicionin e PD–së me LSI–në, çka ka bërë që PD–ja, në këto muaj të humbë edhe më shumë elektorat, duke mos përfituar asgjë nga koalicioni me LSI–në e Kryemadhit.
Sondazhi ka edhe të dhëna të tjera, të cilat lidhen me aksionin e opozitës, kryesisht të Partisë Demokratike edhe lëvizjet e Lulzim Bashës.

Të gjitha parametrat e këtij sondazhi dhe një analizë e plotë e opinionit publik, bërë nga fondacioni “Konrad Adenauer”, në fund kanë rezultuar katastrofike për Lulzim Bashën.

Analiza e specialistëve të institucionit gjerman, në fund thotë se çdo veprim i bërë duket që nuk ka sjellë asnjë ngritje, asnjë perceptim në rritje apo pozitiv për Lulzim Bashën dhe PD–në.
Gjithçka ka shkuar për poshtë. Në të gjitha parametrat e këtij sondazhi duket se Lulzim Basha është i dështuar dhe Partia Demokratike nuk po njeh rritje.

Për më tepër në zona të caktuara ka instanjacion, por ka edhe rënie të vazhdueshme, e cila nuk po ndalet.Ky sondazh, të dhënat të cilat i ka siguruar CNA.al, nga burime zyrtare pranë Lulzim Bashës, po mbahet kofident, duke tentuar që në një tjetër mënyrë t’i shitet opinionit publik.

Pra, pas Kuvendit është dashur që të ketë një reklamim pozitiv në lidhje me Lulzim Bashën dhe perceptimin e PD –së, por në fakt mesa duket gjermanët nuk kanë pranuar që të abuzohet me të dhënat dhe analizën e tyre, duke e ndalur Lulzim Bashën, i cili tashmë e ka fshehur dhe po përpiqet ta mbajë tepër sekret këtë sondazh të zhvilluar nga ana e tij dhe Partisë Demokratike, pikërisht për këtë, ku vetë rezultatet thonë se Basha është njeriu që po e dëmton dhe më tej Partinë Demokratike.

Të dhënat e “frikshme” të sondazhit gjerman për PD-në po fshihen nga Basha Read More »

Skandali/ 500 skllevërit e guroreve në Skrapar të pa siguruar, bëhen 100 denoncimet e para kundër firmës ilegale “Meta Shpk”

Kur reagonin, kërcënoheshin “me qetësi e dashuri”: “Rrini urtë, se u ikën buka fëmijëve, këtu e kemi pushtetitn ne (LSI)”! Skandali/ 500 skllevërit e guroreve në Skrapar të pa siguruar, bëhen 100 denoncimet e para kundër firmës ilegale “META Shpk”

Shkruan: Memo Aliaj

Megjithëse aktiviteti i tyre korruptiv si biznes dhe shkatërrues për mjedisin, u mbyll përfundimisht me urdhër të qeverisë, akoma nuk pushuar “zhurma” e guroreve të Ilir Metës në malet e Skraparit.
Përkundrazi, nga maja e atyre maleve të rrafshuara prej biznes-pisnesit të familjes presidenciale është dëgjuar dy ditë më parë, “sokëllima” rebeluese e 500 punëtorëve skellvër (siç i quan Monika), që shfrytëzoheshin në këto geto pune si të kohës së mesjetës.

Të bindur më në fund, se edhe çuarja e tyre në protestë si “delet” para zyrave të prefekturës me urdhër të Monikës e menaxhim të kryebashkiakut LSI-st të Beratit, “lolos” së saj Petrit Sina, skellvërit e gruroreve të Ilir Metës, braktisën “efendikoin” e tyre tashmë President Republike dhe i janë drejtuar shtetit, për të zgjidhur të drejtat e mohuara e të pa dhëna prej vitesh.

Sipas një lajmi nga Berati, 100 prej skllevërve të gruroreve të Skraparit, kanë zbritur përsëri me protestën e tyre në zyrat e Prefekturës, por këtë herë jo si “ushtarë” të familjes së “efendikoit” Meta, por si denoncues të tij.

Nëpërmjet një letre depozituar në Prefekturën e Beratit, ata sqarojnë se prej vitesh nuk u janë paguar sigurimet shoqërore e shëndetësore. Pagat mujore, u janë dhënë me bordero defterë bakalli “poshtë hijes së fikut”. Kjo paligjshmëri pagesash ilegale shpesh edhe me dy bordero false, njera e ulët për punonjësit dhe tjetra e lartë për efekt letrash, i nxiti të interesoheshin në Degën Rajonale të Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësore pr të parë nëse ishin në regjistrat e sigurimit dhe në Degën e Tatim Taksave, ku bizneset depozitojnë borderotë e pagave dhe detyrimet e sigurimeve për punonjësit. Rezulton, se ata nuk janë të siguruar prej vitesh.

Të shqetësuar për mos regjistrimin e viteve të punës për shkak të “punës në të zezë”, ata i kanë kërkuar Prefekturës që të ndërhyjë urgjent, për të detyruar institucionet ligjzbatuese, të sekuestrojnë pasuri nga llogaritë dhe çifliqet e pronarit të guroreve “Meta Shpk” dhe nga vlerat e tyre, t’u bëhen pagesat e detyrimeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore.

Pyetjes drejtuar disa punonëjsve, se përse nuk e kanë kërkuar më parë këtë të drejtë ligkore që lidhet me vjetërsinë e tyre në puynë, ata iu përgjigjën kështu: – “Sa herë e kemi kërkuar librezat me vitet e punës, të “fortët” që kishte lënë pronari Ilir Meta si shefa” në gurore, na kërcënonin me “qetësi e dasshuri”, duke na parlajmëruar: “Rrini urtë, se u fluturon buka e çiliminjve (fëmijëve) dhe nuk iu merr askush në punë, mbasi këtu (Skrapar) e deri në Urën Vajgurore e kemi pushtetitn ne (LSI)”!

Skandali/ 500 skllevërit e guroreve në Skrapar të pa siguruar, bëhen 100 denoncimet e para kundër firmës ilegale “Meta Shpk” Read More »

Incident i rëndë për Edi Ramën sot në Itali, kryeministrit i ndodh e pabesueshmja

5 të rinj shqiptarë janë ndaluar nga Divizioni i Hetimit dhe Forcave Speciale Italiane (Digos) pasi protestuan këtë mëngjes, e diel, 13 Maj ndaj Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama.

Mësohet se Rama ishte sot i ftuar në Panairin e Librit për prezantimin e librit të tij ‘Kurban’.

Raportohet se incidenti ndodhi brenda ‘Sala Blu’ ku protestuesit, të gjithë shqiptarë që jetojnë jashtë Torinos, treguan disa fletëpalosje ‘A4’ me një pamje që tregoi një shtrëngim duarsh mes ministrit Marco Minniti dhe Ministrit të Brendshëm të Qeverisë së Ramës.

Me një dënim që i referohet dënimit prej më shumë se shtatë vjet për trafikun e drogës të dhënë nga një gjykatë italiane për vëllanë e ministrit të brendshëm shqiptar.

Sipas protestuesve kjo ishte ‘liri falë Kryeministrit Rama’.

Mosmarrëveshja zgjati disa sekonda: Kryeministri Rama u përgjigj me disa rreshta.

‘Ata nuk janë aktivistë, por protestues që ndjekin pothuajse kudo Kryeministrin, duke ngritur pyetje të pabaza’, tha Rama.

Agjentët e Digos menjëherë i bllokuan ato dhe u larguan nga salla.

Image

Incident i rëndë për Edi Ramën sot në Itali, kryeministrit i ndodh e pabesueshmja Read More »

“Arrest shtëpie” për Tahirin, vjen reagimi i parë nga opozita

Monika Kryemadhi ka reaguar pas dhënies së masës arrest shtëpie për ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Kryemadhi shkruan se; Gjithë ai nxitim; hiq, shkarko, shantazho, këtu do të dilte, për më tepër në ditën kur vëmendja e publikut është te ministri aktual dhe përgjegjësitë e tij, del në skenë ish ministri.

Postimi i plotë:

Rilindasit janë bërë shumë të parashikueshëm!

Gjithë ai nxitim; hiq, shkarko, shantazho, këtu do të dilte, për më tepër në ditën kur vëmendja e publikut është te ministri aktual dhe përgjegjësitë e tij, del në skenë ish ministri.

Një figure e djegur që përdoret dhe shantazhon sipas rastit ish kolegët!

Tashmë drejtësia vdiq plotësisht për t’ia lënë vendin përballjes së bandave dhe grupimeve ne PS.

Tashme padrejtësia është përballë popullit , sepse drejtësia ka mbetur peng në duart e Edi Ramës dhe bandës së tij.

“Arrest shtëpie” për Tahirin, vjen reagimi i parë nga opozita Read More »

“Arrest me burg” për Tahirin, reagon Edi Rama: Nuk komentohet …

Pas vendimit të Gjykatës për ish-ministrin Saimir Tahir, ka ardhur dhe një reagim nga Kryeministri Edi Rama.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se është një vendim që nuk komentohet, por thjesht respektohet.

Reagimi i Ramës

Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin nuk komentohet, thjesht respektohet si një e drejtë e organeve të drejtësisë, të cilat i detyrohen vendit e botës një proces të pavarur, transparent e me integritet të plotë kushtetues e profesional, duke garantuar drejtësi jashtë çdo influence politike, mediatike a diplomatike.

“Arrest me burg” për Tahirin, reagon Edi Rama: Nuk komentohet … Read More »